Për një Muze të luftës italo- greke, në "Grykën e Këlcyrës"

22 Janar 2018, 18:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në fushën e Sajmolës, 2 km në perëndim të Peshtanit, sot u nxorën eshtrat e para të një ushtari grek të vrarë në luftën italo-greke në mars të vitit 1941. Nuk është se u “zbulua” siç thuhet. Janë pjesë e një varreze të ruajtur me kujdes nga banorët e zonës prej vitit 1941.

Jam rritur me atë varrezë para syve. Ka qenë rreth një hektar tokë që nuk u punua kurrë nga viti 1941. As në kohën e komunizmit. Është në anën e poshtme të rrugës kombëtare Tepelenë-Këlcyrë. Përballë saj, vetëm 30 metra më lartë, në pjesën mbi rrugë, janë rrënojat e një monumenti ndërtuar nga ushtria italiane. Batalioni “Lupi di Toskana” u shkatërrua thuajse i tëri aty, në ofensivën e pranverës në vitin 1941, kur ushtria italiane kishte llogaritur ta sprapste ushtrinë greke, e cila kishte kapur Peshtanin dhe Këlcyrën qysh në janar 1941.

Aty nuk janë gjithë ushtarët e vrarë në luftë, por shumë pak. Gati një përfaqësim simbolik i tyre. Babi im, që i mban mend kur janë varrosur, thotë se mund të jenë 100 të tillë, nga rreth 800 që janë vrarë vetëm në atë betejë, dhe nga rreth 8 mijë që janë vrarë gjithësej. Po aq janë vrarë nga nga pala italiane, por ata i tërhoqën ushtarët në vitet ‘60.

Monumenti i ngritur në kujtim të batalionit “Lupi di Toskana” u prish në vitet e para të komunizmit, por rrënojat mbetën deri sot. Greqia nuk pranoi kurrë t’i tërhiqte ushtarët e vrarë dhe fati i tyre është një mizori e vërtetë.

Fëmijëria ime dhe e bashkëmoshatarëve të mi, është e mbushur me histori të trishta, ku  çdo pranverë, kur bora shkrinte dhe në përrenjtë e thatë të Golikut që zbrisin në Vjosë, rrëshqisnin dhe eshtra të vrarësh, të mbetur pa zot maleve tona. Shumica e tyre ishin grekë, pasi italianët e kishin ushtrinë më të organizuar dhe arritën t’i mbledhin ushtarët e vrarë.

Fshatrat e shkatërruar tërësisht nga kjo luftë, u ringritën dhe mbijetuan edhe nga mbeturinat e luftës. Në oborret tona, saksitë e luleve, ishin predhat e mëdha të aviacionit, kryesisht britanikë, që nuk kishin shpërthyer, dhe ne i përdornim për vazo lulesh. Helmetat po ashtu ishin të përshtashme për vazo lulesh të varura në ballkone. Baruti i predhave, të cilat dinte t’i çmontonte çdo grua dhe burrë në fshat, përdorej për të ngjyrosur leshin, bombat e dorës, ato të lehta prej alumini, ishin në shumicë zile bagëtish, ndërsa “çadëret” greke dhe “çadëret” italiane, për të mbuluar kasollet e bagëtive.

Katër kilometra më tutje vendit ku po zhvarrosen ata pak ushtarë me fat që patën një varr, është përgatitur një varrezë me rreth 350 varre simbolike bosh, që presin të mbushen. Pra, nuk do të kemi realisht varret e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, por një varrezë simbolike të tyre, edhe pse në dukje masive.

Sot nuk është koha të bëjmë debat politik për të vrarët. Ata luftuan për Greqinë, që u rrezikua nga Italia, edhe pse u ra të vdisnin në tokën tonë. Por krijimi i një zinxhiri varrezash, shoqëruar me nga një ndërtesë të Kishës Ortodokse, krijon deri diku një debat politik, i cili në të ardhmen do të jetë shumë i pakuptueshëm.

Shqipëria nuk ishte pjesë e kësaj lufte, por viktimë e saj. Edhe pse Italia përdori arsye shqiptare dhe territor shqiptar për ta sulmuar Greqinë, e vërteta është se dy batalione shqiptare të angazhuar në këtë luftë, ai “Tomorri”, i udhëhequr nga Spiro Moisiu në Devoll, dhe batalioni që luftoi në Libohovë, thuajse dezertuan nga fronti, edhe pse ishin nën komandën italiane. Dhe kjo histori u keqpërdor gjatë nga Greqia, me vetëdije.

Tani që duket sikur ujërat po qartësohen, heqja e ligjit të luftës, qoftë edhe formalisht, siç është, duhet të ndodhë, përpara se varrezat të ndërtohen, pasi në të kundërt, do të legjitimojmë faktin që kemi humbur një luftë, që nuk e kemi bërë kurrë me Greqinë.

Shqipëria dhe Greqia janë dy fqinjë që kanë historinë më paradoksale në glob mes tyre. Ato janë dy vende të lidhura shumë fort mes tyre, dhe që kanë po ashtu, një bagazh të rënduar historik kundër njëri- tjetrit. Janë dy vende që kanë ligj lufte mes tyre, dhe po ashtu kanë një “Traktat Miqësie” mes tyre. Janë dy vende që janë anëtare të NATO-s dhe kanë detyrimin të mbrojnë njëri- tjetrin në rast rreziku, dhe po ashtu janë në luftë me njëri- tjetrin, formalisht. Janë dy vende që kanë minoritete respektive brenda njëri- tjetrit, dhe nuk kanë përcaktuar ende kufirin detar dhe atë tokësor. Janë dy vende që kanë të përbashkët besimin ortodoks dhe grinden pse kanë të përbashkët dhe kryepeshkopin e Shqipërisë. Është një histori tipike ballkanike.

Jam i sigurtë se në brezat që do vijnë, ushtarët e gjorë të vrarë për Greqinë në malet tona, nuk kanë për t’i lënë të qetë turistët që do t’i shikojnë aty dhe do të pyesin gjithnjë, pse u vranë. Dhe gjithmonë do të jenë gati dy shpjegime.

Çdo prill në Peshtan vijnë turistë italianë, disa pasardhës të ushtarëve të vrarë, që janë pjesë e “alpinëve” të sotëm italianë, që ngjiten në Golik, aty ku janë masakruar, dhe gjejnë gëzhoja, helmeta dhe eshtra të vrarësh, edhe sot e kësaj dite.

Në të ardhmen do të kemi dhe turistë grekë tek këto varreza. Edhe ata do të shpresojnë se janë duke takuar të parët e tyre, duke ndezur një qiri në varrezat simbolike, që janë ndërtuar bashkë me një Kishë ortodokse në “Grykë të Këlcyrës”.

Ndaj është mirë që kjo histori të balancohet dhe së paku “Gryka e Këlcyrës” të shikohet si një mundësi për të ndërtuar një muze në natyrë për luftën italo- greke, që vizitorët në brezat që do të vijnë, të jenë të  qartë çfarë janë duke parë dhe çfarë ka ndodhur. Një muze neutral, me materiale të palës greke dhe italiane për atë histori, do të nderonte luftën e tyre aty, përkrah varrezave apo vendit ku janë vrarë, nga Peshtani deri në Këlcyrë.

Kjo do të na bënte më dinjitozë për të nderuar fatin e trishtë të ushtarëve të vrarë grekë, apo italianë, në tokën tonë, të cilët u bën pjesë e një lufte absurd, sidomos për palën italiane. Monumenti i “Lupi di Toskana”, por dhe simbole të tjera të ushtrisë greke dhe italiane, duhet të jenë pjesë e kësaj historie. Kështu, së paku ta përdorim të shkuarën tonë, për të adhmen tonë, për turizmin dhe paqen mes palëve, në një luginë që nuk ju nda kurrë as bukuria, as egërsia dhe as lufta.

Monumenti i “Lupi Di Toskana ndertuar ne afersi te Peshtanit, ne fushen e Sajmoles, ku u shkaterrua batalioni.

rrenojat e Lupi di Toskana, sot, perball vendit ku po germohet per ushtaret grek

Vendi ku jane ruajtur disa nga eshtrat e ushtareve te vrare grek ne Sajmole, 2 km ne perendim te Peshtanit

Turiste italiane ne Majen e Golikut aty ku eshte bere beteja e pergjakshme ne Mars 1941.

Predha ende te paplasura te mbetura nga lufta Italo Greke

Varrezat simbolike qe jane pergatitur prane Kishes se Shen Kollit ne Gryken e Kelcyres

43 komente në “Për një Muze të luftës italo- greke, në “Grykën e Këlcyrës””

  1. Epo kjo pune! says:

    Mero mire e ke ti por c’ne greku po e luftonte italianin ne token tone? Pastaj nese e beri per solidaritet pse nuk e coi deri ne fund te clironte edhe Tiranen? Ka qene e sakte ajo strategji, te perzinin italianet pertej asaj qe ata e quanin kufi te greqise dmth luginen ne fjale deri ne Himare e Korce. Ushtaret jane te gjore por te mos lejohet politike me eshtrat e tyre dhe humanizmi normal nje varr apo obelisk por jo te krijojme “Meken” greke tek fshati jot o Mero se ketej greku, andej serbi e ka djep kosoven, ngelem te hipim maje Dajtit se vetem ate do na lene shqiptare. Ata na rane ne qafe, jo ne, se po qe se perdoret arsyeja e pushtimit edhe neve na ka hapur lufte greku sepse gjermani nga greqia erdhi! Por ja qe minoratareve ketej u dhame me tapi token e shqiptareve me ligjin 7501. te shkojne camet ne token e tyre, te njihet minoriteti arvanitas si shtetformues pa le te kene ca varre pastaj kendej dhe le tu rroje 1000 vjet kryepeshkopi, nuk na prish pune fare

    1. ..... says:

      Po lexoni dicka se ju ben mire.
      U terhoq se gjermania pa qe italianet po mundeshin i shpalli lufte greqise dhe e sulmoi.
      Nqs ka ushtare grek ata duhet te respektohen se Luftuan fashizmin per te tjerat po ja le ketij historianit me lart

      1. koprraci says:

        Gjermanet nuk erdhen nga qe u munden italjanet por per te krijuar baza ne Greqi si ajo e Kretes qe te kishin kontroll ne mesdhe per te luftuar anglezet.
        Dhe mos komento me nga 4 pseudonime o te q* fsha mamin bythqiri janulles se kuptohesh nga idiotesite qe shkruan

    2. Plehra Kazani MERO says:

      Plera, Mero, i zhduke te gjitha tema per edi ramen dhe punet me grekun, dhe i zvendesove me gelbaza , o ligesi e papare….

  2. mirel says:

    Po mire o Mero. E shikoj qe te paskan zene krizat per eshtrat e grekerve. Pse nuk i terhoqi qeveria greke eshtrat e ushtareve te saj sic bene italianet.
    Sa monumrnte e varreza te deshmoreve shqiptare te Luftes keni prishur qe kur ti dhe Berisha moret pushtetin?
    Pse duhet te ngrihen 350 varreza, kur verdalle mund te jene 100 eshtra?
    Greket mund te kene luftuar per clirimin e vendit te tyre ne Greqi, por ne Shqiperi ishin automatikisht ushtri e huaj e paftuar.
    Sa masakra kane bere greket mbi shqiptaret?
    Ngrini monumente dhe per to. Qe nga Cameria deri ne fshatin e tyt eti.
    Perse i takon barra Shqiperise per problemet territoriale qe ngre Greqia, ndersa greket nuk pranojne asnjehere te diskutohet per camerine.
    Ne te njejten menyre Hoxha i kishte mbyllur diskutimet per kufirin dhe varrezat.
    Pse i pranon keto qeveria e sotme?
    Cdo argument qe justifikon kete pergjegjesi te pales shqiptare per negocijim dhe diskutim te territorit dhe kufirit eshte tradheti.
    Ti mund ti japesh shume ngjyra te buta, si pjelle e Berishes qe je. Por tradhetia mbetet tradheti edhe kur e ben Ramiu, dhe ka vetem nje pergjigje: Plumbin.

  3. Flm says:

    Per te qartesuar disa ngjarje historike.
    1- Batalinet Shqipetare nuk ishin 2 por 6-te, kjo qartesohet tek arikulli i Alfred Moisiut, ku vet Spiro Moisiu ishte pjese e atyre luftimeve, lexoni ne internet “lufta Italo-Greke, Alfred Moisiu”.
    2- Ato luftime nuk i perkisnin vetem interesave te Greqis por gjithe koalicionit ant -fashist….. apo jo ???
    3- Bravo gazetes Tema qe pohon qe ishin 8 mije ushtar Grek te vrare, qe deri dje ky numer na dukej absurd nga shkaku i mos njofjes se qellimshme te ketyre ngjarjeve.
    3- Absurditeti i kesaj lufte i perket bashkpunimit te 6 batalioneve Shqipetare me Italianet kunder Greqis.
    …..
    Ja perse te duken absurde mardheniet Greko-Shqipetare, sepse vazhdon akoma keq informimi per te demaskuar gabimet Shqipetare te asaj periudhe, jo vetem nuk i demaskojm por i shtremberojm dhe i fshehim.
    ……
    A nuk eshte sote me e gjall se kur “fryma” ati Greke ne Shqiperi, te gatshem per te bashkepunuar me amiqt e Greqis.
    Prandaj te jeni me te sinqert me Vetveten dhe Historin.

    1. adi says:

      ka edhe me……
      greket nuk mund te krahasohen me italianet
      greket ne shqiperi erdhen si clirimtare u sollen si clirimtare dhe u terhoqen si clirimtare.
      erdhen si clirimtare sepse luftuan pushtuesin fashist te shqiperise dhe greqise qe ishte italia.
      u sollen si clirimtare sepse greket nuk vrane gjate gjithe luftes asnje shqiptar te vetem
      u terhoqen si clirimtare sepse ne perfundim te luftes me italianet mbasi e shkateruan ushtrine italiane dhe rrezikun per greqine u terhoqen ne kufijte e paraluftes, vete pa u hedhur nje arme e vetme.
      do mjaftonte vetem kaq qe monumenti perkujtimor per greket te ishte si per shqiptaret .
      tani nese dikujt i vret syte kryqi ortodoks kjo nuk ka te beje as me luften e lavdishme te grekeve as me shqiptaret kjo ka te beje vetem me ndergjegjen turke ngelur trojeve te arberise. dhe ky nuk eshte as problemi i shqiptareve dhe as i grekeve.
      keto jane faktet te tjerat ose jane histori dallkaukesh ose deshira turqish!!!!

      1. koprraci says:

        Me veten po replikon o trap,,?? Me italjant bete lufte te lavdishme por me turqit aha se turqit jau q**ne kurvat.Me Turqine nuk ja u mban ti kerkoni varreza

      2. Vëzhguesi says:

        …dëshira turqish??!! –GOMERË keni qënë e të tillë keni ngelur! Kush e qëlloi statujën e
        Çerçiz Topullit me plumb? Trap, e di se çfarë kuptimi ka ky veprim?
        Bastard dhe shtembërues i historisë. Batalionet shqiptare,2 apo 12, hodhën pushkët
        dhe nuk luftuan kundër grekut. Luftën nuk e hapi Shqipëria por Italia nën kurorën e V.
        Emanuelit III,ku kishte futur edhe kurorën e Mbretërisë Shqiptare të dorëzuar nga
        qeveria tradhëtare.
        Kaqol,bëji dallimet .

      3. elitex says:

        Nuk u terhoqen jo! Po te qe per Grekun nuk terhiqej kollaj nga Vorio Epiri (shiko psh 1914 qe krijuan krahinen autonome te VP me Zografin). Por Gjermani u acarua nga paaftesia italiane dhe u detyrua te nderhyje vet! Qe te kuptosh se si u sollen si clirimtare direkt mbas lufte beren dhe spastrimin etnik ne Epir duke debuar te gjithe muslimanet (pra camet), dhe me e cuditshmja eshte se te gjithe shqipfolesit ortodoks u quajten automatikisht grek, kjo shpjegon edhe faktin pse sot e kesaj dite ne ato troje (Prevez, Igumenice, Arte etj etj) ka sot ende shqipfoles ortodoks qe e urrjene po ti thuash je shqiptar!

        Faktet jane fakte, dhe fakti me i cuditshem eshte se: Greqia eshte i vetmi shtet ne ballkan qe nuk njeh asnje minoritet etnik, madje edhe mulsimanet e Thrakise (Ksanthi, Komotini etj) te quajtur Pomake njihen si pakice fetare (muslimane). Madje qe te kuptosh urrejtjen e Grekut per cfaredolloj gjeje qe nuk eshte Ortodokse (pra edhe greke) deri ne fund te viteve 80 pakica muslimane e Thrakise qe zone e ndaluar dhe e ruajtur nga ushtria, dhe hyje dilje vetem me leje te posacme.

        P.S. Nuk kam urrejtje per ortodokset apo greket, sepse jam vet ortodoks dhe gjysem minoritar, por ama faktet jane fakte!

      4. Kuq e zi says:

        Kadale adi lina
        Greket nqs do deklaronin se erdhen si clirimtare te shqiperise mund te kishin jo 8 mije por 80 po te donin kjo eshte nje pabesi qe ata pergatisin pikat ku ata kerkojne varreza perkojne me kufirin e megaidese
        Na akuzojne si bashkepuntore por harruan dekleraten qe i bene italise nje dite pas pushtimit tone sepse shpresonin se do perfitonin territore bej ca kerkime dhe do shohesh cfare shkruan ajo deklerate e qeverise greke

      5. Bellkameni says:

        300 fshatra dogjen e perveluan greket vetem ne jugun e Shqiperise, ne vitet 1912-1914, per te mos folur per masakrimin makaber ne tri periudhe te ndryshme mbi popullsine civile came. As italiani e as gjermani nuk u canin barkun me bajonete grave shtatzane. Vetem greket, serbet e turqit osmane e kane bere nje gje te tille.
        I kujtoj, vetem nje shembull, ketij zvarranikut te Janulles: Pasi masakruan 400 civile (kryesisht pleq, gra e femije) ne Panarit, te udhehequr nga prifti i tyre, dhunuan edhe seksualisht shume gra e vajza.
        Sa per drejtesine e ortodoksise greke, e kemi pare kur ka helmuar gjithe prifterinjte e shkolluar shqiptare qe deshen te meshonin shqip.
        Historia, ne kurriz te popullit shqiptar, ka treguar se kisha “ortodokse” greke eshte identike me ISIS. E njejta propagande, te njejtat krime, e njejta shplarje truri (ky “Adi” me siper nuk ka asnje ndryshim nga Lavdrim Muhaxheri).
        Vete menyra e kembimit te popullsise midis Greqise e Turqise, pas traktatit te Lozanes, tregon se vetem intrigat e kishes greke po mundohen te krijojne nje komb, nga nje perzierje e perbere nga nje pakice grekesh (kryesisht ishujt e Greqise se sotme), arabo-afrikanesh (te ardhur nga Anadolli), shqiptaresh (ne Cameri e More), vllahesh, bullgaresh (perfshire pomaket), etj.
        Kreret e revolucionit grek (te pakten gjysma e tyre ishin shqiptare), cuditerisht u eleminuan njeri pas tjetrit ne rrethana te paqarta, nga kjo “kishe” qe beson e predikon Perendine.

      6. Goni says:

        Nuk kane vrare asnje shqiptar gjate luftes thote.
        Kane vrare,internuar pa fund ne Cameri edhe para genocidit.Kryqi ortodoks nuk i vret syte e askujt,por ata qe vrane ne emer te kryqit po.
        Ndoshta ke vete gjak turku dhe e ke urrejtje brenda llojit.Shqiptaret e Camerise kane qene e do mbeten shqiptar e nuk ngele ti tu percaktosh etnine.

    2. Epo kjo pune! says:

      po ca bashkepunimi, po te bashkepunonin shqipo e italiani, greku do perfundonte ne Egje, nje pergjigje na jep cfare emri ti veme pushtimit gjerman qe erdhi nga greqia? Mos harro, nuk ka varre shqiptaresh askund pervec trojeve tona sepse vetem jemi mbrojtur dhe nuk jemi te pabese si greket qe rrofte sebepi dhe sot mban ligjin e luftes ne fuqi, se per ate po pine uzo ne korce, apo jo. mos na beni esnafin tani, se nuk lahet m… me shu… dhe akoma po gezoni trojet tona nga 1913, po per femijet came te masakruar ke degjuar zotrote apo nuk te vjen zeri… apo dhe ata i kapte ligji!!!!! boll me komente provokuese, flit me objektivitet sepse askush nuk eshte pa kusure por greku ka ku e ku me shume se ne.

      1. Ypo says:

        trojet qe permend nuk kanë qënë kurrë territor se republikës, sic dhe ska pasur vetëm shqipfolës por ka pasur lloj lloj kulturas, gju dhe fe.
        Përkundrasi ne gezojmë jugun nga 1913 me protokollin e Korfuzit.
        Për Camët, pesuan reagimin e veprimeve tyre. Gjenështra është gje e keqe, edhe ka pasoja. Kur bashkuponon me fashishtat mos prit për drejtesi, prandaj Camet sdo gjejne kurrë drejtesi. Mos harro fjalet e Ramizit : Problemi Cameve nuk është problemi i jonë.

        The që : po te bashkuponin shqipo e italiani greku do perfundonte ne Egje. gabim. Shqipot bashkpunuan me 6 battalione me Italianet dhe i mirepriten Italianet, edhe Greku nuk perfundoj ne Egje, por përfundoi ne jugun e shqipos.
        Italianet e pranuan që e humben luften ndaj Grekevë. Bashkë me Italianet e humbem dhe ne.
        Histroria nuk rishkruhet. Nqfse ti ke problem me ketë fakt atëhere mbëtet qe ta zjellesh.

        1. mirel says:

          Me ju qelbesira vetem gjuha e Enver Hoxhes jepte pergjigje te sakte. Dhe qellonte atje ku duhej.
          Shqipkaret denuan luften partizane dhe deshmoret e tyre, tani ngrihen per greket. Minorikare me shumice ky vend. Ca i shtoi dhe Ramuti, dhe hajt tju mbash, fare e felliqur

    3. ganiu says:

      @Flm, pas pushtimit të greqisë, sa nga këta pjestar të koalicionit antifashist u bashkuan me nazistët?
      Pra pjes e koalicionit në luftën italo-greke dhe bashpuntor të nazizmit pas pushtimit?
      E bukur si llogjikë? Apo përmendim atë që na leverdis, më budallenj po flasim?
      @Flm nuk jemi as budallenj e as tradhëtar si qeveria jonë aktuale.

  4. Syti KORITA says:

    Mero Baze Je i MADH ! Me nje Kujtese dhe KUJDES te Vecante ke Pasqyruar Ralisht si HISTORIAN !

  5. Bellkameni says:

    Po ne Kosine, do kete ndonje perkujtimore e muze?!

  6. Geri says:

    Mire o Mero mire, por banoret qe protestojne kundra zhvarrimeve ne ate zone kane te drejte. Pa na thuaj si u bekan keto verifikime pa qene prezent asnje arkeolog dhe antropolog i mjekesise ligjore. Ushtaret greke dhe jo vetem ata, por cdo ushtri kane pas uniforme te percaktuar qarte dhe te pajisur me zbukurime dhe objekte metalike dalluese indentifikuese. Pastaj kushti kryesor qe kategorizon eshtrat e mundshme te nje ushtaraku eshte seksi mashkull dhe mosha mbi 16-17 vjeç. Shkaku i vdekjes ne raste te renesh ne luftrat moderne ka ardh ose nga bajoneta ose nga plumbi. Keto te fundit ne shumicen e rasteve lene gjurme ne eshtra dhe plumbi qe u ka marr jeten te reneve ne fushbeteje duhet te gjenden ne varr pasi treten indet e buta.

    1. mirel says:

      Merua eshte expert i eshtrave. Me nje te pare i bie ne te: Jane greke – thote.
      Bile as ADN-ja nuk eshte aq e sakte sa e thena e Meros.
      Ngado qe hedh syte Mero shikon greke te vrare. Thone qe rane kunder facizmit. Po paskan rene per Meron dhe Ramutin, qe tja lehtesojne rrugen per ne Evrope. Kjo puna e Evropes qe zhvarros fshataret dhe u merr token duket me shume leverdi..per greket.
      Por megjithate, te rroje Ramiu, te rroje Greqia, te rroje Evropa, se me sa shoh une, ne Evrope do perfundojme pasi te na kete perzene Greqia si camet..viktima lufte.

  7. "BOHOTINA" says:

    Propozimi i Meros per nje muze per ate ngjarje do ishte gjeja me e mire sesa vazhdimi i pafund i hileve greke me keto vorrezat ne vendin tone.
    E verteta qe thuhet e dokumentohet nga Historia e Artit Ushtarak eshte kjo: Komandantet dhe propaganda greke ne ate lute kane pohuar e pranuar me gojen e tyre se nuk kane lene ushtar te vrare ne teatrin e luftimeve, pasi duke qene fronti afer kufirit ne i cojme brenda dites te vraret e te plagosurit. Kjo eshte e verteta qe ka folur vete greqia ne ate kohe. Tani nga na dalin tere keto vatra varresh qe kerkon greqia te ngeje ne vendin tone? E kane thene vet se i cojne brenda dites ne Greqi.
    Ata si te pabese qe jane punojne me nje strategji te qarte qe e ardhmja e larget te flase per ta e teritoret e tyre dhe jo per te verteten. Dhe ne se rrekete e Golikut nga shirat e prillit apo shkrirja e debores bie ndonje koske, per pa aftesi te tyre ne kohen e luftes, kjo nuk eshte faji jone. Ato nuk mund ti gjejne dot. Ideja e nje muzeu ne teren eshte me e mira ne kete rast sesa vendosja e disa vatrave pa
    eshtra sic kerkojne vazhdimisht greket.

  8. Drg says:

    Nuk mendoj se është zgjidhje zhvarrosja e tyre për tu varrosur përsëri 4 km me larg. Çfarë ndryshimi jep kjo në marrëdhëniet me Greqinë? A thua se këto marrëdhënie janë në këtë gjëndje vetëm për shkak të këtyre varrezave? Tani që këto toka po boshatisen ngs varret, çfarë ndodh me to?

  9. I merzituri says:

    Shqiptarizmi 0- Helenizmi 1. Kompjuteri I prishur I doganes greke e detyroj Ramen te terhiqet. Greku e fitoi luften pa beteje.

  10. Timeo Danaos says:

    Ne ditarin e vet Klareta Petaçit, dashnorja e Musolinit, permendet nje episod, ku nje nene italiane i kerkon eshtrat e te birit te rene ne Spanje.
    Nuk do t i sjellim, – i tha Duçja – Fakti qe aty ka rene gjak italian, ben qe ajo te konsiderohet toje e shenjte italiane.
    Kam bindjen qe nje arsyetim i tille fashist po perdoret dhe nga promovuesit e ketij projekti qe me vone dp na sjelle nje kob te madh. Ato varreza jo vetem nuk do zgjidhin problem po do hapin me shume sherre mes vendeve tona.
    Kishte te drejte ai Virgjili i madh kur shkruante: Timeo Danaos – Ruaju nga greket edhe kur sjellin dhurata

  11. Lee lee says:

    Greku e ka me ligj si anglezi aty ku kane respectohen.

  12. realiteti,se po mos te ishin italianet ne vitin 1941 ne shqiperi dhe lufta e adolf hitlerit 1941-1945 plani greko-serbe ka qen pushtimi i shqiperis nga greko-serbet.por fale italis e gjermanit deshtoje plani i tyre dhe shpetoj shqiperia,se baba gjerman ju a thej keq turinin greko serbve dhe u dobsuan ne fukarallek,qka e humben orientimn.vilen danken dueschland.gracie italia.nhanjeher edhe pushtusit dubet galenderuar,se na shpetuan nga pushtusit e eger greko-serbe.

  13. SS says:

    Histori tè hidhura kur ” Ujqèrit e Toskanès ” si pasardhès tè vonshèm tè etruskève u mundèn nga disa ‘dhelpra greke’ ! Ishte njè luftè si gjitha tè tjerat, por ajo qè bie nè sy èshtè se italianèt i nderuan tè rènèt me njè pèrkujtimore dhe trupat e tyre i tèrhoqèn nè atdhe….Pra edhe lufta ka rregullat e veta dhe kur humbèsi tèrhiqet duke respektuar tè rènèt dhe regullat e luftès jo vetèm qè mbetet gjatè nè histori , por ka premisa pèr tè mos e pèrsèritur kurrè mè. çfarè ndodhi me fituesit ? A ishin ata njè ushtri e rregullt apo bashibozukè ? Pèrse ata ‘ fituesit ‘ nuk e ditkan qè çdo njeri kèrkon tè prehet nè dheun e tijè dhe jo nè dhe tè huaj ? Pèrse ata ‘ fituesit ‘ i pèrdorin dy herè ushtarèt e tyre pèr sè gjalli dhe pèr sè vdekuri ? Jo vetèm nga ana emocionale, historike, edukative e kulturore monumentet dominojnè mbi varrezat, aq mè tepèr kur kèta tè fundit nuk pèrputhet me masèn e tè rènève ! Duhet ta kuptojnè ju filo grekèt por ata vetè politikanèt e greqisè se e ardhmja i takon intelektit dhe jo budallallèkut, paqes dhe arsyes, me metodat e juaja mashtroni vetvehten jo shqipètarèt….

  14. Pellazgos says:

    “Shqipetaret” me identitet turk kane qene dhe jane ata qe tradhetuan atdheun dhe u bene me turq se turqit,kete e thote historia.
    Per myslimanet as qe behej fjale per shtetin “shqipetare” por me Dum Baben
    Ketu nuk behet fjale per Greke apo “shqipetare”,por midis turkoallvsnoseve dhe atyre shqipetare Orthodoks te Kastriotit qe nuk ndruan identitetin,u persekutuan,u moren peng nga nje vella apo djale per cdo shtepi.
    Keto krime cnjerezore i paguajme sot ne.
    Por me ironikja eshte qe fuan akoma Erdoganin,kjo eshte pse Greqia nuk e leshon Epirin historike ne duart e turqve.
    Greqia erdhi tre here shekullin e kaluar,por fashistet qe nga koha e Romes qe shkaterruan rreth 80 qytete greke Ilyre dhe Epirote nuk hoqen dore.
    Ky eshte nje vend i nemur,me nje histori qe fillon ne 1912ten.
    Dihet historia boterore qe 750 vjet Rome vetem Greket ishin qytetare Romake,me vone 1100 vjet Greqi Bizantine,me vone 500 vjet Turkye.
    Sado te beni,emrat Elvisa,Ervina,Eduarda,Eriona nuk mund te quheni “njerez” me kombesi Angleze.

    1. mirel says:

      Po ik mor minorikar muti. Ta tregoi Enver Hoxha identitetin turk ty. Ate doni perseri.

  15. Maloku says:

    Greket jane nje popull me prirje thellesisht raciste kundrejt Shqipetareve. Ky eshte fakt qe nuk mohohet dot nga asnje Shqiptare qe ka patur marredhenie per nje kohe te gjate me Greket. Si te tille, ata le te kene varrezat e tyre ne Shqiperi. Le ti respektojme ato sipas tradites se mikpritjes qe kemi dhe kemi patur gjithmone. Por asnjehere nuk duhet harruar ky racizem i Grekeve ndaj nesh. Asnjehere nuk duhet harruar qe ata na shikojne neve si barbare, apo te pakulturuar apo dhe me keq. Jo nje apo dy persona, por gjithe popullin Shqiptare se bashku. Nuk duhet dhe nuk do harrohet kjo. Leri dhe respektoji varrezat Greke ne Shqiperi, por urre çdo Grek qe te del perballe me te njejten perbuzje qe ata na japin ne.

  16. T. Voda says:

    —z. Mero..!! Respekte per mendimet dhe stilin e ” PERDREDHUR ” qe perdor.
    —- Mendimet e mija per nje muze ne Gryken e Kelcyres i kini te botuara— dt. 20 Janar po ne TEMA –” NEGOCIATAT SHQIPTARO-GREKE, Paskal MIlo ……….. ” , por edhe ne komentet ne Gazeten DITA ne biseden e Presidentit Meta [gjate vizites para 2 javeve ne Korc. ..]— Jane mendime te detyruara nga fakti se VARREZAT GREKE NE KELCYRE JANE BERE FAKT. …..Por , pavarsisht leshimit te qeverive te meparshme , nese do kish vertet shtet duhet te ish nderprer cdo veprim, perfshi edhe ate varrin ”ushtarit te pare” qe u ka gezuar aq shum.— ME PERPARA DUHET TE HIQEJ LIGJI I LUFTES — TE KERKOHEJ NDJES , FALJE PER KRIMET E BARBARIT E LUFTES PARE BOTRORE,—- PER VRASJET E PERNDJEKIET E PATRIOTEVE…..,ETJ E TJER — NUK DUHET TE KISH ASNJE TRAKTAT E MARVESHJE PA HEQUR GREQIJA ATE LIGJ LUFTE APSURD, QESHARK… .. —GREQIA DUHET TE BEHET E BESUSHME , JUGU SHQIPERIS E KA VUAJTUR SHUM ZEMERGJERESINE, NDJENJEN E HARRESES DHE TE FALJES NDAJ PABESIS TE DISA QARQEVE SHOVINISTE GREKE-
    —– Ne luften italo-greke, Jugu Shqiperis me gjithe barbarite e 1914 , ka qene ne mbeshtete te forcave greke . — Po mar shembull fisin tim – Ne vitin 1914. Gjyshja , per te shpetuar 5 femije jetim braktis shtepite tip kulle 2 kateshe e i drejtohet myseqes . Kur u kthyen cdo gje ish djegur. Me shum vuajtje e mundim mbas 15 vjetesh i ringriten edhe 2 her me te medha. Ne luften Italo-Greke , Vllai i gjyshit tim , ndenji vete me nje pjese te familjes , e ktheu ato shtepi ne vend strehim e vend komande te shtabit ushtris greke ne ate drejtim. Rastesia e shpetoi nga Tre bombardime te aviacionit italjan. Djali tij , me gjith se ish thirrur te kryente sherbimin ushtarak nen komanden italjane ne Tirane , dezerton pa filluar akoma levizjen nga Tirana per ne kufirin grek , u perndoq mbi 2 vjet deri sa shkoi me forcat partizane. Nje muaj para se forcat greke te terhiheshin , TE GJITHE POPULLATEN E MBETUR [perfshi familjen tone] NE GJENDJE ALARMI i GRUMBULLUAN NE ZONEN E GURIT TE BARDHE. [matane Permetit, afer kufirit] , I VENDOSEN NE CADRA, IMBAJTEN NE KUSHTE MIZERABEL, NE GJENDJE KAMPI PERQENDRIMI ME ROJE , DERI SA FORCAT E USHTRIS GREKE U LARGUAN . DESHMITARET E NGJARJES TREGONIN SE KANE MBAJTUR FRYMEN ME LAKRAT E EGRA DHE PAK ORIZ QE U DHANE GREKERIT KUR U LANE SHTEPIN NE PERDORIM.
    —– NE SE GREQIN NUK DO E KISH SULMUAR GJERMANET , JUGU I SHQIPERIS PREJ KOHESH DO ISHTE I PERFUNDIMISHT GREQIS. KJO ISHTE DHE ARSYA PERSE PERGJITHESISHT NUK PATI REPREZALJE , POR VETEM DISA DJEGIE E VRASJE SPORADIKE PER FRIK E TERROR.
    —-Grumbullimi popullates ne gur te Bardh te permetit, mbajja e tyre te rrethuar nen mbikqyrjen e ushtareve dhe tytave te mitrolozeve isht nje mbajtje peng per ta shfrytzuar per cdo situat gjate qendrimit ose dhe terheqies nga fronti.
    —- MENDOJ SE MUZEU DUHET BERE PAK A SHUME SIC E KAM SHPREHU DUKE E PASURUAR ME NDONJE ELEMENT TUAJIN ,. MUZEUN DUHET TA IDEOJNE E BEJNE SHQIPTARET DUKE MARE TE DHENA EDHE NGA GREQIA DHE JO NDRYSHE . OSE… OSE , GREQIJA TE KETE NJE MUZE , NJE PERMENDORE DHE VARRET TE SHKOJNE NE GREQI
    —– NUK MUND TE KETE DY INTERPETIME NE TOKEN SHQIPTARE.
    — Para 15 vjetesh , dikush me tha se nje PERSON , kish bere nje marveshje me grekerit per kalua ne pronesi te TYRE nje rajon te caktuar diku afer ures GRAGOTIT. MOS ESHTE FJALA PER ATE ” HEKTARIN ” QE THONI JU. KAM SHPRES SE JU PO TI FUTENI E GJENI NE SE ESHTE E VERTET.
    XXXXXXXXX
    —-Ne vazhdim po vendos nje PJESA TE KOMENTIT BOTUAR NE TEME DATE 20 JANAR ”NEGOCIATAT SHQIPTARO – GREKE , PASKAL MILO .
    XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX
    T. Voda
    —Qeverite Greke, Kleriket Grek, para se te kerkonin leshime nga Shqiperia, ose dhe tani para se te kerkojne te marin nderimet e shtetesit duhet te kerkojne falje .–;
    :-1- Per krimet qe jane bere ne Juge te Shqiperis gjate fund-sundimit ottoman e me vone, , duke qene shpesh nxites e organizatore te drejt per drejte te tyre.
    2 – Per vrasjet e patrioteve qe kerkonin mesimin e gjuhes shqipe, , mevehtesine , shkeputjen nga perandorija otomane dhe ndikimit sllavo-grek.
    3- Per krimet, djegiet, shkaterrimet e pa para , gjate luftes se pare boterore ne krahinat ne Jug te Shqiperis, { Gjirokaster , Tepelen , Permet , Skrapar, Kolonje e Korce etjer, ne vecanti ato me besim Bektashi ].
    4 — Per organizimin dhe nxitjen e andarteve, koshadheve, bandave kriminale per terror e diversion , te derguara edhe gjate regjimit komunist, e deri ne mes te viteve 90.
    5—Per krimet dhe barbarine ndaj popullates came, nje pjese e madhe pleq , gra e femije, .per grabitjet dhe tjetersimin e pronave, mohimin e kthimit tyre tek eshtrat e te pareve………
    —- Rasti I Papa Stathit nga Melani ne kishen e Permetit eshte shume domethenes. Ai tregon hapur doren dhe qendrimin anti shqiptar te kishes greke [ mbrapa saj qendron pse jo edhe Janullatos]. Ishte rasti me i mir qe kleriket grek , te kishin treguar shenjen e ndjesit , ndaj asaj figure fetare dhe patriote
    —- Kur kjo kish e Permetit, nuk I plotson deshirat e besimtareve, per te respektuar nje figure fetare e vrare pabesisht , e varrosur ne trojet e veta, ne shtepine e vet [Permet], cfar pritet neser nga keta lloje klerikesh .
    Me cfar kurajo , civile, qytetare , religjoze Greqia insiston qe ushtaret vrare ne lufte te varrosen jasht trojeve te vendit ame, larg familjeve te tyre. Po qeveritaret shqiptare pse lejojne te ‘‘mbillet’’ ‘ Jugu Shqiperis me varrezat e ushtareve grek, te vrare gjat nje lufte ne kalim ne trojet shqiptare [ jo me shume se 1- 3 ore larg vendlindjes dhe shtetit ame. ] . Perse nuk shikojms veprimte ndersjellta edhe per trojet , shtepite e varret e cameris qe jane tjetersuar e zhdukur .
    — Drejtusit e qeveris shqiptare dhe ata lokale ne Jug, ne se nuk jane akoma ne rolin e ‘’kalit te trojes’’, nuk duhet te mendojne per varrezat e ushtareve grek . Vendi I tyre eshte ne Greqi. C’do leshim sot , nxit shovinizem. Cdo miratim varrezash sot, do konsideruar si krim shtetror. Neser, kthehen ne vatra e objekte provokacioni e zjarri. Do te kerkoje gjakun e brezave te ardhshem.
    — Greqis ti kerkohet te fshije nga librat e histories dhe te muzeve te saj , cdo gje qe nxit urrejtjen , pretendimet shoviniste ndaj trojeve Shqiptare— Vendosja e varezave ne trojet shqiptare, do te kerkoje qe pala shqiptare si kunderpeshe te ngreje kudo ne krah te tyre monumente dhe pllakata perkujtimore, ku te
    deshmohen krimet, barbarite e forcave ushtarake e te bandave kriminale greke ne trojet Shqiptare. Enjejta gje , do te kerkohet te pasqyrohet edhe ne trojet e Cameris. Ato do te diktojne rishikimin e arkivave dhe dokumenteve, pasurimin e stendave te muzeve ne funksion te kesaj kunder-propogande….etjera.. Keshtu , ne vend te shkojm para , do kthehemi prapa . Veprime te tilla , nuk jane ne interest te dy vendeve tona dhe te frymes qe pretenojm per te ardhmen .,.. Ne se mendojme seriozisht miqesimin e brezave VARREZAT DUHET TE JENE NE GREQI ,
    —– Ndersa, per varrezat e ushtareve Grek qe jane bere fakt ne Gryken e Kelcyres , ..Shteti shqiptar, duke kordinuar punen me te bijen e Ali Bej Kelcyres, Sarajet e bejlereve te Kelcyres le te shpallen; ‘’ Monumen Kulture’’ per periudhen feudale. Te restaurohen e kthehen ne nje objekt historiko- turistik kompleks . Aty te pasqyrohet edhe historia e kultura e te gjithe bejlereve te Jugut.
    — Me sa di, ato saraje jane djegur e shkaterruar nga ushtrija greke gjate luftes pare botrore. Pra u takon qe te kthehet edhe ne nje Muze per luften e pare botrore ne ate zone , ku te deshmohet edhe mbi krimet dhe barbarite greke ne gjithe jugun e Shqiperis
    … Nder\kohe , nje pavjon I posacem te pasqyroje te gjitje luften Italo-greke ne trojet tona , betejen Italo-Greke ne gryken e Kelcyres, disfaten e regjimentit te famshem ‘’Lupo Di Toskana’’ te italis fashiste.
    Githashtu , nje pavion te jete per aktivitetin luftarak te forcave shqiptare[ partizane e balliste] kunder okupatorit nazi-fashist ne ate zone e me gjere [ psh beteja e Mezhgoranit.……. etj . .]] .
    — , Gryka e Kelcyres , duhet rishikuar qe te kthehet ne nje KOMPLEKS HISTORIKO-TURISTIK. Por edhe nje vend pushimi, argetimi, alpinizmi, gjuetije, vozitje [ kanotazhi] etj.. Ne shpatin lindor te Trebeshines , mbi Sarajet e Belereve , ne lartesine rreth 1000 metra , ndodhen rrenojat e nje kalaje Ilire. Studjusi Kujtim Mateli mendon se I perket periudhes me vendndodhje te ‘’Dodones’’. Restaurimi dhe pozicioni sundues mbi Gryken e Kelcyres mund ta kthejne ate edhe ne nje pike turistike dhe clodhese. –
    —- Kompleksi I Grykes Kelcyres del me I plot , ne se pershkohet tej e tej nga nje Teleferik , me pik nisje Sarajet e bejlereve Kelcyre –, Kalaja Ilire,- Dragot– Tepelene—Hormov e me tej… Ndersa , drejtimi tjeter te vijoi nga Tepelena – krahina e Laberis deri ne bregdet. Te projektohet e te lidhet me vendet historike sic eshte Kalaja e Ali Pashe Tepelenes , pikea e Ujit te Ftohte prane Ures Leklit . Pa lene menjane pasqyrimin e historis tragjike dhe te qendreses heroike te fshatit Hormove dhe te Rrezes Golikut, ne vecanti barbarit e ushtrise Greke 1914. Gjithashtu ,pergjat Grykes Kelcyres , ne drejtim te perrenjve te ndertohen mini – pishina dhe rezervuare e ujembledhes per peshkim e gjueti sezonale, e te tjera ide.
    — —— . Ne kete kuader , mund te justifikohet aty edhe vendosja e varrezave te ushtareve grek rene ne luften italo-greke. Ne kete menyre , Ja vlen qe ato varreza te nderohen e respektohen edhe nga pala shqiptare . Mbasi , Italia fashiste ka qene pushtues dhe armik I perbashket I te dy vendeve tona. Keshtu , edhe ligji I luftes qe ka Greqia ndaj Shqiperis, ka qene e mbetet ligj absurd dhe qesharak, I vendosur dhe perdorur per shantazh e presion ndaj qeverive shqiptare—. Vetem keshtu , mund te mendohet per varrezat Greke ne Shqiperi. Grekerit duhet te mjaftohen vetem me varrezat ne Gryken e Kelcyres , dhe asgjekundi tjeter, dhe PIK…!! –.
    ——Por, nese kembngulet qe semundja e ‘’varrezomanis’’ te perhapet, atehere te kushtezohet qe edhe varezat e Kelcyres, grekerit ti cvendosion ne Greqi.
    — Pala shqiptare po luan me zjarrin . Ka hapur shtigje dhe rruge te dukshme e te pa dukshme per tjetersimin e gradual e ne heshtje te pjeses jugore te Shqipweris .
    –Pala shjqiptare po luan me humbje. Heqia e ligjit luftes nuk eshte asgje para favoreve qe I behen Greqis. Ai nuk i trembi asnje here per 50 vjet qeverite shqiptare . Per ceshtjen Came nga greqia nuk duhet shpresuar asgje, perkundrazi po braktiset dhe pjesa jugore e shqiperis duke i krijuar favore te pa lejushme Greqis.
    —- Ka shume te ngjare, nga qarqet neofashiste e shoviniste , brenda e jashte Greqise, te priten gradualisht akte te tjera pershkallezuese. Pritet qe pas shqiptarizimit te Janullatosit , dhe shtrirjes varrezave ne token shqiptare te filloi fushata e heshtur e ngritjes se kishave[ me orjentim grek] ne ‘’fshatrat e braktisura ne jug te Shqiperis ‘’ , ku hiresia Janollatus , sipas nje interviste te koheve te fundit ,per kete ceshtje ‘’…Ishte shume I ‘’ shqetesuar ‘’ . Prapa kesaj, priten shume gjera . Vereni me kujdes .!!!.. Dhe, do te shikoni si do te zhvillohen [ kombinohen] lojrat ne te ardhmen jo shume te larget. Se si do te ‘’ndihmoje‘’ kisha dhe qarqet e caktuara greke per ‘’ te zgjidhur’’ keto e te tjera ‘’ shqetesime’’ ‘’ te nendheshme [ ne inkubacion] qe kane sidomos prifterinjt per pjesen jugore te Shqiperis.
    —- Pavaresisht qeverisjeve te meparsheme Fatos ……Sali , qeverisja e Rames te jete edhe me e prere , e ne veprim . Te menjanoi nacionalizmin e atleteve me vija e te poturreve neper kembe. Te punoje frontalisht per te ngritur me lart zhvillimin ekonomik , forcimin e ligjit, rendit e te mbrojties se vendit . ..Paralel me perspektiven optimiste te besimit reciprok, ecin edhe varjante ‘’enderrash te keqija dhe komplekse ‘’. Te shpresojm,. Se pjesa me e shendeteshme e studjueseve, intelektualeve, , politikaneve te te dy vendeve e ka te qarte drejtimin e rruges nga vime , dhe ku duhet te arrijm.—Qofsha une I gabuar…!!

    Tomor Voda – . NY -USA

  17. komentet jane te ndara ne tri grpe.pro greke qe mu dohen ti mashtrojn shqiptaret me kinse greku ka te drejte vsrreshas.komente turke me kinse inate per greket,a urrejn efhe ma shume shqiptaret.dhe komentet tipike arbrore me thenje:shporruni grek e turq nga trojet ilire.

  18. llaman says:

    Babai im me ka treguar nje histori interesante, kur forcat greke erdhen ne fshatin tone diku ne bregdet rreth fundit te vitit 1940. Gjithe banoret dolen te gostisnin ushtaret greke me shishe me raki , me cepele (fiq te thate) e arra, ato qe ju ndodheshin. Madje nje fshatar e hodhi kapelen lart drejt qiellit nga gezimi dhe ajo ngeci mbi nje rrap. “Ne filluam te qellonim kapelen per ta rrezuar ate ne toke”-me tregonte ai. Histori te cuditeshme pas kaq shume vitesh

  19. ISH ANTIENVERIST says:

    zotit Tomorr Voda
    falenderim per koment-artikullin tuaj por krimeve te grekerve do ti shtoja dhe genocidin antinjerzor qe njihet me emrin Fshesa ne vitet 1993-1995 qe ishte nje gjueti njerzish si ne kohen e sklleverve para 300 vjeteve per te cilen komentshkruesi e ka pare me syte e tij dhe pse jam lemerisur ? NGA NJE TOLERIM POSHTRUES NGA SHBA-BE i kesaj fushate kanibaleske..
    .
    Kam qene ..jam dhe do jem antienverist/antikomunist por ne qendrimin e Enver Hoxhes per gjysem shekulli ndaj grekerve dhe serbeve duhet ti heqim kapelen per qendrimin thellesisht kombetar te tij….Kur sot shihet qe jo vetem klasa politike e k ashitur ate vend 100% por dhe botues-biznesmene si Mero po i mbajne iso qendrime antishqiptare te klikes Berish-bash meta dhe tani se fundi dhe rames
    Materiliani i meposhtem eshte jo vetem i nevojshem por dhe i domosdoshem sidomos kur lobi greko-amerikan ka kaluar ne ofensive
    %%%%%%%%%%%%%%%%%

    1934-1946, Themelimi i Mavit, dëbimi i çamëve dhe goditja nga qeveria e pasluftës

    Nga viti 1920 e deri në 1934 strukturat e drejtësisë kishin mundur të identifikonin dhe skedonin një numër të madh personash të lidhur me silogjet vorio-epirote dhe agjenturën greke. Lista të gjata u përpiluan nga qeveritë e ndryshme që pasonin njëra- tjetrën që nga ato të Iliaz Vrionit, Xhaferr Ypit, Pandeli Vangjelit e deri tek ato të Zogut. Vasil Shahini ishte identifikuar si koka e agjenturës e për këtë edhe u dënua, pas tij vinin Jani Diamanti, Sokrat Bozhori, Thanas Bollano, Filip Stamuli etj.

    Në të njëjtin krah strukturat e fshehta të Ministrisë së Brendshme jashtë vendit informojnë nga Greqia mbi riorganizimin e çetave andarte që kishin kryer më parë qindra masakra në jug dhe juglindje të Shqipërisë. Sipas informacionit mbështetësit financiarë të këtyre grupeve të armatosura premtonin para në këmbim të anëtarësimit në këto çeta. Deri në datë 18 Nëntor 1934 numri i të anëtarësuarve në to arrin në rreth 250. Mbledhja e krerëve të çetave sipas dokumenteve të kohës bëhej në disa hotele në Follorinë të Greqisë ku qëndronin të paktën 15 kryetarë të vjetër çetash, të cilët kishin qenë në Shqipëri edhe në vitet 1914. Pagesa për çdo mercenar që do të bashkohej ushtarakisht me këtë grup ishte 60 franga floriri.

    Njëkohësisht silogjet vorio-epirote vijonin organizimin. Strukturat ndahen në dy pjesë, familja Stefani në SHBA siç thuhet në dokumente merret me mbledhjen e të ardhurave financiare për familjet grekofone që mund të vinin nga Shqipëria në Greqi. Ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave shkon për të financuar aktivitetin propagandistik dhe ushtarak të çetave andarte. Kompania ushtarake e Leskovikut nën emrin e nënkolonel Ali Rizës kërkon forcimin e masave për t’i paraprirë çdo sulmi të papritur të kufirit shqiptar.

    Himara ishte një ndër pikat e nxehta të përballjes mes shërbimit sekret shqiptar dhe atij grek, të cilët qëndronin të kamufluar pas dy palëve të quajtura Partia Nacionaliste dhe Partia Grekomane. Në qendër të luftës ishte problemi i shkollave private dhe atyre publike, si dhe ai i zgjedhjeve për kryepleqësitë. Pala shqiptare mbante lidhje të forta me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të arsimit duke kërkuar edhe përkrahjen e fortë të elementëve atdhetarë në krahinë.

    Pas rreth tre javësh, Vasil Shahini, drejtuesi kryesor i grupeve grekofone në Shqipëri lirohet nga internimi. Ministria e Brendshme i jep këshillat e rastit, një ndër personazheve më të fuqishme në atë kohë që kryente ndërlidhjen mes strukturave shtetërore në Greqi dhe lëvizjeve vorio-epirote brenda vendit. Në telegramin dërguar prefekturës Gjirokastër, Ministria e Brendshme kërkon që Vasil Shahini të mbahet nën vëzhgim të rreptë.

    Në 1936 diplomatë grekë me anë të konsullit të Korçës kërkojnë lejimin e një meshimi të dytë në gjuhën greke në një nga kishat e qytetit ekskluzivisht për personelin e konsullatës. Por kjo kërkesë hidhet poshtë nga autoritetet shqiptare. Në shkresën zyrtare bëhet e qartë se në kishat autoqefale shqiptare në meshim dhe predikim lejohej vetëm gjuha amtare, çdo gjuhë tjetër ishte rreptësisht e ndaluar. Prefekti i Vlorës, Ismet Kryeziu, i kërkon zyrës sekrete në shtator të 1936-s që nxënësve nga Himara që studionin në Greqi të mos u jepej pasaporta derisa të hiqej dyshimi se nuk studionin me bursa të huaja, duke e mbështetur këtë në nenin 425 të dekret/ligjit organik të arsimit që urdhëronte mospranimin e bursave të huaja pa lejen e saj. Duke qenë se ky problem ishte shqetësim edhe në zona të tjera të vendit me 26 shtator Prefektura Gjirokastër njofton zyrën sekrete se një numër i madh studentësh jashtë vendit duke u paraqitur me certifikatat shkollore ku rezultonin të regjistruar kërkonin pajisjen me pasaporta si studentë. Ndërkohë që sipas ligjit, ata duhet të paraqisnin një deklaratë të noterizuar sipas së cilës nuk do të pranonin asnjë bursë të huaj. Të njëjtin shqetësim ngre edhe konsulli shqiptar në Janinë, Xhemal Frashëri.

    Në vitin 1937, Shqipëria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për çeljen e tri shkollave private greke në Himarë. Në këmbim shteti fqinj do të ofronte mësimin e gjuhës shqipe në dhjetë shkolla të Çamërisë. Kushti tjetër i Shqipërisë ishte që mësuesit të ishin shqiptarë dhe të zgjidheshin nga popullsia vendase çame. Por pavarësisht se e nënshkroi marrëveshjen Greqia bëri çmos që në shkollat në Çamëri të emëroheshin elementë grekofonë, të cilët kishin në programin e tyre forcimin e idesë së Vorio Epirit.

    Ndërkohë, pak kohë pasi kishte lënë internimin dhe pavarësisht se mbahej nën vëzhgim të rreptë nga organet e drejtësisë e informatorët, Vasil Shahini rimori sërish të njëjtin pozicion në drejtim të celulave vorio-epirote. Së bashku me njerëzit e tij më të afërt Jani Diamanti, Vasil Xhongo, Spiro Miho, Aleks Dajlani, Vasil Zeri dhe Telo Cici, tregtari nga Dervicani organizonte shpesh mbledhje ilegale në Gjirokastër.

    Pak javë më pas Vasil Shahini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij Kicati, Laboviti, Zeri e Bollano udhëtojnë drejt Greqisë për t’u kërkuar drejtuesve më të lartë të këtij vendi një mbështetje më të madhe për lëvizjen e tyre vorio-epirote. Në bazë të kërkesave presioni ndaj shtetit shqiptar për hapjen e gjimnazeve në gjuhën greke e më pas aneksimi i Jugut të Shqipërisë nga Greqia. Shkresa e kohës jep detaje mbi këtë aksion të ri të krerëve të agjenturës greke në Shqipëri.

    ZYRËS SEKRETE 20/12/1938

    Një delegacion prej 4-5 vetash kanë kërkuar t’i paraqesin kryetarit të qeverisë greke një peticion për t’i ndihmuar në kërkimet dhe punën e tyre. Personat janë Vasil Shahini, Telmah Laboviti, Gligor Kicati, Ilia Zeri, me ta ka qenë dhe Aristotel Qendro nga Labova e Madhe, i shoqëruar nga i ashtuquajturi Bollano prej rrethit të Himarës. Të gjithë njihen si elementë grekofonë dhe punojnë për dobësimin e ndërgjegjes kombëtare në këtë qark. Më pas kërkohet aneksimi i një pjesë të kësaj province nga shteti grek dhe hapja e gjimnazeve në gjuhën greke.

    Viti 1939 do të vinte edhe njëherë në provën e mbijetesës shtetin shqiptar. Ushtria italiane zbarkon në Durrës më 7 prill. Mbreti Ahmet Zogu largohet menjëherë nga Shqipëria, monarkia bie. Kjo situatë kur i gjithë vendi vihet nën pushtimin fashist favorizon grupet vorio-epirote që ishin të mbikëqyrura rreptë nga strukturat shtetërore të mëparshme. Regjimi i ri rimodeloi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe disa ndër funksionarët më të lartë të saj i nxori jashtë shërbimit.
    Armata mbretërore u shkri dhe kaloi në përbërje të armës së karabinierisë. Vasil Shahini duke u përpjekur të përfitojë nga kaosi, intensifikon lëvizjet dhe takimet në Jug të Shqipërisë duke dhënë direktiva të qarta sesi duhej punuar dhe vepruar në këto zona me minoritarët, por edhe shqiptarët. Por kjo nuk do të zgjaste gjatë pasi edhe strukturat policore italiane skedojnë Vasil Shahinin. Regjimi fashist, një ndër reformat më të thella e kreu pikërisht në shërbimin sekret i cili u shkri më 1940 dhe në vend të saj u ngrit zyra politike dhe e personelit në krye të së cilës u vendos Harito Harito. Ja një nga dokumentet e kohës ku evidentohet qartazi informacioni që përcillej për Vasil Shahinin dhe disa ndër bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

    02/05/1940

    Personat e poshtëshënuar zhvillojnë propagandë greke dhe janë grekofilë. Të gjithë këta persona kërkojnë bashkimin e kishës me atë greke dhe Jugut me Greqinë. Këta persona do të ruhen në mënyrë të veçantë.

    Vasil Shahini
    Papadopuli
    Vëllezërit Licaj
    Gligor Kicati
    Vasil Xhongo
    Niko Lezo
    Dhimitër Vavako

    Pasi kishin përgatitur mjaft mirë territorin duke shfrytëzuar dezinformimin mediatik, por edhe protestat sikur shqiptarët po kërkonin me forcë të sulmonin Greqinë për të rimarrë Çamërinë dhe tokat e tjera të pushtuara, italianët më 28 tetor 1940 sulmojnë nga territori shqiptar me më shumë se 140 mijë trupa Greqinë. Me gjithë faktin së Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian ndaj fqinjëve, grekët me një dekret mbretëror më 10 nëntor 1940 shpallën menjëherë gjendjen e luftës me Italinë, por edhe me Shqipërinë. Mbi bazën e këtij ligji autoritetet greke konfiskuan pronat e çamëve, toka bujqësore, kullota, pyje, troje ndërtimi që kapnin një vlerë të përafërt me 350 milionë dollarë. Në fakt, dy batalionet shqiptare Tomori dhe Taraboshi morën pjesë vetëm në operacionet për të çliruar Korçën e pushtuar nga trupat greke.

    Pavarësisht trupave të shumta të angazhuara nga Benito Musolini italianët do të dështonin keqazi.

    Grekët në ofensivë me mbështetjen e fortë të britanikëve shtrijnë pushtimin e tyre në Shqipëri. Më 22 nëntor grekët pushtuan Korçën, më 6 dhjetor Sarandën dhe me 8 dhjetor Gjirokastrën. Ushtria greke ndërmori një fushatë djegiesh dhe shkatërrimesh në të gjithë territorin e pushtuar. U shkatërruan kishat në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Korçë, në Drenovë e Voskopojë, por edhe xhamitë në Ersekë, Vloçisht, Pogradec, Leskovik, Mborje e Zvezdë.

    Gjatë pushtimit grek të Gjirokastrës në 1940 autoritetet e larta të vendit fqinj pas dështimit për të vënë në krye të konsullatës Vasil Shahinin në 1926, propozojnë krahun e tij të djathtë Jani Diamantin, por edhe ky kundërshtohet.

    Në 8 Nëntor 1941 në Tiranë nis kthesa historike që do të përcaktonte më pas fatet e Shqipërisë për rreth 45 vjet, themelohet Partia Komuniste. Që nga ai moment përplasjet mes grupeve vorio-epirote dhe komunistëve do të pasonin njëra-tjetrën sidomos në Jug dhe Juglindje të vendit. Në libra të ndryshëm të autorëve grekë flitet edhe për një tentativë bashkëpunimi mes dy fronteve në takime që janë organizuar në Konispol, Labinot dhe Poliçan.

    Por dështimi në bashkëpunimin mes dy fronteve, komunistëve dhe grekëve, do t’i hapte rrugë një lidhjeje të fortë mes Ballit Kombëtar dhe grupeve vorio-epirote. Vasil Shahini që njihej si koka e agjenturës greke në Shqipëri do të vendoste marrëdhënie mjaft miqësore me drejtues të Ballit ashtu siç pranohet edhe nga dëshmitarët e kohës.

    Lidhjet mes Ballit Kombëtar dhe grupeve vorio-epirote zbulohen edhe në librin e Bekim Budos “Shërbimi i fshehtë”. Drejtuesit kryesorë ballistë Mit’hat Frashëri, Bahri Omari, Hasan Dosti e Kolë Tromara u lidhën fort me Partinë Liberale Greke. Në krye të kësaj veprimtarie, theksohet në libër, u vunë shërbimet sekrete greke, të cilat organizuan edhe një grup antishqiptar të emërtuar nën siglën Onash ku merrnin pjesë minoritarë të arratisur prej vitesh nga Shqipëria. U ngritën qendra të grumbullimit, përgatitjes dhe stërvitjes të tyre në Pirgo, Konicë, Janinë, Filat e Kostur.

    Duke u përpjekur të shfrytëzojnë luftën në Shqipëri e më gjerë dhe kaosin që mbizotëronte në të gjithë rajonin, grupet vorio-epirote me mbështetje të fortë të shtetit grek programojnë nisjen e një aksioni të gjerë e të përgjakshëm në zona të ndryshme të vendit. Në librin e Bekim Budos zbulohet një takim sekret, për të cilin agjenti Barba Gaqi nga Athina informon se është mbajtur në zyrën e zbulimit grek Delfa në Janinë ku nënkolonel Spiro Lito u dha detyra konkrete grupeve agjenturore që do të hidheshin në Shqipëri.

    Ja fjalët e tij:

    Qeveria greke na ka vënë në dispozicion fonde dhe mjete të shumta të cilat do të shumëfishohen në të ardhmen, gjë që ne duhet ta justifikojmë. Ndërsa ju jeni të përqendruar vetëm në minoritet, lëreni Dhivrin, jo se është fshati im, lëreni Dropullin të cilat janë qendrat tona kryesore, ku mbështetemi, merruni me Vurgun, Pogonin dhe sidomos Himarën dhe ta fillojmë për së mbari. Jemi në kuadrin e rekrutimeve masive, që është parimi kryesor i punës sonë. Ju listat i keni. Për ata persona që na raportuan se janë të lidhur me partizanët, këshillat e tyre t’u djegim shtëpitë, të derdhim gjak. Jam dakord le ta fillojmë me Vasil Dalanin nga Bularati, t’i djegim shtëpinë dhe ta vrasim, pastaj të vrasim Lefter Koljanin nga Koshovica dhe Pandeli Garon nga Selo. Çfarë do të thonë njerëzit tanë në Dropull, në Dhivër dhe në 94 fshatrat e tjerë të minoritetit grek në Shqipëri. Me një gur vrasim dy zogj. Këta që do të vrasim janë tradhtarë të Vorio Epirit edhe pse janë ortodoksë. Kështu, ne forcojmë radhët tona dhe do vazhdojmë me kandidaturat që ju propozoni nga zona e bregdetit, Himarës e deri në Kolonjë.

    Agjenti informon se në takim morën pjesë: Spiro Lito, Lefter Guveli, Anastas Mari, Kico Kufo, Nasho Pilo, Llazi Sidheri, Jorgo Vito dhe Kico Longo.

    Në këtë kohë gjenerali grek, Napolon Zerva, themelon në korrik të 1942 Frontin për Çlirimin e Vorio Epirit i quajtur ndryshe Mavi. Sipas dokumenteve të kohës Vasil Shahini, Jani Diamanti e Jani Vidali dyshohet se ishin drejtuesit më të lartë të kësaj organizate në Shqipëri. Sipas librit “Vendet e dhimbshme të Greqisë – dëshmitarët e Vorio Epirit e Vllehëve”, në 1943 është zhvilluar një mbledhje ku është vendosur bashkëpunimi dhe lufta e armatosur për të çliruar Vorio Epirin.

    Mavi vepronte edhe në kuadër të Edes (Lidhja Kombëtare Demokratike Greke) në krye të së cilës vepronte gjenerali Napolon Zerva. Trupat e së cilit kryen masakra të shumta në Çamëri dhe Jug të Shqipërisë. Mënyra e strukturimit të organizatës Mavi mbetet enigmë, pasi lufta dhe fshehtësia në të cilën vepronte i mundësonte ilegalitet të plotë.

    Ndërkohë, trupat pushtuese italiane të thyera keqazi edhe në Greqi shpallin kapitullimin pa kushte më 8 shtator 1943. Vetëm pas një dite në Shqipëri u vendosën trupat gjermane të cilat nxituan të merrnin nën kontroll gjithë vendin për të penguar një zbarkim të mundshëm të trupave angloamerikane. Në 10 shtator ata kishin pushtuar pothuajse gjithë vendin.

    E ndërsa Shqipëria duhet të përballej me një pushtim të ri, përplasjet mes komunistëve dhe elementëve grekofonë do të ashpërsoheshin duke kulmuar në vitin 1943. Në 17 shtator ditë kur forcat partizane të udhëhequra nga Enver Hoxha hynë në Gjirokastrën e çliruar një ndër të parët që ekzekutohet është pikërisht Vasil Shahini. I njohur për më shumë se 15 vjet si koka kryesore që drejtonte silogjet vorio-epirote në Shqipëri. Vite më pas, në rrethana misterioze, në Greqi do të eliminohet edhe një nga njerëzit më të afërt të Shahinit, Jani Diamanti. Të dy këta ishin edhe bashkëthemelues të Frontit për Çlirimin e Vorio Epirit Mavi.

    Fronti Nacional Çlirimtar me Enver Hoxhën në krye njoftuan aleatët se do të ndiqnin gjeneralin Napolon Zerva edhe brenda kufirit grek si kundërpërgjigje ndaj masakrave që bënë në jug të Shqipërisë. Por misioni britanik ushtroi presion duke frenuar këtë sulm të partizanëve shqiptarë.

    Ndërkohë, në këtë situatë, Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit tentuan të arrinin një marrëveshje me forcat e djathta greke. Në librin e historianit Beqir Meta zbulohen detaje nga propozimet e bëra nga Mit’hat Frashëri në 10 maj të 1944 për qeverinë greke. Ato janë si më poshtë.

    Meqenëse çështja e lidhjes në formë federative varej nga mundësitë që do të krijoheshin pas luftës, të dyja palët të zotohen që sot se do të jenë të gatshme për realizimin e këtij projekti.

    1. Bazat e lidhjes do të jenë pavarësia dhe sovraniteti i të dyja palëve.
    2. Kufijtë greko-shqiptarë do të jenë dhe do të deklarohen solemnisht ata të 1939.
    3. Bëjmë aleancë mossulmi, difensivë dhe ofensivë, si dhe lidhje ushtarake.
    4. Traktate ekonomike të ngushta mes të dyja palëve.
    5. Do të përpiqemi që sa më parë kjo lidhje të bëhet greko-turko-shqiptare.
    6. Në rast lufte, komanda e përgjithshme ushtarake do të vihet në dorë të Greqisë
    7. Të dyja palët do të paraqiten në Konferencën e Paqes si dy palë me një interes të vetëm duke përkrahur politikën e shoku- shokut. Kosova do të zotohet të mbështesë rivindikimet shqiptare për Kosovën dhe anën e Dibrës, që kështu në kohën e ardhshme të mund t’i bëhet ballë rrezikut skllav.

    Pikërisht në momentin kur forcat legaliste dhe Balli Kombëtar u bënë gati të arrinin marrëveshjen me grekët për propozimet e një viti më parë, Enver Hoxha urdhëroi masakrimin e drejtuesve kryesorë të tyre. Komunistët me këtë veprim prenë çdo fije bashkëpunimi mes forcave të djathta në dy vendet. Enver Hoxha kishte menduar ashtu si legalistët dhe Balli Kombëtar krijimin e një federate, jo me Greqinë e djathtë, por me Jugosllavinë komuniste. Goditja që u bëri Enver Hoxha eksponentëve të Ballit Kombëtar nuk ishte i vetmi shkak që çoi në dështimin e marrëveshjes. Shteti grek nuk ishte i gatshëm të kishte një bashkëpunim të tillë me Shqipërinë. Disa kohë më vonë grekët do ta hidhnin këtë ide të rinovuar dhe me kushte të tjera, të cilat synonin helenizimin e plotë të Shqipërisë së Jugut. Në federatë nuk do të pranohej kurrsesi Turqia, të cilës grekët i druheshin, pasi ndikimi i tyre në Shqipëri mund të kalonte në plan të dytë dhe të parëndësishëm.

    Më 27 qershor 1944, ushtria greke nis masakra të përgjakshme në Paramithi për të vijuar më tej në të gjithë Çamërinë. Brenda një natë të vetme 600 banorë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, u përdhunuan, masakruan e u dogjën për së gjalli. Gjenocidi vijoi në fshatin Parg, ku mbi 200 njerëz të pafajshëm u vranë. Masakra të përgjakshme trupat greke të udhëhequra nga gjenerali Napolon Zerva kryen edhe në Filat e Vanar. Fshatrat u mbytën nga gjaku dhe u mbuluan nga tymi dhe flakët. Spastrimi etnik vazhdoi me vite të tëra me një bilanc përfundimtar tragjik me mbi 2900 të vrarë dhe rreth 2400 çamë të tjerë humbën jetën duke u përpjekur të vinin në Shqipëri. Më shumë se 60 fshatra u dogjën dhe pasuritë u grabitën nga ushtria greke.

    Edhe pas çlirimit të Shqipërisë, Athina u përpoq të shfrytëzonte në interes të politikës së saj aneksioniste edhe zgjedhjet e para në Shqipëri, ato të dhjetorit 1945. Strukturat shtetërore greke dhe silogjet vorio-epirote riorganizuan agjenturat e tyre në jug të vendit, duke u kërkuar prerazi të bënin propagandë kundër Enver Hoxhës dhe të bojkotonin procesin zgjedhor. Qëllimi ishte të tregohej në arenën ndërkombëtare se minoriteti nuk donte të jetonte brenda kufijve të shtetit shqiptar, por të bashkohej me Greqinë mëmë.

    Në shërbim të këtij misioni u hodhën menjëherë në terren shumë nga ish-bashkëpunëtorët e Vasil Shahinit, të cilët nisën të shpërndanin trakte, gazeta, por edhe duke organizuar takime të fshehta ku promovohej ideja e Vorio Epirit dhe kërkohej kundërshtimi i komunistëve, duke mos u bërë pjesë e procesit të 2 dhjetorit. Në trakte shkruhej se votimet duhet të sabotoheshin, sepse grekëve nuk duhet t’u interesonte kush qeveris Shqipërinë, por Greqinë.

    Ne s’duhet të votojmë, por të mendojmë të afrohemi me tokën tonë, këto zgjedhje u përkasin shqiptarëve dhe jo neve, thuhej në traktet që u shpërndanë në të gjithë Jugun e Shqipërisë. Menjëherë pas fitores së komunistëve të drejtuar nga Enver Hoxha, grekët kundërshtuan rezultatin, duke deklaruar se zgjedhjet e zhvilluara në të ashtuquajturin Epir të Veriut ishin absolutisht të papranueshme. Sipas tyre, në votime morën pjesë vetëm 60 për qind e popullsisë që ishte tregues i pavlefshmërisë së tyre. Grekët shkuan më tej, kur në një memorandum dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit i lëvizën edhe më shumë shifrat, duke deklaruar se në zonën e Vorio Epirit abstenimi shkonte nga 50 në 90 për qind. Por këto të dhëna binin në kundërshtim me burimet shqiptare, të cilat njoftonin për një pjesëmarrje në proces të minoritetit grek në masën 92 për qind.

    Menjëherë pas ardhjes në fuqi të pushtetit te ri në vitin 1946 me urdhër të Enver Hoxhës, strukturat e Ministrisë së Brendshme nisën një fushatë të gjerë arrestimesh dhe ndalimesh në zonat e jugut, duke internuar disa qindra të dyshuar dhe të afërm të tyre si të lidhur me silogjet vorio-epirote dhe propagandën greke që ushtrohej në këto zona. Aksionet nisin nga Derviçani në Gjirokastër, në Ersekë, Leskovik, Himarë e Sarandë. Një pjesë e të arrestuarve dhe të internuarve ishin të skeduar më parë, pjesë e listave të shërbimeve sekrete shqiptare.

    Dokumentet e kohës flasin për 133 të burgosur dhe dhjetëra familje të internuara. Mes tyre bien në sy mbiemra të njohur që kishin qenë mjaft aktivë gjatë periudhës parakomuniste në lidhjet e tyre me elementë që punonin për agjenturën greke, si: Bollano, Lekas, Tatas, Gumas, Papas, Stefanos e Kostas. Mes tyre edhe shumë mësues të shkollave në Gjirokastër, Poliçan, Llongo etj., të cilët, sipas regjimit, punonin si agjentë të fshehur në shërbim të agjenturës greke.

    Të burgosur

    Dervician
    Kristos Tsamis
    Kristos Liakos
    Gregorios Bezatis

    Kakavi
    Michael Miris

    Pepel
    Aphroditis Makou
    Pavlos Melos
    Vasilios Siskas

    Poliçan
    Andreas Ghoulis
    Christos Ghikas
    Athanasios Terpos
    Stavros Iassonides
    Andreas Rossis

    Sopik
    Konstantine Kontopanos
    Kontantine Ghatzouris
    Panajotis Premikiris

    Përmet
    Panajotis Kiapes
    Spiridon Kostas
    Theodoros Tselios
    Elias Anastadiades
    Pavlos Evangelou
    Georgos Tasos
    Georgios Mitsis
    Sotir Kyritsis
    Theodoros Markou
    Georgios Prontanis

    Nivicë
    Ghikas Papacosta
    Demetrios Photis
    Cosmas Ghourmas
    Elias Ghoumas

    Himara
    Nicholas Katselanos
    Loukas Bolanos
    Stephanos Bolanos

    Dhërmi
    Thimio Melios
    Damianos Zoupas
    Kleanthis Karavelas
    Cosmas Karavelas

    Qeparo
    Manolis Lekas
    Gregorios Alexi
    Ioannis Voglis
    Spiros Gumas

    Palasë
    Ioannis Gherkis
    Antonios Lekas
    Evangelos Giannis

    Korçë
    Stephanos Sekkos
    Stavros Sekkos
    Constantine Sekkos
    Hercules Kyriakou
    Michael Stassas
    Thomas Stassas
    Vasiolios Katounis
    Evangelos Ambesis
    Harallamb Zacharas
    Joseph Zacharas
    Ksenofon Douskos
    Petros Nounis
    Petros Kotokos

    Paralelisht Gjykata Ushtarake e Rrethit Gjirokastër do të niste një gjykim të rreptë mbi 19 prej të arrestuarve në aksionin e mëparshëm nën akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut. Të gjithë të pandehurit do t’i nënshtroheshin një hetimi të imtësishëm për veprimtarinë e tyre gjatë luftës e pas saj, por edhe për lidhje të dyshimta me persona që vepronin në lidhje të fshehta me agjenturën greke. Në qendër të hetimit ishin thirrjet që u ishin bërë banorëve të këtyre zonave nga të arratisurit e fundluftës për të mos marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në Shqipëri, e që solli në pushtet komunistët, bashkë me to ishin shpërndarë edhe trakte që kërkonin bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Ndër të arrestuarit ishte edhe Vasil Pertali nga Leshnica e Sarandës, një ndër njerëzit që do të rezultonin mjaft aktivë në veprimtaritë e paligjshme kundër shtetit shqiptar në propagandën për Vorio Epirin edhe në vitet e mëpasshme.

    Procesverbal nr. 237 1946

    1. Vasil Pertali, Dhrovjan
    2. Qimon Greka, Leshnicë
    3. Harallamb Lezo, Leshnicë
    4. Papa Stavro Rexho, Dhivër
    5. Teli Harbaci, Dhivër
    6. Filip Papa-Thanasi, Kalivë-Shush
    7. Lluka Prifti, Piqeras
    8. Vangjel Papai (Zisi), Aliko
    9. Stavro Pilo, Aliko
    10. Vasil Llazari, Lukovë
    11. Mihal Llambro, Sarandë
    12. Papa Jani Dashi, Çukë
    13. Loli Papa, Aliko
    14. Sotir Shqevi, Kalive-Pasha
    15. Nasho Pando, Sopik
    16. Kristo Papa Stavro, Sopik
    17. Fane Deneku, Sopik
    18. Koço Qesko, Mursi
    19. Pilo Shqevi, Kalive-Pasha

    Gjatë seancave të gjata gjyqësore, të pandehurit u nënshtrohen pyetjeve të shumta të hetuesve, duke dhënë sqarime mbi lidhjet e tyre me persona të dyshuar si pjesë e silogjeve vorio-epirote në Greqi. Disa prej tyre pranojnë të jenë ndikuar drejtpërdrejt ose jo nga persona të arratisur në shtetin fqinj dhe që për vite me radhë kishin qenë në krah të Vasil Shahinit, të vrarë tashmë që prej tre vitesh.

    Ndjenja e frikës vihet re lehtësisht në të gjitha dëshmitë e të arrestuarve, të cilët pranojnë të kenë qenë pjesë e veprimeve ilegale të silogjeve vorio-epirote në Shqipëri, por mbrohen me faktin se janë manipuluar dhe çdo gjë e kanë bërë pa pasur dijeni të plotë mbi rëndësinë e informacioneve që kanë transmetuar. Ja copëza nga pohimet e disa prej të pandehurve të mbajtura në procesverbalet e hetuesve.

    Sotir Shqevi: Unë isha i tronditur nga ndryshimet politike. Nasho Pando më hapi bisedat e para për Greqinë dhe më vuri në dukje fitimet e reaksionit, duke më thënë se reaksioni do të provokojë Shqipërinë dhe Ballkanin, e prandaj duhet të lidheshim me priftin e fshatit Sopik, i cili lidhej në Korfuz me disa të arratisur, që ishin të lidhur me silogjet e Vorio Epirit. Unë punën time e quaj tradhti, sepse tradhtova detyrën time dhe popullin në favor të imperializmit grek.

    Vangjel Zisi: Unë vetëm një gazetë kam kënduar asgjë tjetër. Më 24 dhjetor 1945 më erdhi Vasil Pertali, i cili më tha se kishte disa broshura për mua dhe Lolin, unë i mora dhe i dogja. Një letër m’u dorëzua nga djali i Vasil Pertalit, vinte nga silogu, kërkonte informata për priftërinjtë, mësuesit, oficerët, të internuarit, rezultatin e votave etj. Unë e grisa dhe nuk u përgjigja se kisha frikë.

    Filip Thanasi: Në muajin dhjetor më thirri Loni Papai dhe më tha se kishin ardhur disa gazeta e ca thirrje për abstenim, unë i thashë që nuk është në interes të popullit të abstenoj. Bashkë me to ishte edhe një letër dorëshkrim që kërkonte informata të ndryshme, mes të cilave sa ushtri kishte në Sarandë, në Konispol e Delvinë. Informatat që jepnim shkaktuan sjelljen tonë para jush.

    Loli Papa: Ne na kërkuan informata, por letrën e shkruan Filipi me Ilia Manon dhe dëgjova që shkroi se në Sarandë ka një brigadë me 1500 ushtarë, në Delvinë një brigadë me 1500 ushtarë dhe në Konispol bashkë me kufijtë 2000 veta. Tjetër gjë nuk i raportuam. Informatat i kishte marrë Filipi, nuk di se ku i kishte marrë, unë vetëm e dëgjova.

    Koço Qesko: Më kërkuan informacion ushtarak për në Bistricë dhe unë iu përgjigja se nga Bistrica e lartë janë 2500 vetë. Informata të tjera që ishin çuar në Korfuz ishin edhe për municionet. 40–50 topa, 15 000 deri në 20 000 mitraloza dhe murtaja 2000 ose 3000.

    Atë Kristo Papa: Informatat i dhamë për bela. Në Konispol ishin 500 shpirt, me veshje të mirë, moral të mirë, ushqehen mirë. Në fshatin Pandelejmon kishte një kompani me 80 veta, në Theollogo ka 800 veta. I shkruam se urat janë të ndërtuara dhe rrugët po rindërtohen.

    Harallamb Lezo: Vasil Pertalit i dorëzova ato pesë letra që më dhanë. Letrat ishin të daktilografuara dhe kishin pseudonimin “qendriqiepitropi vorio-epirotiko-agon” Këshilli Qendror i Vorio Epirit për Luftë.

    Vasil Pertali: 5 zarfe ia dhashë Harallamb Lezos, Pavllo Konomit, Vangjel Zhongës, Foto Grekut, Vangjel Zisos, Cavo Pilos e Loli Papës. Unë zbatova atë që më ishte thënë përmes adresave të shkruara në pako. Unë nuk jam agjent, nuk kam punuar për asnjë.

    Paralelisht e njëjta situatë e nderë e konfliktuale shoqëron edhe marrëdhëniet zyrtare mes Tiranës e Athinës. Më 13 shkurt të 1946-s Greqia shprehet prerazi kundër pranimit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në letrën zyrtare të dërguar nga ministri i Jashtëm grek në OKB theksohet se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të.

    Në të njëjtën kohë, Gjykata Ushtarake në Shqipëri vijonte gjyqin e 19 dhe më 1 korrik të 1946-s jep edhe konkluzionet përkatëse për secilin prej tyre, duke shpallur edhe vendimin.

    “Për veprimtari sabotazhi kundër pushtetit shpallen fajtorë të gjithë të pandehurit, të cilët bëjnë pjesë në grupe të ndryshme të spiunazhit armik”.

    Grupi i Delvinës drejtohej nga Harallamb Lezo, Vasil Pertali dhe Teli Harbaci.

    Grupi i fshatit Dhivër, që njihej me pseudonimin Kallamat, drejtohej nga Pavllo Konomi, Qimon Greka.

    Grupi i Hoxhës drejtohej nga Jorgo Mako me pseudonimin Arqellos. Për përfaqësimin e këtyre grupeve përballë spiunazhit grek ishte përgjegjës grupi i Leshnicës, i cili kishte pseudonimin Efrosini 933.

    Lidhjet mbaheshin me Kiço Filipin, Koço Pertalin, Vasil Llanjon dhe në Dropullin e Sipërm me Aleksi Zhongën. Edhe grupi i Dhivrit kishte lidhje të drejtpërdrejta me Naso Kushtin dhe Dhimitri Maksakulin. Grupi i bregdetit dhe Sarandës drejtohej me urdhra të drejtpërdrejta nga zyra e spiunazhit në Korfuz. Në Lukovë drejtonte Vasil Llazari me Kili Kostën dhe Kosta Bocin. Ky grup kishte bazë edhe në Shën Vasil me elementin Spiro Dajko, në Nivicë përgjigjej Papa Stavro Rexho dhe Naqe Qesarin. Në Piqeras drejtues ishte Llukë Prifti dhe në Sarandë përgjigjeshin Pavllo Llambro dhe Mihal Llambro. Lidhjet e këtij grupi me Korfuzin mbaheshin nga deti dhe si korrierë përdoreshin Gole Prifti dhe Leonidha Mërtiri nga fshati Piqeras, të cilët me ndihmën e elementëve të grupit në fjalë qarkullonin ilegalisht të armatosur. Grupi i fshatit Mursi përbëhej prej Dhimo Koçit, Koço Qeskos, Lilo Stefanit, Kristo Lokoshit, grupi i Sopikut nga Papa Kristo, Andon Sotiri, Kolo Vaso, Vasil Daneko, Sotir Ninos, Fane Denekut, Jorgo Danekos. Grupi i Alikos nga Loli Papai, Vangjel Zisi, Loli Nasho, Llambi Kokali, Cavo Pilo, Ilia Mano. Grupi i Çaushit nga Nani Dellas, Filip Nasho, Petro Loli, Kiço Loli, Panajot Lezo. Grupi i Konispolit Nasho Pando dhe Sotir Shqevi. Ndërkohë elementë të tjerë vepronin në fshatra si Kulluricë: Miho Zisi, Panajot Dalla, Kola Qirio, Andoni Mitro, fshati Çukë: Papa Jani Dashi e Mici Arvaniti”.

    Pasi ka zbuluar këtë rrjet të koklavitur agjenture të lidhur me spiunazhin grek të pasqyruar në detajimin e hetimit, gjykata e përbërë nga kapiteni i parë Bexhet Mema dhe kapitenët e dytë Shaban Idrizi dhe Xhevat Ahmataj, marrin vendimin për 19 të pandehurit. Në bazë të nenit 15 të ligjit numër 41 mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, të 19 të pandehurit shpallen fajtorë dhe armiq të popullit për tradhti të lartë kundër integritetit tokësor dhe pushtetit popullor.

    Nasho Pando, Sotir Shqevi dhe Teli Harbaci dënohen me vdekje dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Dënohen me burgim të përjetshëm Filip Papa-Thanasi, Harallamb Lezo dhe Vasil Llazari. 30 vjet burg për Papa Jani-Dashin, Koço Qeskon, Papa Kristo Papa dhe Loli Papa.

    Me 15 vjet burg dënohet Qimon Greka, me 10 vjet Vasil Pertali dhe Cavo Pilo, 6 vjet Vangjel Papai, 5 vjet Mihal Llambro, 3 vjet Papa Stavro-Rexho, 2 vjet Fane Deneku, Pilo Shqevi dhe Lluke Prifti…vijon

    %%%%%%%%%%%%%%

    ne fund nje isha antienverist ka vetem nje kerkese jashte deshires tij:

    COHU ENVER NGA VARRI
    SE ATIJ VENDI I DOLI BARI

    1. Tabani says:

      ????????????????
      Ovacione per kete koment

  20. Te pyes says:

    Merooooo!
    Si lab nga ajo ane (si lab e jo si kercikuq!) ti nuk mund te kerkosh qe historia e Greqise te shkruhet ne token tone dhe varret e ushtareve te ushtrise greke qe ka masakruar edhe popullsine e Peshtanit ne 1914, nuk mund te behen kaq afer Hormoves martire ku 2000 burra, gra, femije e pleq u THERREN nga po ushtria kriminale greke e andarteve.
    Duhet te jesh me i ndjeshem ndaj masakres se Hormoves, masaker e pashembellt ne historine shekullore te Europes ne teresi.
    Si rame kaq poshte dhe si na i moren keshtu neperkembe dinjitetin andartet, Kociasit e Janullat, ne leberve krenare e patriote.
    Perse pikerisht brezi yne do te marre kete njolle te madhe turpi ?

    1. Ani says:

      Ne Hormove jane vrare 200 veta dhe jo 2,000 o derman.

      Jepi shifrat sakte se i ke 10 fishuar.

      Peshtani nuk u prek nga sulmet e andarteve ne 1914.

      Masakra e Hormoves ishte e tmerrshme por qe ta dish per injorancen tende, si Maskra e Hormoves dhe shume me te medha se ajo kane ndodh me qindra mijra ne Europe.

      Jo me dhjetra e qindra, por me mijra masakra te tilla ne Europe.

  21. alex says:

    Greqia e ka kolonen e 5 shume te forte ne shqiperi .Si ta kuptojsh ndryshe kur nje kryetar partie thote se ketu te ne jane vrare me shume se 13 000 ushtare greke dhe varrezat duhet te behen sipas ligjeve nderkombetare.Kurse pronat qame nuk ekzistojne me.

  22. hengershin koken says:

    as qe me kishte shkuar mendja kurre.Nje mendim gjenjal.Dy shtete hanin kokat e njeri tjetrit, ne token tone te paqte, dhe ne ju ngrehim nje muzeum per tju treguar,bemat e tyre, dhe respektin qe ka populli yne per te renet, e thjeshte,pavarsisht, klikave ne fuqi….athere.

  23. Fratar says:

    Ky skandal antishqiptar nuk mund as te perfytyrohet se mund te ndodhte para 1990-es.
    Shqiperia kalon momentet me te veshtira dhe qeveria po shkruan nje nga faqet me te zeza ne historine tone.

  24. T. Voda says:

    —- I nderuar komentusi ”ANTI ENVERIST”..!!
    — Te falnderoj per informaciionin teper interesant, te njohur pak e aspak me pare nga ana ime. Vlen ta lexoje e njoh kushdo , ne vecanti njerzit besim-verber, shqiptaret DOPJO-ROL, gjak-prishur e gjak-pshurrur, bisht-perdredhur, dy-fytyrsh, kurriz-perkulur.
    — Keto informacione duht ti rilexoje sidomos edhe pjella e qarqeve neo-fashiste e nacional-shoviniste para se te mendojne E te ”ngulin piketat ” kufitare ne trojet shqiptare.
    — Shqiptaret jane nderkombet me te vjetra te ballkanit e evropes,, por me aftesine shtet formuse me te re, te coptuar ne pese shtete, te shperndare ne shume te tjer .
    —- Shqiperija e Kosova jane si nje shishe me boje te bardhe ku cdo pik boje e ngyres tjeter le gjurme te dukshme , ne vecanti kur boja eshte e ” NGJYRES ZEZE” . Per ta ndryshuar ate pike boje te zeze , duhet te derdhet shum boje e bardhe….
    —- Historija ben thirrje per kujdes. Ererat paqsore , nuk jane te perjetshme . Sic thot dhe poeti A.Asllani….. KOHA DRIDHET E PERDRIDHET , VJEN NJE DITE DHE LEMSHI MBLIDHET. Ndersa zotit Mero, i cili me gazeten qe drejton te imponon respekt do ti kujtoja nje sentence nga filmi ”Skenderbeu”……..’..O I MADHI SKENDERBE..!!..BOTA ESHTE SI NJE RRETH. iSHTE PERANDORIJA E MADHE E ROMAKEVE ,….. DHE HUMBI. SOT E OTOMANEVE….NESER…S’DIHET..!!

    Pershendetje Tomor Voda –NY- USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje