Të mos bëjmë sikur nxehemi, me kryeministrin!

25 Tetor 2017, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama pati një leksion poshtërues për reporterët që e prisnin para Kuvendit, në një përpjekje të qartë politike, për ta pozicionuar shtypin kundrejt tij. I qartë për zhvlerësimin e punës së reporterëve, të cilët janë kthyer në punonjës shtypi, dhe po aq i qartë për nevojën që ka, për të përballur shtypin me opinionin publik, duke mos e pasur në anën e tij, ai nuk ishte aspak jashtë kontrollit kur foli. Ishte cinik, i pashpirt dhe tërësisht i vetëdijshëm politikisht, se një betejë për ta pozicionuar shtypin kundër tij për arsye personale, i bën mirë. Ndryshe nga paraardhësi i tij Sali Berisha, që në raste të tilla gazetarët i akuzonte si puçistë, u kërkonte tabulatet, u rrethonte redaksitë me policë dhe u hidhte makinat në erë me badigardët e gruas e djalit të tij, ky thjesht ka qejf t’i rreshtojë të gjithë përballë e të shahet me ta.

Në këto kushte, kam parë se të gjithë janë duke bërë atë që Edi Rama dëshiron të bëjnë.

Një grup, përfshi dhe opinionistë të njohur, po bëjnë thirrje për bojkot ndaj Ramës. Kjo fjalia nuk është se ka shumë kuptim, pasi qeveria është prodhuesi kryesor i lajmeve dhe politikës në vend, pas Tit Vasilit, dhe i bie që shtypi të merret me life style. Kjo është ajo që qeveria dhe Edi Rama do të dëshironte më shumë në këtë rast, por nuk është zgjidhja. Zgjidhja është qe shtypi të merret me qeverinë, me të vërtetën dhe me betejën ndaj qeverisë, nëse do të ishte nevoja. Arma  e shtypit në betejën me qeverinë është besueshmëria dhe paanësia, të cilit shtypit tonë i mungojnë, dhe ajo që po bën Rama, është se dëshiron t’i dobësojë edhe më shumë këto standarte me këto gjeste, duke rikthyer shtypin partizan. Dhe duket se po ja arrin.

Nga ana tjetër, kemi një thirrje ndaj Ramës, që të kërkojë ndjesë për këto që tha. Kjo e zbavit atë dhe pak më shumë, pasi nja dy javë mund ta shtyjë duke shpjeguar se çfarë tha dhe që nuk e tha keq, dhe ne do të vazhdojmë të raportojmë këtë karagjozllëk.

Edi Rama më shumë se kryeministër, ka qejf të jetë një kryeredaktor shtypi politik “part time” dhe ai na njeh mirë të gjithë, që nga pronarët, drejtuesit, opinionistët e deri reporterët, të cilët e nervozojnë kur ngatërrojnë imunitetin dhe burgosjen e Tahirit. Ky është dhe problemi real. Të njëjtën gjë e bën dhe me gazetarët perëndimorë. Shpërthimet e tij herë pas here kundër standarteve të BE dhe vonesës së hapjes së negociatave, bëjnë me dhimbje koke plot miq të tij në Perëndim.

Ai është një nga tre individët e pushtetshëm politik të Shqipërisë, që ka qasjen e tij kontraverse ndaj shtypit. Sali Berisha për shembull, e ndante shtypin në të vetin dhe në shtyp armik, dhe njërës palë i jepte gjithçka, tjetrën e shkatërronte me gjithçka. Që nga burgosja  e gazetarëve, djegia e redaksisë së “Koha Jonë”, e deri tek beteja me Temën, Top Channel-in e Vizion Plusin. Fyerjet verbale ndaj gazetarëve, epitetet “çakall”, “puçist”, apo epitete deri për organet seksuale të gazetarëve, ishin pjesë e kulturës ë tij politike.  Aq me vetëdije e bënte këtë për të mobilizuar të vetët kundër teje,  sa dhe kur ishin para akteve flagrante të Berishës kundër shtypit, “demokratët”, sidomos këta që shikoj “që shkulin leshtë” sot nga fjalori i Ramës, ishin me aq shumë urrejtje ndaj gazetarëve që përballeshin me Berishën, sa ishin gati të bëheshin kamikazë. Nuk e harroj ditën kur badigardi i gruas së Berishës, u denoncua prej meje që më dogji veturën para pallatit dhe një militante e PD po në pallat me mua, ndërsa gjithë pallati më ngushëllonte, më tha gjithë urrejtje: “Mirë ta bëri, ku i gjete lekët që bleve makinë?”

Ilir Meta, një tjetër personazh me histori të fortë të lidhjeve me shtypin, është lloji i  politikanit që do ta ketë mirë me çdo kusht, me çdokënd në shtyp, miq apo armiq të tij qofshin. Është shpikësi i kapjes së shtypit “me mjaltë”, jo me helm.

Edi Rama është tipi që nuk ka respekt për gazetarët që njeh, por ka adhurim për shtypin, pasi e quan veten pjesë të talentuar të tij, më shumë se sa politikan. Ndaj shpesh ka spazma përbuzje ndaj personazheve të shtypit. Por nuk i ka as frikë dhe as fiksim t’i ketë me vete. Do vetëm që t’i ketë përballë e të argëtohet me gjëra si kjo e sotmja. Nuk të vret, nuk të djeg, nuk të shkatërron biznesin, biles pronarët e shtypit i mban në paradhomë. Thjesht do t’u thotë të vetëve, që këta që më shajnë, më kanë inat, se i shava.

Nëse duhet të bëhemi seriozë ndaj tij, duhet të mos biem në lojën e tij, por të merremi me atë që ai bën, e jo me atë që ai thotë. Të mos bëjmë sikur nxehemi me të, pasi këtë do. Në kriza si kjo që po kalon qeveria, ku shtypi e ka të vështirë t’i jap të drejtë, ai ka interes ta rreshtojë shtypin kundër vetes për një arsye tjetër edukative,  si kjo që shpiku sot, me qëllim që të vetët të injorojnë kritikat e shtypit ndaj tij. Është thjesht një vendim i tij politik, për ta rreshtuar shtypin dhe për ta futur në betejën e tij. Qëndrojini larg, jo se u vret, por se u mund në këtë histori. I duhemi armiq këto kohë!

20 komente në “Të mos bëjmë sikur nxehemi, me kryeministrin!”

  1. HAPE RRUGEN O I PARI SE NE JEMI NGA CKRAPARI says:

    Me nxehura ng ate gjithe eshte Monika..kusherira e Gazidedes

    Ditëlindja e Monikës, biznesmenët dhuratë gjerdanin 250 mijë euro (PRILL 2012)
    ….
    Listë e gjatë biznesmenësh për të paguar superdhuratën. Familja Basha në krye të vendit
    (marre nga portali on line Memoria kombetare.tema com)
    (2012-04-14 )

    Një festë e shfrenuar luksi,
    me biznesmenë dhe politikanë,
    në një nga hotelet më të shtrenjta të kryeqytet,
    po vazhdon të trondisë opinionin publik për nga shifrat e bëra publike.
    Rreth 150 pjesëmarrës,
    prej të cilëve rreth 100 biznesmenë, janë ftuar të kontribuojnë për një dhuratë super të shtrenjtë që Monika Kryemadhi u ka kërkuar për ditëlindjen.
    Bëhet fjalë për një gjerdan që kushton 250 mijë euro, një shifër tronditëse që, u sigurua falë disiplinimit të biznesmenëve që do të çonin dhurata.

    Na u rekomandua që të mos blinim dhurata, por të lidheshim me organizatorin dhe të kontribuonim në euro, për të arritur kuotën që nevojitej, i tha një biznesmen pjesëmarrës anonim

    Disa biznesmenë janë ish miq të çiftit Meta, por të tjerë janë viktimë e rrethit të biznesit të tyre, që është nën kontrollin e Ministrisë së Ekonomisë. Shumica e tyre ishin njerëz që kanë përfituar koncesione, ose që kanë raporte me pushtetin e LSI-së në qeveri.

    Na u tha prerë që nuk duhet të blini dhurata pa pyetur, thotë një tjetër biznesmenë, të cilët qendrojnë anonimë nga frika. Na caktuan një koordinator dhe ne paguam aq sa kërkuan. Askush nuk lejonte dhurata pa marrë më parë miratimin, vijon ai.

    Luksit të shfrenuar dhe milionave i është shtuar dhe garnitura politike.
    Në krye të valleve ishte gjithmonë Aurela Basha,
    gruaja e Lulqim Bashës, familja e të cilit ja di për nder familjes Meta grabitjen e mandatit në Tiranë. Meta dhe Basha janë tashmë një pol pushteti brenda pushtetit të madh të PD-së,
    Surprizë ishte pjesmarrja në festë e Flamur Nokës.
    Flamur Noka, praktikisht sekretari organizativ në PD, ishte aty thuajse si përfaqësues zyrtar i PD-së. Berisha, i cili ka vizituar familjen Meta në ditët para se të zhvillohej gjyqi, nuk ka denjuar të provojë ëmbëlsirat e Monikës, siç kishte dëshirë ti provonte para gjyqit, ndoshta për shkak të pranisë së biznesmenëve dhe informacionit për luksin e shfrenuar.

    Si për ta bërë më groteske festën, një këngëtar kishte bërë një këngë kushtuar Monikës, dhe e këndoi bashkë me të, ndërsa një grup humoristësh ishin pjesë e zbavitjes së të ftuarve.

    Pjesë nga teksti i këngës kushtuar Monikës

    Dritë jap, kam ekzistoj

    Krijohet zhurmë dhe dëgjohet unë jetoj

    Unë isha jam dhe prapë, nesër do të jem

    Vërtet arrita por kam dhe shumë unë për të dhënë akoma

    Sepse unë jam fituese

    Sepse ju jeni një fitues

    Sepse ne jemi fitues

    Sepse të gjithë bashkë fitojmë

    Je yll bote

    Shenim;
    kjo orgji e Monika Obezes
    dhe Aurela Bashollandezes
    u be me rastin e kthimit te Ilir Metes nga Amerika
    ku ne shkembim te nje luge corbe te prishur..
    ..ju fshi nga regjistri videoja e Priftit
    dhe drog-diller-i Rrapo i LSI.

    1. adi says:

      Te lumte mero sot ishe gjeni!!!!!!
      Si the si the ??????
      EDI RAMA NUK KA RESPEKT PER GAZETARET QE NJEH
      ketu fut edhe veten????
      Dhe tjetra timonieri i madh ka vetem respekt per gazetaret ne kongo, se ketu me sa dime i njeh te gjithe.
      Ke te drejte duhet te meren me ate ca ben jo ate ca thote.
      Sepse e kupton edhe me debili qe rama eshte kokra e mashtruesit.
      Dhe duhet te meren
      Se pse ne keta 27 vjet vetem ketij ministri me te sukseshmit te demokracise i ndodh qe qe:
      Ju shiti makinen ca banditeve
      Mbasi ju shiti makinen e dinte gjithe bota edhe opozita edhe italianet edhe greket qe keta ishin trafikante droge dhe vetem ministri me i sukseshem ne histori nuk e dinte. Dje nese ministri me i sukseshem ne histori nuk merej me banditet mese u mor ai 4 vjet?????
      Ju merte makinen mbas nje viti qe e kishte shitur dhe bente xhiro ne shqiperi itali e greqi.
      Dilte me makinen e shitur banditi per greqi dhe pastaj kthej ministri me po te nejten makine ne shqiperi. E si ndodh kjo se ministri me i sukseshem ne histori tha qe nuk i ka takuar banditet, apo ata e kishin lene ndezur makinen ne greqi dhe e gjeti saje qori ndezur dhe i erdhi keq per makinen dhe si patriot e ktheu ne atdhe?
      Po syzet 10.000 €.
      Po radaret qe fikeshin si semafor
      Po policin qe i denonci banditet ,pse e futen ne burg
      Po telefonatat me banditet.
      Ja me keto duhet te meret shtypi dhe jo me brockullat qe leshon timonieri i madh qe me shume duket si mashtrusi i madh ose banditi i madh.
      Dhe e fundit mero
      Kur thua qe rama nuk ka vrare njeri
      Ne fakt e mbron shume dhe ke te drejte se ai ca qindra milione € ka bere vetem nga hashashi o bure nuk eshte se ka bere ndonje gje te keqe.
      Edhe si ky i sotmi na shkruaj perdite o mero se na kenaqe , se mese te qeshim tjeter?

  2. Rashela says:

    E ke qa Mero.

    1. Mandi says:

      Turp Mero. Nuk mund te justifikosh gjithshka te Rames vetem sepse urren Berishen.

  3. sokrat sokrati says:

    PO servil i Rames mbetesh,je kalcifikuar si i tille.Gjyyyyna.Kishe te dhena te beheshe gazatar i mire. Po eheeee.

  4. Une says:

    E ke dhjere o Mero. Kjo gazetari qe shpif, paguhet nga PDja dhe Leshelija e meriton plotesisht cinizmin e Edit.
    Kjo gazetari e kerkonte me c’do kusht ta fuste nu burg Saimirin, Kjo qe ndodhi kete jave ishte nje puc i mirefillte dhe i mireorganizuar nga kupola e PDse dhe Leshelise, shtypi sahanlepires i tyre si dhe prokuroria qe i firmos urdherarrested tek Shqupi. Keta te gjithe perfaqesojne nje bande rrugacesh te pashpirt qe per fat te keq vazhdon te mbaj peng Shqiperine.

  5. T. VASILI says:

    MKryemadhi e Novruz Metes doli dy here me radhe sot ne publik,
    per te sulmuar maxhorancen e krijuar nga vota e popullit ne zgjedhjet qe ajo,
    burri i saj dhe Lulzim Basha i humben thelle.

    Ne qender te akuzave te saj ishte serish ai qe ajo e quan “narkoshteti i Edi Rames”.

    Monika Kryemadhi eshte nje grua me kurajo, madje pertej cdo caku.

    Nje seri ngjarjesh te konsumuara ne Shqiperi, e kane lidhur ate kohe pas kohe me njerez te rendesishem te botes se krimit.

    Dy dite me pare ne ju sollem rastin e Shkelqim Koncit-djalit nga Tirana qe u denua me 11 vite burg per trafikim te 20 kilograme kokaine drejt Kosoves. Ai kishte bere per nje kohe te gjate shoferin per Monika Kryemadhin, vecanerisht gjate fushates se zgjedhjeve politike te vitit 2001.

    Almir Rrapo u arrestua ne shkurt te vitit 2002, pak pasi Ilir Meta kish dhene doreheqjen nga detyra e kryeministrit.
    Nje ceshtje e re penale ne hetim ate periudhe me subjekt kete shofer te Monika Kryemadhit, krijoi per here te pare publikisht aleancen e Ilir Metes me Sali Berishen, te cilet ne mes te marsit shkarkuan kryeprokurorin Arben Rakipi.

    Por ky nuk ishte rasti i fundit.

    Per shkak te maredhenie permanente te Monika Kryemadhit me elemente nga bota e krimit,
    skandali qe pasoi ishte edhe me i rende.

    Ne 2 korrik te vitit 2011, brenda ne ambasaden e SHBA ne Tirane, autoritetet amerikane arrestuan Almir Rrapon, keshilltar i pare i zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem Ilir Meta.

    Almir Rrapo nje anetar i nje prej bandave me te dhunshme e me te frikshme te shqiptareve ne New York, kishte arritur te kishte shoqerine e Monika Kryemadhit, te behej pjese e struktures se saj te rekrutimit te te rinjve te tille LRI dhe, te dergohej ne zyren e Ilir Metes si nje yll i ri ne maredheniet nderkombetare.

    Ne fakt, nuk ishte Ilir Meta njohja e tij. Por ishte Monika Kryemadhi “tutorja” e Almir Rrapos, njohur duke frekuentuar nje shoqeri te perbashket me probleme te medha me ligjin nga Mallakastra.

    Almir Rrapo ishte larguar nga SHBA ku ishte ne kerkim, per tu strehuar qete qete ne Shqiperi.

    Ai nuk e dinte se nje pjestar i bandes ishte penduar ne SHBA dhe kishte treguar vendndodhjen e tij te re.

    Autoritetet amerikane nuk ja besuan autoriteteve vendase arrestimin e tij.
    Ishte viti 2011, vit ne krye te te cilit ishte publikuar videoja e famshme e korrupsionit Meta-Prifti dhe qeveria kishte vrare 4 qytetare te pafajshem ne bulevard.

    Maredheniet e amerikaneve me Ilir Meten kishin ngrire.

    Almir Rrapo u arrestua per tu ekstraduar ne SHBA, por per kater muaj me radhe ai u mbrojt fort nga rregjimi Berisha-Meta nen kauzen e te drejtave te njeriut.

    Ne fund ata u dorezuan dhe e dorezuan.

    Almir Rrapo deri ate dite kishte mohuar cdo krim te kryer ne SHBA.
    Ekstradimi i dhunshem e kunder deshires se tij ne SHBA e beri te pranoj krimet e kryera-vrasje, trafik droge e krime te tjera,
    madje te shkoj me tej, te rrefeje krimet e vellezerve Bruno e Saimir Krasniqi qe ishin kapot e bandes se dhunshme ne New York.

    Almir Rrapo mori statusin e te penduarit dhe u denua me 6 vite burg.
    Vitin e ardhshem ai pritet te dale nga burgu dhe Monika Kryemadhi mund ta riktheje te sherbeje serish per LRI e LSI, kete here ne rolin e nje edukatori qe rrefen krimet dhe pendesen e tij.

    Te degjosh sot Monika Kryemadhin te bej moral me “narkoshtetin”
    kur ajo personalisht, futi te tille kriminele ne zyren me te larte te shtetit,
    ate te zevendeskryeministrit e ministrit te jastem, eshte fantazi kriminale

    1. Xha Teme says:

      Te pershendes o njeri i mire per komentin e qarte si Kristali por te lutem perdor nje nickname tjeter jo ate te Tit Veshgjatit…lol. Respekte

  6. Naqja says:

    A më të LUMTË!!! BRE!!???????

  7. Meta ik says:

    Gazetaret u baskuan me banden kriminale opozitare per te futur ne burg Tahirin paprova si ne kohen e Enverit, turp per qe jane kamikaze te nje opozite kriminale, ne demokraci, nuk lejohet te fusesh ne burg c’fardo lloj personi te jete paprova . Keto te opozites mbajne edhe partine gjoja demokratike, socialistet dolen me demokrat se ato qe pshurren gjoja per demokraci ????. Rama eshte i shqiptareve ??⭐️⭐️⭐️??

  8. kryemadh kryetuli says:

    Monika o shpirt. Na rrefe pakez te lutem ku ndodhet ai shoferi jot qe e parkove te Adi Shamku pasi e kapen ne 2002 me heroine ne rrugen Tirane-Kukes. Ta pret mendja, ti nuk dije asgje. Edhe burri jot qe ishte kryeminister nuk dinte asgje.

    1. Sit back and relaks says:

      E ke fjalen per ate qe rrinte ke Tirona Re? ?

  9. xhemal says:

    mero Rama eshte i vecante eshte me nivel shume te l’arte edhe si gazetare e ne ndeshjen mes tij e atyre ai Rama fiton gjithmone eshte si te luaje reali me skudren e kadegorise 3 ne shqiperi Rama e mbush plote stadiumin shiko kur ai flet sa e ndjekin e le te dale gazetari me i mire e provoje niveli i tij eshte argomenti .vertetesia saktesia e bukuria e shprehjes .Rama eshte pasuri intelektuale duhet mbrojtur e mbeshtetje per te miren publike

  10. Kris says:

    I lutem Z. Mero te boroje komentin! Mero Baze eshte gazetari me i mire ne Shqiperi! A ehte i paanhem ? Nuk besoj! Z. Baze ishte shk dhe bashkeudhetues i krimeve berishiane! Kur Berish kuptoi se Mero Baze ishte me i zgjuar se Sala e hodhi poshte! Po Berisha ka qene dhe eshte kriminel! Rama ben zbativitje me keta gazetare medioker! Pronaret e tyre jane ne sherbim te Sala -Meta! Keta gazetare te terrenit jane pa fjale me te pa aftet! Jane atje per nje cope buke dhe zbatojne pike per pike urdherat e pronarit qe nga ana e tyre marrin urdhera nga Meta-Sala qe i investojne! Mediokriteti ehte dhe shume i dukshem edhe ne Televizionet e lajmeve te catit! Mjafton te shikosh ABC,Report TV,News 24 dhe ve re e ata jane te paafte,medioker servile per nje rroge! Rama eshte gazetar klasi! Hallaktjet e Mero Bazes jane inatet qe ka ai,Mero,s e Rama as e pyet dhe as do t’ja dije per gazetare te damkosur nga Berisha! Por Rama ka te drejte ! Ky lloj shtypi eshte llum sic thote K/ministri! Por po te krahasosh Ramen me Meten dhe Salen apo Lulin, Ai ,Rama, duket si engjell!

  11. 231 says:

    TI PO THUA MERO se edi eshte me I mire ne krahasim me saliun dhe prandaj duhet ta ruajme dhe votojme,,,,po mire edi rama po ben 8 vjet ne pushtet,,kemi hyre ne Europe,,,kemi marre me shume investime gjate ketyre viteve,,a na jane rritur rrogat e pensionet,,a e kemi ulur papunesine ,,keto jane tregues te nje qeverisje te mire,,,ndryshe fjalet e tua cojne uje ne mullirin e shkatarruar te edi rames..////

  12. Kaloi koha jote says:

    Kush e lexon akoma kete loqen?

  13. lori says:

    Pashe mbreme “opinion”ne televizorin KlanNe te vertete u habita nga cektesia intelektuale mungesa e dijeve per cdo gje nga gazetari Shkullazi.Per kujtese te ti,kte lloj shou me gazetaret e ka bere edhe TRAMP dhe e ben cdo dite Netanjahu.Ndofta e besoj e ke nga padija.Reagova sot per padijen e per intektualitetin tend.Skandaloze ishte edhe dekleracioni yt ne nje nga programet ne “Opinion”ku kerkove ulje taksash nga qeveria Rama.Duhet ta dish se kerkesa populiste per ulje taksash ne asnje mendyre nuk mund te behet ne vendet me nivel te ulet ekonomik,sepse jane(taksat) stimulator te zhvillimit e permiresimit te te sherbimeve ndaj popullit.Ndersa ne vendet me ekonomi te zhvilluar apo super te zhvilluar kerkesa populiste per ulje taksash behet vetem nga opozita gjate gjithe kohes qe eshte ne opozite ose ne fushata elektorale.Me te thane te drejten per Shkullazin “ta ben Taraboshin fushe” me dije apo pa dije.

  14. ish shoferi i Monalizes says:

    Ore,po qenka shume e rrezikeshme kjo lavirja qe quhet Monika.Paska lidhje dhe subvencionon gjithe keta kriminele,kontrollon rrjete narkotikesh te forte,sic eshte kokaina,se shoferi i saj nuk e bente kete pa dijenine e saj dhe pa marre ajo pjesen e saj e pa i ofruar e siguruar ate per mbrojtjen e saj.S’qenka vetem Berisha djalli,por paska dhe kete zhaben konkurente ne drejtimin e frymezimin e krimit e droges ne kete vend.Pastaj,c’eshte kjo dhurate 250 milionesh euro per kete pocaqi,me mjalte e ka kjo qe gjithe bisnesmenet e vendit te vihen ne rresht e te paguajne shuma te tilla marramendese?Ka te drejte kokexhenemi,qe eshte vene nen urdherat e kembet e saj,te beka namin kjo tutorja.Shiko shiko,ne krye te organizimit e tryezes e shoqja e lylit,pjesemarres dhe Noka me bisht te thyer.Rrjete merimange jop shaka,fije te dukeshme e te padukeshmeMekanizmi i Berishes ne mbrojtje te lkike sheikut ne gjyqin e videos dhe kundershtimet e tij ndaj ekspertizes se FBI-se e te mbreterise se bashkuar dhe pas kesaj heshtje nga organet e specializuara.Vrasje te njerezve te pafajshem ne bulevard.Tallje me kryeprokuroren Ina Rama e fyerje ndaj saj dhe ndaj ish prersidentit Bamir Topi dhe pas ketyre sikur s’ka ndodhur gje.Po mire,nuk kane mbetur ne kete vend vend prokurore te ndershem apo ku i delet perpara dyshes ,apo trershes Berisha-like-monika.Me mire te jesh me ta,te marresh dhe ti pjesen tende te parave dhe mbeshtetjen e tyre okulte ,se sa ti kesh perballe,se jane te pathyeshem e mafjoze dhe ata qe e kane provuar ti kene perballe jane thyer e asgjesuar.Po mire,po ambasada amerikane them une? jo ajo e djeshmja,po kjo e sotmja i di keto,ka dokumenta,apo,sic shkruan dhe njeri nga komentuesit me lart,Mete kokedrejtkendeshi(katrori) shkoi atehere ne Amerike,hengri nje luge corbe te prishur atje… dhe erdhi e organizoi banketin e famshem me 150 biznesmenet,pasi e qetesuan atje…C’te beje Lu-ja i varfer,kur telat jane lidhur ne Uashington nga shefat e tij?!!!Dhe ne budallenjte e thjeshte presim te behet vetingu,te kete drejtesi dhe disa nga kokat e krimit ketu, si puna e Berishes,Metes,Mediut,Lulit,e te tjere plehra si keta qe quhen dhe “politikane” dhe me poste te larta si psh “president” ,”kryetar e ish…opozite apo kryetar (sa per numer )partie opozitare” te hetohen ndonjehere dhe te marrin reston nga drejtesia.Pika qe s’na bie!Jemi te pashprese.Por megjithate une do vazhdoj te shpresoj se nje dite te gjithe keta pizevenge kriminele por dhe kjo zhaba me fytyre engjellore,”tutorja” e leshelise qe uleret per “gjoja”drejtesi te pavarur,do vene para drejtesise per lidhjet e tyre me boten e krimit sic dhe shkruhet per ta.E keqja nuk do mundet dhe nuk ka shans te mbizoteroje te miren ne kete vend.Koha punon kunder krimit dhe bartesve te tyre ,qofshin ata ne pushtet apo ne opozite.Lu-ja dhe Vlahutini besoj se do ndihmojne ne kete drejtim.Pa ndihmen e tyre,veshtire se do behet gje.Presim se pari qe llalle harapashingu te qerohet nga karrigja ne te cilen fle gjume prej kaq vitesh me urdher te Meta-Berishes si agjent ne gjume i tyre se pari dhe pastaj me radhe te tjerat…

  15. Juglindori nga Korça says:

    Zoti Mero ,
    Do te deshironja te ndanja me ju disa mendime , insinuata dhe reagime , ne lidhje me te drejten qe i jep demokracia sejcilit , qe te kete e te shfrytezoje sa te mundet , lirine e fjales e te shprehjes , natyrisht brenda edhe disa kufive logjike e morale . Veçanerisht neve shqiptaret , qe kemi qene te etur per kete liri fjale e shprehje , edhe per shkak te se shkuares diktatoriale qe lame pas , sot nuk ngopemi me kete liri , te cilen e kemi kaq me shumice e me tepri , sa po na kalbet neper rruge e hendeqe . Thene keto , vetvetiu te lindin pyetjet : ” kjo liri e fjales , e shprehjes se mendimit te folur , apo te shkruar , na qenka vetem monopol i gazetareve dhe i opinionisteve , ndersa Kryeministri , apo Qeveria , nuk e paska te drejten te kundershtoje , te hedhe poshte mendimet e pyetjet e gazetareve , madje t’i cilesoje edhe si pyetje idiotesh e te pa aftesh fjalet e gazetareve ? Po pse gazetaret e opinionistet , paskan te drejte , pa asnje fakt apo indicie , te cilesojne Kryeministrin drogaxhi , hajdut , trafikant , mafioz , bandit etj. ? Jane epitetet qe permendin gazetaret kunder Kryeministrit , me te renda , apo jane cilesimet qe Rama i beri gazetareve , si te pa afte , kazan mediatik , pyetje idiote , shkoni mesoni e studioni , mos flisni ne ere pa fakte e dokumente , e te tjera te tilla ? ”
    Po e ilustroj me disa shembuj te medias e gazetarise , ku perdorimi i lirise se fjales e te shprehjes qe te jep demokracia , perdoret ne menyren me abuzive te mundeshme , kunder Rames e Qeverise se tij . Ekziston ne Shqiperi nje gazete , qe turperon , mohon e diskretiton tere shtypin e shkruar te rruzullit tokesor dhe qe titullohet “55” . Kjo fletushke skandaloze , qe gabimisht quhet “gazete” , e cila vetem se e turperon e i humb elektorat Partise Demokratike , shkruan ne nje nga numurat e saj , me germa kapitale , si kryeartikull ” Edi Rama , eshte psikopat i lindur” . Ne nje tjeter numur “Edi Rama , duhet coptuar e hedhur ne kazanin e plehrave ” . Ne nje tjeter numur ” Njerez si Edi Rama dhe banda e tij , e kane fundin ne litar” . Ne nje vend demokratik , Fahri Balliu , duhej te perballej çdo dite me drejtesine , per llumin rrugaçeror qe hedh ne gazete .
    Ekziston nje program i Ylli Rakipit tek NEWS 24 , qe titullohet “Te pa ekspozuarit” , ku jane te ngulur pince dy armiq (e jo kundershtare) te Rames e Qeverise se tij , Lubonja e Bushati , qe nuk rreshtin kurre se shari , denigruari , shpifuri e perfoluri me akuzat e epitetet me te ndyra Ramen e Qeverine , perveç artikujve te tjere qe shkruajne perdite . Po si , more Ylli Rakipi , more plak antipatik , nuk te vret nje çike ndergjegja e gazetarit kur ben kete program , duke mos pasur asnje oponence ndaj ketyre dy demoneve te perhershem te programit tend , po edhe kur fton ndonje tjeter , apo dy , qe te dy jane me domosdo te rreshtuar kunder Qeverise ? Atehere , dy te perhershmit , ti vete tre , plus dy te ftuar , na u bene pese kunder Qeverise . Po ç’program eshte ky , more derdimen , pa asnje oponence ? Pa le pastaj ajo sigla e Rakipit , mbushur me fraza shokuse , deprimuse e stresuse , si “shqiptaret po ikin nga syte-kembet” , “njerzit nuk kane buke te hane” “vendi eshte mbuluar me droge” etj., etj. Po nuk te vjen nje çike turp , o Rakipi , per moshen qe ke e per profesionin qe ushtron ?! Eshte programi i Rakipit abuzim me fjalen e lire , apo fjalet e Rames gazetareve ?
    Para dy ditesh , zonja Eni Vasili , per te disaten here , e fton dhe i jep mundesi Sali Berishes , meqenese ne Parlament , Ruçi e trajton si gjithe te tjeret e nuk i jep kohe pa kufi per te broçkullisur , si Ilir Meta para tij , qe te vjelle vrer e te hedhe balte mbi gjithçka e kedo , siç mund te beje vetem Berisha , madje te beje thirrje per revolucion , i pa shqetesuar e i pa ngacmuar , as nga Eni , si moderatore , as nga dy gazetare PD-iste , te ftuar qellimisht , qe me pyetjet e tyre , e nxitnin qoftelargun , te baltoste sa te mundej . Gazetari eshte kjo ? Eshte balta dhe llumi qe u hodh ne kete interviste , i barabarte me fjalet e Rames ndaj gazetareve ?
    Pak me rufjan , dhelperak e i afte , eshte Blendi Fevziu , qe , ne “Opinion” , fton edhe ndonje qeveritar , ose deputet te majte , por ama’ , ben kujdes qe te jete me i moderuari e me fjalepaku , te cilit , i leshon 4-5 çakej te PD-se , me qellim qe , gjithmone uji te shkoje ne kanalin qe deshiron Fevziu .
    Atehere , cilat media , na i paska blere Rama me droge e rushfete , qe akuzohet çdo dite nga Lubonja , Bushati , Mark Marku , Gjekmarkaj , Shkullaku e plot te tjere te ngjashem me ta’ , te cilet nuk po i ze gjumi , sepse Rama na i paska ofenduar gazetaret ? Nuk dua te zgjatem me teper e te behem i bezdisshem , por nje gje dua te nenvizoj ” shikoni , te dashur lexues , reagimin e njerzve te thjeshte ne rrjetet sociale , e verini noten , edhe Edi Rames , edhe gazetareve tane te nderuar” .

  16. Tania says:

    Gazetaret duhet te thone faleminderit, te lexojne me shume dhe te riiten profesionalisht. Te gjitheve ne fillim nuk na vjen mire, por i sherben punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje