Opozitë ndaj shtetit, për të marrë pushtetin!

15 Nëntor 2017, 19:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për herë të parë në historinë e këtij vendi, kemi një opozitë që ka hequr dorë nga beteja politike kundër pushtetit dhe e ka zëvendësuar atë, me një përpjekje të sforcuar për luftë kundër shtetit. Prej mëse dy javësh në gjithë fjalorin politik të opozitës dëgjohet vetëm fjala “krim”, “vrasje”, “pastrim paresh”, “banka mafioze” etj. Dhe nuk është se është aksion i rastësishëm, apo nga ato ditët kur nuk kanë çfarë thonë e nxjerrin Flamurin si budalla. Është një gjë që e kanë menduar si betejë kundër shtetit.

Nuk jam kundër negativizmit të opozitës, edhe pse shpesh pasqyron shumë gjendjen e tyre shpirtërore, se sa gjendjen në Shqipëri. Nuk jam kundër që të flasin për krimin, apo dhe pastrimin e parave.

Por ka dy elementë të cilët janë përtej betejës politike. Është lufta kundër bankave, duke i akuzuar si “pastruese parash” dhe  “inkriminimi” i buxhetit të shtetit si buxhet që pastron para.

Nuk është puna se këto janë beteja donkishoteske. Problemi është pikësëpari, tek krijimi i idesë se opozita është aq e dëshpëruar, sa tani të vetmen mundësi, shikon jo më shkatërrimin e pushtetit, por shkatërrimin e shtetit. Shpresa e Lulzim Bashës është se, duke folur përditë për krim, varfëri, vrasje, pastrim parash, mafie ndërkombëtare e kombëtare, do të destabilizojë shtetin, do të shkatërrojë bankat dhe do fusë vendin në kaos, nga i cili shpreson të dalë fitimitar.

Personalisht nuk jam i shqetësuar nga retorika e tyre, pasi është diçka që nuk ngjit dhe nuk merret seriozisht. Të flasësh një muaj rresht që bankat pastrojnë para dhe të mos humbasin bankat asnjë depozitues, kjo ndodh vetëm në një vend ku populli nuk merr seriozisht “denoncuesit opozitarë”. Nuk ngjit dhe për shkak të atyre që i shqiptojnë. Janë disa fytyra në politikën shqiptare, që kur përmendin fjalën “krim”, “korrupsion”, “mafie”, njerëzit më shumë i identifikojnë me fytyrën e tyre, se me bankat apo buxhetin e shtetit.

Por vlen të shënohet se opozita ngjan aq e dëshpëruar, sa tani mendon se e vetmja zgjidhje është t’i nxjerrësh ujë të zi këtij vendi, dhe pastaj të bëhet ç’të bëhet.

Ndonjëherë forca të tilla kur janë të vërteta, nuk i ndal dot. Duke i qortuar si puna ime, jo e jo. Por as dhe me forcë. Në rastin konkret nuk ka vend për t’u shqetësuar, se nuk është se i dëgjon njeri. I vetmi dëm serioz i tyre, i mbetet vetë opozitës, pasi reaksioni që ajo ngjall në këtë rast, është kundërproduktiv. T’u thuash bankave të huaja që janë në Shqipëri, që pastroni para, do të thotë t’i bësh të gjithë ata bashkë kundër teje, duke të identifikuar si terrorist gjobaxhi, dhe të angazhohen kundër teje si alternativë joserioze për vendin.

Të flasësh përditë për një Shqipëri të zhytur në krim e korrupsion, duke tejkaluar të vërtetat e prekshme, dhe të paralajmërosh revolucione donkishoteske çdo mars, me shpresë se kështu do të shmangësh hapjen e negociatave për Shqipërinë në mars, thjesht mobilizon më shumë partnerët europianë të ndihmojnë Shqipërinë t’i hapë negociatat.

Të flasësh çdo ditë për varfëri, njerëz pa bukë, represion dhe mizerje, thjesht mund të frenosh konsumin dhe të detyrosh bizneset e mëdha të marrin qëndrim kundër kësaj klime.

Se që të përmbysësh shtetin për të marrë pushtetin, nuk duhet të jetë vetëm nevojë e pesë ish- hajdutëve në pushtet. Duhet të jetë nevojë e shoqërisë. Bankat dhe buxheti, ta nxisin vërtetë fantazinë për pushtetin e lekut ndaj dhe sulmohen gjithnjë nga hajdutë me kapuçë. Është hera e parë që ato sulmohen publikisht nga hajdutë pa kapuçë.

Dhe megjithëse opozita shtiret si e djathtë, por po shpreson tek “Revolucioni i Nëntorit”, pasi të falimentojë bankat dhe koorporatat, pasi të ndalojë PPP dhe investimet në buxhet, është mire ta lexojë më mire me laps në dorë Marksin, se kur piqen këto kushte. Të paktën në mos u bëfshin opozitarë seriozë, të bëhen revolucionarë seriozë. Të paktën të dëgjojnë Koçon.

21 komente në “Opozitë ndaj shtetit, për të marrë pushtetin!”

  1. Gjeto says:

    AH MO MERO,
    NE TË MJERË,
    ME KËTË OPOZITË TË DHJERË,
    NA NGECI RAMA NË DERË.!

    ME TIMON E ME KUSI,
    ME KAZAN E ME TEPSI,
    SA TË KETË LYL E SALI,
    NA MBIU EDI NË SI !?

    1. kashi says:

      o gjeto nga laberia te kemi?
      e sakte kjo qe shkruan merua

  2. lavdosh says:

    Mero,
    Deja vue! A nuk ishte 1997 shkaterrimi i shtetit per te mbajtur pushtetin! Rrumpalla kete ka bere gjithe kohen: shkaterrimin total te Shqiperise. Nuk besoj se nuk mund te gjendet nje rast tjeter ku nje Parti qe ka bere aq shume per shkaterrimin e cdo gjeje ne vend
    Edhe nje armik te ishte ne krye nuk do te kishte humbur te gjitha shancet qe Shqiperia pati me ndryshimin e sistemit ne 1991

    1. Skerdi says:

      Kete rast bankat/piramaidat i ka ne dore partia tjeter ama…

  3. Azio says:

    Ah more z. Mero!
    Ti shkruan shume bukur dhe teper qarte e me llogjike.
    Bravo!
    Por me thua mua cili nga liderit e PD te kupton? Cili nga ata ka nje shkalle te duhur inteligjente per te kapur problematic e verteta qe shqetesojne njerzi?
    Atyre u mbetur ne goje vetem dy tre fale si kriminel,vjdhje apo revolution te ashtuquajtur demokratik.
    U bene bajate,te besditsheme te neveritshem.
    Vertete nuk mund te kemii durim te lexojme apo te degjojne mufkat bajate qe perseri ten cdo ditete Lulit Sales apo legeneve te tj te PD.

  4. "BOHOTINA" says:

    Nuk kam c’ te them Mero je pena e “djallit”.

  5. Iliri nga Gjermania says:

    Bravo Zoti Baze.

  6. Zigur Qarri says:

    Mes pozites dhe opozites ekziston hasmëri,dhe kjo ka rrenje historike.
    Eshte po e njejta forme armiqesie,si gjakmarrja.Mentaliteti i individid doemos qe do te pasqyrohet ne politike.
    Kjo ka bere,qe ne Shqiperi te mos behet politike,por lufte per te marre pushtetin.
    Nese nuk e ben kush hapin e pare per te krijuar nje klime paqesore per bashkpunim,kushdo qe te jete ne opozite,po te njejten gje do te beje.
    http://www.balkanweb.com/site/arrestimet-bregdeti-i-spillese-si-u-ndane-tokat-per-familjaret-e-elvis-rroshit-dhe-ish-kreut-te-ps/

  7. Skerdi says:

    Mero, bankat kane vite qe nuk kreditojne askend e asgje me perjashtim te bonove te thesarit. Ata oligarket e famshem jane te mbyt ne borxhe aq sa prej kohesh ka dale nami per “30 kreditoret qe kane bllokuar sistemin bankar”. Tani, me thua pak nga do dalin leket per te financuar ndertimin apo blerjen e kullave te Tiranes, apo projektin 1 milardesh?

    Nqs nuk di ti pergjigjesh ketyre pyetjeve, rri e mos fol o cope mishi.

  8. KAPITENI says:

    AZIO shko behu kryetar i opozites . Me sa lexova ne ato qe ke shkruar i ploteson kushtet.

  9. Jugu says:

    Mero ka kater vjet e kusur qe ka ndryshuar pushteti, e ka ne dore Rama. Na fol per ujkun leri gjurmet. Tahiri me duket po del I palagur se ato leket e gjetura po ndahen midis gjyqtareve, prokuroreve, gazetareve si puna e jote. Na fol per ekonomin dhe fukarallekun e popullit, na fol per emerimin e te afermve te Arben Ndokes atij sex trafikantit, na fol per hidrocentralet qe po ndertohen, etj, etj. Boll me Lyl e me Sali se ata e morren ndeshkimin me vote dhe mire ju be. Tani te mbajme ne hudut kete trapin e gjate qe po e shtrengon cdo dite me emerime skandaloze, e pe te Aviacioni civil u vendos djali Pilo Kerit. Djali I ka blere nja dy shtepi ne Canada me me shume se 1 meleon euro secila, e ka marre edhe nenshtetesin Kanadeze dhe tani do akoma te rrjep nga shqipnia. Leruni rruge te rinjeve te tjere socialista qe nuk I kan patur babate e nenat deputete dhe pushtetar te larte se kur te vij fushata do dilni tju kerkoni voten. Mos te kenaqeni me komplimentet e paraziteve qe punojne ne zyrat e shtetit dhe ju bjene elozhe me komente fallco.

  10. spartaku says:

    Mire e ke o zoti Mero qe e thua,por kujt ja thua? Marin vesh gomaret e pd-ke? Ata jane bageti e trashe.Mjer ky popull e i ka ne mesin e tyre.

  11. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: May 19, 2016 at 8:48:13 AM EDT

    Opinione

    CFARE I DINI SHQIPTARET O JU KRYE-KRIMINELET E SHQIPERISE !?

    – Gomare Hasi si Flamur Noka, lope Hollande si Lulezim Bashiqi, apo Feld- Mareshalle te UDB-es SE Beogradit si Sali Berisha… !

    – Partia shtet, Njeriu shtet apo Sovraniteti
    i Sovranit…. “Ne populli, Me popullin , Per
    Popullin” ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jeni te kapur ne flagrance nga kamerat dhe syte, nga mendja dhe shpirti i sakatuar i nje populli te tere
    1-duke vjedhur 500 e ca milione te Autostrades se Kombit…
    A e dine Shqiptaret se kane paguar nga gati 100 milione dollare ne vit vetem per interesin stratosferik 12 per qind te kredise tregtare pasi FMN dhe Banka Boterore nuk pranuan te jepnin kredi me interes te ulet nen 4 per qind!?Sipas eksperteve te tyre, kostoja e saj ishte teper e larte dhe e fryre per shkak te kusarise dhe korrupsionit Berisha- Basha e co? Vetem interes! Kusari e trefishte!!!
    2 – duke hedhur ne ere e masakruar 26, duke plagosur qindra gerdecare te pafajshem perfshi edhe foshnja ne bark te nenes e pleq ne buze te varrit !?
    A e dini se ky ” aksident teknologjik” i Gjin Gjoneve e Saliqeve shqiptare klasifikohet si Krim Kunder Njerezimit ?!
    3- duke ekzekutuar pa vendim gjyqi kater, duke plagosur dhjetra e duke torturuar qindra protestues te pafajshem shqiptare me 21 janar 2011, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit” ku nuk kishte ekzekutuar as nazifashizmi e as komunizmi Shqiptar?!
    Krime kunder njerezimit dhe Konventes Nderkombetare te Gjeneves kunder Tortures te kapura me ze e figure nga deshmitaret me te padiskutueshem, nga kamerat e medias se lire e te pavarur shqiptare e nderkombetare!!
    4- duke fshire rregjistrimet e kamerave dhe serverin e brendshem te Kryeministrise qe u zbuluan nga maja e hetimit boteror syshqiponjat e FBI- se amerikane!
    5- duke kryer grusht shteti te mirefillte institucional me fyerje prej rrugaci Vicidoli Presidentin Bamir Topi dhe Kryeprokuroren e Republikes se Shqiperise Ina Rama per te penguar hetimet dhe per te fshehe krimin makaber ne flagrance atehere!
    6- duke perseritur grusht shtetin institucional safi vetem nje jave me pare kur me urdher te Mareshalit te UDB-se serbe dhe RIA-s – Agjencise Ruse te Informacionit,pjelle e kucedres sovjetike KGB te Putinit, Presidenti i PDSH-se Nishani, kreu i SHISH-it Ajazi dhe Kryeprokurori Adriatik Palla komplotuan kunder Kryeministrit, Kuvendit dhe Qeverise se nje milione votave!?
    7- duke mbrojtur nje Agjent te Milloshevicit dhe UDB- se serbe te kapur ne flagrance me dokumente me pohimin e nenshkrimin e vet si ish- ministri I Brendshem e deputeti i sotem i Sali Berishes, si korrieri i tij me ” Stanishicin, dajen e Damir Fazlicit, dhe vete Sllobodan Milloshevicit, qe e katapultuan ate ne krye te Shqiperise edhe me ndihmen e makartistit William Rajerson”, sipas fjaleve te ish- Presidentit te ndjere Ramiz Alia gjate vizites se tij te fundit ketu ne SHBA.
    Flamur Noka eshte korrieri i Sali Berishes me UDB-en Serbe, por edhe me Podesten qe krahas PD-se lobon edhe per Beogradin!
    Jo pse Sales i ha Palla per nje hajvan si Muli por sepse ky di me shume se sa duhet per Berishen!
    Si eshte e mundur qe krye-kriminelet e Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Arben Imami, Genc Pollo Kuqalashi na bejne jo vetem krye- telallin por edhe krye-prokurorin, krye- gjykatesin … e dekriminalizimit ne Shqiperi?
    Cka e dini shqiptaret more krye- kriminela te Shqiperise!?
    Gomare si Flamur Noka, lope hollandeze si Lulezim Basha apo Feld- Mareshalle te UDB- Serbe e Beogradit si Sali Berisha!?
    Dorezojuni vullnetarisht Drejtesise para Reformes sepse perfitoni uljen me nje te treten e denimit!
    Keta socialistet e Rames dhe Metes kushedi se c’kane “kurdisur” me Obamen, Bidenin, me e Drejtesine dhe FBI-ne amerikane me Ambassadorin Lu …. qe dine me shume per ju se ju per vete!
    Mos harroni se Zoti Lu vetem kulturen dhe durimin qe ia keni sosur e ka kinez!
    Por shpirtin,betimin dhe misionin e ka 24 karat amerikan… Edhe kur jane mbrapsht si ne Irak apo Libi, ata e cojne misionin deri ne fund!
    E Reforma ne Drejtesi qe ata kane nise eshte po aq e bekuar sa edhe nderhyrja per Lirine e Pavaresine e Kosoves.
    Ajo do ti sjelle jo vetem shtetin, por edhe sovranitetin shtetit Shqiptar. Nuk mund te kemi asnjerin as tjetrin sa te kemi ligj mbi ligjin impunitetin dhe Saliqin!
    Si Obama edhe Biden, edhe Kongresi edhe ambasadori Lu Jane betuar me dore tek Zoti e Kushtetuta amerikane!
    Ne kapakun e saj shkruhet ” Ne populli, me popullin, per popullin…!
    De jure pak a shume thote ashtu edhe ajo e Shqiperise!
    De facto ajo eshte kthyer ne ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun…l”
    Nga Kushtetuta e Partise- Shtet per 45 vjet eshte kthyer ne Kushtetuten e Njeriut- Shtet mbi Shtet, Sali Berisha tash e me shume se 25 vjet!
    Populli eshte sovrani, me sovranin e per sovranin” Jo me kusarin e per tiranin!
    A mund te kete sovranitet pa rrenjet e shpirtin e tij sovranin?
    Mos harroni as Zonjen e nderuar Vllahutin! Ajo nuk eshte Dora Bakojanis e Athines!
    Eshte “Dora Hekuri” e BE-se!
    Ua kemi pru ne maje te hundes me keta krye- kriminele makaber qe i kane korruptuar edhe vete fjalet korrupsion e Impunitet me korrupsionin e impunitetin e tyre te tejskajshem!

  12. Sala says:

    Per ate te shkrete tepsi, po lufton Luli por ia mori I Gjati, e I la kusine. Lopen s’e ka , qe ta mjele. Si vajti kjo pune!

  13. gogo says:

    DIVIZA E SALES QE KUR ERDHI NE PUSHTET KA QENE VETEM SHKATERRIMI I KOMBIT SHQIPTAR PERTE PLOTESUARE ANGAZHIMIN E MARRE PARA MILLOSHEVICIT. MOs e shtyni me tej….

  14. Niko Shpiragu says:

    Shkrimi eshte aktual dhe mjaft i goditur.

  15. kau me nji bri t fort t trash t gjat t paperkulshem says:

    shum mir ben!
    kshtu e rrezun edhe pushtetin e t kuqve me 1991 shin perendimoret. shkatrrun shtetin ra pushteti.
    dhe Pe De ja esht nje pjell perendimore. prandaj ajo se harron zakonin e lasht te saj. nese don te marresh pushtet,prish shtet.
    ne fund te fundit kete gje e don vet populli. nje pjes e tij. ata qe jan te humbur dhe te pakenaq(a ka shqiptar te kenaq a ?!)
    a nuk e kan shkatrru gjithnji shtetin e tyre historikisht shqiptart a? dhe pa e ndertu tamam madje! pa e bo tamam shtet I kan fut shqelimin. disa her.
    tash ne demokraci cdo dekad kjo gje.
    dhe,kur s kan se c prishin me n shqipni hidhen neper bot me I prish shtetet te tjerve qe I kan te sakta.por,
    sapo shkon shqiptari atje
    behet muti sa mullarri per qe.

    1. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

      PD esht pjell e djallit. Qe I ka bere te 99 ketij populli.

  16. m says:

    ujku qimen e nderon ,por zakonin se haron
    opozita e sotme nuk eshte mazhoranca e djeshme ,sa here ka mare pushtetin, qeverit nuk ka sulmuar, ketu nuk behet fjale per ideologjine, por marjen e pushtetit, duke destabilizuar vendin, vetem per te plotesuar deshirat e tyre, qe nuk ndalen kure, duke sjelle korupsionin, krimin, vjedhje te pasurise se popullit, duke mos u u ndalur as nga ligji dhe nga te akuzuar kthehen ne akuzus .
    denimin nga populli e moren ne zgjedhjet e qeshorit, por presim ta marin dhe nga drejtesia, por si duket ajo dite eshte e larget. si duken bathet jane large pashket, se po nuk u ben reformat ne te gjitha drejtimet, ashtu si ne 27 vjet ne tranzicion do jete shqiperia
    vetem drejtesia mund tu heq kullaron

  17. LORA says:

    Mero vellai,kur Vetting-u dhe rreformimi qilizme ne drejtesi te kene hedhur themele te qendrueshme te shtetit te se drejtes me standarte europiane,atehere do te nise fundi I historise 27-vjecare gjemememadhe te sakrifikimit te shtetit te shqiptareve per pushtetin e gangstereve.
    Per mua ,eshte fakt i pakundershtueshem se PD-ja edhe kur ka qene ne pushtet ka eksploduar shtetin per te mbajt pushtetin,,,,,,si antishqiptare te perbetuar te bandes se geshtenjave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje