Drama shqiptare e "Vetëvendosjes"!

14 Dhjetor 2017, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, po kalon provën e parë të pjekurisë së saj politike, duke u ballafaquar me një përballje të një grupi drejtuesish të Lëvizjes, me profilin autoritar të Albin Kurtit. Është një histori që e ka kaluar çdo parti politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në botë. Nuk është as ndonjë dramë e madhe që i jep fund historisë, as ndonjë fitore e madhe nëse zbon nga partia “armiqtë” e tu.

Në rastin konkret, ka një acarim të skajshëm të militantëve pro Albin Kurtit me figurat e “Vetëvendosjes” që janë rreshtuar në mbrojtje të Aida Dërgutit, e cila po përjashtohet nga “Vetëvendosje” se ka fyer Kurtin. Detaji është banal, por problemi i ndarjes është real dhe është një sprovë nëse Vetëvendosja do ta tejkalojë modelin e partive shqiptare, a jo.

Deri më sot ajo mbahet si forca e re politike më efikase në hapësirën shqiptare, pasi gjithnjë ka ardhur duke u rritur dhe duke u bazuar fort në një ideologji të majtë, mbi solidaritetin dhe respektin mes anëtarëve.

Përfshirja e saj në pushtet në Prishtinë, dhe këtë radhë dhe në Prizren, duket se ka bërë që “Vetëvendosja” të kalojë moshën e pubertetit politik, dhe të përballet me politikën reale.

Të gjithë njerëzit e përfshirë në debat nuk është se thonë ndonjë gjë të re. I vetmi që mund të thotë diçka të re, është Albn Kurti. E reja që ai mund të thotë, është t’u tregojë militantëve të tij, teorive konspirative, paranojakëve që shikojnë armiq dhe të tjerëve që janë në ekstazë, se mos u merr dikush partinë, se për të nuk ekzistojnë probleme të tilla.

Albin Kurti është një vdekatar si gjithë të tjerët, njeri i prekshëm, që dhe vetë ka tentuar ta kthejë barazinë me qytetarin në frymëzim politik. Dikush që shet dhe shtëpinë për t’u ndjerë pa shtëpi si qytetarët e tjerë, për të bërë politikë, nuk mund të ngrejë një bunker betoni rrotull vetes, se mos e fyen apo sulmon dikush.

Ndaj fjala e Albin Kurtit në këtë pikë është e vetmja që vlen. Vlen më shumë për Albin Kurtin, se ne të tjerët. Ne jemi mësuar me politikanë si ky Albin që po farkëtojnë militantët e tij. Politikani që na ka munguar është Albini që shpresuam se është.

Është e qartë se një pjesë e drejtuesve të Vetëvendosjes nuk e duan Albin Kurtit dhe kaq. Nuk është fundi i botës. Në çdo parti ekziston një grup që nuk e dëshiron liderin dhe përballet me të. Ajo është po ashtu një pasuri e partisë.  Albin Kurti duhet të provojë nëse do veprojë si gjithë liderët tradicionalë shqiptarë, si Berisha, Rugova, Nano, Thaçi etj, të cilët i zbojnë kundërshtarët, apo do përpiqet të bashkëjetojë me ta. A do ndjekë modelin e shqiptarëve, si Ben Blushi, që dhe kur ka një nënkryetare dhe 4 anëtarë, e zbon nënkryetaren si agjente, apo modelet perëndimore, që edhe kur ndarja është serioze dhe botëkuptimore, mbijetojnë si të barabartë.

Kaq është e gjithë drama dhe stërmundimi ynë për të mësuar nëse Albini është një udhëheqës i ri në hapësirën shqiptare, apo thjesht një udhëheqës që ka lindur pak më vonë se udhëheqësit e tjerë dhe po ecën në gjurmët e tyre.

Nëse ai e tejkalon veten dhe përpjekjet e militantëve të tij për ta mbajtur në “Bunkerin e Udhëheqësit të Madh”, atëhere ai ja ka rritur fuqinë “Vetëvendosjes”, jo vetëm si parti, por dhe si model politik. Nëse jo, atëhere do të vazhdojë traditën e politikanëve të tjerë shqiptarë.

“Vetëvendosja” është një projekt i tij, një frymëzim i tij dhe një model i tij. Por kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk vlejnë. Kritikët e tij janë njerëz që kanë personalitetin e tyre dhe padyshim kontributin e tyre në atë parti, por përballja me Kurtin natyrisht do t’i nxjerrë nga partia, nëse aty dominon fryma autoritariste dhe kripto-enverizmi.

Albini është sot në një moment, kur kritikët i bëjnë nder, dhe adhuruesit i bëjnë dëm. Dhe nga fakti se kë do zgjedhë ai, varet shumë se çfarë do të jetë për ne të tjerët. Filmi i eleminimit të grupeve armiqësore, është një film i parë disa herë në hapësirën shqiptare. Lajm i ri do të jetë, nëse në “Vetëvendosje” fiton legjitimitet demokracia e brendshme, mendimi ndryshe dhe bashkëjetesa. E kundërta nuk është lajm i ri, por shumë i vjetër, dhe nuk bën diferencën me partitë e tjera. Është një prej tyre. Është pjesë e dramës politike shqiptare.

14 komente në “Drama shqiptare e “Vetëvendosjes”!”

  1. Albi_I says:

    Me beri pershtypje qe ne gjithe emrat e permendur ishin Nano (qe sado diktator ishte aq tolerant sa partine ja la nje kundershtari si Rama) apo Blushi (qe eshte diktator per vete, po qe u perjashtua nga Rama) e nuk permendet kryetari i ish-partise se ketyre te dyve.

    1. adi says:

      albi
      mos te te beje pershtypje fare.
      mero ka te drejte sepse te gjithe ata qe permend jane ish kryetare partish.
      rilindja nuk eshte parti ajo funksionon si nje bande e si e tille nuk ka arsye pse te permendet kryetari i bandes.
      kur te beje nje artikull tjeter merua si funksionojne bandat e sigurt qe do e permendi edhe ramen.

      1. Une says:

        N.q.se sipas tycave te Vicidolit dhe leshelise rilindja funksionon si bande atehere mbetet qe PDja dhe lesh-e-lija te funksionon e si ISiS me Kamorren.

    2. Zigur Qarri says:

      Jo pa qellim figuron Blushi(pasoja) dhe jo Rama(shkaku).Ne menyre selektive,
      analizojn militantet qe kerkojn te na bejn lavazh trurit dhe jo gazetaret e pavarur.
      Rama nuk ndryshon aspak nga Berisha,ndersa Nano duhet varur me koke poshte.
      Njezet vjeç,ke fytyren qe te ka dhene Zoti,me 40 vjeç,ate qe te ka dhene jeta,me
      60 vjeç,ke fytyren e vertete.

  2. Lee lee says:

    Mero bej 10 pushim

  3. Kapit Tupalla says:

    Ju z. Baze nuk e keni marrë mundin ta kuptoni situatën.
    Ka qenë në përgatitje e sipër një puç brenda partiak i cili u zbulua rastësisht, për shkak të manipulimit të gabuar të znj. Dërguti me telefonin e saj. Koha e paraparë për ekzekutim ka qenë Kuvendi i Përgjithshëm i LVV që është i paraparë për pranverë. Me fjalë tjera, bomba e kurdisur për Albin Kurtin ju ka shpërthyer në dorë. Për fat të madh të LVV-së.
    Të kushtëzosh kandidimin e dikujt për kryetar partie (që e bëri Dardan Moliqaj) është diçka e pakuptueshme dhe e pa arsyetueshme. Ai sonte në një emision TV u zbyth, pas mijëra mesazheve nga aktivistët e LVV-së. Kam frikë se ishte tepër vonë.
    Çka meritojnë puçistët është pyetje tjetër?

  4. Drejtesia do te behet duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe mizakalit. says:

    Koha ka vertetuar me fakte e deshmi te gjalla se albinovicet sikurse berishovicet,bashovicet,nanovicet,metovicet,medijvicet dhe topevicet e ramovicet me shoke e shoqe nuke u bene lidera ngase linden,por nga enverizmi qe i urdheroi duke i katapultuar ne levizje e partibrenda skenareve te peshtire te buces komuniste nazifashiste nen moton,nga eterit e diktatures komuniste nazifashiste tek bijte e mostrat e tyre,qe si dje dhe sot mbeten bashkepuntor e puntore ne mijra krime e superkorrupsione,apo tradheti kombetare,me se,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe me shume popullore e medjatike,o Mero ..fshati qe duket nuke don kallauzer;thote populli

  5. Kuq e zi says:

    Si cdo njeri albini ka gabimet e veta por ne politike ai eshte pararoje e gjithe shqiptarise
    Ishte i pari qe la vendin e kryetarit vullnetarisht eshte i pari qe ka si program te zezen ne te bardhe bashkimin kombtar po ashtu i pari qe nuk pranon te beje koalicione jashte linjes se politikes se tij per pushtet
    Pra eshte krejt cka te tjeret politikane nuk jane eshte pikerisht idealizmi i tij qe tremb nderkombtaret sepse me sa duket perendimoreve i leverdis nje politikan i korruptuar lyer duart me gjak ku mund ta perdorin si vegel folse se nje albin
    Per meren …
    Shto dhe ramen ne listen e mesiperme sepse ndryshe i del boja artikullit

  6. Njeshi says:

    Nuk e di si,qysh,perse,por di te them me bindje te plote se: kur nje njeri krion nje parti mbi vlersimet e tija personale dhe te tjeret e ndjekin dhe perqafojne mendimet e te parit perse na duhet mendimet e kunderta te jene prezente?!
    Ja imagjinoje z.Mero te ishte keshtu ne cdo biznes…bizbesi do kishte falimentuar brenda vitit.
    Ndaj qe nje idie te eci sa me perpara duhet qe vendimarrja te jete ” NJE” dhe te zbatohet…te tjerat( demek demokraci e brendeshme)jane muhabet kafeje.

  7. @autori says:

    Ndoshta nuk eshte faji i Albin-eve, me shume se sa mjedisi qe i prodhon.
    Difekti me i madh i shqiptareve eshte se te keqen e shohin gjithmone jashte vetes se tyre.
    Kjo e ben te pamundur korigjimin e te metave tona.

    1. Zigur Qarri says:

      Ajo e metë,ka te beje me natyren njerzore,e veren pothuaj tek pjesa me madhe e njerzeve.
      Michelle Obama kujton per Barack Obama,si njeri teper “i çuditshem”,ishte teper kritik ndaj
      vetes.Kjo te len te kuptosh,se kush ishte çelsi i suksesit te tij.Problemi eshte percaktimi i
      qarte i statusit dhe zbatimi i tij ne praktike.Aty ku ka boshlleqe per interpretime morale,
      ku gjithmone prapa qendron interesi i individit apo klanit te tij,tregon se statusi ka magesira.

  8. mirel says:

    Mero, si oportunist i cdo krimineli qe ka marre ne dore front e shtetit ne Shqiperi nuk ka moral dhe karakter te gjykoje dhe ti jape keshilla Albin Kurtit.
    Sa per Blushin, mos harro te thuash se ishte Ramuti qe degradoi deri te koshat e plerave te Tiranes, duke vene Veli ushtarin qe ti zhgaravisnin emrin e Blushit me keq se banditet e Berishes.
    Me Albinin nuk mateni dot asnje, keshtu qe mos hani mut kot ti jepni keshilla.

  9. katarakti says:

    Ne kete artikull nuk eshte treguar gjeja kryesore: perse disa jane kunder Albinit?! Kur ky i fundit nuk eshte me as kryetar partie! Albini nuk eshte perendi. Prandaj mund te jesh fare mire kunder tij. Por duhet spjeguar se ku eshte problemi! Ku jane gabimet?! çfare duhet te ndryshoje?! Perse po ndahet VV-ja?! Per para? Per pushtet?! Per arsye ideologjike?! Apo per çfare! Kjo eshte me rendesi. Nje parti serioze ka nje program, ka dhe nje statut qe duhet te respektohet nga te gjithe. Partia duhet te jete unike dhe e qarte ne strategjine dhe politiken e saj. Nuk ka nevoje qe “mocionistet” te qendrojne brenda saj. Ti parashtron programin dhe synimet e partise dhe ne rast se kjo strategji miratohet ne Kongres atehere ajo zbatohet. Kush nuk eshte dakort mund te largohet dhe te formoje nje parti apo levizje tjeter, me nje program te ndryshem. Nuk ka nevoje per 100 lule dhe korrente brenda nje partie. Sepse pastaj partia kthehet ne lesh arapi. Ndofta jane perendimoret, dhe sigurisht edhe Serbia, qe duan perçarjen e kesaj partie kombetare, sovraniste dhe radikale.Perse nuk i hapen petet lakrorit?! çfare duhet te ndryshohet ne praktiken, strategjine dhe synimet e kesaj partie?! Ku jane “gabimet” e saj?! Kush po i fryn zjarrit?! Kjo eshte çeshtja. Jo lulezimi i 100 luleve, siç pretendon Meroja.

  10. fati says:

    Une nuk e di qe Blushin e paska përzënë Rama?! Hajt çpo na degjojne veshet, lloj lloj perrallash veç per te fol keq dhe, sigurisht, mbrapsht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje