Nga Mero Baze
Shqipëria dhe Greqia kanë futur në rrugën e zgjidhjes disa nga problemet e mbartura në historinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe ja kanë besuar një procesi dinamik, zgjidhjen e kontestimit për kufirin detar dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve me origjinë çame në Greqi.
Bushati dhe Kotzias, kanë mundur të prodhojnë një takim substancial për çështjet mes dy vendeve dhe do të vazhdojnë përmes propozimeve konkrete në muajin Dhjetor.
Pala shqiptare ka paraqitur një paketë të plotë që nga Ligji i Luftës deri tek kufiri detar, duke pasur opsionale dhe zgjidhjen e kontestit për kufirin tokësor, ku përfshihen dy marrëveshje, ajo për kufirin tokësor ekzistues dhe çështja e piramidave në kohën e incidenteve greko-shqiptare.
Pala greke pritet të bëjë kundërpropozimet e saj në muajin Dhjetor dhe kështu të ecet përpara.
Gjëja më e rëndësishme është që palët janë angazhuar seriozisht në zgjidhjen e problemeve dhe po krijojnë një klimë besimi mes tyre.
I vetmi problem politik në këtë histori është qëndrimi i palës shqiptare për çështjen e kufirit detar. Ndërsa Greqia ka një qëndrim dhe bazohet deomos mbi Marrëveshjen e arritur me Berishën, Shqipëria ka një qëndrim zyrtar të përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm Bushati dhe një qëndrim opozitar të përfaqësuar nga Berisha e Basha, dyshe që këmbëngul se Marrëveshja është në rregull.
Pra në këtë histori Greqia është superiore, pasi ka të unifikuar qëndrimin e saj dhe bën diversion me faktin që në Shqipëri ka dy qëndrime për këtë çështje.
Në këto kushte do të ishte e udhës që partitë politike në Shqipëri të nënshkruanin një “Memorandum” në Parlament, ku të shprehnin qëndrimin e tyre rreth kësaj çështjeje dhe t’i jepnin mbështetje qëndrimit zyrtar të qeverisë shqiptare me qëllim që të tejkalohej diversioni që pala greke mund të bëjë me qëndrimin e Berishës.
Një nisëm parlamentare për një “Memorandum” mund t’u kërkojë të gjitha palëve, nëse mbështesin ose jo qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare për kufirin detar. Natyrisht që qeveria ka shumicën dhe nuk ka nevojë për vota në këtë rast, por kjo mbështetje vlen si mbështetje morale dhe për të shmangur diversionin politik.
Nëse Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë besnike qëndrimit Basha-Berisha–Bakojani, për kufirin detar, ata mund ta shprehin në “Memorandum”. Ky përfundim nuk është detyrues për qeverinë, por është natyrisht një problem politik, i cili duhet të verifikohet që të mos ketë, as sot, as në të ardhmen, spekulime rreth kësaj çështjeje.
Sido që të përfundojë rregullimi i kufirit detar apo bashkë me të dhe rregullimi i kufirit tokësor me Greqinë, historia duhet të fiksojë se cili ka qenë qëndrimi i palëve në këtë konflikt .
Greqia pavarësisht problemeve të forta që ka brenda vendit, është shumë e unifikuar në qëndrimet për politikën e jashtme. E vetmja diferencë janë marrëzitë e “Agimit të Artë”, të cilat qeveria i neutralizion, dhe ato i përdorin më shumë politikanë të dështuar në Shqipëri, se sa në Greqi.
Skanimi i qëndirmeve të politikës shqiptare në këtë rast është i domosdoshëm mes të tjerash për ta lehtësuar diplomacinë shqiptare nga presioni i akuzave populiste nga një anë dhe nga qëndrime të barazvlefshme me kundërshtarin nga ana tjetër. Është dhe një provë nëse PD është gati të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Berishës.
Ca jane keto qe shkruan o Mero?. Meqe PD nuk renja ne nje mendje me PS atehere u dashka te behet nje memorandum per ndryshim kufijsh? Ti po e paraqet sikur ky ndryshim kufijsh u beka me mareveshje politike midis partive .
Meroooo..tradhetia eshte tradheti edhe me konsesus partiak.
Asnje memorandum nuk ka fuqine e ligjit.
Ate e ka dhene Gjykata Kushtetuese qe ndryshim kufijsh nuk ka.
Cdo perpjekje tjeter per ta ndryshuar kufirin eshte tradheti kombetare.
Memorandumi eshte vula e tradhetise.
Ai synon qe palet votuese te PS dhe PD ta pranojne pa kundershtim kete ndryshim kufiri qe do dali si arritje madheshtore e aleances PD-PS.
E para qeveria shqiptare ka detyrimpara popullit te deklarohe qendrimin e saj. Megjithese qeveria nuk ka asnje lloj te drejte ligjore te kete nje qendrim ndryshe, dhe sikur sado pak ndryshe, nga vendimi i Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje.
Cdo lloj qendrimi tjeter, apo diskutim i metejshem nga qeveria eshte baraz me tradheti kombetare, baraz me mareveshjen e Berishes.
Megjithe pelivanlleqet e tua per ta zbukuruar kete ceshtje, nuk mbulohet e verteta e ndyre e propozimit tend dinak dhe prej tradhetari.
Duhet te jepni llogari mire para se tevazhdoni lojen e felliqur te pakteve dhe memorandumeve.
Pd si antishqipare qe esht ,eshte gati ti fal greqis jo vetem detin por edhe Himaren vetem e vetem qe greqia ta sjell ne pushtet.
Pd si shkatrruse e vendit nuk i ka per gje kufijt e Shqiperis.
E sakte Mero. Pas ketij qendrimi ne Kuvend duhet te vije qendrimi tjeter: ose Lulzim Basha të shpallet fajtor për tradhëti kombëtare dhe të dënohet, ose, në të kundërt, Gjykata Kushtetuese duhet të shkrihet urgjentisht, sepse e hodhi poshtë pa të drejtë atë Marrëveshje.
nuk e ke kuptuar shkrimin me duket.
Duke I kerkuar falje lexuesve per materialin e gjate ja vlen te theksojme se gjithmone pala greke nga 1821 e deri me sot eshte krijese e vendeve perendimore..e perkedhelura e saj dhe gjithmone Perendimi ka qene kunder Shqiptareve..
.
Vetem ne kohen e Enver Hoxhes ( dhe pjeserisht ne kohen e Zogut) marrdhenjet me Greqine kane qene dinjitoze..biles ne kohen e “diktatorit te dashur” ai I poshtroi greket qe ne Konfercen e Parisit1946….ne 1949 dhe ne 1967 &1973…I kercenoi uleni bishtin se ju kthej ne kerma..
.
Po sot ?
Sali Tradhetari ka bere aq leshime me grekun
sidomos ‘VARREZAT SIPAS VIJES SE VORIEPIRIT
ME DY KRYESPIUNET..TRITAN SHEHU DHE LULZIM BASHA .
.sa esat pashe toptani duket lule para tyre.
.
Pse greku gjithmone ka fituar me shqiptaret si me poshte:
.
Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912
Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.
Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913
Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.
.
“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913
Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.
“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913
Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithka, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.
“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913
Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.
Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914
Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.
Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923
Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.
Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940
Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.
Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940
Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.
Shifrat e terrorit çam, 1940
Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.
Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944
Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.
Greqia kundër pranimit të Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.
Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.
7 orë luftë në Vidohovë-Devoll, 2 gusht 1949
Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.
Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949
Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.
Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949
Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.
Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949
Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.
Sulmi grek i 12 gushtit 1949
Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.
Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949
Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.
Krijimi i organizatës antishqiptare MAVI, 1950
Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek Vasil Mellaj rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.
Agjenti “Papastrati”, 1971
Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio Epirit.
Parlamenti grek lë në fuqi Ligjin e Luftës, 1987
Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kishte shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.
Plani i Miçotaqisit, Athinë, 14 korrik 1993
Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika.
Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. (njeriu që I futi koqet ne bige Berishes pra ky e trodhi Sali lepurin nga Amerika)
Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.
Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994
Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.
Arrestimi i të pestëve, shtator 1994
Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.
Operacionet fshesa, 1995
Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.
Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995
Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.
Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999
Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.
Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004
Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.
“Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006
Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve. Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.
Videoja greke, 4 mars 2007
Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i Jashtëm grek.
Himara
Himara ka qenë gjithnjë një mollë sherri mes Tiranës dhe Athinës. Sidomos zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Sa herë që në Himarë janë zhvilluar zgjedhjet lokale ose parlamentare ka pasur gjithnjë tension, çka kanë sjellë edhe reagimin e Athinës dhe të Tiranës. Vitet e fundit protagonist kryesor pati qenë ish-kryebashkiaku Vasil Bollano, por me humbjen e këtij të fundit tensionet politike janë zvogëluar.
Kufiri detar Shqipëri-Greqi
Prej 6 vjetësh Shqipëria dhe Greqia vazhdojnë përplasjet për kufirin detar. Historia e përplasjeve nisi kur Gjykata Kushtetuese shqiptare rrëzoi marrëveshjen mes ish-qeverisë shqiptare “SERBerisha” dhe asaj të “Karamanlis”. Pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, qeveria e kryesuar nga Edi Rama kërkoi një rishikimin e kësaj marrëveshjeje, ndërsa Athina nga ana tjetër kërkon zbatimin marrëveshjes të firmosur me ish-qeverinë tradhetare e Berishes. Kufiri detar ka sjellë mjaft polemika mes dy vendeve, siç ishte edhe rasti më i fundit ku Tirana i kërkoi Athinës të ndalonte kërkimet për naftë në detin Jon…..
.
.Greku ka fituar gjihmone se ne akoma mbahemi te dy shprehje debiloide:
.
A-Jemi nje nga vendet me proamerikane ne bote
.
B-Debilat student te levizjes dhjetorit 1990-1991 akoma besojne te parrulla biberiste-azemhajdariste “ E duam Shqiperine si gjithe Europa” dhe sot po e shohim vendin te gropa
.
dhe sot po tallet me ne Greku qe eshte vendi I fundit I Europes
dhe nga popujt me anonime ne bote
qe nuk kane asnje lidhje me greket e lashte.
.biles mbi 60% e tyre jane me gjak te paster shqiptari.
dhe kete nuk e them une
por ky dokumentari me poshte:
GREKET E SOTEM JANE ARVANITAS
https://www.youtube.com/watch?v=hYUWsErJEUE
Bravo! Komenti ishte i gjate,por me shume interese per te gjithe,me qellim qe te mesojne njerzit sa te poshter jane greket dhe Sali Berisha,Basha qe jane te shitur te greku.BERISHA ne litar.
Mirel, a di te lexosh dhe te kuptosh shqip ti?
Tjeter shkruan Mero dhe tjeter kupton ti. Eshte ceshtje leximi dhe kuptimi por ti mos u nxeh me Meron ngaqe nuk e kupton shkrimin e tij…ashtu xhaxhi.
Cfare flet o shoku Zylo?
Dhe ju te tjeret qe kerkoni debat politik me PD. Per cfare vlen debati?
Keni ndonje paqartesi per qendrimin e Berishes?
Ai shiti detin, ju vazhdoni me idiotesira te tilla qe jo duam ta dime cfare mendon Berisha, jo cfare qendrimi ka, etj.
Jeni gje deficente mendore?
I vetmi debat me Berishen duhet te behet ne sallen e gjyqit per tradheti kombetare. Te tjerat jane pordhkla. Per tja lene Berishes si nje detyrim moral dhe jo si detyrim ligjor per tradheti.
Ramuti nuk ka pse ben negociata per kete pike, kur ceshtja eshte e mbyllur dhe nuk ka diskutim te metejshem.
Greket qe pa u ulur ne tavolinen e valkes se Bushatit deklarojne qe nuk ka ceshtje came. Dhe Bushati kercen si jevgu.
Ndersa Shqiperia dashka te beje memorandum per detin..dhe per kufijte.
Shtrojani dhe me muzike greke ne fund..dhe ne rregull jeni
perse PS. nuk organizon nje debat politik, te ilustruar dhe me nje studim teknik te vetin, qe do ta vere me shpatulla pas muri PD ne dhe nese ka sigurine se e drejta eshte nga kahu i saj sigurisht qe do dale triumfatore ne nje problem kaq madhor sa po kthehet kjo marrveshje detare per percaktimin e kufirit. Dhe duke vene me shpatulla pas murit Bashen Berishen ka vene me shpatulla pas murit dhe qendrimin e qeverise greke. Me nje gure vret dy zogj.
From: Alban Dega
Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT
Pak mendime me shume fakte
ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES
… apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Kldians Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
Veting ne drejtesi !
Veting ne polici !
Veting ne politike !
Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
Veting !
Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
ZOTI MERO
LEXO RRJESHTAT ME POSHTE
MBAJE MEND
SOT DATA 13 NENDOR
EDI RAMA
KAPITULLOI
OSE
ALBANIA DEAD
LERI GREKET..LERI SERBET
SHQIPERIA ESHTE PUSHTUAR NGA SHQIPTARET
Ish- kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika është propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për ambasador në selinë e NATO-s.
Propozimi i shefit të qeverisë i është dërguar Presidentit Ilir Meta,
Me lejoni ta perseris dhe eshte shume e thjeshte:
Koncepti 1: Lulzimi Basha i kaloi Greqise siperfaqe te medha detare me rendesi nevralgjike – pjese e sovranitetit kombetar shqiptar
Koncepti 2: Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshte Marreveshjen e firmosur nga Lulzim Basha.
Koncepti 3: Lulzim Basha nuk e nenshkroi privatisht ate marreveshje por ishte Minister i Jashtem
Koncepti 4: Ose Lulzim Basha të dergohet perpara Gjykates se Krimeve Kunder Kombit për tradhëti kombëtare
Koncepti 5: Ose Gjykata Kushtetuese të shkrihet urgjentisht, sepse e hodhi poshtë pa të drejtë atë Marrëveshje dhe antaret e asaj Gjykate te dergohen ne gjyq.
Nqs do jete e vertete,qe,Edi Rama,ka derguar emrin e Visho Ajazit te presidenti per ambasador ne OKB,kjo do jete lajthitja me e madhe e tij,dhe reputacioni i tij si kryeminister do bjere shume,populli do humbas besimin,dhe do e kthej kete besim te pd-ke,te kjo parti fashiste. Edi Ramen sot e duan shqipetaret,por ,po pati bere kete lloje prpozimi,do pesoi disfate.
undefined