Opozita dëshiron të duket, sikur po udhëheq prokurorinë!

23 Nëntor 2017, 21:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim së paku katër zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe thotë se ka në hetim disa të tjerë, në atë që ajo, po e konsideron si një hetim të thellë të lidhjeve të policisë me trafikun e drogës.

Katër zyrtarët e parë të shpallur në kërkim, nuk janë dorëzuar ende dhe kjo është një shenjë e keqe për raportin e tyre me drejtësinë.

Por ndërsa Prokuroria është duke bërë punën e saj në këtë drejtim, opozita dhe një pjesë e shtypit po përpiqen të jenë herë një hap para, e herë shpjegues ëndrrash me kriminelë, duke shtuar jo vetëm kakofoninë rreth kësaj teme, por duke dëmtuar ndoshta dhe një punë të mirë që prokuroria mund të bëjë në këtë drejtim.

Ka së paku 48 orë që më shumë flet opozita dhe disa gazetarë që rrinë në zyrë të prokurorëve se sa vetë prokuroria . E gjithë kjo e përfshin padrejtësisht prokurorinë në betejën politike për hallet që ka opozita.

Halli real i opozitës deri javën e parë të Dhjetorit është moszëvendësimi i Kryeprokurorit sipas asaj që parasheh Kushtetuta, kursa puna reale e prokurorisë kundër zyrtarëve të policisë është detyrë e tyre, të cilën duhet ta kishin kryer me kohë.

Futja  e opozitës si pykë mes hetimeve të prokurorisë dhe hallit të saj, është i vetmi dëm real në betejën e pastrimit të lidhjeve të zyrtarëve me trafikun e drogës.

E sigurt në këtë histori është se prokuroria dhe policia po dështojnë të arrestojnë katër zyrtarë policie dhe po fajësojnë njëri tjetrin se kush ka dekonspiruar, ndërkohë që ne kemi tre katër ditë që dëgjojmë nëpër studio dhe deklarata të opozitarëve lista arrestimesh të zyrtarëve të policisë.

Kjo e bën të dukshme se opozita ka një link me ndonjë qendër vendimmarrëse në prokurori për planin e punës së tyre. Dhe nuk është ndonjë hata që e ka, pasi betejën për prokurorinë po e bën.

Nuk është ndonjë hata edhe që kryeprokurori mban në zyrë gazetare kur flet me të tjerë dhe e lejon atë të përshkruajë në ekran edhe fytyrën e kryeprokurorit kur flet në telefon me dikë.

Problemi është se opozita po përpiqet të duket sikur po udhëheq operacionet me prokurorinë dhe e gjithë kjo vetëm që të bëhet një me kryeprokurorin dhe ta konsiderojë prekjen e tij, prekje të opozitës.

Nga nevoja që ka për moszvendësimin e kryeprokurorit, opozita po përpiqet të jetë një hap para tij dhe institucionit të tij, duke ngritur akuza dhe duke i vënë në jetë disa ditë më pas prokuroria. Ky është roli i një tellalli që dëmton serioziosht sekretin hetimor dhe keqpërdor politikisht prokurorinë.

Përpjekja për t’u dukur sikur opozita po udhëheq prokurorinë në betejën kundër zyrtarëve, bëhet për të kundërshtuar emërimin nga shumica të kryeprokurorit të ri që është një procedurë ligjore dhe nuk ka lidhje me këtë situatë. Kryeprokurori do të zëvendësohet njësoj dhe sikur të flinte dhe këto dy javë, siç ka fjetur pesë vjet dhe sikur të arrestonte këtë javë dhe Edi Ramën. Problemi është që opozita të mos dëmtojë punën e pjesës tjetër të prokurorisë që së paku po bën diçka për të cilën duhet falenderuar.

9 komente në “Opozita dëshiron të duket, sikur po udhëheq prokurorinë!”

  1. kombi says:

    MJERE KY POPLL QE KA KETE OPOZITE , QE CDO DITE BEHET ME GALLATAXHIJE ?

  2. TOMORI SHBA says:

    Basha mendon se esht Berisha ne krye te qeveris, si atehere kur emeronte e cemeronte kryeprokurorin sic beri me LLallen para pes viteve. Aron ky ditezi se esht miratuar kushtetuta e re, e cila e parashikon mandatin e kryeprokurorit edhe ne kushtet kur sesht krijuar organi qe e zgjeth,.
    Ka dy vjet qe mei u miratua kjo kushtetut dhe kerkohet zbatimi i saj, duke filluar me vetingun, per prokuror e gjyqetar, me pas per politikan te te gjtha ranjgjeve, Basha del thuajse perdit dhe pa piken e turpit dhe moralit politk kerkon me cdo kusht te mos largohet LLalla edhe pse mbi te rendojn nje mori shkeljesh ligjore e kushtetuse, sepse , ska hetuar shum ceshtje qe lidhen me abuzimet dhe krimet e ish kryeministrit Sali Berisha, Bashes dhe disa politikaneve te tjer qe kan abuzuar me ligjin.
    Kjo sjellje e Lulezim Bashes, jo vetem qe esht shkelje ligjore, por i ve kazmen pa filluar zbatimit te rreformes ne drejtesi dhe kushtetutes te re , qe duhet te implementohet sa me par nga gjith spektri politik.
    Parlamenti shqiptar duhet te grihet ne kembe, per te denancuar kete moster qe do te veprohet si ne kohen e e Berishes. LLalles kjo sjellje i vjen per shtat, sepse ja pa hajrin gjat pes viteve ne krye te keti institucjoni. Pretendimet , sikur Rama kerkon te mar kryeprokurorin jan sa qesharake , aq edhe te shemtuara per nje vend qe kerkon aderimin ne BE. Kur nje rast i till, per madatin e kryeprokurorit, esht shkruar dhe miratuaar edhe nga PD. Rama ka detyre si shef i qeveris ta zbatoi deri ne nje kushtetuten dhe mos lejoi deshirat antikushtetuse te Lulezim Bashes. Berishes e kompani. te cilet kerkojn te ruajn statukon e kesaj drejtesie te kooruptuara, qe jo pak ka punuar ne interes te Berishes, Bashes , duke mos i hetuar per akuzat penale dhe shkeljet ligjore.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    I ke rënë mu në lule të ballit siç e ka hije.
    Tamam siç qëndrojnè gjërat.
    E dinë shqiptarët qè ai horri drejtohet nga Sali Horri.
    Të përgëzoj Zoti Baze.

  4. adi says:

    Per 4 vjet edi rama strukturen kryesore te shtetit shqiptar ministrine brendshme dhe policine e shtetit e kishte dhe e ka thjesht nje BANDE!
    bande te trafikut te droges
    Pra gjithe diskutimi eshte se ne njeren ane eshte shoqeria shqiptare me te mirat dhe te keqiat e saj ndersa ne anen tjeter eshte banda e droges qe ne shqiperi ka me vete policine, qeverine, pushtetin lokal, nje pjese te medias dhe me reformen ne drejtesi kjo bande kerkon te kapi edhe hallken e fundit te pushtetit , gjyqesorin dhe ne kete moment shoqeria shqiptare ka vetem nje zgjidhje
    OSE TE ARIJE TE REFORMOJE PARTINE SOCIALISTE DUKE BERE KATHARSIS NGA BANDA E DROGES VRASESVE DHE PROSTITUTAVE.
    OSE NESE KJO NUK REALIZOHET KY FORMACION POLITIK DUHET TE DALI JASHTE LIGJIT.
    NUK KA NE ASNJE VEND TE BOTES ASNJE BANDE QE TE JETE E PERFAQESUAR POLITIKISHT E AQ ME KEQ TE KONTROLLOJE QEVERINE.
    SHQIPERIA KA NEVOJE PER NJE REVOLUCION PER TE LARGUAR NGA PUSHTETI TE VETMEN BANDE NE BOTE QE QEVERIS.

  5. Kuq e zi says:

    Z.mere
    Pse ke bllokuar komentet ne intervisten e i.kadarese nuk eshte politika jote kjo, mos valle po hy ne rrugen e balkanweb?

  6. Bushi says:

    ADI qenka thartuar nga trute e kokes.Bandat i ka Saliu yt qe i ka ne koka kryesore te drejtesise,sa qe me te gjitha ato krime qe ka bere nuk eshte arrestuar nga Llalla,psi e vendosi Saliu ne ate vend per te ruajtur bythen e tij. Krimet qe ka bere pd-ke jane te pd-ke dhe jo te ps-te.Edi Rama dhe partia e tij nuk ka bere krime.Eshte pikerisht Saliu, Basha qe kane derdhur gjak ne bulevardet e shqiperise.Nisur nga kjo,eshte pikerisht pd-ke qe duhet te dale jashte ligjit dhe jo ps-te.Por juve te pd-ke u jane vesshur syt dhe nuk shikoni dot zullumet tuaja, dhe ja faturoni ps-te.Jo more jo! Populli i di te gjitha,di ti ndaj e t’u jap denimin qe meritoni,ashtu siç i dha denimin me te madhe ne 25 qershor,ku pd-ke doli me e turperuar.

  7. @autori says:

    Pse nuk botohen komentet? Ku zhduken artikujt editoriale qe gjendeshin me pare ne rubriken perkatese?

  8. @autori says:

    Pse nuk botohen komentet? Ku zhduken artikujt editoriale qe gjendeshin me pare ne rubriken perkatese??

  9. mire kjo pune..... says:

    Or Bush!
    Or trim!
    Mos u mer me tipin “Adi”!
    Ata lloj njerezish mundohen me te gjitha menyrat dhe format qe te te ulin deri ne nivelin e tyre te ulet intelektual!
    Pastaj,…. aha…. ata bejne gallate!Kenaqen me arritjen e tyre!
    INJOROJI !
    Duke i INJORUAR, i poshteron!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje