Leksion i hidhur për parlamentarizmin dhe dosjet në Shqipëri

10 Tetor 2017, 20:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nga reagimet politike që pasuan përkujtimin e pushkatimit të deputetëve të opozitës së parë antikomuniste të dala nga zgjedhjet e vitit 1945, janë së paku tre gjëra të cilat dëshmojnë se pushkatimi i deputetëve të opozitës së parë antikomuniste ishte një tragjedi që rrënoi parlamentarizmin, por lufta kundër parlamentarizimit nuk ka mbaruar.

E para është tema e pasardhësve.

Kjo lidhet me idenë e pasardhësve të komunistëve dhe pasardhësve të atikomunistëve. Pasardhës të komunistëve quhen drejtuesit e Partisë Socialiste dhe ata janë. Natyrisht të ndryshuar, të reformuar shumica më mëndjehapur se ndonjë antikomunist i vetëshpallur, por pasardhës janë. Si të tillë ata sot kanë ngritur një institucion të hapjes së dosjeve që e solli çështjen në Kuvend dhe i ballafaqoi ata me të kaluarën.

Nga ana tjetër pasardhës të ish deputetëve të pushkatuar ka pasur dhe në PD. Selaudin Toto, e kishte pasardhësin e tij në PD Leka Toto, qysh në vitin 1991, por Berisha e masakroi duke e zbuar nga PD dhe duke e “siluruar” si spiun. Berisha nuk ka pasur mundësi të vrasë me vendim gjyqi. E vetmja mundësi që ka pasur, ishte përjashtimi dhe linçimi politik dhe atë e ka bërë. E ka bërë dhe me pasardhës të tjerë të atyre deputetëve, disa duke i mënjanuar, disa duke i injoruar dhe të tjerë duke i linçuar. Garda e ish të persekutuarve që ishte prezent në PD, në fillim të viteve ’90, u asgjësua deri në vitin 1996. Kështu që tek tema e pasardhësve, i vetmi që ka ecur në gjurmët e komunistëve është Berisha. Pasardhësit biologjikë të komunistëve, kanë bërë hapa progresivë, pasi së paku po e rikthejnë me vetëdije temën e ballafaqimit me të shkuarën .

Në gjurmët e Berishës është dhe Lulzim Basha. Ai nuk ka pse bën sikur kërkon ndjesë për të pushkatuarit e viteve ’40, sidomos për zotin Riza Alizoti që u pushkatua si ish deputet. Ai mund të kërkojë ndjesë për Tomor Alizotin, djalin antikonformist, pasardhës të tij, që denoncoi manipulimin e votave në zgjedhjen e Bashës, dhe dha dorëheqje nga kryesia e tij, për këtë shkak. Lulzim Basha është vazhdues i vrasjes politike të atyre që u vranë dhe fizikisht për demokraci. Edhe Basha si Berisha, kaq ka në dorë, të linçojë politikisht kundërshtarët dhe atë po e bën.

E dyta është tema e parlamentarizmit. Parlamentarizmi i prodhuar nga zgjedhjet e vitit 1945, është më i fortë dhe më cilësor si ai i prodhuar nga zgjedhjet e vitit 2017. Mjafton të krahasosh cilësinë e deputetëve të pushkatuar, me deputetët e sotëm të gjallë, dhe e kupton se si disa të pushkatuar dikur, sot, janë të gjallë dhe shumë deputetë të gjallë sot, janë të vdekur.

Rrënimi i parlamentarizmit është mentalitet komunist dhe antidemokratik dhe standardi i sotëm i Parlamentit shqiptar, e provon mbijetesën e këtij mentaliteti. Sot cilësitë për të qenë deputet nuk janë më cilësitë e atyre që u bënë deputetë në vitin 1945, si ata që ishin komunistë dhe ata që ishin antikomunistë. Në vitin 1945 edhe qeveria e parë e Enver Hoxhës ishte më cilësore nga ana intelektuale, se qeveria e sotme e Edi Ramës. Arsyeja është se ai Parlament dhe ato qeveri, u prodhuan nga një politikë e fortë, e motivuar nga komunizmi, antifashizmi  nga një anë dhe antikomunizmi properëndimor nga ana tjetër. Sot Parlamenti është prodhuar nga motive të rëndomta, si ai i të qenurit i pasur, i të qënurit i fortë, i të qenurit i heshtur, ose budalla, dhe në rastin më banal të qenit e bukur. Arsyet politike për të shkuar në Parlament, janë vetëm arsyeja për të qenë kryeministër, e dy liderëve kryesorë.

Tema e tretë që del nga ky akt, ka të bëjë me vetë Autoritetin e Dosjeve që mori këtë iniciativë. Lexova një intervistë të Daut Gumenit, nga të paktët njerëz që rron akoma, vetëm nga inati që i ka ikur dëm “ideali” për të cilin bëri burg, në të cilën kuptohet qartë se Autoriteti, për herë të parë ka njerëz seriozë, dhe të përkushtuar, por asnjë përkahje reale financiare dhe logjistike për të bërë punën e tij. Shanset për të ngritur një institucion serioz të kujtesës kundër krimeve të komunizmit dhe të çlirimit nga ajo e keqe, nuk duan vetëm fjalime, por dhe financa, njerëz, dhe mbi të gjitha vullnet politik për ta bërë. Dhe nuk ka rast më të mirë se ky për të nisur këtë proces.

Nga sa po shihet, aty ka më shumë vullnet për punë nga të emëruarit, se sa nga ata që i kanë emëruar. Dhe kjo mund ta banalizojë gjithë historinë, dhe do të rikthehemi tek debatet banale të Berishës, që i mbante dosjet në CD për t’i lexuar para Këshillit Kombëtar, kur dikush e “tradhëtonte”, apo tek banaliteti i atij Autoritetit të Dosjeve të socialistëve të pas ’97-ës, që përfundoi me bilancin që kryetari i dosjeve në fund bëri libër me dosjet që kishte lexuar.

 

 

 

9 komente në “Leksion i hidhur për parlamentarizmin dhe dosjet në Shqipëri”

  1. Naqja says:

    MERO!!
    NA ÇAVE KOKËN ME ŠKODËN!!??
    S’TA KLIKOJMË MË TEMËN!???

  2. shqip says:

    Te gjithe mundoheni te kacavirreni pas antimomunizmit . Ne Shqiperi nuk ka ekzistuar komunizmi si rend shoqeror . Ore pse nuk na thoni ; çfare veprimtarie antikishtetuese kishin bere keta deputetet . Te hapen dokumentet e kohes . E te mos vazhdohet thjeshte me ” ishin opozitare ” . Ndersa keta pardesy bardhet , qe flasin sikur Jane engjej , keta Jane ekzekutore reale . Nuk vrasin , Po te poshterojne , te perzene , te shpallin armik . Te pakten ne 45-90 ishte ligji qe te ndalonte . Po keta me çfare justifikimesh te shpallin armik ?

  3. Populli says:

    Me kete shkrim ke ardhur “ne metro” Mero. Jo me ate shkrimin e para e qe e perfundoje me banalitetin se PD-ja ishte partia e pare properendimore.

  4. Ladi says:

    Shume sakte eshte shkruar artikulli, eshte edhe i vertete, por kam nje pyetje: per cfare sherben? Kujt i hyn ne pune? Cfar zgjidh?.. per te mos vazhduar me gjate.

  5. Mirenjohes Partise... says:

    Rrofsh
    Rrofsh Mero,
    hakun te zotit,
    edhe kur ata jane shoke!

    Plenium domethene mblidhen ca peshkaqene per te ngrene njerin prej tyre!
    Plenum pluralist dmth “ruaje zmaltin per te qeshuren nen buze per Luften e Klasave”!

  6. Shemia says:

    Deputetet e pushkatuar pas zgjedhjeve te 2 Dhjetorit 19445, nuk ishin antikomuniste, por antifashiste sikurse Fronti Antifashist (I kthyer ne Demokratik) me kryetar Enver Hoxhen, i cili e nisi karieren e nisi karieren e sundimtarit me shpalljen e tradhetareve dhe vrasjen brenda soit, e filoi me vrasjen e Anastas Lulos dhe e perfundoi me te ashtuquajturen vetevrasje te Mehmet Shehut. Asnje nga tere seriali i te pushkatuarve nuk ishte tradhetar, antikomunist, apo antienverist; seicilit i pritej fjala per te shprehur demokratikisht medimet dhe te qenurit demokrat nuk te bene atikomuist. Turp edhe per shoqaten e vetquajtur atikomuniste, sic jane edhe ekstremistet e klerit dhe sic kane qene Ducia e Hitleri.

  7. Bozen says:

    O Mero pse i bie rrotull muhabetit, PD u krijua me urdher te Ramiz Alise dhe u drejtua nga Sali Berisha , qe te dy anetare te PPSH dhe komuniste.Saliu me veprimet e tij ketij populli i ka sjelle me shume vuajte se sa komunistet ,ata e ngriten kete vend,ndersa Saliu e perçau, e dogji dhe e shkaterroi plotesisht Shqiperine.Kemi 27 vjet qe nuk po dime se ku jemi.

  8. Mentari says:

    Partia ocialiste e sotme eshte pasardhesja Biologjike e PPSH; dhe Parlamenti I sotem I Edi Rames eshte me injorant se ai I 1945. Bravo Mero Baze,paske pasur guzim qe ta e deklarosh ate te vertet qe PS e sotme per hire te karrikes kerkon ta e mohoj ate.Ashtu eshte ajo PSSH e sotme eshte Sperma Enverite dhe mjer shqiperia e kush kulture inferiore e qeveris.

  9. bregdetari says:

    MERO , BJERI DREJT E MOS DREDHO NEPER “MERIMANGA ” FJALESH , FJALISH DHE ARSYETIMESH !
    NE I THUA VETES GAZETAR I LIRE BJERI DREJT SE TE DEL ME LEHTE E ME ME MIRE.
    ESHTE SHUME E THJESHTE.
    KA VESHTIRESI E PENGESA POR , E SJELL ME SHPEJT TE DREJTEN PERPARA LEXUESVE..
    KUSH ISHIN “ATA” , E KUSH JANE “KETA” KEMI 25 VJET , E NA RANE DHEMBET DUKE SHTRENGUAR NOFULLAT KUR DEL NE PARLAMENT SALA APO SOJI E SOROLLOP SI PUNA E TIJ DHE BERTASIN BROCKULLA KUNDER KOMUNIZMIT.
    25 VJET QE DEGJOJME RETORIKA .KLASA E TE PERSEKUTUARVE NUK MUND TE PERFAQESOHET NE PARLAMENT NGA PD.
    THUAJE TROC SE PARTIA DEMOKRATIKE AS NUK ISHTE DHE AS NUK KA QENE , AS NUK U BE DHE AS NUK KA PER TU BERE NDONJEHERE FORCA POLITIKE QE TE PERFAQESOJE TE PERSEKUTUARIT POLITIKE.
    ATA AJO I KA MARRE ZVARRE PER INTERESAT E SAJ QE TI PERDORI SI KOSTUM KAMUFLAZHI NE LUFTEN E SAJ POLITIKE KUNDER “KOMUNIZMIT”.
    POR NE FOLTOREN E PARLAMENTIT DUHEJ TE DILTE TE FLISTE DAUT GUMENI MBI TE VERTETEN E JO AJO GOCA.
    PSE ???
    SEPSE EDHE PAS 25 VJETESH DEMOKRACI NUK DI PSE U MBAJT NJE FJALIM “PERKELEDHES” NDAJ PARLAMENTAREVE , NDERKOHE QE MENDOJ SE ARTIKULLI I “FORTE” SIC SUPOZOHEJ DUHEJ TE FSHIKULLONTE SI INDIVIDE AQ EDHE INSTITUCIONE SI NGA NJERI KRAH AQ NGA TJETRI…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje