Nga Mero Baze
Ka së paku dy elementë të dukshëm, që më bëjnë të besoj se Visho Ajazi ka qenë nën presion, që ka dhënë dorëheqjen.
E para, është tërbimi i Sali Berishës. Mënyra se si ai po reagon, duket një valë e madhe zemërimi ndaj Visho Ajazit, që i ka lënë frontin bosh dhe ka ikur pa e lajmëruar.
Tërbimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me faktin që nuk ja thotë dot as vetes, atë se mos është dorëhequr nga presioni ndërkombëtar, por më tej akoma. Ai ndjehet i shqetësuar se mos Ajazi ka raportuar vërtet shqetësimin e tij të mëtejshëm në atë detyrë, dhe që ka të bëjë me ato çfarë Berisha i kërkonte Ajazit.
E dyta, është fakti institucional që pranon dhe presidenti Ilir Meta, që Ajazin nuk e ka shkarkuar as Edi Rama, as ai vetë, por ka dhënë dorëheqje. Edhe Rama, edhe Meta janë ndarë në paqe me Vishon. Biles Rama nuk është çudi ta propozojë dhe për ndonjë detyrë si diplomat. I vetmi që është tërbuar nga ikja e tij, është Berisha, dhe kjo na bën të besojmë se Berisha ka qenë i vetmi njeri që ushtronte presion ndaj tij.
Në kushtet e reja pas zgjedhjeve të vitit 2017, dhe sidomos nga keqpërdorimi që Berisha i ka bërë informacioneve konfidenciale që mund të kenë rrjedhur tek ai nga SHISH, Ajazi mund të jetë gjendur vërtet nën presionin e Berishës për t’u përdorur si kamikaz, në betejën kundër qeverisë. Dhe ky është i vetmi presion, mbi të cilin besoj tek dorëheqja e Visho Ajazit.
Partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të SHISH, që janë SHBA, jo vetëm që nuk janë shqetësuar, por ndjehen shumë të qetësuar, që qeveria ka emëruar zëvendësin e tij në atë detyrë, një profesionist i vjetër i SHISH që nga koha e Gazidedes, që ka udhëhequr njësinë antiterror të SHISH, e cila kontrollohet gjerësisht prej aleatëve.
Pra, nuk kemi as alarm ndërkombëtar, as Perëndimor dhe as qeveritar për ikjen e Vishos. Kemi vetëm një tërbim të Berishës. Dhe ky është i vetmi detaj që na bind, se Ajazi mund të ketë qenë nën presionin e tij, duke vënë në dispozicion punën e strukturave të SHISH. Fakti që ai ka ikur, dhe bindja që vetë presidenti Ilir Meta ka krijuar se ai ka ikur vetë dhe nuk e ka shkarkuar Rama, e ngushton rrethin e personit vetëm tek një njeri dhe ai është Sali Berisha. Mallkimet e tij do të ndjekin dorëheqjen e Vishos për një kohë të gjatë.
Si gjithnje te gjitha fijet e mafies shqiptare vijne e mblidhen ne doren e kryemafiozit Salih Karaxhic.
i ke rene ne pike Z.Baze, si gjithmone! cfare te beje Z.Berisha tani? me cfare duhet ta ushqeje
qytetarin dixhital?
esht presjoni qe ndodh kur “pistoni” shtyhet “brenda”..
esht ligj fiziks I Njutonit
O Mero, besoj se vete na e thé dje se Visho Ajazi Lika ka dy femra Ollgen ruse qe e takoi ne Pakistan dhe Fatima me tre femije po edhe ndonje tjeter. Tani çfare na flet presion. Presioni eshte se Visho eshte i perlyer ne tradheti kombtare si bashkepuntori Sali Berishes. A ka prokurori ta marre ne hetim kete çeshtje? Jo, se prokurori merret me pula. Aka gjykate? Jo se gjykata merret dhi. Atehere Visho iken pertej ne Kanada dhe vazhdon punen ne korespodence me Sali Berishen kunder Shqiperise i qete. Ti mburre sa te duash Saliun per reforma sot; reformat me te medha i ka bere kunder Shqiperise dhe shqiptareve ne driten e diellit pa ju berre terr syri dhe vazhdon ti beje e lehe si qen rrugesh edhe sot. Keto te mira na solli demokracia juaj. Ti gezojme sa te kemi jeten.
Erdhi ora dhe momenti te heqim bythen zvarre.Pergjegjesia per skandalet e perfolura i bie dhe atij.Me nje doreheqje mbarojme.
Ka pasur nga sajmiri qe ja coi presidentit pislleqwt qe bente dhe ky e shkarkoi
Veshua ishte kamikaz injorant si llalla, dhe lishan debili
Ishalla ja nzjerr me kte inat dhe saliut pislleqet
Edhe rames se nuk eshte burre me i mire. Pis muti eshte.