I vetmi debat fallco, është: “A duhet prokurori i Përkohshëm”!

13 Dhjetor 2017, 20:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të kthyer në debat çështjen e caktimit të prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Andi Bushati, në një prej editorialeve të tij, e shikon këtë si një çështje të sajuar nga rrethana politike të shumicës, dhe nuk dihet pse dhe të SHBA e Bashkimit Europian. Për këtë ka cituar disa shpjegime të mia, se refuzimi për prokurorin e Përkoshëm, është një çështje që opozita e kundërshton, pasi kërkon të shmangë ndarjet brenda saj.

Meqë këtë citim korrekt e ka vendosur gabimisht në kontekstin e një debati për prokurorin e Përkohshëm, dua të sqaroj dy gjëra.

E para, mendoj se nuk ka debat nëse duhet apo jo një prokuror i Përkohshëm, pasi Kushtetuta e ka të qartë që Adriatik Llalla e ka mandatin pesë vjet nga nisja e detyrës dhe sot ai nuk është më Kryeprokuror, por roje i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ky është një fakt dhe nuk mund të debatojmë mbi faktet që prodhohen nga Kushtetuta e vendit.

Ndaj unë nuk kam shkruar asnjëherë rreth këtij debati dhe as marr mundimin të përfshihem në debatin, nëse duhet një prokuror i Përkohshëm apo jo, pasi është njësoj sikur të përfshihem në një debat, nëse duhet të kemi Kushtetutë apo jo. Ky është i vetmi debat spekulativ në këto kohë.

Prokurori i Përkohshëm parashikohet nga dispozitat kushtetuese me përpikmëri, duke parashikuar mungesën e institucioneve të Vettingut, apo KLP, ndërkohë që këtij prokurori i mbaron mandati, ose e ndërpret atë.

Për këtë as kam debatuar, as debatoj, se nuk jam ekspert kushtetues.

Ajo që unë kam shkruar, ka të bëjë me faktin përse opozita nuk pranon ofertën për konsensus rreth prokurorit të Përkohshëm, pasi vetëm për këtë gjë mund të debatohet.

Kryeministri, edhe pse i ka mundësitë ligjore që i jep Kushtetuta ta zgjedhë vetë prokurorin e Përkohshëm, siç në fakt ka nisur ta bëjë, ofroi dhe vazhdon ta mbajë hapur ofertën, që opozita të përfshihet në këtë proces dhe të japë konsensusin për një prej 7 kandidaturave që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kriteret që ka parashikuar Kushtetuta. Këtu mendimi im është, që Lulzim Basha nuk ofron konsensus, pasi për të është më e rëndësishme aleanca me LSI, e cila nuk e do këtë prokuror, se sa përfshirja në një aleancë të re me Edi Ramën për prokurorin e Përkohshëm. Dhe ka të drejtën e tij të veprojë politikisht.

Ai vuan ende plagën e tradhëtisë që i ka bërë LSI-së më 18 maj kur u bashkua me Edi Ramën për të hyrë në zgjedhje, duke marrë mbi gjysmën e qeverisë dhe gjithë agjensitë shtetërore që konsiderohen fitimprurëse, dhe humbi keq në zgjedhje, duke mbetur edhe pa aleatë, edhe pa pushtet.

Për këtë ju desh të bënte një betejë anti-demokratike brenda partisë për të rimarrë postin e kryetarit dhe rikuperuar humbjen e pushtetit politik, me superpushtet në Partinë Demokratike. Ai vuri në pozita qesharake Sali Berishën, duke e kthyer në një avokat mbrojtës të tij, të frustruar nga ideja që mund t’i shkërmoqej gjithë partia para syve, dhe pak nga pak arriti të riafrohet me LSI.

Tani që këtë gjë që e ka arritur me kaq mund, nuk është i gatshëm ta shkatërrojë për prokurorin e Përkohshëm. Thjesht ai nuk guxon më, që për një konsensus normal politik, të sakrifikojë aleancën politike me LSI dhe të rihumbasë besimin për betejat që e presin. Dhe nuk është se nuk ka të drejtë politikisht. Sido që ta mendosh, Lulzim Bashës i duhen më shumë dy avokatë të rëndësishëm si Sali Berisha e Ilir Meta, se sa një prokuror i Përkohshëm, që nuk do ketë kohë as të shfletojë dosje, e jo më të veprojë.

Për këtë tezë mund të debatojmë, por jo për faktin që a duhet të ketë Shqipëria prokuror të Përkohshëm pas Adriatik Llallës apo jo, pasi këtë na e dikton Kushtetuta. Dhe siç ka thënë Lulzim Basha, nuk mund të bëhen pazare me të.

Së dyti, është spekulim teza se shumica u kujtua për prokuror të Përkohshëm, kur doli dosja “Tahiri”. Me prokurorin e Përkohshëm, ka lidhje mbarimi i mandatit të Adriatik Llallës, dhe ajo nuk ishte ngjarje e papritur, por ngjarje e mezipritur, e parashikuar në Kushtetutë. Autorët e dispozitave tranzitore për prokuror të përkohshëm, që e kanë futur në Kushtetutë, janë dhe PS, dhe PD, dhe LSI etj, pasi të gjithë e dinin që javën e parë të dhjetorit do ishim pa kryeprokuror.

Pra, të gjithë e kemi pritur javën e parë të dhjetorit për të përcjellë Adriatik Llallën. Ajo që ndryshoi gjatë rrugës, ishte se opozita është e interesuar të jetë bashkë në këtë betejë dhe të refuzojnë bashkëpunimin për prokurorin e Përkohshëm, pasi kanë më shumë përfitim politik të jenë opozitë e bashkuar kundër prokurorit të ri, që nuk i dihet çfarë i kap dora nga dosjet e mykura, se sa opozitë e ndarë për një konsensus të ofruar nga shumica.

Nuk është e gabuar ajo që bëjnë për interes të tyre, por nuk është e vërtetë që prokurori i Përkohshëm, është një shpikje e kohëve të fundit e shumicës, e SHBA dhe Bashkimit Europian. Sidomos e këtyre dy të fundit.

Ky është një proces kushtetues i firmosur nga PD, PS, LSI etj, proces që tani ka ndarë politikën në dy kampe, nga një anë shumicën e Edi Ramës me SHBA e BE, dhe nga ana tjetër Ilir Metën me Sali Berishën. Nuk është ndonjë dramë e madhe. Është thjesht një zhurmë e madhe.

15 komente në “I vetmi debat fallco, është: “A duhet prokurori i Përkohshëm”!”

  1. adi says:

    MERO
    NUK NA THE NESE
    KY PROKUROR QE ZGJIDHET A ESHTE APO JO KUSHTETUES????
    NESE REFORMA NE DREJTESI ISHTE NJE GALLATE RILINDASE PER TE MARE PROKURORIN E PERGJITHSHEM????
    SA KOHE DO RIJE NE DETYRE PROKURORI I PERKOHSHEM????( APO SA TE MBYLLET CESHTJA E SAJES , QAZIMIT , VANGJUSHIT ETJ APO NUK DO KETE AFAT KOHOR)
    DHE ME E RENDESISHMJA A KA SHQIPTAR NORMAL NE KETE BOTE QE TE BESOJE QE NE KETE VEND DO KETE DREJTESI KUR PROKURORI I RI ZGJIDHET NE SHKELJE TE LIGJIT DHE ME ME PAK VOTA SE ADRIATIK LLALLA.????????
    PS: TE THUASH QE EUROPES DHE AMERIKES I PLASI TRAPI OSE MENDOJNE NGA MENGJESI NE DARKE SE CA DO BEJE NJE POPULL HASHASHLLI ME PROKURORIN E PERGJITHSHEM ( PASI KY POPULL E NDRITI PER 4 VJET ME NJE MINISTER TE BRENDSHEM TRAFIKANT DROGE) ESHTE VERTET QE TE TALLESH TRAPIN DHE TI ME KETE POPULL ,QE NE FAKT E MERITON.

    1. €piriiiiii says:

      Problem serioz, na u Thartua Dhalla, na u be Gjiz. Kurv,endi spo di çte bej si te veproj. Bashke me Dhallen e thatuar e kane radhen ca Peshq te Medhenj ne Janar, keshtu po na thot FBI, kush mund te jene keta Peshqit e Medhenj, ‘Patjeter’ Vasili me Paloqe Thuthuqi dhe Kuqua i PDerave. Hahahaha

    2. Flutura says:

      A s’di,
      Kushtetuta e parashikon dhe ti pyet Meron a eshte kushtetues. Pyetje pa kuptim ose meqe je a di, nuk kuptoke fare ne ato qe shkruhen ne kushtetute.

  2. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Basha kerkon kohe per te zgjedhur KryeProkurorin,mundesisht pas zgjedhjeve,mendon se do fitoj zgjedhjet dhe do emeroj Kryeprekurorin !
    Emerimin e Kryeprokurorit e ka privatizuar Berisha,nuk mund ta marre LU & Vlahutin pa “tender” !

  3. Skerdi says:

    “Prokurori i Përkohshëm parashikohet nga dispozitat kushtetuese me përpikmëri, duke parashikuar mungesën e institucioneve të Vettingut, apo KLP, ndërkohë që këtij prokurori i mbaron mandati, ose e ndërpret atë,” thote Mero.

    Kjo eshte komplet genjeshter. Kushtetuta nuk ka as nje kapitull, nen, pike, germe ku flet per nje Prokuror te Perkohshem. Jo vetem kushtetuta shqiptare, po asnje kushtetute serioze, nuk ka asnje dispozite per kryetare institucionesh te perkoshem. Ky nuk eshte budallik me. Kjo eshte thjesht nje genjeshter e madhe qe po e perserisin disa here ne menyre qe ta besojn militantet e qeverise.

    1. 2018 says:

      Skerdi, meqense ti qenke nje jurist komentesh anonim , si dhe une, nuk te pi uje lopata per interpretim te kushtetutes, pasi ajo eshte sqaruar nga burra dhe gra qe u rendojne plaçkat dhe veç kesaj, eshte e shkruar shqip qe bile e lexon dhe ambasadori Lu, prandaj edhe fleti ai se lexon shqip, megjithate aq sa kam lexuar dhe degjuar e kam mesuar dhe une. Je dakort qe Adriatik Llalles i erdhi mandati me 7 dhjetor? Po s’je dakort, nuk vazhdojme, po je dakort vazhdojme; Ata qe bene ligjet (ps, pd, lsi…) e dinin qe ne daten 7 dhjetor, Adriatiku nuk isht me (vetem te lutem mos e ngaterro me ate bishtin e detit ne jug) dhe parashikuan qe te benin dhe dispozita ligjore tranzitore (vetem per kete çeshtje) per te mos patur probleme qe prokuroria te mos ngelet me roje si eshte sot (e thote bukur Mero), ne te cilat percaktuan me ligj qe ne rast mbarimi mandati te kryeprokurorit te vjeter (Llalla, se pastaj te tjeret jane te rinj dhe zgjidhen mbi bazen e kushtetutes 140 voteshe) dhe strukturat si KLP nuk eshte krijuar qe e ka kompetence me kushtetuten e re per prokurorin e ri dhe jo tjeter, atehere e cakton parlamenti me shumice te thjeshte K/prokurorin e perkohshem , por kjo nuk e ndalon as opoziten e as kedo deputet te parlamentit te behet pjestare dhe te votoje per zgjedhjen e tij. Bile mund te votohet, po deshen, edhe me 140 vota dhe kjo do te tregonte se deputetet e parlamentit shqiptar te zgjedhur nga vota e popullit, jan ne sherbim te tij. Nuk ndodh keshtu se ca deputet qe mund te jete dhe tere opozita, nuk jane ne sherbim te popullit dhe Shqiperise ne kete rast. Ato te tjerat i di vete ti Skredi qe ke bllokuar mendjen te flase dhe ke hapur gojen te therrase. Megjithate une dhe ti ketu, jemi nje pike uje ne mes te detit dhe s’na pyet njeri edhe sikur te ishim me emrin dhe mbiemrin qe ne kane thirrur prindet, por une e kam perkushtimin ta theme nje llaf qe me ben me te sinqerte e me te qete ne ate qe degjoj dhe shikoj, pse jo mbase ndikoj dhe tek ndonje qe ka nje fare lajthitje nga verbimi.

  4. Z. Mero Baze eshte shume i sakte! Eshte me i sakti ne kete media te shitur shqiptare! Edhe Andi Bushati eshte i shitur! Z. Baze ka te drejte kur thote se nuk eshte jurist dhe nuk diskuton kushtetuten e ligjin qe eshte shume i qarte! Me 7 Dhjetor Llalla iku! Nuk meritojme nje te tille si Llalla! Ketu nuk eshte fjala na duhet nje i ri i perkohshem apo jo por na duhet te qendroje llalla sepse eshte miku i Metes dhe Berishes! Ky eshte thelbi! Por edhe Kushtetuta spiegohet nga juriste te Berishes dhe like floririt sipas porosive te tyre! Ka edhe komentuese injorante militante qe e spiegojne kushtetuten alla Sali! Llalla duhet te ike njehere e mire!

  5. Koba says:

    Thuaje ma Troc.Sali Gerdeci ,Lul-Hajduti dhe Like Floriri po e ndjejne se po u vjen SOSJA.Nuk ka ma DHALLE(LLALLE) Dybeku per te mbuluar pislleqet e tyre.Lufta dhe perpjekja e tyre eshte per Jete a Vdekje.Po Perendia e Shqiptareve i ndihmuar nga Daj Sami po ua gjene Sirane per ti gozhduar .

  6. Skerdi says:

    Me poshte gjeni Kushtetuen e re:

    https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/10/kushtetuta-perditesuar-1.pdf

    Pjesa e 10-te flet per Prokurorine. Nuk ka as edhe nje fjale te vetme mbi nje Prokuror te Pergjithshem te Perkohshem. Ky eshte debat absurd dhe nje grusht shteti.

  7. TOMORI SHBA says:

    Nga cfar, shikojm e degjojm, kjo esht nje komedi qe luhet nga PD, LSI, vetem e vetem , per te ruajtur statukon e mos hapjes te dosjeve, per koorupsjonin e politikaneve kryesor.
    Muaj me par kur diskutohej rreforma, zoti Meta vec te tjerash deklaroi publikisht se; RReforma ne drejtesi sdo prek Kryeprokurorin LLalla dhe kryetarin e gjukates te lart Zganjorin, se kan eksperienc te mir e te gjat ne instucjonet qe drejtojn;.
    Fakti qe tani zoti Meta , bashkeshortja e tij Petrit Vasili, jan ne sinkron me Berishen , Bashen, per te mbrojtur me cdo kusht qendrimin e LLalles ne krye te detyres edhe pse ligjevensi e parashikon mbarimin e mandatit pesvjecar dhe menyren si veprohet ne raste te tilla. Te gjith se ashku PD, LSI, Po i kundervihen me cdo menyr propozimit te mazhorances, SHBA, BE, per ta penguar zgjedhjen e nje kryeprokurori te perkoheshem. Harojn qe jan keta nderkombetar, qe i ka qendruar krah dhe e kan ndihmuar SHqiperin dhe shqiptaret nga 1921 e deri ne ditet e sotme.
    Besojm dhe shpresojm , qe mazhoranca e sotme me ndihmen e SHBA, BE, dota kaperxejn krizen dhe javen e arceme vendi yne, dote ket kryeprokurorin e perkohshem. Kriza dote kaperxehet.

  8. Gerdec-21Janari says:

    Po, ky eshte GRUSHT kunder Shtetit te Korrupsionit.

  9. nord.al says:

    O Skerdi, ai te thot ” dispozita ligjore tranzitore” per rastin e vecante, pra rastin e Llalles, ndersa ti vazhdon e permend kushtetuten. Nuk e kuptoj, a din shqip, apo vetem turqisht.

  10. Vasili i perdoruri i Metes dhe Mones! Pergjegjesine per lejen e Panaritit lexo likes e ka dhene Rama! Presidentin e heqin kur shkel kushttuten! Jo o Shen Vasili! Liken do ta futin ne burg se ka lyer duart me gjak ka vjedhur sa ka dashur dhe per kete e ke ndihmuar ti, vasili dhe Panariti apo haxhinasto! Do te vije dita shume shpejt! Prokurorin e heq ai organ qe e ka zgjedhurpra Kuvendi!

  11. Ilir Gramshi says:

    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Ndaj ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shpresedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

  12. Kleanthi Koci says:

    KU DUHET TE ISHTE KY KRYEPROKUHOR !?

    – Ne burg. jo sot qysh ate dite qe grushtoi kryetarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Republikes se Shqiperise…
    Cdo akuza qe permend Ilir i nderuar eshte e sakte, e vertete, e qarte si drita e Diellit !
    Ke harruar edhe te pakten pese akuza te tjera te renda te tij
    1- Zhdukja e rregjistrimeve te kamerave te Hotelit
    ku zhvillohej konferenca…
    2- Prishja e provave te Krimit flagrant te
    kryeprokuhorit Adriatik Palla.
    3- Prishja e qellimshme i vendit te krimit flagrant
    te kryeprokuhorit Adriatik Palla
    4- Mosveprimi i dhjetra apo qindra prokuroreve
    te pranishem per arrestimin ne flagrance te
    Kryeprokuhorit Adriatik Palla per krimin e kryer
    ne syte e tyre
    5- Shkelja dhe dhunimi i Kushtetutes dhe Kodin
    Penal nga Presidenti dhe KLD- ja per
    mosshkarkimin e menjehershem dhe zbatimin
    e ligjit ndaj nje krimi flagrant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje