Negociatat janë e vetmja shpresë e opozitës!

18 Nëntor 2017, 18:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bujar Nishani ka këmbëngulur në një paraqitje të tij në shtyp, që Komisioni Europian të mos i hapë negociatat për Shqipërinë, pasi e quan këtë si një mënyrë për të ndëshkuar kundërshtarët e tij politikë. E ka shkruar me shumë përkushtim deklaratën, për t’i rënë në sy për mirë jo vetëm Berishës e Bashës, por dhe kujtdo që është i interesuar në këtë drejtim.

Nuk është se Bujar Nishani ka ndonjë ndikim diku, dhe fjala e tij ka peshë. As përpjekja e tij për t’u sjellë si ish- president që duhet dëgjuar, nuk është se merret seriozisht, pasi nuk është marrë seriozisht as kur ishte president. Por qëndrimi i tij vlen për të kuptuar se çfarë ka në mendje Berisha e Basha, pasi Nishani është shumë i përkushtuar si servil ndaj qëndrimeve të tyre.

Nuk dua t’u hyj argumentave që përdor, pasi janë banale, por thelbit të problemit. Këta mendojnë se nëse Shqipëria hap negociatat, fiton Edi Rama dhe humbet Shqipëria, kurse nëse nuk hapen negociatat, humbet Edi Rama dhe fiton Shqipëria (d.m.th Berisha e Basha).

Në fakt, në gjithë këtë histori, ata duhet të kenë vetëm një frikë, dhe ajo është mos hapja e negociatave. E vërteta është se hapja e negociatave nuk e ndihmon Edi Ramën si politikan, por thjesht formaton më shumë një standart të detyrueshëm perëndimor, ndërsa opozitën e ndihmon më shumë, pasi pas negociatave, ajo do të jetë në garë me një kundërshtar që është i detyruar të respektojë çdo standart europian në këtë vend.

Ajo që nuk e themi dot me zë të lartë, është se mos hapja e negociatave, mund të prodhojë të kundërtën e asaj që mendon opozita. Një dështim i mundshëm, edhe pse me shumë pak gjasa, i Shqipërisë, do ta shtyjë në pafundësi hapjen e negociatave dhe Shqipëria do të pësojë jo vetëm një stanjacion sa i përket orientimit të saj, por dhe mund të inkurajohen rryma më të rrezikshme anti-europiane, të cilat mund të vënë para gjithë palët.

E rrezikuara e madhe nga mos hapja e negociatave në një vend si Shqipëria, është opozita, që pretendon se do çojë Shqipërinë në Europë, dhe të fituara të mëdha janë forcat anti-europiane.

Bujar Nishanin nuk e merr njeri seriozisht, por ideja se ai mund të jetë i fituar në këtë vend, nëse nuk hapen negociatat, tregon sa mend ka. Në këtë vend nese nuk hapen negociatat, tipa si Bujar Nishani as kamarier nuk gjejnë dot më punë në të ardhmen.

Negociatat duhet të jenë në radhë të parë për të ruajtur kohezionin europian të Shqipërisë, që sot është edhe aspiratë e qeverisë, edhe e opozitës. Europa nuk emocionohet nga sherret e brendshme, biles as nga ndonjë skandal i brendshëm.

Procesi i futjes në NATO për Shqipërinë, u hap dy javë pasi i biri i Sali Berishës dhe miku i tij biznesmen, hodhën në erë Gërdecin dhe varrosën 26 vetë, duke ilustruar pasigurinë, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë e  një vendi që po hynte në NATO. Një vit më vonë NATO konfirmoi anëtarësimin e plotë. Liberalizimi i vizave nuk u pengua dhe as u bllokua nga 21 Janari, ndërsa statusi i vendit kandidat për BE, u muar sapo socialistët erdhën në pushtet, edhe pse Berisha çfarë nuk bëri për ta marrë, duke shitur dete për miqtë e tij grekë, duke blerë avionë nga miqtë francezë, dhe duke dhënë licenca energjie për miqtë e tij italianë.

Me këtë dua të them se procesi europian, nuk  ndjek trillet e brendshme të politikës shqiptare, por standartet e saj, dhe standarti i vetëm që duhet të vendosë Shqipëria, është VETINGU. Ai ka nisur të funksionojë. I vetmi shpjegim pse opozitarët tanë rrezikojnë kaq shumë duke thënë nuk duam negociatat, është pikërisht shpresa se Vetingu mund të dështojë. Por ngaqë nuk thonë dot këtë me zë të lartë, thonë pasojën e kësaj ëndrre. Të shpresojmë që janë duke fjetur keq dhe do të zgjohen në një Shqipëri me negociata të hapura. Se në një Shqipëri pa negociata të hapura, më mirë të mos zgjohen. Negociatat janë e vetmja shpresë e tyre. Por janë shpresë nëse hapen. Jo nëse nuk hapen, siç ëndërrojnë ata!

11 komente në “Negociatat janë e vetmja shpresë e opozitës!”

  1. Korçari says:

    Kapter Jari, një IDIOT KLASIK.

  2. Patriroti SHBA says:

    E kemi ditur me koh, qe bujar nishani esht sakat nga trupi dhe mangut nga mend, por tani qe paska shkruar se SHqiperia si ploteson kushtet per hapjen e negocjatave, sic shkruhet me lart, tregon se ky moster qe ishte pes vjet president i Republikes, edhe pse shpesh cfaqej si ushtar i bindur i Berishes, perseri mazhoranca e sotme se shkarkoi,. Por tani qe shkruan, kunder hapjes te negocjatave per hyrjen e vendit ton ne BE, deshmon se paska lajthitur fare, por me keq akoma deshmon se esht ne akord me antishqiptaret jasht e brenda vendit , qe kan dashur e duan, ta len SHqiperin te mbetet ketu ku esht dhe mos prosperoi si vendet e tjera te balkanit dhe Evropes.
    Turp me te madh per opoziten dhe bujar nishanin per kete shkrim te shemtuar ska.
    Opinjoni dhe shtypi i shkruar duhet ta dekreditojn ne publik edhe po tejet qendrim personal.
    Pamvaresisht nga kundershtit politike midis mazhorances dhe opozites, kur vjen puna per integrimin e shqiperis ,per miratimin e rreformave te medha qe i duhen vendit, duhet te gjith se ashku te punojn e lobojn per mir dhe jo, ta shesin vendin ton tek te huajt, duke e nxir dhe hedhur balt me vend e pa vend sic ndoth me opoziten e sotme, qe vetem mohon e nxin edhe atje ku ka progres.

  3. loni says:

    BERISHA – BASHA- NISHANI
    LLALLA ME KOMPANINE E TIJ
    GJYKATAT ME GJIN GJONET
    DHE MIKROELEMENTET E OBORRIT TE SHQUPIT
    JANE MUSKETJERET E KATANDISJES NE KETE DEREXHE TE PARTISE SE SHQUPIT
    NISHANI PO PRET DASHIN SE MOS I BIEN TOPET E TI MARRE,POR ATO JANE AQE PA VLERE , SA EDHE NE QEFE TI VARE DO DUKET NISHAN…
    POPULLI DUKE PARE KETA VENDOSI TUA TREGOJE VENDIN , NE PLEHRA
    LESHOJENI PEDENE TE ECIJ VETE , SE KESHTU PESEJA E EDIT DO NGELET E PERJETESHME….
    MOS U GEZONI ME DISFATAT E SHQIPERISE , BRENDA DHE JASHTE SAJ , POPULLI LLOGJIKOS ME MIRE , E DI KUSH JENI JU DHE KUSH JANE ATA..
    POPULLI NUK E HARRON SHKODREN E 2 PRILLIT, 26 MAJIN , FIRMAT PIRAMIDALE, 14 SHTATORIN , GERDECIN , 21 JANARIN , ARDHJEN ME TUFA-TUFA TE KOSOVAREVE PER TE VOTUAR DHE L A Z A R A T I N …….

  4. Vedi says:

    Nuk e pandeha se mania per sundim me marifete te ndyra e Berishes do te zgjatej dhe do te demonstrohej kaq hapet nga servila te njpasnjeshem.

  5. Niko Shpiragu says:

    Si gjithmone, nje analize reale.

  6. M says:

    Kur do te vije ajo dite qe ky vend te shikoje nje dite te bardhe dhe shqiptaret te ndihen krenar per vendin e tyre qe deri me sot tregon se eshte nje vend i mallkuar se me keta njerez qe per 27 vjet genjejne popullin se do te hyjne ne evrope e nga krahu tjeter bejne te pa munduren, njerez qe shesin dhe nenen e tyre (memedhe quhet toka ku me ka ren koka, Nene Shqiperi),njerez qe per interesat e tyre e jo te vendit tradhetojne interesat e kombit, megjithese kjo fjale ka ngelur nga e kaluara se per 27 vjet denohen per ceshtje ordinere por kur per tradheti dhe ky vend ngelet nje vend i mallkuar ku te tjeret gjejne shesh e bejne pershesh dhe shqiptaret marin aratine neper bote dhe e ndiejne veten te ofenduar dhe ska dite mos degjohen per keq me keta njerez qe vetem shtet nuk krijojne, mbjellin anarshi, destabilizim per renien e shtetit, vetem e vetem per te mare pushtet se asnjeher nuk kan bashkepunuar per te miren e vendit e jan ata qe nuk len kete vend te eci perpara, ndaj ky vend ngelet i mallkuar

  7. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ketu ne kete vend ka nje tufe mercenaresh cakenjsh qe perpiqen te zezen ta bejne te bardhe. Kjo histori eshte bere nder vite ne kete vend, qe ne fillimet e shtetit shqiptar kur vendi i zhytur ne krim korrupsion varferi mediat shkruanin qe mbreti po sjell lumturine derisa mbreti mblodhi dhe ate flori qe i kishte mbetur ketij vendi dhe kerciti dhe iku. Erdhi diktatori dihet ca shkruhej ne kete vend per enver hoxhen dhe partine komuniste derisa ky vend falimentoi ne 90 nga keta udheheqes te babezitur dhe kriminel te popullit te vete dhe i kishin katandisur si kafshe te uritura. Tani kemi liderin global eDRAMEN dhe kemi obortaret e vete qe te dhjefsha zerin e popullit para Temes se Meros qe sa me shume krim dhe korrupsion te beje lideri global aq me shume obortaret do ti turren opozites qe i thenshin se dhe opozita eshte vari lesht, se e keqja e ketij vendi nuk na vjen nga ata qe qeverisin me krimin vjedhin me krimin dhe vrasin me krimin, por nga ata qe jane pa pushtet dhe jane ne opozite. I madh je Mero ti Qofsh qe ju shet njerezve sapunin per djash se hapja e negociatave eshte do behej po mos te shante Jari LuLI apo Sala mul Noka me shoke. Dihet fundi Mero si ZOGU, ENVERI dhe ky ne zero do ta coje kete vend. Ky vend nuk prodhon, vecse batakcinj, sepse kete vend e kane udhehequr njerezit me pa shkolle dhe kulture.

  8. Sevo says:

    Me vjen keq ta fyej por ish presidentin B Nishanin e ka denuar zoti prandaj eshte sakat.

  9. LALA says:

    SI KA MUNDESI KAQ TRADHTAR NE KETE VEND …..ATEHERE KTIJ DHE SHUM TE TJER I HAPNI LLOGARIN CFAR KISHTE NE VITET 90 DHE CFAR KA TANI SE KETA VODHEN KAQ SHUM SA NUK U LEVERDIS TE FUTEN NE EUROP KTYRE U LEVERDIS TE JEMI AFGANISTAN DHE POPULLI THJESHT TE JENE SKLLEVRIT E TYRE. PO KY DUKET SURRAT SEZ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje