Përse Basha mendon se e keqja i ka ardhur nga Uashingtoni!

26 Nëntor 2017, 19:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ambasadori i SHBA Donald Lu ishte sot paradite viktimë e “qytetarit digital”. Një portal i afërt me Sali Berishën, prodhoi një lajm të sajuar nga një profil fallco në Facebook, i cili fliste për një pagesë rreth 200 mijë euro nga bashkiaku i PS në Laç, që ambasadori t’ia hiqte emrin nga një listë e zezë e zyrtarëve që kap ligji i dekriminalizimit. Pasdite lajmi u hoq nga vetë portali “pasi e verifikoi” që nuk ishte i vërtetë.

Nuk do t’ia vlente të merreshim me lajmin, pasi ishte, edhe nën nivelin e “qytetarit digital”, por tek paranoja që ekziston tek lidershipi i opozitës, se problemi i tyre me SHBA, nuk është politika e tyre, por ambasadori Donald Lu. Njësoj kanë qenë për ta gjithë ambasadorët e SHBA në Tiranë, së paku që nga viti 1995. Të gjithë janë “provuar” nga Berisha që kanë qenë kundër politikës së SHBA në Shqipëri, vetëm se nuk kanë pranuar të përdoren nga Berisha.

Por tani sulmi nën modelin e “qytetarit digital”, duket se kishte shkas faktin që në SHBA janë bërë publike kontratat gati 1 milionë dollarëshe të Lulzim Bashës, paguar nga një kompani offshore, për llogari të Partisë Demokratike që nuk janë deklaruar në Tiranë.

Kjo histori e vendos atë përballë ligjit që ka miratuar vetë në Shqipëri dhe nuk do ta ketë të lehtë ta kalojë, pa provuar së paku një periudhë hetimi dhe gjykimi.

Por ajo që na turpuron si vend, më shumë se shpikjet e “qytetarit digital” është mendësia e politikanëve shqiptarë që e keqja nuk vjen prej atyre gjërave që bëjnë vetë, por prej atyre personave, që mund t’ua zbulojnë. Në këtë rast ambasadori Lu nuk ka lidhje, as me zbulimin e së vërtetës, pasi ato janë publike në SHBA, por duke e llogaritur atë si një politikan të korruptueshëm shqiptar, që mund të flasë për interes apo të hesht për interes, e kanë vënë në shenjëstër. Në adresë të Departamentit të Shtetit kanë shkuar këto vite dhjetra letra nga opozita shqiptare, nga liderë të PD e LSI, të cilët mendojnë se ai qëndron pas një komploti, në emër të SHBA, lidhur me reformën në drejtësi në Shqipëri. Atij i vihet faj për spastrimin e gjyqësorit, i cili ka qenë pushteti okult i Berishës në politikë që ka garantuar paprekshmërinë e tij. Akoma më tej ambasadori Lu bëhet përgjegjës, dhe për humbjen e tyre në zgjedhje.

Ideja për ta sulmuar ambasadorin, tashmë dhe si njeri që merr ryshfete për të folur, ose për të heshtur, është në të vërtetë ilustrimi i asaj, se si e percepton politikën Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Pikësëpari ata ngatërrojnë lobistët e SHBA me SHBA. Ndërsa lobistët i presin me qejf një thes me para, për t’u shitur broçkulla shqiptarëve, SHBA dhe administrata e saj, nuk pranon të pijë asnjë kafe që mund të devijojë detyrat e saj shtetërore. Dhe fakti që lobistët e Bashës i kanë marrë atij 1 milion dollarë në të zezë, për një foto me Trumpin, dhe per ti zbardhur faqen Bashës, përkthehet se dhe ambasadori Lu mund të marrë 200 mijë euro të flas mirë për dikë që mund të ketë probleme me ligjin.

Kjo mënyrë të menduari është me turpëruese se vetë sjelljet e tyre dhe biografia e tyre politike, pasi kjo tregon se ata shpresojnë se të ardhmen e tyre mund ta blejnë me lek.

Tani meqë Lulzim Basha gjendet përballë një telashi ligjor, i cili kërkon deomos hetim dhe gjykim, pasi ka fshehur origjinën e 1 milion dollarëve paguar për lobim në SHBA, ai mendon se duke bërë pis një diplomat, mund të relativizohet krimi dhe të konsiderohet normalitet. Është njësoj sikundër silleshin me ambasadoren Vlahutin, kur ajo bënte presion publik për luftën kundër korrupsionit dhe këta i thoshin, që “BE ka blerë një zyrë të shtrenjtë tek vilat luksoze të Tiranës”, që nënkuptonte se “ata të BE janë hajdutë si ne”.

Ideja që “jemi të gjithë njësoj” është si inspirim i opozitës për të vazhduar përbaltjen dhe për të mbështetur gjithë politikën mbi krijimin e një skenari policor, me vjedhje, drogë, histori seksi etj

Mbi të gjtiha Donald Lu është në qendër të sulmeve për shkak të rekomandimeve që Misioni OPDATE dhe EURALIUS kanë dhënë për shkarkimin e Kryeprokurorit dhe emërimin e Kryeprokrurit të përkohshëm, pas mbarimit të mandatit javën që vjen.

Gjithë puna është që nëse fillon një hetim i ri ndaj Lulzim Bashës, të mos quhet hetim, por përndjekje politike, pse ka fshehur burimin e parave që ka paguar nga një kompani anonime në SHBA. Dhe për këtë është thirrur në skenë “qytetari digital”.

Pra e gjithë kjo nuk vlen për t’u marrë seriozisht si ngjarje e sajuar, por vlen të merret seriozisht fakti, se kë identifikojnë si problem opozitarët tanë, në aferën e Bashës me kompanitë e lobimit në Uashington. Edhe pse kanë paguar miliona tek lobistët të miqësohen me politikën amerikane, sërish provojnë se kanë harxhuar paratë dy herë kot. E para që nuk kanë bërë dot gjë me milionat e paguara nën dorë tek lobistët dhe e dyta se përsëri kanë ngelur tek problemet e vjetra me administratën amerikane. Vazhdojnë t’i tratojnë si armiq, biles dhe të “korruptuar”. Dhe në këtë rast Basha mendon, se e keqja i ka ardhur nga Uashingtoni dhe po vrapon t’u thotë atyre, se ambasadori i tyre është me probleme, si ai.

13 komente në “Përse Basha mendon se e keqja i ka ardhur nga Uashingtoni!”

  1. Tana says:

    . I ke rënë pikës, që pika ju rëntë LULZIMIT me shokë,
    se na sosën durimin.
    Përpara drejtësisë , qelbësirat.!
    ???????

    1. Raimond vlonjati says:

      Prite tani, kur Basha te thote se , edhe Shqiperine e ktheu ne nje fabrike gjigande te prodhimit te hashashit vete zoti Lu … lol ? ?

  2. Meckojati says:

    Ku lumte per shkrimet qe ju beni! Respekte. Per ju☆

  3. @autori says:

    Ku jane editorialet e tjera dhe komentet?

  4. spata says:

    Fatziu shqiptare .Mu… eshte ngjitur per kepuce dhe sjane te zote ta shqisin .Nuk di por kjo ska bere vaki ne historin e nje populli qe mbahet tirm dhe i pa mposhtur .C’ndodh me ne . Pd bene cfardo me djersen e popullit dhe sja bene syri terr.Deri sa do te presim te ndajm te keqen qe na ka zene deren .Nuk mjafton vetem ta rrezosh nga karrikja kete band tradhetare. Ndeshkimi popullor duhet te kishte vepruar .Kush po i tradheton shqiptaret ?Sistemi demokratik apo kriminelet ne pushtet .Sistemi nuk mund te rrezohet por kriminelet politik duhen zhdukur nga skena polituike .
    Pd e ka mbushur kupen. Materiale bindse si keto te z. Mero qarkullojne me ton.Ka aq shume akuza sa vetem te verberit e te shurdhorusit nuk reagojne .Kush i mbron keto pacavure qe po na qelbin dita dites .Ne kete mersele ka nje atikapat .E keqja dihet por mu.. nga kepuca presim ta heqin Aleatet tane .Une do te preferoja qe Aleatet te mos marin ata rolin kryesor .Boll nje deklarate mbeshtetse per popullin qe vuan dhe shqiptaret duhet ta zgjidhin vete kete dilem te mos ndeshkimit .Do ket gjakderdhje. Sigurishte qe do kete dhe eshte i domozdoshem .Pak po derdhin gjak dhe i eshte pire shqiptarve !
    Te gjithe presim peshqit e medhenje pas janarit . Thone qe rrjetat jane hedhur . Peshqit kane ngecur dhe pritet te mblidhet rrjeta qe populli ti shoh se kush jane .Keto i din te gjithe. Por nuk dim se kush do tua vere koqet ne bige .Kete nuk po e kuptojme akoma .Cfare do te ndodhi ne se rrjeta kap disa cironka .Do te jete fatkeqsia me e madhe shekullore e popullit shqiptare ne demokraci .Do njgjallim Dullen dhe sistemin monopartiak. Peshqit e medhenje me thas plot me florinje do marrin rrugen sic kan mare tradhetaret e kombit edhe me pare. . Cfare fitoje populli i raskapitur .Noc Rrokun e politikanve kriminela e te shitur.

  5. Aldo says:

    Mero je I vetmi gazetar ne bote qe merresh me opoziten dhe jo qeverine…

    1. ———— says:

      Se nga Saliu na kane ardhur te keqijat keto 25 vjet. Tre breza per dhjam qeni. Gazetaret e tjere jane zhurmues, dhe meqe ata e bekan, degjo dhe ata qe merren me qeverine (nuk ke ngel pa gjo)

  6. bushi says:

    Te lumt zoti Mero.Berisha e Basha kane luajtur nga ment e kokes,dhe duhet te çohen per mjekim ne psiqiatri. Keta te dy te çmendur duante prishin imazhin e shqiperise,por duan t’i ulin dhe autoritetin ambasadorit te SHBA-s DONALD LU,i cili deri sot ka punuar mire,duke ruajtur interesat e popullit shqipetar nga krimi i organizuar,nga korrupsion,dhe padrejtesia qe Sali Berisha e ka kapur drejtesin komplete.Berisha dhe Basha per kete rast duhet te japin llogari,dhe te sqarojne popullin,se perse jane hedhur kundra Amerikes dhe ambasadorit te saj Donald Lu.Kemi respekt per kete ambasador.

  7. Alban Dega says:

    MARINSI AMERIKAN “BRAWN ”…
    MUZHIKU RUS PUTIN … APO NACALNIKU SALI BERISHA !?

    – Maska dhe fytyra e e vertete e nje ” bande gangsteresh “

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ CityNews” dhe pothuajse te gjitha mediat shqiptare botuan sot foto dhe fakte te plota ne lidhje me pergatitjen organizative te Partise Demokratike ne te gjithe Shqiperine per protestat destruktive te 13 majit.
    Pjese e ketyre pergatitjeve eshte edhe stervitja dhe pergatitja e “ nje trupe patamilitare” e perbere nga fanatike te PD-se. Pjese tyre eshte edhe “Korpusi Azem Hajdari”, nje bande tipike ala nazisete si nga simobolet e uniformat , i cili financohet dhe drejtohet nga Partia e Cadres se Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi.

    Miti i “marinsit amerikan Brawn ( !? )” dhe…

    Ne krye te ketyre pergatitjeve eshte “ Marinsi amerikan Brawn” qe nga vet menyra si shkruhet emri i tij ngjall dyshim dhe nuk para perdoret ne SHBA. Emri apo pseudonimi ka pak rendesi.
    Me rendesi eshte fakti qe shoqerues dhe perkthyes i tij eshte keshilltari i liderit de jure te PD-se Lulezim Basha…
    Sa poshte ka rene Kartagjena. Keshilltari i liderit te opozites ben terxhumanin e nje marisni!? Per te qeshur e per te qare kjo loje e felliqte sa edhe foshnjore e qesharake , aq edhe e lexueshme e Partise Cader e Sali Berishes!?
    Pak perkthyes anglishtjeje ka Cadra sa per te shperdorur nje keshilltar “kryetari” te saj!
    I duhet dhene rendesi “marinsit amerikan Brawn” ne syte e shqiptareve. U duhet shitur sapuni per djathe bashke me mashtrimin qesharak ala Lul Bashici e Sali Karaxhici.
    Mesazhi eshte teper djallezor aq sa edhe trashanik.
    Marinsi Brown e jo Brawn, eshte simbol fitimtar i SHBA-se.
    Hajde cfare keshilltari e perkthyesi ka Basha sa nuk di te shkruaj sakte as mbiemrin e marinsit amerikan!?
    Mesazhi i cadres eshte: Amerika eshte me ne!
    Ky eshte miti!

    Realiteti: Nacalniku serb Berisha

    Realiteti eshte krejt tjeter.
    Uashingtoni hapur e ne menyre te perseritur ka denuar e demaskuar politiken anti-Amerikane dhe antishqiptare te Partise Cader e Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi .
    Cdo organizem, cdo bande paramilitare ala “Korpusi Azem Hajdari”, Cdo strukture paralele e armatosur ose jo, cdo njesi para ose ushatarke qofte edhe “vetmbrotjeje” , kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike kudo ne Bote vleresohet e cilesohet si nje akt terrorist dhe denohet si i tille .
    Cdo personi qe pershihet ne to jo vetem qe nuk i jepet Azil Politik, Karde Jeshile ( Green Card ) apo Shtetesi Amerikane apo euro-perendimore por edhe u hiqet ose arrestohet ne flagrance per terrorizem e veprimtari subversive e terroriste.
    Po pergjegjesine kryesore per akte te tilla e mban rekrutuesi, organizatori, financuesi dhe perdoruesi i tyre ne rastin konkret “Banda e Gangestereve” Sali Berisha, me emrin Partia Demokratike Sali & Shkelzen Sllobodanka Berisha.
    Deshmia me e qarte dhe prova e pakundershtueshme eshte shoqerimi i “Marinsit amerikan Brawn “ nga keshilltari i qehajajt te kesaj bande , Lulezim Bashic.
    Ne kete rast shtrohet pyetja kush eshte Marinsi amerikan Brawn?

    Marinsi amerikan Brawn apo … ?

    Eksperti , ekspertet ukrainas qe ne delir e siper permendi Lulezim Bashic ne Opinionet e Klanit kur u zgerlaq keqazi dhe doli krejt jashte kontrollit, njesoj si Mafia e bosit te tij perballe fakteve rrenuese te Baton Haxhiut dhe Blendi Fevziut !?
    Apo naclniku serb Sali Berisha ?
    Apo ekspertet ukrainas apo ujqerit e vjeter te Putinit !?
    E keta ekspertet ukrainas nuk jane askush tjeter vec ujqerve te vjeter te RIA-s = KGB-se se Vladimir Putinit qe bashke me UDB-ne serbe, Asaline greke, Urbanin hungarez te Kremlinit, jane te vetmit qe mbeshtesin Partine e Cadres se Berishes dhe Korpusin paramilitar Azem Hajdari qe u krijue dhe drejtohet nga Shkelzen Berisha e co.
    Cfare ben e me se merret Kryeprokuhori i Krimit Adriatik Palla dhe kryeprokuhorat e Krimeve te Renda, SHISH-i i Visho Ajaz Gazidedes e paramilitaret e tjere politike Berishes dhe Garda e tij Pretoriane kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi kete e tregon Cadra e krimit, e ngritur mbi vendin e krimit, per llogari e leverdi te krimit dhe terrorizmit antishteteror e antishqiptar ne zemer te Tiranes.

    Mortaja e Botes !

    A ka sot jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Boten krim me te rende e rrezik me te madh kombetar e ndekrombetare, mbareboteror se terroizmi?
    Jo vetem veprimi por edhe mosveprimi ndaj tij eshte po ashtu akt terrorisit po aq i rrezikshem me kosto te paripariparueshme ne sherbim te tij dhe kunder lirise e demokracise ne Shqiperi e Bote.
    Ndaj Qeveria, kryeministri, presidenti, policia te veprojne menjehere kunder akteve te tilla terroriste , te ndalojne , arrestojne cilindo qe eshte perfshire ne veprime te tilla duke filluar nga Sali e Shkelzen Berisha, Lulezim Basha e keshilltari i tij perkthyes, “marinsi amerikan Brawn”, qe me siguri do te na dale muzhik rus i Vladimir Putinit !
    Terrorizmi eshte murtaja e Botes, kercenimi me i madh per njerezimin !
    “Marinsi amerikan Brawn” eshte vetem maska e Berishes dhe Bashes per tu hedhe hi syve shqiptareve se gjoja “Amerika eshte me ne” ne nje kohe qe me ta eshte vetem Beogradi, Shkupi , Athina, Urbani dhe Putini … !

  8. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 11, 2017 at 00:55:39 EDT

    Jo vetem opinione… me shume fakte

    MIQTE E TRAFIKANTIT APO TE DONALD TRUMPIT !

    – Asnje zyrtar shteteror amerikan nuk ka denjuar as ti jape doren as Bashes as Fatmir Medihoxhes…

    – Miq te burgaxhiut Trafikantit jo vetem nga zanati por edhe nga fundi i turpshem i tij

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jo vetem nga mbiemri por edhe nga zanati e sifati!
    E filloi si trafikant vajzash e grash nga Fieri, Lushnja, Berati, rrethinat e Vlores… Parà pafund pjeshkash….
    Oreksi vjen duke ngrene… Nga pjeshkat hidhet ne tregtine e drogave te forta heroine, kokaine, droga sintetike ruse….
    Nga human trafik e narkotrafik i vjen rradha tregtise se armeve dhe municionit te falsifikuar kinez ne bashkepunim me “sypeshkaqenin” e peshkaqenit Berisha!
    Peri keputet prej se holli… Zollumi keputet prej se trashi, thote sovrani…
    Kapet ne Itali nga antimafia e anti- droga italiane… Denohet dhe me ndihmen e Trafikantit, kongresmenit amerikan te Ohajos, dhe Berishes e Mafias italo-shqiptare lirohet pasi denohet dhe i ndalohet perjete hyrja ne Itali.
    Nderron mbiemrin ne Medihoxha por kapet perseri nga zbulimi italian… Bashkeudhetari i tij i narkotrafikut merr persiper pislleqet e Medihoxhes qe e shpetoi vetem pasaporta diplomatike dhe mbiemri i ndryshuar…
    Ai sot vazhdon ne pranga… Mediu akoma gezon milionat e human trafikut dhe tregtise se felliqte te armeve dhe municionit te falsifikuar kinez
    Por mekati i tregtise njerezore, i shitblerjes se skllaveve te seksit dhe narkotrafikut= vdekjes se bardhe per se gjalli e per se vdekuri te viktimave te kesaj epidemie te llahtarshme te shekullit i shperthen llahtarshem ne duar ketij kryekrimineli jo vetem Shqiptar por edhe nderkombetar sic do ti shpertheje krejt Mafias qe ka dale prej kontrolli te Sali Berishes sapo te vendoset Drejtesia dhe shteti ligjor ne Shqiperi!
    I pelcet ne dore Hiroshima shqiptare , Gerdeci me 26 te vrare, qindra te plagosur e shtepi te rrenuara jo vetem te fabrikes berishiane te vdekjes….
    Krejt shteti antishtet i Berishes vihet ne sherbim te ” sypeshkaqeneve” Shkelzen Sali Mediu e krejt korporates se krimit jo vetem te organizuar por edhe partiak e shteteror te Sales.
    Nuk ka krim te rende, nuk ka afere korrupsioni e kusarie ne permasa te medha, nuk ka krim kunder njerezimit si masakra edhe e femijeve e pleqeve ne Gerdec apo ekzekutimi pa vendim gjykate i kater protestuesve krejt paqesore me urdherat e Sali Berishes e Lulezim Bashes me 21 janar 2011… katrahura 1996-1997, grushti fashist i shtetit i 14 shtatorit 1998 … qe nuk mbajne vulen dhe emrin e Sali Berishes dhe ” Bandes se gangstereve” te tij, sic e kane cilesuar qysh ne pranveren e vitit 1996 dy gazetat me te medha te Britanise se Madhe ” The Times” dhe ” Independent” , te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic e ka cilesuar mbreti i shtypit te lire boteror ” The New York Times”!
    E keqja e madhe eshte se pikerisht keta krye- kriminele shqiptare e nderkombetare si Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Mediu e co. na mbajne leksione ndershmerie, tundin dite e nate flamurin e rreckosur te dekriminalizimit, te luftes kunder narkotrafikut e humantrafikut, te luftetareve dhe heronjeve te luftes kunder krimit te organizuar qe e ngriten ne sistem antiligjor e antishteteror te shkalles me te piste mafioze qe e rrenoi te pakten pese here cdo hallke dhe qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, arsimore e shkencore, artistike e kulturore!
    Thirrjet deri ne cjerrje zeri per ndershmeri e dekriminalizim te ketyre kryebanditeve e kryekrimineleve te kujtojne klithmat ne kupe te kryehajdutit perpara kapeni hajdutin !
    Tamam si tek Ali Baba me 40 hajdutet ! Vecse ai Ali Baba arab ne Shqiperi e ka emrin Sali Baba jo me 40 por me 400 hajdute, vrases, humane e narkotrafikante ala ” sypeshkaqeni” e Fatmir Mediu, ala Lulezim Basha e Genc Pollo , ala Arben Ristani e Flamur Noke Stanishici, ala Arben Imami e Akeksander Frangaj, ala dreq e i biri i kryedreqit Berisha!
    Jo vetem zanati por edhe fundi i kesaj bande gangsteresh, e Mafia qe ka dale krejt jashte kontrolli te Sali Berishes dhe pjelles se tij politike Fatmir Mediut, Mul Nokes e Oerd Bylykbashi…. e asaj biologjike Xeni, Gita, Jamserbi… do te jete po aq i turpshem sa i Trafikantit amerikan qe i hengri plot tete vjet burg nga Drejtesia dhe syshqiponjat e FBI-se amerikane.
    Vetem per ftesat dhe takimet e blera me parate e pista te human e narkotrafikut, me parate e pergjakura te Gerdecit e 21 janarit, te municionit te falsifikuar kinez qe eshte shkelje flagrante e ligjeve federale amerikane, Fatmir Mediu dhe banda politiko- ekonomike e Berishes kane paguar mbi dy milione dollare amerikane lobisteve te Kongresit amerikane.
    Pra vetem per disa foto me kongresiste pa asnje reputacion e krejt te pa njohur ketu ne SHBA qe nuk perfaqesojne as nje per qind te votave ne Kongresin amerikane jane shpenzuar nga kjo Mafia 2 milione dollare te vjedhura fakirave shqiptare.
    Nderkohe, vetem Fatmir Mediu, sipas te dhenave konfidenciale amerikane ka ne bankat offshore mbi 29 milione dollare te vjedhura e plackitura shqiptareve dhe Shqiperise!
    Po ashtu asnje funksionar i cfaredolloj niveli te administrates se meparshme apo qeverise se sotme te Donald Trumpit nuk ka pranuar as nje shterngim rutine dore me keta Trafikant Shqiptar!
    Jo vetem kaq por Presidenti Donald Trump ka deklaruar disa here ne keto me pak se 60 dite te para ne detyre se do te ndaloje rreptesisht cdo lobim te cilitdo zyrtari te administrates se tij per qeveri apo shtete te huaja, cka perben jo nje shuplake por nje grusht te rende per matrapaze, sharlatane, kodoshe prostitucioni, narkotrafikante, te korruptuar, te degjeneruar, hajdute e vrases si Fatmir Mediu, Lulezim Basha e krejt kjo bande gangsteresh te Sali Berishes!
    Vete deklaratat e fuqishme zyrtare te Departamentit te Shtetit ne mbrojtje te ambasadorit te shkelqyer amerikan ne Tirane Donald Lu, jane jo nje shuplake por nje grusht i fuqishem i administrates se Donald Trump ndaj shpifjeve, sulmeve ala staliniste te kesaj Mafia qe ka dale jashte kontrolli te Sali Berishes te cilen e pret fundi i turpshem i mikut te tyre Trafikant sapo te miratohet Vetingu dhe te veprojne dora e hekurt e Drejtesise dhe Shtetit ligjor ne Shqiperi!
    Drejtesia e Ligji edhe vonojne !
    Edhe vonojne por kurre… asnjehere nuk harrojne… Asnjehere! Kurre!
    Never ever, sic thone aleatet , miqte strategjike, vellezerit tane amerikane!
    E kush ka miq Ameriken ne Toke e Zotin ne Qiell nuk humbet kurre asnjehere!
    Never ever!

    POST SCRIPTUM:

    Per kete kategori ” te huajsh qe nuk ia duan te miren Shqiperise ” ala Trafikant e jo vetem per ate, sic lexohet qarte midis rrjedhtave, e kishte fjalen edhe Kryeministri Rama sot para grupit Parlamentar te PS-se dhe ne Top Chanal…..

  9. Alban Dega says:

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet askush
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje