Azemi si “prijës” i Republikës së re!

27 Tetor 2017, 19:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Azem Hajdari është rikthyer sot në Tropojë. 19 vjet pas vrasjes së tij në Tiranë, nga një grup kundërshtarësh nga Tropoja, ai po nderohet më në fund në qytetin e tij, i cili ka lënë pas shijen e hidhur të vëllavrasjes 20- vjeçare.

Por organizatorët e takimit, duket se po e përdorin këtë rast për një demonstrim politik të aleancave të reja opozitare, më shumë se sa një ceremoni fisnike për të nderuar Azemin. Biles gati- gati mu duk sikur aty ishin mbledhur të shpallnin Azemin “Prijës” të “Republikës së Re”. Edhe skenografia ishte ajo e çadrës së “Republikës së re” para zgjedhjeve. Aleatët po ata. Dhe “kundërshtarët” po ata, edhe pse këta të fundit nuk kanë asgjë me Azemin. Të paktën s’kanë gishtëtek vrasja  e tij, se shumica ishin fëmijë.

Pra, ishte një gjë që më shumë se sa respektin për Azemin, të kujtonte hallin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës sot. Berisha nuk ka mundur ta përdorë dot të gjallë Azemin, por si të vdekur nuk lë rast pa e përdorur. Përpjekjen më të dhimbshme për ta përdorur, e bëri dy vjet pas vrasjes së Azemit, në nëntor të vitit 2000 në Tropojë, me shpresë se do të niste një lëvizje destabilizuese. Por policia hapi zjarr dhe vrau së paku një prej demonstruesve me mbiemrin Luzha, ndërsa Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në Tiranë. Tani sot, nëse e kanë seriozisht duhet të shkojnë të vendosin një tufë lule tek ai që u vra për Berishën në emër të Azemit, në nëntor të vtiit 2000, nëse nuk i ngelet qejfi zonjës Kryemadhi.

Lulzim Basha, që kur është vrarë Azemi, ka qenë duke prishur paratë e Alimuçajve në Hollandë, ndoshta duhet të ulet e të mësojë më parë historinë e Azemit, para se të nxitojë ta përdorë atë.

Azemi, në jetën e tij politike u shqua më shumë si mik i disidentëve dhe mendimit kritik në PD, dhe si armik i Berishës. Ai ishte gjithmonë njeriu i fundit që përcillte ata që zbonte Berisha nga PD, duke u dhënë shpresë se do riktheheshin një ditë. Kështu ka ndodhur që më ‘92 me Pashkon e Imamin e deri në 1995, me Eduard Selamin, ndërkohë që ai dhe vetë ishte një i zbuar që nuk donte të ikte. Kushdo që sot kërkon të respektojë Azem Hajdarin si politikan, duhet të përpiqet të respektojë së pari “opozitarët” e tij.

Nga ana tjetër, nuk e kuptoj përse nuk ishte ftuar qeveria në këtë ceremoni. Jo se është ndonjë problem për qeverinë, por është kundër llogjikës politike të Azem Hajdarit.

Vrasja e Azem Hajdarit kishte padyshim sfond politik dhe pse jo, mbështetje politike, por atë askush nuk ka dëshirë ta zbardhë. I pari që i shmanget dhe i është shmangur edhe drejtësisë për këtë çështje, është Sali Berisha, i cili edhe pse ka qenë 8 vite në pushtet pas vrasjes së tij, nuk ka bërë asgjë.

Fatos Nanon që akuzoi ditët e para, më pas e bëri më shumë se vëlla dhe natyrisht që nuk kishte pse përsërite idiotësitë e dikurshme që “Azemin e vrau Nano”. E vërteta është se me Azemin e vdekur, Berisha donte të vriste Nanon.

Kurse këta që qeverisin sot, shumica se kanë njohur fare Azemin, pasi kanë qenë të vegjël, dhe vetëm Edi Rama e ka pas njohur në “Lëvizjen e Dhjetorit”. Kështu që përderisa vrasjen e tij nuk e zbardhi askush, të paktën ose të prezumohen të gjithë të pafajshëm, ose të gjithë fajtorë.

Fotografia e sotme e atyre që kishn rrethuar Azem Hajdarin nuk e nderonte Azem Hajdarin. Nuk nderonte jetën e tij si politikan opozitar me partinë e vet, ndërkohë që aty ishte njeriu që ka përjashtuar gjysmën e PD me një të rënë të lapsit. Nuk nderonte e qeshura me të madhe e gruas së Lulzim Bashës, dhe sjellja e saj si njeri që ka shkuar për piknik. Si e rritur në një familje enveristësh, ajo kushedi sa mallkime ka dëgjuar për Azemin në vitet 90, dhe sot ndoshta ka reflektuar duke qeshur me të madhe me të shkuarën e saj. Fotografia e sotme rreth Azemit,  nuk nderon as vetë PD dhe historinë e saj, pasi është një fotografi që po tenton të përdorë Azemin si “prijës” dhe “ngjizës” i “Republikës së Re”, partisë që e ka varrosur PD, më shumë se çdo kundërshtar në këto 27 vite, në një gropë të thellë nga e cila vështirë se do mund të dalë më.

27 komente në “Azemi si “prijës” i Republikës së re!”

  1. Ismail says:

    Lexova artikullin Tuaj Zoteri Baze,sinqerishte nuk bashkoje dote dy arsyet llogjike,njera nese juve me shkrimin tuaj Po respektoni Azemin apo Po sulmoni Bashen etj.
    Sepse aty shum duhet te ishim ne te vertete por ne Shqipetaret nuk e kemi forte per zemer vellazerine jo o Mero,por vece urrejtjen,dhe si i thote asaj fjales urte te popullit,per inatin e sime Vjerre vajta fjeta me Mullixhine.

    1. Booooooo,,,, says:

      Un personalisht nuk doja te isha aty,,,,cfare do te thuash,qe nuk i dua vellezerit e mi shqiptar,,,,nuk kuptoj pse duhet te ishim shum ne aty,ku ishte motivi!! nuk eshte as azemi e as saliu qe bashkon shqiptaret,,,ata ben te kunderten, sidomos ne tropoje,,,nuk e di se me cilin sy do ta shikojne familjet e atyre djemve topojan qe po han dhe,nga keta dy,,,,MOS u hapni plaget tropojaneve,,,

    2. h says:

      Nuk eshte fisnike te perflasesh per dike qe nuk jeton por
      duke qene se e bete hero dhe doni ta beni legjende,
      nuk mund te rrijme pa thene se ; Hajdari ishte nje kriminel bandit e trafikant,
      qe bente pjese ne bandat bashibozuke qe pushtuan tiranen dhe u vrane
      mes njeri tjetrit kush merte pushtetin dhe jo per lirine e popullit.
      Duhet tua tregojme brezave qe do te vijne per mos i mashtruar ata
      sic po duan te na mashtrojne ne deshmitare te ksaj farse te ndyre.

    3. Monika kryelopa says:

      Artikull I goditur dhe me se verte Mero. Mbasi Azemi e solli Salen ne fuqi nuk I duhej me Saliut. I vdekur I sherbente Saliut me shume se I gjalle prandaj edhe e eliminoj ate qe ta bene hero dhe ne emer te heriot lesh e Li Shqiperine.
      Sot u mblodh ne Tropoje llumi I Shqiperise.

  2. Eri says:

    Azemi ishte nje bandit ne politike… Mesa duket kryebanditi pasi e coi tek te shumtet, u kujdes qe banditet ne politike te shtoheshin, sepse keshtu siguronte ne mos dominimin, paprekshmerine e vet, vecse banditet e rinj duhet te ishin te bindur, pasi ai duhet t’ua dinte dosjet porse ata jo atij, sikurse ia dinte Azemi….

  3. reformatori says:

    Mero, e di qe kjo reforma ne drejtesi do ti rikthehet edhe nje here shitjes dhe blerjes nga ana e jote te gazetes dhe 500,000 eurove te tua?

  4. Vedi says:

    Azemi eshte viktima ne udhen e enveristit aventurier per te shkelur permbi kufoma per tu bere si Enveri pas Enverit.

  5. malokeria = qeneria says:

    Hajdari i Demokracise, Azemi ishte kryekeput qen. Hajdari jetoi si bir bushtre, u vra si qen rrugesh, u varros si qen i ngordhur nga evgjitet e varrezave sepse malokeria qe kishin dale per ta percjelle u shpernda neper Tirane per te vjedhur kompjutera dhe rroba. Fatin e tij paste e gjithe qeneria qe i vete prapa Salkarit.

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Sakte

  6. Vëzhguesi says:

    E lexova, ke thënë ca gjëra,por jo të tëra.Nejse.
    Po nuk na the ku ishte ajo vajz e tij,e ardhmja e demokracisë
    që zbriti nga Amerika dhe erdhi në vatan për t’i bërë përshtypje
    profesorit të gjithëdijshëm që mer në pyetje gjyqtarët dhe që paska ngelur në
    klasë një ministër!!??

  7. LUSNJE 97-SALEBANET E AZEMIT says:

    nuk e kuptoj Meron .

    NUK KA GJYSEM HERO DHE GJYSEM KRIMINEL.

    AZEMI NGA NJE SHPRESE NE FILLIM U KTHYE NE MONSTER..

    VIDEOJA ME POSHTE

    BEN TE DRIDHEN

    DHE FOSHNJAT

    NE BARK TE NENES:

    http://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ

  8. 1995 says:

    Me thene te drejten Azem Hajdari
    u be shami qe fshinte qurret sali qeni.
    Vetem me kete poshtrim kozmik
    azemi nuk duhej te kthehej ne PD
    por perkundrazi kishte frike nga Berisha
    se ja dinte “corben e prishur te elez serbiberajt” qe e kishin
    ngrene bashke me kadarene ne nje “ndegjese” ne kongresin amerikan ne qershor 1991

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
    një shërbëtor i Ramiz Alisë
    . Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.

    Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

  9. Padrino says:

    O mero, zemka, as me shume, as me pak, thjesht nje kriminel ordiner, nje bandit si sali udbashi. Ska turp me tè madh, o mero, te nderohet azem trafikanti, si hero, apo pishtare, i demokracise, dhiere e tè permjere, tè Shqiperise. Trusti i geshtenjave, me lulush sharlatanin, dhe mohanen, e lesh, e lise, po bejne shou, se kujtojne se shumica e shqiptareve do harojne bilahite e tyre qe kane kombinuar gjate ketyre 27vjeteve.

  10. Padrino says:

    O mero, zemka, as me shume, as me pak, thjesht nje kriminel ordiner, nje bandit si sali udbashi. Ska turp me tè madh, o mero, te nderohet azem trafikanti, si hero, apo pishtare, i demokracise, dhiere e tè permjere, tè Shqiperise. Trusti i geshtenjave, me lulush sharlatanin, dhe mohanen, e lesh, e lise, po bejne shou, se kujtojne se shumica e shqiptareve do harojne bilahite e tyre qe kane kombinuar gjate ketyre 27vjeteve. O kuje, ku je.

  11. Jugu says:

    Nje shkrim interesaxhi qe nuk thot te verteten mbi Azemin por vetem mundohet te godas sado pak Bashen dhe Berishen dhe po ashtu te heq vemendjen nga ceshtja Tahiri. Mero ka marr persiper te rehabilitoj Azemin por I duhet ta bej me shume marifet qe te mos kuptohet se I bie te lepij cfare ka peshtyre.
    Nese heronjte do te jene si Azemi me mire edhe Skenderbeun e Ismail Qemalin te mos I kishim heronj.
    Shkruaj ndo nje liber per Azemin por te botohet pas 70 vjetesh qe kush ta lexoj te mos ket iden kush ka qene dhe te besoj librin tend. Por, ne qe jetuam Kohen e Azemit dhe po jetojm akoma e dime qe Azemi ishte “trim” por kriminel, immoral, hajdut, dhe nuk e di se si mundeni ju te perkrahni bijen e tij te jet tani deputete. Turp. Te gjithe qelbesira.

  12. loni says:

    DHE , EDHE , DHE , PAFUNDESISHT EDHE JU DONI TE MBRONI DHE PERCAKTONI FIGUREN E SKENDERBEUT , ME SHEKUJ LARG DITEVE TONA , PSE VALLE TI MERO NUK E DI DHE PERCAKTON DOT FIGUREN E AZAMIT ? JO , MERO , JO , E DI TI DHE E DI SHUME MIRE…….MOS IU BASHKO KORIT TE ATYRE QE E VRANE DHE TANI DUKE E QARE NE THONJEZA KERKOJNE T I FSHIHEN , ….APO FATMIRA VALLE NUK E DI TE VERTETEN ?QAHENI ME KUJE BILE , SE ME JU JANE BASHKUAR EDHE VRASESIT E TIJ , BILES , BILES , ATA BENE SIKUR QAJNE ME SHUME……

  13. Azem Hajni says:

    Azem Hajdari ishte hajdut pulash, shtepishe, xhepash, i alkolizuar, rrugac, ngayerrestar, spiun i policise shqiptare, mashtrues, udebash, imoral, vrases, kriminel dhe terrorist psikopat.
    Ai u vra vone, pasi dogji Shqiperine
    Shqiperia nuk mund te mari fryme lirisht pa u denuat ky kriminel serb dhe banda e Vicidolit.

  14. Gentian says:

    Ne fakt nuk ka asgje per tu sbardhur per vrasjen e Azem Hajdarit sepse ai nuk u vra nga bandit me maska po nga njerez te shtetit qe sbarkuan ne tirane me makinat e policise qe kishin nje emer nje mbiemer edhe qe cdo njeri i njifte qe benin pjes nga bandat e partis socialiste, ishin taman si policet e rilindjes se ditve te sodit me nje ndryahim ata vrisnin per pushtetin dhe kta te sodit trafikojn droge per shtetin, prandaj per nje ghe ka te drejt Edi Rama qe ju quan kazan sepse skeni agje me gazetarin thjesht jeni disa byth lepirsa ne sherbim te pushtetit

  15. lulushja says:

    V.K nuk ja vlen ky muhabet

  16. Stela says:

    Mos krijoni.heroj se doni ju demkracine nuk e pruri as azemi as saliu te jete per heronj Jane popajt qe u futen ne ambasade ne. 85 ato i dhane grushtin diktatures jo azemat

  17. Poshtesalehu says:

    Eshte kulmi tragjikomedive berishovice,kameleni qe para 50 vjetesh d’olive Nga shpella,Salehu qe s’i dihet origjina e ton aziatik

  18. Vezhguesit says:

    Degjoni juve simpatizantet e Azemit : Azemi Ishte nje tropojan difektoz per shoqerine,qysh ne féminine e tij.Problematik edhe ushtar,edhe studentet,por Ky grindavec e sherxhi kishte nje shquarje qe e béte te dashur per opérative te sogurimit.E kishte pasion karieren dhe per Kete perdorte si ” SHKALLE” kariere SPIUNIMINe shokeve e eproreve ku i ngecte sharra.’..
    Dhe si i tille u perdor Nga sigurimit,sikurse Saliu e te tjere te kallepit te tyre…
    Pse e vrau Saliu? Per dy arsye:Azemi kishte shfaqur me émer si égos e konkurences me Saliu per pushtetit dhe,hesape pazaresh si trafikanti i pare ne pozite

  19. Bogonica says:

    Z.Baze!E publikuat dje nje shkrim per Azem Hadarin dhe e hoqet ne mes te dites.Nga sa kohe ndjek mediat e shkruara,per menyren se si ndiqet debati per vete komentet qe behen per shkrimin,lexuesi nepremjet komenteve mund te kuptoje me shume se sa permban i tere shkrimi.Opozita harxhon energji te kota me ceshtjen Hajdari.Madje e gjithe mali i fjaleve qe eshte folur e shkruar deri me sot per Hajdarin eshte nje mashtrim i trashe politik,sepse e gjithe levizja e dhjetorit ishte nje levizje e manipuluar nga vete udheheqja e larte e partise shtet,vecanrisht nga Ramiz Alia.Perse heroizohet nje student kur ende nuk kish lexuar librat e fakultetit?Po ata dhjetra shkencetare apo njerez te artit qe i kane dhene aq shume kultures tone,perse nuk nuk kujtohet kush tu beje nje bust ndersa per Hajdartin ka nje monument ne mes te Tiranes dhe tani nje bust edhe ne Tropoje?Te verteten e levizjes se dhjetorit e dijne pak veta.E dinte Ramiz Alia por nuk e tha, e mori me vete ne varr.Nga ata te paktet qe e dijne eshte Mehmet Elezi dhe disa nga “pardesyte e bardha”,por edhe ai nuk e thote,e s’ka per ta thene kurre sepse,shkerrmoqet gjithcka, ishte M.E me shoke qe nxiten studentet tropojane(pas kuintave, natyrisht me porosi te Ramiz Alise),per liri e demokraci.Mirpo sikur Azem Hajdari tu thoshte shqiptareve ne 1991-shin, se do prishim te gjithe industrine dhe gjithcka qe kishin ndertuar shqiptaret,ne se do thoshte qe shume shpejt shqiptaret do ti leme pa pune te marrin rruget e botes,ju siguroj se te nesermen para tij ne shesh, nuk do te mblidheshin me shume se 20 te marre.Ky eshte Azem Hajdari.Vrasja e tij,eshte vrasje e organizuar nga grupe interesi,dhe eshte e hidhur sa cdo vrasje e tille,por ajo vrasje nuk kishte lidhje me te ardhmen e e Shqiperise.Heroizimi i tij,eshte thjesht politik, madje ata qe merren me kete ceshtje me shume humbasin se fitojne.

  20. LORA says:

    Ashtu bravo Mero vellai,azem hajgarja si “prijes” DEMONkratesh eshte e vetmja alternative qe shqiptaret ne shumice I kane lene nahijes kusaro-kriminale dhe antishqiptare te perbetuar shqup-se,,se fundi ,te perbashkuar me nahijen lesh-e-liste.
    S’ka me mire,eshte ndare perfundimisht shapi nga sheqeri,apo gruri nga egjeri.

  21. Patriroti SHBA says:

    Kjo ceromoni esht turpi i shqiperis dhe i shqiptareve. Si qasen ne Tropoj ne kete ceremoni, familjaret e Azemit, Sali Berishen, qe kur ai ishte gjall, Berisha e perjashtoi nga gjith funksjonet ne PD , duke e cilesuar, aventurjer, karierist etj. Esht po ky Sali Berish qe vec esaj u akuzua se e nxori ne prit per ta vrar, por kjo sesht vertetuar. E flasim per ato qe dim.
    Si qytear i ati vendi dhe ne te koh, edhe un e kam njohur Azemin me shum si nje person liberal, karierist dhe aventurjer, ngado qe shkonte neper shqiperi, dote kishte vrasje, zjar e flak.
    Krimi me i madh qe i ka ber dem ati vendi ishte thirja qe Azemi e perseritete ngado qe shkonte. ;SHkteroni, e prishni cdo gje qe ka ndertuar koha e komunizmit, Enveri. Do ti ndertojm e te bejm cdo gje nga e para, te reja. ; Mjaftoi kaq dhe barbaret filluan e prishen,, vodhe e shkateruan, kombiate, uzina, fabrika, plantacjone me pem frutore, ullinj, vreshta, agrume, deri edhe kanalet vaditese, rezervuaret e ujit, qe tani po u thahen tokat fashatareve. dhe njerzia ikin se nuke siguroijn buken e gojes. Ceremonia e djeshme tregoi se ajo ishte nje shport karavidhesh, me qellime politike, per te ber me shum politik e per ti ber per vehte tropojanet, qe jan aq shum te coroditur ne qendrimet e tyre ndaj keti problemi.

  22. harpangoni says:

    o azem o kaori jem!

  23. artan says:

    Perballe artikullit te Mustafa Nanos per “heroin” Azem Hajdari, kete radhe z. Mero me keqardhje dua te them se je treguar liliput.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje