Tri shënime që prishin Krishtlindjen!

25 Dhjetor 2017, 20:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E para ka të bëjë me meshën e parë të kryepeshkopit Janullatos, si shtetas shqiptar. Ky ishte një lajm i mirë, pasi kryepeshkopi Anastas mban mbi supe jo vetëm peshën e kryqit që drejton kryemeshat për ortodokësit shqiptarë, por dhe gjithë marrëzitë e raporteve shqiptaro-greke, që janë me tepricë nga të dy palët.

Si e tillë, dhënia e shtetësisë është më shumë një akt paqeje me Greqinë, se sa ndonjë nder që i bëhet kryepeshkopit, pasi letrat janë detyrim për çdo shtetas të huaj që rri më shumë se pesë vite në Shqipëri.

Dhe si i tillë, ky lajm vlen pikërisht për këtë gjë, për të theksuar rëndësinë e raporteve më të paqta me Greqinë. Dhe nuk është rasti as të kryqëzohet Ilir Meta, dhe as të heroizohet, edhe pse ai po e paraqet si vepër individuale të tij. Nuk bëhet fjalë thjesht për shtetësinë e kryepeshkopit të firmosur në Presidencë, por për një proces të nisur në Kretë. Dhe ky është lajm i mirë.

E dyta ka të bëjë me përpjekjen për të bërë politikë me një vdekje tragjike të një të riu shqiptar në një burg në Francë. Barbaritë e burgjeve ordinere në Perëndim mund të prodhojnë sa të duash skena të tilla ndaj çdo shtetasi. Mund të ndodhë dhe në burgjet tona.

Por  ideja se qeveria shqiptare është përgjegjëse për atë tragjedi, e fyen dhe vdekjen e djaloshit.

Ai mund të ketë ikur vërtet nga varfëria dhe pamundësitë e këtushme, por ideja se po të ishte Tritan Shehu në pushtet, kjo nuk do të ndodhte, e bën komike këtë tragjedi. Lereni në fatin e tij të zi.

Gjykata Speciale në Kosovë, e cila pritet të nisë punën në vitin që vjen, i bëri një gjyq paraprak politikës shqiptare në Kosovë, pasi provoi se çfarë presin ata në të vërtetë prej saj.

Përpjekja për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale, e cila u ndal pas kërcënimeve ekstreme të ndërkombëtarëve, është seanca e parë gjyqësore kolektive që ju bë klasës politikë në Kosovë.

Në atë seancë parlamentare, në të vërtetë u gjykua frika e politikës së Kosovës nga ndëshkueshmëria dhe mentaliteti anti-perëndimor që ata kanë për sistemin e drejtësisë.

Nuk dihet se kë do të dënojë individualisht gjykata, por kolektivisht ajo ka gjykuar dhe ka bërë publik ata që presin të ndëshkohen prej saj.

23 komente në “Tri shënime që prishin Krishtlindjen!”

  1. SHQIPO, EUROPIAN says:

    @ BOTUES SERVIL,
    1.
    Dhënia e Shtetësisë nuk është askund dhe absolutisht dhënie e 1 cope letre.
    2.
    Dhënia e Shtetësisë nuk bëhet për çdo shtetas të huaj që banon 5 apo 25 vjet në Europë.
    3.
    Aktet e paqes me Greqinë dhe çdo Vend kalojnë nga Respekti Reciprok dhe jo nga Servilizmi Pushtetar.

  2. mirel says:

    Tre jane shenimet qe prishen Krishtlindjet shqiptare:
    1- varrrrezat greke
    2-Janulla me nenshtesi shqiptare
    3-Tre tradhetare te deklaruar tashme te Kombit.
    Ilir Meta, Edi Pisi. Dhe Mero zuzari.
    Sa per detyrimin qe shteti shqiptar ja kishte Janullatos punen e shtetesise, Greqia ka mijera detyrime te pashlyera ndaj Shqiptareve.
    Prandaj detyrimi jone si shqiptare eshte te njohim ne rradhe te pare tradhetaret si puna jote, dhe te distancojme qendrimet tona.
    Ne kete moment do filloje perballja dhe detyrimet e verteta ndaj Atdheut dhe denimin e tradhetareve.
    Mero plera deri dje u shkerbyth pas cismes se Monikes, sot po lepin shollin e kepuces se Ilir Metes.
    Thoni, bejne apo nuk bejne palacollek me njerezit keta plera?

  3. mirel says:

    Dhe te keni parasysh dhe faktin tjeter. Perderisa Merozoi baze i del ne krah Metes, atehere ky eshte dhe qendrimi zyrtar i Edi Ramutit.

  4. Gezuar says:

    3 gjerat qe me prishen mua krishlindjet
    1- zhurma e shitesve abulant tek kisha e lacit.Shpresoj qe kisha atje te kerkoj “urtesine” e keture njerzve sepse eshte shume acarruse
    2-kafja ne durres…shkon ti per te pire nje kafe qe te qetesohesh por nuk te le kamarjeri qe ben sikur nuk shikon klientin…kafe ne hotel 4*
    3-mesazh-urimet akoma pa ardhur krishlindjet dhe viti i ri…se perse nxitohen disa qe te te urojne nje dite me perpara?! Nje zot e di!
    Kur ti me uron nje dite me perpara,dhe une jam i detyruar te kthej urimin,c’ me ngelet te uroj diten e festes?!
    Per te nxituarit,kam nje mesazh…si do ju dukej tu uronin ju nje dite me perpra ditelindjes tuaj?!

  5. mirel says:

    Ou..se muerren syte nga deklarata jote per detyrimet qe Shqiperia paska ndaj Greqise dhe harrova te lexoj per vdekjen e shkodranit ne burgun francez.
    E di ku eshte poshtersia e shtetit tone? Ne nje kohe qe Franca kishte paraqitur si dyshim shkak vetevrasjen, por jo me nje perfundim zyrtar, Shqiperia e konfirmoi vetevrasje. Nderkohe nga ana e francezeve deklarohej qe hetimet nuk kane mbaruar.
    Dhe me e keqja, eshte Qeveria Kriminele shqiptare qe po i le bijte e bijat e ketij vendi rrugeve dhe pa asnje te ardhme,, sepse qeveria po e shet kete popull me gjithe rrecka per te mbushur xhepat e saj te shumte prej Esadisti.
    Kjo eshte arsyeja pse jbi bere te urryer, se jeno te gjithe nje tufe e ndyre Esadistesh.
    Kriminele, te pabese dhe te poshter deri ne kocke.

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Ke fakte apo ndonje arsye te forte te tregosh se ku shikon kriminalitetin eqeverise Rama ??? Apo keshtu akuzojme kedo neper portale se nuk na ben dot gje askush …. Ne komentet e tua perdor fraza te forta dhe akuza shume te renda per qeverine Rama , bazohesh diku ???? Po qe se di dicka me teper se ne na i thuaj , mos ke sindromen te thuash gjithmone dicka te kundert ???

  6. omeroo says:

    Mero, ke lajthitur, ose na trego kush te paguan te besh lajme. Nuk ka vend te botes ku qytetaria eshte detyrim. Shko pyet ne Greqi si eshte per bashkekombasit e tu.

  7. shushica says:

    Mero ,paske arritur ne nivelin e nje lypsi periferie ,qe per nje cope buke shtrihesh per toke .Ku i gjete marrezite e politikes shqiptare ndaj Greqise …Perveç Berishes qe fali detin ,qe eshte nje marrezi ne favor te grekeve ,askush nuk ka bere marrezira nga ana shqiptare .Krimet dhe marrezite jane vetem nga greket ne dem te shqiptareve .Duke qene i pakulturuar ,ose ben sikur nuk i di ngjarjet historike dhe moderne ,shkruan si nje servil egzemplar apo si nje i blere shtrenjte ,gjithnje nga lobi grek ..Ne te gjitha botimet boterore ,bile edhe ne lbrat shkollore te shume vendeve europiane shprehet qarte se tokat shqiptare u pergjysmuan nga sllavo …greket ,me ndihmen e fuqve te medha.Edhe pas luftes se 2…boterore Britania e Madhe beri çeshte e mundur per ti dhene ndonje cope Greqise dhe Jugosllavise .Ishin SHBA ,dhe BS qe ua dogjen planet ,Mero ,mos bej kopetentin per cdo gje ,ke shume boshlleqe ,por duket qe nuk e njeh vehten.

  8. Epo kjo pune! says:

    Mero, ndonje reflektim nga editoriali djeshem se me duket sikur timoni po kthehet nga pak? Nuk je ze dosido por pike referimi, per vite e vite ndaj editoriali djeshem si kontradiktor, duhete te pasohet me reflektime te pakten te atyre gjerave qe do ndodhin tani e siper. Foli greqisht ne meshe…. a do e kendoje hymnin si gjithe shqiptaret, te shohim… por ama nuk ia vlen ngutja e dalja ne konkluzione se eshte burre i mire apo i keq. Mendjehapur Mero, se askush nuk ia lexon mendjen tjetrit por sheh vepren dhe fjalen.

  9. Gjergj Thanasi says:

    Z. Mero une njelloj si ju besoj se, nese ne Shqiperi do te ishte ne pushtet Terr Terr Masar Shehu ne vend te ministres se shendetesise, Geishes Manastirliu apo ne vend te Bushat Alise, ministrit banane shijues te puneve te jashtme i ndjeri mund te ishte gjithsesi si azilkerkues apo klandestin ne France. Ama nese Terr Terr Shehu & Co do ishin ne pushtet, ka shume pak te ngjare, qe ai te mbytej me dajak ne burgun freng. Ai u vra vetem, pasi kryeminsitri Edvin, qe i tregonte ministrit Collomb barsaleta me futbooll gjate konferences se shtypit, e keshilloi ministrin freng, qe ndaj azilkerkuesve shqiptare nuk duhen mbajtur te njejtat standarte te te drejtave te njeriut, qe jane te garantuara (taken for granted sic thone anglezet) per shtetasit franceze. Kryeminsitri edvin e nxiti ministrin Collomb, qe vartesit e tij t’i shkelnin ca te drejta njerezore te shqiptareve se nuk behej qameti!
    Z. Mero diteziu qe uvra ne burgun francez iku nga Shqiperi ne France edhe sepse kryeminsitri Edvin ia ka dhene Atdheun, Shqiperine me koncesion duke e kthyer ate dhe disa milione shqiptare ne apolide, ne te pa Atdhe! Ne kete dite pas Krishtlindjesh i uroj kryeministrit Edvin: Zahua paste fatin e Florencit te mbetur pa Atdhe prej Rames dhe “Rilindjes” se Rames!

    P.S. Ju lutem mos ma censuroni komentin, se ne te nuk ka asnje sharje te vetme, asnje llafe te piste. Ka thjesht fakte dhe nje kendveshtrim ndryshe nga ai i mediave te kazanit te “Rilindjes”!

  10. Elton says:

    Gezuar festat Mero Baze dhe faleminderit per kete gazete ku te pakten shkruhet mire pa mbajtur ane dhe me nje sens te thelle kombetare
    Albania first .

  11. Lili says:

    Gazeta tema eshte bere e palexueshme,pos per komentet.b

  12. Blerim says:

    Cela
    Mero je i sakte per te gjitha.

  13. Blerim says:

    Cela
    Mero je i sakte per te gjitha.Por meazallah se e publikojne.

  14. Prishtinasi says:

    Ne asnje vend te botes nuk esht detyrim Shtetesia pas 5 vitesh qendrim. Ky argument esht i pamjaftueshem dhe jo bindes per qendrimin tend. Esht tjeter gje nese thuhet qe ky akt esht pjese e marreveshjes se Kretes, qe i bie esht vendim komplet politik, dhe jo procedural.

  15. joel shkodra says:

    Kushdo qe te jete ne qeveri, ne çdo vend te botes, ka pergjegjesi per çdo shtetas te tij neper bote e, sidomos, kur vdesin, aq me shume vdekje si ajo e djaloshit. Prandaj, Mero, mos e le pa pergjegjesi qeverine tone. Nganjehere, Mero, ndonje kritike (te vockel) mund t’ia besh qeverise sone, se nuk u be qameti!

  16. Mersin says:

    Mero tre, jo tri

    1. joel shkodra says:

      Eshte nje nga rastet e rralla qe perdoret sakte numerori “tri”, sepse shumica gabojne. Te lumte, Mero! Eshte i vetmi numeror qe ka dy gjini: “tre” (m.) dhe “tri” (f.). Emri “shenim” eshte mashkullor, por kur shumesi del me -e, emrat mashkullore kthehen ne emra femerore. Pra duhet thene: “tri shenime”.

  17. Njeshi says:

    O tema o omero gojeqiri pse nuk i botoni komentet

  18. Diu says:

    Ah, z Mersin sa mire po e meson, tre e jo tri!
    Hahaaaa!

  19. Jimi says:

    Mero! Argumenti i dhenies se nenshtetesise Janullatosit me faktin se ju ben 25 vjete ne Shqiperi mendoj se nuk duhet te merret ne konsiderate edhe pse munde te jete i ligjshem! Jam i ndergjegjshem, se ne politike ka pragmatizempor, por jo inferioritet. Nese egziston ky argumenti kohor ne politike, ky duhet te jete i barazvlefshem per palet. Mero ! Ne mos gaboj qe nga momenti i shpalljes se gjendjes se luftes me Shqiperine kane kaluar pothuaj 76 vjete, me greket cuditerisht nder te tjera eshte nenshkruar edhe nje pakt miqesie, ata gojarishte pranojne se nuk egziston ligji i luftes me Shqiperine, por per cudi ratifikimi i heqjes se ketij ligji asnjehere deri me sot nuk nuk eshte cuar ne parlamentin greke per shfuqizim edhe de juro, perse? Mundet qe neser edhe te ndodhe, kjo si pasoje e nje marreveshje te bere para pake kohesh? Te shohim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje