Nga Mero Baze
Saimir Tahiri është sot në një ditë të vështirë, në një nga ato ditë që Zoti të vë në provë të jesh i vërtetë me veten, familjen dhe shoqërinë. Më shumë se sa me ndonjë krim në jetën e tij, ai po përballet me historinë e tij politike. Por dilemat e tij kanë përfunduar dhe ai nuk ka shumë zgjedhje përpara. Ai do përballet me drejtësinë.
Dhe këtu fillon problemi.
Përpjekja e mundimshme dhe e zhurmshme e opozitës për të bërë politikë me procesin Tahiri, nuk është e rrezikshme për Saimir Tahirin. Ai më mirë se ne të tjerët, e di vetë se çfarë ka bërë dhe besoj se është i qetë në përballjen e tij me drejtësinë. Por kthimi i ndëshkimit të tij në një betejë politike të opozitës, jo vetëm që do ta dëmtojë rëndë këtë proces, por rrezikon ta kthejë atë në një dështim të ri për opozitën për disa arsye.
Së pari, opozita po e përdor përballjen e tij me drejtësinë, në një aksion politik, që mendon se i shërben asaj për t’u unifikuar si faktor opozitar. Fakti që procesi ndaj Saimir Tahirit, arriti të bashkojë në një tavolinë Lulzim Bashën që i ka ikur drejtësisë, Fatmir Mediun që i ka ikur drejtësisë, dënuar me gjashtë vite burg në Shqipëri dhe katër vite burg në Itali, Monika Kryemadhin, që e ka parë një film bardhë e zi në familjen e saj, për histori të tilla, Koço Kokëdhimën, që është personi simbol i akuzave për lidhje të politikës me krimin dhe korrupsionin në vend, si dhe figurina të tjera qesharake, pra fakti që beteja ndaj Saimirit, bën bashkë gjithë biografinë e dështimit të drejtësisë në Shqipëri, e kthen atë nga viktimë e drejtësisë, në një hero politik. Dhe kjo nuk është mirë, së pari për drejtësinë.
Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që t’ia vësh në një peshore fytyrat që i kanë ikur drejtësisë dhe që procesi ndaj Tahirit i bashkoi dje në një tavolinë nga një anë, e Saimir Tahirin nga ana tjetër, që të mos e ndajë politikisht këtë punë. Dhe ky është një dëm i madh për drejtësinë, pasi është një rast tjetër i dështuar që drejtësia të jetë nën ndikimin e politikës.
Së dyti, kjo përpjekje për të bërë politikë me procesin ndaj Tahirit, duket se ka një kundërpërgjigje nga shumica në pushtet, e cila po e përdor këtë rast për të dëshmuar se nuk e pengon kurrë drejtësinë dhe nuk ngjajnë me ato fytyrat që janë bashkuar duke shpresuar që do të vijnë në pushtet nga procesi ndaj Tahirit. Dhe nëse në fund të këtij procesi Tahiri del i pafajshëm, bilanci do të jetë 100 me zero për shumicën, pasi po dëshmon jo vetëm përgjegjshmëri, por po bën dhe ajo politikë për ta përdorur në favor të saj këtë proces.
Së treti, kjo betejë e neveritshme politike për të përdorur “procesin Tahiri” si një mënyrë për të fituar politikisht, e vendos opozitën në pozitë të keqe, në raport me historinë e saj me drejtësinë.
Meqë të gjithë po bëjnë politikë me procesin “Tahiri”, opozita me shpresë se kështu do bashkohen gjithë mëkatarët në një tavolinë, dhe shumica, se me këtë proces ajo mund të dëshmojë para Perëndimit se po bën drejtësi, në finale do të prodhohet një bilanc pozitiv për shumicën, pasi do të provojnë se ata e bënë drejtësinë më të mirë.
Ata do të provojnë se vetë e dorëzuan Tahirin para drejtësisë për thashetheme banditësh, ndërsa në kohë të Berishës, kryeprokurori nuk guxoi as ta thërriste si person në dijeni Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, si autorë të vrasjes së katër qytetarëve.
Sot Tahiri po shkon para prokurorëve për biseda të dëgjuara nga të tretë, por djali i Sali Berishës që del në tabulate telefonike dhe plot dokumente të tjera si partner i Delijorgjit në Gërdec, nuk u thirr as për t’u sqaruar çfarë foli me të 25 minuta pas krimit dhe pse zyrtarët i drejtoheshin atij me fakse sqaruese, pa qenë “askushi” formalisht. Kjo listë është e gjatë me çdo skandal që shoqëroi qeverisjen Berisha, qeverisjen Berisha-Meta dhe mandatin e parë Rama-Meta.
Vetëm tani që socialistët janë të vetëm në pushtet, ne kemi një prokurori dhe drejtësi që nuk ka frikë nga pushteti, dhe kjo i bën socialistët më të mirë në raport me drejtësinë, se kundërshtarët e tyre, që të vrisnin e nuk të linin as të qaje.
Mbi të gjitha, cektësia e raportimit në Kuvend të Prokurorisë, tregon se Prokuroria qenka më e interesuar për spektakël politik, se sa për një përballje të Tahirit me drejtësinë. Llalla, i cili është në muajin e fundit në detyrë, me sa duket do të ndjehet i “larë” në borxhin që u ka atyre që nuk guxoi t’i pyeste kurrë për krimet që bënë.
I vetmi njeri që është në ditë të vështirë sot është Saimir Tahiri. Ai, si çdo qytetar, do të donte të ishte i vetëm përballë drejtësisë dhe së vërtetës, dhe jo me dy kampe që bëjnë politikë me historinë e tij, për të vazhduar traditën e politizimit të drejtësisë. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, në një vend ku politika ka vendosur gjithnjë për drejtësinë. Ky është rasti i parë, kur drejtësia do të vendosë për politikën. Dhe ata që po përpiqen të bëjnë politikë, me këtë histori do dalin të humburit.
ato qe thua ti per opoziten qendrojn por problemi eshte se sot nuk duhet te flitet per ta po per keta qe jane ne qeveri..qe tregon qe jane e njejta rrace e keqe si ata qe ishin vetem se keta jane cik me te civilizuar ne sjellje por permbajtja eshte e njejte.ti thua te presim drejtesine por vetem drejtesi nuk ke ne ate vend.ai popull o duhet te kuptoj kush e qeveris e te ver mend e mos te jepet me pas tifozeris dhe mbas njeshit ose le te kalbet ne ate hale qe kemi krijuar.ke fol boll per salen.nuk na intereson me.me intereson kush me udheheq e si me udheheq.me koherent mero se po mban pal e ste takon
Nje nga artikujt me te dobet te Meros
.
Ketu nuk eshte pune Tahiri por eshte nje skenar per Tahirin nga ata qe bene 2 prillin 1991….nga qe vrane ne 21 janar nga ata qe kapen me pergjime telefoni Ermal Ilir Enver Hoxhen pikerisht ne 5 vjetorin e 21 janarit dhe donin ti benin gjyqin ne 11 prill …pa asnje akuze reale…
Ju kujtohet kur u kap Ermal Hoxha ne 21 janar dhe thane qe ishte Pablo Eskobari kur ne Xibrrake akoma nuk kishte filluar puna
Pra fantazma e elezbiberit dhe rajersonit po duket perseri ne shqiperi.
. Me shume me tremb ndryshimet qe po behen ne amerike qe me Obamacare..kuben—iranin dhe kjo vale po vjen dhe ne Shqiperi per te zevendsuar Ramen e votuar ne menyre plebishitare nga populli me Lul kriminelin.
.
Jane mikroskopike kete bemat e Tahirit ne krahesim me Sali Satanain qe poeti popullor i kendoj djallit te tij
Rapsodi tropojane për Sali Bishën
1.
Do me u kthy dhendrri n’pushtet
Tash do te dalim n’selamet.
Dobro doshli, daj Fazllici !
E uron Shkelzen-o-vici
Zdravo unuka Argite !
Te gezojme qe erdh kjo dite !
Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rrite normen e fitimit,
Jem bashkue me boten e krimit.
2.
Babe Salihi jep udhezimet,
Si me i shtue superfitimet:
“Gjithsecili ne klanin tonë,
T’angazhohet ne korrupsion !”
Ne mandat te pare si president,
Jam tregu koqe, pa mend,
Me duket vetja anormal,
Pse nuk vuna kapital !
Eshte momenti te fitojme sot,
Vitet qe na iken kot,
Due me u ba pasanik,
Me jetue si sheik!!
Objektiv i madh per mu:
Keto milionat me i fitu
Si ti fusim ne xhepin tone,
Ka metoda ti pastrojme.
Arme, droge e kontrabande,
Jane per burrat: pune e rande,
Ketu, Argite mos i fut hundet,
Kem Shkelzenin per kesi punesh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind per demontim,
Ti Argita, bija ime,
Fokusou n’ privatizime.
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithe projektet qe ka shteti,
Do i perlajme t’ tana per vedi.
Ç’fare ka prona ky milet,
Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadale,
Futju bregdetit me radhe,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’leme parcele te na shpetoje !
Ty Jamarber t’kam si djale
T’i zaptosh tokat ne Jale
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen me fati ne dere,
Ta shfrytezojme per te fundit here,
Te mos mbese aset pa shit,
Te mos leme prone pa grabit.
Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
Do ta shtyj ne maksimum.
Po te na bajne neve anetar,
S’mund te vjedhim si me pare.
Do veme kapital pa mase,
Do fitojme para me thase,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt qe konsulton,
Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
Nga qe pronat ke synim,
Po te jap mendimin tim:
Toke me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronare ca katundare,
I genjejme me pak dollare.
Bejme nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
Rritet çmimi 300 here !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare te madhe fitojme ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithe mafjozat ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Perdor mjetet e ushtrise,
Ke dhe çiken e Farise.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Alibe e Aldo Bumçe,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
Veç me mbush thaset me dollare,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon.
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi
Kur shfrytezohen gra e femi.
Keto jane pune qe leverdisin,
Pasunohemi me tane fisin,
Fitim te tille nuk ka pare bota,
Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
3.
Kam kerkese nga njerzt e grues:
T’u jap serbve akses n’Durres.
Kam mendue qe per Serbine
Te baj aksin Laç-Morine!!
Kosovaret nuk i due hiç,
Sepse jane anti-Fazlliç.
Çmendurisht une kam dashni,
N’dajallaret e femijve t’mi.
Rruga qe i sherben vatanit,
Do kalonte grykes Komanit.
Ky opsion nuk me pelqen:
Me demton si biznesmen.
Une nuk jam aq rrote budalli
Me e ndertu nga thote Topalli.
Rruga bregut lumit Drin,
Le pa pune tragetin tim.
Jam i lute prej Erdoganit,
T’kaloje rruga bregut Fanit.
Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
Pra, Kosova eshte sebepi,
Perfitues jane turku e serbi.
Do ta haje buxheti i shtetit,
Edhe xhepat e miletit.
Nga miliardat qe do hedh,
Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
Jemi te “ndershem” ne publik,
Eshte projekt patriotik !!
Do ta nisim me nxitim,
Pa projekt e preventiv,
Keshtu nuk kapet abuzimi,
N’xhepat tane shtohet fitimi.
Gropes se zeze te korrupsionit,
I veme emrin “Rruga e Kombit”
Se ky popull eshte i trashe,
E ha sapun per djathe.
Keshtu, per dite vjedhim miliona,
Me parullen: “rrofte Kosova”.
Plan biznesi me te mire s’ ka,
Miliardere ka me na ba!!
Eshte projekt qe suporton,
Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
I mashtrojme dhe per fushate.
Une jam Sale talebani,
Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
Me sebep te inagurimit,
Dy dite para votimit !!
(Dasem te madhe do te banim,
Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
Po u ba ndonje padi,
E dergojme Sollakun n’shpi.
Me mbrojt fort korrupsionin,
Kemi gati “lustracionin”.
Kemi eksperience nga bota,
Siç vepronte Penelopa.
Keshtu do bajme me tunelin,
E ndertojme pastaj e shembim.
Siç na meson arithmetika,
Kete e thote edhe Argita:
Qe te fitohet sa me shume,
Duhet rrit puna n’volum.
Sukses-fija eshte derivat,
Punet e vogla japin pak.
Po kur shifra eshte me billiona.
Çahen brinjesh llogarite tona !!
4.
Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
Se ua dhame amerikaneve.
Nga Teksasi, nje firme hiçi,
Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
Koperture n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence !
Fillo, jepi konsulence !
Te startoje, me korrupsion,
T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjell nga Azerbaijani.
Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
Mire se te vijne nga mafia ruse !
Vlere fiktive veme n’ offerte,
Me u “pague” per 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I nderron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai per shoqni,
Ai ka ketu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nje nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Per “OK”-n ne parlament,
Duhet ba nje marifet:
Vec te kete emerin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rendesi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, e ca gomare,
S’jane te zot as “per nje pune”,
Miratojne ç’far u tham une.
Pse jane arti, politika ?!
I blejme ca nga opozita,
Kur ta mbyllim kete pazar,
U çojme ftesat per iftar.
Per parate, s’kemi siklet,
ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyese ndonje gazete,
“Jane pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonje gazetar,
Do ta shpalle une tradhetar,
Do ia djeg gjithe pasurine,
Me shtypshkronje, e me makine.
Per transferta kriminale,
Kemi banken personale,
Me Tan Santo e Elvane,
Kryebandit Adrian Fullane.
I bajme ligjet si t’i dona,
Qe ARMO t’jete e jona.
Ky qe plani, me startuu,
Eshte sukses i garantuu !!
ESHTE PROJEKTI I FITORES !
JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
5.
Merakoset nene Jovanka:
Motra ime, Sllobodanka !
Mos ma lini n’balte Fasllicin,
Pse e kemi Kryeministrin?!
Sal Berisha mban fjalimin:
Mos ma ngucni “gospodinin”
Mbyllni gojen deputete !
Se ua sjell ketu n’parlament.
Nis veprimet paranoja:
O Damir, o “srdce moja” !
Merre çarterin per Tirane
Je ne bes’time n’ TV Klan.
Ne aeroport shtrohet tapeti,
Me urdher te nalte nga shteti,
Zbret me nderet e nje princi,
Dora vete: druzhe Faslliçi.
Angazhohet i gjithe shteti,
Policia e prefekti,
Shantazhojne Sala e Liria:
Te rrije urte prokuroria !!.
Se eshte koke, per koke te mikut,
Eshte koka e trafikut,
Kontrabanda e Ballkanit,
Kontrollohet prej “viganit”.
6.
Fakte te reja kan dale ne drite:
Kush e nxori Azemin ne prite,
Kush e shfrytezoi arkivolin,
Me ba 14 shtatorin !
S’e harrove o Sale, traditen,
Keshtu e vrave edhe Trebicken,
E verteta po del ne pah,
Kush e çoi Kosten “per gjah”.
Po te zbardhet prej fillimit,
Tragjedia e 2 Prillit:
Dora qe gjakosi Shkodren,
Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
Kur Kosova ngrinte krye,
Behej shqipja “lesh e li”,
Luks i madh per Serbine,
Kur shtie n’kaos Shqiperine.
Hej Sali, miku i Fazlliçit,
Ia kalove Karaxhiçit,
Karburant i dhé Serbise,
Me vra djemte e Dardanise!!
U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
Kundra trimave te Kosoves
I gjithe populli u çudit
Kur i shpallet “terroriste” !!
Trimat, ne lufte me dushmanin,
Ti, biznes me Arkanin.
Dosja jote ne Beograd,
Filloi te jape rezultat.
Kur Kosovës po i vinte fati,
Direktiven jep lugati.
Me urdher te UDB-se
I the “jo”, Rambuje-se.
Ti ke ba nje mal me krime,
Vrave popullin ne lufte civile,
Mbolle ngjarjen me vrastare
“Hiroshimen” gerdecare.
Tym e helm mbushe kete vend:
Bloze qymyri, nafte e cement,
Ke dhe plane me mizore,
Me centralet berthamore !!
Si familje, je ba llum
Ju ka vene mafia perfund:
Delijorgji, Medi dobiçi
Rezart Taçi e Fazlliçi.
Qe ta themi hapur fare,
Eshte gjithe mafia nderkombetare,
Kriminelet ke ortakë,
Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
7.
Jam Sali, Sali “qëndresa”
Vrava, vodha gjithe sa desha
Per pushtet, une djeg Shqipnine,
Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
Madje jam shume i vendose,
Per nje tjeter katastrofe !
Me barut u ba shume buje,
Kete here do jete me uje !!
Shkodren do ta bej det,
Ta mbaje mend perjete !
Tragjedi qe s’e ka pase,
Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
Vi nga kulla e Vicitolit.
Jam nga shpella e Mit Sokolit,
Qe ju turr topit per ment’ krese,
Tu mendue se eshte n’sigurese !
As kurkujt nuk ia kam friken,
E kam “tredh” une opoziten
N’ unison me Edi Ramen,
Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
Le t’vazhdoje me batuta,
Tu tregue perralla me flutura
Nuk me tremb mue Johni II-te,
Une nuk pyes per Amerike !!
Derisa t’permbyset globi,
Me rruen trapin “Silvia Konti”,
Se ia marr erzin n’publik,
Ia kam ba nje vidioklip !
Me gjyqsorin s’kam problem
Aty kam une klanin tem,
Bamirit ia kam ba bene,
Do t’ia marr dhe KLD-ne.
Me i vu krimit kapak,
Mua m’duhet edhe nje mandat
Kam nje plan te sterhollue,
Me lane popullin pa votue.
Kur te vije dita per votim,
Jam usta n’manipulim.
E ujdis dhe me Europen,
N’qeveri me kokelopën.
8.
Mire ia ban more faqezi,
Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
Se çdo popull ne planet
Nuk do të sillte me ne pushtet.
Per faturen dhjetra mijera
Brenga, plage edhe viktima,
Per gjithe krimet ndaj vatanit,
Do ta benin si Sadamit.
9.
Hapi blloqet moj Argite:
A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
Nga vemendja si na doli ?
INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
Duhet te kesh n’vemendjen tate,
Dhe repartet ushtarake.
Ç’fare ka: toke e ndertim,
Ta kthejme ne perfitim!!”.
Te punojme ma me kujdes,
Po na dalin letrat n’shesh.
“Bomba” e pare qe faksi djalit,
Tash, e-mailat e Ansarit !
Ne publik erzin na muaren,
s’na paguan as faturen,
Me aferat qe t’zbuloi Tema
Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
Per çdo gje, rrofte kapari,
Se ta fusin si arabi
Ta kesh rregull n’punen tane:
Leket merren paradhanie !
Mos u ban more babe zevzek,
I thote t’jatit çika e vet:
“Veç me tenderat qe kam n’proces,
Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
Asetet qe ti permende,
I kam te shkrume n’listen teme.
Une i bej punet me grafik,
I kam ne plan per kete vit.
Nuk pajtohem me kritikat,
Mos mi humb babo meritat.
M’ gjej nje tjeter ne Planet,
Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
Per çdo prone qe eshte kthy,
Une e Zeni kem nderhy.
Ne çdo projekt e investim,
Aty eshte dhe emri im !!
Koncesione e tenderime,
Kane kalue ne doren time.
S’jam mjaftue si konsultare,
me perqindje, jam pronare !!
A e ke pa si po hedh shtat,
QTU-ja e re ne Farke ?
Veper qe se ka Shqipnia,
Ashte tu u ba me leket e mija !
Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
I kam une nen kontroll !
Po s’pagoi taksen tek une,
S’fiton asnje konsorcium !!
Fantazia ime s’ndalet,
Kam fillue te zaptoj dhe malet:
Dajt, Terbun e Veleçik,
Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
Me ndihmen e dajes Fazlliç,
Kem ba lek e fitue miq:
Mishkovicin e Arkanit,
Dhe djalin e Sllobodanit !!
Kam arrite me menaxhu,
Procesin me te korruptu.
I rashe vize VITOL gjigandit,
Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
Edhe pse jam billionare
Ne shume projekte, aksionare,
Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
Vete e deshen borgjezine !
Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
E godisim bashke me Zenin,
Ti kujdesu veç per vedi:
Mos me ra nga pushteti
Qe t’i gezojme na pasunite,
Mos prano me i hap kutite.
Se po i hape, fiton Rama,
E na i konfiskon te tana !!
Po erdhi ai n’pushtet,
E sigurte: burgu na pret.
Krimet tona sa nje mal,
Nuk mjafton kodi penal.
Qe te shpetojme duhet me ik,
Ne azil politik,
Nese duem nje vend tamam,
Shkojme drejt e n’Teheran.
***
Zonjë e madhe Jozefinë,
Ke merita n’sigurim,
Që kur re në banane,
Ti je ba pulitikane.
Nga besimi europiane,
Në politike je talebane,
Për të tjerat je hibride,
Nuk e flet as gjuhën shqipe.
Si kryetare je e dhunshme,
Nga fjalori: e paturpshme !
Histerike si një vrasëse !!
I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
***
Kush e solli kete cunam ?
Kryeministri sharlatan !
“Hena blu” as “dielli gri”,
Dora vete shoku Sali !
Hapi syte o milet,
Pse fajtore jemi vete:
Se çdo votë për atë lubi,
Eshte burim për tragjedi !!
Moj malesia e Gjakovës,
Ke pas qene e pararojes,
Ti ke pase burra model,
Turp, qe nxore ate kriminel !
Do t’mbuloje Sale turpi i zi
Per afera e per tradheti,
Do te mbetet brez pas brezit:
“Kryeministri i Gerdecit”.
Para teje ne tradheti,
Jane zhyt Zogu e daja i tij.
Por s’kane bere te tilla pazare!!,
Me ujrat territoriale.
Kjo do te thote se n’ qeveri
Esat Pasha na eshte kthy.
Problemi qe ka sot vendi:
A do vi dhe Avni Rustemi ?!
Jeni nje tufe me kusare,
Me Ballinje e Selmanllare,
Delijorgje dhe Fazlliçё,
Taç e maç e berishiçe.
Kjo eshte klike qeveritare,
Eshte nje bande kriminale,
Ruli, Basha dhe Mediu,
Kapobanda eshte Saliu.
Sa krimet i keni ba,
Me lekure keni me e la.
Do ta zbojme ne korrupsionin,
Bashke me Gerdec-kualicionin.
,
Pra zoti Mero ketu kemi nje skenar
nese ne 2 prill 1991 u vrane nga sherbime inteligjente 4 shkodrane per ti dhene pushtetin pushtit berishe….i njejti skenar te njejtet regjizor po “vrasin” Tahirin e Rames per ti dhene pushtetin Lunald Bashes
kjo qe thua mero nuk ka per te ndodhur kurre
sepse e verteta dhe situata nuk eshte me ne doren as te edi rames dhe as te opozites.
1) sajmir tahirit dosjen dhe akuzat nuk ja beri as sali berisha dhe as ilir meta. erdhen nga pertej detit. keshtu qe duke qene se nuk ishte opozita ngritese e akuzes ajo nuk mund te jete kurre e humbura, vetem po fitoi.
2) saimir tahiri sonte pranoi me gojen e tij duke pergenjeshtruar timonierin e madh se PO ne shqiperi eshte beri nami me hashash. pra nuk mund ta pergenjeshtrosh me as ti dhe as kr rilindasi.
3) e verteta eshte se rilindja e beri balte drogen ne shqiperi , dhe e beri balte bashkepunimin me krimin sa me shume dukej sikur rilindja ishte nje bande se nje parti politike
4) e verteta eshte se shqiperia u be bezdi ne bashkimin europian dhe vendet e europes , hollanda kercenoi me vizat per shkak te emigranteve te paligjshem shqiptare dhe krimineleve dhe trafikanteve, te njejten gje edhe franca, ne gjermani emigracioni ilegal gjithashtu problem , ne angli problem, ne itali po e po , me greqine vec problemeve te krimit edhe probleme te tjera qe vinin edhe nga bindja se timonieri i madh ishte vertet i madh.
5) ajo qe te ben pershtypje eshte se dosja dhe faktet kishin disa vjet qe disponoheshin nga italianet dhe cdo mendje normale pyet pse pikerisht tani??????? dhe kaq budallenj ishin italianet ose kaq naive sa te mos e dinin se nje dosje e tille do shkaktonte termet politik ne shqiperi?????? pse duket qe sherbimet sekrete perendimore kane vendosur ta groposin edi ramen?????? per mua vec mekatit te krimit edi ramen e ka mare ne qafe deliri i tij i madheshtise si lider global pa e kuptuar se ata qe e pompuan dhe nxoren deri ne cnn nuk jane me te pushtetshem. drogen ne shqiperi kr rilindasi e mbolli duke qene i bindur ne fitoren e clintonit ne amerike dhe per shkak te lidhjeve te tij ai do kishte dore te lire ne gjithe pislleqet e mundshme shqiptare. nje tjeter arsye eshte se timonieri i madh eshte kthyer ne nje zar te erdoganit dhe turqise , nese shume kanceleri perendimore deklarojne per rezikun turk ne ballkan nuk e kane as per serbine as per malin e zi as per kroacine e per greqine jo e jo. pra kembanat kane kaq kohe qe bien pra situata politike globale ka ndyshuar eshte e qarte se amerika dhe europa turqine nuk e shohin me si aleate po si nje armike qe shume shpejt priten qe te perplasen edhe ushtarakisht dhe nuk mund te pranojne qe vend qe e mbajne me buke e me uje te beje te zgjuarin duke u bere zgjatim i turqise ne ballkan . pra kjo histori ne thelb eshte thirje per edi ramen qe te iki dhe per gjithe te tjeret qe do vijne me pas te kuptojne se rregullat e lojes nuk percaktohen as ne tirane e as ne ankara rregullat e lojes percaktohen ne perendim dhe gjithkush del kunder ketyre rregullave perfundon ne burg.
prandaj mero edi rama nuk ka asnje shans te dali i fituar , te vetmin shans qe ka eshte te dali i pademtuar!!!!!!
qe do te thote nese nuk iken vete do ndjeki pas saimir tahirin!!!! per me teper per politikane te tille qe provat mesa duket i paskan me thase me te medhenj se ato te hashashit.
PS: Mero kur rama shiti sa hap e mbyll syte tahirin , ty nuk te ka pergje prandaj mos e mbro kaq shume leri edhe pak vend dites kur do prisheni.
E gjithe kjo histori per Tahirin e ka fillesen nga presidenti jone i 7% dhe CEZ-it Meta, nese ju kujtohet ky president i ardhur ne pushtet me rryshfete e bashkime politike sa ne nje ane ne anen tjeter ka qene para rreth 2 javesh ne Itali, ka lidhjet e tij te fshehta atje, dhe ka aq para atje sa te paguaje gjyqtare apo gazetar italiane qe ata te nxirrnin ato qe nxorren, Meta me kete rast ka qellim rrezimin e Edi Rames, nuk i behet vone per Tahirin, qe te sjelle ne pushtet gruan e tij apo mikun e tij basha bashke me berishen qe e ka shpirt, nga ana tjeter ai e ka vene Llallen dhe po ashtu si president mbulon gjyqesorin, dhe ata tani duan me nje gure te rrezojne dy zogj, Por Meta kete rradhe i ka bere planet e tij mafioze bashke me berishen apo italiane te paguar nga ky njeri gabim, do shikoj se cfare do ti ndodhe, pavaresisht se ai kerkon te heqe vemendjen nga afera miloine korruptive me CEZ qe i ka vajtur Padia ne Prokurori, Por cili Prokuror do ta coj Meten ne banken e te akuzuarve, kete do ta shikojme, Rama duhet te mbroj fort Tahirin, dhe te mos jap te drejten per arrestim, Ata nuk kane prova, dhe deri sa ato te gjenden te hetohet ne gjendje te lire.
Se ty nuk te intereson Sala ne burg, me intereson mua e mendoj dhe shume te tjereve. Here tjeter fole ne veten njejes dhe jo shumes.
Kjo eshte karikatura e drejtesise shqipetare Mero nuk me pelqen por faktet qe pershkruan se si eshte sjell dhalla deri tani jane te pa kundershtueshme prandaj dhe taho qe per mendimin tim eshte i lyer deri ne fyt as e vret mendjen se ka per te mare dhe ndonje lek mbas procesit gjithmone po ju be nje proces.
Mero e kuptoj se je ne siklet po ti mund ti ndihmosh Sajmes shko berja nje gojore sali berishes se bythen ja ka lepir sot Taulant balla
Turp t ju vije qe Beni apologjine e Narko-Republikes. Turp si media turp si individ.
Blloku kriminal i qoftelargut eshte riorganizuar dhe hedhur ne sulm frontal per jete a vdekje! Ai po mundohet te gjej pika te dobeta te kundershtarit qe ti japi atij goditje vdekjeprurese. Ne kete moment krimi eshte nje hap para kundershtariot, pasi armet qe po perdor nuk jane te njejta Kundershtaret e krimit te organizuar kane nje lloj utopie per luften ndaj tij, ata besojne se kjo lufte do te mbeshtetet edhe nga drejtesia qe sot kemi. Po a eshte vertet aleat i saj kjo drejtesi ne te cilat jane varur shpresat? Pikerisht ketu edhe qendron avantazhi i kerimit te organizuar, drejtesia e kapur prej saje eshte arma me fuqishme e cila i jep avantazh ne kete beteje. Nuk eshte rastesi qe fill ne prag te fillimit te zbatimit te vetingut kryeprokurori i cili deri me tani ishte ne gjum letargjik, befas na zgjohet prej gjumit dhe me zhurme e potere kerkon te vere ne vend drejtesine e cenuar nga pushteti legjitim i votuar ne menyre plebishitare !?
Mero, si gjithmone largpames.
Qe drejtesia shqiptare eshte me kriminele se kriminelet nuk ka dyshim, qe Prokuroret me ne krye Llallen jane me te keqij se trafikantet me te rrezikshme nuk ka asnje dyshim.
E vetmja gje e mire ne kete mes eshte qe PS dhe Qeveria jane shprehur publikisht per zbardhjen e se vertetes dhe qe nuk kane marre ne mbrojtje Tahirin. Kjo te pakten ne pamje te jashtme. Kjo tregon se Shqiperia po ndryshon. Po bota e vjeter dhe kriminele (politikane, gjykates, prokurore) nuk kane interes per zbardhjen e se vertetes. Si gjithmone ata jane gati te shkaterrojne cdo gje te mire ne kete vend
Shpresojme qe te mos fitojne kete here, qe hetimet te behen te plota, qe drejtesia te behet dhe te hapi nje rruge te re per Shqiperine
Burg dhe plumb ballit qelbesirave nga Tropeleskrapari. Ne litar te korruptuarit
Kështu kërkuan atëhere për Fatos Nanon, kështu kanë kërkuar për shumë të tjerë, dhe për Kokëdhimën kërkuan heqjen e imunitetit, dhe pastaj i puthën me nder b… Pse?
Sepse duan t’i shpëtojnë drejtësisë vetë, duan të mbulojnë vrasjet e bëra, të ulin zërin për hetim ndaj tyre. Dhe media po i ndihmon shumë se edhe media kazan do të fitojë në këtë mes. Turp për të gjithë që përsëri fusin drejtësinë në kthetrat e politikës. Ishte urdhëri i Lulit dje që ky farë Besimi i pabesueshëm na doli me kërkesë. Pra urdhëri u dha nga padronët për Llallën që të mos i dalin petët e lakrorit.
Ik ere bythelepires pushteti. Dosjen ja kane bere italianet e jo opozita. Te kalbet ne burg ai e kush e mbron.
Me ngadale Albi se u dhjeve. Ver panoline qe te mos behesh pis.
o mender Albi i menderosur!
I taljanet, o idiot,s’i kane bare asnje dosje. Ku e degjove,apo nga basha i salehit? Italjanet thjesht kan deponuar qe dy trafikant kane zene dhe emrin e saimirit,por kjo sperben krim dhe Saimiri do dal paq.Sepse,ai mund te ket gabime plot,por s’ka faje,si pordhaci yt basha,si vellai yt i madh mediu,si gjyshi yt salehi,ok sir?
Albi mqs ja kane bere italianet atehere jane ata qe duhet te kerkojne arrestimin.
E dime qe politika eshte e korruptuar nga cdo krahe. Shumica e shqiptareve mbajn Ilir Meten si hajdutin dhe familjen me hajdute ne vend. Jo larg tij jane femijte e Berishes, Rama, etc.
Por tani eshte kapur nje kale ne leme, dhe si I thone kali qe kapet shin grurin. Keshtu qe lere drejtesin te bej punen e vet.
Ti thua se nese Tahiri del I pafajshem, pushteti e Rama fitojne 100 me zero. Po nese Tahiri del I fajshem a fiton opozita 100 me zero? Pa na e thuaj dhe mos insinuo pafajesi te Tahirit.
Te vjen keq kur Tahiri permend gruan e djalin, por sa gra e femije te shumices shqiptare vuajne jo vetem shpirterisht por edhe ekonomikisht si pasoj e vejedhjeve mafioze te Tahirit me kusherinjt dhe jo vetem.
Nje saktesim per ju nga jugu : ketu nuk akuzohet njeri per vjedhje, por per trafik narkotikesh qe megjithese eshte krim prape eshte me e ndershme se vjedhja me bllok ne dore apo me hedhjen ne ere te je fshati te tere .
Ky eshte ekzagjerim.
Tahiri nuk eshte as shkaku dhe as pasoja pse vuajne shqiptaret sot. Ai duhet kerkuar te udheheqesit e bandave kriminale qe u ngriten ne vitet e famshme 90 dhe kur Merua i sherbente Sali Berishes kur me keto banda shkaterronte shtetin shqiptar. Duhet kerkuar te mefshesia e socialisteve qe luftuan per nje hajdut si Fatos Nano i cilli modeloi i pari koncesionet dhe riktheu nr pushtet Sali kriminelin me te poshtrin e historise shqiptare paa Zogut dhe Esat Pashes.
Saliu duhet te ishte djegur me gjithe Shikun ne 97en. Ata sollen praktiken e krimit te institucionalizuar.
Saimiri ka faj, aq sa kane gjyshet tona kur mbeshefin drogen nga policia.
Eshte ne mes te sheshit dhw biznesi i vetem qe iu jep shqiptareve buke.
E vetmja gje qe mund te them kundra toj eshte se eshte treguar mendjelehte me karieren, suksesin dhe i dobet perballe presionit te gjitheanshem per te gabuar
Saimiri nuk eshte tipi i kriminelit qe pretendon opozita. Opozita sot tallet e ben gallate, ae kur kriminelet qe e perfaqesojne arrijne tia heshin drejtesise atehere ata behen gjykuesit me te peshirshem
Dhe kush e ka fajin per kete? PS jaaaaa qe i la tw lire dhe nuk mori asnje mase ligjore ndaj tyre. Faji bie direkt mbi Edi Raamen qe buk permbushi detyrimin perpara popullit per venien drejtesise, por eksperimentoi me nje cunak si Tahiri. Ashtu sic ka eksperimentuar dhe me dhjetra adoleshwnte qe i ka vene ne poste te larta
Per ti nenshtuar me kollaj dhe per ti hedhur poshte si patatet. Kjo eshte dhe ajo qe ka ndodhurme Tahirin. Dhe per kete me vjen keq sepse po e kupton dhe po e vuan
nje shkrim i goditur, shum sakte
Mero, kjo analize qe ben ti eshte e vlefshme per nje shoqeri qe ka intelektin dhe bonsensin e duhur te beje krahasime.
Pra nuk eshte per shoqerine shqiptate dhe popullin shqiptar.
Ky popull ka harruar cdo gje qe beri kasta e Berishes, ashtu sic harroi ’97’en.
Saimir Tahiri duhet te pergjigjet se paku per pakujdesine e tij ne lidhjet qe mbajti me kriminelet, dhe se shumti per implikim me ta nese del e vertete.
Kjo e fundit sado e rende te jete nuk eshte aq sa ato krime qe moren jete njerezish dhe vodhen miliona nga parate e shtetit.
Megjithate shqiptaret nuk kane inteligjencen e duhur per te analizuar si duhet ate peshoren per te cilen fole ti me lart.
Personalisht kam pershtypjen se faji dhe implikimi i Tahirit nuk eshte shume i madh, se Rama kishte dijeni qe para zgjedhjeve te 2013 per cdo lidhje me dashje apo pa dashje te Tahirit me kriminelet dhe se tani po e perdor Tahirin per te treguar se ai vete gjoja eshte “i drejte”.
Nuk mund te jete rastesi qe kjo dosje doli pikerisht tani pas deklaratave te ashpra te ambasadorit Lu ne lidhje me krimin.
Une Tahirin e shoh me teper si scapegoat (nuk e di si i themi ekzakt ne shqip, me duket se “koke turku”).
Mbase gaboj.
Skapegoat -“Dash kurban” thuhet ne shqip! E theri Lulja kur e bene Kryetar Bashkie!
TAHIRI DO TE DALE I PAPERLYER NGA KJO HISTORI.
E SHUMTA DO TE VUAJE DISI “BUMIN” E KESAJ NGJARJE.
SHOW TASHME KA NDODHUR.
E VERTETA VONON PO NUK HARRON.
ME E MADHJA E TE MEDHAVE NE KETE NGJARJE QE KA PUSHTUAR OPINIONIN ESHTE SE DO TE MBARSET MALI E DO TE PJELLE NJE MI.
OPOZITES SE SOTME JU INTERESONTE NJE SKANDAL KAQ I ELEKTRIZUAR KUR NE FAKT AJO SKA C’PRODHON SI OPOZITE NE RRAFSHIN POLITIK,ATEHERE C’E ? TE GODASIM INDIVIDE POTENCIALISHT TE FORTE TE PS,TE AMPLIFIKOJME NGJARJEN DERI NE ATE SHKALLE SA TE SHPERNDAJME MJEGULL E TE KRIJOJME AMULLI TEK KUNDERSHTARI POLITIK PER TE FITUAR REVANSHIN NDAJ MAZHORANCES DHE PER IRONI TE RASTIT NA MBLIDHEN NJEREZIT ATASHUAR POLITIKES DUKE BERE DAVA PER NJE PERSON QE TEK E FUNDIT DREJTESIA DO TE TREGOJE DHE DUHET VETEM AJO TE TREGOJE IMPLIKIMET OSE JO TE TAHIRIT.
JANE MBLEDHUR HIENAT DHE JANE LESHUAR PER TE KAFSHUAR…!
KETO KAFSHA SE KANE PER HERE TE PARE DHE POPULLI I JEH MIRE CILET JANE.
Eh Mero Mero!!! Heto pak kush do i zevendesoje Habilajt, se stoli rezerve eshte gati per te hyre ne loje. Per sa kohe do kete kerkese do kete edhe oferte. Do shikosh si do filloje nga puna linja e re e trafikut. Linjat e trafikut nga krimi organizuar jane bere redundande, bie njera hyn ne pune tjetra. Fitimi eshte shume i madh per ti thene jo. Dhe gjitheshka shkon drejt perfeksionimit pasi te rinjte qe hyjne ne valle nuk bejne te njejtat gabime qe bene te vjetrit. Mushka po gjen plot ne nje vend te varfer etj etj
Neqoftese paska fakte qe Saimir Tahiri eshte per tu arrestuar , ate arrestim nuk e ben as prokurua dhe as policia jone, por ajo italiane .
Ashtu sic arrestuan sonte ne Drashovice karabinieret italiane ne bashkepunim me policine tone nji pjestar te bandes se narkotikeve, po ashtu e kane per detyre. Italianet te arrestojne me fakte edhe ish ministrin !
Por me fjalet ne biseda ‘ te shtremberuara , qe taksistin e tyre e quanin Saimir, i vune prapa dhe nji Tahiri ata dhe ketu po behen hajengje ne shqup dhe valle ne LSI &!
Njeriu me dy pare mend nuk beson idjotesina te tilla.
Dhe sa per Saimirin…..tia shkumboje prokuroria dhe tia rruaje Sala me cetniket e tij…..???
Ministri me i sukseshem kunder Droges,
Ministri qe e shkuli Drogen,
akuzohet nga ata qe e mbollen Drogen!…
Medet. medet cfare Estrade luhet ne Shqiperine tone!
Kane dale dhe pepinot e Italise, qe per ca Euro, shesin edhe Nenen edhe Baben dhe si llafazane qe jane kane borxh te ngaterrojne mbare Boten!…
Pse fakte jane keto se kane llafosur ca kriminele te ndyre duke marre neper goje Ministrin me te sukseshem kuner Krimit!?…
Mafja eshte hedhur ne sulm me metodat e saj te pergojimit te kundershtareve !
Dhe Llalla yne nxiton te beje Shou!…
Medet, medet…
Nuk na the gje qe a duhet denuar apo jo Mafiozi I droges Kapona shqiptare Sajmir Tahiri por merresh dhe I kundervihesh Opozites qe ne kete rast ka 1000 here te drejte.Pa mendohu pak o Mero Baze ( me keto denigrime te demshme qe informon publikub) se cfar sherbimi po I ben shtetit shqiptar? Nuk mbrohet Tepelena e vetme pa u mbrojtur e gjith Shqiperia.Jeni lokaliste te semure.Sajmir Droga uhet ti jepet drejtesise dhe ju duhet ta e ndihmoni drejtesine dhe jo ta e luftoni.
Shqiptaret duhet te kuptojne se lufterat qe lihen pergjysem jane destinuara te humben!!! Si ka mundesi qe turku qendroje gati 500 vjet ne trojet tona si ne asnje troje te tjera te ballkanit kur paradoksi me i madhe te mendosh qe shqiptaret jane njekohesisht te perfaqsuarit me te shumte ne livelet oborrtare te perandorise dhe luftetaret me te shumete ne numer dhe me te vetsakrifikuar deri ne vdekje ! Lufta kunder korrupsionit galopant te krijuar nga kryekoka SRB-i e fituar ne 2013 me voten e qytetareve te lire ,nuk mund ta quajm nje luft te fituar sepse SRB-i eshte aty dhe sjell verdal Gjykaten, Opoziten me dordolecin e tij ,Televizionet me gazetaret kukulla ,partizan te krimit te veshur me kostum qe kane rene ne gracken e oktapodit me apo jo deshire ,qe vetflijohen gratis per te sepse jane te hequr qafe nga SRB-i ne te kunder fizikisht apo civilisht.Duke pare tavolinen e kriminelave qe duan revolucion duke hedhur CIMKA si ajo e avijonit ne divjak apo shullazi apo etj etj ejt……..SRB-i nqs nuk ekzekutohet nga populli politikisht dhe te japi llogari para drejtesise di te rikthehet sic beri ne 2005 pasi e kishin menduar se kishin fitur luften me te ne 1997 dhe kete here po flas per lufte civile ku dergoheshin civil simpatizant te SRB-it per te sulmuar revoltat popullore,Rikthimi i pare i tij ishte ne 1992 ku ja FALEN pushtetin Perendimi pa dhene llogari se ckish ber ky gjate monizmit …Rikthimi i dyte i tij ishte 2005 ku i BESUAN pushtetin Perendimi pasi kishte futur popullin ne lufte ne 1997 pa dhen llogari para drejtesis…Rikthimi i tret i tij nuk do vij sepse shqiptaret dhe nqs Perendimi BEHET PER BUDALLA nuk e besojne me BESEPRERIN SRB,keshtuqe flini rehat se sa te jete SRB-I pa dhen llogari para drejtesis PD nuk vjen ne pushtet.Luftrat kundra armikut qe kemi bere neper shekuj jane mesimi me i mire per shqiptaret,percarja qe mbjell dhe SRB-i keto 25 vjet apo betejat e paorganizuara bashkarisht dhe luftrat te lena pergjys kane qene armiku i liris se kombit tone!
Na paska bere koment Mr Mero gelbaza po ende po leh more zagar po merresh me Zenin Ai eshte duke fjetur me nje bukuroshe te pa pare ti mbete duke bere gojore politikaneve neper Tirane – thirre sali berishen thuej a kie nevoje me ta lepir bythen te lutem dhe beje kur te duke bere vrap se eshte i djersitur nashta ndryshoj pak shije se je bere monoton me shije te njejt – thjesht me mut te terur
Drejtesia shqiptare eshte e kapur nga saliu shikoni kush e drejton prokurine e tirades.cili eshte ky prokuror me mbiemrin hajdarmataj mos eshte tropojan dhe a ka lidhje me deputeten hajdarmataj te pd.
Faleminderit zoti Mero Baze, qe na ndricon mendjet e shkrimet brilante edhe ketu ne mergim. Jet te gjat dhe shendet e godit gjithnje ne shenje, objektiv, realist dhe i vertet ne editorjalet tuaja,. Faleminderit. Te jemi mirnjohes idashur bashkeatdhetari yne Mero Baze.
Mero ! Rrotulohu sa te duash e ku te duash . Por ky eshte nje film Italo -Shqiptar dhe vjen pikerisht ne momentin kur po pregatitet VITINGU i policise . Pra Mafia Shqiptare , kesaj Here edhe me ndihmen e asaj italiane dhe pa dyshim me pjesmarrjen e llumit te kazanit mediatik kerkon ashtu si edhe per reformen ne drejtesi edhe bllokimin e reformes ne polici Shikoni jane rreshtuar te githe pa perjashtim Uroj qe se fundi te fitoj populli dhe Shqiperia
Origjinal dhe i vertete Medo
Shume sakte Mero. Dosja hetimore ne dore te Lulzim Bashes?! Duket sikur Saliu filloi t’i arrestoje perpara vetingut. Ne fund do te rezultoje nje bllof. Dhe kjo qe po ndodh me ben mjaft skeptik dhe shpresepaket per drejtesi ne kete vend.
PO SALIU QE VRA KATER TE PAFASHEM?
Bravo Mero! I vetmi gazetar ne kuptimin e vertet te fjales sot per sot! !
Ashtu është Zoti Baze.
Ka ardhur koha që Vetingu ti japi fund
kètyre praktikave,që Politikanët të bëjnë
drejtësinë për njerëzit.
Te gjithe duke folur vend e pa vend ne kete ngjarje po me ngjasojne si populli kur mblidhej kohe me pare per tu zbavitur me ekzekutimet qe kryheshin ne publik. Ketu eshte akoma me keq pasi duan ta ekzekutojne pa i bere gjyqin akoma…vecse ne ia kane bere gjyqin me pare dhe ne sdime asgje…per ta mbyllur me nje shprehje te Jezusit le te ngreje doren dhe ti gjuaj ai qe nuk ka bere ndonjehere mekat ne jeten e vet.