Nga Mero Baze
Në debatin e stisur rreth ndikimit të “bandave” në rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, përveç gënjeshtrës, ka dhe disa rreziqe për dy partitë që po përpiqen të bashkohen, duke shpikur “një rrezik që i bashkon”
Zgjedhjet e 25 qershorit ishin të parat zgjedhje të qeta të 25 viteve, të cilat erdhën pas një marrëveshje me opozitën, dhe pasi opozita mori kontrollin e qeverisë. Fushata kaloi e gjitha me gallatat e Edi Ramës, me tutat e tij si kloun cirku, që bënte popullin për të qeshur dhe seriozitetin e Lulit me pantallona doku.
Në këtë fushatë, jo vetëm që nuk ka pasur banditë, por as ka pasur nevojë, pasi siç ka thënë dhe Grida, Edi Rama e kishte të fituar betejën para zgjedhjeve dhe i vetmi që hyri për të fituar betejën, ishte Lulzimi.
Për 45 ditë fushatë, nuk pati asnjë incident të dhunshëm shqetësues, asnjë “bandë” nuk doli në qarkullim dhe asnjë denoncim nuk pati për dhunë ndaj votuesve.
I vetmi shqetësim i fushatës, ka qenë përpjekja e partive pak më të vogla se PD e PS, që tentonin të blinin vota dhe, dy partitë e mëdha që i ruanin me militantë të tyre. Ajo ngjante pak si luftë “gestaposh”, por ishte luftë kundër pagatorëve. Dhe e vetmja gjuhë e egër lufte, ka qenë ajo e Ilir Metës, që së paku javën e fundit degradoi tërësisht në gjuhë lufte.
Rrethana të tjera për t’u përdorur dhunë nuk ka pasur. Nuk ka pasur dhunë si në 2001, 2005, apo 2009.
As pas zgjedhjeve nuk ka pasur ankesa. Lulzim Basha nisi menjëherë betejën të vidhte votat brenda partisë së tij dhe nuk është se vrau mendjen për rezultatin e 25 qershorit. Për të ka pasur rëndësi rezultati i vetëshpallur i 22 korrikut.
Historia e “bandave” është histori vjeshte, kur PD e LSI po bëjnë përpjekje për t’u bashkuar në një opozitë të re dhe duan të gjejnë një kauzë të përbashkët, që t’i ngjizë. Dhe e kanë gjetur këtë të bandave. Nëse do mund të bashkohen me këtë kauzë të stisur, gjysma e së keqes. Retorika kundër bandave është gjë e mirë. Ajo i bën mirë LSI, PD e PS, pasi tregon një lloj gatishmërie për të qëndruar larg tyre. Por kur gënjen, ajo të kthehet kundër.
Shqiptarët që kanë votuar më 25 qershor, nuk janë dele, që i paskan komanduar banditë dhe si paska parë askush. Ata e dinë përse kanë votuar, e dinë po ashtu për kë nuk kanë votuar, dhe akoma më shumë, e dinë që askush nuk i ka detyruar të votojnë me dhunë.
Koalicioni i ri që po tenton të ngjizet mbi kauzën e stisur të bandave, është mire të gjejë një motiv më të thjeshtë për t’u bashkuar. Të bëhen bashkë për të mundur Edi Ramën, se shqiptarët akoma nuk e kanë frikë. Siç e keni parë, zihet e grihet çdo ditë me ta në rrjetet sociale duke e sharë, e duke i sharë. Është me e lehtë për të bashkuar njerëzit kundër tij, se sa kundër “bandave imagjinare”. Shpikja e tyre, mund të merret seriozisht nga votuesit dhe koalicionit të ri do t’i ikin nga frika dhe ata që kanë pas. Dhe pastaj prapë do t’ua hedhin fajin bandave që shpikën!
Dy bandat kryesore qe vodhen vrane e percane popullin ,po mundohen te bashkohen te ruajne placken e vjedhur ne bashkeqeverisje.
Jo me kot ilirfloriri e do aq shume berisovicin qe e pagezoi me emrin e famshem ilirfloriri.
Keta te dy dine shum per njeri tjetrin ,per plackitjen e ketij vendi prandaj dhe mbrojne njeri tjetrin nga vidiot e cfaqura.
Shume bukur Mero! Bravo.I ke rene pikes.
NJE ANALIZE QE VESHTIRE SE DO TA KUPTOJNE
NGJIZERIT E BANDAVE
Eshte teper realiste per tu lexuar e aq me teper per ti kuptuar nga fantazite e shpikjet e qytetarit… dixhital dhe shkolleshumi Vasili qe akoma nuk ka mesuar se nga pjerdh gonari.
Gomari gjithnje pjerdh nga koka Dr. Profesoret e politikes shqiptare qe akoma nuk njohin A- ne e politikes. BC – ja eshte teper e avancuar per kokat tuaja qe e semuren jo vetem mjekesine por edhe politiken shqiptare.
I futet viruset e kusarise dhe korrupsionit qe e cuan Shqiperine ne kolaps dhe politiken ne qorrsokak!
Nuk kane mesuar as kuptuar asnjehere se politika eshte arti i se pamundures.
Mbyllin telefonat kur duhet te therrisnin vete te paret.
Bejne autogol kur mendonin se kishin porten e kundershtarit ne vend te vetes.
Kur u doli gjumi i kishte marre lumi!
Rama nuk ishte kloun cirku or ti…ju provincialet e kalitur me ligesi e helm kurre nuk do ti kuptoni njerezit e lindur e rritur me Tirane dhe sidomos avangarden e modernes dhe artit e kultures…keshtu kur shkruani kot…ai ishte super i paraqitshem dhe sportiv…jo di dordolec me kustume demode.
Bukur e ka thene Mero , Ne keto zgjedhje nuk kemi pare as banda , as vjedhje votash nga PS . Perpjekje per blerie votash ka pasur nga ndonje Parti evogel , por PS nuk e ka pasur kete nevoje . Fushata e PS ka qene korrekte dhe e thjeshte , pa salltanete . Ky eshte realiteti , qe njef populli . Opozitaret bejne fajtore votusit . Kjo eshte nje gjendje , per te ardhur keq , per nivelin e gjykimit te kesaj opozite , qe perpara se te demaskoi veten ofendon votusit . Sharjet kunder Edi Rames , duhet ta kene te qarte se bien ne vesh te shurdher . Opinionin , per Edin e dhane votusit . E kane thene dhe nderkombetaret . Aktualisht eshte shtetari , qe ka simpati te merituar nga populli i vet dhe nga miqte tone ne bote . Eshter i thjeshte , i ditur , praktik , orator , poliglot , me kulture .natyrisht nuk eshte pa te meta . ju duhet te gjeni te metat , qe i ndjen populli , gjat qeverrisjes . Ju jepni leksione te mirfillta rrugacore . Opozita thote te kundertat . Duhet te te gjeje alternativa qeverrisese konkuruse , ndryshe votusit do t’u vene festen sipas kokes . Kete qendrim ndryshe te opozites , duhet ta kerkojne vete antaresia e dy partive opozitare . Keto Parti , po nuk dollen me alterrnativa dhe me gjuhe zyrtare te parashtrimit te mendimeve , do te jene teresisht te pa besushme dhe nuk do kete kush tua qaje me hallin . Te kemi dhe ne perse te gjykojme . Keshtu sic eshte situata politike , populli degjon vetem kembanen e Partise ne pushtet . Kjo ben qeverrisjen dhe opoziten . Gjithe kjo mase njerzish opozitare , eshte kthyer ne parazite , shpifarake dhe genjeshtare . Gjuha extreme , qe perdorin z. Monika dhe P. Vasili , nuk ngjiz tek asnje shqiptar , me dy fara mend ne koke. Fjalimet e tyre do te mbeten shembelltyra me injorante e vlersimit politik i te gjitha kohrave . Emisionet humoristike jene inferiore ndaj fjalimeve te tyre bajate dhe ekstremisht te ngarkuara me genjeshtra . Zgalem
Mero! Megjithese te vlersoj si personalitet te gazetarise shqiptare nuk munde te rri pa te ber edhe ndonje verejtje . Jam plotesiosht dakord per shume nga ato qe ke shkruar. Edhe Edi si cdo njeri pavaresisht petkut te kryeministrit nuk eshte, po perdor nje turqizem, “Evliha” Ka vend sa te duash per ta kritikuar dhe une nuk jam kurre kunder kesaj, sic edhe ti besoj se nuk kerkon perfeksion tek nje njeri, qofte ky edhe k/minister? por ne rastin konkret gjuha e perdorur per ta kritikuar, me duket se me shume demton personalitetin tend se sa ben efekte pozitive per korrigjime te punes se Rames. Qofsha i gabuar!