Reagimi i Berishës, si dikush që i ke prishur pazarin e parë

10 Dhjetor 2017, 20:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një detaj që nuk duhet nënvleftësuar në gjithë reagimin e Sali Berishës ndaj akuzave që vijojnë nga SHBA dhe për të cilat ka nisur investigimi, lidhur me ryshfetin prej 120 milionë dollarë që Rapiskan besohet që i ka paguar njerëzve të tij.

Në gjithë përgjigjen e Berishës përmes zëdhënëses së tij private, nuk jepet asnjë shpjegim për akuzën, për kontratën e bërë prej tij, dhe sidomos për shpjegimin se pse 49 për qind të aksioneve të një kompanie që ka marrë kontratë 250 milionë dollarë, janë shitur për gati 5 dollarë, tek një mjek i një spitali privat.

Përkundër kësaj, Sali Berisha duket se i ka hyrë në detaje kontratës së rinegociuar të Rapiscan, që qeveria shqiptare i bëri, pas përpjekjeve të saj për ta anulluar koncesionin. Siç dihet, studioja ligjore e gruas së Toni Blair që mori përsipër mbrojtjen e qeverisë shqiptare në gjyqin e hapur ndaj Rapiscan për anullim të koncesionit, pasi pa se Berisha e kishte garantuar fituesin me penalitete të mëdha, që të mos prishej koncesioni, sugjeroi rinegocimin dhe uljen e tarifave në një masë të konsiderueshme.

Po të lexoni deklaratën e Sali Berishës për këtë çështje, e kuptoni se pas Sherry Blair, që është marrë me këtë negocim, Sali Berisha qenka njeriu i dytë që e ka studiuar atë me detaje, siç mund ta studiojë një njeri që dikush i bie më qafë dhe i prish pazarin e parë.

Ai që bën si indiferent ndaj akuzave që vijnë nga SHBA, dhe që po shmang përgjigjen edhe nga frika se Prokuroria një ditë mund t’ia nisë punës, në fakt duket se ka studiuar me laps në dorë, se si i ka rënë më qafë Edi Rama njerëzve të tij në këtë kontratë, duke ua ulur fitimin.

Është aq shumë i përqëndruar në atë çështje, sa meriton të jetë një njeri që e ka hall të vetin prishjen e një kontrate dhe rinegocimin e saj.

Detajet me të cilat ai përshkruan rinegocimin deri dhe tek vlera e deklaratave doganore, si dhe lehtësitë e reja të krijuara nga rinegocimi, duket se kanë tronditur atë realisht, dhe janë një detaj psikologjik që tregon se sa i lidhur është ai dhe njerëzit e tij me atë kontratë.

Një ish- kryeministër i qetë, korrekt, që nuk ka pas probleme të lobimit dhe ryshfeteve në një kontratë koncesioni, as që do të kishte mbajtur mend sot se si e kishte bërë atë kontratë dhe si e ka rinegociuar kundërshtari i tij. Vetëm dikush që e ka bërë me shumë koshiencë atë krim dhe i ka dhembur dhe më shumë prishja e saj, mund të jetë pas 5 vitesh aq i detajuar në gjithë këtë histori. Është ajo që do të bënte çdo pronar për mallin e tij.

Plus kësaj, si për të treguar se kjo është një gjë që e lidh atë me familjarët e vet, në fund, duke e menduar si “një gjë për vete”, ka arritur dhe në përfundimin që, përderisa Rama e ndryshoi kontratën e koncesionit duke e rinegociuar dhe duke u ulur fitimin , me siguri që e ka bërë për Olsin. Dhe normal që një njeri që mund ta ketë bërë për djalin gjithë atë biznes, natyrisht kur ja prishin, mendon dikë tjetër nga familja e kryeministrit në detyrë. Se ai nuk e kupton dot se si mund të pranojë një kryeministër që kur hedh një firmë apo negocion një kontratë, të mos ketë parasysh dikë brenda shtëpisë.

Sqarimi i tij është gjurma më e qartë që hajduti i 120 milionë dollarëve, për të cilat akuza vjen nga SHBA, është brenda shtëpisë së tij dhe gjithçka është bërë me koshiencë prej vetë atij. E mban mend aq mirë dhe e ka studiuar aq gjatë, sa duket sikur i kemi hapur një plagë që i dhemb. Ose e kemi detyruar të përgatitet për pokurorët, duke e mësuar përmendësh tekstin.

16 komente në “Reagimi i Berishës, si dikush që i ke prishur pazarin e parë”

  1. Azio says:

    S’ka me ku te leviz.
    Kjo ceshtje nuk eshte ne dore te prokurorise shqiptare ,te cilen ky hajdut mund ta rrotullonte si te donte.
    Tani petet e byrekut u hapen.Jane SHBA dhe investikuesit e saj qe do te merren me rrushfetet e futur
    ne xhep te Berishes dhe familjes se tij.
    Prokuroria shqiptare ka per detyre ta therase kete monster dhe ta detyroje te jap shpjegime per vjedhjet qe ka bere ne kurriz te popullit,plus edhe per krimet e tij vecanerisht te 21janarit,te Gerdecit dhe tradhetise per shitjen e detit grekerve e tjere e tj.
    Kembanat rane.Tani prisni pak dhe degjoni e shikoni.

    1. Teo says:

      Hahahha edi rama nuk ka parasysh vellain? Po koncesionin e kontrollit te bixhozit kush e mori ortaku im apo ortaku i olsi rames ?

    2. Alqi says:

      Bravo super argument meqe di shume duhet te kete gisht. Meqe ra fjala mos e lodh veten se nuk e harron njeri drogen e Tahirit.

    3. floriri i Bençes says:

      Ne çdo vend te Europes pas provave te Bloomberg, prokuroria do kishte hapur proçedim penal, dhe brenda dy, tre ditesh do te kish marre ne pyetje per 20 ore rresht zotin Peçini, fillimisht per t’i kerkuar shpjegime rreth afarit fantastik qe na paskish bere, duke blere per 5 dollare aksione qe vlenin 120 milion dollare.
      Prokuroret tane me ne krye Lallen, nuk duan t’ia dine fare, mbyllin veshet e syte, kur behet fjale per krime qe burojne nga familja Berisha.
      Vetingu po perfundon dhe do fare pak kohe per tu bere operativ, do apo z’do familja Berisha, do jape llogari nje per nje per te gjitha te zezat, krimet, vrasjet e vjedhjet qe ka bere, por llogari do te japin edhe ata qe nuk duhej te mbyllnin veshet e syte, por vetem te zbatonin ligjin e kushtetuten si per gjithe qytetaret e tjere.

  2. Alphade says:

    Berisha,ne,gjyqin,e,
    Hages…………!!!!

  3. Alniku says:

    Ku është prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit se është me emër e mbiemër dhe jo biseda telefonike por fakte e zeza mbi të bardhë aaaa po harrova se ato janë marjonetën e Sali Srbit .
    Po afron dita e madhe e SHQIPTARVE ????

  4. kk says:

    CUDITERISHT KETYRE I HAPEN SHUME CESHTJE ,POR SHUME SHPEJT I MBYLLEN . AS FBI NUK I BEN DERMAN KETIJ VENDI .

  5. Luli says:

    Mire i ke thene te tera o Mero,po per Ilir Kryemadhin pse sta mban me bytha te shkruash?Ti sikur je i pa anshem,apo jo.

  6. Patrioti SHBA says:

    Aman o te dashur bashkeatdhetar, kur dote vj ajo dit qe basardet, hajdutet qe i kan pir gjakun ati populli te dalin para banges te akuzuarve, per vjedhjet galopante qe kan ber, pasuris kombetare. vet, femijet dhe ta afermit, miqt, shoket e tyre ne vlera monetare dhe pasuri te patundeshme.
    Kryebanditi i ketyre pislleqeve nga clexojm , mbetet, Sali Berisha, femijet e tij, qe nepermjet koncesjoneve, zyrave ligjoe, qe i kalonin ne stung, bizneset e medha, te vendit dhe te huaja, duke u mar miliona, si rasti i vajzes se Berishes qe pwr nje firm i kerkonte nje bizesmeni pakistanez 3 miloin dollar. Vjedhjet qe kan ber politikan, pushteatr, gjyqetar e prokuror ne ate vend te varfer skan te treguar. Prandaj asnje meshir ndaj ketyre gjakpiresve, komfiskim dhe denim maksimal, qe edhe denimi , te sherbej si edukim per te tjere. Ndryshe, vjedhjet, abuzimet dhe koorupsjoni, dota groposin SHqiperin dhe shqiptaret me keq nga cesht sot.

  7. Loni says:

    Me gjithe keto gjera, jam i habitur, pa mend, ku i gjen PD votat per 60 deputete, me gjithe keto vjedhje qe kane bere, e Jo vetem

    1. pas dimrit, vjen pranvera says:

      Loni, nuk i ka 60 deputete pd, jane dhe te likes aty, e kuptohet i lidh diçka e perbashket. Ne i dime te gjitha si diellin, por prokuroret dhe gjykatesit qe i kemi vene per ti zbuluar , nuk i gjejne dot se ata jane pjese e te teres. Aty vetem kanuni ben pune! Ndryshe do terhiqemi zvarre deri ne vdekje,

  8. muco agai says:

    Kush ka shpresa qe te hapet ndonje hetim kunder Salut dhe rraces se tij eshte llosh. Edi kalbaroqi do beje kompromis kur te mos ta kemi mendjen. Me siguri do te ndodhe ndonje gje e tmerrshme, e llojit Bleonen e kafshoi cakalli ose Arjan Cani do nderroje loqet me gop. I gjithe opinioni shqiptar do ta kete mendjen te Bleona ose Arjan debili. Kushdo qe te behet shef i prokurorise as qe ka per ta kapur me dore kete pune. Edhe po nisi ndonje hetim formal, rezilet e prokurorise do ta ngordhin urte e bute pa u ndjere. Pastaj, ne Shqiperi te gjithe dhjesin gjak nga Sala, bashke me Edi kalbaroqin.

  9. Eshte; “KOHA e FJALES P L U M B” !
    Keq me vjen, po gjithesa ben, Ai apo ata, qe VITHISEN atdheun tone, eshte loje e Tyre, me “kryelojtare”qe e kane siguruar veten,
    me c’kane bere, nje jete gjalle edhe kur ishin me pushtet.
    Keto jane brockulla, i themi ne andej nga ana jone,-per ti hedhur hi syve, popullit te sakatuar me te gjitha.
    Me cudit vetem nje fakt; ka vite te tera qe flitet e deri akuza te drejtperdrejta, per jo pake te tille,..
    qe kan bere keto zallamahi, te pa degjuara e …asnje njeri apo istitucion shqiptar,s’ka bere nje padi gjyqesore.
    (Ne gjykaten nderkombetare ne HAGE), se ne shqiperi, s’ka gjyqtar,t’i denoje ata, se i kan futur te tere ne thesin e tyre.
    Mjere populli yne,qe o zot ! Shperthefte nonje TERMET i KOMANDUAR per ATA… e- shpetuar nje popull, si yni…

    VO: Qe te mbyllin tere kete zallamahi, vete aktoret akuzuar, nese e shohin veten, jo fajtor,
    duhet te bejne vetepadije per gjyq, deri nderkombetar,per te nxiere te verteten ne jan”burra, si hiqen.
    . Mjaft me me lojra fjalesh.Kupa jo eshte mbush po pa na permbyt te gjitheve…Eshte koha e -FJALES P L U M B !
    QE ESHTE- L I G J I .
    . Dhimbia e Madhe POPULL.

  10. Jak Boston says:

    Me Ed Ramen kryerilindas kryeminister dhe me Like Floririn president qe perfaqeson unitetin me grua kryeopozitaren Monika, Berishes jo per se gjalli, por as per se vdekuri nuk i bejne gje.
    Une e kam shkruar dhe here tjeter qe nga treshja Berisha-Rama-Meta, i pari si me i vjetri do fajesohet pas vdekjes njelloj si shoku Enver, kurse dy te tjeret do bejne lufte berrylash per ta shtyre sa te munden duke mbrojtur njeri-tjetrin deri sa te harrohen keto gjera ose dhe po u denuan do denohen per kafet si Nexhmija me Ramizin. Miliardat e eurove as qe do ti shifni ndonjehere, aq sa u pane floriri i derguar ne Zvicer dhe 600 milionet e dollareve qe zhduku Ramizi me Nexhmijen kur Shqiperia mbeti me vetem 6 dite buke.
    Po ju mos e rruni fare vazhdoni pa e ndryshuar ritmin me votimin dhe nderrimin e hajduto-kriminelo-tradhetareve, pasi ju ate koke keni dhe ate lloj kapeleje meritoni.

  11. Agai i fshatit says:

    Rrofsh o Mero, vazhdo te shkruash dhe denoncosh te paudhet per gjemat qe kane bere dhe vazhdojne te bejne.. por qendro asnjeanes nese do ti rritesh kredencjalet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje