Nga Mero Baze
Debati rreth përballjes së Saimir Tahirit me drejtësinë ka nxitur debat rreth qëndrimeve të Perëndimit ndaj situatës aktuale në Shqipëri dhe veçanërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA. Përpjekja për t’i lexuar qëndrimet e tyre, si mbështetëse për politikat e Partisë Socialiste në pushtet apo PD, janë jo vetëm qesharake, por dhe fyese për diplomacinë Perëndimore. Dhe këtu nuk bëhet fjalë, as për mitomanë që flasin në emër të shërbimeve sekrete si gazetarë, as për politikanë që flasin në emër “të politikave të mëdha”, vetëm që të hyjnë në zemrën e vogël të kryetarit të partisë së tyre.
Qëndrimi BE dhe SHBA ndaj situatës aktuale në Shqipëri, është i qartë dhe është vazhdimi i betejës së tyre për reformën në drejtësi dhe implementimin e saj. Armiqtë dhe mbështetësit nuk kanë ndryshuar. Ka ndryshuar vetëm ritmi i betejës së tyre.
Fokusimi i diplomacisë Perëndimore është kundër krimit dhe lidhjeve të tij me politikën dhe kundër mënyrës se si sistemi ynë i drejtësisë shmang ballafaqimin e politikanëve të lidhur me krimin.
Vëmendja e tyre, është ajo çfarë bën drejtësia, Kryeprokurori dhe gjykatat dhe jo si i përdoren ata politikisht prej partive politike.
Vëmendja është sidomos tek kryeprokurori Adriatik Llalla, një i shënjuar si i papërshtatshëm për të qenë dhe vizitor në SHBA, i cili e ktheu procesin kundër Tahirit, në një projekt politik, me plot provokime, në shërbim të padronit të tij politik në Shqipëri. Ata padiskutim do të ishin të lumtur që Partia Socialiste ta gëlltiste këtë provokim dhe t’ia hiqte Tahirit imunitetin për arrestim, por janë, po ashtu të qartë, se nuk ka asnjë pengesë për drejtësinë për hetimin e tij.
Nga ana tjetër ata janë shumë të çuditur fjala vjen, se si kryeprokurori Adriatik Llalla, edhe pse ka në tavolinë fakte që një kryebashkiak i PD, është dënuar në Itali në vitin 1996 me dy vjet burg, i dërgon KQZ-së një opinion ku thotë se atë nuk e zë ligji i dekriminalizimit. Dhe kur këta diplomatët ia thonë dhe Luzim Bashës në selinë e SHQUP këtë skandal, ky i fundit del e thotë “mora mbështetjen amerikane”. Është i njëjti person që në mëngjes çon firma fallco për të kërkuar hetim për deputetin Rakipi, duke mashtruar deputetët, dhe në mbrëmje i çon fjalë deputetit Rakipi të bëhet pjesë e frontit opozitar.
Ky keqpërdorim i qëndrimeve të Perëndimit në Shqipëri, vazhdon dhe me deklaratat e Edi Ramës, që e ka ndarë mendjen t’jua ngrejë nervat të gjithëve, duke i cituar Donald Lu dhe zotin Hoyt BrianYee, vetëm tek pjesa që është pozitive për qeverinë.
Askush nga diplomacia Perëndimore nuk është e investuar të flasë mirë për qeverinë apo opozitën. Thjeshtë se nuk u duhet kjo dhe nuk e kanë betejën me ta. E kanë me sistemin e drejtësisë dhe duan prova që ai është i drejtë, i balancuar, dhe jo “kobure” në duart e politikës, për të larë hesape në prag të ikjes nga detyrat.
Në çdo vend Perëndimor një kryeprokuror si Adriatik Llalla do të kishte fat të keq nga drejtësia për mosveprim dhe degradim të proceseve të lidhjes së politikës me krimin. Herë duke bërë si radikal e herë duke bërë si tolerant. Vetëm tek ne, kryeprokurori është kthyer në një idhull politik, dhe shpresë se prej tij opozita mund të bëjë politikë, pas humbjes së thellë në zgjedhje.
Fjalia e sotme e ambasadorit Lu, që në Shqipëri politikanë të majtë dhe të djathtë kanë bërë krime për 27 vjet dhe nuk janë ndëshkuar, është e qartë se ai apo ambasadorja Vlahutin, nuk janë duke luftuar për PS e për PD, por për të shtyrë përpara institucionet e drejtësisë për t’i dhënë fund kësaj historie pandëshkueshmërie. Dhe të gjithë e dimë kush i ka ikur drejtësisë në këtë vend. I kemi përditë para syve. Shpesh duke na folur dhe për krimin.
Ja si ky i fundit qe sapo ju iku psh.
Per Patozin e ke fjalen?
E folura me gjuhë diplomatike (ambigue) vetëm sa i hedh benzinë zjarrit. Ky është një nga kusuret që kemi hequr gjatë 20 e ca viteve demokraci.
kur u bo ene ky plehr ky muzllum me i dhon men shqiptareve
se si mendo perendimi mbi shqipnin hahahaahaha
mir qi jan sumlepires te cdo pushteti ,por nq bojn edhe te squtin kermat e njerezimit re tej
uo muzllumut ,boll bre ke hanger mut
ti je rropsia me antishqiptare e medieve
Sent from my iPhone
Begin forwarded message:
From: Alban Dega
Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT
Pak mendime me shume fakte
” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI LULE.. FLORIRIT …
… apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
Veting ne drejtesi !
Veting ne polici !
Veting ne politike !
Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
Veting !
Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
Nje mi i ngordhur pa lindur akoma !
O Alban Dega, po qetesohu o vella se na e mbarove internetin. . shkruaj me pak, me pak po munde. Nuk te lexon me njeri asnje rresht. Kot e ke qe mundohesh.
Ju lumte Mero! Si gjithmone piken mbi “I”
Respekt për artikullin e shkruar Zoti Baze.
Jeni gjithmonë i pa anshmëm dhe realist.
Vetëm ju jeni që shkruani në këtë mënyrë.
Urime.
O sitback and relax!ky i fundit eshte akoma nen hetim,po si t’ja bejme per ata qe i kane mbyllur dosjet e tyre hetimore me procedure,me raporte,duke mos u paraqitur apo duke mos i thirrur fare pavaresisht se kane shkelur gjithe nenet e kodit penal? Do te te permend disa? dhe nuk e di a je dhe ti vete midis tyre:- Salih Ram Berishovici,padroni i krimit ne shqiperi;Lylush motra,ndihmesi i tij ne krime;Medih Gerdeci;Like sheiku;Monikolikja e kokaines,Arben Imami,Zeni i berishovicit e Gita e mamit…etj etj.Do me per Belulin? se pas listes mund te numerojme dhe te tjere si Noka pa bisht,Strazo trimi etj etj
Artikull tamam. Botes i duhet nje element i forte brenda Kastes Politike Pakice-Shumice (Bolshevike-Menshevike; hahaha) dhe caktoi te kundertin e treshes se padesheruar nga populli, treshes BBYM
Po sikur Tahiri te mos ishte deputet, a do te ishte arrestuar menjehere?
Po kush do ish marre me te. Do e kishin futur ne burg nja 100 here sa ti merrnin dhe shtepine, dhe rreckat e trupit.
Sa per keta te prokurorise dhe gjykatave..te gjithe ne burg e kane vendin. Sa krime i kane bere dhe i bejne fukarait keta. Njelloj si Berisha.
Po ka vetem nje fuqiplote. Populli. Populli qe rri duarlidhur dhe nuk i ve flaken gjykatave..dhe qe nuk i nxjerr me shqelma e per flokesh keta mostra ti vari ne mes te Tiranes.
E duan te gjithe si Car Nikolai.. me gjykata, prokurori, Shtet, opozite ..
Mafie shqiptare nuk ka, por ka degezim te Mafies se Botes ne Shqiperi.