Nga Mero Baze
Vrasja e Oliver Ivanoviç, shënon vrasjen e parë politike për luftë të brendshme mes serbëve në Kosovë. Si e tillë, ajo është bërë jo vetëm për të hequr qafe një qytetar shumë përfaqësues serb të Kosovës, por dhe për t’u përdorur politikisht ndaj shqiptarëve dhe shtetit të dobët të Kosovës. Dhe këtu ka disa pika të dobëta të shoqërisë së Kosovës, që mund të keqpërdoren.
Mbi të gjitha, ka të bëjë me traditën e keqe të vrasjeve politike në Kosovë dhe me ngulitjen e paranojës në bashkësinë ndërkombëtare, se shqiptarët nuk bëjnë dot një shtet të sigurt për qytetarët e tyre.
Vrasja e një politikani të lartë serb të Kosovës, dhe ndoshta më të moderuarit prej tyre, mbart në vetvete jo vetëm përpjekjet për radikalizimin e situatës, por dhe guximin për të mos u ndëshkuar, nën shembullin e keq që kanë dhënë shqiptarët për vrasjet politike brenda tyre.
Për këtë arsye, ai hetim duhet të kthehet në prioritet shtetëror, dhe Kosova duhet të provojë se ka hyrë në një epokë ku askush nuk guxon të kryejë vrasje politike.
Vrasja ka ndodhur edhe në një moment delikat, kur politikanët më të fuqishëm të Kosovës, të dalë nga lufta, janë angazhuar në një betejë të pistë, për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, e cila është bërë e domosdoshme për shkak të besimit të ulët që Perëndimi ka tek drejtësia në Kosovë. Vrasja e Ivanoviçit është njësoj si vrasjet e politikanëve shqiptarë në Kosovë, që janë hequr qafe për rivalitet politik prej vitit 1999, dhe akoma nuk kanë dënuar askënd. Nëse kjo vrasje injorohet dhe vrasësit lihen të lirë, atëhere Kosova rrezikon të perceptohet si shtet, që këto 20 vitet e fundit ka më shumë vrasje politike se çdo vend i botës, dhe nuk është ndëshkuar asnjë vrasës. Kjo e bën edhe më urgjente nevojën e Gjykatës Speciale, jo vetëm për krimet e shqiptarëve kundër njëri- tjetrit, por dhe krimet e serbëve kundër njëri- tjetrit, për rivalitet politik.
Së fundmi, vrasja duhet të hetohet dhe gjykohet shpejt edhe për rrezikun e përdorimit të saj për trazira në Kosovë dhe më gjerë. Skenarët e vrasjeve politike në zona të nxehta siç është veriu i Kosovës dhe radikalizimi i segmenteve kriminalë, që manipulojnë me vrasje të tilla, mund të rrisë koston e mungesës së drejtësisë në Kosovë, duke shkuar tek skenarë gjeopolitikë të rrezikshëm. Është koha kur radikalët serbë, duan ta paraqesin Kosovën si një shtet të dështuar, që nuk u del dot zot qytetarëve të vet.
Kosova duhet t’i dalë zot Ivanoviçit si qytetar i saj. Ajo duhet të investohet fort tek gjetja e autorëve dhe nxjerrja e tyre para drejtësisë, për të shmangur çdo përpjekje për keqpërdorimin e kësaj vrasje për nevoja etnike, nacionaliste apo më gjerë. Retorika e disa serbëve se vrasësit e Ivanoviçit janë shqiptarë, janë tipike, si retorika e shumë vrasësve shqiptarë, që natën vrisnin intelektualë dhe politikanë shqiptarë, dhe në mëngjes thoshin “I vrau Serbia”!
Ivanoviç është vrarë nga shqiptarët, po aq sa është vrarë nga serbët Xhemail Mustafa, Enver Maloku dhe dhjetra politikanë të tjerë shqiptarë në Kosovë, pas vitit 1999.
Kjo histori duhet të marrë fund, duke folur drejtësia në vend të kriminelëve dhe duke dëshmuar se Kosova e meriton shetin e saj, edhe pse një pjesë e territorit të saj është jashtë kontrollit.
I vetmi rast kur Ivanoviç “mund të vritet” nga shqiptarët, është tani, kur Kosova që qeveriset nga shqiptarët, të jetë e pazonja të dëshmojë kush e vrau atë dhe të mos i nxjerrë para drejtësisë vrasësit serbë. Ky është shërbimi më i madh që pushteti në Kosovë mund t’u bëjë serbëve dhe të vulosë “vrasjen shqiptare” të Oliver Ivanoviçit.
undefined
Me 1998 ne Peje u vrane 6 adoleshente serbe. Milloshevici tha qe keta femije u vrane nga shqiptaret dhe e perdori si justfikim per te filluar luften ne Kosove. Pas 15 vjetesh Vucic e pranoi qe ata adoleshente ishin vrare nga sherbimi sekret serb. Eshte i njejti skenar qe po riluhet por tani me ndihmen e fuqishme te Putinit qe me 27 Janar bashke me serbo-shpellaret e tij ne PD dhe LSI do kerkoje te destabilizoje Shqiperine. Shqiptare te jemi te gatshem se kombi eshte perseri ne rrezik.
https://www.b92.net/eng/news/crimes.php?yyyy=2014&mm=01&dd=21&nav_id=89062
Ke te drejte Mero. Shkrim i kthjellet, pa medyshje.
From: Alban Dega
Date: January 16, 2018 at 13:13:19 EST
Mendime jo konspirative
AKT TERRORIST KUNDER NJE KRYETERRORISTI
– Paralajmerimi ogurzi antishqiptar i Sputnikut dhe dora e zeze e Putinit
– Sindroma Gjukanovic eshte teper e fresket per tu harruar !
– Vigjilence vellzer e motra shqiptare
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vrasja e liderit serb Jovanovic nuk eshte nje rastesi.
Vete koha kur kryhet flet vet dhe perben nje sinjal alarmi e kushtrim per vigjilence, syceltesi per mbare shqiptaret ,
Paralajmerimi oguirzi i Sputnikut te RIA-s ruse Ruskaja Intelixhensia Axhensia . pasardhesja e KGB-se se Vladimir Putinit qysh prej pranveres se vitit te kaluar e sidomos ai i dhjetorit per trazira ne Shqiperi, ne Kosove dhe vise te tjera shqiptare, pershirja e ” instruktoreve ukrainas” te te Moskes ne “Cadren ” e Sali Lul.Nokes… vitin e kaluar, ofensiva ruse ne komplote e trazira gjithmone prej saj dhe DIA-s pasardhesja e UDB-se gjakatare e thellesisht antishqiptare… jane kambana alarmi per mbare shqiptaret.
Pa filluar ende hetimet, pa thare ende gjaku i viktimes, pa u ftohur ende kufoma e tij, si Beogradi edhe Moska njezeri bene edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatesin duke akuzuar indirekt dhe direkt shqiptaret per kete vrasje !
Ajo qe bie ne sy se ata flasin ose bejne akuzoje sikur ta kishin kryet vet vrasjen !
Pse!?
Sepse si Beogradi edhe Moska jane historikisht ne te njejten linje raciste, terroriste dhe genocidale antishqiptare !
Ka muaj e vite qe si Beogradi edhe Moska paralajmerojne perseritje te skenarit te Pranveres se vitit 2004 ne Kosove, ne te cilin ata kane qene jo vetem autore, por edhe regjizore, sic ishin edhe ne atentatitn e deshtuar terrorist per te vrare ish Presidentin dhe ish- Kryeministrin e Malit te Z. Gjukanovic, sic u implikuan dhe vepruan edhe me Cadren ne Tirane dhe “modelin maqedon” te Berishes, Bashes, Nokes, Mediut ne pararoje e Likes e cetes se tij ne prapavije !
Reagimi i ashper i ish- Gebelsit te Hitlerit serb Milloshevic, Aleksander Vucic dhe i Sputnikut te Putinit, largimi i menjehershem i Presidentit serb Aleksander Vucic nga Brukseli, mbledhja urgjente e Keshillit te Sigurise Kombetare te Serbise per nje kryemafioz dhe terrorist si Jovanovici jane nje sirene alarmi dhe thirrje per qetesi dhe vigjilence per shqiptaret jo vetem te Kosoves !
Jovanovic ishte jo vetem nje terrorist antishqiptar, por edhe nje kryemafioz narko e human trafiku, nje gjobvenes i korruptuar e nje vrases i pashpirt me nje thes krimesh mbi shpine .
Lista e vrasesve te mundshem te tij brenda e jashte Kosoves eshte teper e gjate… aq sa eshte edhe vargu i krimeve te tij jo vetem ne Mitrovicen Veriore por edhe ne Bosnje, Kroaci e me gjere.
Por koha qe u zgjodh dhe menyra se si u krye vrasja e tij eshte llogaritur e zbatuar me saktesi agjenturash ruso-serbe qe japin pak shprese per kapjen e vrasesit apo vrasesve profesioniste te tij me qellime shume me djallezore e antishqiptare. Aq me pak mund te shpresohet te zbulohen e aq me pak kapen regjizoret e ketij komploti ne Beograd apo ne Moske!
Pse !?
Vrasja e Jovanovicit duket me teper nje akt terrorist i mireorganizuar nga sherbimet sekrete ruso- serbe per te destabilizuar Kosoven ne prag te dhjetevjetorit te pavaresise se saj. Ajo eshte pjese e kryqezates ruso-serbe per te trazuar e goditur Kosoven ne te gjitha fushat politike, ekonomike, diplomatike … per cka kane ndihmuar jo pak edhe politikanet driteshkurter e injorante te Prishtines dhe dora e tyre e zeze teper aktive ne Tirane me Mareshallin e Beogradit Sali Berisha e nacalniket Lulezim Basha e Flamur Noka …. ne krye.
Nuk perjashtohet as bashkepunimi me Mafian serbe dhe agjente te fshehte shqiptare te DIA-s serbe apo RIA- s ruse.
Ne kete kendveshtrim duhen pare edhe protestat dhe thirrjet per destabilizim dhe permbysjen me dhune, me hir apo pahir te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise, nga Banda e Gangstereve dhe “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit e Mareshallit te Beogradit, Sali Berisha dhe cetnikeve te tij Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Like Floriri, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e co.
A mos valle jane nje rastesi trazirat e dhunshme dhe skenari nekrofil i 18 dhjetorit ne Kuvendin e Shqiperise e rreth tij ne krye te te cilet ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Monika Kryemadhi !?
A mos eshte rastesi akt terrorist i Shkodres ku u plagosen tete veta dhe shtimi i vrasjeve dhe krimit ne Shqiperi keto dite pas kushtrimit te Sali Karaxhicit, Lulezim Fazlicit, Flamur Stanishicit, Monika Krymadhit, Petrit Vasilit dhe mediave te Kazanit per te dale ne sheshe e permbysur qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike te Edi Rames !?
A mos eshte rastesi fakti qe pikerisht ne ato caste dhe ne ate vend ku ndodhi shperthimi po filmonte nje ekip “gazetaresh” te nje televizioni te Malit te Zi apo Sputnikut putinist , qe do te jepte nje imazh teper te zi per Shqiperine ne Bote !?
A nuk jane keto thirrje te kesaj “Bande Gangsteresh” e te “Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” per destabilizim, per nje qeveri anti- Mafia akte te mirefillta terrori politik, psikologjik dhe ushqim i krimit dhe terrorit klasik ne sinkron me Mosken . Beogradin, Athinen dhe presionet zerviste te Presidentit andart Grek !?
A nuk jane sulmet, shpifjet e kesaj Bande e Mafia kunder ambasadoreve te SHBA-se dhe BE-se, kunder Uashingtonit dhe Brukselit ne nje ze e ne nje hap me Mosken e Beogradin, me RIA-n ruse e DIA-n serbe !?
Sipas burimeve konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s..
Nuk eshte koha per qeveri Antimafia te drejtuar nga kjo Mafia e Bande Gangsteresh !
Eshte koha te kercasin prangat ne kycet e tyre kriminale e kusare, hajdute e vrastare
Vigjilence! Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !
Alban dega =nje ka.. r e gjysem
AZ NUK DUA TE OFENDOJ ..,
Jo ty se ti je vetofendim i vetdenoncuar !
Por ate k…. kohen tende origjinal!
Zoti MERO !
.
Sa “shenjtor” qe je bashke me Donald Lulin dhe Edi Ramen qe doni te gjeni vrasesin e Oliverit se bashku me Salimatherfuckerin ? qe jep receta per vrasesin….Pra vrasesi berishovic jep leksione si gjendet vrasesi..
.
Kur nje komb ka 20 vjet qe nuk fut ne burg vrasesin e Remzi Hoxhes…(nuk po permendim 21 janarin) si mund ti kerkohet Kosoves nje zgjidhje “magjike” qe duket se eshte 101% skenar nderkombetar ?
….
Ajo qe nuk le dyshime se Salibisha eshte vrases si dhe keto qe vrane Oliverin eshte letra me poshte qe Edi Lu li e ka “harruar”
I nderuari Z. Edi Rama,
Në takimin tonë të parë, 4 muaj pasi u bëtë kryeministër ju na thatë që “para vitit 2017 nuk do mund të bënit asgjë rreth rastit të babait tim”. Kjo na u duk si një shuplakë e vogël, sepse do duhet të kishim durim edhe 4 vite, por duke ditur kompleksitetin e rastit dhe faktit që kryetari i shtetit i cili në atë kohë kontrollonte gjithë sistemin e drejtësisë ishte i lidhur ngushtë me kriminelët që zhdukën babain tim, megjithatë shprehëm mirëkuptim. 2017 erdhi dhe gati po shkon. Unë dhe familja ime sinqerisht besojmë se ju kishit dhe akoma keni vullnetin për ta zbardhur këtë rast dhe të na i lehtesoni dhimbjet sadopak.
E shohim se keni treguar vullnetin tuaj për të sjellë drejtësi në Shqipëri, duke bërë vetingun, pastruar kriminelët nga sistemi i drejtësisë, etj. Por, familja jonë dhe të gjithë shokët dhe bashkëveprimtarët e babait tim nga Kosova e Maqedonia, të cilët punuan dhe sakrifikuan çdo gjë që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe në paqe, mbeten shumë të zhgënjyer dhe të tradhtuar.
Mosbardhja e rastit të babait tim është edhe përkrahje e krimeve të kriminelit dhe antishqiptarit më të madh të të gjitha kohërave, Sali Berishoviç, atij që ia kalon edhe Esat Pashë Toptanit, dhe që historia do ta vërtetojë.
Fatos Nano sa ishte në pushtet nuk kishte vullnetin që të merrej me zbardhjen e rastit të babait tim, dhe me pas u vërtetua se ai ishte mik i ngushtë me Sali Berishoviç. Shpresoj të mos zhgënjehemi edhe nga ju sepse ju jeni shpresa e vetme që edhe në si familje kemi, por besoj edhe gjithë shqiptarët në mbarë botën. Po dolët edhe ju të jeni mik i Sali Berishoviç atëherë “vaj vatani e mjerë mileti…”
Kërkojmë nga ju që ta veni në prioritet të lartë zbardhjen e rastit të babait tim, Remzi Hoxha. Bababi im meriton më shumë se kaq. Një njeri që ka sakrifikuar dhe dhuruar shumë që shqiptarët, kudo që jetojnë, të kenë një jetë dhe të ardhme më të mirë, andaj edhe u zhduk nga dora e zgjatur e Serbisë dhe miku e bashkëpuntori i tyre i ngushtë, Sali Berishoviç.
Kemi 2 kërkesa për ju: kapeni Budjon Meçen, që sillet i lirë akoma dhe nuk kerkohet nga drejtesia edhe pse ishte një ndër të implikuarit kryesor të rastit, dhe kapeni Ilir Kumbaron që ai të tregojë në detaje se çfarë i kanë bërë babait tim dhe ku e kanë hedhur trupin e tij. Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe ishin personat që fizikisht torturuan dhe vranë babain tim dhe ata akoma sillen të lirë. Ata do të dëshmonin edhe për Sali Borishoviçin, edhe për Bashkim Gazideden edhe për Arben Sefgjinin, sepse ishin këta 5 veta që ishin ekipi i opercionit të zhdukjes së babait tim.
Ua kam bërë edhe më herët këtë pyetje: “Si do donit t’ju mbajë mend historia?” Është në dorën dhe ndërgjegjjen tuaj, Z. Edi Rama, të vendosni se çfarë do shkruhet për ju në librat e historisë së popullit tonë! Dhe nëse keni pakëz shpirt dhe ndjenja, vetëm imagjinoni çfare dhembje kemi ne!
..
Oliveri i moderuar?
A ishte ky i akuzuar per krime lufte…
Nuk e di apo e kupton politika shqiptare synimin e serbise
Ajo po kerkon me doemos nje perzierje letrash ku mund vetem te fitonte sepse do tregonte qe ndarja ka qene e padrejte dhe kete mundesi e don shpejt para se ta braktise kosoven per hyrjen ne BE
Pra cilido viç te vritej nuk perben lajm eshte thjeshte vegel per te arritur qellimin
Pra mos shihni gishtin por henen
E more vesh mero mos u mer me vica
Cilët politikan qenkan vrarë nē Kosovē pas lufte?Vrasja ma madhe ka qënë ajo e Ekrem Rexhes dhe ma e randa që qëllimisht heshtet vrasja e Avni Elezajt këta ishin të luftes e jo të politikës bile Avniut i është vra edhe baba pra mund vrasja të jetë shqiptare por porosija st gjithherë jashtshqiptare
Te gjithe bashkevuajtes e te gjithe bashkefajtore, keshtu mund ta permbledhim ket artikull. Po mire mer Mero, a di ti se Shteti i Kosoves nuk funksionon ne Mitrovice? A e di ti se policia dhe organet e tjera vendore atje as e rruajn e as e qethin per qeverine qendrore ne kosove? Dhe pas kesaj ti pret qe prokuroria e kosoves dhe policia te zbardhin ngjarjen!!!!!! me ca ta zbardhin, me MastroLindo apo me ndonje zbardhues tjeter rrobash? Dhe mjaft me ate gjykaten speciale se po e beni sikur po vjen Stallone me Arnoldin te vendosi rendin. verr verr me nji brime. Gjykata Spesiale atje ashtu si dhe vetingu i famshem ketu eshte vec nje mekanizem i shpikur per te fshire kete klase politike dhe per te sjelle ca delenxhinj te rinj, te cilet do ti sigurojne miqve perendimore privilegjet e duhura dhe kartonin jeshil sa here atyre t’ja u kerkoje nevoja, pak a shume si nje koloni apo shtet banane. Ke pyetur ndonjehere se cili eshte interesi ekonomik i perendimit ne kosove, (se ne fund te fundit cdo lufte eshte nje investim qe duhet te sjelle fitim dhe placke qe prej koheve shume te lashta)? Me siguri qe ke pyetur. Ke pyetur ndonjehere se cfare pasurie fsheh kosova nen token e saj? Me siguri qe po. Ke pyetur se perse Serbia e quan kosoven zemren e serbise (besoj jo per shkurret dhe ferrat dhe as per nacionalizem) dhe perse veriu i kosoves i cili ka nentoke te pasur eshte lene as mish as peshk? Edhe per keto ke pyetur. Dhe besoj se ke arritur ne perfundimin qe ku shkel çizmja e marinsit del o nafte, o flori, o diamant. Pra them se keta ish-komandantet e UCK coc ju jane bere pengese interesave ekonomike te x-it e y-nit, ndoshta jane treguar me shume makute se c’duhet, ndoshta kane gjetur pazar me te mire, ndoshta do pyetur Behgjet Pacolli se ai coku merr ere nga keto pune…….. Po qe ne fund All Is About Money kjo ska as me te voglin dyshim.
Vrasja është kryer nga profesionistë të mbështetur nga qeveria serbe. Policia e Kosovës nuk ka asnjë mundësi të arrestojë dikë. Aktkryesi është në Beograd tashmë duke pirë kafe.
Te lumte,ashtu eshte!
Kjo vrasje asnjëherë nuk do shqarohet, sikurse të gjitha vrasjet tjera që i organizon shërbimi sekret serb.
Pse, vrasjet e Azem Hajdarit, gjykatesit Skerdilajd Konomi ne Vlore dhe bankierit Artan Santo ne Tirane mos jane zbuluar valle?
E ka xhet Salija kush asht atentatori!…
Në keto raste Sali Trapi hiqet më katolik se Papa…!
Por ta lemë humorin.
Mero ,
analiza jote me duket objektive. Prandaj e lexova shkrimin:..”….pa dale te lexoj nje here çfarë thote Merua…”
Por, mga zhvillimi ngjarjeve, serbet ja kane marre doren ketyre punve…Me shume duket si ekzekutimi i Xhinxhiçit…Aq me shume qe edhe vet Viktima ka shkruar se nga mund ti vinte e keqa. Mire kane bere qe e kane varrosur ne Beograd!
E vrane Diten dhe ta qajne Naten!…
Keshtu duhet thene per krimet serbe!…
Koha do ta ndriçojë te Vertetën!…
Problemi me i madh i joni eshte se a do vrase luli salija apo monika cizmja ndonje ne 27 janar ?!!!!!!
kjo eshte ceshtja, per deri sa keta horra po bejne thirrje per nje 97 te dyte,per rrembim armesh,per terheqje zvarre e sa e sa thirrje te tjera xhihadiste.
keta horra kane ne radhet e tyre milloshevicet e sllobodankes,kane xhihadistet e ilirit,te saliut dhe petritit pa dhembe qe ishte 1 muaj kryetar.
kete duhet te kemi kujdes……..
Kosova po shkon per lesh dhe per lesh do te shkoje dhe Shqiperia, neqoftese nuk vendosen Nderkombetaret per te administruar Rendin dhe Drejtesine ne te dyja anet e kufirit.
Dhe Monika e Basha, Berisha e Meta jane pro serbeve dhe Putin, nuk e duan SHBA dhe Europen, prandaj jane ne unison per te bere provokime dhe pse jo ndonje vrasje ne bulevard qe tja hedhin pastaj fajin Edi Rames, apo te Majtes, Keta njerez kane bere krime, dhe tani terheqin pasvetes njerez qe ti mbrojne nga krimet e tyre, Njerez jini vigjilente, keta nuk po protestojne paqesisht per te drejtate popullit, per varferi apo kerkesa ekonomike, keta bejne proteste per veten e tyre, te mbrojne ato qe kane vjedhur dhe vrare,
mos dilni ne ate lloj proteste qe keta njerez duan te realizojne, jini te vemendshem, dhe rrini te qete ne vendet tuaja, mos u beni mashe dhe vegel e ketyre kater krimineleve,
kjo vrasje eshte mes klanesh te veriut,eshte futur edhe klani i zemunit dhe krev rashkes,ku trafik droga,hajni te gjiitha tipeve,tendera,fonde,biznise mallrash qe i menagjojn kto grupe mafish,dhe koka e krimit e rival bandave ka ken ivanovici.pra vrasje per hesape shuma parash e trafiku.dihet se mu dohet ti bejn shqiptarert fajtore e lane krimin ne der,por e gjithe serbia e dine se klanet e bejne ligjin qe 17 vite ne veri te kosoves.oliver ivanovic nje kriminel qe ka vrare qindta shqiptar ne dukagjin e ik ne mitrovice,ku 49 viktima shqiptare i deklarojn familjet e tyre nga kriminli ivanovice dhe ky me kforin francez ndajti veriun e kosoves.a disa shpifes qe bejn salihun mik i serbis vete h….n bagla dhe asgje tjeter.rrnofte salihu dhe lulzim shqiptaret.
Sa per vrasjet e Shqiptareve ne Kosove pas lufte gjerat u ndelikuan shume. Dora e zgjatur e Serbise eshte akoma atje por do te kete patur dhe likujdime politike te disa aktoreve Shqiptare per rivalitet bere me gjasa nga krahu i luftes. Por keto jane ne shumicen e rasteve akoma te pa zbuluara keshtu qe nuk eshte me vend qe te perjashtohet dhe roli i Serbise ne keto vrasje.
Nik
… rrnofte salihi dhe lulezim shqiptari…. hahahahah….
A hajgare je ke ba allahile
FATKEQESIA KOMBETARE
– Me gjuhen e fakteve
– Nga Alban Dega , Nju Jork
– Si Berisha !
…. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.
Haraci i mercenarit
Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit
Shifrat enigmatike dhe
pasojat tragjike….
Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…
Zi e me zi per Shqiptari
Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar
Nga katrahura ne katrahure
Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…
Nga dhuna ne terror
Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!
Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …
Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
“ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!
Qevezia e hajnave
Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !
Fjalet plumba dhe ….
Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.
Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit
Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
“ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.
Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?
Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!
SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM.