Nga Mero Baze
Edi Rama ka mbajtur fjalimin më të dobët të jetës së tij për shtypin, në auditorin më të zgjedhur ballkanas, dhe para komisionerit të BE, që pret të dëgjojë gjëra të tjera nga kryeministri i një vendi, kandidat për anëtar të BE-së, në prag të hapjes së negociatave. Ai mund të kishte zgjedhur të thoshte ato që mendon për shtypin dhe të cilat janë natyrisht shumë herë më të këqiaj se ato që tha.
Nuk është se shtypi ynë, nuk meriton të sulmohet. Ashtu si klasa jonë politike, ai është i pacipë, i korruptuar dhe jo-konkurrues. Është produkt i një tregu jo konkurrent, të sponsorizuar dhe të mbivlerësuar. Por ai nuk i tha ato. Hezitoi se ka frikë se i hapet një debat më i madh se shtypi dhe paragjykohet si revanshist.
Mund të kishte zgjedhur të bënte hipokritin dhe zyrtarin politikisht korrekt, duke folur për lirinë e shtypit dhe garancinë se ai do të bëjë detyrat e tij në këtë drejtim.
As këtë nuk e bëri, se në fakt nuk e ka në tip.
Bëri diçka që me siguri duhet ta bezdisë dhe vetë, po ta rilexojë. U paraqit si një viktimë e shtypit luksoz të Tiranës.
Edi Rama di të shkruajë bukur dhe të flasë po aq bukur, nëse do të ishte i lirë. Fakti që ai nuk e bëri, dëshmon se Edi Rama nuk është i lirë, ose së paku është në një moment të madh hezitimi dhe reflektimi, nëse duhet të qërojë hesapet me shtypin, apo duhet të vazhdojë të negociojë me të. Është një vendim i madh, i cili në të vërtetë ndan liderët realë nga ata që janë kalkulues rrethanash dhe nevojash për pushtet.
Fjalimi i duhur i tij për lirinë e shtypit nuk ishte paraqitja si viktimë. Fjalimi i duhur i tij është reflektimi përse shtypi në Shqipëri është pjesërisht i lirë, përse autocensura e gazetarëve dominon mbi politikat redaksionale, dhe mbi të gjitha, përse është jo konkurres dhe mbijeton falë korrupsionit.
Të gjitha këto kanë një përgjegjës, dhe ajo është politika.
Kur komisioneri Hahn thotë se politika është përgjegjëse të garantojë lirinë e shtypit, e ka fjalën për politikën e pastër. Por edhe për shtypin që kemi sot, është përgjegjëse politika.
Politika jonë ka tentuar të bëjë më shumë se kaq. Ajo është përpjekur ta rehatojë shtypin, ta bëjë atë të ndjehet i pushtetshëm dhe i parrezikshëm për të. Ka ndarë me të, të gjitha veset, kusarinë, pushtetin, trafikun e influencës dhe betejat elektorale. Kësisoj, shtypi shqiptar është realisht i korruptuar, me pronarë të pasur, me gazetarë të mirëpaguar në shumicën e rasteve, dhe me punonjës shtypi që paguhen si fasonistë që punojnë me material të porositur.
Një kryeministër duhet të guxojë ta thotë këtë, por në rastin kur ky kryeministër quhet Edi Rama, para se ta thotë këtë, duhet të kërkojë ndjesë, që është një nga prodhuesit e këtij shtypi. Gjithë media e madhe në vend, sidomos ajo televizive, ose më mire të themi gjithë pronarët e saj, janë sot të tillë edhe për shkak të Edi Ramës. Të Sali Berishës e Ilir Metës, po e po.
Edi Rama duket se ndodhet në dilemën, a të nisë një betejë me këta “pisa”, a jo. Fjalimi i tij reflektonte sot gjithë dilemat e veta në këtë drejtim, mosdurimin që ka nga kapardisja e pronarëve që ka rritur me duart e veta dhe ja përdor pa para Berisha, Basha e Meta, nga opinionistët që i duken të patalentuar krahasuar me veten e tij, por që i mbinë para syve, nga reporterët që vetëquhen investigativë dhe janë shpikës të gazetarisë pa burime etj.
Kjo nuk është një dilemë e vogël. Nuk është as një vendim i lehtë. Është nga ato momente në karrierën e një politikani, kur duhet të tejkalosh vetveten dhe atë që ke bërë. Duhet të mësohesh të mos presësh më në zyrë Sandrin që shfaqet gjithnjë me Fevziun për ndonje leje, ndonjë park, apo ndonjë resort në det, Irfanin që ka gjithnjë një hall godinash, Ylli Ndroqin që do gjithnjë një punë, Vjollcën që do një nder, Meron, Andin apo Armandin, që kanë gjithmonë një sherr, e kështu me radhë. Dhe duhet t’ua zgjidhësh të gjithëve hallin që të biesh rehat.
Nuk ua zgjidh dot dhe sikur të duash, por problemi është se nuk duhet të duash ta bësh këtë.
Edi Rama sot ishte as mish, as peshk, as në anën e gazetarëve, as në anën e pronarëve, as në detyrën e kryeministrit. Ai tentoi të ishte në anën e viktimës së shtypit, që nuk i ka lezet. Nuk është realisht viktimë e shtypit, është produkt i tij. Dhe nëse ndodh të bëhet viktimë, është viktimë e vetvetes dhe mënyrës se si i ka ndërtuar këto raporte.
Nuk i duhet fuqi për të mundur shtypin. I duhet fuqi për të mundur Edi Ramën e vjetër, dhe ta lërë shtypin të lirë nga vetvetja, të mbijetojë, ose të vdesë. Të mbyllë telefonat, të mos lexojë mesazhet apo email-et tona, të mos dëgjojë kërkesat tona private dhe pordhët për parime në publik, të shikojë nëse ne mund të jetojmë me urrejtjen ndaj tij.
Ndjehet në ajër që është gati ta bëjë këtë, por ka dilemën se mos nga kjo betejë, fitojnë kundërshtarët, që do të vazhdojnë të ruajnë këtë shtyp kështu siç është, klientelist, të korruptuar dhe jo cilësor. Është në dilemën, nëse do të jetë heroi i një beteje që do të fitohet, apo heroi i një beteje të humbur.
E di se nuk ka vetëm shtypin kundër, por mbi të gjitha, kundërshtarët politikë dhe gjyqësorin, që nuk janë gati për këtë betejë, që ta lënë shtypin të mbijetojë me produktet e veta, në tregun e vet dhe aftësitë e veta.
Dhe ndërsa po shijoja pozitën e tij prej viktime, postieri më solli një fletë-thirrje për në gjykatë. Burri i kësaj gruas nga Tropoja, që është bërë prokurore “antikorrupsion”, kërkon për mua dhe kryeredaktorin, dy vjet burg, se gazeta ka botuar intervistën e një personi publik, që e akuzon burrin e kësaj “kryevetingares”, se ka qenë i përfshirë në aktivitet prostitucioni. Është dita, që dhe ky mendon, se viktima nuk janë prostitutat, por ai vetë. Është gjë e madhe t’i mbushësh mendjen vetes, se je viktimë shtypi.
Shkrim brilant,nje radiografi e plote e shtypit sot.
Ky eshte edhe halli i juaj Mero. Keni te njejtin hall,madje ju me shume se ai. Je i vertete ne cdo gje qe thua e analizon.
Zoti Baze.Je i madh.Ke shkruajtur një artikull fantasik.
Urime.
Mire e ke Mero, por megjithate, sillesh e nga sillesh Sandrin e ke “pike te dobet”.
Rrofte sinqeriteti, o Mero. E keni te gjithe nga nje hall qe ju lidh gjuhen.
Si eshte ajo shprehja: Ka dhe(!!!!!?????) gjyqtare, prokurore, police, politikane ……..gazetare te ndershem.
hahaha nje bravo te madhe, por shume te madhe dhe ishalla vlen..
Mero, analize inxhinierike ke bere! ?
Nuk ka nevoje per elozhe!
Ku qendron gjenialiteti te ky shkrim se jeni bere karagjoza komplet.Po cfare mut robsh jeni ,se njerez nuk e meritoni te quheni ,qe kepusni traplleqe servilizmi te tipit ….bravo Mero ,e ke qare Mero ,te lumte Mero .???? .Ju dhjefsha mu ne intelekt dhe formim qe keni ,o mashtrues te vetvetes.Edhe Meros vete i vjen turp nga kur lexon komentet servile e re peshtira.
Nen diktaturen e Berishes o Mero Baze ,shtypi ishte 70 % pro opozitar.Top Chanel te gjitha programet pa perjashtim i kishte ne sherbim te opozites dhe Edi Rames.Vizion Plus gjitheashtu.Gazetat Shekulli ,TemA ,Dita ,Sot ,Shqiptarja ,Gazeta Shqiptare ,Shqip ishin 100 % me opoziten.PD kishte RD dhe ate pacavuren 55.
Sot nen udheheqjen e demokratit iluminist Edi Rama ,nuk ka nje kanal te vetem opozitar ,nuk.ka nje gazete te vetme opozitare.Gjithcka eshte blere nga evropiani Edi Rama.
Ky eshte problem o Mero Baze dhe ju bazexhinjte servila palaco.Ato qe thuhen ne shkrim jane shmangie djallezore nga problemi.Pa lidhje fare.
Na plasi trapi si ndjehet Rama.Problemi eshte si ndjehemi ne.Ne ,qytetare qe degjojme gjithe diten palacot gazetare te shitur.
shtypi .mjetet e informazioni duhet cdo dite te shkruajne analizojne e k erkojne drejtesi per tragjedite e medha te shqiperise .piramidat 97.grushti i shtetit 98.gerdeci 2008.vrasjet ne bulevard 2011.privarizimet ne cdo sektor por sidomos ne nafta .minerale.energji telekomunikacion. marveshja e detit.koncesionet ne porte.rruge apo tenderat per Internet .shkaterrimi i teritorit.etj ne cdo tragjedi kolektive ka dhe nje pergjegjesi individuale .sali berisha eshte simboli i se keqes ne shumicen e trgjedive te dale para drejtesise e te pergjigjet .atehere do filloj pastrimi i llumit.nga politika shteti .media .eshte lene ne harrese lazarati.e dukagjini ndermarrjet e medha te hashashit te ngritur e administruar nga Klani politik i berishes .pa folur per trafikun e armeve te cilat shkuan ne afrike Ruanda.somali tek .eshte prape klani i berisha ne drejtesi prokurori gjykata qe sjell destabilitet politik psh 97 ndihet akoma me armet neper dura e do jene e per shume kohe nje problem serioz per sigurine publike.klani b… ka ngrirur edhe gjigandin e genjeshtres shpifjes .urrejtjes .te percarjes sic jane nje pjese e mjeteve te informacionit te mbire me para te qelbura droghe.prostitucion vjedhie te pasurise publike etjper keto duhet folur shkruajtur .analizuar e dhene ide per drejtesise qe presim
Ore per shtypin e morem vesh qe eshte I varur nga pronaret qe jane te varur nga qeveria se duan reklama, fonde, etc, etc.
Po per Tahirin cfare po behet me ato leket cash te kapura ne makinen e djalit te bosit te madh dhe qe tani na del qe Kurumi nuk paska porosi apo biznes me kete bos.
Shkruani dicka te na qartesoni se dhe vet Sajme apo Rama nuk po ndihen, thua se jane te qete dhe nuk e krasitin nga crafe kan bere edhe pse po kapen me presh ne dore.
Analize reale ,e sakte dhe e plote …teresore dhe krahasuse …Mbase do kete refleksion per te permendurit ,ne te mire te medias,politikes ….vendit !
Se kuptuat more idioter te temes.
Merua I thote kryepalles me qaravitje se _une te lepij bythen, sandrit dhe fevzos qe ta fusin I ben qoka e favore2. Prandaj ndrysho rruge sa3seshte vone.
Hahaha more mero qerrata.
Pjerrdh6rame mafjozi3per ty.
Ty te hedh noi kocke sa per te mos lehur. Mishin e ndan me6sandrin dhe mafien e vjeter.
Analize perfekte. Uroj qe Rama ta degjoje edhe kete kembore, qe perfaqeson edhe mendimin tone.Nese Rama I hyn kesaj beteje, jam I sigurte se e fiton. Vetem atehere mund te mbetet ne histori, sic synon. Flm Z. Baze.
Analiza eshte vertet e mire, por u plakem duke bere analiza dhe nuk po sherohemi nga semundjet. Kuptohet qe na mungojne ilacet dhe sidomos terapia. Meqe “ilacet tona” jane kryesisht “placebo”, ato kane vetem efekt virtual dhe nuk zgjasin ne kohe, me fjale te tjera ne nuk do sherohemi asnjehere me ilace “made in albania”. Terapia qe percaktojne “mjeket vendas” nuk eshte as mish dhe as peshk, pergjithesisht eshte ushqim me luge bosh. Ndersa, diagnozat dhe terapite qe na kane vendosur te huajt, neve, politikaneve patriote shqiptare, nuk na pelqejne sepse i quajme dhe i konsiderojme “nderhyrje ne punet e brendeshme” dhe “cenim sovraniteti”. Megjithate, ne politikanet shqiptare, kur vjen puna per veten dhe familjen tone zgjedhim spitalet e huaja, bankat e huaja dhe sidomos vilat jasht shtetit, per ti pasur ne dite te keqia. Keshtu ka vepruar mbreti Zog, kur braktisi vendin duke marre me vete thesarin e shtetit. Keshtu vepruan trashegimtaret e komunizmit kur siguruan jasht vendit arin e Shqiperise. Keshtu vepruan te emeruarit e komunizmit duke grabitur pasurite e vendit dhe te shqiptareve dhe duke i fshehur ne parajsat fiskale. Keshtu vazhdon dhe sot e kesaj dite dhe do te vazhdoje deri sa te Huajt do te marrin ne dore fatin e Shqiperise.
Pra sipas teje o Mero, fajin kryesor qe shtypi eshte i korruptuar e paska politika. Po hajdutet dhe gjobaxhinjte ne krye te shtypit nuk paskan faj fare? Kur behet fjale per kasten tuaj te neveritshme te mediave ju gjoja gazetaret mblidheni te gjithe ne nje llogore, te majte e te djathte, te pasur e te varfer, Baze, Frangaj, Bushati, e lubonja, te gjithe bashke ne nje stan, po ju shau njeri nxirrni dhembet dhe kafshoni. Ne fund te fundit, Rama as ju djeg gazetat e as ju masakron familjet, thjesht ju thot troc ate qe mendon per ju, dhe nuk eshte i vetmi qe mendon keshtu. E keni kthyer ne biznes fjalen e lire, shisni e blini opinione sikur te ishin patate, ndertoni vila e pallate ne sy te lexuesve tuaj idiote, dhe ne fund nxirrni kthetrat po ju tha njeri te verteten ne sy. Jeni te neveritshem, doni Saliun qe tju djegi gaztat dhe me pas tu hedhi ndonje kocke. Doni Saliun qe tju q.. Nenen qe ta quani baba.
O Mero e fillon qe kryeministri i nje vendi kandidat dhe ne prag te hapjes se negocjatave per te hyre ne Gusmar, Golem, Sevaster, Lum te Vlores etj se aty nuk hyn dot shteti dhe jo ne BE. Mero duhat ta ndaje mendjen media qe duhet ta mbeshtese akoma nje njeri qe ka 20-vjet ne pushtet qofte ne bashki qofte ne qeveri dhe e vetmja gje qe di te beje eshte narko shtetin dhe anti shtetin dhe ka kriminalizuar gjithe sistemin. Te tjerat jane sofizma ndaj ndajeni mendjen se ky vend po iken per lesh, thojini gjerat sic jane qe qofte dhe nje here te vetme te jeni ne krahun e ketij vendi dhe jo pushtetit.
O Mero,
Parimisht ti ke te drejte ti shtrosh mendimet e tua, por ato nuk do te thote se jane fjala e fundit.
Mua si nje lexues i rregullt i Medies shqiptare me ben pershtypje dicka e pazakont:
Pothuajse e gjithe Media audiovizive dhe ajo e shkruar, jane vene ne gare te
TE SHESIN LAJME ;
TE VERTETA APO TE PAVERTETA…!
Dhe me perjashtim te dy-tre kokrrave, pothuajse e gjithe media shqiptare nuk e ka per gje te S H P I F…!
Dhe Kryeministri eshte Viktima e pare e kesaj stuhie mediatike…!
O Mero,
Une kam 26 vjet q e ndjek shtypin, vecanrisht ne hapsiren gjermanofolese….
Por keshtu si ne Shqiperi, nuk me kane pare syte dhe nuk me kane degjuar veshet…!
Dhe jam Gazetar profesionist, kariere te cilen e kam filluar qe Student…!
Do te sjell nje shembull dhe lexuesi le ta nxjerre vet konkluzionin:
Para disa vjetesh nje e perditshme austriake botoi nje shkrim per Presidentin Austriak atehere, , te ndjerin Klestil.
Gazeta shpifte per Presidentin se merrte te ardhura plus…
Presidenti e hodhi ne gjyq Gazeten.
Gjyqi e denoi Gazeten per shpifje me Nje Milion Shilinga…(Shilinga ish atehere…)
Nje Milion Shilingat Presidenti ja dhuroi nje Befotrofi…
Te Nesermen Gazeta shpalli Falimentimin…
Rralle mund te ndodhe qe ne shtypin austriak APO gjerman, APO zvicerian te shpifet per personalitetet shteterore keshtu brutalisht, kafsherisht… si ne Shqiperi…!
Rama eshte Viktima dhe eshte bere Tabele Qitje e Medies shpifse, perverse shqiptare qe me se shumti mbahet nga paret e pista dhe lufta e piste politike…!
Nuk ben vaki te sulmohet Kryeministri me shpifje te paskrupullta…
Kritika konstruktive po. por jo shpifje dhe fyerje.
Edhe Edi Rama eshtre Njeri prej mishi dhe gjaku, sic jemi te tere.
Dhe perpara propagandes se shpifur mediatike, te paguar, natyrisht qe do te reagoje, ndonjehere edhe i zemeruar dhe ne menyre emocionuese.
Nuk shoh nje gazete apo televizion qe shpif, ne Shqiperi , te denohet si ne vendet perendimore!
Kjo situate anormale duhet te marre fund!
Ato rregulla qe ka per Medien ne vendet Perendimore, duhet te vendosen dhe ne Shqiperi.
Hani mut ju ripjellsa Po olsi e bleu partizanin.