Për gjithë flamujtë e Nerënxit, përveç bajameve me krimba!

6 Nëntor 2017, 19:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata e Tiranës ka përfunduar sot një proces të gjatë gjykimi, ndaj një padie të biznesmenit Nikollaq Nerënxi ndaj gazetës “TemA”, për të cilën kërkonte një dëmshpërblim 50 mijë euro. Ishim nën akuzë pasi kishim publikuar një video ku Nikollaq Nerënxi ishte krah disa ekstremistëve grekë në Himarë, të cilët përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, i thërrasin sa herë që e shikojnë se nuk i voton minoriteti  grek në Shqipëri.

Videon e kishim marrë nga një faqe e ekstremistëve grekë dhe nuk ishte produkt i yni. Nuk kemi shkruar gjatë kësaj kohe, se nuk deshëm të ndikojmë mbi vendimin e gjykatës.

Sot Gjykata e hodhi poshtë si të pambështetur në prova padinë e biznesmenit në fjalë, i cili ndjehej i dëmtuar se ne e quanim grek.

Tani dua të them disa fjalë për profilin e këtij biznesmeni i cili merret me politikë, sa herë është në hall biznesi i tij dhe bën biznes me politikën, sa herë e gjen në hall politikën.

Ajo që më bëri përshtypje, është se ky na ka paditur ne si gazetë, pasi është ndjerë i ofenduar që ne i kemi thënë, se mbështet aspiratat e disa ekstremistëve grekë. Pra, është ndjerë i turpëruar si grek dhe kërkon dëmpshpërblim për këtë gjë.

Në këtë aspect, është për t’u vlerësuar nëse e merr sinqerisht kërkesën e tij, pasi kërkon të duket si patriot shqiptar.

Por nga ana tjetër, Nikollaq Nerënxi është në krye të një lëvizje që për interesa tërësisht private dhe familjare (jo fisnore, se fisin e ka hedh në gjyq, njësoj si gazetën “TemA”), dhe është mburur se ka vënë në lëvizje diplomacinë greke kundër shtetit shqipar për hallin e tij.

Ka së paku një vit dhe disa deklarata të shoqatës së tij fantazëm, që flasin në emër të diplomacisë greke, për atë se çfarë do t’i gjejë shqiptarët dhe Shqipërinë, nëse nuk plotësohen kërkesat e Nerënxit.

Ne në fakt nuk kemi asgjë kundër, të plotësohen kërkesat e tij nëse janë ligjore. Nuk kemi asgjë kundër, që dhe ai të jetë njeri me kaq ndikim në Athinë, sa t’i bëjë varrin Shqipërisë, për shkak të garazhit të tij në Himarë. Vetëm të na e ndajë, a do ta mbrojmë si nacionalist grek, apo si patriot shqiptar. Se nga një anë mburret që do kthejë mijëra emigrantë në kufij, do mbyllë kufijtë për “defekte teknike”, do bllokojë negociatat e Shqipërisë në Bruksel, e nga ana tjetër, ne na padit, duke na paraqitur si argument se ai është patriot shqiptar.

Nuk kam asgjë as me këtë veprim. Në një farë mënyre njeriu e gjen vetë veten se ku është dhe se çfarë ndjehet, shqiptar, grek apo pakicë egjiptiane. Problemi është se ky njeri në Shqipëri të padit në gjyq se do të duket më shqiptar se shqiptarët dhe tek autoritetet greke të padit si grek, se do të duket më grek se grekët.

Për shkak të dënglave të tij, mijëra shqiptarë bllokohen në kufijtë e Greqisë me Shqipërinë, pasi ai ka marrë flamurin e një greku të persekutuar në Shqipëri, ndërsa në Tiranë të padit pse i thua që po spekullon si grek dhe do të duket më shqiptar se çdo shqiptar.

Të jesh grek, shqiptar apo pakicë egjiptiane në Shqipëri, nuk është kurrfarë merite. Është çështje biologjike. Njeriu nuk e ka në dorë çfarë lind. Njeriu e ka në dorë çfarë bëhet. Problem i këtij biznesmeni është se ky do të jetë grek në Himarë, se i duhet një garazh, shqiptar në Tiranë, se do të shesë bajame, deputet me LSI, apo kryetar bashkie me PBDNJ, nëse mundet, se ka ca plane për kështjellën e Ali Pashës në Porto Palermo etj… Është rasti tipik kur e kupton se politikën shqiptare, e ka marrë peng një racë batakçinjsh, që mbajnë nga dhjetë flamuj në xhep, dhe i ngrejnë e i ulin sipas hallit që kanë. Në rastin konkret kemi dikë që kërkon që në Athinë të jetë hero, se po lufton për Himarën, në Tiranë të jetë hero se shet bajame, në Himarë të jetë kryetar bashkie se do leje ndërtimi. Nuk jemi patalogjikë kundër tij, boll të na e ndajë çfarë do që të jetë dhe çfarë do që të shesë. E pranojmë dhe si grek, dhe si shqiptar, dhe si himariot. Përveç si shitës të bajameve me krimba, se ato nuk ja blejmë dot!

19 komente në “Për gjithë flamujtë e Nerënxit, përveç bajameve me krimba!”

  1. Nikollaqi says:

    Hallall Mero. Ja bere mire ketij batakçiu. Qe edhe ne fytyre ta jep se kush e çfare eshte.

  2. Angjelini says:

    Shum Bukur. Shkrim brillant por mos harro ti bjesh edhe PDs dhe leshelise se ata jane po aqe te neveritshem sa ky maskara.

  3. Populli says:

    E perseris: Mero Baze, Shqiperia dhe shqiptaret te jane mirenjohes qe iu ndriçon ndergjegjen dhe arsyen kombetare.

  4. Atdheu says:

    ??????????????? e ke qare Mero. Me sakt nuk ka ku te vej.

  5. Tiku says:

    E ke humbur besueshmërinë o Mero Baze nga akrobacitë që ti i ke bërë i pari !

  6. Mondi says:

    E thjeshte bojkotoni bizneset dhe produktet w tyre

  7. Ilo says:

    Bojkot mafiozit. Asgje te mos ia blejme.

  8. AC/DC says:

    Para se te gjykosh te.tjeret shof njehere veten tende,njehere by….lepires I Saliut njehere iRames,njehere I grekeve e nje here I turqve nje here Mero e nje here Ymer

  9. Shefqet Cela says:

    Pa koment! KUR E KAM KOHEN TE KJUFIZUAR, LEXOJ VETETM TEMEN.

  10. TOMORI SHBA says:

    NJe bravo te shkelqyer kini zoti Mero per kete shkrim ndaj keti batakciu, qe per interesat e ti esht gati ti ver zjari SHqiperis. Si e durojn himarjotet e ndercem kete batakci, qe ne disa raste vepron si antishqipatr dhe perse, ben zallamahi, vetem e vetem, sdo qe edhe Himara si shum qytete te SHqiperis te behet model sic e meriton.
    Na u be zemra mal, kete vit kur kaluam pushimet ne Atdheun Ton SHQIPERI, pam rruge e qytete te zbukuruara, pam police ne krye te detyres, pa kethyer syt nga xhepat e qytetareve, sic ndothte me par qe te ndalonin, e vinin verdall rreth vetures apo taksis.

  11. Vjosani says:

    JE ME MI RI I GAZETARISE SHQIPTARE DHE PIKE! nje shkolle gazetarie ne kete batak shkrimesh ku shqipja e tyre duket si e vitit 1463,,,,

  12. Urime për gjyqin dhe mos e ça kokën Mero se dhe në apel do fitosh, po e ankimoi nerënxi. Dua të të them vetëm një detaj. Ky nerrënxi dhe një “hallexhi” tjetëe e kanë provuar dy herë në këto 4 vjet, që të marrin kalanë e Ali Pashait në Porto Palermo. Duan ta kthejnë në plazh, restorant dhe kafene. Dy herë janë zmbrapsur nga Rama. Kjo është e saktë. Tani, a do e tentojnë përsëri të njëjtën gjë, dhe a do e kthejë rama, kjo mbetet për tu parë. Por ky nerënxni është mut muti dhe kjo lloj rrace na e ka bërë gjithnjë gropën neve si popull.

  13. Dash says:

    Je shume i “hidhur” Mero, frazat “merret me politike sa here eshte ne hall biznesi i tij dhe ben biznes me politiken sa here e gjen ne hall ate..” dhe “njeriu nuk e ka ne dore cfare lind ,njeriu e ka ne dore cfare behet” jane exelente, jane pasqyre e realitetit shqiptar…bravo Baze.

  14. eli-tiv says:

    ..eshte e cuditshme qe qeveria greke te jete aq e varur nga dule e neranxi..qeveri e shtet jo serioz (shtet qe nderton marredhenie me sebepe) .ose ne nuk na marrin seriozisht..

  15. shkumbini says:

    Eshte shkrim i goditur ne shenje. Fiks fare. Ky Neranxi eshte nje njeri i paskrupull, injorant, hajdut me cizme, i pamoralshem ose imoral qe nuk mund ta fusesh ne shtepi apo prezantosh me njerez te tjere se………. Tip zhabe domethene.
    Te gjithe kete rremuje e ben fiks sic e pershkruan Mero Baze, por ka harruar edhe nje fakt tjeter shume domethenes qe ai synon qe te kandidoje ne zgjedhjet lokale per kryetar Bashkie ne Himare dhe organizon keto qendrime se gjoja po i digjet shpirti per Himaren.
    E imagjinoni o njerez kryetar bashkie ate person pervers?!!!!!……………………. Pu, pu , pu. Fundi i botes.

  16. Viroi says:

    Ky palaco nuk merret me biznesin po leket qe merr nga ne I perdor per te na sulmuar apo futur njerezit ne sherre. Kam blere shpesh ne dyqanet e tij po meqe ai I perdor let qe mer nga ne per zjarrevenie, po shkoj te blej ne dyqane te tjera.

  17. Jak Boston says:

    Mero gezohem qe je fitues i padise, por mos harro se ia hipi gjykata dhe ligji.
    Ti vete ngelesh per tu pare se sa dhe si do ia hipesh ketij “biznesmeni te trullosur dhe zhurmemadh”, nese do tia hypesh mundesite i ke, nese nuk ia hypen ti, mos bertit kur te dhembi pasi ta keshe ate persiper. Zgjedhja dhe zgjidhja jane te tuat, njejte dhe ajo cfare do shijosh mbrapa.

  18. Shqip says:

    Ja ke fut kot si gjithmone flet vetem kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje