Arsyet perëndimore dhe shqiptare, përse duhet Gjykata Speciale!

17 Janar 2018, 20:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Baton Haxhiu mbron idenë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, mbështetur tek fakti që komandantët shqiptarë të luftës, thuajse të gjithë, janë marrë nën hetim, ndërkohë që e konsideron krijimin e saj, si një sajesë për të fyer Kosovën. Të gjitha këto janë të vërteta, por nuk shërbejnë si argumente kundër idesë së Gjykatës Speciale. Është e vërtetë, se shumë komandantë të UÇK në Kosovë janë marrë nën hetim dhe disa kanë vuajtur dhe dënime. Është po ashtu e vërtetë se ka dhe praktika të dështuara të projekteve ndërkombëtare për drejtësi dhe po aq e vërtetë, se ky projekt e fyen Kosovën. Por këtë duhet ta sqarojmë mirë.

Gjykata Speciale u ofrua si një mundësi nga aleatët perëndimorë për të pastruar hipotezat serbe, për krimet shqiptare ndaj tyre. Për t’i pastruar përfundimisht dhe në mënyrë të besueshme këto, ose si legjenda urbane, ose histori të vërteta.

Në procesin e gjatë të stabilizimit të shtetit të Kosovës, Gjykata Speciale është një çertifikim perëndimor i aftësisë së Kosovës, për të qenë shtet i drejtë, që meriton të vetëqeveriset. Kosova nuk është fyer pse ju ofrua projekti i Gjykatës Speciale, por se klasa politike e Kosovës krijoi pabesueshmërinë e nevojshme, për ta baltosur Kosovën si një shtet të papërgjegjshëm dhe të pasigurt në dhënien e drejtësisë.

Gjithkush që mund të kishte qenë komandant lufte, normal që do kishte vrarë njerëz, se nuk do të dilte në mal për të kënduar serenata. Por luftën e UÇK nuk e njollosin vrasjet në luftë kundër serbëve.

Përkundrazi!

Një komandant që mund të akuzohet për vrasje në luftë, pasi ka gëzuar dhe 20 vjet liri dhe pushtet politik në Kosovën e lirë, do të duhej të shkonte me qejf drejt Gjykatës Speciale, për të marrë medaljen e heroit të Kosovës. Nuk është kurrfarë turpi apo njolle për një luftëtar të gjykohet se ka vrarë armiq në betejën për liri. Për serbët ai mund të jetë kriminel, por për shqiptarët do të jetë hero.

Shumë nga komandantët shqiptarë të UÇK mund të dalin vërtet të pafajshëm në raport me krimet ndaj serbëve, se vërtet kanë vrarë shumë pak serb, për të mos thënë që shumë prej tyre as janë përballur me ta.

Por ne, nuk kemi prej vitit 1999 asnjë hetim dhe gjykim të drejtë për të ndëshkuar vrasjet politike mes shqiptarëve, të bëra në shumicë po nga këta komandantë.

Problemi i disa prej tyre, është se i tremben Gjykatës jo se do t’i dënojë si luftëtarë anti-serbë, por si burrcakë që kanë vrarë shqiptarë. Dhe këtu sillet gjithë zemërimi dhe paniku i tyre.

Kjo është arsyeja shqiptare përse duhet Gjykata Speciale.

Por krye-arsyeja mbetet investimi i Perëndimit në Kosovë. Kosova nuk është një shtet i lindur natyralisht, por një shtet që Perëndimi ja hoqi nga duart Serbisë, për të shpëtuar një popull nga genocidi dhe padrejtësia. Kosova është eksperimenti i vetëm i Perëndimit në emër të lirisë për një komb, dhe ky fat u ka rënë shqiptarëve.

“Babai” dhe “nëna” e Kosovës, janë  SHBA dhe vendet e NATO që e çliruan dhe e bënë shtet të pavarur. Ata janë prindërit e Kosovës. Dhe prindërit e Kosovës e kërkojnë Gjykatën Speciale, jo për të vrarë foshnjën e tyre, por për të mbrojtur foshnjën e tyre në një kohë të re, me rreziqe të shtuara edhe për shkak të gabimeve foshnjore të saj.

Kosova nuk është gati të mohojë prindërit e saj dhe të ecë në një rrugë të panjohur për shkak të ndjenjës së turpit që ka dikush, nëse dënohet nga Gjykata Speciale.

Kosova nuk është vetëm shtet i atyre që kanë frikë se mos dënohen. Është dhe shtet i fëmijve dhe familjarëve të atyre shqiptarëve që nuk kanë marrë akoma një përgjigje kush ua vrau djalin, babin, apo burrin në prag të lirisë së Kosovës, edhe pse e dinë mirë kush ua ka vrarë. Kosova nuk mund të jetë një vend i sigurtë dhe i lirë, duke qenë strehë vrasësish të padënuar dhe vend i njerëzve të dëshpëruar nga mungesa e drejtësisë.

Qytetarët e Kosovës dinë t’i ndajnë heronjtë e luftës, nga përfituesit e luftës. Dinë t’i ndajnë ata që mund të shkojnë para Gjykatës për luftën e tyre për liri, dhe ata që mund të shkojnë për të vjedhur lirinë e sjellë nga të tjerët.

Kosova duhet ta kalojë testin e Gjykatës Speciale me dinjitet, duke i hapur rrugë jo vetëm drejtësisë dhe pastrimit të Kosovës nga akuzat e pabaza për krime kundër serbëve, por dhe për t’i hapur rrugë një klase të re politike, që mund ta bëjë diferencën e madhe që pret rinia e Kosovës.

11 komente në “Arsyet perëndimore dhe shqiptare, përse duhet Gjykata Speciale!”

  1. Kombi says:

    KY PROJEKT NUK E FYEN KOSOVEN ASPAK , POR ZBARDH KRIMET QE JANE BERE MIDIS NJERI TJETRIT . KOSOVEN E KANE FYER PIKERISHT KETA POLITIKAN IDIOT ,QE PO E SHIJOJNE PUSHTETIN ME KORRUPSIONIN E TYRE . EUROPA I LA TE LIRE GJITHE KETO VITE , PER TI STUDIUAR SE SI PO SILLEN ATA. SA TE AFTE JANE ATA, PER TE NGRITUR SHTETIN . MBASI PANE ,QE ATA NUK DINE TE BEJNE SHTET , ATA I THANE , NDALU BEK SE KA HENDEK . TANI I SPASTROJNE MIRE KETA KRIMINELE QE FSHIHEN PAS UCK .

  2. Lexuesi i TemmA says:

    100 per 100 i saktë Mero Djali.
    Hallall.

  3. Atdheu says:

    Mero djali… ku eshte artikulli i Anri Bales? Pa dal mire akoma r zhduket? Po pse mo… Nuk ju vinte peshtat?

  4. mandakalli says:

    Gabimi u be kur politikanet kosovare pranuan hapjen e kesaj gjykate speciale. Nuk ishte e nevojshme pasi ne ate kohe funksiononte ne Hage gjykata per krimet ne ish-Jugosllavi. Kjo gjykate eshte njesoj sikur te hapej nje gjykate per te trajtuar krimet qe anglezet,amerikanet,francezet e ruset bene ndaj gjermaneve ne luften e 2-te boterore. Por etja per pushtet u mbylli syte e mendjen politikaneve te Kosoves. Tani eshte shume vone per ta shfuqizuar dhe pasojat do rendojne mbi popullin.

  5. @autori says:

    Aresyetimet qe perdoren mjeshterisht ne kete shkrim jane pothuajse bindese deri ne kufijte e sofizmit te kulluar.
    Ne fakt, “gjykata speciale” ne Kosove, apo dhe “reforma ne drejtesi” qe pretendohet ne Shqiperi jane arnime qe nuk do te ndryshojne establishment-in politik dhe mentalitetin arkaik e antiligjor te shqiptareve. Vetem nje protektorat nderkombetar do te zgjidhe problemet qe ne kemi me konceptet shtetformuese. Sot ose kurre, eshte rasti qe Kosova dhe Shqiperia te bashkohen nen nje protektorat nderkombetar qe do ti prosperoje shqiptaret ne te dy anet e kufirit dhe do ti integroje si nje shtet i vetem dhe ne menyren me te shpejte dhe te pershtatshme me Bashkimin Europian.

  6. Komanda says:

    Ok Mero, je ne rregull po komandantet e cmojne veten me shume se Kosoven. Per Batonin me vjen keq po le ta anullojne se ne by..he e kane.

  7. Gjorku says:

    E mendoj ngjashèm ashtu si Mr. Baze ( beis ) por, bèn pèrshtypje qè duhet tè vihet nè dukje qè Ti i nderuar dhe ne, dèshirojmè tè gjykojmè mè shumè gabimet tona, se sa krimet çnjerèzore tè serbève ?!? Njè anekdotè pèr kohèn e Hitlerit e rrèfyer nga disa gazetarè tè amnisty international tè cilèt, pasi intervistuan disa nga ish diktatorèt e botès, pyetèn edhe Adolf H. – Herr Hitler jeni penduar pèr krimet ndaj çifutève ? – Aspak ! – dhe vazhdoi : – Po tè mè jepet dhe njè herè mundèsia do tè vras tre milionè çifutè dhe 33 serbè ! Ja pra edhe juve prokupoheni mè shumè pèr tridhjetè e tre serbè se sa tre milionshin tjetèr…….

  8. Aleko says:

    Tribunal per UCK ne Kosove nje absurditet I pa degjuar deri me sot per te gjithe ata qe kane bere lufte mbrojtse apo kane bere lufte clirimtare.E megjithate edhe pa tribunal faktet tregojne se me shume si numur jane denuar nga UCK ja se sa kane denuar gjykatat serbe per genocidin qe ushtria dhe bandit serbe kryen ne kosove..duket se po ngrihet nje kurth ndaj Kosoves nga disaa qarqe perendimore te lidhura tradicionalisht me serbet…

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Te marrim rastin qe e zhbene gjykaten speciale, cfare do beje perendimi dhe amerika? asgje nuk do beje, se nuk jane rrota trapi ta lene kosoven nen ndikimin rus apo serb dhe t’ju iki per lesh gjithe ai investim qe kane bere 2 dekada me rradhe. mund te tentojne ta destabilizojn faktorin shqiptar brenda per brenda por kjo vetem sa do i bente punet me keq e pervec kesaj kosova 2 milioneshe eshte, njihen te gjithe ne mos jane krushqira me njeri tjetrin. Do ta izolonte? ska ca ti izoloje sepse eshte nderkohe e izoluar. ca do ti beje perendimi kosoves apo qeverise se kosoves si kunderpergjigje? asgje sepse nuk ka asgje qe nuk ja u kane bere serbet qe t’ja u beje perendimi. une them te zhbejne dhe te hyjne ne negociata per nje marrveshje te re mbi gjykaten speciale.

  10. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Te marrim rastin qe e zhbene gjykaten speciale, cfare do beje perendimi dhe amerika? asgje nuk do beje, se nuk jane rrota trapi ta lene kosoven nen ndikimin rus apo serb dhe t’ju iki per lesh gjithe ai investim qe kane bere 2 dekada me rradhe. mund te tentojne ta destabilizojn faktorin shqiptar brenda per brenda por kjo vetem sa do i bente punet me keq e pervec kesaj kosova 2 milioneshe eshte, njihen te gjithe ne mos jane krushqira me njeri tjetrin. Do ta izolonte? ska ca ti izoloje sepse eshte nderkohe e izoluar. ca do ti beje perendimi kosoves apo qeverise se kosoves si kunderpergjigje? asgje sepse nuk ka asgje qe nuk ja u kane bere serbet qe t’ja u beje perendimi. une them te zhbejne dhe te hyjne ne negociata per nje marrveshje te re mbi gjykaten speciale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje