Nga Mero Baze
Byroja parlamentare ka ndëshkuar 7 deputetë të opozitës me dhjetë ditë mospjesmarrje, pas rrëmujës së datës 18 dhjetor në Kuvend, ku u përdorën lëndë shpërthyese dhe sende të forta, si dhe dhunë fizike nga deputetë të opozitës kundër shumicës. Vendimi i ka lënë të pakënqur të dy palët. Mbështetësit e shumicës ndjehen të fyer se si mund të dënohen kaq pak deputetë që të heqin të drejtën e votimit duke të grabitur kartën e votimit, apo të tjerë që ndezin shashka dhe i hedhin në drejtim të kryeministrit, ndërsa kryeprokurorja betohej. Të tjerë nga opozita bëjnë si të mërzitur se u ëshët hequr mundësia të jenë në dy seanca Kuvendi.
Në fakt, ajo që ndodhi në Kuvend, është gjyqi real që i është bërë opozitës. Ajo nisi si një betejë për rivalitet mes Partisë Demokratike dhe LSI, dhe kjo e fundit e fitoi betejën me dhunën. Por është një fitore që nuk i duhet askujt.
Pas shfaqjes së Monika Kryemadhit dhe dy vajzave deputete, kam frikë se shumë mbështetëse të feminizmit në Shqipëri mund të ndjehen keq për atë çfarë kërkojnë për rolin e femrës në politikë. Edhe pse nuk është faji i tyre, ato janë kompleksuar aq shumë, sa ndonjë ditë do t’i shikoni me portretin e Monikës në dorë duke shkruar “Jo në emrin tim”
Sjelljet po ashtu prej idioti të Nokës, Strazimirit e Salianjit, që ndiznin shashka dhe i hidhnin mbi kokë të kolegëve të tyre, nuk besoj se ka nevojë të ndëshkohet ligjërisht, pasi ajo është një fushatë gratis kundër imazhit të opozitës në parlament.
Por ndëshkimi real që mund të marrë opozita për atë që ka ndodhur, ka të bëjë me të ardhmen e saj dhe raportet mes PD dhe LSI. Deri më sot, LSI ka qenë një forcë që luante rolin e “kingmaker”, duke qenë mes PS e PD, dhe duke qenë herë me njërën dhe herë me tjetrën. Ilir Meta është politikani që ka mundur ta bëjë më mire se kushdo tjetër këtë rol, me gjuhën e tij të drunjtë, pa eksese dhe përpjekjen e stërmundimshme për të qenë paqësor me të dy palët. Edhe pse brenda vetes ka shumë dilema për bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij, dhe një paranojë se gjithkush mund ta minojë të ardhmen e tij, ai mbetet politikani që bëri më shumë përpjekje për ta pasur mirë me të gjithë, dhe përmes atij profli ai arrii ta rrisë dhe t’i ruajë kuotat e LSI në pikën më të lartë të mundshme.
Kjo që po bën zonja Kryemadhi nuk është shqetësuse se e bën si femër, por është shqetësuese se e bën si kryetare e LSI. Me pozicionin radikal që ajo ka marrë si LSI, ajo është praktikisht krahu i armatosur i PD, nga krahu negociues që ka qenë kur ishte me PS. Ajo përbën sot frymën radikale të opozitës, gjuhën vulgare të saj, dhe ka si produkt të saj, politikanët që nuk mendojnë, por flasin, dhe mbi të gjitha, mbartësit e idesë radikale se kryeministri duhet vrarë, duhet burgosur, është i droguar, është kriminel etj. Kjo është një muzikë që u bën mirë veshëve të një pakice brenda PD, asaj më radikales dhe më të vjetrës në mentalitet. Është një muzikë që e dëgjon ajo pjesë e elektoratit që e di ku e ka vendin. Janë ata që nuk kanë ndërmend të shkojnë tek Monika Kryemadhi, por i thonë Monikës “mirëserdhe tek ne”. Dhe ky është një ndëshkim politik për LSI, është një tkurrje e saj dhe fillimi i një hemoragjie që vjen nga tradhtia reale që Kryemadhi po i bën traditës politike të Metës në krye të LSI. Vlera e LSI ka qëndruar tek fakti, që kur është me PD merr elektorat pragmatist të PS, duke mos i vënë në siklet që po i çon djathtas, ashtu sikundër kur ishte me PS merrte elektorat të PD, që nuk i vinte në siklet pse ishin me Ramën. Kaq radikale sa është bërë LSI, kam frikë se do lëshojë të majtët realë që ka brenda dhe s’do marr asnjë të djathtë.
Unë nuk shikoj problem formal nga gjuha e saj në Kuvend, as nga histeria e disa çupëlinave që ngatërrojnë gjakosjen me njollosjen, por nga fakti se ky ndryshim identiteti i LSI, po e unifikon atë me një krah radikal brenda PD, i cili nuk është njësoj si krahu radikal i enveristëve brenda PS , të cilët Monika mund t’i gënjente me ndonjë drekë begenisje, e t’u thoshte se “Edi Rama se ka pas qejf Enverin”. Aty ku po shkon Monika, vendet janë të zëna dhe ajo mund të ngelet në këmbë. Ndërsa LSI rrugëve.
Gjeja me e mire e zgjedhjeve te qershorit ishte ndarja qartesisht ne dy fronte. PD-LSI ne nje ane dhe PS ne anen tjeter. Tani nuk ka me King Maker, apo te hash me dy luge. Ndersa shfaqja e fundit e asaj histerikes se pakontrollueshme te LSI-se vetem mire i ben PS-se. Ndersa LSI-a do te zbrese ne kuotat me minimale. I gjithe problemi tani eshte se si LSI-ja ashtu edhe PD-ja e dine qe nuk vine me kurre ne pushtet me votat e popullit, prandaj ata perpiqen te destabilizojne vendin si e vetmja rruge qe u ka mbetur. Varet tani se sa i vendosur dhe guximtar eshte Edi Rama. Se na e shpifi me pergezimet dhe lavderimet per djalin e mire Lul, apo per punen e mire te Llalles, Ajazit dhe kompani. Edhe zgjedhja e Arta Markut si kryeprokurore e pergjithshme ben pjese ne strategjine e Rames per t’i krehur bishtin PD-se. Por PD-ja nuk kenaqet me kaq. Duke pare terheqjet e vazhdueshme te kryeministrit ajo nuk kerkon as me pak dhe as me shume por pushtetin ne tavoline. Me ane te ndonje qeverie stabiliteti, antidroge, antikorrupsioni etj etj.
Bravo Mero, eshte fiks sic ti e parashtron problemin, dhe ben kete anlize te sakte,
Ore si nuk iu mbyll goja kesaj buçes, kryetares se LSI?! Ne tere kanalet eshte thirrur dhe flet vetem ajo. Si nuk i hiqet stoli kesaj putane dhe e lene te perserise si papagall se per KrProkuroren duheshin 84 vota prandaj linden protestat. Oj lubi e pare e vendit! Protestat, tymeset, shtytjet, “gjakosjet” vjedhjet e kartonave ju i bete para votimit. Po mbase ajo zonje i merrte 84 vota, pak here jane shitur e blere deputetet tuaj? Prisnit njehere e pastaj te ulurinit “ESHTE SHKELUR KUSHTETUTA. DUHESHIN 84 VOTA!”
“…… pasi ajo eshte nje fushate gratis kunder imazhit te opozites ne parlament. “. Mero je i madh. Ky eshte nje konkluzion i vertete qe truri berishian i Nokes, Strazimirit ,Salianjit nuk e rrok dot. Keta nuk masin dot humbjen ne elektorat si rezultat i ketyre felliqesirave qe i kane deputete. Kurse LSI eshte partia qe ka ne krye nje femer telendare qe nuk ka nevoje ti kundervihesh. Ajo e ben me se miri propaganden anti LSI me ato cka thote vete dhe muhabete pa koke e pa kembe.
Neqoftese nanetaret e LSIS, nenat motrat bijat tona shqiptare mendojne se ajo qe drejtoi dhunen ne parlament dhe merr guximin te kercenoje me vdekje kryeministrin e vendit i cili eshte zgjedhur ne menyre demokratike, eshte perfaqesuesja me e denje e tyre, le te aderojne ne ate parti dhe le te pranojne te udhehiqen prej saje! Nese mendojne se sjellja dhe fjalori i saje i perdorur ne parlament i nderon, le ta pranojne te udhehiqen prej saje! Vetem nje gje duhet te dini. Fisnikeria mencuria bujaria dhe dashuria e femres shqiptare, nuk ka te ngjare fare me ate qe pame te shpaloste ” liderja” juaj Ajo shpoalosi nje sjellje qe edhe nje prostitute do te kishte turp !
Mendime mbi fakte me ze e ne figure
CFARE NUK MUND TE PRESISH NGA
KUCEDRAT E KRIMIT !?
– Ja nxite jeten popullit tuaj me kusari e
padrejtesi pa fund…
– Ja nxite faqen Shqiperise….
– Po per femijet tuaj a mendoni valle !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ndoqa drejtepersedrejti protesten e e deshtuar me sukses te plote te opozites shqiptare. Nuk ishte nje proteste dosido.
Dy skajet ekstreme te politikes shqiptare PDSH e Sali Berishes dhe LSI e Ilir Netes ishin grusht bashkuar si kurre me pare per te mbrojtur koken e tyre nga Vetingu dhe Reforma ne drejtesi.
Shpatat e te dy paleve ishin bashkuar ne mbrojtje te Gjysmagjelit te tyre me kontrate 50/50, kryeprokurorit te Shqiperise Adriatik Palla qe nga dita e pare e deri ne castet e fundit ne ate karrike beri krejtesisht kryeavokatin e e emeruesve dhe protektoreve te tij, Garden Pretoriane te tyre e aspak kryeavokatin e Ligjit dhe shtetit shqiptar, sic e percakton shume qarte Kushtetuta e Shqiperise.
Deshtimi i kesaj proteste u paralajmerua qysh ne sebepin e perdorur nga protektoret e Balles qe ishte “ mbrojtja e Kushtetutes” !
Si mund te mbrohet Kushtetuta e nje shteti qe u shkel hapur dhe ne menyre FLAGRANTE qysh diten kur Adriatik Palla grushtoi ne syte e gjithe prokuroreve te Shqiperise kolegun e tij Shkelqim Hajdari, kryetar i Shoqates Kombetare te Prokuroreve per shkak te detyres .
Ne vend qe Adriatik Palla te arrestohej ne flagrance e te perballej me ligjin dhe Kushtetuten e dhunuar, ai u mbrojt si nga bosat e tij politik Sali Berisha dhe Ilir Meta ashtu edhe nga kapterri i Sales dhe SHQUP-it ne krye te shtetit shqiptar dhe te KLD-se.
Pra shkelesit e Kushtetutes per mbi 25 vjet impuniteti e nje vit e gjysem plot pas incidentit Penal te Palles, tani na behen gardianet e saj te vonuar per te zgjatur e vonuar edhe me zbatimin e Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi me hir a me pahir.
Si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine !
Sjellja banditeske, krejt rrugecarerore e Sali Berishes e Monika Kryemadhit jo vetem ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e saj, por edhe ne rruget rreth tij kur nderseu bandat e murrme te Sales per te sulmuar e zaptuar ate flasin me shume se cdo e se te gjitha komentet e shqiptareve dhe nderkombetareve !!!
Jo vetem kaq por si njeri edhe tjetri ia nxine edhe me fytyren e Shqiperise por edhe te vetvetes se pari me sulmet tipike ala Kkm Jong Un e ala Sali Berisha ndaj miqve dhe aleateve tane strategjike SHBA-se dhe Bashkimit Evropian ku duhet e duam te integrohemi!
Ne shqiptaret kemi nje urim tragjik, gati makaber :“ Shyqyr qe ra ku mort e u pame !”
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet:
Jo vetem ne shqiptaret por edhe nderkombetaret, edhe miqte edhe armiqte pame me syte tane fytyren e vertete te kesaj “Bande gangsteresh “ dhe te “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ deri ne terbim, deri ne cmenduri, deri ne lemeri nga paniku dhe tmerri i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi !
Ne keni dyshim per keto konkluzione rishihni edhe nje here pamjet e histerise, terbimit, cmendurise me ze e me figure te Sali Rame Berishes dhe Monika Kryemadhit !
Jo vetem si politikane por se pari si njerez, si prinder !
Se nje shqiptar nuk mund t’ia beje atdheut te vet nje permjerje te tille.
Cfare nuk mund te prese Shqiperia dhe shqiptaret nga atdherrenues dhe atdheshites si Sali Berisha dhe banda e tij e gangstereve!?
Cfare nuk mund te presim nga Kucedrat e Krimit ne panik dhe lemeri, ne historine dhe cmenduri perballe Vetingut dhe Reformes ne drejtesi !?
. MERO, e ke qa!
Çupat e LSI-së, u njollosën e nuk u gjakosën.
U gërvishtën ,sepse filluan të godisnin, por nuk u plagosën duke u goditur nga policia.
Çupërlinat e mamasë së çmendur, duhet tê nxjerrin mësim, dhe ta mbajnë nën freh MUNËN e çekuilibruar, se i NJOLLOSI dhe nuk i GJAKOSI.!?????
Tana kete po mendoja edhe une kur po lexoja.
MERO KA BERE SHKRIM BRILANT.
DUHET TE FILLOJE URGJENTISHT NJE PRGRAM QE KA BER VITE ME PARE QE QUHEJ
FAKTORI PLUS
Jam I bindur qe REPORT TV e merr menejhere
Se cfa mostre e felliqur esht monika kryemadhi, apo Meta i ka en vulen diten e hen ne parlament dhe asht ti. Me zi per vehten e saj dhe Ilir Meten si bashkeshort i saj dhe si president i rapublikes nuk ka. Sjelljet e saj rugacerore, agresive, jasht cdo etike qytetaretare e parlamentare, deshmuan se kjo femer, jo vetem sduhet te ket vend ne parlament SHqiptar,, por duhet te ndiqet penalisht, per dhunen qe tregoi, me fjal e vepra, per rrembim te kartave te deputeteve te mazhorances qe te mos votuonin, per zgjedhjen e kreprokurores te perkohshme, zonjes Marku. ashtu sic e percakton ligji i ri ne raste krizash, apo vakancash. Fjalet e pista qe dilnin nga goja e pist dhe hedhja e sendeve te forta duhen ndashkuar maksimalisht. Duke folur per nje gervishtje te dores te ne kerpacke, Haroi se ajo vet ne bashkepunim me disa deputet te PD, nxiten turmen e perkrahesve te tyre te thejn kordonin e policis , duke plagosur gjasht prej tyre, midis tyre edhe ne vajze police. Haron kjo moster se kush ve dor mbi policin e shtetit, duhet te denohet me burgim maksimal.
Sikur te mos mjaftonte skandali qe beri, kjo shemti, ben bendeklarata antikushtetuse dhde per turpin e sj kujton Avni Rustemin, qe kjo si vjen as ne fund te kurizit.
Se cfar mostre e felliqur esht monika kryemadhi, apo Meta i ka ven vulen diten e Hen ne parlament . Me zi, per vehten e saj dhe Ilir Meten si bashkeshort i saj dhe si president i rapublikes nuk ka. Sjelljet e saj rrugacerore, agresive, jasht cdo etike qytetaretare e parlamentare, deshmuan se kjo femer, jo vetem sduhet te ket vend ne parlament SHqiptar,, por duhet te ndiqet penalisht, per dhunen qe tregoi, me fjal e vepra, per rrembim te kartave te deputeteve te mazhorances qe te mos votuonin, per zgjedhjen e kreprokurores te perkohshme, zonjes Marku. ashtu sic e percakton ligji i ri ne raste krizash, apo vakancash. Fjalet e pista qe dilnin nga goja e pist dhe hedhja e sendeve te forta duhen ndashkuar maksimalisht. Duke folur per nje gervishtje te dores te nje kerpacke, Haroi se ajo vet ne bashkepunim me disa deputet te PD, nxiten turmen e perkrahesve te tyre te thyejn kordonin e policis , duke plagosur gjasht prej tyre, midis tyre edhe ne vajze police. Haron kjo moster se kush ve dor mbi policin e shtetit, duhet te denohet me burgim maksimal.
Sikur te mos mjaftonte skandali qe beri, kjo shemti, ben bendeklarata antikushtetuse dhde per turpin e sj kujton Avni Rustemin, qe kjo si vjen as ne fund te kurizit.
Te nderuar komentues. Ose nuk e keni lexuar Mero Bazen qe ne kohe te hereshme, ose keni harruar.
Keto kohe, po vertetojne saktesisht theniet e Mero Bazes para shume viteve qe Ilir Meta ishte i futur nga Berisha per te bere karriere, e ndihmoi te bente karriere ne kembim te shkatrrimit, percarjes se PS-se. Ai subvesiohohej aso kohe nga PD nepermjet Gazidedes. Kjo e faktuar ne drite te diellit. Analizat e Meros u vertetuan plotesisht sot. Ja fundi i Ilir Metes. Bashkepunoi deri ne fund me Berishen-Bashen kunder PS-se, bene te pamundur deshtimin e Reformes ne Drejtesi dhe e thene troc per bejne thirrje e paralajmerime per likuidimin fizik te Edi Rames, si pengesen e vetme e te pakapercyeshme per ardhjen e tyre ne pushtet dhe per shkak te reputacionit qe ai ka brenda e jashte vendit dhe si nje nga menyrat me te pershtateshme per te destabilizuar vendin, per ti shpetuar Reformes ne Drejtesi.
Me mire qe LSI (parti politike pa parime te qarta, por parti e interesave individuale dhe e pasurimit te paligjshem) qe drejtohet aktualisht nga Kryemadhi (qenka shume idiote dhe injorante) dhe Vasili (nje idiot servil dhe dublues i kryetares dhe Ilir Metes). Diskreditimi i LSI eshte i pashmangshem cdo dite qe kalon. Me mire nuk mund te behet, sepse, ne fund te fundit, do te jete me mire qe ne Shqiperi te shkrihet LSI dhe te kemi dy pole politike, pra, grumbullimin e forcave politike te majta (tek PS) dhe atyre te ashtuquajtura te djathta (tek PD). Ne shume pikpamje, ky grupim dypartiak, do te jete me i efektshem per Shqiperine, derisa niveli kulturor dhe i gjykimit te shqiptareve te permiresohet nepermjet uljes se nivelit te gjykimit militanti dhe te “humbjes” se fanatikeve militante, qe nuk i sherbejne kurre ndertimit te shtetit ligjor, te domosdoshem per funksionimin normal te shtetit demokratik.
Si gjithmone shume i sakte Mero! Urime dhe ne keto dite te bukura.
Monika e tregovi veten pa culture porofesionale dhe ate qytetare.