Të vetmet “sekrete”, i kanë publikuar prokurorët!  

22 Tetor 2017, 18:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje në mbrëmje prokuroria shpërndau një mesazh për shtypin, në të cilin shprehte shqetësimin, se disa detaje nga takimi me dyer të mbyllura me deputetët, kishin dalë në shtyp. Bëhej fjalë për “kamionistin Saimir” dhe një police që ka pasur lidhje me Habilajn, për të cilën nuk u dhanë më shumë detaje.

Është korrekte që prokuroria të shprehë shqetësim për daljen e sekretit hetimor, në çdo rast, kur ajo ushtron procedimin penal ndaj dikujt. Dhe në këtë rast do të kishte kuptim që ajo të ishte e shqetësuar, nëse do të kishte prova inkriminuese dhe do të dilnin në publik.

Por standardi që ajo ka vendosur në këtë procedim penal, lidhur me ruajtjen e sekretit, është bastardizuar tërësisht së pari nga ajo.

Ky procedim penal zë fill nga kapja e rreth 4 tonëve drogë në Babicë, disa ditë më parë. Lajmin nuk e bëri publik as shtypi, as prokuroria, as policia, por Sali Berisha, i cili postoi dhe videon e ofruar nga prokurori i çështjes në vendngjarje.

Videoja realisht dëmtonte procedimin, pasi policia ishte në vendngjarje për të arrestuar autorët, disa prej të cilëve po i kërkon akoma.

Qytetari Sali Berisha nuk ka asnjë pasojë nga ky gjest që ka bërë ndaj hedhjes në erë të këtij procesi, pasi ka bërë publike provat e marra dhe ka lajmëruar publikisht aksionin, para policisë dhe prokurorisë.

Po t’i shtosh dhe faktin e cituar nga vetë policia, se videon e ka dhënë një prokuror i çështjes, atëhere i bie, që procedimi të nisë ndaj vetë prokurorëve të kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, të ashtuquajturat “prova sekrete”, do të ishin vërtet e dëmshme të publikohehsin, nëse përbënin sekret hetimor, por gjithçka çfarë është publikuar nuk ka lidhje me sekretin hetimor.

Fakti që në bandën e Habilajve, është një Saimir që është shofer kamioni, është publikuar nga shtypi Italian para se të niste procedimi ndaj Tahirit këtu.

Dhe akoma më keq, fakti që një femër police konfirmon para prokurorëve, se Moisi Habilaj i ka thënë që është kushëri i Saimirit, është e pranuar nga Tahiri prej kohësh. E vetmja gjë e re në këtë histori, është se këta Habliajt edhe të dashurat i zinin duke përdorur emrin e Saimirit.

Shtypi e ka bërë publike këtë, jo si një argument se është provë sekrete, por si argument që prokuroria, nuk ka prova sekrete dhe se këto që i quan të tilla, janë banalitete.

E gjithë histeria e ngritur ndaj “prishjes” së hetimeve, është thjeshtë një alibi për të mbuluar mungesën e provave, dhe mbi të gjitha prishjen e këtij procesi qysh në fillim, kur “kryeprokurori Sali Berisha”, e nisi me publikim videosh nga vendngjarja dërguar nga “vartësit” e tij prokurorë.

Prandaj nëse dikush do të kërkojë një përgjegjshmëri në këtë proces, duhet ta kërkojë tek motivimi politik që i shtyu në një proces qesharak dhe që rrezikon të krijojë një precedent të keq, në mosndëshkimin e politikanëve të lidhur me krimin. Kjo mbi të gjitha, se “kryeprokurorit Berisha” dhe “vartësve” të tij, i intereson më shumë të ngjallin dëshpërim se drejtësia nuk do të funksionojë edhe pas Reformës, se sa të lënë atë të funksionojë.

Por pavarësisht kësaj, prej nesër nis procesi i Vetingut, dhe i pari që do t’i nënshtrohet këtij procesi është Adriatik Llalla. Ndoshta ky është rasti i fundit, që ai pati, për ta përdorur pushtetin që ka kundër drejtësisë. Tani është radha që drejtësia të veprojë kundër pushtetit të tij.

 

21 komente në “Të vetmet “sekrete”, i kanë publikuar prokurorët!  ”

  1. Lenci says:

    Ik me mire merrja ne goje Tahirit se te pakten nuk te sheh njeri, ndersa gojoret qe i ben ketu ti kexojne te gjithe.

    1. lola says:

      Mesoja si ta beje se ti qenke specialist o pederast.

    2. Sit back and relaks says:

      O Mero, nuk perben nxjerrje sekreti ca i tha habilaj polices, por vete fakti qe deputetet dekonspiruam ekzistencen e saj si deshmitare dhe ndoshta dhe e infiltruar. Une e kuptoj qe ti e kupton dhe gjithashtu e kuptoj dhe pse ben sikur nuk e kupton dhe kerkon ta banalizosh temen. Neje, te kam thene ne nje koment qe llokma e rilindjes te ka zene jo vetem gojen por dhe llogjiken. Sa per Ramen mire ti behet se njerezit e votuan mandatin e pare qe te bente drejtesi per 21 janarin, gersecin etj e ai ne vend te conte saliun prapa hekurave ju fut mbjelljeve e korrjeve. Po sic thote populli cdo mbjellesh do korresh.

    3. Lenci dhe zeni says:

      Lenco ti paske lindur me rrocke ne sume ne goje dhe dhe mos mbaj vetem per vete se bie ne sy per keq pasoja shokeve te tu ne partine e pederave

  2. lavdosh says:

    Nuk ka me mire dhe sakte. Si gjithmone perfekt Mero. Ne ide ma kalon dhe mua, thjesht ti je i zoti per ti artikuluar sic duhet.

  3. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Degjo mua mero. Ta thashe qe diten e pare.
    Loja eshte luajtur nga bersha, veshua dhe dhalla.
    Sipas skenarit3qe ne tallwshim me berishen, qeverria e krimit dhe3droges.per ta bere realiret duheshin prova. Pra veshua ka interferuar telefonat e bilalajve ose keto2telwfona jane marre borxh ne te njejten kohe. Prandaj expertet duhet te vertetojne zerin.
    Bile folesat per te inkriminuar sa me shume kane folur per shuma katastrofike qe na u dashkan perdinancim fushatash.
    Pra dalim te theniet e saliut qeverri e financuar nga kartelet e droges. Kongluzioni llogjik con tek llogjika e prapaskenes berisha, vesho, dhalla.
    Hetimet e tyre dhe italianeve kane vazhduar per nje2 periudhe 5_6 vjecare per te mundur per te kapur peova te tjera. Pas deshtimit menduan ta plasin shashken per5te bere sa me shume zhurme

    1. Majlindi says:

      Sakt, nuk i heq asnjë presje komentit tënd, por do ti shtoja dhe nënrogozin ilir floriri.

    2. Lugati says:

      o mero ..po nuk i re njehere drejt ngjarjes ate qifjaudhet..mbete gjithe jeten duke lepi pushtetin..gazetari anonime pa pik vlere ben o njeshi tepelenes

    1. Elio says:

      Tani mu mbush mendja,qe s’qenke vetem djal k…rve.por qenke edhe vlla ku…rve…

  4. Koba says:

    Dhe une jam i nje mendjeje me Malindin.Me teper dore ne kete mesele ka Likja i Floririt.E keni pare si eshte zgerlaqur.ka leshuar vetem konet e tij dhe Mona baxhellen .vete rri i strukur.Saimir Tahiri i di shume gjera atij Kokemadhi ,po duhet ti nxjerre .Nuk ka ma me prite.

  5. Koba says:

    Dhe une jam i nje mendjeje me Malindin.Me teper dore ne kete mesele ka Likja i Floririt.E keni pare si eshte zgerlaqur.ka leshuar vetem konet e tij dhe Mona baxhellen .vete rri i strukur.Saimir Tahiri i di shume gjera atij Kokemadhi ,po duhet ti nxjerre .Nuk ka ma me prite.
    Ne kete mesele del hapur lidhja e panderprere e Like Floririt me Sali Gerdecit.Nuk kane cfare bajne ma.Po u vjen Xhebraili VETING.

  6. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Mero. Policia dashnore ka qene e infiltruar e veshos per te zbuluar lidhjen e tahirit me grupin ne pergjim. Pyetjet e saj peovokative dukshem kane deshtuar te marrin pergjigje kompeomentuese.
    Veshua e kacpergjuar per vite 24 ore sajmirin per te kapur nje prove te vetme

  7. Mandakalli says:

    Te largohet Llalla sa me pare dhe bashke me te cdo prokuror qe ka lidhje familjare me politikanet e te gjitha ngjyrave. Eshte poshtersi qe kusherinjte e Berishes e shoket e Shkelzenit te hetojne kundershtaret politike te Saliut. Kryeprokurori i ri te rihape te ceshtjen e video hajduterise se Ilir Metes pasi u hodh poshte ekspertiza e FBI nga “ekspertet e leshit Shqiptar” qe na norren Meten te pafajshem. Te rihapen dosjet e Gerdecit,21 Janarit.Rruges se Kombit dhe ceshtja e CEZ.

  8. like says:

    ME 1996 nji komshiu im i shpetoi gjobes se policit vetem se pati te njejtin mbiemer me ministrin e brendshem te asaj kohe. “mos e krruj me mu se jom nipi i ministrit” i tha dhe i nxorri pashaporten. as nip as lesh ishte po polici u mendua pak dhe e la te ikte se s´ja mbante suma.
    si ajo batuta e kunatit i shokut Xhemal. kurse kjo policja me siguri paska pat endrra per “karriere” me kushrinin e shokut ” Xhemal”. Kte lloj kulture na kane lene amanet komunistat, s´ke çi ben.

    nga ana tjeter, prokurori eshte vartes i politikanit qe ska as qeverri, dhe as behet fjale te ndiqet. pse Nuk eshte kerkuar ndonjehere dorheqja e k.prokurorit ne te tilla raste qe mund te jene me mijra? kush e ben zedhenesin e nje institucioni dhe kujt i behen publike informacionet? kush i merr vendimet ne nje organ? kujt i sherben posti i ngarkuar? me siguri qe presidenti i ri di te ktheje pergjigje.

  9. Boston says:

    Me se e sakte Mero. Ju lumte per artikujt e tu te fuqishem e teper te sakte. Vittingu eshte shpresa e shqiptareve dhe fundi I mbeturinave sic eshte LLalla dhe boset e tij. Shpresojme shume tek USA

  10. ano says:

    Lenco, duket qarte se qenke ekspert ne kete fushe..!.

  11. qazim says:

    Prokurori horrash berishiane! Turp dhe faqe e zeze niveli profesional i treguar nga prokuroret ne rastin tahiri. Te tre prokurorret minimalisht duhet te japin doreheqjen per mungese profesionalizmi ne ushtrimin e detyres! Mjere ky vend!

  12. Emigranti says:

    Bukur ,bukur, shume bukur ,shume trasparente ky artikull ,mund ta quaj pike referimi ku qytetaret mund te shohin te verteten .Mero Baze nje gazetar pozitiv percues dhe trasparent i se vertetes .

  13. bletarritsi says:

    c jan mer kto shkerdhatbudallalliqe!
    po “shofer kamjoni” pse e bet tahirin!
    se,qe nje minister te mund te jet dirigjent I trafikut te drogs edhe haet. hajde mo ,se kemi pa ata te sales qe kan zhyt duart ne krim der ne brryla dhe gjaku I krimit ju kullon akoma sot e ksaj dite nga menget e xhaketave qe mbulojn brrylat e kuq prej gjaku criminal,
    por qe ky “minister mafjoz” ta uli veten qe edhe te ngasi kamjonin me drog kjo s ishte pa e ngju e s haet fare.
    esht njisoj sikur nje biljoner amerikan te akuzohet se del dhe lyp lemosh rrugve ,duke shkel ligjin e lypsarise..!!!!
    tahiri I kamjonit osht ai kefilmi “tahir lluku babashta”!
    dhe lluku babashtan prokurorija jon malokare don ta shesi si minister.
    po a behet jevgjiti minister a?
    kte prokurori leshi duhet me e kap dhe me ekzekutu n vend.

  14. Mentari says:

    Po 5 milionat ,po 30000 eurot dhe Byrzylyku 4500 eurosh dhene nenes se Sajmirit si “dhurate” ku I mfsheh? po 4 here Perdorimin e makines mbas shitjes ku e mfshehe?apo nuk kishte ministria e mbrendshme makine tjeter per ministrin?.Nuk ke bythe ti kundervihesh fakteve te prokuroprise Italiane. Ata jane fakte qellimisht me durim dhe kohezgjatje shum te madhe per te vetmen aresyr sepse ne ate kohe Sajmiri ishte Minister dhe pritej qe ai te largohesh qe shqiperia te bashkepunonte me Italine.Jane ca gjera qe ti jo se nuk I kupton por ben sikur nuk I kupton/.Populli I jone thot; Nuk mbulohet dielli me shoshe o Baze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje