Fatura 1 miliardë lekë e Bashës, është përgjegjësi personale  

24 Nëntor 2017, 21:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pagesa për lobistët amerikanë në Shqipëri nuk është një “krim”, por një traditë për të kompensuar problemet që liderët politikë shqiptarë prodhojnë me politikën zyrtare të SHBA. Në përpjekje për t’u futur nga dritarja, kur i zbojnë nga dera, ata paguajnë miliona tek lobistë që në të vërtetë tallen me paratë e një vendi të varfër.

Rasti i Lulzim Bashës është tipik. Ai mund të paguante dhe nga paratë e PD për kompaninë e lobimit, por çmimi është aq i madh, sa nuk e justifikon dot zyrtarisht.

Po përse duhet të paguante?

Siç mund të kuptohet lehtë nga dokumentet zyrtare, Lulzim Basha ka paguar kompanitë e lobimit për të bërë realitet një paranojë që përhapi si tezë politike në fillim të këtij viti, kur hyri në çadër. Nuk e di pse pas fitores së presidentit Trump, opozita shqiptare u çmend në atë farë feje, sa shpiku disa kauza, pas së cilave harxhoi jo vetëm energji politike, por siç shihet, dhe miliona lekë.

Së paku, tre teza qesharake dominuan politikën e saj dhe i kushtuan përveç humbjes elektorale, edhe miliona të paguara.

E para, ishte ideja që fitorja e Trump-it, ishte automatikisht dhe fitorja e PD-së dhe Lulit në Shqipëri.

E dyta, ishte që armiqtë e Trump-it kishin miq në Shqipëri që duheshin shfarosur.

Dhe e treta, që ishte dhë me e marra, ishte ilustrimi i këtyre dy tezave me njerëz ordinerë të paguar nga SHBA, që flisnin në çadër për të njëjtat marrëzira.

Të treja këto kauza të PD, që i kushtuan shtrenjtë asaj dhe vetë Bashës, në fakt ishin projekt personal i Bashës, që ilustrojnë jo vetëm një mendje të thatë, pa asnjë ide, por dhe një njeri që vrapon pas kauzave të shpikura nga nivele qesharake të shoqërisë.

Kështu, kauzën e parë për t’u identifikuar me Trump-in, ai e nisi duke ndërruar emrin e një rruge në Kamëz, nga “Rruga e Lirisë” në “Rruga Trump”. Pastaj u shkroi lobistëve, se ai e kishte bërë këtë akt në mirënjohje të presidentit Trump, dhe siç e përshkruan gazeta “New York Times”, kur lobisti takoi Bashën në Uashington, pyetja  e parë që bëri ishte se “ku binte Shqipëria” dhe nëse ajo “ishte demokraci, apo “mike e Amerikës”.

Pra, kur shikon se sa joserioz është një kryetar opozite në idetë e tij për t’u kthyer në pushtet, të vjen më keq për të, se sa për 1 miliardë lekët e paguara.

Kauza e dytë qesharake ishte ajo anti-Soros. Ajo injektoi gjithë homologët e Bashës e Berishës në Ballkan, përfshi Gruevskin në Maqedoni, me të cilin ndanë shpenzimet për këtë fushatë. Paranojën anti-Soros e çuan deri në Bruksel, gjetën dhe aty eurodeputetë pro Sorosit që mbronin Shqipërinë, pastaj e çuan në Uashington si trofe lufte, duke paguar sërisht miliona.

Marrëzia e tretë ishte produkti që lobistët dhanë për këto para. Ata dërguan dy- tre greko- amerikanë në çadër, që recitonin marrëzit për të cilat kishte paguar Lulzim Basha. Pra, Lulzim Basha është i vetmi lider që paguan jo vetëm për kauza qesharake, por dhe për të gjetur aktorë, t’ua demonstrojnë njerëzve të tij marrëzitë që shpik.

Në këtë aspekt, pagesa prej 1 milardë lekësh nuk ka pse të jetë në ngarkim të PD-së. Prokuroria duhet të sekuestrojë sot regjistrat financiarë të PD-së, dhe nëse ato pagesa nuk rezultojnë aty, duhet te merret personalisht me Lulzim Bashën si person fizik.

Ai është një projekt personal i Lulzim Bashës për të cilat ka paguar para të zeza dhe ai duhet të hetohet personalisht dhe t’i ngarkohen personalisht ato para. PD jo vetëm që nuk ka marrë ndonjë vendim politik pro këtij projekti, por as nuk fitoi gjë nga ai projekt, por humbi dhe më keq. Kësisoj, Basha duhet të hetohet për burimet financiare të këtyre parave. Nëse ato rezultojnë para të PD, atij i duhen bërë ngarkim si njeri që i ka shpenzuar për marrëzira. Nëse rezulton se janë para të zeza, i duhet shtuar dhe akuza e pastrimit të parave. Dhe për t’u siguruar që kjo duhet të ndodhë, Prokuroria duhet të bëjë publike faktin, nëse i ka sekuestruar regjistrat financiarë të PD-së sot, apo do presë sa t’i rregullojë Kunati. Jo për gjë, por jemi në kohën që, siç ka thënë dhe Basha, duhet bërë Vetting financiar për financimin e partive. Helmut Kol ka dalë nga politika për 35 mijë marka, që dikush kishte paguar në partinë e tij jashtë rregullave. Lulzim Basha nuk gjen dot kush ja ka paguar 1 milardë lekë për një foto me Trump-in.

12 komente në “Fatura 1 miliardë lekë e Bashës, është përgjegjësi personale  ”

  1. Niko says:

    Jepi mero vazhdo sa me shum kundrasulme,se rilindja me duket se po dorezohet por ty te lumte,po ja hodhem edhe kesaj rralle do te bejme direkt roje i pare i parcelave qe do te mbjellim me vone,sepse ti e meriton……po si nuk e hoqe njeher gjuhen nga b……lepirja mor burr vdiqe per pak vemendje po prap ushtar mbete sa gjynof je ba

    1. spartaku says:

      Bravo zoti Mero! I ke rene pikes.Lulezim Basha duhet hetuar dhe te denohet,por nese keto jane me vendim te partise demokratike te dal e verteta ne sheshe se jane paguar per marrezina te tilla qe nuk i pranon njeri Basha bertet se e majta po pastron para duke bere nje buxhet real,ai akuzon por me sa shikojme eshte vete Basha qe pastron para.

    2. Niko vashdo b-lepirje says:

      Niko lylqimi jo vetem qe eshte qesharak dhe i papjekur Por me e keqja eshte se ti edhe qorrat si ti i mbajne ison dhe kesisoj mbijeton injoranca
      Sa per Mero Bazen ka kush flet sepse ai eshte bos kurse do vdesesh me etiketen e byth-lepiresit

  2. Ylli London says:

    Nese nuk e dinit zoti Baze ne SHBA cdo gje me lobingje funksjunon. Cfare me habit me shume eshte fakti qe nje ish minister i brendshem ka bere namin dhe ler ty prape fajin e ka opozita. Nese thua qe dhe tani e ka fajin luli do te mbarohen fjalet sdo kesh ca te thuash kur te behet kryeminister. Ne cdo shtet qeveria eshte pergjegjese dhe duhet te largohet nese nuk eshte e afte te beje shtet!

  3. Mali says:

    Problemi eshte se PD per fat te keq e ka humbur besimin e popullit , dhe me e keqja eshte qe vashdojne te tallin bythen me te

  4. TVSH1 says:

    Miremengjesi…
    Sot e shtune,prokuroria pushim.
    Neser pushim.
    Te henen do u dali nje pune tjeter…nga e marta e shohim.
    Mero,do dali dhe kryeministri…do na uroje ” fundjave te kendshem”,do dali prap te ejten ne parlament e do i thote bashes” Shpresoj te ndyshosh mendje e te bashkepunojme”….
    Ne presim ti thote: e ke vendin ne burg! Ky i thote,dua te bashkepunojme…kazan!
    Mjerim!

  5. @autori says:

    Ku jane Editorialet e gazetes Tema, mbas dates 7 Nentor?????????
    Po komentet pse zhduken pa dale ne drite???????
    Do behesh komplet i pabesueshem edhe ti o Mero Baze………

    1. Zigur Qarri says:

      Burri ka gjithmone koh,per ta humbur fytyren.

  6. REZI says:

    Ore ju që komentoni jeni mbase nga ata që paguheni nga opozita se nuk e di c’gabim ka bërë artikullshkruesi.
    Ai ka konstatuar në bazë të fakteve dhe i del në mbrojtje PD, s’ka pse partia të paguajë për gabimet që bën kryetari.
    Pse i jeni vërsulur Meros juve? Kryetari të dalë e të thotë kam bërë gabim dhe të hapë rrugën për rinovimin e partisë.
    Ai nuk mendon për PD dhe idealet e atyre që i besojnë, por vetëm për vehte, si të marrë pushtetin, se është pusht(më falni për fjalorin) Të lumtë pena Mero Baze!

    1. Tjetri says:

      Ore Ti Qe Lexon!
      Nuk e di se ku kane gabuar komentusit…por di qe ” ne” kerkojme burgosjen e lulushit tend.
      I hap apo si hap rruge ndryshimeve ne pd…as na rruhet fareeeeeeeeeeee!
      Ne qe komentojme,kerkojme drejtesi…ti e ke hallin tek kush do jte kryetar i nje partie qe eshte koke e kembe antishqiptare…
      Nuk e di se si e kupton ti kete ” gjemen”…por nqs je shofer dhe karrambolon,zakonisht,zakonisht them,fain e ka drejtusi…ka dhe raste qe e ka fain marka e makines,mercedezi,bmw,audi,renaulti,daewo- ja,po te jesh antar i pd- se? eshte mese normale ta kete fain marka qe mbart makina.
      Ne qe lexojme e dime qe fain e ka lulushi bashke me kryesine e bashke me serbet…plus ruset.

  7. zi says:

    Ekziston nje status per k.m ,ministrat, drejtoret, oficeret, nenpunesit,
    krye opozitarin,opozitaret me rendesi?
    Jashte cdo llogjike ,manapulimi,genjeshtre,
    te rejat jane vjetersuar,ndersa, zbulimet jane ndyresuar.
    Mjera[ ATA],mjere ne,mjere ata qe duan te lindin.

  8. Qirje Niko says:

    Qirje Niko. Jepi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje