Problemi është aleanca jetëgjatë kundër reformës!

7 Dhjetor 2017, 20:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati për emërimin e Kryeprokurorit të përkohshëm po rikthen gjurmët e vjetra të aleancës politike kundër reformës në drejtësi, duke i dhënë shanse qeverisë të tejkalojë problemin e zgjedhjes teknike të një prokurori të përkohshëm me një mbështetje të fortë ndërkombëtare.

Ajo që dukej se Edi Rama kishte siklet në këtë proces, ishte shpresa e tij që kryeprokurori në detyrë të largohej përmes Vettingut dhe në kohën që KLP të ishte ngritur. Nuk ndodhi asnjëra dhe as tjetra dhe ai u gjend para skemës teknike që ofron ligji dhe para një mbështetje ndërkombëtare, më shumë se sa e dëshiron ai për ta bërë këtë.

Përpjekja e opozitës për ta konsideruar debat ligjor vullnetin e tyre politik, është tërësisht spekualtiv dhe askush prej debatuesve, nuk i përmbahet nga fillimi në fund një argumenti ligjor, por herë citojnë pjesë nga Kushtetuta, herë nga dispozita tranzitore, por asnjëherë thelbin e dispozitave tranzitore për figurën dhe caktimin e prokurorit të përkohshëm.

Së pari nuk bëhet fjalë për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, por caktimin e prokurorit të përkohshëm. Kur i referohen Kushtetutës për Prokurorin e Përgjithshëm, duhet t’i referohen komplet paketës që bën fjalë se ai zgjidhet nga KLP, është për shtatë vjet në detyrë dhe kërkon tre të pestat e votave.

Prokurori i përkohshëm është për arsye të parashikuara nga ligji. Ai nuk është i zgjedhur për shtatë vjet, nuk zgjidhet nga KLP, por nga Kuvendi, dhe për rastet kur nuk parashikohet shumicë e cilësuar, Kuvendi shikon rregulloren e Kuvendit.

Nuk mund te aplikohet neni i Kushtetutës për shumicën që kërkon Kryeprokurori, pasi dispozita kalimtare nuk i referohet fare shumicës që duhet për prokurorin e përkohshëm, por nga Kushtetuta zgjedh të flasë vetëm për kriteret. Dhe në këtë rast është referencë rregullorja e Kuvendit për një vendim të zakonshëm Parlamenti.

Dallimi thelbësor është fakti se nuk po zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, por po “caktohet” prokurori i përkohshëm, dhe kjo bëhet me vendim Parlamenti.

Pra nuk mund të përdorësh për argument juridik disa gjëra të marra nga Kushtetuta për Prokurorin e Përgjithshëm dhe t’ia veshësh caktimit të prokurorit të përkohshëm, ndërkohë që ky i përkohshmi, nuk ka cilësitë e tjera të figurës që ka Prokurori i Përgjithshëm, siç është mandati 7 vjeçar, zgjedhja nga KLP etj.

Kushtetuta flet për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa dispozita tanzitore flet per “caktim te Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm”, të cilët nuk janë të krahasueshëm, as nga shumica që duhet për miratim, as nga kohëzgjatja e mandatit, por vetëm nga kriteret për përzgjedhjen e tyre. Dispozita tranzitore ka zgjedhur të ketë njësoj vetëm kriteret. Dhe ky debat është i gjithi spekulativ. Dikush bën sikur pyet, se “ku është neni në kushtet që zgjidhet me shumicë të thjeshtë?”. Dikush thotë nuk duhet të ketë prokuror të përkohshëm. Por problemi është se opozita nuk do të hyjë në këtë debat nga pasiguria që kanë ndaj njëri tjetrit nëse Edi Rama hedh emra në tavolinë dhe kërkon konsenusin e PD. Ata i mban më të bashkuar qëndrimi jashtë këtij procesi se sa përfshirja, i afron më shumë dështimi se sa suksesi.

Problemin politik Edi Rama u përpoq ta tejkalonte me thirrjen për konsensus për të gjetur emrin e një Kryeprokurori të ri të përkoshëm derisa të ngrihet KLP, por Basha e hodhi poshtë, pasi për të në këto momente është më e rëndësishme aleanca me LSI dhe kompaktësimi që u jep qëndrimi konstant që kanë pasur ndaj reformës se sa emri i një Kryeprokurorit. Të gjithë e dinë që ai është i përkohshëm, për disa muaj derisa të ngrihet KLP, dhe pastaj beteja është në Parlament. E gjithë zhurma nuk është, se mos humbasë Kryeprokurorin e përkohshëm, por se mos humbasin njëri tjetrin. Është një hall që i bashkon tani e dy vjet.

Dhe nuk është problemi tek prokurori i përkoshëm, por tek ruajtja e aleancës jetëgjatë kundër reformës.

 

 

10 komente në “Problemi është aleanca jetëgjatë kundër reformës!”

  1. Sliu says:

    Mbreti , vdiq!
    Rroftë mbreti!
    Basha, shtangu,
    Likja, mbeti.

  2. TR says:

    PAVARSISHT LOJES ME ZHURME TE TYRE , POKURORI DO TE ZGJIDHET DHE LLALLA TE ZHDUKET, PASI PER 5 VITE KA NGROHUR VEZE .

  3. ALBAN DEGA says:

    Opinione mbi fakte

    CILET JANE PUSHTUESIT E SHQIPERISE SOT !

    – Demokraci apo Salikraci … Sovranitet apo
    Salivritet !?
    – To be or not to be … kjo eshte ceshtja !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pushtuesit e vetem te Shqiperise sot jane korrupsioni, kusaria, pandeshkueshmeria e Saliqit te 14 – te “Ligji jam une” Luli e Gita, Medihoxha e Xeni, Pollo e Likja, Sllobodanka e Kryemadhja… “ Banda e Gangstereve “ .
    Pushtuesi i sotem kryesor i Shqiperise eshte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e qe kontrollon cdo gje !
    Pushtuesit e vetem te Shqiperise jane Kucedrat qe i ka kapluar paniku i Shtetit Ligjor dhe Vetingut, Reforma ne Drejtesi e nuk po lene gje pa bere per te shpetuar koken dhe plackitjen e Shqiperise !
    Cili pushtues i Shqiperise e rrenoi, e shkretoi, e sakatoi… e zhberi te pakten shtate here ne me pak se 25 vjet Shqioerine si keto kucedra !?
    As Cezari, as Pompei, as Cincizkhani, as kryqtaret e as tempullaret, as otomanet dhe Toptanet, as cetniket e Pashicit e as nazifashistet, as terroristet e Aleksander Rankovicit e as paramilitaret e Arkan Milloshevicit… askush si kjo Kuceder krimi e atdherrenimi, atdheshitjeje e atdhezhberjeje deri nen “ Kuoten Zero “ !
    Drejtesi! Ligj !
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Meqe pushtues banda e tyre e gansgstereve quahnr pikerisht BE-ne dhe SHBA -ne… kjo eshte zgjedhja e sovranit !
    Vetem sovrani dhe jo Kucedrat e korrupsionit dhe Krimit percakton sovranitetin e shtetit shqiptar !
    Mbi vullnetin e sovranit nuk eshte askush !
    Ne populli, me Popullin e per Popullin eshte shtylla e demokracise dhe cdo shteti demokratik !
    Cdo shkelje e etij parimi thelbesor eshte Salikraci jo demokraci !
    Eshte Salivritet jo Sovranitet !
    Vox Populi Vox Deux !
    Zeri i Popullit…. Zeri i Zotit !

  4. ALBAN DEGA says:

    Opinione me fakte

    CILET JANE PUSHTUESIT E SHQIPERISE SOT !

    – Demokraci apo Salikraci … Sovranitet apo
    Salivrishtet !?
    – To be or not to be … kjo eshte ceshtja !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pushtuesit e vetem te Shqiperise sot jane korrupsioni, kusaria, pandeshkueshmeria e Saliqit te 14 – te “Ligji jam une” Luli e Gita, Medihoxha e Xeni, Pollo e Likja, Sllobodanka e Kryemadhja… “ Banda e Gangstereve “ .
    Pushtuesi i sotem kryesor i Shqiperise eshte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e qe kontrollon cdo gje !
    Pushtuesit e vetem te Shqiperise jane Kucedrat qe i ka kapluar paniku i Shtetit Ligjor dhe Vetingut, Reforma ne Drejtesi e nuk po lene gje pa bere per te shpetuar koken dhe plackitjen e Shqiperise !
    Cili pushtues i Shqiperise e rrenoi, e shkretoi, e sakatoi… e zhberi te pakten shtate here ne me pak se 25 vjet Shqioerine si keto kucedra !?
    As Cezari, as Pompei, as Cincizkhani, as kryqtaret e as tempullaret, as otomanet dhe Toptanet, as cetniket e Pashicit e as nazifashistet, as terroristet e Aleksander Rankovicit e as paramilitaret e Arkan Milloshevicit… askush si kjo Kuceder krimi e atdherrenimi, atdheshitjeje e atdhezhberjeje deri nen “ Kuoten Zero “ !
    Drejtesi! Ligj !
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Meqe pushtues banda e tyre e gansgstereve quahnr pikerisht BE-ne dhe SHBA -ne… kjo eshte zgjedhja e sovranit !
    Vetem sovrani dhe jo Kucedrat e korrupsionit dhe Krimit percakton sovranitetin e shtetit shqiptar !
    Mbi vullnetin e sovranit nuk eshte askush !
    Ne populli, me Popullin e per Popullin eshte shtylla e demokracise dhe cdo shteti demokratik !
    Cdo shkelje e etij parimi thelbesor eshte Salikraci jo demokraci !
    Eshte Salivrishtet jo Sovranitet !
    Te jesh apo te mos jesh, kjo eshte ceshtja per Banden e gangstereve dhe kete “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”, per keto Kucedra te Krimit dhe Korrupsionit ne grahmat e tyre te fundit perballe vetingut dhe Reformes ne Drejtesi qe po vjen ….
    Vox Populi Vox Deux !
    Zeri i Popullit…. Zeri i Zotit !

  5. Koba says:

    Duket ashiqare se PD(sic e vertetoi sot dhe Bylykbashi) nuk e do Vetingun dhe do sorolltje deri sa te merziten Partneret dhe ta lene ne duart e tyre te Pista.PD dhe LSI do te shkunden mire nga Vetingu se kane shume procese te pambyllura si dhe shume pislleqe per te mbuluar.Pasurite e vena me menyra te paligjshme nuk i argumentojne dot.Nuk ka shoshe qe te mbuloje bemat e tyre.Pra eshte e qarte se duan ta zgjasin mbijetesen e tyre te mbrapshte sa me shume qe te kene mundesi.Po DAJ SAMI eshte vigjilent dhe nuk kane nga t’ia mbajne.Porosi te vecante per Sali Gerdecin dhe Like Floririn se po nuk u futen keta Ndyresira ne thesin e Skanimit KOT qe behet VETINGU

    1. Albi_I says:

      Po ca flisni o budallenj. Vettingun nuk e ka me ne dore PD-ja, dhe pikerisht PS po perpiqet te zgjidhe Prokurorin pa e kryer Vettingun.

  6. pas dimrit, vjen pranvera says:

    Sakte , Mero. Lajthitje nga mos gjetja e rruges . K/Prokurori perkohshem caktohet, K/prokurori perhershem zgjidhet. Po kane kaq vjet me keto lajthitje artificiale dhe keshtu do te vazhdojne. Mazhoranca te vazhdoje punen dhe detyren qe i ka ngarkuar shumica e popullit pa asnje hezitim. Filmi pd+lsi ka mbaruar shpejte, tani shikojme vetem lajthitjet e tyre qe s’ka rruge tjeter: ne gremine. E kane hapur vete varrin qe do bien brenda. Pranvera kete vit do te çel lule te reja.

  7. Albi_I says:

    Ne cilat dispozita percaktohet ky “prokurori i perkohshem” se une ne kushtetute lexoj vetem ate qe zgjedh KLP-ja?

  8. Andromeda says:

    Nëse është kështu si thua ti, një peokuror i përkohëshëm zëvendëson cilindo prokuror që për një arsye apo një tjetër largohet. Kryeprokurori nuk mund rë zëvendësohet përkohësisht. Kështu i bie me rregull treshi.

  9. eshte Aleanca e se Keqes SHQIPTARE – bandat MUSLLUMUTE
    qe vkan qen ne cdo kohe te Historise Shqiptare Helmi ne TRUPIN E SHQIPERISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje