Është thjesht diversion, jo represion!

13 Nëntor 2017, 20:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Emërimi i Visho Ajazit si ambasador i Shqipërisë në NATO, ka forcuar paranojën e opozitës, se ai është kthyer në një bashkëpunëtor i Edi Ramës në kulmin e akuzave për represion ndaj tij, për shkak të denoncimeve kundër trafikut të drogës në Shqipëri. Qetësia me të cilën Edi Rama menaxhoi dorëheqjen e tij dhe akoma më shumë, qetësia me të cilën partnerët ndërkombëtarë, sidomos SHBA, pritën largimin e tij dhe emërimin e zëvendësit të vet, rriti agresivitetin e opozitës, e cila realisht i trembej kësaj që ndodhi sot. Ata bërtisnin për represion, por brenda tyre ndjehej depresioni që kishin nga ideja se binte erë “tradhti”.

Një sërë aktesh të opozitës, dhe sidomos përpjekja e Bujar Nishanit për t’u bërë promotor i deklasifikimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kishte të bënte pikërisht me nxitimin për ta “inkriminuar” Ajazin, si njeri që ka denoncuar Edi Ramën. Në atë mbledhje, Ajazi ka deklaruar se në Shqipëri kanë hyrë 7 milionë fara canabisi, dhe gjithë debati është zhvilluar rreth seriozitetit të atij informacioni. Përpjekja për ta bërë publike, ishte pikërisht nuhatja se Edi Rama, po përpiqej të provokonte opozitën me heqjen e Ajazit.

Është e sigurt se Rama ka një distancë psikologjike me shërbimin sekret dhe maksimumi e shikon atë si bezdi, dhe minimumi i shikon ata si njerëz pa ndonjë interes për të. Por përballë tij, ka kundërshtarë që kultin e shërbimit sekret e kanë në themel të karrierës së tyre. Rama është aq larg tyre, sa vetëm pasi ka pranuar dorëheqjen e Ajazit, ka mësuar se ai paska qenë zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Gazidedes, dhe e merrte këtë me rezerva si shpikje të shtypit. Vetëm kur u bind që ka qenë vërtet, duket se i shijoi më shumë kjo histori.

Berishës po i përsëritet kjo histori.

Në vitin 1997, kur Berisha ishte ende president dhe Bashkim Fino kryeministër, ka pas ndodhur një histori e ngjashme. Pas largimit të Bashkim Gazidedes drejt Turqisë, Bashkim Fino i propozoi në konfidencë Sali Berishës, Eduard Ypin si kryetar i SHIK. Eduard Ypi ishte një ish- i burgosur politik, ministër i Berishës, i cili duket se ja kishte kërkuar Finos këtë nder, pasi pa që PD po ikte nga pushteti. Tërbimi i Sali Berishës ishte përtej çdo përfytyrimi. Ai jo vetëm që nuk e pranoi, por e shpalli atë një armik të PD, vetëm për faktin që po ja propozonte kundërshtari. Një përpjekja ime për ta pajtuar me të, si një fenomen banal, më kushtoi ulërima dhe “dëshmi’ se ai ka qenë spiun sigurimi. Ju desh aq shumë kohë dhe vite Ypit, që të pranohej nga Berisha kur u kthye në pushtet, dhe aq shumë lëpirje si vëllezër duke mbrojtur zullumet e fëmijëve të tij, sa ta lejonte në një post nëpunësi të dorës së dytë, gjithnjë nën dyshimin se ishte “spiun” i atyre”. Dhe si për t’ia vërtuar paranojën, kur Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, e riemëroi Ypin sërish në një post të rëndësishëm, vetëm për t’i prishur gjakun Berishës.

Kjo skenë po ripërsëritet. Duke marrë më seriozisht shqetësimin që i shkakton Berishës se sa “nderin” që i bën ushtarëve të tij, Rama ka vepruar njësoj me Ajazin. Ai e ka emëruar ambasador, i cili duhet të dekretohet nga Ilir Meta dhe duhet të mos shahet nga Berisha. Është thjeshtë një përpjekje për ta kaluar Berishën nga “gjendja e represionit” për të cilën fliste për Ajazin, në atë të depresionit.

Nga ana tjetër, Ilir Meta është sot në pozicionin e Bujar Nishanit kur po Edi Rama i propozoi dy vjet më parë, emërimin si ambasador në Vatikan, të Visar Zhitit.

Tërbimi i Berishës dhe Nishanit në atë kohë ishte aq i madh ndaj një ish- të burgosuri për fjalën e lirë në kohë të komunizmit, sa e trajtuan si një armik të Partisë Demokratike, edhe pse e kanë pasur anëtar të Kryesisë së PD, deputet dhe ministër të saj. Dhe e çuan deri në fund betejën. Jo vetëm që nuk e dekretuan Zhitin, por shpifën dhe ndaj tij si “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”.

Edi Rama po argëtohet me këtë histori, duke tentuar të deligjitimojë çdo gjë që Berisha dhe kundërshtarët kanë folur në emër të SHISH këto vite. Por dhe të vërë në provë Presidentin e ri, që të mos i ngjajë Bujar Nishanit. Të tejkalojë së paku standardin e një Presidenti, që egërsohej më shumë nga “tradhtia” ndaj Berishës, se sa nga tradhtia ndaj atdheut. Është thjesht diversion, jo represion. Por Berishën e ka futur në depresion.

24 komente në “Është thjesht diversion, jo represion!”

  1. RIP ALBANIA says:

    Tashme nuk behet fjale per krimet e berishes por per tolerancen kriminale te Rames..donald luse..shoqerise civile..mediave dhe intelektualeve.
    Shqiperia sot eshte e pushtuar nga kthetrat e pergjakura te salibishes dhe nga koqet e shkerdhen berishes.
    .
    Aq bole te forta ka breke-salepi Shkerdhen sa arriti te kerrcenoje me vdekje gjeneral Luan Hoxhen ( SI KOSTA TREBICKEN ) dhe cuditerish ambasada amerikane ne vend te shpalle terroriste te rrezikshem familjen e Don Corleones Viqidolit…pais me vize gjeneralin..
    Zoti MERO me ndegjon ??
    .
    Tre rrjeshtat me siper jane te dokumentuara..pra ambasada amerikane mbron hapur keto kriminele……pse ben si struci zoti Bedri.
    A nuk po kupton qe berishiste ne washington dhe bruksel po e hajne te gjalle edi ramen dhe ka nje” hemoragji” aq te madhe sa sot eshte kthyer ne nje kufome qe pret ti dorzoje pushtetin atij qe ja vrau 4 protestues dhe tani po i pshurr jetimet e 21 janarit.
    .
    Njihu zoti MERO ME FANTAZMEN EDI RAMA DHE JU LUTEM…ose shkruani ato qe mendon ne te vertete

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para ca muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
    Goditja e dhjete
    Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
    Goditja e njembedhjete
    masakrimi i 3 KRYEBASHKIAKEVE…nga spiunet e sales (SS) qe ka ne dore terkendeshine bermudes president-prokurori-shik dhe ne menyre te fshehte dhe parlamentin e ilir mutes
    Goditja VDEKJE PRURESE e dymbedhjete dhe fundit
    Tentativa e sotme per te arrestuar SAIMIR TAHIRIN qe eshte kalaja e fundit e Rames
    ***********************
    Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 12 here nockdown ne ring.
    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m PAS PAK KOHESH….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
    -edi rama sot eshte kufome
    -shteti ka vdekur
    -rilindja lindi e vdekur
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES
    .
    sot data 13 nendor 2017
    .
    eshte jo vetem vetvrasja e Rames….por dhe veprimi i pare i Nato-xhinjeve
    qe na ben te dyshojme se Shqiperia trajtohet si territor..Pranimi nga Nato i nje personi qe ka qene truri i gazidedes ne 1992-1997..ka qene kryemjeshtri i zhdukjes filmimeve te 21 janarit 2011 na kujton TOM RIDGE..”gjeneralin amerikan ” qe na futi ne Nato me mikun e tij personal DAMIR FAZLLIC
    the game is over……kam qene antienverist i spikatur por ky veprimi i fundit eshte me keq se nje pushtim..eshte poshtrim kombetar..eshte shenjterimi i enver hoxhes…sepse nuk ishte ai diktator por ai popull qenka si ferma e kafsheve te orwellit..bashke me Ramen por dhe me Meron

  2. Kanabisti krenarist says:

    Ky shkrim ka vetem nje vlere. Ju mundeson rilindioteve te kuptojne me se fundi se emerimi i Vishos eshte bere nga Rama.

  3. adi says:

    tashme eshte e qarte per kedo ajo qe kam thene me qindra here.
    kr rilindasi tall trapin nga mengjesi ne darke me rilindasit dhe kjo i shijon pa mase.
    kur kr rilindasi thote qe visho eshte burre i mire dhe i jep dekorata , rilindasit gezohen dhe krenohen.
    kur kr rilindasi thote qe visho eshte burre i keq dhe spiunon te PD, sulen rilindasit e forumeve kunder vishos.
    kur kr rilindasi thote prape jo visho eshte burre i mire dhe econ ambasador ne NATO ,rilindasit mbas edi rames duartrokasin.
    kur kr rilindasi shan sulmon e provokon greqine turen rilindasit
    kur kr rilindasi ndron mendje brenda nates dhe greqine e ben partner stregjik rilindasit rine si m…
    kur kr rilindasi thote qe nuk ka hashash ne shqiperi, brohorasin rilindasit
    kur kr rilindasi thote qe shkateruam gjithe hashashin qe nuk egzistonte ne shqiperi , rilindasit prape brohorasin.
    pra shkurt vec miliardave me euro e vetmja gje qe shijon edi rama eshte tallja e trapit me rilindasit dhe keta jane te kenqaur qe timonieri i madh po i begenis se po tall trapin.
    nuk e di ne boten e kafsheve mund te kete nje gjallese te tille qe te jete me poshte se rilindasit.
    PS: une u kenaqa pa mase qe kr rilindasi e emeroi vishon ambasador ne NATO dhe qe kr rilindasi e beri greqine brenda nates partner strategjik jo per gje po ne kete pike kemi te njetin mendim edhe une edhe edi rama per rilindasit.

  4. mirel says:

    Mero regullatori.

  5. Brahoo says:

    Mero,nuk eshte as depresion dhe as represion. Eshte thjesht pazar.

  6. Jack says:

    Eshte dreke ketu tek une. Po prisja te lexoja Editorialin. Faleminderit Mero. I ke thene te gjitha. “eshte thjesht diversion… por salistat i ka futur ne depresion”

    1. mirel says:

      Cfare debili..sikur Visho nuk paska qene qen i Saliut.

  7. Jugu says:

    Si shume po I lepiheni Rames. Gjithe shkrimet ne perkrahje te tije dhe per te larguar mendjen nga ceshtja Tahiri. Shkruaj ore cfare po behet me Tahirin, me skandalin e fundit te tij, me 863 mije euro cash, me patentat qe gjenden ne makinen e nje trafikanti. Si nuk po shprehet ai vet, kut fillimisht u tregua shume active. Ndoshta e shikon veten pisk. Por eshte me fat qe kryetar opozite eshte Luli se ndryshe do ishte tashme ne burg dhe Rama I rene nga pushteti.

  8. Tarrasi says:

    Natyrisht qe kjo eshte metoda e pune se Rames : punet e shtetit jane si te teket dhe pune gallate.

  9. Penda says:

    Pamflet i shkelqyer ! Ndofta me i miri i ketyre 3-4 viteve te fundit !!

  10. Lili says:

    Mero,jane pxazaret e tyre, » mos fol me,te shperble » .

  11. kris says:

    cdo pordhe e Rames per Meron eshte parfum,

  12. @autori says:

    Te gjitha sa “analizon” Mero, jane nje aparence qe thuajse te bind. Ne fakt, jam i prirur te besoj se emerime te tilla sigurie, qofte Shik-u apo Nato, jane te miratuara nga nderkombetaret dhe nuk mund te kryhen pa rekomandimet e tyre. Kjo nuk perjashton pazaret e vogla mafioze te politikes shqiptare qe perputhen per momentin me interesat e nderkombetareve, por edhe interesat apo kushtet e kerkuara nga Ajazi vete. Informacionet qe ai mund te kete per shkak te detyrave qe ka kryer deri me sot, i japin atij nje pozicion komod per te pretenduar poste te rendesishme.

    1. mirel says:

      Ik er torollak. Po e rruajne fort nderkombetaret se cili hajvan kokcep emerohet nga Shqiperia. Cilido qe te vihet per ta eshte nje specie qe fshijne menderen. Sikur Vishua apo ndonje kafshe tjeter parahistorike shqiptare i rregullon pune ndekombetareve.
      Vazhdoni akoma me keto teorite e cyrykeve qe thone cdo gje e ben Amerika.
      E ben Salua dhe e ben Edi si ti vije me mire interesi i mbrojtjes nga krimet qe kane bere

  13. SHQIPTAR says:

    Pershendetje Z.Baze. Analiza juaj qendron plotesisht dhe i pershtatet aktualitetit mizerabel politik qe po mbizoteron ne Shqiperi. Pertej faktit te pokerit dhe dominos qe luhet dhe vazhdon te luhet, pertej idese qe Kryeministri yn i dashur eshte “strateg politik”, dhe pertej faktit qe dakordesite e nendheshme me opoziten “largpamese” her pas here shfaqen para publikut si veorim i nje pale karshi tjetres ose anasjelltas, mendimi im personal eshte qe nuk kishin mbaruar figurat ne Shqiperi per te perfunduar ke Visho Ajazi Ambasador ne NATO. Promovohet njeriu te cilin deri dje e akuzonin drejtperdrejt ose indirekt per mosbashkpunim, per disinformim, per kalim informacioni atje ku nuk duhej, etj etj etj per mos folur pastaj per te kaluaren e erret te tij ne vitet e SHIK- ut famekeq. Pra njerju qe u gjet peshqesh nga “babai mender i kombit” dhe qe mezor po prisnim rastin ta hiqnim e marim dhe e promovojm akoma me lart. Kuptohen konjukturat dhe kontekstet e caktuara, nderveprimi me sherbimet e huaja etj etj por kam frike se ne ket menyre pertej analizes suaj qe KM yne strateg po luan bukur politikisht dhe popullin shqiptar ka filluar ta shohi si nje tufe delesh qe boll ti flasi ca fjale te mdhaja (ka fillua te kopjoje Fatos Nanon), po krijohet ideja qe ky KM yn strateg ka mundesi te jet i pak sa si i “shantazhuar” me situata te atilla te cilat nuk e lejojne te perdori ate timonin per te cilin u vutua ne zgjedhjet e fundit. Dhe nje gje tjeter o z.Baze por tek e fundi duhet dhe pak shtyll kurrizore or burr se po ky qe do e bej ambasador vjen nga rradhet e atyre te cilet i thyen dhembet e brinjet KM e nje pjese te atyre qe jan deputet sot. a te ket humbur fare dhe kjo pak palce kurrizore ……………

  14. fantoma says:

    Mos i bini në qafë Kryeministrit tonë…., ai thjesht “zbaton urdhëra”, si të gjithë paraardhësit e tij…(?!)

    1. mirel says:

      Po, ju dogj njeriu menderja per Vishon. Gjithe bota jashte ate mendonte, si ta vinin Vishon ambasador ne p.dh te Anetes.

  15. Dn says:

    Qeni i rahur nje here mbetet gjithe jeten qeni i rahur..
    Kete po e deshmon ky Kryeminister qe behet qeni i mire per ate qe dje zbatoj urdherin me e rah…
    Turp per Ramen qe zgedh me mbet qen i rahur per ta gjithmone.

  16. pokeristi says:

    Z.Baze,
    Shpjegimi yt eshte i qarte, eshte real,eshte diversion.Ironia,sarkazmi,gjuha e moduluar jane mjete te inteligjentit.Me fjale te tjera Edi alladit allatet me “malokun digital”dhe mire ben.
    Por te gjithe e dime se “qytetari digital”ne perqindjen me te madhe qe eshte perdorur nga”maloku digital” eshte vete Vishua.
    Atehere Edi pervecse qenies “qytetar natyral”,eshte dhe kryeminister shqipetar
    Te dy heret,qofte me dekorimin qofte me emerimin e z.Ajazi,i ka kaluar kufijte natyrale te kryeministrit,kushdo qe t’ja kete kerkuar keto.

  17. Haka Tekizoti says:

    Një gabim trashanik i Ramës si shumë gabime të kësaj natyre, mes të cilëve zgjedhja e Metës president etj. etj… Këtu nuk kemi të bëjmë me donjë estradë me skeçe ku personazhet tregojnë zgjuarsinë e tyre duke ia ftur njëri-tjetrit, por kemi të bëjmë me seriozitetin e me moralin e shtetit. Si mundet që një njeri i V. Ajazi, në vend që të sqarojë pozitën e tij në kohën e terrorit të Gazidedes e të Berishës merret me të mirë, gjoja për të në depresion Berishën “e tradhëtuar” nga ekzekutorët e krimeve të porositura prej tij?!

  18. tomas says:

    Hahahaha, i forte ky justifikimi per kete shkerdhatllekun e Rames qe Merua na e quan depresion e diversion.
    Po aq koqe i kujtoni njerezit o bole?-Ne fakt keni te drejte, koqe jane!!!!!!!

  19. Niko Shpiragu says:

    Megjithese kam shume respekt per ju z. Mero, une nuk jam aspak dakort me ju kete here. Une jam dakort plotesisht me komentuesin e mesiperm “DN” duke shtuar se ky kryeminister eshte uzurpatori i PS dhe i se majtes shqipetare. Ai eshte komplet djathtist dhe punon kundra orientimit te se majtes. Ai eshte shume arrogant me anen qe e votoi dhe shume servil me ata qe e rrahen ate. Ai nuk e ka emeruar Vishon si ambasador ne NATO per ta futur ne depresion Berishen, por per ti bere qejfin dhe per t’i treguar qe une jam me ty. Visho Ajazi duhet te shkpoje si i pandehur dhe jo te perkedhelet ne te vertete, por Rama e perkedhel si njeri te Barishes. Berisha nuk eshte pas kesaj ne depresion, por ne ekstaze. Te gjithe njerezit e tij jane akoma ne pozita drejtuese dhe punojne per te. Rama eshte ne sherbim te Berishes se eshte i djathte dhe se eshte bere me hije nga ai. Kete e dine te gjithe dhe ju nuk duhet te mundoheni ta justifikoni para publikut sidomos atij te majte. Detyra e te majtes eshte te cliroje vehten nga uzurpatori i saj. Kjo do t’i sherbente jo vetem asaj por edhe demokracise, mbasi atehere do te ballfaqoheshin realisht programet e e te dyja kraheve te politikes shqiptare dhe jo si deri me sot qe prezantohet vetem ana e djathte e shoqerise, si kur e ka pushtetin Berisha ashtu edhe kur e ka pushtetin Rama qe s’ka asgje te perbashket me PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje