“Diploma” e Llallës mund të jetë arsyeja, përse është zgjedhur kryeprokuror!

13 Janar 2018, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Historia banale e dëftesës së Adriatik Llallës, mund të fshehë pas një aferë të qëllimshme për ta mbajtur atë nën kontroll gjatë pesë viteve në krye të Prokurorisë. Sali Berisha, i cili i përzgjedh njerëzit vetëm në bazë të dosjes që ka për ta, mund ta ketë përdorur mungesën e diplomës së pjekurisë, dhe falsifikimin e saj, si një mekanizëm për ta mbajtur kryeprokurorin nën kontroll, në vitet më delikate të jetës së tij politike dhe fizike.

Adriatik Llalla erdhi në krye të Prokurorisë, duke zbuar andej me dhunë disa muaj para se t’i mbaronte mandate, Ina Ramën, kryeprokuroren që i prishi gjakun Sali Berishës. Ai pati një periudhë të gjatë sulmi ndaj saj, duke degraduar në fund fjalorin si “lavire bulevardi”, vetëm pse ajo tentoi të hapë një dosje për vajzën e tij, lidhur me pastrimin e parave, së bashku me Damir Fazlliç, pse tentoi të hetonte Gërdecin, ku i biri i tij ishte kokë e këmbë i zhytur në paratë e gjakut, dhe historinë e vrasjeve kriminale të vetë Berishës më 21 janar.

I pasigurtë për ditët që e prisnin dhe i terrorizuar nga ideja se prangat po i vërtiteshin në ajër, ai është menduar gjatë të gjejë dikë që ta ketë jo thjesht besnik, por ta ketë në dorë mekanizmin e heqjes së tij, nëse ai lëvizte nga premtimet.

Adriatik Llalla u bë kryeprokuror, duke nisur punën me ortakëri në biznes me partnerin e ngushtë të djalit të Berishës, por kjo ishte vetëm ana sipërfaqësore e tij.

Mungesa e diplomës së pjekurisë dhe manipulimi që mund të ketë bërë me të, është një armë  e fortë në duart e Berishës për ta shkarkuar atë në çdo kohë, duke  e diskretituar publikisht dhe duke e çuar në burg për falsifikim dokumentash.

Sali Berisha duhet ta ketë studiuar gjatë këtë dosje, ndaj ishte aq i sigurtë në emërimin dhe mbrojtjen e tij.

Adriatik Llalla ishte një i panjohur për PD dhe për vetë Berishën. Ai nuk hyn tek njerëzit që më parë kanë pas lidhje me PD, apo ndonjë militant i saj. Ai është thjeshtë prototipi i duhur, njeriu i kapur, që Berishës i duhej në krye të organit të hetimit, pasi gjithë familja e tij i kishte çështjet e hapura, përfshi Berishën, djalin dhe vajzën e tij.

Kjo është një arsye bindëse që ai të vinte në  krye të Prokurorisë një njeri të tillë. Operimi me njerëz me dosje, ose me probleme të tilla në dosje, si kjo e Llallës, janë tipike në gjithë karrierën e Sali Berishës. Mjafton të kujtojmë lojërat për zgjedhjen e Nishanit më 2012, apo historitë me ish- drejtuesit e inkriminuar të SHIK në ’97, që i përdorte pastaj si drejtorë kamikazë, edhe pse ishin me dënime penale për burg.

Dhe me këtë rast nuk duhet hetuar vetëm Adriatik Llalla, që mund të ketë mashtruar me dokumente zyrtare, por dhe ata që nuk e kanë “parë” këtë hollësi në dosjen e tij. Sidomos Sali Berisha!

29 komente në ““Diploma” e Llallës mund të jetë arsyeja, përse është zgjedhur kryeprokuror!”

  1. Kombi says:

    NUK KA SE SI TE JETE NDRYSHE , POR PO DALIN TE GJITHA NE SHESH . DHE VJEN NJE DITE .

    1. Gezuar 21 janarin ..Zaho Rama & little Donald says:

      Fenomeni Lalla eshte nje pike uji ne oqeanin e krimeve berishiane qe me shume jane merite e hipokrizise se miqve tane dhe impotences se pabesushme te Edi Rames dhe soqialistave te tij.
      .
      Thjesht Lalla eshte si ata gjykatesit e Tropojes ne gjyqin e 2 prillit 1991 qe ishin kamikaze te Sali Elez biberishes qe donin te mbulonin faktin se ngjarja e Shkodres kishte prapavije te sherbimeve inteligjente perendimore me koleget e tyre te UDB qe se fundmi dhe antishqiptari Rajerson e deklaroi hapur autoresine se organizuam 2 prillit se gjoja nuk binte ndryshe kamunizmi

      Me kujtohet thenia lapidare e spiunit te mire Prec Zogaj kur Rajersoni,Blerimi dhe Saliu futen Fatos Nanon ne burg ne 1993 sikur te ishte terroristi me I madh ne bote duke thene:
      ME SHUME DUA SHQIPTARN FATOS SE SA RAJERSONIN..
      Imagjinoni..lul qelbasha ka vjedhur rreth GJYSEM MILIARDI DOLLARE TE RR.K dhe u shpall YLL NE NGJITJE nga I palavdishmi ARVIZU….qe e pritem si general dhe iku si ushtar nga bordello Arjan Canit.
      PSE AMERIKA MBRON ME CDO CMIM KRIMBERISHEN??
      sepse ne nuk kemi guxim te themi te verteten me te madhe:
      DIPLLOMACIA AMERIKANE AKOMA MBAHET NE TEORINE ME IDIOTE..SE ATA ME BERISHEN DHE ELEZ BIBERIN HODHEN KOMUNIZMIN NE 1990.
      KJO JO VETEM QE NUK ESHTE E VERTETE POR BIE ERE KANIBALIZEM SE BERISHA I TYRE ESHTE NJE KANIBAL QE KA NGRENE DHE PO HA KOMUNIZMIN E VDEKUR…
      Kam pershtypjen se ai fare komunizmi qe thote autori kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.
      Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..
      Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:
      Pajtim kombetar
      Per ndonje plan Marshall
      por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut
      Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike

      Por si mund te rregullohet ai vend

      se pari:
      SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .
      se dyti
      Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
      Pra I nderuar DL qeketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…keni guximin zoti DL te hapni keto letra
      se treti
      ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
      ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.
      se katerti
      pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
      Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
      Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….
      se pesti
      Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.

      Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu
      qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW
      dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre
      .
      1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
      2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
      3-ktheu k/m ne spital fushor
      4-refuzoi dorzimin e gardisteve
      5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
      6-perdhosi k/prokuroren di lavire
      7-ofendoi k/shikasin si pucist
      8-kercenoi ramen me egzekutim
      9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
      9-u fshine filmimet
      10-u ndrruan tytat e armeve
      11-u dekorua burri shtetit
      12-u dekorua ylli ne ngjitje
      13-u menderosen ekpertizat e FBI
      14-u zevendesua presidenti
      15-u zevendesua k/prokurri
      16-u zevendesua k/bashkiaku
      17-u zevendesua k/shiku
      18-u terrorizuan gazetare
      19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
      20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
      21-demshperbleu te gjithe vrasesit
      22-poshtroi Arvizune e Obames
      23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
      24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
      ………………..
      se gjashti
      doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..
      ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
      Cfare duhet beje sot SHBA me DL eshte teper e thjeshte
      -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013
      -duhet te mos e shohe shqiperine akoma
      me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve
      -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN

      .Lere Lallen zoti mero nje ‘L. e vogel ishte..thjeshte kamikaz..

      Cfare ti bejme tre “L-ve” te medha Luli & Lili & Luja ? qe po e kthejne
      21 janarin 2011 ne feste kombetare dhe po bejne Dasem ne Varreza…

      1. syri blu says:

        Gezuar 21 janarin …..nuk ma ha mendja se ke te drejte per te gjitha , dhe vecanerisht kur thua qe USA mbron me cdo kusht Berishen , nuk e mbron vija zyrtare e USA Berishen por disa kongresmene te djathte me ne krye Dana Rohrabacher … ai mbeshtet fuqishem Saliun , si ?? Ashtu kot ?? Sma ha mendja , dhe pikerisht reth e reth Berishes u mblodhen shume simpatizante nga matane oqeanit pikerisht pas 1997 – es, pikerisht atehere kur nga bankat piramidale humben mbi 4 miliard dollare . Si papritur dashuruan Berishen ?? Dhe menyra shume e krekosur qe flet kudo ish kryeministri , dhe i biri i tij pa ju trembur syri per asgje , diku kane shpatullat te ngrohta …..flitet dhe per qarqet grekoamerikane , dhe serboamerikane , keta mbrojne Saliun dhe jo administrata zyrtare ……….

  2. Rovena Lewinsky says:

    Ajo që çudit në tërë këtë histori absurde alla shqiptare, është se prej dy vjetësh qarkullonte teoria jo dhe aq konspirative e mospasjes së diplomës të Kryeprokurorit !!! Dhe Mero e di fort mirë këtë fakt(jo kazan).
    Po të mendosh, dhe ndjesë për krahasimin, që një ministër gjerman u dorëhoq për një plagjiaturë diplome atëherë ky sistem është i kalbur në çdo qelizë dhe ska veting që ti bëjë derman.

  3. lavazh truri says:

    Ah more Mero !
    Qe ta dish ti dhe gjithe opinioni, kjo pune e defteses se shkolles se mesme me siguri eshte ashtu siç e komentin ti, por une besoj se pika e pare ku Llalla terhoqi vemendjen e “Saliut” dhe sistemit salist te veshjes me pushtet te fajtoreve te pandeshkuar, ka qene se kur ishte nje prej zv. prokuroreve te Tiranes Llalla ka pasur nje padi penale per mosveprim ndaj njeres prej bandave te mafias se tokave, asaj te Paskuqanit. Padia penale ndaj tij u mbyll nga mafia e prokurorise Tirane, ndonese faktet ishin te qarta si drita e diellit dhe e henes bashke. Pas ankimimit ne Prokurorine e pergjithshme dosja u kthye per rihetim ne prokurorine Tirane, ku perseri u mbyll. Perseri ankimimne Prok. Pergjithshme e cila e mbylli edhe ajo. Pas kesaj pati nje padi te re penale ,kete radhe jo vetem ndaj Llalles, por edhe ndaj atyre qe pushuan çeshtjen penale ndaj tij. Per efekt juridiksioni kjo padi penale e re ju kalua prokurorise Durres, e cila ndonese i filloi seriozisht hetimet, nen presionin e segmenteve mafioze te prokurorise dhe politikes u detyrua qe pas disa muajve ta pushonte edhe kjo çeshtjen penale ndaj Llalles & kompani.
    Vetem pak dite pasi ne çfazim180 grade me faktet u mbyll kjo padi penale, i padituri kryesor Adriatik Llalla dora vete u perzgjodh ne krye te ILDKP, nga ku pas nje kohe relativisht te shkurter u katapultua kryeprokuror i republikes.

  4. Ky bandilli i prokurorise ka qene duke vazhduar shkollen e nates ,te mesme bujqesore por ndoshta i ngeli pa mbaruar nga prishja e sistemit,ishte punetor i brigades plehrave ne kooperative dhe kaq,fitoi si ish i perndjekur politik nga baba,i denuar,agronom i Hari Fullcit,por edhe partizan ne Luften Nac Clirimtare.Shume leht per tu mbajtur peng ashtu si ishte prokuror qe tashme e njihni te gjithe.

  5. Dardan i lindur ne jug says:

    Po ky i gjati di gje per keto hollesite?

  6. VICTOR says:

    Mero je i saktë. Kjo është mënyra e qeverisjes së kriminelit sali. E ka thënë dhe Avokat Ngjela, që sali krimineli qeveris më dosje të korruptuara.

  7. Koba says:

    Drejt e shtron Z.Mero.Hetimi duhet te nise dhe me ato qe e kishin detyre filtrimin e Personit ne fjale.Duke filluar nga Sali berisha dhe me rradhe te gjithe sekundantet e Tij.

  8. zi says:

    Kane ndodhur kaq cudira tere kto vjet dhe papritur!
    cuditeni!
    Mbase kini te drejte sepse aq kuptuat, se kuptuat, sdeshet ta kuptonit,ishte vone per te kuptuar.
    Eshte shume e thjeshte,
    vetem darkave, ti kushtoni pak vemendje femijve tuaj,
    duke ju treguar ;Legjennden e Rozafes dhe ashtu pergjumur te kuptoni dhe ju,
    thelbin e saj.
    Dhashe nje shembul modest per te kuptuar A,
    bemat e ketyre viteve ska perendi ti shpegoje.

  9. Ifc says:

    Juriste pa shkolle te mesme po dalin edhe nga LuarasiShihni dhe kontrolloni studentet e tij se do te dalin me dipplome pjekurie te falsifikusr ne Librazhd pa qene fare atje

  10. Sit back and relaks says:

    Mire Berisha se e kishte te vetin, po Rames si i paska “shpetuar” ky fakt? Dhe te mendosh se justifikimi i tij per mosberjen drejtesi te 21 janarit e gerdecit ishte LLALLA i kapur nga Berisha!!!!! Paska qene shume me e lehte se sa mendohej per ta shkarkuar Llallen e nuk kishte nevoje per vetingje e mitingje, per ambasadore apo toreadore, per cizme apo breke. Apo mos ndoshta ka qene interesi i te dyve qe Llalla te rrinte ne ate post sa me gjate te ishte e mundur?!
    Megjithate, Llalla e ka mbaruar te mesmen perpara ndryshimeve kakokratike, e ka mbaruar ath kur edhe ne fshatin me te humbur te shqiperise nuk fallsifikoje dot nje bilete urbani e jo me nje diplome shkolle. Diploma aty duhet te jete me siguri, vec nqs ka ardhur CIA dhe ia ka zhdukur nga arkivi hahahahahaha.

  11. Sit back and relaks says:

    Mire Berisha se e kishte te vetin, po Rames si i paska “shpetuar” ky fakt? Dhe te mendosh se justifikimi i tij per mosberjen drejtesi te 21 janarit e gerdecit ishte LLALLA i kapur nga Berisha!!!!! Paska qene shume me e lehte se sa mendohej per ta shkarkuar Llallen e nuk kishte nevoje per vetingje e mitingje, per ambasadore apo toreadore, per cizme apo breke. Apo mos ndoshta ka qene interesi i te dyve qe Llalla te rrinte ne ate post sa me gjate te ishte e mundur?!
    Megjithate, Llalla e ka mbaruar te mesmen perpara ndryshimeve kakokratike, e ka mbaruar ath kur edhe ne fshatin me te humbur te shqiperise nuk fallsifikoje dot nje bilete urbani e jo me nje diplome shkolle. Diploma aty duhet te jete me siguri, vec nqs ka ardhur CIA dhe ia ka zhdukur nga arkivi hahahahahahaha

  12. zgjohu SHqipo ! says:

    u lodhem me hallet e SHqiperise,nuk ka pidh seme qe ti japi drejtim
    ne jemi thjesht te telekomanduar nga injoranca,duhen 200 vjet ai stan
    ate bylmet ka !!!

  13. Oketo says:

    Po Lul Basha ? VItin e fundit te shkolles se mesme e la pa mbaruar dhe e mori aforfe si edhe shume te tjere kur u be ndrrimi i sistemeve ! Pa mbaruar fakultetin e drejtesise ( me dipllome fallco ) beri master ne Hollande !!! Sot i jep mend gjithë shqiptarëve! Dhe vjen nje dite

  14. nexhat says:

    Pse kush ka diplome mos ka Mero Baze apo mos ka Rama apo Gjiknuri. Eshte mire te shikoni secili diplomat e veta. Nuk eshte diploma ajo qe te bene njeri eshte pamvaresia jote dhe dinjiteti tend mos shitesh per 5 leke dhe te lehish ter diten si zagar. Problem nuk eshte dipoma,problem eshte personaliteti tend edhe kjo Marku kishte diplome por pranoi te zgjidhet ne menyre te pa ligjeshme, te ishte me personalitet nuk do e kishte pranuare ate pozite te paligjeshme njeri I drejtesise. Te terat institucionet qe duhen te jene te pamvaruna jane te mvaruna nga politika. Ju kujtohet shume mire kur Rama I tha asaje gjykateses nga ishte se ty theje kembet. Nuk kane cka te bej as gjykatesi as prokurori kur kjo politike I con ne burge ata ose me e keqja I vret me bandat e tyre.

    1. undefined says:

      Vertet nuk ka shume rendering diploma por rendesi ka fakti qe dikush qe vjedh diplomen e tij me para do jete tere jeten nje hajdut kudo te punoje.

    2. undefined says:

      Vertet nuk ka shume vlere diploma por rendesi ka fakti qe dikush qe vjedh diplomen e tij me para do jete tere jeten nje hajdut kudo te punoje.

  15. @autori says:

    Shume e sakte per Berishen mekatar, qe aleatet i ka zgjedhur gjithmone nga bota e mekatit. Por nuk ndryshojne dhe te tjeret nga metodat qe perdorin ne perzgjedhjen e sherbetoreve te tyre. Nuk mund te shpjegohen ndryshe te gjitha marreveshjet “bipartizane” te kupoles mafioze, qe qellimin e vetem, kane perqendrimin e pushtetit ne duart e tyre.

    1. Xhani says:

      Bravo, e mora vesht se edhe Baze, Rama e Gjiknuri pa dipllome si Llalla, hajde koçe kandari

  16. shushica says:

    Menyra me e thjeshte per ta sqaruar problemin eshte gjetja e komisionit shteteror te matures perkatese ,fizikisht dhe pyetja e tyre .Nuk ka asnje mundesi praktike te mashtrosh ,mjafton nje hetim i thjeshte me pese pyetje .Ne se eshte e vertete qe nuk ka diplome mature ,duhet te realizohet procedim penal per ata qe kane firmosur diplomen ,per Llallen ,per sekretarine e Fakultetit ,per ata qe e kane emeruar prokuror .Dhe duhet filluar nje verifikim total i te gjitha diplomave te shkollave te mesme dhe te larta .Ne se mashtrimi gjigand me diplomat e blera nuk zbulohet dhe denohet ,ky shtet nuk behet kurre .

  17. Nani says:

    Ik mo rrot kari

  18. Arber Iliri says:

    O Mero fatkeqesia e ketij vendi dhe e jotja bashke eshte se megjithese Sali Berisha rezulton nje person me veprimtari kriminale nga me te rrezikshmet qysh prej fillimit te demokracise, nuk po i futem jetes se tij te meparshme.Duhet te ishte ndjekur penalisht ne shume raste dhe per shume ceshtje.Nuk eshte paraqitur asnje here para ndonje organi drejtesie.Kjo i ka krijuar idene se nuk munden ta denojne penalisht.Ne praktiken e drejtesise ka nje numur kriminelesh qe mohojne gjithcka dhe shpesh ky qendrim i ka bere ti shpetojne denimit.Ketu hyn edhe Saliu si objekt i ndjekjes penale.Nuk eshte i pari autor krimesh qe edhe me fakte plotesisht te qarta mohon gjithcka.Fatkeqesia eshte se institucionet e drejtesise jane paraqitur pa asnje intgritet profesional ndaj ketij personi.Per rjedhoje degjenerimi institucional eshte rritur dhe veprimtaria kriminale e Saliut uka dhene zemer edhe larove te tjere ne politike e jashte saj te shkelin ligjet.Gabimi me i madh i Rames me justifikimin e mosnderhyrjes ne sinorin e pushtetit gjyqesor ne keta 5 vite eshte se pa cenuar integritetin e organeve te drejtesise duhet te kishte inicuar organet e luftes kunder krimit per te ndjekur e zbuluar krimet e kesaj monstre njerezore.Nuk e urrej Sali Berishen si qenie njerezore vetem dua te denohen veprimet e tij antiligjore qe i kane sjelle vendit kaq fatkeqesi ne kuptimin e mirefillte te kesaj fjale.

  19. pensionisti says:

    Kriminelet Sali e Lul ,po therrasin per manifestim ,apo me mire demostrata te dhuneshme per te rrezuar Edi Ramen e te vijne vet ne pushtet . Po cili do te behet kryeminister ?
    – Hajduti i 230 milion eurove te rruges se kombit ?
    – Kriminelin qe vrau 4 qytetar me 21 janar te 2018-tes se po rrinin me duare ne xhepa . apo pse po protestonin per te drejtat e tyre,per pazaret e Ilir Metes per 700 mije eurove,i cili kerkoi hetues te huaj . Po kur te huajt nuk ishin si ai i Kosta trebickes,por treguan se vidua ishte orgjinale ,i mohoj ,e Saliu me Lulin pranuan versionin e tre “specialisteve ” vends. Ky maskara do te behet kryeminister ,o popull?
    – Ky delenxhi qe therret se te rinjte po largohen nga Shqiperia per faje te Edi Rames? Po ky delenxhi ku e ka gruan ? Ku i ka femijet ? PO vet pse iku nga Shqiperia? Kete delenxhi do degjonme ne ? A mendoni o popull? Prse do protestioni? Pse keta do te drejtojne vendin? Fatmir Mediu pwrseri minister ? Nard Noka minister ? Vangjel Dulen Minister ? Flisni ! Cili duhet minister Dash Shehi ,apo Koco Kokedhima? A jemi ne terezi apo jo? Une jam dakort ,vetem te thone se te gjithe keta qe hiqen kryetar partishe ,po nuk kane parti, dhe vet Luli te thone se ne nuk marrim pjese ne qeve ri,por te shpallin emrat e ministrave dhe kryeministrit te ri. Ti njohi populli e pastaj ti themi Rames IK,se keta jane me te mencur e me te drejte se JU. Por jo ,o popull hajdutet e kriminelet. Per Moniken nuk ja vlen te flasesh se eshte harxhim kohe. tamam ” Floke gjate e mendje shkurter” shprehje e popullit ,por i takon vetem kesaj femre.

  20. Patriroti SHBA says:

    SHkaterimi i shtetit ne te gjitha qelizat, por me shum ne ate te prones dhe drejtesis ka nje emer dhe ky esht kryebanditi Berisha,
    Esht ky moster qe plepistat pa dipllom i beri gpergjegjes kryesor ne drejtesi, deri ne piramiden e saj si mostra LLalla qeme dokumenta te fallcifikuara, u be kryeprokuror i shtetit.
    Pasojat e keti mumje dpo i vuan sot populli, dhe shteti shqiptar. Hetim sa me par per gjith prapsit dhe shkeljet ligjore.

  21. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Si gjithmone Mero Baze , ne lartesine e duhur , perskrim brilant .

  22. drejtesia po vjen says:

    Po mire, a e dinte njeri se Adriatik Llalla ishte pa shkolle te mesme dhe me dokumenta fallco? Pse nuk u denoncua me pare qe edhe ta shkarkonin me ceremoni dhe te shkonte ne burg. Po vetingu tani e ze me keto dokumenta fallco? Atehere duhet te shkoje puntor ne ndertim ky njeri, bile me nje lopate te gjate edhe ne burg. Te presim e te shpresojme edhe per Saliun, Lulezimin, Fatmirin, Ilirin dhe hardhucka e tjera (lacerta muralis)

  23. tomsojeri says:

    Me tregoni nje vend te Botes ku nje fshatar,qytetar,nenpunes,drejtor,minister ,kryeminister dhe apo president,te ket te ngarkuar biografin e tij fakte te tilla monstruoze anti kombetare,antiatdhetaresh,e anti shoqerore ,sa ka ne historin e tij kjo qenie me emrin Sali Berisha ! Ne cdo faqe qe zbulohet sheh doren e tij te zez ne sherbim te vetesdhe familjes ,ne sherbim te armikut ,ne sherbim te shperberjes se shtetit shqiptar dhe ndergjegjes se ter shqiptareve ! Kudo cfaqet kjo fantazem ne kalkulime prapaskene dhe i gjall ,i dukshem me ze dhe figur mr pushtet absolut ne sy te shqiptareve ! Mbreteroj ne mes krimit ,hajnis e tradhtis dhe vazhdon te manipuloj qe te mos ngerj kok ky Komb tash si fantazem pa pushtet ! Cfar lloj populli jemi ?????? Cfar u dashka te baj ma keq nje i keq ??? Cilin duhet te zgjedh nje popull per te shpetuar nga kjo band e infektuar qe ky perbindesh stimuloi ! Mendoj se jemi vet fajtor ,se jemi te percar ,hipokrit, se nuk duam njeri tjetrin, se blehemi me karamele ,se jemi indiferent e vetem kur na vjedhin xhepin ,si ne 97 ten gjejm forcen te reagojm , gjejm emrusin e perbashket e perseri skemi byth te cojm deri ne fund ate cka nisim sepse duam veten e jo Atdheun , se ska asnje lloj spjegimi llogjik e moral popullor , te rizgjedhesh perseri vrasesin tend ,hajdutin tend ,tradhtarin e monstren qe pi gjak ! Cfar pra trgon kjo ??? Mezi ju doli gjumi me ne fund ta heqin qafe e tani i teguam vendin edhe tjetres plehr qe hodhi gruan me cizmet ne betejen per shpetim, me argumentin qesharak ne mbrojtje te kushtetutes ! Tani jan mprefur te rezojn kte shtet, qe shqiptaret e zgjodhen me vot absolute ! Ku e gjejn kte besim e kurajo???? A duhet ti ndjek ma cilidoqoft kta bandit mashtrusa ????Jemi vet fajtor ,jemi te paaft ,te pa zot ti japim forcen nje prijsi,ti krijojm besim se nuk e lem ne balt ! Shqiperis sot i duhet nje “diktator” qe te shfaros diktaturen e hajnis, krimit e korupsionit dhe ter kelysheve te infektuar ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje