Lulzim Basha po shton telashet e tij në SHBA

22 Dhjetor 2017, 20:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka hyrë në një spirale gënjeshtrash, lidhur me financimin e paligjshëm në emër të Partisë Demokratike për një kompani lobimi në SHBA. Dje ai foli për herë të parë publikisht për këtë çështje, dhe dha versionin e tretë në emër të PD për këtë histori.

Ai u përpoq të ndërtojë një histori të re, duke theksuar se disa mbështetës shqiptarë të diasporës kanë paguar 500 mijë dollarë për një fondacion në SHBA, dhe ai ka paguar kompaninë lobuese.

Ai pranoi miqësinë me Alptekin, njeriu që është sot në qendër të një skandali botëror, lidhur me shkarkimin e ish- këshilltarit të sigurisë kombëtare të Donald Trump, Flynn, pasi i ka ofruar atij 15 milionë euro për rrëmbimin e Fetullah Gulen, rivalit të Erdoganit në SHBA.

Versioni i ri i Bashës është se PD ka paguar 125 mijë dollarë amerikanë për lobim nga buxheti i zgjedhjeve, ndërsa 500 mijë USD, sipas tij, janë dhuratë e diasporës shqiptare, dhënë një fondacioni amerikan, i cili ka paguar direkt kompanitë lobuese atje.

Sipas KQZ, Partia Demokratike ka marrë paradhënie 20.771.018 lekë, një pjesë të të cilave (1.728.567 lekë) duhet t’i kthejë për rezultatin e dobët në zgjedhje. Basha tha dje se ka paguar vetem 125 mijë USD, që do të thotë se gjithë kësti që ka dhënë KQZ deri sot është paguar për lobim.

Tani kemi tre qëndrime.

E para, është deklarata e PD, që thotë se: “Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.”

I dyti, është Oerd Bylykbashi, i cili në parlament ka thënë se: “Këto janë financime të partisë politike dhe do te raportohen sipas ligjit deri në mars te vitit tjetër”

I treti, është Lulzim Basha, që mbrëmë për herë të parë përmend donacione nga një fondacion, në një “fundraising.”

Lulzim Basha pranoi më në fund po ashtu, se ka shok të ngushtë dhe mik, turkun  Alptekin, dhe e ka propozuar atë konsull nderi të Shqipërisë në Turqi, miratuar nga Ilir Meta. Siç dihet, ai është në qendër të vëmendjes botërore, për shkak të një veprimtarie të tij, e klasifikuar si terroriste, pasi ka ofruar miliona euro për të siguruar rrëmbimin e Fetullah Gulenit nga SHBA dhe degëdisjen në Turqi.

Tani Lulzim Basha duhet të japë disa përgjigje, ose publikisht, ose në Prokurori, si më poshtë?

Cili është ky fondacion në SHBA, që ka bërë “fundraising” dhe që është në formën ligjore off shore, pasi paratë aty janë paguar nga një kompani off shore për llogari të PD?

Cilet jane 100 shqiptarët e diasporës, që sipas Bashës kanë dhuruar 500 mijë USD për një kompani lobuese në SHBA, pasi ligji jonë është detyrues të bëhen publik donatorët. Në këtë rast, ata kanë dhënë para në emër të PD dhe duhet të jenë publikë, pasi mund të kenë konflikt interesi me pushtetin e djeshëm të PD, apo në të ardhmen?

Por ajo që Lulzm Basha duhet të sqarojë qartë, është  nëse ka ndonjë lidhje mes financimeve që Alptekin, shoku i tij i ngushtë, ka bërë  përmes një fondacioni turk, të lidhur me Erdogan në USA. Kompania e Alptekin, që ka pagur për Flynn është e regjistruar fillimisht në Hollandë, në rrugën ku banonte Basha, në Utreht. Dhe ajo ka paguar një off shore. A është Lulzim Basha i sigurt që pagesën nuk e ka bërë Alptekin dhe për të mbuluar një terrorist ndërkombëtar, ai po  implikon mes të tjerash shqiptarë të diasporës, që ta shpëtojnë atë nga ndjekja penale në SHBA?

Për të provuar të kundërtën, ai duhet të bëjë publik emrat e shqiptarëve që kanë paguar, se pastaj mund të pyesim ata. Në mos ne, Prokuroria e SHBA.

Dhe nuk mbrohet dot as që është pro Jeruzalemit, se ky turku që ka si vëlla, që mund të të ketë paguar dhe lekët, është dhe dora e zezë e Erdoganit.

10 komente në “Lulzim Basha po shton telashet e tij në SHBA”

  1. Kombi says:

    NUK KA SHTET KETU , TE VIJ KUSH TE DOJE KETU TEK NE .KY VEND NUK RREGULLOHET . ASGJE NUK DO TI NDODHE KETYRE, QE I NXORREN UJIN E ZI KETIJ VENDI . EUROPA DHE AMERIKA KANE NISUR WETINGUN I CILI DO TE NA ZHGENJEJE TE GJITHEVE , VETEM PRISNI DHE DO TE BINDENI .

  2. Shume po i meshoni ketyre pareve qe jan paguar dhe mir beni,por problemi eshte se po flitet kot se asnje nga instancat ligjvense nuk reagòn.
    Por mua si qytetar i thjeshte me shqetson me shum fakti se pavaresisht se si jan keto pare(te pista ose te pastra)pse duhet te pasurojn amerikanet e pasur,pse duhet te me meren mua dhe ti jepen nje te pasuri kur shum mire mund te kishim mbyllur vrimat e ekonomis tone.
    A ka ndonje ekonomist te na tregoj se sa dollar jan harxhuar ne keto 27 vjet per lobingje per fushata dhe per 100 partit qe kemi krijuar ne kete dhjerokraci ,dhe sa spitale apo shkolla mund te ishin ngritur me keto pare.
    Po kot sa flasim se kush te ndegjon keta plehra din vetem te shajne bllokmenet dhe te akuzojn njeri tjetrin se kush ka vjedhur me shum.

  3. Fc barca says:

    Do ti Mero bagla te pergjigjet te ti po kush je ti o rrot kari me tu pergjigje ty o bythlepires – ke mbetur si nje kurve plake ne dyert e politikes duke lepir byrhet here ati here ketij si nje lavire me pidh te rrudhur ne kete rast me gojen tende si nje grope haleje kush ka nevoje vjen dhe e kryen nevojen – mutin aty

    1. galaktikos says:

      avash ti ore dudum se na trembe mushken

  4. Alban says:

    MARINSI AMERIKAN “BRAWN ”…
    MUZHIKU RUS PUTIN … APO NACALNIKU SALI BERISHA !?

    – Maska dhe fytyra e e vertete e nje ” bande gangsteresh “

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ CityNews” dhe pothuajse te gjitha mediat shqiptare botuan sot foto dhe fakte te plota ne lidhje me pergatitjen organizative te Partise Demokratike ne te gjithe Shqiperine per protestat destruktive te 13 majit.
    Pjese e ketyre pergatitjeve eshte edhe stervitja dhe pergatitja e “ nje trupe patamilitare” e perbere nga fanatike te PD-se. Pjese tyre eshte edhe “Korpusi Azem Hajdari”, nje bande tipike ala nazisete si nga simobolet e uniformat , i cili financohet dhe drejtohet nga Partia e Cadres se Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi.

    Miti i “marinsit amerikan Brawn ( !? )” dhe…

    Ne krye te ketyre pergatitjeve eshte “ Marinsi amerikan Brawn” qe nga vet menyra si shkruhet emri i tij ngjall dyshim dhe nuk para perdoret ne SHBA. Emri apo pseudonimi ka pak rendesi.
    Me rendesi eshte fakti qe shoqerues dhe perkthyes i tij eshte keshilltari i liderit de jure te PD-se Lulezim Basha…
    Sa poshte ka rene Kartagjena. Keshilltari i liderit te opozites ben terxhumanin e nje marisni!? Per te qeshur e per te qare kjo loje e felliqte sa edhe foshnjore e qesharake , aq edhe e lexueshme e Partise Cader e Sali Berishes!?
    Pak perkthyes anglishtjeje ka Cadra sa per te shperdorur nje keshilltar “kryetari” te saj!
    I duhet dhene rendesi “marinsit amerikan Brawn” ne syte e shqiptareve. U duhet shitur sapuni per djathe bashke me mashtrimin qesharak ala Lul Bashici e Sali Karaxhici.
    Mesazhi eshte teper djallezor aq sa edhe trashanik.
    Marinsi Brown e jo Brawn, eshte simbol fitimtar i SHBA-se.
    Hajde cfare keshilltari e perkthyesi ka Basha sa nuk di te shkruaj sakte as mbiemrin e marinsit amerikan!?
    Mesazhi i cadres eshte: Amerika eshte me ne!
    Ky eshte miti!

    Realiteti: Nacalniku serb Berisha

    Realiteti eshte krejt tjeter.
    Uashingtoni hapur e ne menyre te perseritur ka denuar e demaskuar politiken anti-Amerikane dhe antishqiptare te Partise Cader e Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi .
    Cdo organizem, cdo i paramilitare ala “Korpusi Azem Hajdari”, Cdo strukture paralele e armatosur ose jo, cdo njesi para ose ushatarke qofte edhe “vetmbrotjeje” , kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike kudo ne Bote vleresohet e cilesohet si nje akt terrorist dhe denohet si i tille .
    Cdo personi qe pershihet ne to jo vetem qe nuk i jepet Azil Politik, Karde Jeshile ( Green Card ) apo Shtetesi Amerikane apo euro-perendimore por edhe u hiqet ose arrestohet ne flagrance per terrorizem e veprimtari subversive e terroriste.
    Po pergjegjesine kryesore per akte te tilla e mban rekrutuesi, organizatori, financuesi dhe perdoruesi i tyre ne rastin konkret “Banda e Gangestereve” Sali Berisha, me emrin Partia Demokratike Sali & Shkelzen Sllobodanka Berisha.
    Deshmia me e qarte dhe prova e pakundershtueshme eshte shoqerimi i “Marinsit amerikan Brawn “ nga keshilltari i qehajajt te kesaj bande , Lulezim Bashic.
    Ne kete rast shtrohet pyetja kush eshte Marinsi amerikan Brawn?

    Marinsi amerikan Brawn apo … ?

    Eksperti , ekspertet ukrainas qe ne delir e siper permendi Lulezim Bashic ne Opinionet e Klanit kur u zgerlaq keqazi dhe doli krejt jashte kontrollit, njesoj si Mafia e bosit te tij perballe fakteve rrenuese te Baton Haxhiut dhe Blendi Fevziut !?
    Apo naclniku serb Sali Berisha ?
    Apo ekspertet ukrainas apo ujqerit e vjeter te Putinit !?
    E keta ekspertet ukrainas nuk jane askush tjeter vec ujqerve te vjeter te RIA-s = KGB-se se Vladimir Putinit qe bashke me UDB-ne serbe, Asaline greke, Urbanin hungarez te Kremlinit, jane te vetmit qe mbeshtesin Partine e Cadres se Berishes dhe Korpusin paramilitar Azem Hajdari qe u krijue dhe drejtohet nga Shkelzen Berisha e co.
    Cfare ben e me se merret Kryeprokuhori i Krimit Adriatik Palla dhe kryeprokuhorat e Krimeve te Renda, SHISH-i i Visho Ajaz Gazidedes e paramilitaret e tjere politike Berishes dhe Garda e tij Pretoriane kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi kete e tregon Cadra e krimit, e ngritur mbi vendin e krimit, per llogari e leverdi te krimit dhe terrorizmit antishteteror e antishqiptar ne zemer te Tiranes.

    Murtaja e Botes !

    A ka sot jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Boten krim me te rende e rrezik me te madh kombetar e nderkombetare, mbareboteror se terroizmi?
    Jo vetem veprimi por edhe mosveprimi ndaj tij eshte po ashtu akt terrorisit po aq i rrezikshem me kosto te paripariparueshme ne sherbim te tij dhe kunder lirise e demokracise ne Shqiperi e Bote.
    Ndaj Qeveria, kryeministri, presidenti, policia te veprojne menjehere kunder akteve te tilla terroriste , te ndalojne , arrestojne cilindo qe eshte perfshire ne veprime te tilla duke filluar nga Sali e Shkelzen Berisha, Lulezim Basha e keshilltari i tij perkthyes, “marinsi amerikan Brawn”, qe me siguri do te na dale muzhik rus i Vladimir Putinit !
    Terrorizmi eshte mortaja e Botes, kercenimi me i madh per njerezimin !
    “Marinsi amerikan Brawn” eshte vetem maska e Berishes dhe Bashes per tu hedhe hi syve shqiptareve se gjoja “Amerika eshte me ne” ne nje kohe qe me ta eshte vetem Beogradi, Shkupi , Athina, Urbani dhe Putini … !

  5. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2017 at 07:20:53 EST

    MODELI MAQEDONI APO PROJEKTI
    PUTINIST I BANDES SE BERISHES

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Vangjel Dule, ala Agron Duka, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht !
    mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve !

  6. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 11, 2017 at 00:55:39 EDT

    Jo vetem opinione… me shume fakte

    MIQTE E TRAFIKANTIT APO TE DONALD TRUMPIT !

    – Asnje zyrtar shteteror amerikan nuk ka denjuar as ti jape doren as Bashes as Fatmir Medihoxhes…

    – Miq te burgaxhiut Trafikantit jo vetem nga zanati por edhe nga fundi i turpshem i tij

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jo vetem nga mbiemri por edhe nga zanati e sifati!
    E filloi si trafikant vajzash e grash nga Fieri, Lushnja, Berati, rrethinat e Vlores… Parà pafund pjeshkash….
    Oreksi vjen duke ngrene… Nga pjeshkat hidhet ne tregtine e drogave te forta heroine, kokaine, droga sintetike ruse….
    Nga human trafik e narkotrafik i vjen rradha tregtise se armeve dhe municionit te falsifikuar kinez ne bashkepunim me “sypeshkaqenin” e peshkaqenit Berisha!
    Peri keputet prej se holli… Zollumi keputet prej se trashi, thote sovrani…
    Kapet ne Itali nga antimafia e anti- droga italiane… Denohet dhe me ndihmen e Trafikantit, kongresmenit amerikan te Ohajos, dhe Berishes e Mafias italo-shqiptare lirohet pasi denohet dhe i ndalohet perjete hyrja ne Itali.
    Nderron mbiemrin ne Medihoxha por kapet perseri nga zbulimi italian… Bashkeudhetari i tij i narkotrafikut merr persiper pislleqet e Medihoxhes qe e shpetoi vetem pasaporta diplomatike dhe mbiemri i ndryshuar…
    Ai sot vazhdon ne pranga… Mediu akoma gezon milionat e human trafikut dhe tregtise se felliqte te armeve dhe municionit te falsifikuar kinez
    Por mekati i tregtise njerezore, i shitblerjes se skllaveve te seksit dhe narkotrafikut= vdekjes se bardhe per se gjalli e per se vdekuri te viktimave te kesaj epidemie te llahtarshme te shekullit i shperthen llahtarshem ne duar ketij kryekrimineli jo vetem Shqiptar por edhe nderkombetar sic do ti shpertheje krejt Mafias qe ka dale prej kontrolli te Sali Berishes sapo te vendoset Drejtesia dhe shteti ligjor ne Shqiperi!
    I pelcet ne dore Hiroshima shqiptare , Gerdeci me 26 te vrare, qindra te plagosur e shtepi te rrenuara jo vetem te fabrikes berishiane te vdekjes….
    Krejt shteti antishtet i Berishes vihet ne sherbim te ” sypeshkaqeneve” Shkelzen Sali Mediu e krejt korporates se krimit jo vetem te organizuar por edhe partiak e shteteror te Sales.
    Nuk ka krim te rende, nuk ka afere korrupsioni e kusarie ne permasa te medha, nuk ka krim kunder njerezimit si masakra edhe e femijeve e pleqeve ne Gerdec apo ekzekutimi pa vendim gjykate i kater protestuesve krejt paqesore me urdherat e Sali Berishes e Lulezim Bashes me 21 janar 2011… katrahura 1996-1997, grushti fashist i shtetit i 14 shtatorit 1998 … qe nuk mbajne vulen dhe emrin e Sali Berishes dhe ” Bandes se gangstereve” te tij, sic e kane cilesuar qysh ne pranveren e vitit 1996 dy gazetat me te medha te Britanise se Madhe ” The Times” dhe ” Independent” , te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic e ka cilesuar mbreti i shtypit te lire boteror ” The New York Times”!
    E keqja e madhe eshte se pikerisht keta krye- kriminele shqiptare e nderkombetare si Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Mediu e co. na mbajne leksione ndershmerie, tundin dite e nate flamurin e rreckosur te dekriminalizimit, te luftes kunder narkotrafikut e humantrafikut, te luftetareve dhe heronjeve te luftes kunder krimit te organizuar qe e ngriten ne sistem antiligjor e antishteteror te shkalles me te piste mafioze qe e rrenoi te pakten pese here cdo hallke dhe qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, arsimore e shkencore, artistike e kulturore!
    Thirrjet deri ne cjerrje zeri per ndershmeri e dekriminalizim te ketyre kryebanditeve e kryekrimineleve te kujtojne klithmat ne kupe te kryehajdutit perpara kapeni hajdutin !
    Tamam si tek Ali Baba me 40 hajdutet ! Vecse ai Ali Baba arab ne Shqiperi e ka emrin Sali Baba jo me 40 por me 400 hajdute, vrases, humane e narkotrafikante ala ” sypeshkaqeni” e Fatmir Mediu, ala Lulezim Basha e Genc Pollo , ala Arben Ristani e Flamur Noke Stanishici, ala Arben Imami e Akeksander Frangaj, ala dreq e i biri i kryedreqit Berisha!
    Jo vetem zanati por edhe fundi i kesaj bande gangsteresh, e Mafia qe ka dale krejt jashte kontrolli te Sali Berishes dhe pjelles se tij politike Fatmir Mediut, Mul Nokes e Oerd Bylykbashi…. e asaj biologjike Xeni, Gita, Jamserbi… do te jete po aq i turpshem sa i Trafikantit amerikan qe i hengri plot tete vjet burg nga Drejtesia dhe syshqiponjat e FBI-se amerikane.
    Vetem per ftesat dhe takimet e blera me parate e pista te human e narkotrafikut, me parate e pergjakura te Gerdecit e 21 janarit, te municionit te falsifikuar kinez qe eshte shkelje flagrante e ligjeve federale amerikane, Fatmir Mediu dhe banda politiko- ekonomike e Berishes kane paguar mbi dy milione dollare amerikane lobisteve te Kongresit amerikane.
    Pra vetem per disa foto me kongresiste pa asnje reputacion e krejt te pa njohur ketu ne SHBA qe nuk perfaqesojne as nje per qind te votave ne Kongresin amerikane jane shpenzuar nga kjo Mafia 2 milione dollare te vjedhura fakirave shqiptare.
    Nderkohe, vetem Fatmir Mediu, sipas te dhenave konfidenciale amerikane ka ne bankat offshore mbi 29 milione dollare te vjedhura e plackitura shqiptareve dhe Shqiperise!
    Po ashtu asnje funksionar i cfaredolloj niveli te administrates se meparshme apo qeverise se sotme te Donald Trumpit nuk ka pranuar as nje shterngim rutine dore me keta Trafikant Shqiptar!
    Jo vetem kaq por Presidenti Donald Trump ka deklaruar disa here ne keto me pak se 60 dite te para ne detyre se do te ndaloje rreptesisht cdo lobim te cilitdo zyrtari te administrates se tij per qeveri apo shtete te huaja, cka perben jo nje shuplake por nje grusht te rende per matrapaze, sharlatane, kodoshe prostitucioni, narkotrafikante, te korruptuar, te degjeneruar, hajdute e vrases si Fatmir Mediu, Lulezim Basha e krejt kjo bande gangsteresh te Sali Berishes!
    Vete deklaratat e fuqishme zyrtare te Departamentit te Shtetit ne mbrojtje te ambasadorit te shkelqyer amerikan ne Tirane Donald Lu, jane jo nje shuplake por nje grusht i fuqishem i administrates se Donald Trump ndaj shpifjeve, sulmeve ala staliniste te kesaj Mafia qe ka dale jashte kontrolli te Sali Berishes te cilen e pret fundi i turpshem i mikut te tyre Trafikant sapo te miratohet Vetingu dhe te veprojne dora e hekurt e Drejtesise dhe Shtetit ligjor ne Shqiperi!
    Drejtesia e Ligji edhe vonojne !
    Edhe vonojne por kurre… asnjehere nuk harrojne… Asnjehere! Kurre!
    Never ever, sic thone aleatet , miqte strategjike, vellezerit tane amerikane!
    E kush ka miq Ameriken ne Toke e Zotin ne Qiell nuk humbet kurre asnjehere!
    Never ever!

    POST SCRIPTUM:

    Per kete kategori ” te huajsh qe nuk ia duan te miren Shqiperise ” ala Trafikant e jo vetem per ate, sic lexohet qarte midis rrjedhtave, e kishte fjalen edhe Kryeministri Rama sot para grupit Parlamentar te PS-se dhe ne Top Chanal…..

  7. mimmo says:

    Fc barca ! ! Qeke gojendyre i neveritshem ! ! Mbylle se nuk ta var askush o ignorant kalibri ! ! ! Pershnetje ! !

  8. joel shkodra says:

    Barca eshte teper gojendyre; e nuk eshte vetem ai ne komente te ndryshme. Por fajin kryesor e ka gazeta qe i boton keto ndyresira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje