Nga Mero Baze
Turqia ka reaguar zyrtarisht ndaj një vendimi të një gjykate shqiptare, e cila ndalon ekstradimin në Turqi të pedagogut turk Muhammed Yasir Aydoğmuş, të cilit i është pezulluar pasaporta nga autoritetet turke, për shkak të akuzave që janë ngritur për terrorizëm pas asaj që Erdogan e quan “grusht shteti”.
Vendimi i Gjykatës, bazohet në faktin se pedagogu turk është para një akuze politike dhe Shqipëria ka detyrime ndaj Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për esktradimin e personave që kanë probleme politike në vendin e tyre.
Reagimi i Turqisë si zhgënjim ndaj Shqipërisë dhe disa zëra në Tiranë që e shikojnë me trishtim çështjen se “po prishemi me Turqinë për një pedagog”, tregon realisht se para çfarë rreziku ndodhemi nga debati që rrezaton qëndrimi ndaj këtij gjyqi.
Në këtë histori përplasen dy koncepte tërësisht të ndryshme për drejtësinë. Njëri që e konsideron drejtësinë në shërbim të politikës, apo qoftë dhe diplomacisë dhe gjykimi Perëndimor që e konsideron të pavarur dhe që duhet të respektojë parimet evropiane për të cilat Shqipëria ka rënë dakord.
Paturpësia e Turqisë që reagon ndaj një gjykate shqiptare nuk është turp në Turqi. Aty Presidenti arrrestoi mijëra gjyqtarë, gazetarë, profesorë dhe ushtarakë brenda një nate, a thua i kishte gati dosjet dhe akuzat për ta. Asnjë gjykatë nuk guxoi më pas të mos i quante fajtorë të ndaluarit, pa asnjë fakt.
Në atë vend dita-ditës po bëhet normale të ndëshkohesh se duhesh ndëshkuar, dhe jo se ke bërë faj. Dhe mos u çudisni që ky mentalitet reflektohet dhe ndaj vendeve të tjera si Shqipëria.
Me të njëjtën egërsi, Presidenti Erdogan u përplas edhe me Gjermaninë, për një karikaturist që ishte tallur në një vizatim për të. E ka bërë dhe për një gazetarë në Kosovë. Është praktikë normale e tyre. Erdogan i kërkoi Merkelit të dënohej humoristi që ishte tallur me të, ashtu sikurse kërkoi që gazetari i Kosovës që tallej me grushtin e shtetit të merrej i pandehur. Kështu që mos e gjykoni keq përse ai reagon ndaj Shqipërisë, për një vendim gjykate. Vetëm se ndaj nesh ka reaguar fort ndaj qeverisë, për një arsye tjetër dhe këtu ai nuk ka shumë faj. Ai ka dëgjuar se në Shqipëri, drejtësia është aq e padrejtë dhe jashtë standardit, sa nuk ke si ti thuash Erdoganit që e kemi të pavarur dhe nuk pyet për ty. Nga ana tejtër, drejtësia jonë ka liruar dhe trafikantë droge të kërkuar në Turqi, por Turqia nuk ka reaguar. Pasi aty krimineli më i madh është ai që është kundër Presidentit dhe jo trafikantët e drogës.
Protesta e Turqisë nuk ka të bëjë me cilësinë e vendimit, por me faktin që Turqia e konsideron apriori drejtësinë nën urdhërat e politikës në Tiranë dhe reagon ndaj saj. Ajo e ka të sinqertë idenë se këtu me drejtësinë mund të bësh çfarë të duash. Në një farë mënyre reagimi i egër ndaj Shqipërisë, tregon se Turqia e di që këtu me një telefonatë mund të ekstradohet pedagogu.
Dhe nuk është se e ka keq. Fati është këtu se drejtësinë po e merr në dorë Perëndimi dhe së paku tek gjykimi politik nuk tolerojnë. Po të ishte për këta kokqoshet tanë, që thonë pse na prishni me Turqinë për një pedagog, ky pedagogu do ishte duke u pushkatuar sonte.
Sa te vijne ne pushtet Guleni (nese vjen ndonjehere ai ose ndonje nga kopilat e tij) dhe opozitarja iraniane duhet te paguajne qerane per bazat e tyre ne Shqiperi. Nga Irani duam aksione tek kompania shteterore e naftes. Edhe opozites siriane u kemi dhene ndihme, edhe ata duhet te paguajne per sherbimet qe kane perfituar. Te paguajne ashtu sic do paguajne borxhet qe i kane Merkelit ponto-karamanlidet deri ne fund te shekullit tjeter.
Absolutisht analiza me e sakte
ne l8dhje me kete teme
Të lumtë! Reagim shumë i drejtë. Por mos të çuditet kush për sa ndodh këtu dhe në lidhje me këtu. Përderisa shitet çdo gjë, më së pari atdheu e pastaj drejtësia, morali…., gjithçka. U pa ç’u bë me ligjin për minoritetet. U shtuan një tufë minoritetesh, madje edhe ai bullgar, thjesht për ta patur mirë me “presidencën” bullgare të BE. Politikanët tanë edhe pa buthë, edhe shkërdhata, kështu që Erdogani s’ia fut kot.
respekt MERO BAZE…eshte tama ashtu sikure se e thoni me siper:VETEM SE TURQIA, Survejon ne Gjermani shume Qytetare Turko-Gjerman..si dhe Sherbimi i Fshehte Turke; ka shkuar deri aty sa eshte Infiltruar ne Zyrat e te Huajve duke Marre te dhenat e atyre Turqeve qe kerkojne Azil ne Gjermani..lere pastaj se sa Gazetare Turko-Gjermane jane Arrestuar…
@@”Miqesine” Turke e kane NJOHUR Formuesit e Shtetit Shqipetare me mire se ne sote….PRANDAJ DUHEN NXJERRE MESIME….Turqia e shikone Shqiperine si Province Turke..DUKET SE KESAJ HERE EDHE QEVERIA KA PROBLEMET E SAJ ME TURQINE..sepse e ka “Lepire” shume si kunder peshe e Nderhyrjeve Greke ne Punet e Brendshme te Shqiperise…lol
Nje kerkese e tille jo vetem qe eshte ne kundershtim me normat europiane por edhe me Konventen nderkombetare mbi statusin e refugkateve dhe me vete konceptin e shtetit sovran shqiptar.
Ky rast nuk ka te beje me vepra penale por me vepra politike.
Shqipetia nuk eshte nje krahine e shtetit te TUrqise.
Po, më se e drejtë analiza. Kemi Gjin Gjonin që e la trafikantin turk të drogës me arrest shtëpie me adresë “Kthesa e Kamzës”,Shqipëri, Europë. Për 1 ditë qe zhdukur.
Edhe vete pagadhenesi juaj F. Gulen;
do e kishte shkruar menyre me elegante dhe me pak te njeanshme
kete lloj flete-rrufeje…
Turqia puhoj nga puna gjithsej 147000 veta por ajo sot ka nen gjykim vetem 5000 veta.Te tjeret jane larguar nga puna por jo te arrestuar.Te larguar jane me shum Arsimtar te shkollave private te Gjylenit. Ai pedagogu duhet te ekstradiktohet dhe mundeisht te nderrohet me ate Kriminelin qe PS bashkepunon kunder Berishes ,ate Haxhijan.
Kujt i plas bytha per anadollaket do zoti te zhduken nga shqiperia ne jemi europe se vetem po’ e shkaterrojne shqiperin kto mongolet myslymanet kto injorantat
Keni të drejtë z.Baze.
Nëse duam Gjykatat dhe Prokuroritë si në Perëndim
duhet që ato të jenë të pavarura nga Politika dhe influenca e tyre.
Pyetni me pare shqiptaret, nese duan vertet ti bashkohen Europes apo duan Turqine. Mbase pushtimi 500 vjecar ka lene gjurme e mbresa te pashlyeshme (deri ndryshim ADN-je), sa qe sot ata ndjehen me shume turq se arbereshe..
Plotesisht e sakte ! Turqia nuk eshte me laike. Erdogan dhe pasuesit e tij e kthyen si nje shtet Ameriko – Latin. Dikur Stambolli ishte qender perparimi dhe Ataturku ndertoi nje forme te tille shteti me qellim qe – “Anadolli mos te mundte Stambollin” Sot ne turqi anadolli eshte ne fuqi. Kujdes mos te na vije ne Ballkan !…tung
Analize e holle e nje problemi shume te madh ne rritje nga Canak-haleja qe ka futur percarjen nder shqiptare duke vene ne pyetje ADN-ne shqiptare historine e lavdishme heronjte madje edhe vete Heroin tone Kombetar!
Respekt z. Baze dhe shpresoj qe “keshillat” “vllazerore” nga tiko-t hamamet diplomatik shkurt nga zagaret e tahypit te mos jua turbullojne shqiptarizmin tuaj!
Perandoria Osmane ishte nje perandori multi etnike me nje kulture kryesore islamiko persiane.
Perandoria osmane pati prani ne trojet shqiptare per 400 vite dhe une nuk e di pse I shtojne 100 vite me shume Duke qene se Lidhja e Lezhes ra ne 1488.
Mund te themi se Perandoria osmane ndenji diku tek 320 vite duke Marr parasysh 100 vite pavaresi te Pashalleqeve te Pavarura Shqiptare.
Ne Perandorine Osmane myslimanet shqiptare ishin nder njerezit me Me ndikim.
Perandoria osmane kishte 41 kryeministra shqiptare dhe qindra gjenerale dhe guverantore shqiptare.
Shqiptaret ishin shtylla kurrizore e ushtrise perandorake.
Turqia eshte nje shtet komb I krijuar nga ataturku ne 1923 dhe nuk ka Lidhja ne politika me Perandorine osmane. Turqit Jane perzierje popullatash te ndryshme.
disa sqarime per disa injorante qe i ka ngel ora tek histiografia e enver hoxhes.