Kur e mat opozitën, me humbje klientele!

16 Nëntor 2017, 19:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka qenë e dukshme gufosja e Lulzim Bashës pas fjalimeve të tij sipërfaqësore për pastrim parash dhe krim përmes ndërtimeve, kur Edi Rama ka përmendur pesë biznesmenët kryesorë në vend, të cilëve u ka dhënë leje për investime miliona dollarëshe. Është fjala për ndërtime nga Valbona deri në qendër të Tiranës. Ka përmendur me emër Bashkim Ulaj, Avni Ponari, Shefqet Kastratin, Ram Gecin dhe Samir Manen. Të pestë janë ish- mbështetës të mëdhenj të PD, dhe jo vetëm mbështetës. Disa prej tyre, dhe kontributorë të mëdhenj e me ndikim në vendim-marrjen e saj në pushtet dhe opozitë.

Agresiviteti në rritje i opozitës, duke ngritur tymnajë me krimin dhe pastrimin e parave, në fakt ka lidhje dhe me këta biznesmenë. Edhe pse ata janë drejtues thuajse koorporatash në Shqipëri, dhe politikisht një racë genuine e PD, Lulzim Basha e ka gjithë këtë fushatë vreri edhe për ta. I duket sikur ja kanë marrë. E ka, pasi në shumë raste në mënyrën e të bërit politikë, niset nga njerëz konkretë dhe pozicionin që ata kanë ndaj tij. Kur ka qenë në pushtet, këta njerëz i ka pasur rrotull tij dhe nuk është se i ka ndihmuar. Shumica e tyre kanë pasur punë më shumë me Kunatin, se me Lulin. Më së shumti e kanë ndihmuar ata. Por ai i llogarit si njerëz që nuk i ka më dhe që punojnë me kundërshtarin e tij.

Ideja që Edi Rama i “ka marrë” njerëzit që ai njeh në biznes, kanë nxitur tek ai një fushatë agresive kundër biznesit, kundër bankave, kundër investimeve në vend, dhe mbi të gjitha, kundër fuqizimit të biznesit shqiptar.

Edi Rama e heshti vetëm se përmendi emrat. Pas kësaj, ai nuk mund të vazhdonte më këngën e kukuvajkës për krim, drogë, para të pista etj, pasi kishte të bënte me njerëz që e njohin dhe i njeh, dhe me të cilët nuk do të përballet.

Ai heshti, jo se është ndjerë keq që po përfliste pesë biznesmenët më të mëdhenj në vend, që janë të PD-së, por mbi të gjitha, për faktin se ata po trajtoheshin nga kundërshtari i tij si të privilegjuar, pa pyetur për përkatësinë politike.

Përfytyroni pak sikur të ishin pesë biznesmenë të mëdhenj të lidhur me Partinë Socialiste në pushtetin e  Lulzim Bashës, se si mund të trajtoheshin. Minimumi do ishin shkatërruar financiarisht dhe do përfundonin të falimentuar nëpër zyra përmbarimi.

Duke qenë i formatuar si një politikan klientelist, dhe duke  trajtuar statusin e kryetarit të opozitës, si një pozicion që të humbet klientët në biznes, ai është bërë agresiv pikërisht për këtë shkak. Dhe ky agresivitet i kushton tashmë dyfish, pasi nuk ka fuqi jo vetëm të mbrojë atë që thotë, por as të ilustrojë qoftë dhe më një rast të vetëm. Dhe kur ja ilustron kundërshtari shembujt që përflet, ai futet në panik dhe nuk flet.

Më së paku thotë me vete “do më mërziten dhe nuk do më paguajnë lekë në fushatën që vjen”. Më së shumti mendon se mund të flasin dhe të tregojnë si i ka trajtuar ai në pushtet.

Por ajo që mbeti në sytë e të gjithëve, ishte heshtja e tij pasi kundërshtari tregoi se kush ishin investitorët e mëdhenj në Shqipëri, dhe pse nuk ishin ata njerëzit që po pastronin para, apo lekë droge. Është pafuqia e njeriut jo të lirë për të folur me zërin e tij dhe për njerëzit e tij. Pafuqia e njeriut jo të vërtetë. Pafuqia për të udhëhequr një opozitë me inatin e klientëve të humbur.

9 komente në “Kur e mat opozitën, me humbje klientele!”

  1. Sara says:

    Keta sot nuk jane me PD po me Edin e lali Erin, se per ata s’ka parti po $$$$, keshtu qe ia ke fut kot sonte Mero… mos u mero kaq shume per gjera qe lexuesit i dine e i shihin perdite…
    Po nejse ti s’ke dhe aq faj se sic kane marre keta nen sqetull ju kane marre dhe ju te “mediave” keta…Lum si ne per JU te gjithe bashke!

    1. adi says:

      Keta jane oligarket qe rama i citon me mburje.
      Keta jane njerezit qe po shkaterojne shqiperine nga jugu ne veri keta jane qe po shkaterojne valbonen, keta jane qe kane grabitur nentoken shqiptare, keta jane qe po ndertojne gradacielat ne tirane ku do te pastrohen parate e hashashit, keta jane ata qe po grabisin diten per diell pronat ne bregdet.
      Keta jane krenaria e rames , sic ishte deri dje saimir tahiri.
      Keta jane oligarket qe kontrollojne 95% te pasurise se shqiptareve keta jane shkaktaret bashke me ramen qe te varferit u vargeruan ne keta 4 vjet dhe te pasurit u pasuruan.
      Po nuk eshte faji i rames faji eshte i ketij populli dele qe ka aritur ne ate pike qe km te krenohet me grabistesit me te medhenj te pasurive te shqiptareve.
      Dhe ky popull meriton me keq se kaq.

  2. Lloji says:

    I madh je Mero☺
    Ti je psikopolitolog, je njishi ne Shqiperi dhe pas 100 vendeve bosh vjen dyshi e me radhe…

  3. Eda says:

    Luli nuk eshte nisur te flase sipas kesaj teorie o Mero.Ai thjesht,flet kot,hap gojen dhe vetem permend fjalet droge,mafia,konçesion,kanabis etj etj.Nuk ka pike llogjike,argumentat jane vite drite larg.Me e forta se te gjithe deputetet e Pd-se kane 25 vjet qe flasin me kete stil.Dalin ne parlament dhe jane ne gare kush shan me teper,shtermohen nga surrati, vrenjten ne fytyre dhe llapin,shajne etj.Jane skandaloze.

  4. Patriroti SHBA says:

    Pergezime dhe gjth te mirat zoti Mero. Megjith mangesit, ndoshta dhe abuzimet e pronareve te medhenj qe permenden me siper, jan keta dhe te tjer qe sjellin punesim dhe zhvillim. Ky esht sistemi kapitalist. Ai qe esht i zoti, mendjendritur, me inisjativ ben perpara, ashtu si ai qe sdi te menaxhoi vetveten dhe kapitalin dhe falimenton, nga ligji i konkurences.
    Kete ligjesi po e shikojne me qindra e mijra shqiptar ketu ne Amerik, qe punojn ne kompani private, Ndersa puna ne shtet esht ender.
    E rendesishme esht qe keta kapitalist edhe ne SHqiperi te veprojn konform ligjeve, per te ndertuar fabrika, Hotele, rezorte , apo cfar mendojnse u sjell fitim, per vehte dhe zhvillim per shoqerin. SHteti , duhet ti investigoi te jen ne rregull me ligjin dhe te paguajn taksat.
    Sa per Lulezim Bashen, esht fatkeqesi kombetare qe esht lider i opozites ne shqiperi. Ta dinte mir se te pest bizesmenet qe i permendi Rama jan te PD dhe sponsor te tij, sdo kishte ber aq zhurm per ta dhe bankat qe i financoijn ata. Mjerimi i tij dhe PD ska te sosur.

  5. Iliri nga Gjermania says:

    Zoti Baze.Klase.E ke përshkruar siç është realiteti.
    Kryeministri Rama e ka zën Mat atë Langaraqin.

  6. Shok says:

    U lodhe, Mero, u lodhe…

  7. helio says:

    ka te drejte adi me lart.
    popull dele.
    rri e kenqet me kancerin qe ja ofrojne me bollek dhe me leke nderkohe qe ja kane rrujt gjithe pasurite kombetare, xhepat ja kane boshats, i kane heq buzeqeshjen , i kane heq dnjitetin , e kane be sklall dhe te varur per 5 leke nga skllavopronaret. kete popull duan dhe oligarket dhe politikanet. s kane ku gjejne me mire.
    ul kurrizin dhe ha njeri tjetrin.
    kushedi sa qeshin oligarket dhe politikanet me delet me pa sy e veshe qe i ndersejne ndaj njeri tjeterit qe vete te rrine e tallin b… me njerzit,
    mere shkruje me mire dhe me drejte ashtu sic e di dhe ti qe eshte dhe jo sic e do radha e pushtetit,

  8. helio says:

    botoje komentin ose na te mos marrim mundimin te lexojme me gazeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje