Marrëzi falas për një popull të varfër

28 Dhjetor 2017, 19:09Editorial TEMA

Nga Enver Robelli

«Njeriu i ka dy këmbë dhe dy bindje: një kur është mirë dhe një tjetër kur nuk është mirë. Kjo e fundit quhet fe». Shkrimtari gjerman Kurt Tucholsky ishte një vëzhgues i mprehtë i kthesave shoqërore, i ndikimit të ideologjive dhe feve mbi njerëzit, i popullizmit dhe nacionalizmit që nxiste urrejtje. Ky miks e çoi Gjermaninë në katastrofën e Luftës së Dytë Botërore.

Kosova është e vogël dhe dëme të mëdha nuk mund t’i bëjë botës. Ajo mund të jetë vetëm e zeza e vetes – me këtë klasë politike po se po, sepse ajo duke shfrytëzuar varfërinë e madhe në vend përpiqet të manipulojë popullin duke i dhënë fesë hapësirë të pamerituar në jetën publike. Kush beson verbërisht, nuk shtron pyetje kritike. Mjerimin e percepton si nafakë të keqe, si diçka të shkruar nga një fuqi mbinjerëzore. Andaj, sipas kësaj logjike jologjike, duhet pranuar se gjërat nuk ndryshojnë dhe duhet pritur, sepse një ditë shpirti do të rehatohet në një sferë tjetër.

Të mos keqkuptohemi: askush nuk po kërkon as ndalimin e feve, as luftimin e tyre, por kjo fushatë e politikanëve sidomos atyre të diskredituar dhe injorantë, për t’i dhënë fesë sa më shumë hapësirë nuk ka qëllim tjetër përveç se ta mbajë popullin në një nivel të injorancës, e cila pastaj mundëson që njerëzit të manipulohen. Rrjedhimisht, nuk është fare befasi që një injorant, i cili nga dita e djeshme falë kompromiseve të ndyra të Vetëvendosjes bëhet nënkryetar i Prishtinës, kërkon rrëzimin e objekteve universitare, rrafshimin e fakulteteve për t’i lëshuar vend xhamive, qendrave islamike, 70 apo 700 kupolave, minareve. Mos u befasoni nëse së shpejti nga kjo strukturë politikanësh eunukë nga mendja kërkohet edhe hapja e ndonjë haremi.

Ky vend nuk vuan për xhami, kisha e teqe – ky vend vuan për institucione cilësore arsimore, për objekte të kulturës, për investime në shkencë, për përhapje të dijes. Por politikanët janë të mençur: ata e dinë se një popull i ditur nuk do të votonte kurrë për ta. Regjimi komunist ishte represiv dhe nuk lejonte vendimmarrje demokratike, por komunistët së paku kishin ambicie që populli të dilte pak nga kishat dhe xhamitë dhe të shihte botën dhe të mësonte diçka. Po të shfletojmë revistat dhe gazetat e Kosovës të viteve ’70, për shembull, atëherë do të vërejmë se kush janë modelet publike. Janë sportistët që arrijnë suksese të mëdha, është mësuesja e parë e Karadakut, është punëtorja e parë e fabrikës, është gruaja e parë që bëhet inxhiniere, janë sukseset e Bekim Fehmiut, janë manifestimet me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (përndryshe një ngjarje e organizuar nga regjimi komunist i krahinës së Kosovës). Edhe atëherë kishte djem që kryenin medresenë, pse jo, kishte edhe djem që u pëlqente dhe bëheshin priftërinj dhe bëheshin, por model shoqëror ishte ai njeri që mund t’i jepte diçka vendit – inxhinieri një urë, mjeku një operacion, agronomi një studim për punimin e tokës, sociologu një punim për shtresëzimin e shoqërisë. Asgjë nga këto s’mund të bëjnë dinjitarët e shtëpive të zotit. Mirë që janë, por për shumë punë tokësore janë të padobishëm, sepse detyrë e tyre është të lavdërojnë e propagandojnë botën hyjnore.

Paramendojeni nëse në kohën e socializmit shtetëror një politikan do të kërkonte prishjen e universitetit. Regjimi diktatorial apo autokratik do ta internonte. Mirë që ato kohëra kanë perënduar. Në demokraci edhe hajvani mund të thotë mendimin e vet – qoftë ky edhe absurd, i marrë. Por kjo nuk domethënë që për këtë të shpërblehet me votë a post, siç po bën vaki në viset tona, në Kosovën e post-pavarësisë. «Në kohërat e errëta», sipas Heinrich Heines, «popujt më së miri orientoheshin me anë të fesë, ashtu si gjatë natës së errët kur i verbri është udhërrëfyesi ynë më i mirë; atëherë ai i njeh rrugët dhe shtigjet më mirë se ai që sheh. Por është budallallëk që sapo të bëhet ditë, t’i përdorësh të verbrit e vjetër si udhërrëfyes». Është koha për t’i ndezur dritat – edhe në Kosovë. Dhe për t’i thënë stop injorantëve.

19 komente në “Marrëzi falas për një popull të varfër”

  1. Jimi says:

    Per shume nga artikujt e meparshem nuk kam qen aspak dakord me ty ! Me kete artikull jam plotesisht dakord .

  2. harilla says:

    ju lumte zoti ROBELLI.vazhdoni ti diskretitoni injorantet me pushtet dhe erresiren qe ka mbuluar KOSOVEN dhe SHQIPERINE

  3. Tralala says:

    Ashtu eshte. Koha dhe pozicioni na detyrojne te jemi me Evropian pass jemi ne shekullin e teknologjise e ne mes te evropes dhe nuk mund te mendojme e sillemi si aziatik. Kosova duhet te krijoje distance prej mentalitetit islamik nese do te ardhme me te mire. Vendet islamike Jan vendet me te prapambetura te botes, Jane vende ku dominon dembelizmi e injoranca, vende ku politikat e zhvillimit mbeshteten me teper ne dogma fetare.

  4. John says:

    Pershendetje Robell !
    Kam te pakten dy-tre vite qe s’te lexoj se te klasifikoj si antienverhoxhist nga ato te ekstremit te zi dhe kjo eshte teme tjeter.
    .
    Duke qene se Mero Baze te ka vene ne “qoshe” me kete kryeartikull me lejo te them se cfare ka ndodhur ne trevat shqiptare (Tirane-Prishtine-Shkup-Podgorice) pas 1991-t nga ana fetare qe nga janullatosi…ekstermistet islamike……antishqiptaret fetaret e serbise (Iremija & company) etj etj duhet me I bere gati nje lapidar gjigand Enver Hoxhes..fundja po nuk ju ngrit ai eshte kthyer ne legjende me permsa boterore.
    Per te qene I sakte kam qene jo vetem antienverhoxhist por me shume antienveristrobellist qe si ky I fundit me kompani mediatike kane kaluar ne nje kanibalizem kombetar..sa dhe ne ceshtje te fese qe eshte kthyer uzurpatore ne jeten shoqerore.

    Pse eshte kthyer enveri ( jo robelli) ne legjende ?
    .
    Eshtë një shkrim i publikuar nga e përditshmja britanike e krahut të majtë, “Morning Star”.
    Shkrimi mban vulën e poetit dhe këngëtarit britanik, John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker.
    Pjesë nga shkrimi*
    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarat në vitin 1976 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrifale:
    .
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
    .
    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Enver ishte në reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifact që zgjedhin ata, pavrësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës rock në një klub nate të premten.
    Tani, liberalizmi imp o zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë.
    Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
    Porn ë duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    .
    Edhe me standartet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhej acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh. Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin (dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet) duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
    .
    Në vend të thirrjeve :Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe ColdPlay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. Natyrisht, përpara 11 Shtatorit, këshilltari për sigurinë i presidentit Jimmy Carter, Zbigniew Brzezinski pati thënë për rritjen e fondamentalizmit islamik: “Çfarë është më e rëndësishme për historinë e botës? Talibanët apo rrëzimi i perandorisë sovjetike? Disa myslimanë të trazuar apo çlirimi i Europës qëndrore dhe fundi i Luftës së Ftohtë?”
    Epo ti idjot djallëzor, armiku i armikut tënd nuk është miku yt, apo jo?

    1. D O K L E A T I says:

      Shteti i pare atesist ne bote nuk eleminoje religjionin me dhune. Sot, me teper jemi religjioz ne nje ish shtet ateist sesavender perendimore ku religjioni ishte i lire.
      Enverizmi ishte vete religjion.
      Prandaj nga deshprimi themi : ketheje perseri Hitlerin, Stalinin, Enverin, Milosevicin…
      Me teper mbeshtes teorine e Huntington ” The clash of civilizations”.

  5. Q says:

    Per cilët politikanë e ke ? Mos u shpreh sikur të gjithë shqipëtarët e njohin sferën politike të Kosovës

  6. spartaku says:

    Bravo zoti Robelli! Me kete shkrim ke noten dhjete me yll.Ke thene ca te verteta, qe asnje nuk i luan dote, apo t’i shtremberoi nje njeri normal.Eshte nje shkrim qe duhet mare ne konsiderat nga shume njerez perparimtar,te cilet vene ne plan te pare shkencen,si nje gje qe çone boten perpara.Feja eshte ajo qe e ka lene boten dhe shoqerine njerzore me shekuj prapa.Te lumt zoti Robbelli.te pergezoje dhe te pershendes.

  7. Patriot Mekembenetok says:

    Qendrimi skajor ndaj klerit si “… dinjitarët e shtëpive të zotit. Mirë që janë, por për shumë punë tokësore janë të padobishëm, sepse detyrë e tyre është të lavdërojnë e propagandojnë botën hyjnore.” eshte i pavend, dhe i mare apriori. Detyrat qe i ke vene dinjitareve te shtepive te Zotit jane ato qe ti mendon, ose paragjykon, por jo se perfaqsojne te verteten. Meqe ra fjala tek e verteta, synimi drejt te vertetes qe te çliron, eshte objekti i besimit. Nga ana tjeter, Robelli nuk mundet te beje dallimin midis fese dhe besimit, ndaj zgjedh udhen me te shkurter, ate te faktorizimit te tyre jashte-shoqeror e jashte-tokesor.

  8. Gent says:

    Të lumtë pena.

  9. Nemezi says:

    Eej shyqyr, me ne fund shkruajti diçka te nençur Robelli, njesoj si ai sahati i prishur qe tregon oren e sakte dy here ne dite. E keqja eshte se per kete artikull te mire do na duhet te pertypim e gelltisim gomarlleqet e opinioneve ne vijim. Pasi jam e bindur qe nuk do zgjase shume ky kullim e ftillim robellian.

  10. Lee lee says:

    /john/ne se me lejon cdo fe ka karekteristikat e veta.E majta dhe orthodoksia eshte utopi qe 1 shoqeri perpiqen ta bejne sa me humane.Ndashta dhe fete e tjera se di por jo islami ky eshte fakt .Tjeter predikimi e tjeter dhunimi.Kur nje fe nuk respekton ligjin e 1 vendi por thote njof 1 ligj sarian eshte problem .Dikur babai i filozofis (per mua) tha .Njerezimi eshte dicka qe nuk ja vlente te fillonte.Pse ndodh ke ne Se elitat jane te varfra ne ide dhe koncepte Per nje nenshtetesi lexoje cudira .10 shkrime vetem ke Tema per 24 ore.Spara e lexoj se se njof kosoven por more 5hote ma do mendja kemi nevoje per heronje te perditshem jo histori eresirash

  11. Lee lee says:

    Mire thote kete doja te shkruaja

  12. Gazi Usa says:

    Demokracia do t’i paguaj të gjitha, ngaqë do të provojë t’u përgjigjet të gjithëve.
    Të varfërit do t’i duan pasuritë e të pasurve.
    Demokracia do t’ua japë ato.
    Të rinjtë do të duan që të konsiderohen si të vjetrit, gratë do të duan të jenë si meshkujt, të huajt do t’i duan të drejtat e vendasve.
    E demokracia do t’ua japë ato.
    Hajnat e mashtruesit do të duan funksione të rëndësishme.
    E demokracia do t’ua japë ato.
    Dhe kur hajnat e mashtruesit në fund do të marrin pushtetin demokratikisht, sepse kriminelët e keqbërësit aspirojnë fuqinë, atëherë do të lindë një tirani edhe më e egër se sa ato të kohëve të cilësdo monarki apo oligarki.
    SOKRAT (470-399 p. e. r.)

  13. Gazi Usa says:

    Te lumte z Robelli!Por TURKOSHAKEVE te Kosoves
    ju intereson injoranca e popullit, mendojn vetem te perfitojn deri sa te dalin ne pension do

    por demi qe i shkaktojn vendit shkon ne disa breza.Sokrati i madh e ka parashikuar saket ate qe po ndodh ne Kosov e Shqiperi:” Demokracia do t’i paguaj të gjitha, ngaqë do të provojë t’u përgjigjet të gjithëve.
    Të varfërit do t’i duan pasuritë e të pasurve.
    Demokracia do t’ua japë ato.
    Të rinjtë do të duan që të konsiderohen si të vjetrit, gratë do të duan të jenë si meshkujt, të huajt do t’i duan të drejtat e vendasve.
    E demokracia do t’ua japë ato.
    Hajnat e mashtruesit do të duan funksione të rëndësishme.
    E demokracia do t’ua japë ato.
    Dhe kur hajnat e mashtruesit në fund do të marrin pushtetin demokratikisht, sepse kriminelët e keqbërësit aspirojnë fuqinë, atëherë do të lindë një tirani edhe më e egër se sa ato të kohëve të cilësdo monarki apo oligarki”.
    SOKRAT (470-399 p. e. r.)

  14. Zgalem says:

    Zoti Robelli ke analizuar ate qe duhet dhe si duhet . Eshte koha e teknollogjive . Fete vetem respektohen dhe kaq . Nuk ke thene nje gje esenciale . Ditet e shenuara fetare , te tere politikanet ,gjejne rrastin dhe vene urojme ne institucione , ne menyren me hipokrite , qe mund ta imagjinoi njeri . E bejne vetem , per t’u dukur popullore , sepse nuk ju digjet barku as per kishe as per xhami . Te pergjeruar , prane titullareve fetare , nuk u lene radhe as popullit besimtar te falet . Ndoshta nje here ne disa vjet mund te vene per vizita ne festa , por me nje grafik . Diten e pashkes e te barjamit kopeja e politikaneve , nuk te krijon hapesire te marresh fryme . Kjo eshte nje ceshtje , qe duhet ta keshe ne vemendje Zoti Robelli . Zgalem

  15. Kellira says:

    Na ndertoi Saliu 2000 xhami per 10 vjet.
    Perfundimi: Shqiptaret populli me i paarsimuar ne Europe. Bashke me Turqinë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje