Në kërkim të të “fortëve” në Parlament!

13 Tetor 2017, 18:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mosqenia e Lulzim Bashës në Kuvend kishte krijuar një “mit”, dhe banalizimi i Kuvendit mandatin e shkuar nga Berisha, i bënte në një farë mënyre alibinë Lulzim Bashës. Edhe pse shumë vetë nuk dyshonin tek “diferenca” e tij me Berishën, herë- herë nuk është se nuk e mendonin, kur shikonin se sa keq e degradonte Berisha dhe ushtarët e tij Kuvendin.

Të paktën kishte njerëz që mendonin se “heronjtë” e Bashës në Kuvend nuk do ishin këta që dinë të përmbysin tavolina apo të bëjnë si të fortë.

Por kanë mjaftuar dy- tre seancat e fundit, për të kuptuar boshllëkun e Bashës edhe në Kuvend, dhe mungesën e çdo ideje të re për të bërë opozitë në Kuvend, përveç ideve të Mulit, Strazos, apo vezëve në të brendshme, për të qëlluar në Kuvend.

Prurjet e reja të Bashës në Kuvend, jo vetëm që nuk po dëshmojnë ndonjë identitet të tyre, por janë më qesharake se ata që ka gjetur nga prurjet e Berishës dhe së bashku kanë forcuar një identitet banal të PD-së në Kuvend.

Dëmi më i madh që po i bëjnë PD-së, është perceptimi se kjo është parti të fortësh, “që të rrahin”. Me këtë “epërsi” duket se është karikuar gjithë grupi parlamentar, dhe falë kësaj “epërsie” të vetëcaktuar nga Basha, po tentojnë të bëjnë politikë.

Ngrefosja si të fortë, dhe ideja që ata mund të ushtrojnë dhunë fizike në Kuvend, është theksuar kaq shumë, sa çdo akt i tillë identifikohet me deputetë të PD-së. Biles ata kanë arritur në një fazë, sa askush nuk pyet më se çfarë thanë deputetët e PD në Kuvend, por të gjithë pyesin çfarë bënë deputetët e PD në Kuvend. Ata janë kthyer nga misionarë të fjalës dhe debatit, në identifikues me dhunën.

Kjo do të ishte gjysma e së keqes, sikur këta të ishin budallenj, por ama të fortë fizkisht, që ta kishin këtë epërsi.

Problemi është se këta nuk janë as të fortë, por qejflinj të fortësh. Në një përballje të tillë mandatin e shkuar, një deputet socialist, në një skenë vulgare, e shtriu përtokë me rrip mesi, një që mban koburen në brez, dhe pastaj u detyrua të lërë mandatin.

Të paktën po qe se janë vërtetë të fortë, le të bëjnë ndonjë akt trimërie.

Por këta këtë identitetin e forcës e përdorin vetëm si provokim, që dikush t’i rrahë e të ankohen për dhunë.

Duke i ikur detyrës së tyre si deputetë, që  përmes fjalës të bëjnë politikë në Kuvend, ata kanë arritur në pikën që duan të provokojnë si të fortë, për të gjetur armikun që po kërkojnë kaq kohë e nuk po e gjejnë, ata që i quajnë “banditë në Parlament”.

E vetmja mënyrë se si ata mund t’i gjejnë, duket se është të bëjnë si të fortë, të përleshen me dikë aty dhe pastaj të fillojnë kujën, që na vranë banditët.

Kjo është më shumë se banale. Dhe kur e mendon se kjo tendencë është forcuar më shumë me ardhjen e  Bashës në Kuvend, e kupton që i kemi rënë kot më qafë Berishës, duke e bërë fajtor për banalitetin e Kuvendit. Njeriu që paska qenë mahnitur pas gjithë kësaj historie banale, tani është vetë në krye të këtij banaliteti. Është ky që u thoshte diplomatëve të huaj “nuk kam çfarë t’i bëj Berishës”. Ky në fakt nuk ka çfarë t’i bëjë detyrës që i ka dhënë Berisha. Dhe po përpiqet ta bëjë sa më keq që mundet.

10 komente në “Në kërkim të të “fortëve” në Parlament!”

  1. i shituri says:

    Je nje koqe Mere gelbaza nje mije probleme ka ky popull nga keq qeverisja ti merresh me opoziten.

    1. "horri i bulevardit" says:

      Ndersa ti o i shitur, qenke nje gelbaze, qe si duket ha dru sa her qe fryhesh, ke lagjj.

  2. POPULLI says:

    SKANDALI KUNDER DREJTESISE NE SHQIPERI

    MINISTRJA E PADREJTESISE SE TE DREJTAVE TE NJERIUT PUBLIKON NE GJYKATE TARIFAT E VJEDHJES SE PARAVE TE SHQIPTAREVE PER T’I LENE PA BUKE SE BASHKU ME FEMIJET E TYRE DHE PER TE PENGUAR DREJTESINE TE FUNKSIONOJE. LEXONI SE CFARE NDODH:

    NESE SHKONI NE GJYKATE PER TE TERHEQUR NJE KOPJE TE DOSJES TE GJYQIT TE PERFUNDUAR DO TE GJENI TE AFISHUAR NGA DITA E MERKURE TARIFAT SKANDALOZE E TE LARTA NE STRATOSFERE QE JANE VENE NE ZBATIM NGA MINISTRIA E DRJEJTESISE. KESHTU NJE FAQE E FOTOKOPJUAR KUSHTON 2000 (DYMIJE) LEKE TE VJETRA QE DO TE THOTE SE NE QOFTE SE DOSJA JUAJ KA 50 FLETE DUHET TE PAGUANI 100,000 (NJEQIND MIJE) LEKE PER TE MARRE KOPJEN E DOSJES, POR NE QOFTE SE DOSJA JUAJ KA 100 FLETE DO TE DUHET TE PAGUANI 200,000 (DYQINDMIJE) LEKE!!!!!!!!!!!!
    DUKE KONSIDERUAR SE PAGA MESATARE NE SHQIPERI ESHTE 330 EUR DO TE DUHET TE PAGUANI RRETH 43% TE PAGES VETEM PER NJE KOPJE DOSJEJE DHE RRETH GJYSMEN TJETER TE MUAJIT DUHET TE MOS HANI BUKE SE BASHKU ME FEMIJET TUAJ TE MITUR, TE MOS FLINI NE SHTEPI POR JASHTE SE BASHKU ME FEMIJET TUAJ TE MITUR, SE[SE QERAJA JU KUSHTON SHUME, OSE ME MIRE TE VDISNI SE BASHKU ME FEMIJET TUAJ TE MITUR SEPSE PA USHQIM DO TE JETE E PAMUNDUR TE JETONI.

    KY VEPRIM ESHTE SKANDAL I MADH.
    MINISTRJA E DREJTESISE DUKET SE NUK NJEH TE DREJTAT E NJERIUT MEGJITHESE THONE SE VJEN NGA NJE OJQ QE MBRONTE “TE DREJTAT E NJERIUT”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    VERTET I MBRONTE DHE I MBRON TE DREJTAT E NJERIUT ME TARIFA TE TILLA KJO MINISTRE?!
    A E DI KJO MINISTRE QE NE AMERIKE TARIFA TE TILLA JANE NGA NGA 0.1 DOLLARE DERI NE 0.5 DOLLARE PER NJE FOTOKOPJE FLETE TE DOSJES SE GJYQIT, PRA NGA 125 LEKE TE VJETRA DERI NE 625 LEKE TE VJETRA, KUR PAGA E NJE AMERIKANI ESHTE SHUMEFISH I PAGES NE SHQIPERI?
    (shihni linkun me poshte: http://www.cand.uscourts.gov/doccopies)

    I BEHET THIRRJE BASHKIMIT EUROPIAN, SHBA TE NDERHYJNE PER TE ANULLUAR TARIFAT E SKANDALIT NE DREJTESI DHE NE INSTITUCIONET E DREJTESISE, PER TE SHPETUAR DHE NDIHMUAR POPULLIN SHQIPTAR NGA PADREJTESIA QE VJEN E CERTIFIKUAR ME UDHEZIME TARIFASH SKANDALOZE KUNDER TE DREJTAVE TE NJERIUT.

    P.S. Publikoje komentin z. Mero te lutemi…

    1. Lexues says:

      bravo qe solle kete informacion per lexuesit!

  3. mirel says:

    Ja Mero, jep ti ndonje ide se cmund te bej parlamenti i degjeneratave.
    Te kane ty zedhenes te alabakllekut.
    Problemet e Shqiperise i mer era ne harrese.
    Mero merret me plera

  4. lloqelloqe says:

    Mero çpate? Analize krahasimore mund te besh, por ka edhe priortet i ndershem ne temat qe te “gudulisin”.
    Perpara se te merresh me paaftesine e opozites, duhet me u marr me pare me paaftesine e pozites se ata na ushqejne me planet e tyre ne keto 4 vjet. Dhe pozita eshte o nene – o nene. Joprofesionale, jo kopetente, injorante, arrogante, klanore, nepotike, kusare, e shitur, e blere, e nenshtruar ndaj 1-shit, pa ze e ide individule. e frikesuar dhe e terrorrizuar nga Rama. Kjo qeveri ka korrupsionin ne materialin e saj genetik. Eshte e ndertuar si mafia she operon si mafia. Kjo na ka rene ne koke Mero, dhe kjo na e shtrengon jeten te tashmen e te ardhmen. Per kete shkruaj.

  5. harillaqi says:

    Bravo zoti Mero! Te fortet e pd-ke do t’u rruajne lesht atyre te socialistes,se ata jane akoma me te forte,dhe nuk pjerdhin fare nga kercenimet ne dukje te deputeteve koqe te pd-ke.

  6. Liri says:

    Kemi hallin te punoje Rama, po keta te Lulit le te hane kokoshka. Te mos vuajne me shume se ne femijet.

  7. Sit back and relaks says:

    Mero je bo si Ahmet Shqarri, nga njera ndeshje ne tjetren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. w
    wmdoll 153

    ラブドール 性的アシスタントツールの悪名と利点シリコンセックスドールは将来女性に取って代わるでしょうか?ここにゲイのダッチワイフについてつぶされた主な6つの伝説があります現実的なダッチワイフは女性よりも優れていますか?本当

    Përgjigjjuni
    1. a
      adult dolls

      リアルラブドール 等身大の若者の人形:ノルウェーのボイコット、小さな人形に揺れる?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje