Beteja me “fshatarët e hashashit” u fitua...

3 Nëntor 2017, 20:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Raporti i Guarda di Finanza të Italisë çertifikoi një betejë të fituar së paku fizikisht me kanabisin. Diferenca mes vitit 2016 me 2017 është rreth 150 herë më pak, duke e bërë 2017-n, vitin ndoshta me më pak kanabis në historinë 20 vjeçare të Shqipërisë.

Por historia e drogës në Shqipëri nuk është çështje parcelash. Paratë e pista në Shqipëri janë një infrastrukturë kriminale, që ka kapur shoqërinë, biznesin, median dhe politikën. Beteja me “fshatarët” që mbjellin hashash po e quajmë se u fitua. Ky raport e verteton këtë.

Problemi është të fitohet beteja me ndikimin që droga dhe paratë e pista kanë në shoqërinë shqiptare, në zhvillimin e saj, në ndikimin në politikat e vendit, në shtyp dhe kudo.

Kjo është sfida reale e qeverisë. Madje krye-akuza që ajo ka pasur si qeveri, është si një qeveri e kapur nga oligarkë, njerëz të shtypit dhe figura të botës së krimit. Këtu ka plot fantazi, por ka dhe të vërteta.

Shembulli që ajo duhet të japë për të treguar muskujt, nuk janë vetëm fshatarët e Lazaratit dhe fshatarët e tjerë që imituan Lazaratin një vit më pas, por “peshqit e mëdhenj”.

Kjo duket se ishte e qartë dhe në mesazhin që ministri i Brendshëm i Italisë dha sot gjatë vizitës në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të sjellë ekipe të FBI për të hetuar lidhjet e krimit në shoqërinë shqiptare, ashtu siç ka premtuar se nuk do të mbrojë askënd që do të përballet me drejtësinë.

Tani është koha ta bëjë këtë që thotë. Dhe kjo bëhet thjesht duke gjurmuar milionat. Bëni nje shëtitje nga Gjiri i Lalzit deri në periferitë luksoze të Tiranës, dhe bëni llogari pa tendencë për këdo që jeton dhe është bërë milioner, jo për t’u hakmarrë ndaj tyre, as për të imituar fushata kundër kulakëve, por qoftë dhe për t’i pastruar ata nga pjesa e llumit të shoqërisë, që ka mbërritur tek milionat me rrugë të pista.

Klima e terrorit ndaj njerëzve të pasur është e dëmshme sidomos në një vend të varfër si Shqipëria, pasi ata janë motor zhvillimi, por përdorimi i parave të pista për të dominuar pushtetin në politikë, në shtyp dhe opinion publik, duhet të marrë fund.

Jo të gjithë politikanët e pasur, biznesmenët apo dhe njerëzit e medias, duhet të vihen nën akuzë pse janë të pasur, por e sigurtë është se shumë kriminelë kanë depërtuar në këto sfera me ndikim të shoqërisë shqiptare, për shkak të parave të pista.

Se nuk është lehtë kjo si një betejë politike, duke folur kundër krimit. Shpesh herë kur kundër krimit flasin politikanë apo personalitete dukshëm të korruptuar, ngjallin më shumë dëshpërim se sa shpresë.

Zhgënjimi popullor është i madh dhe shpresat për një ndryshim zveniten shumë, kur ata që duhet të ishin nën akuzë, akuzojnë.

Vetëm nisja e një beteje të drejtë, publike dhe pa revansh për dekriminalizimin e shoqërisë dhe çuarjen para drejtësisë të “peshqëve të mëdhenj”, mund të kthejnë besimin tek shteti ligjor dhe t’i japin shanse Shqipërisë të hapë dyert e Bashkimit Europian.

Sot është dita të duartrokasim që fshatarët shqiptarë dhe bosët e tyre trafikantë i kemi penguar të mbjellin kanabis. Nesër është dita të tregojmë nëse betejën e krimit kundër shtetit do ta fitojë krimi apo shteti. Dhe kjo kuptohet, kur të mos përmenden më mes nesh “katër familjet mafioze” apo “20 grupet kriminale” të lidhura me to. Kuptohet, edhe kur të fillojë të përballet me ligjin qoftë dhe një prej tyre. Më i spikaturi.

7 komente në “Beteja me “fshatarët e hashashit” u fitua…”

  1. Mentari says:

    Flit pak per Pashaportat e Droges se Tahirit te Tepelenes dhe leri ata 83 vende Hashashi se ata 83 vende jane qesharake sepse gati 800 vende te mbjellura i ka vetem Lugina e Vjoses se Tepelenes.Po Vlora e Fieri sa kane? po e gjith shqiperia sa kane?

  2. dod nok gjok perlok fuksani says:

    e mos e merrni kaq seriozisht edhe ju ate “luften kunder droges” qe ka ndermarr perendimi .
    nuk esht serjoze. esht vetem perpjekje per ta pas drogen nen kontroll. si ai pijaneci qe pin alkool por me mas.
    e ca do bejn njerzit ne perendim nese s ka drog?! mos do bejn “shetitje ne boulevard” si ne n koh t dull kamunizmit a?
    apo do merren me “vrap nga liqeni”.
    droga esht vaji lubrifikant I motorrit te demokracis perendimore,.
    pa drog ka konflikte socjale. njerzit jan te acaruar nga jetesa prej makine,fli,ha,zgjohu,puno,fli,trafik,makin,robot…
    per ta “zbukuru” jeten se paku ne menyre virtuale,ata perdorin drog. esht sikurse fmijet luajn ato lojnat kompjuterike duke future veten e tyre ne ato labirinthe elektroni..
    edhe droga,i fut njerzit ne fantazin e tyre fluturake e cila kalon dimensjonet kozmike.
    shteti e din kte. sepse shtetaret e kan konsumu te paret drogen. prandaj edhe se bllokojn.por nga ana tjeter duan qe ajo te mos behet si “muti mullar”. prandaj eshte moto: “le t pihet drog,por me karar ama”,(gjella me kryp,krypa me karar). ktu esht problem me shqiptaret. eshte ceshtja “karari”. se ne shqiptaret e bejm cdo gje me shum sesa duhet. e kalojm masen. jemi njers “pa karar”.
    dhe perendimi po nderhyn per te vendos “kararin” ne mjediset shqiptare. dhe “kararin” e vendos [email protected]
    rrasi hajdarin ca shqiptarve ,qe te tjeret te njofin “kararin”.
    kush njef [email protected] njef kararin. tha nji deputet europerendimor sot ne mengjes duke pi kafen ne bruksel.
    dhe do kemi drog,por do kemi edhe shtet. do kapen ca fakir fukarenj t vegjel kurse ceshtja droga do vijoj.
    a nuk esht kshtu ne amerik? po ne angli gjermani itali zvicer holandi belgjik…?
    gjithanej e njejta gje.
    drog po. por me karar ama.!
    kush harron “kararin” han hajdar [email protected]! ishte ercenimi qe I beri drogbisneseve presidenti I gjithfuqishem I perendimit diten e djeshme ne kryeqytetin e globit.
    tash,kan fillu kompanit private me kerku paret e eskobarit. trafikantit te famshem kolumbjan te asgjesu nga CIA.
    Pablo eskobar ne kulmin e bisnesit te tij arriti te fitonte nga 60 miljon dollar ne dit. esht record bote ne fitim bisnesor kjo. prandaj edhe ai u be I rrezikshem per shtetin qe e vrau pa meshir sepse hypi ne krye te klasifikimit si bisnesmen. ja kaloj edhe naftes,edhe armeve,edhe industris se ushqimeve ai me drog!
    dhe kto pare t thata jan te mcefme dhe groposme gjithanej neper pyje.
    po behen kerkime me satelit dhe me mjete te tjera elektronike per me gjet paret thesare te droges se eskobarit,i cili pasi I fshihte nendhe,kishte raste qe harronte edhe vendin ku I kishte fut fucit me para.
    ne termetin e fundit qe ra ne kolumbi dolen nga nentoka shuma multimiljonshe dollaresh te depozitume nendhe. ishin paret e eskobarit.
    edhe ne shqipni amerika po synon te vendos rregullin sepse s don qe te behen eskobaret ne seri .
    por,drogen e duan njerzit ama. e duan sepse I ben te lir.
    ne nje nga punishtet e droges ne lazarat ne mur ishte shkrujt kjo parrull “droga te ben te lir”, qe te kujton ato parrullat e kampeve te punes se hitlerit “arbeit macht dich frei”..
    kurse nje I akuzu per drog doli ne gjykaten e tiranes me parrullen e shkrujtme ne gjoks “kush lufton kunder droges esht dictator qe lufton kunder liris se individit”
    psikologet flasin per avantazhin e konsumit te droges ne civilizimin e shoqeris perendimore. pa drog do ishim ne mesjet.
    droga beri qe perendimi te lulzoj.
    vetem me drog u arrit te behej hollivudi.

  3. nqs do te behet nje analize e pasurive qe jane ven ne Shqiperi duhet qe i gjithe populli shqiptar te shkoj ne burg(ose me e pakta 90%).
    Duke filluar qe nga 96 e ketej(te mos llogarisim nga viti 91) vjedhja e pronave(pushtimi dhe legalizimi i pa ligjshem) dhe e pasurive shteterore te perbashketa qe nga fabrikat e deri armatimet e Sypeshkaqenit dhe te Mediut,qe nga paret e pista te skafisteve(qe zerat thone se kane bere edhe krime),nga shitja e vizave,nga shitja e mishit te bardhe(prostitucioni),pislliqet e politikaneve mw tenderat ,me minierat ,me naften e sa sa tetjera e deri tek fshatari(te quajtur fermer) qe shkatrruan cdo kanal,dhe po perdorin menyra te ndyra per rritjen e pjekjen e parakoheshme te prodhimeve apo te shitjes se mishit me hormone dhe ne kushte antihigjenike……….
    Po te mos kishte qene gjithe ky pisllik kapitalisto rrumpal shqiptar ketu nuk do te ishte ndertuar asgje,nuk do kishim pronare injorante qe nuk dine te hedhin as firmen,nuk do kishim pronar tv si pasmaciu apo frangaj,nuk do kishim politikan si ndokat apo nokat nuk do kishim Lalez me argita e sypeshkaqene e ilirfloriri qe familja e tij do qe te mare Shqiperin si shpk kryemadhi……..

  4. tironsi says:

    Peshk me te madh se Saliu ska. Veprap dhe deklaratat e tij nder vite.
    1992, dha urdher per prishjet e gjithckaje te ndertuar ne shqiperi
    Shkaerrimin e shtetit ligjor, dhe ushtris
    1997 luft ndaj popullit te vet,
    1999 uck komuniste, shqiperia ndihmon me arm UCK,(alibi per luften serbe) karburantin qe i conte serbit
    11 shtatori, bin ladeni esht ne shqiperi (bjerini shqiperis dmth)
    Gerdecin
    Fazllici ne mbledhjen e siguris kombetare, mik familje
    Mulin minister i brendshem, agjent i UDB,
    21 janari, edhe mbas 21, nese dilni prap do vras me mijra
    Falja e detit
    Dalja kunder USA e BE per te mos ber shtet
    Dhe kjo e fundit kur greku thot co avionet mbi himare, u jep mbeshtetje qe kan te drejt se iu esht ber padrejtesi
    Keto jan te pranuara nga ai vet, i keni me kaseta

  5. LORA says:

    Shteti I se drejtes nuk mund t’a kete kurre betejen me fshataret qe kultivojne droge,te nxitur dhe mbeshtetur nga shteti paralel antikushtetues, i instaluar ne Shqiperi nga krimi politik qe nga nentedhjeta.
    Beteja e sapofituar dhe certifikuar nderkombetrisht si e tille eshte me kete shtet paralel,,,,prerja e rubinetit te parave per te cilin eshte ndalimi I oksigjenit per te.
    Kjo fitore paraprin fillimin e gjykimit dhe denimit te te pa-prekshmeve. Ky eshte lajmi I mire ,,,,edhe per fshataret shqiptare,te marre neper kembe per me shume se dy dekada.
    TUNG.

  6. Sit back and relaks says:

    O Meroooo, 4 vjet drogen sheshit e la Edi Rama me emer dhe mbiemer dhe pike. Arsyet i di ai dhe ata qe ja kane rekomanduar nga matane adriatikut apo atlantikut ose te dy bashke. Fakti qe parcelat u zhduken si me magji per 6-12 muaj tregon qe nuk paska qene kaq e veshtire per ti eleminuar por i kane toleruar ne mos i kane orientuar vete qe ta mbushin vendin me kanabis per 4 vjet rresht. Per Sajmir Tahirin me vjen keq vetem se po shkon si koke turku apo si qeni me vresht sepse ai garancite qe nuk do ta gjeje gje nqs ben nje sy qorr e nje vesh shurdh i ka marre nga Rama dhe nga ata nderkombetare qe nuk ju ndihet zeri gojes sot. Ai Artur Zheji sado debil qe duket nje gje ia tha tamamTahirit, ruaj koken se kjo pune eshte me e madhe se Tahiri dhe Rama. Per ceshtje te ngjashme Kenedi i la shendene kesaj bote. Visho Ajazin nuk e pushuan as e presuan por misioni i tij mbaroi bashke me kanabisin, dhe Visho misionet nuk i merrte as nga Rama as nga Bujar Nishani po nga partneret qe dine edhe sa pale breke ka Rama ne sirtar e jo me mos dinin e shikonin se shqiperia u jeshilos me kanabis. Kjo eshte tamam nje spy game midis te medhenjve ku shqiperia si pasoje e poltikaneve te saj idiote do paguajne haracin.
    Tani ti Mero e kalon kete si pa gje te keq ne analizen tende shperqendruese trushplarese duke mos u marre fare me shkaktaret e kanabizimit por e fillin me levdatat per pakesimin e kanabisit due hidhesh direkt nga dega ne dege ne tema filozofike. Meroooooo kjo pune eshte ceshtje si i thone andej nga vjen Mr. Lu, we ta mesosh nqs nuk e di. Per sa kohe do kete hunde qe do thithin, krahe qe do shpohen e cigare qe do dridhen do kete gjithmone nje ferme ku do mbiller, nja magazine ku do mblidhet, nje laborator ku do perpunoher, nje trafikant per ta transportuar, nje dealer per ta shitur, e nje shperndares per tja cuar konsumatorit e per te vjele parate. E ndaloi dot alkolin Amerika? Jo nuk e ndaloi. Heroina ka qene e ligjshme ne amerike deri kur e ndaluan por a e kane ndaluar dot? Me sa duket jo, jo sepse vertet risku i shitjes eshte i madh por fitimi qe merr ben qe risku te te duket minimal, dhe ne boten ku jetojme sot ku ca nuk dine ku ta coje lekun e ca te tjere kane pare vetem monedha gjthe jeten e tyre nuk eshte e veshtire te gjesh persona qe ta marrin ket risk persiper. Pablo Escobar ishe nga nje familje e varfer, e keputur, as kepuce nuk kishte, prinderit rropateshjn per nje cope buke nderkohe qe poltikanet dhe paria e vendit nuk e canin koken per njerezit dhe popullin. Dhe aty ai gjeti motivimin dhe mbeshtetjen per tu bere ai qe u be e per te bere ato we beri pasi e vetmja rruge per tu bere i pasur per nje njeri te asaj shtrese eshte trafiku dhe droga, e kur je i pasur e ke para fiton respekt, nuk te quajn me trafikant por biznesmen. Problemi i shtetit me drogen fillon kur narko-trafikantet perpiqen te influencojne shtetin politikisht dhe te marrin ne dore kontrollin e tij nepermjet poltikaneve te korruptuar. Aty fillon problemi, pasi paria qe udheheq vendin politikisht pamvaresisht se i pelqejn parate e trafikanteve per vota nuk ju pelqen qe trafikantet te behen dhe politikane, e nga ana tjeter trafikantet duke para fuqine e parase per te blere vota fillojn te mendojne, pse mos ti futemi politikes e keshtu edhe mbrojme veten politikisht edhe mbrojme biznesjn e trafikut edhe e zhvillojme ate nderkombetarisht. Fillojne te thone ca ka me shime se ne x politikan apo x minister se fundja ne po veme koken ne rrezik ndersa ai bythen ne kolltuk, pak a shume sic kishin filluar te arsyetonin Habilajt, ca ka Saimiri me shume se ne qe te beje aq e kaq per fushate nderkohe qe ne na bie bretku detit me guardia di finanza.
    Keshtu o Mero, spastrimi i shqiperise nga kanabisi dhe faturimi i kesaj si sukses i qeverise eshte njesosj sikur ti thoshin Zani Caushit ne vlore te lumte o bir qe shperndave banden se na solle rendin.

  7. Marius says:

    O Marre, je ba me ta qi ate gruan llapaqene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje