Diferenca e drejtësisë, mes një qytetari amerikan dhe një shqiptari!

9 Dhjetor 2017, 20:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Investigimi i nisur në SHBA ndaj kompanisë “OSI system”, e cila është fituese e koncesionit të skanimit të kontenierëve në pikat doganore të Shqipërisë, tregon diferencën që ekziston mes fatit të një qytetari amerikan që investon aksionet e tij në një kompani në bursë dhe taksave të një qytetari shqiptar.

Bëhet fjalë për të njëjtën kompani dhe të njëjtën histori korrupsioni që lidhet me  “Rapiscan”, ose “OSI System”, e cila ka fituar një kontratë 250 milionë dollarë në Shqipëri. Ajo po hetohet se dyshohet që 122 milion dollarë janë paguar rryshfet për zyrtarë të qeverisë Berisha. Investigatorët thonë se kemi prova dhe fakte të pakundërshtueshme për këtë ryshfet gjigand, por argumenti publik është që 49 për qind e kompanisë, disa muaj pasi filloi punë, u shit për 5 dollarë tek një partner shqiptar. Pyetja logjike që shtrojnë investiguesit në SHBA të kësaj çështjeje është kjo: Nëse 49 pëqind e kompanisë vlen 5 dollarë, atëhere kreditorët e kompanisë, që janë qytetarë amerikanë janë mashtruar kur u është thënë se kompania kishte fituar një kontratë 250 milionë dollarë. Shpjegimi që japin ata është se kjo është pagesa prej 122 milion dollarë, që janë dhënë për njerëzit e Berishës dhe familjarët e tij.

Por i kundërt është reflektimi i palës shqiptare

Vetë Berisha ka nxjerrë një zëdhënëse që thotë broçkulla në stilin e Berishës, që kur t’i e akuzon se ka vjedhur mollë, ai të tregon “fakte”, që s’ka marrë asnjë dardhë. Ndërkohë prokuroria e cila duhet të nisë hetimin kryesisht për shkak të nisjes në hetimit në SHBA dhe bërjes publike në televizionin më prestigjioz të botës për çështje ekonomike “Blomberg”, as që ka ndërmend ta nisë këtë punë.

Rasti tregon dy standardet që ekzistojnë për qytetarët shqiptarë dhe ata amerikanë përballë të njëjtës histori korrupsioni.

Qytetarët amerikanë që mund të jenë mashtruar në këtë histori, dhe që u është marrë 122 milionë dollarë ryshfet nga njerëzit e Berishës, ndjehen të përfaqësuar në kërkimin e së drejtës së tyre. Ndaj kompanisë ka nisur një investigim zyrtar dhe po hetohet çfarë ka ndodhur me kontratën, ndërsa kreditorët presin të qetësohen lidhur me përgjëgjësitë e këtij skandali. Në Shqipëri taksapaguesit shqiptarë, të cilët kanë ushqyer me kontributet e tyre një histori të fortë korrupsioni, që shkon 122 milionë dollarë në një dorë, nuk kanë asnjë mundësi të hetohet kjo histori dhe t’i shkohet përgjegjësisë deri në fund, vetëm se shfaqet Sali Berisha.

Është e njëjtë si një nga historitë e famshme të korrupsionit të kohës Berishës me trafikun e fishekëve kinezë,  nga Rinasi në Afganistan. Diveroli, i riu amerikan që u lidh me Shkëlzen Berishën dhe Kosta Trebickën për të çuar fishekë kinez të marrë në Shqipëri për ushtrinë amerikane në Afganistan, u gjet në shkelje, u hetua dhe u dënua katër vjet burg, për atë që kishte bërë në Shqipëri. Historia  e tij u bë film në Hollivud u bë libër shumë i shitur në SHBA dhe ai vetë së fundmi doli dhe nga burgu. Në Shqipëri Kosta Trebicka u dërgua për “gjah” dhe u vra në vend të trumcakut, duke e mbyllur hetimin si vetëvrasje, kurse Shkëlzen Berisha, i identifikuar si “sypeshkaqeni”, as që u thirr ndonjëherë në prokurori.

Kjo provon faktin, se korrupsionin nuk e shmang dot as në Shqipëri, as në SHBA, por ama në SHBA, e heton, e gjykon dhe e ndëshkon, ndërsa në Shqipëri vetëm e shijon, nëse bëhet fjalë për njerëz të familjes Berisha.

Të dyja pamjet tregojnë dy standarde të ndryshme dhe se sa të garantuar ndjehen qytetarët amerikanë nga drejtësia dhe hetimi që i shkon deri në fund një çështjeje dhe sa të papërfillur ndjehen qytetarët shqiptarë për të njëjtën çështje, vetëm se aty shfaqet emri i një Berishe.

 

15 komente në “Diferenca e drejtësisë, mes një qytetari amerikan dhe një shqiptari!”

  1. zi says:

    Shqetesim me vlere,zoteri,
    por vlera e nje shqiptari me nje amerikan eshte;
    sa edhe vlera e lekut me dollarin.
    Te krahasosh te pa mundurat mund te jete idealizem,
    te shqetesohesh per dicka qe na mungon dhe me nje perpjekje te vogel mund te realizohet,
    eshte realitet.

    1. Leo says:

      Mos more po kur doli droga e tahirit u kujtove gje zotrote te na krahasoje me qytetaret amerikane apo te rrasi leket ne goje dhe te foli bytha dy jave rresht ne gazete ne mbrojtje te tij.

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


        Në kufi të fantazisë
        Diferencë e Drejtësisë
        Mes Kazanit e Sinisë
        Është bitha me një sisë.
        .
        .
        .
        Që të bënet krahasimi
        Që t’ja vlejë ca ky shkrimi
        Duhet heq amerikani
        E do vënë muslymistani.
        .

  2. xxx says:

    Këtë radhë, hetimit do ti shkohet deri në fund.
    Kini besim o njerëz.
    Ky do të jetë vërtet, fillimi i fundit të merituar të hajdutëve sado të përpiqen të mbrohen.✋️??????

  3. Skerdi says:

    O Mero, gjithe koncesionet e shendetesise se Rames kane perfunduar ne shell companies ne Hollande e ti nuk ke shkrujt dy llafe mer burre..

  4. Zef says:

    Mero, s’ja ke haberin kesj pune hic! Nuk eshte mashtruar kush, rryshfeti ka qene me fitim per aksioneret e kompanise sepse ka sjellur fitim edhe kur llogarit rryshfetin.

    Nqs kane paguar rryshfet–a merr tender ne Albanistan pa paguar??–keta kane probleme me DOJ, Department of Justice. Eshte kundra ligjit te Amerikes te pagush rryshfet, kudo ne bote. Ligji quhet Foreign Corrupt Practices Act dhe te kepusin ne kryq andej.

  5. hahahah says:

    ahahahahahaaha
    kokdaullja e temes guxon te heqi parale
    ndermjet qytetarit amerikan dhe atij rrumpall
    i pari eshte idhulli mbare botes
    i dyti fundi i saj .pastaj
    ku ka vnend qe ka nji % te madhe te popullsise muzllumute ,
    te ket drejtesi .
    po muzllumuti eshte pjella e djallit mer nastradini kazanit shqypkare

    ja pra shif ,si mundet me pas drejtesi ne ate vend ,
    kur me shkerdhatat e atij kombi jane ne postet kryesore ,
    kur media ka ngel ne duart e ca funderinave ,
    qe per nji shoqeri tjeter ,nuk do ti merrnin as per nr plotesus
    per me mbush noj statistik ,shif turqin rrospin .shif vendet arabe
    drejtesia vihet ne ate vend nqs muzllumat i rras te gjithe ne biruca
    pernryshe hahahaha

  6. Lenci says:

    Mashtrimi i pare eshte se ndaj kompanise ka filluar nje hetim zyrtar. Nuk ka asnje hetim zyrtar nga shteti amerikan por disa aksionere kane paguar nje kompani private per te hetuar si jane perdorur parate e tyre.

    Mashtrimi i dyte eshte permendja e Berishes dhe familjareve te tij , qe te pakten deri me tani nuk figurojne askund pervec se tek TEMA por kjo nuk quhet mashtrim po te kemi parasysh kush ka bere shkrimin.

    Mashtrimi i 3 eshte qe qenka korrupsion meqe paska shitur gjysmen me 5 dollare. Mund te jete qe ka shitur vertet kompanine me 5 dollare por partneri mund te kete investuar brenda saj dhe kjo eshte ajo qe duhet verif para se ta akuzosh.

    Mashtrimi i 4 eshte te thuash qe meqe kjo kompani ka dy partnere nje te huaj dhe nje shqiptar atehere shqiptari eshte i Berishes dhe pse nuk po del askush te thote bbe fakt qe e lidh me te. Nese e marrim si te mireqene qe po pati partner vendas eshte i kryemin atehere vlen te thuhet qe Rama paska pervetesuar cdo koncesion sepse ne shqiperi qe kur ja ardhur ai ne pushtet koncesionet i kane pervetesuar vetem shqiptaret. Qe te gjithe pa asnje eksperience dhe qe te gjithe te lidhut publikisht me Ramen dhe ministrat e tij.

    Mashtrimi i fundit eshte Kosta Trebicka te cilen ekspertet amerikane e nxoren aksidentale. Por mbase ne kete rast kane qene edhe ata ne tave.

    Si perfundim mashtrimet nuk te cojne tek e verteta perkundrazi te bejne te pabesueshem edhe nese ke te drejte.

  7. loni says:

    SHqiperia kaloi nga diktatura e Enverit ne diktaturen e Berishes.

  8. O says:

    Perse e komplimentoni me emrin “sypeshkaqen” ? Ai mua me duket me shume si “sykoqepordhë”

  9. Vladimir says:

    Ata qe e kane pesuar ne kete afere te Berishes jane importuesit dhe eksportuesit shqiptare. Rapiscan me gjithe “picen” e paguar, ka dale me fitim, ndryshe nuk i futej pseudoskanimit ne Shqiperi (asnje skanim nuk behet sot ne pikat doganore, perjashto Durresin, vetem leket merren te thata nga arka e shtetit cdo dite). Ne Amerike e hetojne per moral.
    Vetem per kete mosveprim, krejt hierarkia pergjegjese ne prokurori dhe ne strukturat antikorrupsion, duhet ndjekur penalisht, me se paku larguar nga puna. Me haptazi se kaq nuk mund te shfaqet korrupsioni, sapo fiton koncesionin i dhuron Pecinit te dr. Saliut te SALUSIT gjysmen e te ardhurave.

  10. Kastrioti says:

    O Zef!!
    Nuk i thone “ka sjellur” por “ka sjelle”.
    Pse ra vlera e aksioneve te kompanise “OSI System”. Apo aksionereve i’u dhimsen qytetaret shqiptare?!

    Fitimin e 122 milion dollareve qe mori Berisha, do t’a kishin ndare aksioneret e kompanise, dhe jo te ndajne 5 dollaret!

    Meso shkrim e kendim e mos hyre ne te thella se mbytesh!

  11. j says:

    Mos u krahasoni me Ameriken zoti gazetar sepse ajo ndjehet e ofenduar.
    Shqiperia si bote e trete, duhet krahasuar me ato shtete te rangut te vet.
    Po ta krahasoni me Afganistanin,burundin apo ndonje tjeter do te shikoni
    se jemi mjaft te perparuar pasi kemi shume foristrada dhe furra buke.
    Pastaj kemi” biznesmene” te shumta ne Dubai.Keni pare ndonje femer
    nga afganistani ne Dubai ?
    Mos na nenvlehtesoni kaq shume,ju lutem.

  12. h says:

    Në nje veper te Brektit nje mullixhi i varfer denoncoi perandorin sepse ky
    i prishi padrejtesisht mullirin pasi i prishte pamjen. Perandori me forcen e pushtetit
    korruptoi disa gjykates ne rrethin e Posdnamit ku jetonte mullixhiu.
    Por ai kokefortë me besim te patundshëm tek e drejta e vet thirri;
    -“do të ketë edhe një gjyqtar te drejtë në Berlin”.
    Dhe vërtet gjeti një gjykatës të drejtë i cili i dha të drejtë mullixhiut duke dënuar perandorin.
    Imagjinoni dot nje fshatar të varfër në shqiperi te gjeje te drejten ndaj bandave te Sali malokut ???
    Pergjigjen e dini te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje