Sinjalet konfuze për fatin e kryeprokurorit!

2 Dhjetor 2017, 21:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndërsa javën që vjen, kryeprokurorit të Shqipërisë i përfundon mandati, shumica në pushtet ka dhënë sinjale të paqarta për zbatimin e ligjit dhe zëvendësimin e tij me një prokuror të përkohshëm. Mos-futja në kalendarin trejavor e seancës për zëvendësimin e kryeprokurorit, mund të jetë një çështje taktike që lidhet me vendimin përfundimtar, që shumica do të mbajë edhe ndaj Klement Zgurit, por kjo mund ta përkeqësojë situatën në Prokurori, duke rritur politizimin e saj, pasi mund të duket si një sinjal për të toleruar shkeljen e ligjit kushtetues.

Shkaku kryesor i qëndrimit konfuz të shumicës, besoj se është qëndrimi i ndërkombëtarëve në Tiranë. SHBA, BE dhe OSBE, i kanë qëndrimet ndryshe nga opozita dhe shumica për të dy çështjet. Ata janë të vendosur për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.pasi Adriatik Llallës i përfundon mandati në fillim të javës së ardhshme, dhe e konsiderojnë dhunim të ligjit, mos-largimin e tij, dhe po ashtu janë të mendimit se Klement Zguri, edhe pse është zgjedhur në kundërshtim me ligjin, gjë që e thotë dhe raporti i ODIHR për zgjedhjet, është po ashtu shkelje ligji shkarkimi i tij.

Pra, ndërkombëtarët në Tiranë janë dakord për largimin e Adriatik Llallës në ditën që i përfundon mandati dhe për mos-shkarkimin e Klement Zgurit. Shumica në parim ishte për largimin e të dyve, kurse opozita për mos-largimin e asnjërit.

Dilema  e shumicës për të gjetur një zgjidhje mes qëndrimit të saj dhe atij ndërkombëtar, duket se po krijon idenë që kryeprokurori mund t’i mbijetojë mbarimit të afatit të tij ligjor. Kjo duket se ka rritur fanatizmin politik në disa qarqe të Prokurorisë, duke vazhduar të bëjnë politikë.

Një rast tipik është treshja e prokurorëve nga Tropoja që gjykojnë dosjen “Tahiri”, të cilët janë duke bërë gjithë ditën politikë, duke prodhuar lajme “konfidenciale” dhe jo duke bërë punën e tyre të hetimit. Saimir Tahiri, hetimi i të cilit shpejt dhe me transparencë, ka rëndësi politike për vendin, nuk është thirrur asnjëherë në Prokurori, përveç ditës që shkoi me këmbënguljen e tij dhe ku tre prokurorët që duket se janë thjesht ushtarë të Berishës, nuk i bënë asnjë pyetje, por i thanë “na thuaj ndonjë gjë ç’di ti”.

E njëjta skenë u përsërit me arrestimin e Sotës, duke e bashkuar dosjen e tij me çështjen “Tahiri”, për të krijuar idenë se ai nuk po mbahet, pse si ka ndaluar policisë, apo pse ka transportuar para të paverifikuara ende, por se ju gjetën patentat e familjes së Tahirit në makinë.

Edhe më politike duket situata me zonjën Gjebrea, ndaj së cilës kanë rrjedhur informacione spekulative vetëm që të mbajnë politikisht gjallë çështjen.

Në një vend, që nga një anë kemi një emergjencë për t’u hetuar dhe gjykuar me transparencë një ish-ministër, dhe nga ana tjetër që kemi tre prokurorë që në jetë, më shumë kanë lexuar “qytetarin digital” të Berishës se sa ndonjë libër, apo dosjet që kanë përpara, një Prokurori pa një kryeprokuror që të marrë përgjegjësinë e depolitizimit të institucionit, do të ishte një minë me sahat për vendin.

Shpresa e vakët e Edi Ramës se Llalla do të prekej nga Vettingu para javës së parë të dhjetorit tashmë ka rënë dhe ai duhet të marrë vendimin politik që i takon. Nga Vettingu mund të ikin dhe tre prokurorët që po bëjnë politikë gjithë ditën, por kjo nuk do të thotë që ata të tolerohen duke u tallur me një dosje kaq të ndjeshme për opinionin publik dhe politikën.

Qëndrimi i paqartë ndaj mënyrës se si do të zëvendësohet kryeprokurori, e bën dhe më të madh keqpërdorimin politik të organit të akuzës dhe fut në konflikt shumicën, me SHBA, BE e OSBE, të cilët kërkojnë urgjent caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës javën e ardhshme.

15 komente në “Sinjalet konfuze për fatin e kryeprokurorit!”

  1. shvejku says:

    Edi Ramaq ka bere gjithmone pazare me koken e tij ne kurriz te Kushtetutes dhe legjislacionit ne pergjithesi!
    Si delirant i pa fre qe eshte ai tenton ta nxjerre veten gjithmone si shpetimtarin e vendit duke harruar se nje koke e vetme nuk ka vlere me shume se nje bythe!

  2. LORA says:

    Kostua e rende e shqiptareve ne shumice ne mandatin 2013-2017,e mungeses totale te drejtesise dhe e gjallimit katastrofik te dreQesise se standarteve te llalle-rise dhe gjin-gjon,,erise,,,,ishte pasoje e drejtperdrejte taktikes (them te taktikes ,per te mos thene te alibise) se durimit te lesh-e-lise ne krye te tepsise.
    Kete shkak shqiptaret ne shumice e zgjidhen vete me vullnetin e shenjteruar te 25 qershorit 2017-te.
    Shumicen e aktuale votoi Populli Shqiptar ,,,,jo nderkombetaret,,,,dhe vetem sipas vullnetit te shumices se shqiptareve dhe ekzigjences se zbatimit te Kushtetutes llalle efendiu duhet te sikteriset ,pa asnje dekike vonese,ne afatin e javes qe vjen ,,,,,dhe klement zguri qe shkel ne menyre ekstremisht flagrante ligjin e dekriminalizimit duhet ngrit zgupthi,,,,edhe ky pa asnje dekike vonese,,,, nga poltroni I kreut te KQZ-se.
    Rruge tjeter per vendosjen dhe garantimin e ligjshmerise,ne Shqiperine qe aspiron hapjen e negociatave te antaresimit ne EU, nuk mund te kete,,,,, dhe nuk mund te lejohen kurvlliqet (ne mos qofshin alibi te reja,pa tepsi) e qendrimeve kontraverse te nderkombetarve ne Tirane,ne raport me ligjin.
    TUNG.

  3. Lisi says:

    Edi Rama duhet caktuar , maksimumi , ministër i ekonomisë komunale .
    Për punë të tjera ai është i pazoti .
    Me këtë njeri në krye , PS do t’a pësojë si me legenin Nano në vitin 2005 !

  4. Haka Tekizoti says:

    Drejt. Nëse shumica nuk zëvendëson Llallën sapo i mbaron mandati atëherë shumica është dakord që prokuroria të jetë një instrument në duart e politikës. Dhe kjo i heq të drejtën që shumica të ankohet drejtpërdrejt apo tërthorazi pë komandimin e prokurorisë nga opozita, vegël politike e të cilës është.

  5. Mendoj se po te duan ambasadoret USA & BE shkarkimin e kryeprokurorit qe mandatine tij e konsumoi ne qetesi te plote ,sikur punet ne kete vend shkojne ne menyree te perkryer,ska korrupsion,ska krim,jemi nje vend per tu mare shembull nga gjithe bota,sic thoshte dikur edhe kumandanti “fanar ndricush”,jemi populli me i llumtur i pllanetit,te tere na kane zilli ,por fatkeqesisht eshte krejt e kunderta,aq shume ka probleme ky vend ,sa prokuroret tone te nderuar po te benin punen nuk do ti zinte as gjumi nates,ndersa ata ja kan futur gjumit naten po e po, por edhe diten,nuk e kan prish terezine fare,loder ne duar te politikaneve,sepse ata i vune aty qe ti sherbejne atyre dhe ata per shperblim e zbatuan shkeqyshem detyren e ngarkuar !
    Lum ne per keta prokurore dhe gjykates !

  6. kombi says:

    NUK PO DEGJOJME ASGJE PER WTINGUN !!!!

  7. Adriatik Zguri says:

    Keta te rilindjes jane interesante.
    Dalin ne TV dhe na mbushin mendjen qe Llalla e Zguri jane ushtare te PD e qe bejne gjera te paligjshme, pastaj thone: ja tua falim per ca kohe.
    A thua e kane keta ne dore te falin paligjshmerine!!!
    Ose na kane genjyer ne fillim dhe LLALLA e ZGURI jane burra ye mire.

    1. G. says:

      Shume e drejte, Partia ta heq njollen e sidomos po shkele ligjin partia perpiqet me cdo menyre ta heqi njollen sepse nje dite keshtu do ti hiqet njolla dhe asaj vete, cdo pushtetari. Pra ska rendesi sa burra te keqinje e shkeje te ligjit bejne Llalla e Zguri, rendesi ka ne ditet e sotme qe dhe kur del burre i keq, rehabilitimi te vjen shpejt pas disa ditesh. Kjo eshte politika e sotme Cfaredo zullumi qe te del ne drite mos u merzit se diten tjetren jo vetem ste gjen gje por mis ngrihesh dhe ne pushtet.

  8. Shqiptari says:

    Nuk besoj se ka vend per konspiracion, duhet te zbatohet ligji !

  9. Patriroti SHBA says:

    Esht, tradheti, krim antiligjor, te mos zbatohet kushtetuta e re, ku parashikohet mbarimi i mandatit te kryeprokurorit.
    Ketu fillon A. per fillimin e zbatimit te rreformes ne drejtesi. Prandaj Zoti kryeminister, mos degjo PD, Bashen e Berishen , se ata as kan dashur dhe as duan zbatimin e rreformes. Kryeprokurorin e duan ta ken edhe ca koh, qe te mos hap dosjet qe i ka zen pluhuri, apo jan groposur. Jo vetem LLalla, por edhe Zguri, ne qofte se esht produkt i marveshjes te 17 Majit, duhet te ish larguar ashtu si ish ministrat e drejtorett e PD, dhe jo te ri ne krye te KQZ, se i vijn mir priviligjet dhe benefitet . Nga nje an flitet , te krijohet shteti ligjor, nga ana tjeter , dalin njeqind teori, per te mos zbatuar ligjin themelor Kushtetuten.
    Nderkombetaret qe kan asistuar teknikisht dhe financjarisht rreformen, qe kan pervojen e vendeve perendimore me demokraci te konsoliduar, me te drejt kerkojn largimin e kryeprokurorit, diten qe i skadon afati. Prandaj asnje leshim e marveshje tjeter, sduhet ber e lejuar. Vetem keshtu do mesohen shqiptaret te bejn shtet, ndryshe dote vazhdoi rrupall si ne kohen e Berishes.

  10. Lacio says:

    Urgjentisht shkarkimi, futja e drejtesise ne binaret e duhur. Boll me,

  11. DALLTON says:

    Zoti Mero-Baze ben shume mire qe e informon popullin Shqiptar per te gjitha gjerat qe ndodhin ne vendin tone ,disa komentues me siper flasin realitetin ku thone:”Se Prokurorit I mbaron mandati”dhe duhet te hiqet ky eshte “ligji”,por s’eshte dakort “MALIQI”sepse Kushtetuta e SHqiperise eshte perdhunuar ,nga “MALIQET”si Sali-Berisha ,Fatos-Nano,Ilir -Floriri ,Bujar-Nishani,Edvini,etj.qe do te vine me pas ,por ne befshin ndo nji gje te mire vetem” Nderkombetaret “se ate kane experience se Edvini deri dje foli per “tepsine “sot po e rrotullon “tepsine”ne interes te Ilirit,Lulezimit dhe jo ne interes te popullit,keshtu ja justifikoj voten qe ai ja dha per te qeverrisur :Pra populli e ha gjithmone ,se Edvini nuk jeton aty dhe nuk I shikon drejt gjerat qe ndodhin,por eshte kethyer ne nji “LOLO”,ku tallin bythen Saliu ,Lulezimi Iliri,Flamuri,Nardi etj.

  12. Olsi says:

    E gjithe reforma u be per te larguar Llallen para kohe. Por tani me kete reforme Llalla po tejkalon edhe afatin e mandatit.

  13. taraboshi says:

    Populli don me dite prej shumices ose keni genjyer qe Llalla eshte i paafte dhe ka fjete mbi dosje ose me qe di cdo gje per veprime e mosveprime dhe don ta beje per vehte atehere del ajo qe thot opozita qe Edi Rama po fut hundet ne drejtesi si Sali Berisha me gjithese deri sot ka qene shume korrekt ose e fundit eshte qe Edi Rama vepron me larghedhje qe ne fillim nuk kuptohet nga ne sepse i le medjet (disa) te llomotisin sic kan bere deri tani dhe mbas 1 muaji te sqarohet ajo qe ka thene . Por klo pune duhet te behet me pjekuri dhe me te qenurit dakort te gjithe deputeteve te P .S se .

  14. lora says:

    Nje gje duhet te kuptoj; mediat na thane qe Llalles i mbaron afati me 3 dhjetor, pastaj nje tjeter na tha ne daten 7 dhjetor, tani na thone java qe vjen. Jane media kazani si thote Rama apo na genjne per te bere lajme te rreme? Jane serioze keto media apo ngelen bishti kavallit? Persa i perket Llales , ai diten qe mbaron mandatin kushtetues duhet te shkoje ne shtepi, wetingu le te veproje kur ti vije koha. Ndersa Klementi ashtu si eshte vendosur ne kundershtim me ligji, ashtu duhet te hiqet. Vetem keshtu korigjohet gabimi ne qoftese do ta quajme gabim. Duhet te shkoje guri ne vend te tij. Turbullirat e ketyre diteve qe te mos perseriten, duhet te gjene seicilin ne pozicionin qe i cakton kushtetuta. Dhe ne fund: ne qoftese kane medyshje , le te mblidhen Rama e Basha dhe te ndryshojne kushtetuten “lecke”. Te pakten keshtu e kane te justifikuar, ndryshe duhet te ngrihen njerezit, ashtu si e do Saliu dhe te percaktojne te ardhmen e tyre. Megjithese e dime se populli kurre s’ka pase dhe s’ka gje ne dore. Vetem kete nuk u a afroi dot demokracia qe pretendohet sepse nepermjet korrupsionit ne te gjitha instancat, krimit te organizuar dhe nje administrate, prokuroria, gjykates dhe policia ne duarte e atyre qe administrojne sot faktikisht shtetin dhe pushtetin nga qendra ne baze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje