Nga Mero Baze
Lexova me vëmendje projekt-ndryshimet në rregulloren e Kuvendit në nenin 118, që bën fjalë për heqjen e imunitetit të deputetëve, dhe nenin që është sot aktualisht në fuqi. Përtej spekulimeve, në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë, përveçse janë qartësuar procedurat për shkak të problemeve që hasën në rastin kur u zbatuan për deputetin Saimir Tahiri.
Nuk është prekur as thelbi i kompetencës që ka Komisioni i Mandateve për të gjykuar bazuar në prova, nuk është prekur as e drejta e Kuvendit për ta mbrojtur, ose jo deputetin.
Zhurma e opozitës rreth kësaj çështje, më ngjan se është më shumë një mërzitje që nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e rëndësishme në këtë drejtim, që t’i nxirrnin gështenjat me duart e të tjerëve, se sa që ka ndryshuar. (Lexoni më poshtë dokumentin si është dhe si ndryshohet.)
Ajo që unë dua të them, është diçka që nuk po e thotë çuditërisht opozita. Në të vërtetë, do ishte një ide e mirë që ky nen të hiqet fare nga rregullorja e Kuvendit dhe të ndryshohej Kushtetuta, duke kërkuar dhe votat e opozitës, me qëllim që heqja e imunitetit dhe autorizimi i arrestimit të një deputeti, të mos ishin fare në dorë të Kuvendit, por të Gjykatës. Pra, të mos shkonte një herë kërkesa në Kuvend dhe pastaj në Gjykatë, por direkt e në Gjykatë të Lartë.
Ajo që më duket absurde dhe që është edhe në rregulloren aktuale, dhe në rregulloren e qartësuar më shumë, Komisioni i Mandateve merr atributet e një trupe gjykuese mbi fajësinë ose jo të një deputeti, në raste jo flagrance. Dhe në të gjitha rastet, ne e dimë se ky është thjesht një gjykim politik, sado profesionistë të hiqen deputetët.
Një deputet nën akuzë, nuk duhet të lihet fare në dorë të deputetëve, dhe opozita e qeveria, duhet të bashkohen për ta ndryshuar këtë kompetencë në Kushtetutë dhe t’ia delegojnë Gjykatës së Lartë vendimin për t’u arrestuar ose jo një deputet, jo në kushtet e flagrancës.
Pra, Prokuroria të mos i kërkojë Parlamentit autorizim për arrestim, por Gjykatës së Lartë, duke i çuar dosjen me provat që ka. Gjyqtarët janë në të gjitha rastet më të përgjegjshëm profesionalisht se sa deputetët, dhe kanë më pak emocione politike para fakteve.
Kushtetuta jonë autorizon Kuvendin të japë autorizim për arrestimin e një deputeti jo në kushtet e flagrancës, dhe pastaj rregullorja detajon dhe procedurën. Kjo gjë nuk ndryshohet me rregullore Kuvendi, por me Kushtetutë.
E di që kjo gjë ha shumë debat, sidomos në kushtet e një klime puritane kundër politikës dhe lidhjeve të saj me krimin.
Por ajo që është e çuditshme, është që opozita nuk i kërkon qeverisë të ndryshojnë Kushtetutën dhe t’ia heqin Parlamentit nga duart këtë kompetencë, por spekulojnë me ndryshime në rregullore, që në fakt nuk ndryshojnë as thelbin e çështjes, dhe as shtojnë ose pakësojnë të drejta që deri tani nuk i ka shumica në Kuvend.
Kjo që unë propozoj është një praktikë që e kanë shumë vende, ashtu si ka vende si Italia që kanë këtë praktikë që kemi ne me Kuvendin. Kjo nuk do të thotë se kjo që kemi është praktikë e dështuar, por në kushtet kur duam ta mbajmë larg politikën nga krimi, dhe duke qenë se ajo është vetë nën akuzë, është mirë të mos jetë “vetë Ali, e vetë Kadi”. Kjo do të kishte kuptim të ishte një nisëm politike për ta mbajtur politikën larg nga drejtësia për një deputet. Por për këtë që opozita që duhet të ishte e para, bën sikur nuk e ka mendjen.
shkurt dhe qarte
tani edhe shqiptari me idiot e kupton se ca dmth reforma ne drejtesi per rilindjen
reforma ne drejtesi u be vetem me qellim qe banditet dhe hajdutet e timonierit mos ti arestoje dot gjykata!!!!!!!!!!
kjo eshte kaq e qarte ,e shkruar e zeze mbi te bardhe nga timonieri sa sido qe ta dredhesh gjuhen ka vetem 1 fakt
te vetmit qe kane frike nga drejtesia jane banditet e rilindjes!!!!!!!!!!!!
dhe kete frike duan qe ta bejne ligj qe askush nga keta mos te arestohet
ta gezoni reformen ne drejtesi o popull dele.
a u kenaqet tani??????????
prisni se nuk keni pare asgje akoma!!!!!!!
ia ke fut kot plako… edhe mona do e kish shkrujt mo mire..po si duket aty me ate qenke dhe ti..
@adi
Ajo qe thekson me te drejte Mero, ti e anashkalon sepse je nje mercenar i hajduteve te vjeter.
Perse opozita nuk kerkon ate qe thote Mero? Apo se ben cic-micin me Rilindjen (hajdutet e rinj)?
Sa I zgjuar or ti shok.
Por vetem nje pyetje kisha, pse perdor aq shume pikçuditese dhe pikpyetje?
Mendon se perforcon me dimin 10 here me shume nqs perdor 10 pikçuditese? Hajde idiot hajde!
FAKTI QE KANE BERE MBROJTJE ME LIGJ , TREGON PER KORRUPSIONIN E MADH QE JA KAPLUAR POLITIKANET TANE . TI DREJTOHEN GJYKATES DHE ATJE TE TREGOJNE PER MUNGESE PROVASH DHE JO TE FSHIHEN PAS IMUNITETIT TE
DEPUTETIT . KJO ESHTE SKANDALOZE . KESHTU NUK KAPEN AS PESHQIT E MEDHENJ AS TE VEGJLIT NE POLITIKE .
Ti anonimati PD+LSI [ adi ], mbaje me shkume cfare ke shkruar nen kujdesin e Atyre qe te perdorin kaq keq, por nje gje ke thene te sakte dhe vetem ne fund: “”prisni se nuk keni pare gje akoma!!!!!!!””. Amerikanet dhe Gjermanet (BE-ja) Reformen ne Drejtesi e nisen per ta finalizuar, 140-votat i moren ne mesnaten e 21-22 Korrikut 2016, Edi Ramen e kane me vete 100% si dhe shumicen derrmuese te PS, ndaj Ju PD-ista dhe bucja LSI vertete: PRISNI DHE PAK SE NUK KENI PARE GJE AKOMA. Llogarite tashme ju jane djegur si tek mbi 75% e Popullit shqiptar dhe 100% tek Nderkombetaret, ku Amerikanet kryesojne ne ate qe, s’do kete me qetesi e pasuri per Ju seshpejti.
Nuk mendoj se ka lidhje me asnjë rast specifik. Preteksi është çështja “Tahiri”, por opozita e ka synimin tjetërkund. Kërkon një ndryshim çfarëdo në Kushtetutë, për ta përdorur si një shembull që mund të ndërhyhet edhe për çështjen e votave për kryeprokurorin, pra të bëhet 84 vota në të gjitha raundet. Kanë dy vite që vetëm gumëzhijnë me hileçka djallëzore, sigurisht edhe me përkrahjen në hije nga PS. Asnjë shpresë për politikanët. ShBA-të dhe BE nuk tërhiqen më, ndaj ose të pranojnë të futen në burg një e nga një, ose të ikin në Turqi dhe Arabi për azil sa pa filluar shkurti.
Te hapin mire syte ATA QE JANE PERGJEGJES, mbasi SALI BERISHA
politikanet ne fakt nuk e kane pasur imunitetin per mbrojtje kundra gjykatave. kjo eshte qesharake ta gjykosh se kemi lexuar e degjuar çbehet gjykatave. imuniteti ne fakt eshte perdorur vetem per mos tu prekur nga polici i rruges, se helbete, rrugaçe ka plot te zgjedhur me vullnet populli. popull jemi te gjithe fundi i fundit.
Mero leri barcaletat me imunitet…kur dihet se problemi nr 1 per perdhosjen e atij vendi pas 1992 e ka emrin Sali Bisha qe ka nje mbrojtje te lexueshme dhe te shemtuar nga paneli nderkombetar sa qe keto furtuna artificjale me dekriminalizim nuk jane gje tjeter vecse nje permjerrje qe po i ben bash-berisha jetimeve te 21 janarit me bolete e Donald Rames…Nuk ka rast ne bote qe inteligjecia e atij vendi,shtypi dhedipllomacia perendimore te kene toleruar nje monster te tille dhe te tallen me ate popull aq shume sa dhe cdo lloj pushtimi do dukej lule.
Ju lutem rifreskoni bemat e kesaj monstre
.
4 mije te vrare1997
urdheri per sulm kimik 1997
remzi hoxha
fshehja e a kumbaros
kosta trebicka
fatmir xhindi
komunari ne kukes
oficeri shikut
gjyqtari konomi
viktimat e gerdecit
protestuesit e 21 janarit
akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
ktheu k/m ne spital fushor
refuzoi dorzimin e gardisteve
terrorizoi presidentin si horr bulevardi
perdhosi k/prokuroren di lavire
ofendoi k/shikasin si pucist
kercenoi ramen me egzekutim
akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
u fshine filmimet
u ndrruan tytat e armeve
u dekorua burri shtetit
u dekorua ylli ne ngjitje
u menderosen ekpertizat e FBI
u zevendesua presidenti
u zevendesua k/prokurri
u zevendesua k/bashkiaku
u zevendesua k/shiku
u terrorizuan gazetare
u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
zhdukja e fisit haklajve
tritol te varezat e haklajve
bulldozer te shtepia e haklajve
vrasja mafjoze e Mirush Matit
thika pas shpine Bujar Kaloshit
vrasja e Aleks Kekes
masakrimi Edi Rames
masakrimi I Zamir Dules
masakrimi I Bardhok Lales
vrasja Florian Viles
egzekutimi I Anton Gjergjit
egzekutimi I Vaid.Lames
perndjekja e Zef Brozit
perndjekja e gjen.Luan hoxha
perndjekja e Shinasi Rames
terrorizimi I Eduart Sallamit
terrorizimi I Arben Dukes
rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
burgosjae e A.Frangajt
burgosja e A.Ristanit
vdekja misterioze Arbnorit
vdekja misterioze Safet zhulalit
vdekja misterioze Ali Spahia
vdekja misterioze Besnik jacellit
vdekja misterioze Gezim Dibra
egzekutimi ahmet krasniqit
egzekutimi ilir koloshevcit
vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
vdekja misterioze e Linda Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
vdekja misterioze Bashkim Gazidede
vdekja misterioze Ferit R.Hoti
vdekja misterioze Tani Topit
vdekja misterioze Gramoz Pashkos
Eleminimi Gani Malushit
nxjerrja ne prite e azemhajdarit
vrasja e 10 komisareve te policise
vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
1800 te vrare me kanun
prishjen e qeverise stabilitetit 91′
fronezimi i janullatusit
aderimi ne konferencen islamike pa referedum
sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
furnizimi me nafte i milloshevicit
vjedhjen e votimeve te 96′
rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
grushti i shtetit shtator 98′
impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
miratimi i varrezave te ushtareve greke
injorimi total i ceshtjes came
shitja e detit jon
implikimi me ligjin e plehrave
vjedhje e votimeve ne 2009
prishja klasave sportive
prishja e rrjeteve kulluese
tallja me shkollene plepave
masakra e 21 janarit
vjedhja e votimeve 2011
perdhosja e luftes N.CL
glorifikimi i satrapit zog
deklarata qe kemi gjak turku.
Shitja e resurseve strategjike
lidhja me mafiozet e podestes
parlameti i ri
stadiumi i ri
xhamia e re
rruga e Arberit
rrethrrotullimi ne unaze
h/c skavices
h/c devollit
mullinjte e eres ne karaburun
centrale atomike per tu bere superfuqi
hekurudha tirane-pekin
superfuqi arroresh
mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
deshtimi i censusit
vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
shitja e hidrocentraleve
shitja mafjoze e armatimeve
shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
linja e tramvajit Lulit ne tirane
shqiperia 1-euro
denoncimi i Hysen Shoshorit
denoncimi i Margarira Kostaqit
tjetersimi mafjoz i Shqup-it
tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
tejkalimi borxhit public mbi 65%
borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
borxhi stratosphere me Cezin
cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
poshtrimi i Jon Withersit
poshtrimi i Arvizuse
loja me LHL
eleminimi Sokol Olldashit
loja me lazaratin
helmimi Ferdinant Fonit
pagesa e vrasjes se Santos
teatri qe po luan me Fullanin
uzurpimi bsh
uzurpimi i bankes Santos
“Dasma” per kapjen e nipit enverit
‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Dritan Priftit
ect ect
.
Pra zoti mero nuk eshte problemi i munitetit te deputeteve se kane thyer nje shishe birre apo HABILAJT jane kusherinj te Tahirit dhe miqte per koke te lul bashmonstres.Problemi eshte imuniteti qe Sali Monstra nga miqte tane qe ja ka kaluar shume here dhe vete Pinocetit ne kohen e tij qe ishin po keto miqte tane qe i dhane imunitet…Ka ngelur vetem tju urojme me llahtari:
Gezuar festen e 21 janarit Donald Rama !!
Gezuar festen e 21 janarit Mero Baze !!
Fjala imunite,eshte fjale e vdekur te personat ne krime e trafik droge.ne shqiperi e kosove po vuajn nga termat e terminologjit pa i njoftur domethanjet e tyre.te drejtsia nuk ka imunitet askush,dhe presidenti gjykohet,si ish presidenti francez zhak shiraku.apo mubaraku egjypt.a ne shqiperi bejn multi mile trafik e korrupcion e krime dhe fshihen pas imunitetit,qka provohet,se gjykatat jane prone private e presidentit dhe qeveris.i njejti m….t eshte ne kosove.
Problemi eshte ndarje e pushteteve .mos te harrojme se deputetet zgjidhen nga populli e nuk mund nje pushtet tjeret tu beje presion apo ti ilegjitimoje lehte se keshtu do kishim nje republike te gjykatesve .jeni realiste pushteti politik eshte pushteti me i kontrolluar se cdo pushtet tjeter prandaj duhet me te drejte nje mekanizem qe te kontrolloje babezine e gjykatesve.prokuroreve .e kuvendi eshte ligjevenesi e vullneti i populli nuk mund te neperkembet