Nga Mero Baze
Ka një debat nervoz në Tiranë rreth “fake” news, ose lajmeve fallco, që prodhohen nga portale anonime për qëllime politike të opozitës, por dhe pushtetit, si dhe keqpërdorimi i tyre kundër imazhit të Shqipërisë. Ky nuk është një debat vetëm shqiptar. Debati i madh në botë rreth internetit, ka evoluar nga entuziasmi për lirinë që solli, tek dyshimet për dëmin ndaj dinjitetit njerëzor që po prodhon.
Në këtë pike, debati për lajmet e rreme është gjithnjë e më shumë ne qendër të debateve për degradimin e shtypit. Në vende si SHBA, ato shkaktuan dhe devijimin e rezultatit të zgjedhjeve, me portale fallco të financuara në Maqedoni, kurse sot në çdo vend të botës, ke një infrastrukturë të këtyre portaleve, që tentojnë të prodhojnë histori të tilla.
Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim. Një nga rastet është me klonimin e gazetës “TemA”. Disa kolegë të mi më dërgojnë vazhdimisht linkun e një faqeje që ka emrin e gazetës dhe imazhin grafik të saj, që një njeri i afërt me PD dhe familjen Berisha, ka regjistruar prej kohësh, edhe pse ne e kemi markë të regjistruar gazetën “TemA”. Duke pasur mbështetjen në heshtje të ish- drejtuesve të AKEP, ata tentojnë të prodhojnë lajme fallco me të. Të njëjtën gjë e kanë bërë dhe me gazetën “Express” të Kosovës, duke tentuar të përdorin emrin e saj me .al. Por nuk kanë ndalur këtu. Janë së paku rreth 30 portale fantazmë që kanë vetëm nga pesë lajme, që herë pas herë përdoren nga njerëz të opozitës për të prodhuar histori fallco dhe për t’i shpërndarë ato në Facebook me linke të portaleve fantazëm.
Më tej e kanë shtrirë këtë përpjekje dhe duke përdorur gazetarë të rënë nga vakti në shtypin ndërkombëtar, që prodhojnë raporte partizane për ta, kundrejt pagesës.
Në një farë mënyre, nuk është se kanë shumë faj. Përballë tyre kanë një kryeministër me aftësi të shumëfishta për të përdorur shtypin prestigjioz perëndimor. Është personazhi më i pranueshëm për ta, dhe i citueshëm, herë si kryeministër, herë si artist, herë si sherrxhi, apo politikan i paparashikueshëm. Shqipëria nuk ka pasur kurrë një kryeministër kaq prezent në shtypin ndërkombëtar sa Edi Ramën, përjashto Sali Berishën për keq, në vitin 1997.
Përpjekja e opozitës për t’iu kundërvënë atij me lajme të rreme, me profile fallco dhe me një industri qesharake delirantësh që vijnë era gënjeshtër një muaj larg, nuk duhet trajtuar si propogandë antishqiptare. Është qesharake t’u thuash antishqiptarë, disa anonimëve që operojnë me lajme fallco, apo gënjeshtrave të disa opozitarëve, të cilët e dinë punë faktin që duhet të gënjejnë dhe të citohen për gënjeshtrat e tyre.
Nuk është tradhti kombëtare. Është thjeshtë paaftësi dhe kapsllëk për të qenë të vërtetë në jetën dhe punën e tyre në Shqipëri, është paaftësi për të qenë opozitarë dhe të besueshëm para shqiptarëve dhe u duket se e vetmja rrugë është të shpikin një realitet tjetër nga ky që është.
Të trajtosh si tradhtar dikë që shan Shqipërinë, është një gjë shumë serioze. Tradhtar dhe antishqiptar nuk mund të jetë çdokush. Edhe pse nuk është një piedestal shumë i adhuruar nga shqiptarët, duhet një punë shumë serioze, për të qenë i tillë. Një antishqiptar i vërtetë është në radhë të parë një njeri me personalitet të pranuar dhe mbi të gjitha, një njeri me ndikim. Një antishqiptar i vërtetë, para se ta shash, duhet ta çmosh si të tillë, pasi i duhen njohur njëherë vlerat dhe pastaj duhet mundur.
Nxitimi për t’u thënë antishqiptarë disa portaleve dhe gazetarëve partizanë, është një nder i madh që nuk e meritojnë dhe që turpëron më shumë akuzuesit, se ata.
Se nëse antishqiptarët janë kjo kategori, ky vend nuk vdes kurrë dhe s’ka kurrë të keqe prej tyre. Ata maksimumi mund të krijojnë histori të rreme dhe të autosugjestionohen prej tyre.
Më e shumta është se mund të harxhojnë ca para që kanë fituar nga pushteti dhe korrupsioni në këtë vend për të paguar për lajme të tjera fallco në shtypin ndërkombëtar. Por as kjo nuk është se i bën gjëmën Shqipërisë.
Shqipëria nuk është një vend i izoluar, që e ka kontaktin me Perëndimin përmes portaleve dhe shtypit. Ajo është një vend i hapur dhe një vend që e ka dosjen e saj në Bruksel.
Trajtimi me kaq seriozitet i lajmeve të rreme rreth saj, është i vetmi vlerësim për lajmet e rreme rreth këtij vendi. Ato meritojnë maksimumi, të jenë pjesë e humorit të zi që shoqëron jetën tonë të përditshme.
I vetmi dëm është se ato kanë në shumicën e rasteve, emrin, numrin dhe fytyrën e opozitës, çka është një dënim i padrejtë për të. Se në fakt, problem kryesor i opozitës nuk është “fake news”, por “fake” kryetari. Po gjetën një kryetar të vërtetë, lajmet fallco nuk u duhen më.
Nuk jam shume dakord, zoti Baze.
Lajmet e rreme antishqiptare jane nje problem shume me i komplikuar se gazetarucet qe thua dhe synimi eshte strategjik.
Jane “pesha te renda” autoret dhe kjo duket kur lider ballkanike apo ishpresident e lider zyrtare te opozites sone i vendosin epitete ekstreme kryeministrit apo cilesojne vendin Kolumbi e te pushtuar nga krimi, epitete qe jo rralle here shtypi i madh perendimor i ka marre si pika referimi.
Por edhe synimi nuk eshte vetem taktik, te rrezohet qeverria.
Duke pare pershfirjen e qendrave nderkombetare te manipulimit te opinioneve, te cilat intensivisht po bombardojne opinionin nderkombetare per nxirjen e krejt vetqeverisjes se shqiptareve, lufta politike eshte ne plan te dyte, kryesorja eshte diskreditimi i politikes se Perendimit ne Ballkan dhe dobesimi i rolit te tij.
Mjetet qe perdoren, fondet qe kane ne dispozicion, kush qendron ne prapavije, jane te frikshme, veçanerisht po te kesh parasysh roli determinant qe lozen ne nje vend te madhe si Usa.
Eshte e vertete ,nje anti shqiptar ,
mund te jete secili prej nesh,
ne cdo veprim te te perditeshmes.
Tradhetaret tashme dihen.
Jam lexues i rregullt i Gazetes TEMA ! Ka mbi 10 dite qe lexoj :- ” Filluan procedurat per “Statusin e NAFTETARIT ” (?!) Keto “Procedura” kane nisur qysh me 24 Prill 2015 ! Nje grup pensionistesh Naftetare , nga Vlora, Fieri e Patosi shkuam ne Presidiumin e Kuvendit Popullor, ku na priti Kryetari i Gr. Parlamentar, Petrit Vasili ! Na degjoi, Premtoi, se fundi na dha nga nje kafe ! Kaluan 3 vjet. Personalisht, duke perfituar nga rasti, i kam rikujtuar K/Ministrit, ne tre raste ! Me 3 Tetor te ketij viti i a parashtrova dhe Gramoz Rucit ne cel. duke e falenderuar qe me degjoi ! Personalisht, ne Zyren e Sig. Shoqerore-Vlore dorezova dokumentat, u quajten te Rregullta dhe se pas 20 ditesh do te merrja pergjigjen ! Kaluan 3 muaj (?!) Nga Prilli 2015 e deri sot, nga kolektivi ku kam punuar, deri sa dola ne pension, jane ndare nga Jeta 6 persona! Lutem HIQENI ate njoftim nga Gazeta juaj, e perditeshme! Mirenjohje nga Inxh. Elektrik i Naftes, ne pension nga viti 2006 !
Luli nuk ben te tilla.
suhm mire