Nga Mero Baze
Projekti “1 miliardë euro” i infrastrukturës, duket se ka tronditur seriozisht opozitën dhe po përpiqet së paku ta diskretitojë atë. Është fjala për përfundimin e disa veprave të mëdha të infrastrukturës rrugore në Shqipëri si Rruga e Arbrit, Rruga Kardhiq-Delvinë, Bypass-i i Shkodrës, dhe disa objekte të karakterit social si spitali rajonal i Fierit, apo pikat e djegies së plehrave.
Opozita është tërësist konfuze në betejën kundër tyre, pasi e trajton më shumë si problem xhelozie, se sa si problem financiar, apo strategjik për Shqipërinë, përjashto retorikën e antikorrupsionit.
Të gjitha rrugët që do financohen nga projekti “1 milardë euro” përmes PPP, janë rrugë të nisura nga Partia Demokratike. PPP e parë që u dha, ajo për Rrugën e Arbërit, është një projekt i nisur qysh në vitin 2007 nga Partia Demokratike, e cila ngeli normalisht në mes për mungesë financimesh dhe PD filloi ta zgjidhte këtë me PPP përmes një kompanie kineze. Negociatat zgjatën pasi oferta kineze ishte e shtrenjtë. Të njëjtën gjë bëri dhe qeveria “Rama” më pas. Në negociatat me kinezët ata dështuan pasi ishte ofertë e shtrenjtë. Më në fund e zgjidhën me një kompani shqiptare.
Në fakt problem real i atij koncesioni është se Rruga e Arbrit nuk ka rëndësinë ekonomike apo sociale që mund të kishte Rruga Kardhiq-Sarandë, por për këtë nuk flet as Basha as Rama. Po ashtu nuk flasin as për projekte të mundshme alternative shumë më të lira siç është lidhja me Dibrën përmes Librazhdit për 45 minuta dhe përfitimi i një zone të gjerë të populluar nga kjo rrugë. Tani ajo u bë dhe ky debat nuk ia vlen. Por është i vetmi debat real që mund të bëhet për të.
Përsa i përket kostove dhe mënyrës si po financohet, PD nuk ka asnjë ndryshim nga kjo qeveri. Këta thjeshtë përmbyllën disa procedura të nisura prej tyre.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe rrugën Kardhiq-Delvinë. Ajo është 33 km, dhe shkurton 50 km nga rruga aktuale Tiranë-Sarandë, plus heq vështirësinë e Qafës së Muzinës, duke e bërë rrugën Sarandë-Tiranë për 2 orë e 15 minuta, duke llogaritur të përfunduar, ndërkohë Bayppass e Fierit. Kësaj rruge i kanë ngelur 17 km, por në pjesën e saj më të vështirë, dhe as PD as PS nuk e financoi dot. Tani po financohet me PPP. Kompanitë në garë janë po ato që fitonin në kohë të PD.
Edhe beteja kundër pikave të djegies së plehrave në Elbasan apo Fier, është e paqartë përse bëhet. Një debat është ai mjedisor. Opozita ka të drejtë të këmbëngulë për standardet e BE jo të shpikë standarde të veta. Nëse ato i kanë standardet e BE, ky debat është pa kuptim.
Sa i përket kostove financiare, ato janë të llogaritshme në çdo kohë dhe të ballafaueshme. Sa i përket emrave të përveçëm që opozita përmend aty, si sipërmarrës, Basha nuk i përmend, dhe s’ka se si ti përmendë pasi janë biznesmenë të njohur të kohës së PD. Së paku ish ministri i Financave të Berishës i njeh, se Basha njeh këta që kanë marrë leje në Bashki.
Po i përmend gjithë këto raste për të kuptuar përse është e shqetësuar opozita? Ato janë projekte të nisura nga opozita, po ndërtohen nga biznesmenë të lidhur me opozitën dhe po financohen me një formë që opozita e ka aplikuar.
Problemi real duket se ka të bëjë me frikën që opozita ka se rruga për kthimin në pushtet do të jetë e gjatë dhe kur të vijë do të jenë ezauruar shanset për përdorim të gjerë të PPP në infrastrukturë. Kjo është banale, por mund të jetë e vërtetë. E vetmja arsye që mund të bëjë të shqetësohet Lulzim Bashën, është kur shikon ndonjë shans të humbur për të pasur lekë nëpër duar.
Dhe nuk është se s’ka të drejtë. Pas dhjetë viteve, nëse efektet e investimeve në infrastukturë nuk justifikohen me rritje ekonomike, vendi mund të përballet me krizën e buxhetit dhe pamundësinë për të paguar interesat e borxhit dhe PPP. Për këtë ka të drejtë të debatojë dhe ta argumentojë financiarisht, por nuk e bën, pasi projekti më anti-ekonomik në këto PPP, është ai i Rrugës Arbrit, të cilin PD e vajton më shumë si xhelozi, që po e bën Edi Rama, se sa, si histori e një investimi të drejtë apo të gabuar. Njësoj siç po i trajton gjithë projektin e “1 milardë eurove”.
Kardhiq-Sarande me e rendesishme se Rruga e Arbrit……
Po ti mor zotni, a mund te me thuash , SI EKSPERT EKONOMIE , se cilat jane te mirat dhe te keqijat, avantazhet dhe disavantazhet e seciles, qe ne “BUDALLENJTE” ti mesojme nga zoteria juaj!?
Mire e ke….
Maloket nuk meritojne asgje……, Ju te mencurit qe vini nga Jugu,-PO !
Une u gezohem te gjitha ndertimeve dhe zhvillimeve ne cdo vend te Shqiperise dhe nuk jam aspak xheloz….
Edhe Kardhiq-Sarande, edhe per me majen e Jezerces ne alpe te ndertohet…..
POR……asnjehere nuk duhet menduar me karshillek, ZOTI “EKONOMIST”!
Te prish pune ty, ndertimi i rruges se ARBRIT ???????
PPP-ç’far do te thote o milet!!??
Fabrikat e djegjes se plehrave (Duke llogaritur aty edhe prodhimin e energjise prodhuse nga djegja) nuk kushton me shume se 50 milione euro per fabrike.Ku I kane gjetur ato shifra marramendese qe jane vjedhje te buxhetit te Shtetit? Fabrika te tilla dhe me 5 milioneshe kane ndertuar investitoret Italiane ne Amerike qe kostoja e punetorise eshte shum here me e larte se ne Shqiperi? Kush vjedh?
Dmth ke bere nje artikull te tere per te kundershtuar dicka qe e pohon vete, pamundesine e buxhetit per te paguar borxhet pas 10 vjetesh. Shume mire!
Se dyti sepse nuk thua dicka tjeter. Meqe me shifrat qe dalin ne skene llogarite nuk dalin, ose buxheti bie pas 10 vjetesh, ose atehere po investohen lek jo te deklaruara ne keto projekte. E more vesh tani? Ik futi kafen e mengjesit te Cioccolatini qe te sqarohesh tani.
A e di njeri te thote. pse zhduken editorialet e Temes, bashke me komentet, gjate tre javeve te fundit?
Eshte gabim i madh qe tere buxheti shteteror nuk orientohet vetem per nje familje si para 4- 5 vjetesh.
Bravo
Me keqardhje shohim cdo dit se si PD, Basha e Berisha, ne menyren me te shemtuar e destruktive, i kundervihen projekteve madhore te projektbuxhetit te vitit 2018. Edhe pse keto projekte ne shumicen e tyre jan ato, qe keta vet i ideuan, miratuan, por kur si perfunduan. Edhe ato rruge qe ben i lan rrugeve te pa perfunduara, jasht cdo standarti, per pasoi kerkojn miliona Ero te behen evropjane. Sa me shum sjellje destruktive , kundershti e pengesa te paraqesin, aq me shum e largojn SHqiperin nga BE dhe qytetatret shqiptar nga kjo parti.
Do te thote: Partneritet-Publik-Privat, qe do te thote se per te bere nje pune, qe do psh. te behet me fondet e buxhetit per 20 vjet, me paret e privatit, behet per disa here me pak dhe shteti i’a jep atij kete shume te ndare per aq vjet sa ajo shlyen veten. Ka edhe argumente te tjera, por kaq per te mos e zgjatur. Pra si nje e mire publike, fitohet vetem kohe, se parate mjelloj do paguhen. Eshte eksperience shume e njohur kjo sidomos ne ShBA.
Mero ia ke futur kot. Rruga e Arberit ka aq rendesi sa nuk ke si ta dish ti qe njeh vetem Tiranen. Per rendesine e kesaj rruge ka nje studim voluminoz me perfitimet qe do te sjelle jo vetem per banoret e qarkut Diber , per banoret e Tiranes ne trevat e te cileve kalon rruga , por dhe per shqiptaret jashte kufijve, ne Maqedoni , Bullgari , Bosnje – Hercegovine , Kroaci , Turqi etj.
Se kush ta ka futur nder mend ate lloj logjike , ti e di Mero. Nuk mendoj se eshte mendimi yt i pavarur.
Gjithesesi ti e di cfare shkruan ne gazeten tende. E mira eshte qe gazeta te jete e te gjitheve dhe per te gjithe.
Zti ta befte mbare per ne Kardhiq!
Rruga e Arbërit lidh me Tiranën një popullsi shumë të madhe, nga Kalaja e Dodës, Dibra e Maďhe, Bulqiza e Martaneshi, Klosi dhe Burreli. Ajo është një korridor kombëtar drejt Maqedonisë me 100 km më pak deri në Shkup. Të mos harrojmë se dibranët janë komuniteti më i madh në Tiranë dhe në këtë ŕrugë do lëvizin.