Një plan kombëtar për betejën afatgjatë kundër përmbytjeve!

3 Dhjetor 2017, 18:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E vetmja vlerë që kanë përmbytjet e përvitshme në Shqipëri nga shtretërit e gjashtë lumenjëve kryesorë të vendit, që nga Drini në Vjosë, është harta e përmbytjeve. Pas gati 15 vitesh që përmbytjet përsëriten, të gjithë kemi para syve, një film që e kemi parë dhjetra herë. Kemi rrethinat e Shkodrës në rrezen e grykëderdhjes së Drinit, ultësirën e Lezhës deri në Milot, mes Drinit e Matit, shtratin e Shkumbinit në Librazhd dhe në grykëderdhje në Rrogozhinë, problemet e Semanit, nga Ura Vajgurore në det dhe natyrisht në vend të parë Vjosa, e cila nga Gryka e Poçemit deri në Novoselë, po del thuajse jashtë kontrollit.

U bënë së paku 15 vite që të gjithë e dimë eksaktësisht cila shtëpi do përmbytet, ku do kalojë uji, sa ditë do të zgjasë etj.

Sistemi i bonifikimit dhe rregullat e hidroteknikës janë prishur dhe vështirë të ngrihen në këmbë, pa një studim shkencor kombëtar, për ti bërë në kuadrin e një studimi strategjik.

Por të dy palët, pushtet e opozitë, duhet të bien bashkë dakord për një plan kombëtar afatgjatë që duhet të ketë disa faza.

Faza e parë emergjente është shpopullimi nga banorët i hartave të përmbytjes. Në 90 për qind të rasteve këto harta nuk kanë ekzistuar para vitit 1990, por kanë qenë zona bujqësore të cilat përmbyteshin pa pasoja njerëzore në dimër.

Zaptimet e tokës dhe dalja jashtë kontrollit e ndërtimeve, ka prodhuar një hartë të re problematike që po i kushton edhe banorëve dhe shtetit shqiptar.

Kjo hartë duhet prishur pa mëshirë. Është një kosto shumë më e lirë si fazë fillestare e një plani afatgjatë kombëtar, kundër përmbytjeve. Fshatarët kanë të drejtë të ruajnë pronësinë mbi tokën në ato zona, por kurrësesi të jenë qendra banimi. Thjeshtë duhen hequr dhe qeveria të përballojë në një afat të shtrirë në kohë spostimin pjesë pjesë të tyre në zona urbane të sigurta.

Paralelisht me këtë, si fazë  e dytë duhet të biem dakord për të mbrojtur Shqipërinë nga uji. Nga uji i lumenjve dhe i detit. Shqipërisë po i humbasin çdo vit mijëra hektarë tokë nga erozioni detar dhe ai lumor. Vija jonë bregdetare lëviz me shpejtësi të frikshme nga dekada në dekadë, dhe shumë prona buzë detit janë nën ujë dhe shumë të tjera i janë larguar buzës detit. Kostoja e erozionit në bregdetin shqiptar së paku nga Velipoja në Nartë, është aq e madhe, sa spraps çdo investitor të huaj që tenton të investojë në bregdetin tonë. Ata që nisen me laps në dorë dhe jo me studime fallco për të investuar, sapo përballen me problemin e erozionit dhe pëmbytjeve, i largohen bregdetit tonë.

Pikërisht për këtë duhet të rindërtohet një sistem hidroteknik i ri, që të mbrojë vijën tonë detare dhe lumenjtë brenda shtretërve të tyre, dhe të jenë të qarta vijat e kuqe, që prodhojnë reshjet në Shqipëri.

Sado kosto e madhe të duket se ka ky plan, është shumë më e vogël se ato që kemi harxhuar 15 vjet duke parë shtëpi që përmbyten, njerëz që ankohen, politikanë që pozojnë pranë tyre dhe pastaj një skenë të re pas ca kohësh.

Përmbytjet nga lumenjtë nuk janë vetëm çështje menaxhimi por çështje investimesh strategjike. Çështje menaxhimi janë betejat në qytete. Aty përmbytjet, mund të shmangen me menaxhim të mirë dhe punë.

Tirana është një shembull se, të punuarit në kohë, për të shmangur problematikën e përmbytjes, funksionon. Nga një qytet që përmbytej në vesën e parë të shiut, për herë të parë pas 15 vitesh nuk u përmbyt “Don Bosko”, që përmbytej me shiun e parë, nuk doli Lana tek “Pallati me shigjeta”, dhe nuk u përmbyt Bregu Lumit. Arsyeja ishte se Bashkia u tregua e ashpër me ndërtimet e komunitetit rom në Breg të Lumit, për të cilët u derdhën shumë lot krokodilash, pastroi që në shtator shtratin e Lanës tek “Pallati me shigjeta” dhe hapi kanalet tek “Don Bosko”. Kryeqyteti përballoi 48 orë shi të jashtëzakonshëm pa asnjë problem. Kaq mund ta bëjnë dhe qytetet e tjera, por kjo nuk është betejë e ngjashme me atë që duhet të bëjmë me shtretërit e lumenjve.

Pafuqia e shtetit për të ndalur papërgjshmërinë e njerëzve është zëvendësuar me fuqinë e Natyrës, e cila po e ribën vetë ligjin.

Ndaj nuk duhet ta kthejmë këtë histori, atje ku ka nisur, tek shkelja e ligjeve të natyrës.

Pastrimi i hartës së përmbytjeve nga të qënurit qendra banimi dhe rindërtimi i sistemit hidroteknik që mban nën kontroll bonifikimin dhe disiplinon derdhjet e lumenjve, është e vetmja rrugë që kjo histori dikur të marrë fund. Është më mire të falenderojmë një herë Edi Ramën e Luzlim Bashën që u ulën bashkë për këtë gjë dhe i dhanë zgjidhje afatgjatë, se sa ti shikojmë si falenderojnë e shajnë njeri tjetrin çdo vit, sa herë përmbytemi.

10 komente në “Një plan kombëtar për betejën afatgjatë kundër përmbytjeve!”

  1. ASTRITI says:

    MERO MOS I MERR TE DHENAT NGA ATO ÇKA BROÇKULLIS ERION VELIAJ PARA EKRANIT TE TV SEPSE UNE JAM VETE DESHMITAR SE SI MBREMJEN E TE PREMTES HYRJA E DON BOSKOS DERI TEK QENDRA ITALIANE ME TE NJEJTIN EMER ISHTE E PERMBYTUR PLOTESISHT DHE U DETYRUAM UNE DHE TE TJERET QE HALLI I KISHTE LENE JASHTE DERI NE ATE ORE TE FUTESHIM DERI NE GJUNJE NEPER UJE. QE MUND TE KETE SHTERRUR ME PAS UJI KETE E PRANOJ POR TE MOAS NA E SHESE ERIONIN DON BOSKON SI SHEMBULL, GRACKE KU KE RENE EDHE TI. INTERESOHU PARA SE TE HARTOSH EDITORIALET E TUA PER TE CILET KAM PATUR SIMPATI…

  2. @autori says:

    Kush do ti beje o Mero, keto qe thua ti? Edi Rama me lepujt qe ka mbledhur rreth vetes? Apo ato te tjeret? Te gjithe jane te korruptuar dhe te paafte per te bere punet qe ka nevoje shteti dhe populli. Ketu duhet nje cunam qe ti marre me vete te gjithe. Dhe cdo gje duhet filluar nga e para me njerez te rinj dhe guvernator te huaj.

  3. mateo says:

    Ke qene me siguri ne enderr,o Astrit,se asgje nuk ka ndodhur!
    Edhe une aty banoj,prandaj mos genje!

  4. ALBAN DEGA says:

    Mendime me gjuhen e fakteve

    ES MEJOR PREVENIR QUE TENER QUE REMEDIAR

    – Eshte me mire te parandalosh se te detyrohesh te perdoresh ilace…
    – Demokraci apo Salikraci!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte nje shprehje mbi 600 vjecare spanjolle qe ruan vleren e saj filozofike pa kufi kohor .
    Pse ?
    Sepse ilacet kushtojne shtrenjte.
    Sepse edhe ilaci me i mire ka efekte anesore qe kerkojne ilace te tjera per te zvogeluar keto efekte ,
    Lexova sot nje analize te shkelqyer te nje shkencetari te hidroteknikes dhe bonifikimeve shqiptare Z, Dhimiter Vogli, botuar sot te gazeta “ Dita “ ku ben jo vetem historine e permbytjeve por edhe rrugezgjidhjen shkencore per ti parandaluar ose minimizuar ne te ardhmen.
    Ish-Drejtori i Institutit te Studimeve te Projejtimit te Bonifikimeve nga viti 1961 deri ne Vitin e Kuotes Zero te Sali Berishes, Gramoz Pashkos dhe Azem Hajdarit, qe e zeroi mbi pese here Shqiperine ne keto 25 vjetet e fundit.
    E filloi me rrenimin e gjithckaje te ndertuar me djersen dhe gjakun e popullit te vet per shekuj te tere dhe la mbrapa rrenoja e mina me sahat ne cdo fushe e ne cdo qelize te shtetit shqiptar qe e zhberi e zeroi si asnje pushtues, si asnje hordhi barbare, si asnje tiran tjeter ne historine e Shqiperise.
    Jo vetem uzinat a fabrikat, punishtet e kombinatet, vreshtat e pemtoret… gjithcka u zerua nga kuota zero e tyre.
    Demokracia e enderruar dhe kerkuar si uji i paktet nga shpirti e aspiratat e rinise e nje populli te tere me kushtrimin mbareshqiptar si ne asnje vend tjeter te Evropes Lindire :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Ameriken demokratike !
    u shnderua ne nje shkerdhatokraci te vertete sic e ka quajtur Dritero Agolli i pavdekshem, e cila nga viti ne vit degjeneroi ne Salikraci ala Gerdec e ala Kandahar.
    Ky qe hapi i pare i rrenimit te Shqiperise.
    U rrenua ekonomia, shtylla kryesore dhe baza,themeli i jetes dhe veprimtarise se nje shteti e populli te tere !
    Hapi i Dyte ne mos edhe me tragjik ishte vrasja e shpirtit te punes nga Banda e Gangstereve te Berishes nepermjet mashtrimit me kobezi e makaber te “ Cekut te Bardhe” Berisha- Pashko e co.
    Cili ishte mesazhi i ketij mesazhi vdekjeprures per zbvillimin e perparimin e nje populli e nje shteti!?
    Sa te jete Lala Gjoni
    Hani, Pini dhe Kendoni !
    Dembelizmi, braktisja e nje vendi truall flori ne mbi e nentoken e tij …..
    Jane edhe te pakten tri rrenime e zhberje te shtetit shqiptar prej kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ per te cilat do te shkruaj se shpejti me fakte e deshmi konkrete edhe ne pergjigje te nje mesazhi te nje miku tim kundershtari politik por vella nga gjaku, gjuha, kombesia !?
    Edhe mburrjet e qeveritareve te sotem qe rrahin gjoksin me faktin se pati me pak deme e pasoja se ne permbytjet e meparshme jane te pavend e te pamerituara.
    Kane mbi kater vjet qe qeverisin dhe kane pasur me teper se kohen e mjaftueshme per te thelluar shtratet e Vjoses e Semanit, Shkumbinit e Erzenit, Drinos e Drinit, Kirit e Bunes.
    Vetem me 4- 5 eskavatore po te kishin punuar me orar normal do te ishin thelluar keta shtreter krejt ranor e ngritur argjinatura me harxhime shume me te pakta se sa demet e shkaktuara nga permbytjet e dy- tri diteve te fundit !
    Uroj qe te jete rasti i fundit qe qeveria qendrore dhe qeverisjet lokale te matin punen e tyre me hijen e mengjezit dhe te matin arritjet ne krahasim me Vitin Zero dhe kuotat zero te rrenimtareve te Shqiperise !
    U kujtoj qeveritareve te sotem se vetem per kater vjet Kina 1.3 miliarde banoreshe dyfishoi prodhimin kombetar te saj ndersa Fatos Nano merrte titullin Profesor a Docent me demet dhe “pasojat rrenuese “ te “ Kater Moderizimeve” revizioniste te Floririt te Vogel te Mao Ce Dunit, Ten Hsiao Pin qe per 25 vjet e coi Kinen nga nje vend i Botes se Trete ne Superfuqi Boterore !
    Kjo eshte e verteta me gjuhen e fakteve ose faktet me gjuhen e se vertetes!

  5. ALBAN DEGA says:

    … Updared ( Shenim per moderatorin: Ju lutem hiq variantin e derguar para 15 minutash dhe vendos kete variant te perditesuar dhe redaktuar.
    Faleminderit !
    Me vleresimin me te larte per “ Tema “- gazeten me te ” lexuar e me te komentuar shqiptare!
    Keep going in this right track !
    Vazhdoni ne kete rruge te mbare !

    Vellazerisht

    Alban Dega – Mos boto kete shenim . Sidoqofte nuk nderhyrja ne politiken e botuesit )

    Mendime me gjuhen e fakteve

    ES MEJOR PREVENIR QUE TENER QUE REMEDIAR

    – Eshte me mire te parandalosh se te detyrohesh te perdoresh ilace…
    – Demokraci apo Salikraci!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte nje shprehje mbi 600 vjecare spanjolle qe ruan vleren e saj filozofike pa kufi kohor .
    Pse ?
    Sepse ilacet kushtojne shtrenjte.
    Sepse edhe ilaci me i mire ka efekte anesore qe kerkojne ilace te tjera per te zvogeluar keto efekte ,
    Lexova sot nje analize te shkelqyer te nje shkencetari te hidroteknikes dhe bonifikimeve shqiptare Z, Dhimiter Vogli, botuar sot te gazeta “ Dita “ ku ben jo vetem historine e permbytjeve por edhe rrugezgjidhjen shkencore per ti parandaluar ose minimizuar ne te ardhmen.
    Ish-Drejtori i Institutit te Studimeve te Projejtimit te Bonifikimeve nga viti 1961 deri ne Vitin e Kuotes Zero te Sali Berishes, Gramoz Pashkos dhe Azem Hajdarit, qe e zeroi mbi pese here Shqiperine ne keto 25 vjetet e fundit.
    E filloi me rrenimin e gjithckaje te ndertuar me djersen dhe gjakun e popullit te vet per shekuj te tere dhe la mbrapa rrenoja e mina me sahat ne cdo fushe e ne cdo qelize te shtetit shqiptar qe e zhberi e zeroi si asnje pushtues, si asnje hordhi barbare, si asnje tiran tjeter ne historine e Shqiperise.
    Jo vetem uzinat a fabrikat, punishtet e kombinatet, vreshtat e pemtoret… gjithcka u zerua nga kuota zero e tyre.
    Demokracia e enderruar dhe kerkuar si uji i paktet nga shpirti e aspiratat e rinise e nje populli te tere me kushtrimin mbareshqiptar si ne asnje vend tjeter te Evropes Lindire :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Ameriken demokratike !
    u shnderua ne nje shkerdhatokraci te vertete sic e ka quajtur Dritero Agolli i pavdekshem, e cila nga viti ne vit degjeneroi ne Salikraci ala Gerdec e ala Kandahar.
    Ky qe hapi i pare i rrenimit te Shqiperise.
    U hoqen e iu dhane rruget e Botes apo te papunesise inxhinjereve, soecialisteve, shkencetareve … e iu dhane postet drejtuese druvareve, plepistave, zuzareve te hurit e te litarit, dru me pre…. pike per pike e hap per hap duke ia kaluar ne shumefish Qoftelargut ne trajtimin e trurit dhe dijes se kombit !?
    U rrenua ekonomia, shtylla kryesore dhe baza,themeli i jetes dhe veprimtarise se nje shteti e populli te tere !
    Hapi i Dyte po aq ne mos edhe me tragjik ishte vrasja e shpirtit te punes nga Banda e Gangstereve te Berishes nepermjet mashtrimit me kobezi e makaber te “ Cekut te Bardhe” Berisha- Pashko e co.
    Cili ishte mesazhi i ketij mesazhi vdekjeprures per zbvillimin e perparimin e nje populli e nje shteti!?
    Sa te jete Lala Gjoni
    Hani, Pini dhe Kendoni !
    Dembelizmi, braktisja e nje vendi truall flori ne mbi e nentoken e tij …..
    Jane edhe te pakten tri rrenime e zhberje te shtetit shqiptar prej kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ per te cilat do te shkruaj se shpejti me fakte e deshmi konkrete edhe ne pergjigje te nje mesazhi te nje miku tim kundershtari politik por vella nga gjaku, gjuha, kombesia !?
    Edhe mburrjet e qeveritareve te sotem qe rrahin gjoksin me faktin se pati me pak deme e pasoja se ne permbytjet e meparshme jane te pavend e te pamerituara.
    Kane mbi kater vjet qe qeverisin dhe kane pasur me teper se kohen e mjaftueshme per te thelluar shtratet e Vjoses e Semanit, Shkumbinit e Erzenit, Drinos e Drinit, Kirit e Bunes.
    Vetem me 4- 5 eskavatore po te kishin punuar me orar normal do te ishin thelluar keta shtreter krejt ranor e ngritur argjinatura me harxhime shume me te pakta se sa demet e shkaktuara nga permbytjet e dy- tri diteve te fundit !
    E kjo jo per kater vjet por per tre muajt e veres te njeriut prej ketyre kater vjeteve !!!!
    Uroj qe te jete rasti i fundit qe qeveria qendrore dhe qeverisjet lokale te matin punen e tyre me hijen e mengjezit dhe te matin arritjet ne krahasim me Vitin Zero dhe kuotat zero te rrenimtareve te Shqiperise !
    U kujtoj qeveritareve te sotem se vetem per kater vjet Kina 1.3 miliarde banoreshe dyfishoi prodhimin kombetar te saj ndersa Fatos Nano merrte titullin Profesor a Docent me demet dhe “pasojat rrenuese “ te “ Kater Moderizimeve” revizioniste te Floririt te Vogel te Mao Ce Dunit, Ten Hsiao Pin qe per 25 vjet e coi Kinen nga nje vend i Botes se Trete ne Superfuqi Boterore !
    Kjo eshte e verteta me gjuhen e fakteve ose faktet me gjuhen e se vertetes!

  6. tirana says:

    DO ZOTI PERMBYTET GJITHE SHQIPERIA ,TE ZHDUKET NGA HARTA KY POPULL INJORAT ,QELBANIK , SI DHE KJO QEVER POSHTER . VETEM KJO ESHTE NDIHMA QE BEHET SHQIPERISE .
    QVERI NUK KA , DREJTESI NUK KA , POPULL TE MIRE NUK KA , NJERI ME I POSHTER SE TJETRI .
    LUMI LE TA MARRI KET VEND !!!!!

  7. TVSHhd says:

    Mero,ca plani kombetar???
    As ka e as do kete kurre!
    Ku te lene” qenet e terbuar” te ndertosh plane afatgjata.
    Duan te hane qenet Meroooo…
    Si tha ai gazetari dje” per nga vendi ku ndodhrsha une,situata dukej e thjeshte, sikur po te zhvendosnin TRE makina do zhbllokohej rruga tirane-durres”
    Situata e thjeshte…por….
    Makinat do merrnin uje…
    Makinat me te shumta jane mercedes…
    Kastrati do punoje….
    Makinat do rrinin ore te tera ndezur…
    Nafte do digjnin…
    Kasyrati do punoje prap…

    Po te shikosh me kujdes disa emisione z.Mero,thone:
    E po shkodra s’ ka semafor?
    E po korca s’ ka semafor?
    Ehhhhh thuaj! Po te kete semafor…rritet sasia djekse e keshtu fitojne qenet.
    Ndersa tendenca boterore eshte qe qytetet e vogla mos te kene semafor…ketu shpikin rregulla qenesh.

  8. Zigur Qarri says:

    Ne kemi degjuar vetem politikanet per problemin(ashtu si per çdo problem tjeter teknik)dhe jo specialistet!
    Kush i pyet specialistet?Kina megjithese nje komb me pervoje mijeravjeçare,mori specialiste nga Hollanda,
    Gjermania,Anglia,Amerika,tek ne i larguan sepse ishin pa parti!Hollandezet jan kombi me me pervoje ne kete
    drejtim,merrini dhe beni transparent kostot,qe mos cenohen nga nderhyrja e politikanve tane,qe duan te
    thone fjalen e fundit.Sepse,nuk mund ta beje Rama qe mbushi sheshet publike te pallateve te dikurshme,
    me pallate jasht çdo parametri teknik dhe ubanistik,apo Berisha dhe Basha,qe si plaste kur militantet
    ndertonin ku ti donte palla,apo Ilir Meta qe qendron vete mbas shume ndertimeve ne bregdet.Vetem ne
    vitet 90-te,ndihmat amerikane per bonifikimet,kan qene mbi 100 milion Dollare.Çfar u be me keto ndihma?
    -u vodhen.Specialistet u larguan,per tu zevendesuar me militantet injorante,qe nga drejtuesit e deri tek
    puntoret e thjeshte,qe vetem firmosnin per te mare rrogen.Pa u larguar kafsheria partiake,militantet,nga
    çdo segment te Shtetit shqiptare,per tu zevendesuar me specialiste te vertete,qe te thone ata fjalen e fundit
    dhe jo politikanet,nje vrime ne uje do te behet.Shkelqim Cani me graden shkencore Doktor ne Ekonomi,
    u zevendesua nga Rama me Arben Ahmetajn,qe ka studjuar per anglisht!

  9. Stela says:

    Edi rama do te ndertoj xhamia se na japin buk nuk shef te kanalizimet dhe te pastroj rezervuaret dhe mos ta prishi vjosen me hidrocentrale ja shiti shqiprin turkut ky psikopat nuk lidhet me perendimin po na ka pru injorancen turkoarabe nuk behet vendi me beduin

  10. Ali pazari says:

    Po ti Tirana ku ne pidh te semes do te shkosh,ne te tjeret te zhdukemi thua…..po ti me familjen ?…….dhe ti Astrit mos genje per politike se banore jemi dhe ne aty..asgje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje