Nga Mero Baze
100 ditëshi i parë i qeverisë duket se është marrë peng nga reforma e thellë strukturore që kryeministri Edi Rama i bëri kabinetit të tij të dytë. Ndryshimi drastik i strukturës së qeverisë, bashkimi dhe shkrirja e disa ministrive, krijimi i superministrive dhe një sërë strukturash poshtë tyre, janë ende një proces që nuk ka zënë vend.
Ndryshimet nuk janë argumentuar kurrë në mënyrë politike, por nga të gjithë është marrë e mirëqenë ideja, se ka dashur të shmangë nga drejtimi i punëve shumë ish- zyrtarë të LSI, që mbajnë poste kyçe.
Dhe kjo duket se po jep koston e saj. Shumica e drejtorive të rëndësishme në ministri janë ende të paplotësuara apo jo funksionale për këtë shkak, ndërsa përplasjet që ka ligji i shërbimit civil me strukturën e re, e rrisin edhe më shumë shkallën e vështirësisë.
Praktikisht qeveria ka humbur shumë kohë dhe energji për këtë strukturim të ri, aq sa prej prillit të vitit të shkuar, shteti duket se vazhdon të qeveriset për inerci, por nuk ka asnjë impuls të ri, por vetëm fushata qeverisëse siç po duket në horizont fushata për ujin e pijshëm.
Ndryshe nga mandati i parë, ku në gjashtë muajt e parë ishin hedhur hapat e disa reformave të thella që u realizuan, siç ishte ajo territoriale, e pensioneve, e arsimit dhe ajo në shëndetësi, në këtë mandat ndjehet ngërçi që ka administrata për të zënë vendin e saj të punës dhe për të vazhduar më tej.
Edhe vetë brenda transformimit të administratës ka probleme të forta politike dhe konceptuale. Edi Rama është partizan i idesë së mbajtjes larg të njerëzve militantë të Partisë Socialiste nga “tepsia” e pushtetit, dhe në parim nuk e ka keq, por ata që po përfitojnë në shumë raste, nuk janë as specialistë dhe as socialistë, por njerëz që përdorin çarjen që ekziston mes parimeve që shet Edi Rama dhe ata që shesin vende pune.
Dhe gjithë ngërçi preket lehtë, tek aktet nënligjore dhe produkti që po jep administrata. Me këto ndryshime të forta që janë bërë në administratë, lista e ligjeve dhe akteve nënligjore për ndryshim, duhet të kishte mbytur parlamentin e Shqipërisë dhe mbledhjet e qeverisë, por në fakt, nëse shikon shifrat, duket sikur qeveria nuk ka asnjë hall dhe parlamenti asnjë punë. Disa nga reformat e mëdha të qeverisë, veçanërisht ajo në arsim, akoma nuk është kompletuar me akte nënligjore, projekti i madh i PPP, që filloi me “Rrugën e Arbrit”, ende nuk ka dhënë produktin e parë, d.m.th nuk është lidhur kontrata e parë, ndërkohë që nuk ka akoma një plan publik për prioritetet e projekteve të tjera.
Fushatat si kjo e ujit, ajo e dritave, apo e thertoreve dhe bulmetit, janë aksione që përdorin forcën e shtetit dhe forcojnë disiplinën, por nuk janë efekte që vijnë nga qeverisja efiçente, por fushata që duan të ngulisin rregulla të duhura përmes represionit.
Puna e vërtetë e qeverisë është ajo kur qeveria e “kap lepurin me qere”, përmes një strukturimi efiçent afatgjat, që prodhon ligje dhe rregulla të zbatueshme. Dhe kur në qeveri nuk shkojnë shkresa për firmë, apo në parlament nuk shkojnë ligje për t’u miratuar, është tregues se administrata është në ngërç dhe akoma nuk ka filluar punë.
Një palë që presin të ikin ngaqë kanë dëgjuar se do iki tepsia, dhe një palë që presin të ulen në karrige se mendojnë se është e tyre tepsia, në fakt ka prodhuar këto 100 ditët e para një administratë që i vjen rrotull tepsisë, as duke e ngrënë, as duke e lënë, por thjesht duke e parë.
ESHTE NJE TURP I MADH ,QE NJE VEND I VOGEL SI SHQIPERIA
NUK ZHVILLOHET ,POR HECEN ME HAPIN E BRESHKES .
Mero kritikat jane me vend,por duhet shtuar qe nuk eshte e lehte te kesh neper kembe Ilir mona floririn.
pa folur per Sali e Lul kollovarin ! nuk po justifikoj asnje mefshtesi te qeverise 2.ndofta protestat e janarit
do te nxisin ose jo .mpetet per tu shikuar.
Kam mendimin qe Qeveria eshte e pergjumur dhe disa ministra ne disa digastere nuk e justifikojne detyren qe kane marre dhe pergjegjesite qe kane ndaj popullit.Ka shume persona qe punojne ne administrate qe jane mediokerr dhe militant servila te cilet duhet te zvendesohen me specialist te afte.Por asnje parti nuk i do specialistet.Ky eshte dhe shkaku qe neve jemi ne kete katraure.
Zoti Baze, qeveria vertet nuk po qeveris. Ose me mire Rama nuk po qeveris.
-As per ujin e pijshem nuk po ben asgje. Vetem fjale. Me fjale nuk shkon uji shtepi me shtepi.
-Edi Rama ne muajin shtator ka thene se do te zhvillohet plani 1 miliard, dhe mbi kete tha se ne muajin tetor do te beheshin tenderat e Rruges se Arbrit, Bajpasit te Fierit, atij te Vlores, te Shkodres etj. deri ne sot nga tetori kane kaluar tre muaj dhe asnje tender nuk eshte zhvilluar dhe nuk ka nderment te zhvillohet.
-Lere pastaj per kanalet kullese e vaditese. Nuk ka me nafte dhe eksskavatoret fringo te rinj, jane parkuar.
Pse? Sepse Rama harron se cfare ka premtuar. Opozite qe t’ja kujtoje, nuk ka, keshtu qe 100 dite pushim qerratallare….
Motori kryesor eshte Ekonomia,dikur Berisha shpresonte tek fenomeni grek,per perkeqesimin e gjendjes.
Tani kjo situate ka kaluar,por nuk ka rritje ekonomike te mjaftushme,per te dale nga faza e shkarkimit te taksave tek popullata.
Duhen investime te huaja qe sjellin permiresim te te ardhurave,jo te qeveritarve,por per punonjesit.
Taksat te jene te “pandjeshme”, te mbeshteten ne fitimet dhe jo ne kursimet,te cilat mbarojne shpejt.
Dobesia e qeverise socialiste eshte se merret shume me letra,gjithe reformat e tyre jane brenda zyrave.
Postet zyrtare nuk i duam per militantet,por kane haruar se i kane mbushur me militante te partive te tjera,ose i kane gjetur te mbushur.Ne ndonje raste jane koruptuar,duke mjaftuar per te punuar me kedo qe paguan vendin e punes.
Me te drejt Ndreu shqetesohet dhe ju kujton votuesit,socialist kur vijne ne pushtet te kujtojne te famshmin Aleko Prodani.
already jemi me keq se greqia kur ishte ne krize. per ca skenari grek e ke fjalen, apo per skenarin kur shqiptaret te fillojn te varin veten masivisht nga deshperimi?
Duke e ngrene thuaj o Mero se tepsia eshte bosh,kush e hengri.Apo Saliu do na thuash dhe tani.
Rilindja Mero shejtani rilindja e prishi administraten. Mos e dridh dhe ti si ku………a . Vetem.rilindas ke ne administrate
Zgjohu Shqipo; Nuk ju mjaftuan 50 vjet per te gjetur Armiq te Jashtem (justifikime per deshtimet) por akoma vazhdoni me avazin e vjeter mashtrues per deshtimet?
Mentari;nuk jetoj ne SHqiperi dhe “Armiqte “i kam ketu…….Edi Rama per mua eshte mesia
per SHqiptaret dhe SHqiperine……….por SHqiptaret duhen BERE……..niveli i popullit tone
le mjaft per tu deshiruar……edhe ne te dy jemi per tu bere.
qenke qelbesire ose kryeinjorant
edi rame drogaxhiu eshte mesi per shqiptaret???
me drogen dhe klubet e striptizmit apo me 300,000 shqiptare te larguar???
gabimi i nivelit te shqiptareve eshte qe nuk po krijojne nje parti te re.
sa per armiqte e jashtem mos harro se per 12 vjet europa nderpreu tregetine me shqiperine e envet hoxhes
Pyet Tan Leprin se ta shpjegon ai Ramen dhe lidhjet e tij me “Mesian”
Ketu jo per 100 dite ,por as per 100vjet nuk behet asgje…Po te punosh me shtetin ske shance te fitosh asnje tender po ske lidhje me qeverine dhe me e bukura eshte qe edhe po punove si privat,ske asnje shanc te punosh pa paguar,TATIME,DOGANA,POLICI ETJ ETJ…PRANDAJ DO BEJME SI DO BEJME EDHE ME KETA HAJDUTE KETO VITE..
Shendeti mbi te gjitha se placka vihet thoshte nje miku im!!haha
mero baze nje agjent privat e edi rames,ku mbulon e maskon trafikun 36 tone vetem 2017 te,a qet tituj spekulus vetem anti partis demokratike.te gjithe shqiptaret kane kuptuar se kush eshte Racisti baze,dhe genjeshtrat e tij.ne sy te mero baze shifet dinakria e tij,qe qdo titull spekulimi paguhet kash nga edi rama.
Mero mos i mbro keta te qeverrise. Jan te paafte dhe keshtu si keto 100 dite kan per te shtyre 4 vjecarin, po per ke te votojn shqiptaret per berisha bashen. Jan ne halle shqiptaret se dhe amerika nuk na do te na administrojne keshtu qe do ngelin shqiptaret ne duarte e ketyre hjenave.
Qellimet e Edi Rames me qeverine e tij,jane te mira.Jane per nje te ardheme te mire.Edi Rama po punon dhe do qe te realizoi planet e tija qe i tha popullit,por ai po has nje veshtiresi te madhe,pengasa nga opozita,mediat dhe borxhet qe atij ja kane lene.Me qeverisjen socialiste,populli ka bindjen se shqiperia do ecin perpara,dhe jeta do te permiresohet.Mos harroni,se qent qe po lehin,jane nje pengese e madhe.Pd-ke dhe bushtra LSI,jane lukuni,qe per interesat e tyre personale apo partiake,kerkojne t’i vene zjarrin shqiperise.
Sikur keto difekte qeverisese t’i kishteb sot PD-ja, Merua do bente namin per ta fyer Sali Berishen, por meqenese eshte kone e Edi Rames, po e kritikon me doreza. Dhe kjo duket qe nuk don te thote cope: Edi Rama eshte aq i zoti si politikan, sa i zoti eshte edhe si puktor; Edi Rama sa i zoti eshte per batuta, aq i paafte eshte per te qeverisur nje vend. Kjo tregon edhe tjetren, se ne qeverisjen Rama 1 ishte LSI ajo qe e drejtonte qeverine dhe Edi Rama merrej me ekspozita karikaturash te quajtura pikture dhe batauta me saliun dhe ne thoshnim: Sa i zoti eshte Edi, vetem ky e mposht Sali Berishen, sikur qeverisje do te thote sharrje e batuta. Kete nuk ia do zemra te thee Mero Bazia, paaftesine e edi Rames per te qeverisur. Mero, benu nje here burre se penen e ke si gazetari me i shkelqyer, por te mungon burreria te thuash te verteten. Keshtu k bere edhe kur haje buke ne canakun e Saliut.