Nga Mero Baze
Shumë njerëz nga PD, miq dhe armiq të mi, bashkohen kundër meje në një akuzë, herë me humor, e herë seriozisht. Më akuzojnë se i kam lënë peshqesh PD-së, Flamur Nokën. Për shkak të kthimit në një personazh humori në rubrikën e gazetës, ata arsyetojnë se Berisha nga inati e rriti, e bëri ministër dhe vazhdoi më tej, duke e mbajtur deputet.
Nuk është se nuk kanë të drejtë. Por problem është se unë e kam ditur që Berisha do ta bëjë këtë dhe më është dukur rruga më e mire, se si mund ta rrënoja autoritetin e një partie në pushtet, duke i bërë simbol një idiot.
Ai ta bën të lehtë gjithnjë punën, për ta mundur, për ta tallur dhe për ta bërë të krahasueshëm me çdo bilanc tëndin.
Mendova se ky Lulzim Basha e kishte kuptuar këtë, pasi e kishte mënjanuar nga skena publike. Jo se kishte nxjerrë ndonjë më të mençur se ai, por të paktën jo aq të njohur sa ai për budalla.
Skena e sotme në Kuvend dhe fakti që PD u rreshtua pas tij, më bën të besoj se PD është realisht para një halli të madh. Dhe halli nuk është që ka ngelur e përbetuar rreth Flamurit, por se gjithë aksionet politike që ajo prodhon, kanë nevojë për idiot të tillë, për t’i ekzekutuar.
Që një opozitë të fillojë të rrisë profilin e saj dhe të bëjë pak nga pak diferencën me konsumin e pushtetit, duhet të bëjë tribunë të saj njerëz që të bëjnë të mendohesh dy here, përse ke votuar qeverinë dhe jo opozitën. Betejat e opozitës duhet të orientohen në ato debate, ku të kenë mundësi ata deputetë që janë atje, të dëshmojnë inteligjencën e tyre, pse jo dhe ndonjë ide të tyre .
Kjo që po bën Basha, është nga ato gjëra për të cilat Edi Rama lutet natë e ditë. E vetmja gjë që e dëmton Edi Ramën janë debatet serioze, betejat kundër programeve të tij qeverisëse, paqartësive të tij, debatet reale për taksat dhe idetë për zhvillimin e vendit. Dhe e vetmja gjë që e lehtëson dhe argëton atë, është beteja me Flamurin. Për këtë ai ka boll nerva, kohë dhe humor të mjaftueshëm për ta kaluar me gallatë dhe për ta bërë Flamurin simbol të PD. Mos u çudisni kur të zbuloni që dhe ndonjë faqe Facebooku që bën thirrje të mbështetet Flamuri, të jetë e stafit të Ramës.
I duhet deomos një Flamur rreth të cilit të bashkohet banaliteti, rrugaçëria dhe agresiviteti i PD. Ka nevojë të ruajë në mauzoleum, PD e vjetër dhe ta tregojë para shqiptarëve. Dhe s’di pse ky Lulzim Basha i gjendet gjithnjë në krah sa herë ka nevoja të tilla Edi Rama. Sikur e bëjnë me fjalë.
o mero je me verte i marum..leje sot eshte dita e njofjes minoriteteve ne shqiperi=tradhti..kurse ti meresh prape me pd..e njishi tepelenes skuth linde jetove dhe do vdesesh
Dy fjale per Meron
I nderuar e dime qe je nje anti enverist ekstremist dhe shume here dukesh artificjal
sepse me keto qe kane ndodhur pas 1991 dhe sidomos me faktin qe treshja Berisha-Noka-Basha (BNB )
kane lidhje te dokumentuara me nentoken serbe jo vetem ne Beograd por dhe ne Amerike & Europe.
duhet te ulurasesh dhe jo te tallesh me kancerologun e leshit
.
Dhe ky artikull I juaj per Noken eshte nje tallje qe I ben lexuesit se pikerisht ky pervers edhe pse ka njolla serbe ne kuriz ka arritur te kape per fyti Ramen…dhe pikerisht kjo treshe B.N.B ka pushtuar dhe vendin e shenjte parlamentin qe eshte kthyer ne bordello free
Ky artikull I meposhtem flet vete :
Flamur Noka nipi i Myrteza Zhvinkit, agjenti i UDB,
.
Po bëhet një zhurmë shurdhuese nga pozita dhe opozita për kriminelët e politikës shqiptare, të cilët për 26 vjet me radhë dhunojnë, përdhunojnë, grabisin, vrasin, nëpërkëmbin haptaz liritë dhe të drejtat e qytetarëve, terrorizojnë dhe deri i gjenocidojnë shqiptarët. Vendosja e pluralizmit politik në Shqipëri në dhjetorin e vitit 1990 e zuri tepër në befasi këtë vend dhe gjithë shqiptarët, sepse nuk solli në rrugën e natyrshme një opozitë shqiptare, por hodhi me katapultim, si gjoja “opozitë”, një bandë kriminale, e cila pasi ishte rekrutuar prej kohësh dhe kishte bërë shkollën e UDB së Serbisë, mori “frenat” e drejtimit dhe i bëri gjëmën për 25 vjet me radhë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Krye agjenti i Serbisë, Sali Berisha, të cilin shërbimi famëkeq i UDB e bëri edhe dhëndër, duke i dhënë për grua Sllobodankën (e cila më pas e ndërroi emrin dhe e bëri Liri), vajzën e Milicës, (agjentes së mirënjohur të shërbimit sekret serb, e cila e nisi punën dhe doli në pension duke punuar një jetë në ambasadën e Serbisë në Tiranë), krijoi, zgjodhi, emëroi dhe ende mban në postet kyçe një bandë që i shërben atij dhe qëllimeve të agjenturës të cilës ai i shërben, duke e lënë Shqipërinë herë pa qeverisje të saj, herë pa opozitë.
Sot nuk kemi opozitë. Kemi thjesht bandën antishqiptare të Berishës, e cila ka si mision të vetëm sabotimin me çdo mënyrë dhe mjet të gjithçkaje pozitive që bëhet në këtë vend, pengimin me çdo kosto të reformës në drejtësi dhe të të gjitha reformave të tjera, mosintegrimin e Shqipërisë në BE. Të gjitha këto bëhen në funksion të realizimit të misionit të Berishës për të përfaqësuar dhe përparuar interesat serbe, kundër interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Mjafton vetëm fakti domethënës i këtyre ditëve të fundit të marrjes në mbrojtje të hapur të Flamur Nokës prej Sali Berishës dhe “koneve” të vogla që lehin për llogari të tij, për të vërtetuar atë që populli e ka formuluar me thënien e tij proverbiale “korbi, korbit nuk ia nxjerrë sytë”!
Flamur Noka nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin se ka hyrë ilegalisht në vitin 1991 në një territor që sundohej, kontrollohej dhe qeverisej nga armiku më i egër dhe më dëmsjellës shekullor kundër shqiptarëve dhe territoreve të tyre, siç ishte Serbia. Flamur Noka nuk thotë se përse shkoi në këtë territor duke kaluar fshehur kufirin shtetëror shqiptar. Nuk thotë se kush e nisi për të shkuar në thellësi të territorit që kontrollonte Serbia, me çfarë misioni shkoi, për llogari të kujt shkoi, çfarë çoi atje dhe çfarë solli prej andej.
Sapo “korja e plagës kanceroze” u prek, i pari që u alarmua dhe ndërtoi rrufeshëm alibinë e tij, madje edhe duke e proklamuar këtë alibi në mjetet elektronike dhe sociale, ishte Sali Berisha.
Sipas Berishës, Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare. Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij, në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?! A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?! Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?! Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?! Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare
.
EPILOG:
-Kur shikoj treshen perverse BNB qe perdhosin parlametin….ketyre zuzareve te nentokes serbe..
-kur shikoj Edi Ramen dhe Rucat e tij te tredhur..
-kur shikoj Ilir Meten me moniken vasilat dhe vasalet qe kane dale nga kontrolli..
-kur shikoj dhe Donald lute qe po tallen hapur me Vetingun..
-mendja na shkon te Enver Hoxha…mos u trembi se nuk do lavderoj…
-.ju betohen qe kam qene 100 here me antienverist se meroja me robellet e tij…
.por ka ardhur koha te themi:
COHU ENVER NGA VARRI SE ATIJ VENDI I DOLI BARI
O Lugati Aref, pirdh pirdh se po shperbehet Shqiperia nga ligji i minoriteteve. Ne ka nje pike qe Ramen nuk e sulmon dot eshte shqiptarizma.
Po i ngre zerin dhe fytyren shqiptareve dalngadale. Berisha-Nano vetem prishen dhe shiten kete vend tek Beogradi dhe Athina.
po.pra
O Epirdhoti..Epirdhoti. C’ thua mor idiot.
Rama po e shperben Shqiperine mu nen hunen tuaj entuziaste patriotike.
Po behet copetimi nen termin Konfederate Ballkanike.
Qe ta kuptosh me mire po copetohet midis mafiozeve te Ballkanit. Qe nga koncesionet qe jane prone private e mafiozeve, dhe territori po shkon drejt shitjes.
Vetem te jedh kerric nuk kupton cfare behet.
Po nuk eshte ky problem i. Puna eshte se jeni vemje, heni k.rva militante qe hani ndonje kocke diku ne ndonje zyre te shtetit
Te ketij qelbesire shtet
Asnje fjale mbi ligjin per minoritet qe shperben Shqiperine? Noka dhe Sala si nje agjent te dalluar qe jane, keto shashkat i ka thjeshte qe populli shqiptar te heq vemendjen nga shperberja defakto qe po i behet. Te gjitha jane lojra.
Shkrim i mrekullueshem! I sakte, percaktimi prej kohesh ne fakt , i budall Nokes. Te lumte Mero Baze!
Hahahahahahahahahahahahahah ……………………………………………………………………………………
Hahahahahahaaaaaa. Tamam. Më e bukur do të ishte nqs Rama në hyrjen e kryeministrisë, në vend të diskos me dritat qesharake alla Orwell që ka vënë aty, të prozhektojë karikatura të Nokës mbi mur.
Se mos jane me te mire keta demokratet e rinj.
Po Mero djali jam dakort me te gjitha ato qe thua ti por dua te shtoje se sot PD arriti pikun me te larte te idjotizmit ku pas nje idjoti u mblodhen the u bashkuan pas tij shume deputet, gje qe pasqyron nivelin e nje opozite. O god na ndihmo qe mos na dalin ne endrra ato cfare pame sot ne parlament.
Kot fare o Mero ! Lavderom goje ,se te caplova thone ne Pogradec.Me kete llogjiken e peshqeshit ,PS i ke lene ne dere Edi Ramen ,ngaqe e sulmove per historine gjyqit te ndarjes me znj Makoci ,apo kur e sulmoje perdite per 10 vjet rresht.Ndoshta valle ishin fotot lakuriq botuar nga Mero qe e ben Edin kryeminister.
E ke bere gazeten si floktore grash ,llogje pa kuptim dhe biseda ordinere.Ke fut dhe Mira Kazhanin dhe …..zorret e barkut po ns nxirrni.
Na ishte njehere gazetari Mero ….
Me te lumte Mero Baze. Per Flamurin shkruar “FLAMUR” mer nga lexuesit.
I ke sahanet pa kapak”- thote populli. Mire e ke…”qente te lehin karvani te eci para”!
Dhimia e madhe Popull.
Ne fakt e kane bere me fjale…qe te ruajne njeri tjetrin…
idiotesia eshte perhapur qamet ne popull, dhe ata votojne perfaqesuesit e vet per parlament. Per rrjedhoje ka PD dhe Ndoke ne opozite, madje pozite.
Luftoni idotesine, edukoni masen, emanciponi te prapambeturit, ndryshe te tille parlamentare do votohen perhera
SHume cudira dhe prapesira na kan cuditur vazhdimisht me qendrimet e PD, sali Brrishes dhe Bashes ne sezonin e kaluar te legjslatures para zgjedhjeve parlamentare te 25 qershorit, por ajo q po na cudit me shum esht qendrimi akoma me i keq i ketyre javeve te para, ku protogonist ja Berisha, me avazin e vjeter per ti ren fyellit ne nje vrim , si bori e prishur, skr te mosmjaftone Berisha e Basha, sot am nje sken te shemtuar te sjelljes te pahjshme , bile rrrugacerore te deputetit Flamur Noka, jo etem ga kercenimet qe bente, por me keq kur ne kundershtim me rregulloren dhe etiken e deputetit slargohej nga foltorja , duke e bllokuar ate, per disa minuta, deri sa kryetari i parlamentit u detyrua te nderpres seancen.;
Prisnim qe kete vit te shikonim nje parlament tjeter, nga i kaluari, por jemi zhgenjyer nga sjellja dhe qendrimi absurd i Brishes, Bashes dhe sot i Flamur Nokes. i cili duket se ishte i paramenduar, per te prishur punimet e rendit te dites.
doshta i qellimshem i PD. Duke par si veprohet ne perendim dhe ketu ne SHBA, themi me vej=ten ton., A dote mesojn politikanet tan te mendojn e veprojn si perendimoret, apo dote sillen si mosmekeq dhe vazhdimisht ne sallen e parlamentit si qytetar rruesh, ku vetem grushtat mungojn. Si dote na doj bota , kur ne sduam vehten ton dhe sillemine kete menyr ne tempullin e demokracis.
SHqiptaret brenda e jasht vendit presin te shohin nje parlament qe debaton dhe me pas miraton rreformat aq te nevojshme, ligjet qe sjellin forcimin e shtetit ligjor, demokracis dhe ritjen e ekonomis dhe jo te shohim akuza, shpifje, sharje e fyerje, bllokim punimesh e te tjera dukuri qe su sherben qytetareve, ritjes ekonomike, demokracis dhe shtetit ligjor, perkundrazi , krijojn imazh te keq dhe frenojn cdo zhvillim pozitiv.
Drejte e ke Mero. Keto idiota dhe trapa ne PD i bejne mire PS per te patur me te lehte fitoren ne zgjedhjet e radhes.
..te gjithe njesoj jane pd-istet..sala ka merak kur i zgjedh…Noka eshte perfaqesues i tyre, por ne dallim me te tjeret eshte me i trimeruar..Edhe basha kalon ne te njejta faza si ai…ka muaj qe shohim ate te trimeruar e te droguar
Flamur Noka eshte boshnjak,flet boshnjakse dhe fshati i tij njihet si pakice boshnjakse.
Per te mos e zgjatur…si e duron o edi rama?!
Po te isha une kryeminister do e terhiqia zvarre ne tere tiranen me karro.
Kur ke te besh me njerez te tille,i them demokracise te kam qi.e nenen…
Kur populli shikon gjera te tilla mos kujto se nuk acarohet edhe me qeverisjen( per edin).
Shperberja e Shqiperise Mero..minoritetet.
Je qeni i Ramutit sic ishe zagar i Saliut.
Plera tradhetare . .
undefined
ENVERI KA MBAJ POST SI TE GJITHE LIDERIT QE KANE BASHKPUNU PER ME QENE ZOT I PUNEVE TE TYRE POR PA I PENGU QE TE MARIN DREJTIMIN E DUHUR ,KOHERAT NDRYSHOJNE ,EDHE LIDEREIT PO ASHTU