Nga Mero Baze
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, që Shqipëria të rrisë kategoritë e pajisjes së shqiptarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, si një mënyrë për të “çarë” rrethimin që Europa i ka bërë Kosovës, me regjimin e vizave.
Çështja e mos heqjes së vizave për Kosovën nga Bashkimi Europian, është realisht një akt i pajustifikuar, ku ndikon mes të tjerash paragjykimi që ekziston për performancën e shtetit më të ri të Europës, ndihmuar dukshëm dhe nga arsyet që jep politika e Kosovës në këtë drejtim. Një vend i cili 25 vjet më parë lëvizte lirshëm pa viza në gjithë Europën dhe SHBA, nuk ka arsye të ri-izolohet çerek shekulli më vonë, duke qenë i vetmi vend në Europë i izoluar nga lëvizja e lirë.
Por kjo është një temë tjetër, zgjidhja e së cilës nuk vjen prej zgjidhjes që ofron presidenti Thaçi.
Shqipëria nuk mund të çajë rrethimin e Kosovës për në Europë përmes një gjesti administrativ, siç është pajisja me pasaporta shqiptare e shtetasve të Kosovës, edhe pse ata realisht kanë shumë nevojë.
Shqipëria po ashtu është një shtet me performancë të diskutueshme në sytë e Europës, por dhe sikur të ishte një vend model, kjo nuk mund të ishte një zgjidhje për Kosovën.
Shqipëria dhe Kosova, si dy pjesë të një kombi, por dy shtete më vete, duhet t’i krijojnë shanse vetes që të jenë dinjitoze në procesin e anëtarësimit dhe Europën të mos e marrin si dhuratë, por si standart të tyre.
Pajisja me pasaporta shqiptare e shumë shqiptarëve të Kosovës, është një sinjal i gabuar, që mund ta forcojë “embargon” e Europës ndaj Kosovës e Shqipërisë. Ai në dukje perceptohet si një karshillëk, ndaj Europës me një mjet që po ashtu e ka në dorë Europa, siç është liberalizimi i vizave për shqiptarët.
Problemi i shqiptarëve nuk është si të përdorin përparësitë e njëri- tjetrit kundër Europës, apo si t’ia bëjnë asaj “me hile” në këtë proces, por si ta bindin atë që e kanë marrë seriozisht rrugën drejt Europës.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka një procedurë standarte të dhënies së pasaportave, që është konform standarteve europiane, dhe çdo cenim i këtyre standartave vetëm sa e bën dhe Shqipërinë, një vend më larg Europës.
Një klauzolë e këtij ligji, që ka të bëjë me pajisjen me pasaporta për personalitete të shteteve të tjera është keqpërdorur aq shumë nga paraardhësit e Ilir Metës, sa Bujar Nishani do mbahet mend vetëm për dekoratat dhe këto qokat me pasaporta për këdo, që ka ditur ta “bindë” atë që është personalitet. Dhe merre me mend sa e thjeshtë është ta bësh këtë para Nishanit.
Serbia nga ana e vet, ka përdorur pajisjen me pasaporta të shtetasve me origjinë serbe në Kosovë, jo si një rrugë për të lehtësuar udhëtimin e tyre në Europë, por si një mënyrë për t’i bërë të ndjehen të sigurtë në Kosovë, për të mos pranuar identitetin e saj. Kjo është një çështje shumë e pangjashme me çështjen e Kosovës dhe Shqipërisë. Vetë Serbia aktualisht i ka punët më mirë se Shqipëria e Kosova në raport me Europën, dhe është një hap para tyre në mënyrën se si po shpejton drejt anëtarësimit.
Shqipëria dhe Kosova, është mirë të ndjekin këtë ritëm të saj, dhe jo gjestet e saj nervoze kundër Kosovës, që burojnë nga një histori e tërë e zezë e tyre ndaj shqiptarëve.
Problemi i Kosovës nuk është si të gënjejë Europën dhe si ta ndihmojë Shqipëria në këtë pikë. Problemi i Kosovës, përfshi dhe Shqipërinë, është si të bindin veten se “Albanofobia” që shpiku Berisha kur ishte në krizë me Perëndimin dhe toeria e tij”një komb, një pasaportë”, nuk është zgjidhje, dhe as një alibi për dështimin e tyre në rrugën drejt Europës. Është thjeshtë një sinjal që nuk i kemi punët mirë me Perëndimin. Rruga e Kosovës për në Europë nuk kalon nga Shqipëria. Rruga e Kosovës për në Shqipëri kalon nga Europa. Kjo nuk duhet harruar!
Po. Shqiperia dhe Shqiptaret jane dhe qendrojne te perndjekur te shovenizmit Serb dhe Grek per shkak se Shqiptaret jane te ditur dhe qendrojne permbi permbi mitet me shume Perendi apo me nje Perendi e me shume te preferuar te Perendise ne shoqerine jerzore.
hahahahaa
Ky eshte gazetari me sharlatan i pas viteve 90 , ne Historine e Shqiperise
Ca lidhje ka kjo qe thote ky se “ruga e Kosoves per ne Europe kalon nga Eruopa ” wow ! Sa i zgjuar ky more !
Ky me nxjerr mallin e atyre budallenjve labushe qe hajvanllekun e tyre te tejskajeshem e paraqesin si zgjuarsine me te madhe
Si ka mundesi te jete njeriu kaq deficent sa ky qe ka 20 e ca vjet qe po meron Shqiperine me idiotesite e tij
Ketu gjerat jane te thjeshta fare, sepse jane shume te lexueshme –Kuptohet qarte se EU nuk ka konsiderate aspak per kombin shqitpar, dhe aq me pake ka konsiderate per Kosoven
EU as qe e ka ne agjende fare afrimin e Kosoves me Europen , aspak fare ,
Sepse nderkaq, qe Serbine qe ka kryer genocid tipik Naziskin ne zemer te Europes po e fusin ne BE rezik vitin tjeter,
Kosoves qe u dogj u vra, u therr e u perdhunua nga bishat naziskine te shtetit serb nuk i japin asnje te drejte per azgje fare, fare —
Biles po e izolojne duke i vene kushte pas kushtesh , ne menyre qe Kosova te shkaterohet perbrenda
Kjo eshte nje politike kriminale nga BE dhe politika shqiptare duhet te ngrihet me force e ta demaskoje kete krim monstruoz te lidereve te EU te udhehequr nga Merkel
Pavaresisht se Merkel perdor EDI RAMEN , ne menyre qe politka shqiptare te mos kundershtoje, por te pajtohet me kete gjendje fyese ku na hedh EU, duke perdorur dy standarde ne trajtimin e pranimeve ne EU
Ne kete gracke te Merkel, ka rene jo vetem ai budallai i gjate ne krye te Qeverise dhe sejmenet e tij si ky qe ka bere kete artikull, por edhe opozita shqitpare dhe intelektualet shqiptare.
Ky tellalli i i Qeverise , edhe mbrojtjen e qeverise nuk di ta beje –Ky thote se Serbia esht perpara ne ne futjen ne BE
Ne fakt Serbia pothuajse esht futur ne BE , nderkaq qe per ne BE thote se ne nuk futemi as per 20 vjet
Problemi ketu esht se EU po na genjen me ato standardet qe ju kerkon shqitpareve, nderkaq qe Serbise , por edhe Malit te zi e Maqedonise nuk ju kerkon asnje standard
Sepse po te shikosh , le te marrim Korruspionin:
Ne baze te nje studimi te Bankes Boterore nga zyrtaret amerikane per 10 vjetet e fundit per vendet e Ballkanit ne lidhje me Korruspionin, thuhej se kjo dukej nga parate qe dilnin nga Bankat e ketyre vendeve ne drejtime te panjohura ..dhe keto para presupozoheshin te gjitha para te pista
Zyrtaret amerikane thane se nga Shqiperia para te tilla te pista kane dale me pake se cdo vend tjeter dhe jepnin keto te dhena :
Nga Serbia kane dale para te pista reth 10 miliard dollare , nga Mali i zi 4 miliard dollare, nga Maqedonia 6 miliard dollare,
ndersa nga Shqiperia kane dale 1 miliard dollare
Mirpo ky esht nje tregues shume domethenes i koruspionit shteteror , dhe amerikanet thane se Shqiperia nuk ka ndonje korupsion kaq te larte krahasuar me vendet e rajonit.Pra Serbia esht shteti me i korruptuar i rajonit dhe i gjithe Europes
Ne ldhje me te drejtat e minoriteteve,: ne Serbi te drjetat e minoriteteve shkelen ne menyre brutale, fare si ne Vojvodine, ne Novi pazar, ne Luginen e PRESHEVES ETJ,
Ndersa ne Shqiperi Minoritetet kane standarde te tilla si ne EU, sic thone vete zyrtaret Europiane te te drejtave te minoriteteve
Ne lidhje me gjendjen e Rendit dhe qetesise –Ne Serbi kane ndodhur skandale te tmershme–Atje u vra Kryeminsitri i vendit XHinxhich, ndersa ne Shqiperi kRYEMINSITRI IKEN NE PUNE ne kembe sikur jemi ne Hollane
Mos themi pastaj qe vete populli serb esht i pa pjekur dhe vazhdon te mburri traditen e tyre te afert kriminale , saqe edhe nje ndeshje futbolli nuk behej dot
Po ashtu ne Serbi ka akoma varreza masive me trupat e shqiptareve te zhdukur gje te cilen e Konfirmon Kryetarja e te drejtave te njeriut me qender ne Beograd , e cila eshte serbe .Dhe kjo eshte gjeja me Skandaloze qe mund t ekete nje shtet sot ne Bote
As ne vendet me diktatoriale nuk ka varreza masive te njerezve te pa-fajeshem sic ka Serbia
Ndersa ne Shqiperi e ne Kosove nuk kemi varreza te tilla , qe ka akoma Serbia
Edhe ritja ekonomike e Serbise esht shume e ulet –Kosova dhe Shqiperia kane ritje ekonomike me t e larte se Serbia , plus qe Serbia nuk ka bere akoma privatizimet qe te futet ne rjedhen e Ekonomise se tregut, qe te ndjejne konkurencen e drejte te tregut -Pra ata kane cmime fiktive dhe ekonomia e tyre eshte fiktive
Pra te gjithe treguesit Shqiperia i ka shume me lart se Serbia, Edhe Kosova ka tregues shume me te mire se Serbia dhe nderkaq ajo Ndrikulla e BE-se Maerkel, nuk i merr aspak parasysh rezultatet e Bankes Boterore per Korupsionin apo edhe trguesit shume negativ qe prodhon performanca e shoqerise serbe , krahasuar me shqoerine shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove
Plus pastaj, edhe trashegimia kriminale q e ka Serbia vazhdon te lulezoje ne shoqerine dhe shtetin e sotem serb
Ndersa shtetet tona shqiptare kane nje trashegimi paqesore me fqinjet
.Qysh mund te futet ne BE Serbia, nje shtet xhelat qe ka shkaktuar lumenj gjaku , dhe ne qe jemi viktima na thuhet se as per 20 vjet nuk futemi
ndersa per Kosoven as qe e kane ne refene fare ata te BE
Ndaj Thaci ka thene shume mire,–Ne duhet te ndihmojme nejri tjetrin, te japim pashaporta kosovareve qe te levizin per lireshem per hallet qe kane ne Erope dhe te shikojme veten tone
Pastaj kulmi i kesaj politike me dy standarde te Merkel, esht kur kerkon te fusi edhe Malin e zi edhe Maqeodnine ,qe keto dy shtete jane shtete te deshtuara ne cdo aspekt
Mali i zi, ka nje Kryeminsiter qe esht zi e me zi, –Ky Kryeminsiter esht kerkuar nga Prokurroia italiane se ka pasur lidhje me Mafian siciliane per trafik droge
Ndersa Maqeodnia , ka nje sjellje brutale deri ne genocid kunder minoritetit shqitpar, saqe hariti deri atje sa i rahen brenda ne Parlament
Pra , ne konkuzion, do thosha si mund e futen keto shtete ne BE , qe i kane standardet e te drejtave te njeriut, te kroupsionit dhe rendit ne menyre tejet te perkeqesuar,dhe shume me poshte se shtetet shqiptare ?
Kjo tregon se BE ka standarde te dyfishta , dhe nuk ka respekt fare, per ne, edhe sikur ne te kishim plotesuar te gjitha ca kerkojne ata, ata prape do gjenin dicka tjeter .
Ndaj duhet qe media jone te ngrihet dhe te diskretitoje kete politike me dy faqe te BE, dhe te kerkojne te drejten tone ,krahasuar me favoret qe i behen nje shteti kriminal e xhelat sic esht Serbia
Dhe jo te krijojme alibira se na i paska prishur maredheniet me EU-ne Berisha ndaj dhe ne tani po vuajme -hahahahaha
C’jane keto arsyetime prej ligesie provinciali more ? Lerini more keto justifikime q e i beni politkes pro serbe te Merkel ,se ajo qenka nje politkane shume e neveriteshme ne padrejtesine qe ajo zbaton kundrejt vendeve tona
Kish te drejte Donald Trump qe nuk ja dha doren fare …
Duhet te shkruajne te gjithe kunder kesja politike dhe ti kerkojne llogari, pse tregohet e njeanshme dhe me dy standarde ne rajonin tone duke favorizuar nje shtet jingoist si Serbia
Sepse nqs futet Serbia para nesh, atehere ne kurre nuk futemi dot, sepse qe te futesh ne BE , duhet te votojne te gjithe pro, ndryshe nuk futesh dot
Dhe nqs Serbia do jete pjese e BE-se , kur te vije radha jone per tu futur Serbia nuk thote kurre po, Lere pastaj per Kosoven.
Ndaj Thaci ka bere shume mire qe ka kerkuar tu jepen pashaportat Kosovareve, dhe biles duhet te fillojme politkat e njesimit per tu bashkuar sa me shpejt Kosova me Shqiperine , qe te jemi bashke –Pa per te futur ne BE ata nuk na fusin kurre ne –Por te pakten te mos i leme te na trajtojne si budallenj, por ti diskretitojme hiletee tyre te pista
Raimond Vlonjati, alias Skypion…
Na nxorre malle, more djale…
Evropa esht kurve ne raport me shqiptaret kjo esht fakt. Fajtor jemi vete ne pasi kemi pranuar evropa pa asnje kusht dhe pa alternative, Ndersa serbia i ben presion evropes pasi ka alternative russin. Evropa e ka par se shqiptaret nuk kan alternative apo zgjidhje tjeter prandaj ben lojra te ndyra me ne,
Kur mendon kush udheton pa viza ne evrope dhe kosova jo, Te vjen me vjell. Ukraina qe ka 60,milion banor dhe vetem kriminel e mafioza ka me shum se gjithe popullsia e kosoves, ndersa te pa pune dhe ne varferi ekstreme ka mbi 6, milion banor dhe kjo nuk eshte problem per pedofilat e evropes qe lujn qoka me shqiptaret. Pastaj rumani antare e BE,se nje shtet i degjeneruar korruptuar me i varferi ne evrope me i varfer se gjdo vende i ballkanit pamvarsisht se sipas metodave shpekulative te GDP,se paraqet nje pasqyre tersisht tjeter rumania vetem popullsi qe jeton ne varferi ekstreme ka me shum se gjithe popullsia e kosoves. Pa shtuar ketu 2,milion rome qe ka rumania. E njeta situate eshte edhe ne bullgari. Edhe nje her evropa eshte kurve pasi ne raport me shqiptaret ka standarte te dyfishta, Mirpo ideja e thaqit per pasaport shqiptare nuk eshte zgjidhje kjo munde ta demtoj edhe shqiperin. Ne duhet te gjejm nje alternativ per ti ber presion evropes qe te ndaloj me lojra dhe standarte te dyfishta ndaj shqiptarve, kush munde te jet alternativa nuk e di ndoshta, Amerika , Rusia apo turqia.
O MERO NDERROJE EDITORIALIN..FLIT PER LIGJIN E PAKICAVE QE VOTOJE QEVERIA E KTYNE.PUSHTAVE..KTO JANE ISOJ ME PD PO E SHKATARROJNE KET VEND…JU GAZETARET JENI KLASA INTELEKTUALE QE DUHET TA MBRONI ME SHKRIMET JUJA APO JO???????KURSE JU MERENI KUSH ZVISHET NGA GRATE..DEPUTETE SEKSI ..HAJDE GAZETARE PLENA HAJDE S’KENI BYTHE ME I DALE KUNDRA.LUGATIT KRYEMINISTER SE JU PRET LLAPEN..NJEREZ PLERA PA SEDER
Nje Komb Nje Pasaporte ka qene kerkesa e drejte, e ligjshme e Aleances KuqeZi.. Sali Damir Fazllici i gjendur perballe vales ne rritje te nacionalpatriotizmit KuqeZi vendosi masken e “patriotit” per te genjyer naivet dhe humbamenot..dhe pasaportat ua dhuroi apo shiti deri dhe terroristeve nga vendet e konferences Islamike ku qeverisjet tradhtare dhe kriminale te PD bashke me PS dhe LSI e mbajne ende Shqiperine si anetare..asnje pasaporte nuk dha per shqiptaret e vertete jashte Rep.Shqiperise perjashto kartat e fallsifikuara te anetareve te ldk qe vinin e votonin per PD ne zgjedhje..
https://www.aleancakuqezi.al/2011/lajme/nje-komb-nje-pashaporte/
Ata qe leviznin lirshem dhe pa viza drejt Perendimit per 25 vjet ishin zyrtarish shtetas te Yugosllavise dhe me pas Serbise. Nuk ishin nga nje shtet qe ben nje sy qorr e nje vesh shurdh kur qytetaret e tij shtojne popullsine e Shtetit Islamik duke furnizuar me gjak te ri ushtrine e tij terroriste.
Kosovaret kujtojne se Europa eshte nje budallacke qe mund t’ia hedhin.
Opo thuaje shqip qe per patriotizem nuk i digjet barku as Thacit e as Metes, por duan vetem te hapin nje dritare tjeter per manovrime votimesh qe sido te vertiten situatat, pushteti te mbetet ne doren e tyre.
Beni reformat e kerkuara dhe kufite do hapen nuk mund te hyni me politikane bandit ordinere dhe pa shkolle ne parlamentin europian
Politikaneve te Tiranes po u grisen breket jo nga varferia por nga ” pordhet e renda ” qe po I bejne ndaj perendimoreve . Populli nuk ka asnje problem me politiken europiane . Drejtusit shqiptar duhet te terhiqen po te jene te zgjuar nga politika avash avash . E kuptuan qe po te rreshkiti kemba asnje nuk te del zot . Terhiquni me dinjitet nese ju ka ngel sadopak .
eshte ceshtje lekesh.ilir hajduti dhe hajduti i kosoves me kete veprim hapin nje” minier’.SHUME E BUKUR PRESIDENTET MENDOJE PER POPULLIN,DHE POPULLI MENDON PER TA.
Z.Baze,kini rene viktime e propagandes qe behet nga Europa,posarisht jo kunder Koseves,por me kete rast Evropa plake,fut edhe Shqiperine ne cark,me nje gure vret dy zogj.E vertete, zgjidhja e keti turpi qe ben Evropa karshi Koseves,duke mbyllur dy miljon njerez ne mes te saj nga te kater anet, nuk duhet te vije permes Shqiperise,kete e di dhe presidenti Thaci,por kosovaret nuk kane rruge tjeter,kjo rruge po ju imponohet,jo vetem atyre por te gjithe shqiptareve, po luhet loja e vjeter me faktorin shqiptar ne ballkan,i cili nga ana e tij perpiqet te ece ne rrugen e Evropes.Shikoni:Tridhjet vjet me parae me nje qeveri qe nuk ishte e kosovareve ata leviznin te lire ne Evrope,sot me me nje qeveri te zgjedhur nga vete kosovaret ne menyre demokratike,ata nuk kane lirine e levizjes,cka do te thote se Evropa i do kosovaret nen qeverine serbe.Kjo eshte loja qe edhe ju z,Baze ju ka futur ne gracke
Dakort Mero, po kjo pune eshte ti biesh me thike tendit.
Ne po pranojme pakica kombetare me shumice. Dhe keto pakica kane pasaporta greke, bullgare, rumune, po shqiptaret e gjakut nuk paskan te drejte te gezojne te drejtat e kombit. Shume i dhjere ky muhabet