Të gjithë “nxjerrin merakun” me Vishon

5 Dhjetor 2017, 20:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta e nxorri “merakun” me Visho Ajazin. Ish-shefi i Shërbimit Sekret, i cili la pa tekst Berishën dhe Metën një muaj më parë, kur fare papritur dha dorëheqjen, duke i hapur rrugë Edi Ramës të emërojë zëvendësin e tij në atë detyrë, sot u rikthye në Presidencë për të marrë një dekoratë të lartë, “për luftën kundër kanabasit”. Është padiskutim një gjetje brilante e Ilir Metës, mënyra se si të hakmerrej për befasinë që dyshja Rama-Ajazi i krijuan muajin e parë në pushtet, duke e gjetur të papërgatitur.

Meqë u pa qartë se Edi Rama e bëri zëvendësimin e Ajazit me lehtësinë e padurueshme të njeriut që nuk ka asnjë problem me emrat, por objektivat e tij, Ilir Meta po përpiqet t’i kthejë reston, për t’i treguar që Vishon mund ta përdorë dhe ai.

Dhe sot i dha një dekoratë të lartë për një meritë që as Vishua vetë nuk e ka theksuar. Është fjala për informacionin që shërbimi sekret ka dhënë për mbjelljen e hashashit në Shqipëri. Ideja është që qeveria e ka pasur këtë informacin, por nuk ka dashur të veprojë. Në fakt, SHISH ka informuar vetëm Nishanin dhe Berishën, dhe ata, për t’u dhënë atë që donin të dëgjonin.

Pra, në një farë mënyre, Ilir Meta është duke i thënë Edi Ramës se Visho është dikush që ka punuar kundër teje.  Dhe Visho, njësoj siç ka pranuar dorëheqjen dhe emërimin nga Edi Rama ambasador, ka pranuar po ashtu dhe dekoratën kundër Ramës.

Pas kësaj, Ilir Meta me siguri që do ta dekretojë si ambasador, pasi tani Visho nuk “është vetëm i Ramës”, por dhe i tij.

Lulzim Basha ndoshta ka dhe ai merakun e vet për ta përdorur emërimin e Vishos, por ka pak hapësirë që ta bëjë këtë.

Mund të thotë përshembull, që “na ka informuar në kohë për Balilin, apo Habilajt”, që kështu ta vërë në siklet me Metën e Ramën. Ose të thotë që meriton të shkojë në NATO, pasi me radarët e NATO-s, ka përgjuar Habilajt në det.

Diçka duhet ta bëjë dhe ai, që të kompletohet skema, se në çfarë filtrash duhet të kalojë një ambasador në Shqipëri, për të shkuar në detyrë.

Në gjithë botën, në poste të tilla emërohen njerëz dinjitozë, për të cilët palët politike japin konsesusin për shkak të respektit.

Në Shqipëri, për të bërë një emërim të tillë “konsensual”, palët duhet ta poshtërojnë të gjitha me radhë kandidatin, që të quhet i përshtatshëm. Dhe Visho është gati t’ua nxjerrë merakun të gjithëve.

15 komente në “Të gjithë “nxjerrin merakun” me Vishon”

  1. opinionist fevzi bythzi allati says:

    Vesho digjitali me dashnore ollgen e pakistanit u qua ne mes te nates. Po ecen djali. I sherben mire te zotit.
    Yyyyyyyppppppp. Veshooooo yyyyyypppppp

  2. Perparimi says:

    E ke qare Mero. Ua lave edhe ti merakun te treve. Bravo, te rrine te mendohen per akrobacite qe bejne me kete popull e per vete.

  3. mimmo says:

    Z.Mero ! Pse editoriali i para nji dite sot nuk gjindet ? ? ! ! ! Faleminderit !

    1. @autori says:

      Jo vetem editoriali i para nje dite.. Ka nje muaj qe zhduken editorialet bashke me komentet. Censure???
      Sa per shkrimin e sotem, tregon qartazi se si tallen pushtetaret tane me ne… Te gjithe pa perjashtim…

  4. Mos doje ta mbyllje me “eshte gati tja marre nganjehere ne goje te gjitheve “

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Perderisa ne bejme President nje person qe me ze dhe figure numuron leket e korrupsionit te vet,biles peshtyn edhe gishtin qe t’i rreshqasin me mire kur i numuron,PERSE te kerkojme STANDARTE per ambasadoret qe emerohen???

  6. ripjellja says:

    Ke te drejte Mero, Visho vetem Saliun dhe Kapterin jari ka informuar se po ta dinte Rama qe ishte mbjelle hashash do bente namin do ti kish arestuar te gjithe saje qorrin te parin. Futja pordhes Mero jo Vishua keshtu Meta ashtu vetem lideri global eshte i ok. Ky vend eshte nje vend qesharak me shefa shish-i si ky Vishua si ai Klosi qe ben komentatorin nuk ka vend te botes qe ish shefat e sigurise te bejne karagjozin neper studio televizive dhe prokurora qe humbasin dosje dhe informojne te parin e Ambasades se SHBA dhe BE se ska shtet dhe ato shtete te bananeve te afrikes kane me shume dinjitet si shtet. Tall trapin Mero se vetem ketu ndosh qe nga i pari deri tek i fundit shtetar dekorojne nje dangall sepse dihet qe plehrat dekorojne pleherat qe nga ai i gjati qe e con ambasador deri tek keta qe i japin dekorata.

  7. fantoma says:

    I bukur “editoriali” o Mero, por vetëm si “hartim” mature, sepse… “lepuri flë” diku gjetkë…, përtej oqeanit… tek “daja” në Amerikë…(???!!!)

  8. gjethi says:

    Mero sa kam qeshur, eshte fiks sic thua ti! Keta plehra politikan, diku e lavdrojne njri-tjetrin, diku e miklojne, diku e shajne e diku e lavdrojne por gjithmone per interesa te tyre bashkpunojne se po te mos ishin bashke per interesat hajduto-personal, si kriminel e te pabese qe jane do ta kishin hequr qafe njeri-tjetrin me kohe! A nuk e kane grupin antikrim te perbashket(per cdo gje flasin dhe akuzojne njeri-tjetrin por per kete grup qe e kane pergatitur per te vrare ata te cilet vet vendosin, asnjehere nuk e permendin)

  9. lora says:

    Dmth dekorata qe filloi te jape Iliri kushtojne sa nje dorez hashash. Ky eshte vleresim! Dhe presidentet tane tallen me dekorata, tallen me shpalljen e krimineleve deshmore, tallen me gjitheçka, por me nje gje nuk tallen: kane vendosur deri ne vdekje qe te mos i sherbejne vendit dhe shqiptareve te ndershem e hallexhij. Korporata e krimit qe ka hyre ne gjakun e njerzeve te pafajshem po lufton me format me te ndryshme te shpetoje. Sot degjova se nje drejtori monitorimi shprehet per prokurorin e pergjithshem se duhet zgjedhur me 84 vota sepse keshtu thote kushtetuta! Harrojne apo nuk duan te sqarojne se kushtetuta sherben per prokurorin e pergjithshem qe do te zgjidhet ne kushte normale, ndersa kushtetuta ka dhe dispozita transitore qe ligjevenesi i ka parashikuar jashtezakonishte mire qe per rastin konkret, kryeprokurori zgjidhet edhe me 71 vota. Eshte çmenduri apo çfare, kete e dine ata qe shprehen ne kete menyre. Mbreme ne emisionin Balla Top Channel degjova te birin e Rustem Gjates, konstitucionalist (!) te njejtin spjegim origjinal qe degjova sot ne televizion. Valle eshte koiçidence? Jo, kjo eshte rruga e gureve nen rrota qe i bejne keto drejtori apo keta konstitucionalista drejtesise shqiptare per te mos arritur rezultatin qe shqiptaret e ndershem kane kater vjet qe po e presin me shprese. Keta jane njerezit qe duhet te vazhdojne ta shuajne shpresen, kane 27 vjet. Ketyre duhet thyer hundet pa asnje tolerance nga ata qe populli i besoi duke u dhene voten. Deri kur keshtu ma?!

  10. Loni says:

    Teori konspirative kazani!
    Per fat te keq, megjithse i talentuar, edhe ti Mero ke rene kembe e koke ne kazanin mediatik shqiptar!
    Eshte e vertete se ne Shqiperi per te marre nje dekorate duhet te behesh pjese e lojrave politike.
    Por ky nuk eshte rasti! Levizjet e Rames dh te Metes jane nga “halli”.
    Vishon e kane vlersuar partneret nderkombetare per perkushtimin ne luften kunder terrorizmit.
    (Kujtoni ngjarjen ne stadiumin e Shkodres ne ndeshjen Shqiperi-Izrael, etj.) Pertej kesaj Visho Ajazi
    eshte njeri i zgjuar dhe i perkushtuar ne detyre (nuk te ben njeri ne Ameriken e Veriut Zv.President per kerkimin shkencor,
    te njeres nga kompanite me te medha IT te Software-ve qe u sherben Bankave te nivelit te pare ne ShBA dhe Kanada).
    Por edhe mendjehapur ne pranimin dhe respektimin e pozicioneve te kunderta, qofshin ato edhe politike, fale edhe te jetuarit
    ne Kanada per mbi 15 vjet.
    Kjo eshte e gjithe historia!
    Loni

  11. jo mero, kesaj radhe nuk ke godite ne shenje. qe te japesh decorate per luften kuder droges do te thote se ka pase nje lufte te suksesshme ne shqiperi kunder droges. kjo decorate me shume eshte per saimir tahirin ose eshte per meriten qe ka vishe ajazi per fshehjen e klemen balilit si njeri I metes e monikes. sido qe te jete dekorata e presidentit per luften kunder droges eshte edhe vlersim per punen e kesaj qeverie e te ministrit saj tahiri. kjo decorate ngjane edhe me dekoraten e nishanit per nje picamel. visho meten e ka ne xhep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje