Diferenca mes 21 dhe 27 Janarit!

9 Janar 2018, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përë herë të parë pas shtatë vitesh, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, i bashkon një protestë në janar. Shtatë vite më parë, ato ishin bashkë në pushtet, kur në fund të janarit, pas një demonstrate të fortë popullore, Sali Berisha dhe Lulzim Basha ekzekutuan katër qytetarë dhe plagosën 30 të tjerë, në një ngjarje që tronditi historinë e shtetit shqiptar, pasi prodhoi precedentin e parë të rrezikshëm të një krimi politik pa ndëshkim. Shqipëria, e cila bën sikur heton për krimet e diktaturës, nuk ka ndëshkuar të vetmin krim publik në demokraci, ku janë vrarë katër qytetarë nën objektivët e qartë të kamerave dhe të pranuar nga kryeministri, si krim i tij, pas përpjekjeve të dëshpëruara për fshehje të provave dhe devijim të hetimeve.

Por kjo është një histori, që ndoshta do të fillojë të hetohet dhe do të kemi kohë të merremi me të.

Ajo që e bën diferencën mes 21 janarit të 2011 dhe 27 janarit të 2018, është shumë e thjeshtë.

21 janari nuk u vendos si datë demonstrate para Krishtlindjes. Nuk ishte një vendim i marrë si një burokrat, që i thotë sekretares: “Shiko pak kalendarin kur jam në Tiranë, se do të lëmë një protestë”.

Nuk është një takim i lënë sipas logjikës që kanë shpesh njerëzit e qejfit, që “të kalojnë Krishtlindjen, të kalojë Viti i Ri, të bëhemi ca ditë gati e pastaj shikojmë”.

21 janari u vendos pas 11 janarit, disa ditë pasi opinioni publik u trondit nga një video e regjistruar në një zyrë të shtetit shqiptar, mes dy ministrave. Atë si datë nuk e menduan para Krishtlindjes, nuk e caktuan si diçka që duhet të plotësohej plani i protestave, por si një gjë që e diktoi zemërimi popullor. Dhe brenda atij zemërimi nuk ishte vetëm kaseta. Ajo derdhi një kupë të mbushur plot me mosndëshkimin e të birit të Berishës për “Gërdecin”, mosndëshkimin e vajzës për Fazlliçin, mosndëshkimin e Bashës për 220 milionë euro, shmangien nga burgu të Mediut, mos hapjen e kutive, dhe më në fund djegien e tyre, si dhe arrogancën e pushtetit ndaj shtypit kritik. Kjo e kishte mbushur kupën e zemërimit, dhe kaseta e derdhi atë. Vetëm protesta të tilla, të cilat e bëjnë vetë datën dhe historinë e tyre, mund të trondisin shoqërinë.

Protesta e 27 janarit e lënë prej opozitës, nuk është demonstratë popullore, as ndonjë simbolikë që lidhet me opozitën. Ajo është thjesht një datë që e kanë të lirë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në axhendë, dhe do thërrasin militantët e tyre të protestojnë. As këtu nuk ka rëndësi numri, dhe sikur të vijnë pak, apo shumë. Ata janë thjesht militantë. Ajo është një protestë e improvizuar, një gjë e kërkuar me sforco, e cila nuk është se i bën dëm shoqërisë apo demokracisë, por nuk sjell ndonjë ndryshim në frymën e opozitës. Siç e ka thënë dhe Sali Berisha për çadrën e Bashës, ajo ishte diçka që e bënë militantët dhe nuk ngjiti në popull, ashtu dhe protesta e 27 janarit është një ditë e zakonshme pune partie.

Si e tillë, ajo mund të bëhej në çdo datë. Biles mund të bëhej dhe më 21 janar, se i bie e dielë. Por meqë janë bërë bashkë të dy palët që kanë vrarë një herë më 21 janar, e kanë kompleks dhe e kanë shtyrë për të shtunën tjetër, edhe pse e dinë që nuk i vret njeri. Protestat e stisura, nga demonstrata popullore, këtu e kanë ndryshimin. Në demonstratat popullore, diktatorët e humbasin mendjen dhe ndodh që vrasin njerëz, siç ka bërë dyshja Berisha-Basha, kurse në protestat e stisura, e vetmja viktimë është shpresa. Atë nuk e ngjallin dot!

28 komente në “Diferenca mes 21 dhe 27 Janarit!”

  1. Futja kot says:

    Ne burg kryekrimineli Sali Berisha. Ne burg kukulla e tij Lulush ziu, ne burg familja e hajduteve Meta – Mona.Vetem atehere fillon vendosja e drejtesise ne kete vend.

    1. Kujtimi says:

      Kete te koptoi POPULLI
      Ata qe DUHET pastruar nga politika kerkoin protesta
      BERISHA, Basha, Mediu,Meta dhe MONA
      KETA DUHET TEGJYKOHEN NAGA POPULLI
      Atehere mbas pafajsis LE te dalin te protestoin

    2. Kujtimi says:

      Kete te koptoi POPULLI
      Ata qe DUHET pastruar nga politika kerkoin protesta
      BERISHA, Basha, Mediu,Meta dhe MONA
      KETA DUHET TEGJYKOHEN NAGA POPULLI
      Atehere mbas pafajsis LE te dalin te protestoin
      BRAVO MER0 E KE GODITUR

    3. kashi says:

      le ta arestojne saliun me 21 janar peshk me te madh nuk ka

  2. shqip says:

    Komplimenti Mero ! Shume domethenes shkrimi .

  3. lavdosh says:

    E drejte Mero djali. Protestat e opozites se sotme jane si kofini pas te vjelit dhe nuk kane ndonje efekt, jane thejshte pikniqe ne Tirane, aq me teper qe Veliaj jua ka rregulluar Tiranen qe te vijne me qejf per te kaluar fundjaven.
    Problemet jane 2:
    E para mungesa e frymes, motivimit dhe mesazhit politik te protestes. Protesta per rrezimin e qeverise se zgjedhur 6 muaj me pare me vote popullore nuk frymezon dhe nuk merr mbeshtetje nga shume veta.
    E dyta (pa) mundesite financiare te opozites qe nuk ngjall shprese. Dihet qe (anti) mitingashet e PD-se kane qene te paguar gjithmone (perjashto ketu ate pjese te (ish) administrates dhe ish pushtetareve. Per njerezit e tjere do te duhen te pakten 50 euro per person (10 Euro per transport, 10 euro pagese cash, 10 euro per ushqim dhe 20 euro per organizim dhe vjedhje. E rendesishme te thuhet qe edhe ketu organizuesit do vjedhin). Ne gjendjen qe eshte sot opozita dhe duke gjykuar nga raportet financiare, arkat e opozites jane bosh, sponsorizuesit jane pakesuar ndjeshem pa asnje shprese per tu permiresuar. Keshtu pa fryme dhe pa para Opozita do ta kete te veshtire te organizoje protesta popullore.
    Zgjidhja e vetme eshte per opoziten eshte te filloi nga e para, te organizoje/frymezoje bazen dhe te krijoje frymen dhe shpresen tek populli. Per te bere kete do te duhet nje lidership i ri. Deri kur kjo te ndodhe Rama do vazhdoje i qete dhe te forcoje pozitat e tij

  4. Mona says:

    Mero brilante i ke keto analiza. Po ku te shkon mendja o derbardhe, shikon kalendarin dhe vendos. Fantastike.

  5. FIX316 says:

    Opozita nuk mund te protestoje me 21 janar,se ka frike nga …peshtyma e popullit!…

    1. Kujtimi says:

      KUR DO GJYKOHET 21 JANARI
      ATY FILLON GJYKIMI QE PRET POPULLI
      SALA, LULI DHE LIKE FLORIRI DUHET TE JAPIN LLOGARI
      ATA QE U VRAN ATE DIT ISHIN BIJ NENASH
      DIL SALI DHE TI LUL ME SHOK JPNI LOGARI
      DORZOJUNI DREJTESIS
      DHE POPULLI DO JU RESPEKTOI
      JO PROTESTA, DORZONI PARAT E VJEDHURA

  6. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Dashi i kopese se mikropartive opozitare,po lodhet neper ekrane,per te nxjerr ne proteste qytetaret e thjeshte,se ata “seriozet” ka kohe qe i ka marre lumi !
    Nga Marsi ka erdhur Monika,qe ka firmosur keto 27 vjet, vetem ne borderon e Parlamentit,e ndjekur nga cupulinkat qe kane bere lek, qindra here me shume se se prinderit qe kane punuar mbi 40 vjet !!!!
    U embelsuan me cadren,bakllavase se fundvitit i ka erdhur fundi,kerkojne nje “antimafja” kryemafjozet !

  7. I ke rreshtuar mire pakenaqesit qe cuan ne 21 janarin,por ke harruar kulmin e zemerimit e beri vidio e ilirfloririt qe sot eshte president dhe nuk trembet as nga toksoret as nga jasht toksoret.
    Ilirfloriri eshte po aq pergjegjes per vrasjet ne bulevard sa salikrimineli..
    Kurse kjo e dates 27 behet kunder shqiptareve dhe Shqiperis,behet per te mbrojtur placken e vjedhur,behet qe te mbijetoj padrejtesia.
    Shikoni se cfare bejne prokuroret llalles se thartuar ,nuk duan te ikin nga zyrat sikur eshte tok e xanun dhe ja ka len baba sali.
    Keta duan enverin qe tju shpetonte shurra dhe te iknin nga zyra qe ti shpetonin internimit me gjith soj e sorollop
    Jane keta pisa qe e kane shkaktuar kete rrumpall qe politikanet vjedhin e shkatrrojn…

    1. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

      Likja do denohet per vjedhjet dhe korrupsionin e evidentuar, per vrasjet e 21 janarit do denohet saliu. Mos ua ngatrro veprat.

  8. drejtesia po vjen says:

    Nje analize e shkurter plot mendje dhe realitet. Valle ata qe do mbeshtesin Bashen dhe çizmen e kuptojne? Ata e kuptojne, por kane diçka qe u intereson privatisht dhe jo per shoqerine shqiptare. Ndonje therrime per veten e tyre dhe llomka per boset e tyre, veç asaj ata do ti ngulin nje gozhde te ndryshkur edhe aspiratave te shqiptareve te ndershem per hapjen e negociatave me Be-ne duke menduar bashke me padronet se do te shpetojne nga drejtesia. Kane nje jete qe vjedhin e vrasin dhe tani perpiqen si pordha neper breke qe nga Sali Berisha e deri tek Ilir Meta. Kur do ta kuptojne keta bastarde shqiptare qe duhet te jetojne si gjithe te tjeret ne rajon e me gjere e te largohen nga njerezit e inkriminuar e tradhetare? Ne vend qe te vene nje gure per te zhvilluar jeten e tyre, vazhdojne te rrojne me mendimin se duhet te vjedhim e shantazhojme akoma qe kane 27 vjet.

  9. Mentari says:

    21 Janari ishte orvjatje pucistesh per grusht shteti dhe shteti ne baze te kushstetutes shqiptare per mbrojtjen e institucioneve te Shtetit shqiptar ju pergjigj me rigorozitet (force),Te tjerat jane Sharlatanizmat e djalit te Leninit te 1924 Fan Stilian Noli. ata qe mbrojten institucionet e Shtetit shqiptar nga Anarkistet,pucistet e Qelbesirat jane Heronjte e Kombit Shqiptar dhe duhen dekoruar se ne qoftese ata do te lejoheshin te merrnin me force Shtetin atehere shqiperia do te Shkonte mbrapsh ne Kohen e Haxhi Qamilit. Ivini gishtin Kokes o njerez pa tru ne koke.Keni Dokumentare Amerikane te viteve 1920,ve se si reagoj hteti Amerikanme demonstruesit e tyre qe ishin ish luftetar te luftes e pare Boterore dhe kerkoninte merrnin me force institucionet e Shtetit,i vrau 359 veta dhe plagosi mbi 600 veta dhe komandanti qe urdheroj zbrapsjet (Kapiten Mekarthi I cili mbrenda nates u dekorua me graden Gjeneral) Akoma e keni mendjen tek Shkaterrimi Bolshevik I 1917 ? Ashtu kerkoni qe vetem per pushtet ta e Shkaterroni Shqiperine si me 1924? 1944? 1997? dhe me orvajtjet e 2011? zoti ju denofte ju.

    1. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

      Po 14 shtatori I 98 cfar ishte? Demonstruesit kishin automatik ateher dhe nuk u vra njeri. 21 janar ishin me duar ne xhepa dhe u vran larg perimetrit te siguris u plagosen dhe njerz qe nuk kishin lidhje me demostraten.

    2. Elton says:

      O Mendkar qe vetem lexon dhe riprodhon ate qe ke lexuar pa e kuptuar mire ate qe eshte shkruar .Ke shume raste ne bote ku kerkohet te behet grusht shteti dhe qeveria reagon edhe me vrasje dhe burgosje jo vetem ne Amerike po kudo ne bote. Po ne asnje rast pervec diktaturave te mirefillta pushteti nuk vret per te mbrojtur veten nga zullumet qe ka bere . Grusht shteti ???? cadra pistoleta dhe stilolapsa me helm , shko shiko ndonje perrale tjeter dhe hajde ketu me dy emra gjeneralesh te na tregosh sa i mencur je . E thote edhe vete emri Mend kar . hajt tung

  10. Flutura says:

    Mero,
    PD dhe LSI kane qene gjithmone bashke. Mos thuaj… pas 7 vjetesh pere here te pare…
    Kete fakt e ke pohuar edhe vete ti ne editorialet e tu ne gazete apo neper TV.
    Nuk jane shkeputur asnjehere, qekur Iliri Meta u shkeput nga PS.
    Neser ne nje editorial tjeter, pohoje edhe njehere tjeter kete fakt se ka me qindra fakte qe vertetojne lidhjet e tyre te panderprera ndonjehere.
    He te keqen vellai… thoni ju lebrit.

  11. kazani says:

    Nje leksion per menyren e e Te shkruajturit (ose stilin e tije sepse vetekuptohet nga menyra se si ky gazetar mundohet Te beje dallimin a 21janarit me ate Te 27. janarit.?,spase ketije gasetari 21janari ka qene zemerimi popullor dhe I 27 janarit 2018 zemerimi I militanteve Te parive opozitare imagjinojeni stilin e ndaries se ketyre dy datave..dhe sa shpejte zbulohet ky gazetar se I kujte Partie eshte militants..dekriminalizimi duhet Te filloi me ju gazetare Te stilit (dezinformim)mundoheni Te coni ujin atje ku doni ju..(si militants extremist qe jeni ju Jane errur syte dhe nuke dini se cfare shkruani)……..

  12. Pirro54 says:

    E sakt, por do te shtoja se edhe shanset “per te vrare dh per te qare” u jane pakesuar ndjeshem. I vetmi shans qe kane eshte qe te prishin sistemin demokratik duke e vetatrofizuar opoziten dmth duke e shperbere opoziten ta bejne sistemin te pabesueshem per ndrekombetaret. Endra me syhapur ose shprese e tipit te dhelpres qe ecen pas dashit me deshiren dhe shpresen se ndoshta do kete fat po i rane dashit….

  13. Petrit says:

    Por ke harruar te shtosh edhe diçka :
    Mire qe do protestojne populli dhe opozita.
    Po perse po protestojne xhanem.
    Kete nuk po arrij ta kuptoj.
    Perse duhet te protestojme ne nje vend ku çdo gje shkon per mrekulli.
    Ne nje vend ku ekonomia eshte ne rritje.
    Ne nje vend ku papunesia ka rene ne nivele rekord.
    Ne nje vend ku fjala krim i organizuar degjohet vetem neper filma hollivudiane.
    Ne nje vend ku vjedhja e parape te popullit nepermjet koncesioneve nuk ekziston.
    Ne nje vend ku korrupsioni nuk njihet si fenomen.
    Ne nje vend administrata publike eshte e gjitha è shkolluar dhe me grada shkencore e jo militante te pa shkolle.
    Keto duhet t’ju themi shqipetarëve.
    Sepse edhe pse jemi ne 2018-en dhe kemi hyre ne vitin e peste ne pushtet vazhojme te krahasohemi me 2013-en.
    Ky eshte ndeyshimi

  14. mona nga veneto says:

    Hipokrizia Shqiptare e pa fund.Ne vendet demokratike njerezit ngrihen per te drejtat e tyre dhe kur shikojne aprovimin e ndonje ligji qe mbron te korruptuarit( rasti i fresket i Rumanise),ndersa ne Shqiperi ngrihen per te mbrojtur politikanet e korruptuar.Mund t’me shpjegoje ndonje c’fare ndryshimi kane keta me mercenaret e paguar qe shkojne ne lufte se dhe keta i paguajne per te ardhur ne manifestim?

  15. Tepelena,dhe Permeti.. says:

    Bravo Mero !!Ti si gjithemon ja ben autopsine opozites,dhe politikes ne pergjithesi..
    Asnje motiv, ska opozita per te bere mitingje..
    Por dihet perse i ben..eshte kunder reformes ne drejtesi..E kete, me siguri e ncit Sali berisha dhe Ilir Meta..
    Vrasesit e 21 Janarit..
    Ata mundet te ngrejne nje cader te dyte..por,policia e shtetit,do beje gabimin me te math, ti lejoje..sic i lejoj..
    Ne asnje kryeqytet te botes, nuk lejohen te behen mitingje ne afersi te istitucioneve, sic eshte kuvendi ,kryeministrija,e ministrite..
    Kam frike se do te pergatitin ndonje skenar,per tu perleshur,dhe per te patur ndonje viktime.
    Vendi ku duhet te lejohen, eshte vetem sheshi para korpusit te Universitetit..Kete teme qe sugjerova zoti Mero ,mundet ta trajtoni ju ne menyre me te detajuar,dhe ta besh publike..

  16. luli revolucionari, koqe kandari says:

    shume e skate o Mero, me 27 do te demostrojne militantet dhe jo populi, se populli kurr nuk ka qene me ta si ne pozite dhe tani qe jane gazi i botes.

  17. Artemisa says:

    Ne fakt NDRYSHIMI mes 21 dhe 27 Janarit eshte :
    Ne 21 Janar direktivat nga “Udheheqesi” ishin te armatoseshin me Gure, Shishe me benzine, Hunj, Kazma, Lopata dhe Sepata.
    Ne 27 Janar populli do te “armatoset” me Lule, Urrejtje dhe Zemerim ndaj Keqqeverisjes, Arrogances dhe Cinizmit,Talljes dhe Degradimt moral dhe shpirteror, Vjedhjes, Kanabisit, Krimit dhe Paligjshmerise totale.
    Po Mero, ke te drejte NDRYSHIMI ESHTE I MADH.

  18. rroku says:

    Po he mor Mero dhe ti,ne do bejme nje prove,prandaj e lame per te shtune,heren tjeter do ta merrni vesh cfare do bejme,prandaj mos u merzit.

  19. Dino says:

    I ke thênë të tëra mo!???

    1. Dima says:

      Me 28 janar te protesohet me parullat:Sa me shpejt reforms me drejtesi dheBE e SHBA,nqs e doni Shqiperine mbesjteteni kete popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje