Nga Mero Baze
Më në fund gara për Federatën Shqiptare të Futbollit u bë tërësisht politike. Bashkim Fino arriti të tërheqë Partinë Demokratike në garë, duke e bërë atë aktoren kryesore që po formulon akuzat ndaj tij deri më sot, në vend të Armando Dukës.
Sot Partia Demokratike është përfshirë në një debat politik mbi zgjedhjet në Federatën e Futbollit Shqiptar, pas akuzave se ajo po bën presion mbi disa gjyqtarë, lidhur me problemin e krijuar me disa shoqata fantazëm që shërbejnë si vota të parapaguara në zgjedhjen e presidentit të Federatës. Ajo ka hedhur akuza ndaj kandidatit rival me Armando Dukën, duke shkuar deri tek “qëllimet” e tij për pastrim parash përmes Federatës.
Një përfshirje e tillë kaq e thellë e partisë më të madhe në opozitë, në garën për Federatën, është e pazakontë në të gjitha garat, përfshi dhe ato formale për Federatën.
Armando Duka është një kandidat i zgjedhur politikisht në krye të Federatës dhe ka mbijetuar aty politikisht. Partia Demokratike ka tentuar të dobësojë pozitat e tij në vitin 2006, por u tërhoq, duke u bërë aleat me të në zgjedhjet e fundit.
Për shkak të lidhjeve të tij politike, dhe të qënit e “Dukëve” një faktor vendimtar i koalicionit opozitar, Lulzim Basha ka marrë një qëndrim të skajshëm në këtë garë, duke u bërë jo vetëm mbështetëse i një prej kandidatëve, por dhe një sulmuese agresiv i rivalit të tij.
Përkundër kësaj, kryeministri Edi Rama ka ruajtur pozicionin neutral gjatë garës, dhe është shfaqur publikisht me Armando Dukën në një ceremoni inagurimi, pa bërë komente për garën.
Debati i PD kundër rivalit të Dukës, është një politizim zyrtar i garës, dhe fundi i akuzave se rivali i Dukës është i mbështetur politikisht.
Deri tani, i vetmi debat politik i një partie kundër rivalëve, është qëndrimi i Partisë Demokratike kundër Bashkim Finos, dhe akuzat personale ndaj tij. Bile, Bashkim Fino, sipas PD, është dhe një arsyet përse duhet protestuar më 27 janar.
Ky zhvillim i jep fund spekulimeve se garën po e dëmton një kandidat që po vjen nga politika. Kandidati rival i tij, Duka, jo vetëm që është një produkt i politikës, por që nga fillimi i garës deri, më sot, ai është i vetmi që ka marrë publikisht mbështetjen politike të një partie, biles duke i shpallur zgjedhjet në Federatë, si objektiv dhe të protestës së tyre.
Është një histori e cila nuk mund të maskohej, edhe pse po bëheshin përpjekje për të mbajtur maska, dhe kjo lidhet me një hall personal të Lulzim Bashës.
Armando Duka është një kandidat më politik se Bashkim Fino, dhe kjo, për shkak të problemit që ka kryetari i PD me familjen “Duka”. Ai është i detyruar të hidhet në betejë për Armando Dukën, pasi Agron Duka i siguroi Lulzim Bashës, qetësinë e duhur për të përçarë rivalët e tij brenda partisë gjatë çadrës dhe pas saj, dhe tani po shërben si ilustrim i aleancës opozitare, një hall që Basha e ka për të maskuar vetminë e tij.
Presioni nën të cilën Basha është nga “Dukët”, është krejt i ndryshëm dhe s’ka asnjë lidhje me indiferentizmin e Ramës ndaj kandidimit të Bashkim Finos. Bashkim Fino është larguar nga PS dhe po kandidon për një dëshirë të tij, ku Rama nuk ka asnjë interes, por dhe nuk është nën asnjë presion, ndërsa “Dukët” e duan mbështetjen e PD për Federatën, si provë nëse Basha meriton më tej mbështetjen e tyre në opozitë, apo jo. Është një garë që është e dënuar të bëhet më politike nga “Dukët”, që shantazhojnë opozitën me atë post, se sa nga Fino, që thjesht ka liruar vendin në PS.
Shporreni Klanin Duka nga futbolli.
Fusni klanin Fino
Akoma se ka dhënë dorëheqjen fino nga deputet. Pra kandidat politik. Mos t’i biem rrotull kot
Fino e ka mendjen vetem te gjeje nje alibi se cfare do thote kur te humbase. Pasi i shau gjithe lojtaret e kombetares dhe gjithe trajnerat, tani po thote se ja ka fajin PD qe do humbasi zgjedhjet
Eeeeeeeee ja ke fut kot plako. Edhe sikur opozita te investohej realisht per Duken veshtire se do kishte kapje politike pasi opozita e sotme shqiptare nuk po kap dot breket e veta ti ngreje lart e jo me FSHF, rrjedhimisht kjo nuk e ben garen politike ne krahun e Dukes. Garen e ben politike kandidimi i nje eksponenti te larte te PS qe kontrollon plotesisht pushtetin qendror dhe ate lokal ku dihet qe bashkite socialiste do votojne per Finon dhe per kunder-balance ato demokrate per Duken. Nuk ka nevoje PS dhe qeveria te dali hapur per Finon pasi mjafton te dish kush eshte Fino per PS dhe deduksioni eshte i lehte per tu kapur nga ata qe qendrojne krah qeverise apo qe po presin ne rradhe per te perfituar nga pushteti i PS. Sa per Agron Duken atij me shume i leverdis ti beje pazaret me partine ne pushtet sesa me partine qe nje zot e di se kur mund te vije ne pushtet dhe mos te duket cudi nqs Klani Duka merr ndonje oferte te mire Qeveritare (ndoshta edhe e ka marre sic e mori visho i shik-ut) qe te beje nje gare fallco dhe ti hapi krahun Baçit, shokut te Muçit dhe Naçit. Mjaft me zbardhues e me shplarje truri Mero se e shkaterrove fare lavatricen.
Mero.! Analiza tuaj eshte shume e sakte..Por do ishte ne te miren e keti procesi qe ju,me anene e ndonje artikulli,duhet ti drejtoheni FIFES.dhe te vini ne dukje,kete politizim te skajshem,qe po i ben PD..keti fenomeni.Te jesh i sigurte,se opinjone te fshehta,dhe te drejtperdrejta,Armando Duka,ka dhene perane FiFS.Ka zera qe ai ka blere dhe kuadro te Fifas..Si ska turp,Armando Duka, qe po ngrys jeten ne federate,dhe nuk i hap vent,te rese..per te rifreskuar federaten..Ta mare vesh federata,pelivanlleqet qe ka bere Duka me te ashtuqujturat shoqata..dhe menyra koruptive si eshte zgjedhur.Eshte e mire,qe prokurorija duhet te filloje hetimet,se Duka, eshte koka e mafjes e federates se sportit..Duhet pranuar, qe eshte qeverija Rama , qe beri ndryshime te habitshme ne fushen e sportit, dhe nuk i beri Duka..Bashkim fino, te gjithe e dine, se eshte nje sportdashes,nje njeri qe edhe kur eshte ne politike, eshte si tipi Majko, qe shikojne punen e tyre,dhe gezojne respekt, ne gjithe masen e popullit.Je i vetmi gazetar dhe analist,qe nese te dhimset, sporti dhe te bjere prape ne doren e Klanit Duka,duhet te besh cmos, qe tju cjeresh masken ..Te gjithe do te te urojne..
E po ç’ eshte ky klloun? O Bash mavriu, po si s’ ta pret kaplloqia fare? Po le nam sa here hap gojen o mavri.
Familja e madhe mafioze FIFA-UEFA si perfundim do vendose qe Shqiperia te perjashtohet nga garat nderkombetare per nderhyrje te politikes. Gjithcka pret nga serbo-greket e PD-se.
Pee nuk e permend Olsi Ramen qe eshte Kali I Trojes se kesaj gare? Pse nuk analizon se mbrapa Finos eshte karrikja e Olsi Rame? Hajt beri te fala Edit.
Mbas humbjes 6 me 1 kundra Rumanise ,Berisha u leshua ne sulm frontal ndaj Katundarit Duka.Per ironi sic ndosh ne Shqiperi qe edhe ndeshjet e gjelave te detit per Vitin e Ri politizohen i pari qe mbrojti Duken ishte Erion Brace dhe gjithe PS.
Kur ne skene del Ridvan Bode me Take Tuken qe vendosen te bejne Korcen me ekip futbolli per efekt elektoral ,Berisha heshti dhe Erion Brace i kthehet kunder kur shikon treshen e famshme Duka Bode Takaj qe degjenerojne cdo ekip shqiptar per te ngritur Korcen.
Deklarata e PD eshte nje idiotizem banal.Mund te mos jesh dakort me Finon por nuk mund te mbrosh Katundarin Duka.PS ka 5 vjet ne pushtet dhe Duka ka bere kokrren e palles me PS.Por gjithmone Katundari eshte me perpara ne djallezi sesa Qytetari sepse e ka kulture mbijetese djallezine.Duka qe ka bere palle me PS tani qe po i rrezikohet posti ben viktimen.Ne kete loje ka terhequr idiotet e PD. Me fenomenali eshte Cim Peka nje kokerr debili ,qe mbronte Duken te Opinioni i Fevziut.Ishte tmerr ta degjoje Qim Peken qe fliste per futboll.Njesoj si nje eskimez te flasi per Saharane.
PD qe ka si motiv te vetin luften kunder korrupsionit ,mbron Armando Katundar Duken.Turp !
per te pare sa politik eshte duka , Apo fino , merrni vetem shembullin e dy zgjedhjeve te fundit , atyre lokale Apo atyre parlamentare…..
ARMANDO MAFIOZI I THA ADMINISTRATES SE FSHF , IKNI VOTONI , PASTAJ HAJDENI MERRNI RROGAT QE KENI DY MUAJ PA MARRE….
— TJETER , SHIKONI STADIUMET , PLOT E PERPLOT ME MIZA SE NJEREZIT I KA PERZENE DUKA ME CILESINE E SPORTIT…..
CONI DUKEN NE SPANJE DHE SIGURONI FUTBOLLIN SPANJOLL QE SDO KETE NJEREZ NE STADIUME…..
ANALIZONI ZOTESINE NE THONJEZA TE KOMBETARES SONE , SI U FITUA NE ARMENI , ……
ARTIKUJT E BERE GJATE EUROPIANIT ISHIN PAGUAR NGA DUKA…..
KENI GABUAR TOTALISHT ME ZGJEDHJET E DUKES NE TE KALUAREN , U LUTEM MOS GABONI KETE VIT , DO JETE FATALE PER FUTBOLLIN ZGJEDHJA E TIJ PERSERI……
LULI KERKON DUKEN DHE DUKET BASHKEPUNOJNE ME LULIN ……
BILANCIN BEJENI VETE….
Njerzit shofin sukseset e Dukes me kombtaren . Ti mero nuk i shef te pengon barku i fino evgjitit (ilegal ) sepse legalet jane te respektuar. Duka do fitoje thelle dhe me merit.
Kur mero Baze do me na marr per budallenj… bashkim Fino eshte larguar nga politika na thot ky…
Shto per tu afruar Tepsise tjeter…
I paftyre gazetar te bardhen e ben te zeze
mero
neser bej nje shkrim se pse duka eshte me i shkurter se fino.
Nuk paska Shqiperia njeri tjeter te drejtoje FSHF , vetem ky per 30 vjete, turp, vete Duka duhet te hiqte dore nga kandidimi. Fino asht njeri i mençur dhe i afte, ka dhane prova ne kohe te veshtira, ketu e deri ne Mars ky e ben ket post ma mire se Duka
Ghgg
..mendoj se edhe Rama do Duken, perderisa ka vene nje njeri politik perballe..ne kete prizem edhe une jam dakort..
Mbaeni duken puthen në byth njerëz të degjeneruar alabak .njerëz pa moral për pak interes jepni bythen . Leni rahat meron të paktën se ka thjesht mendimin e vet dhe finon skeni pse e ofendoni. Ju tmerron konkurënca ju prishen interesat që keni me duken fshatar oriental.
Te gjithe ju pa perjashtim qe mbroni Duke Zemunin jeni rrogetare te FSHF se .Vetem per kete nivel plere qe reflektoni ne mbrojtje te Duke mafiozit ju e meritoni te zhdukeni nga sto zyra bashke mekryemafjozin .Mjaft mepivet b… e Dukes jepini pak dinjitet vetes se po tallet shqiperis me ju . 16 jane teper per nje njeri te drejtoje.Thirrini mendjes nese keni dhe kerkojeni ju te zhduket Duka i krimit (Tre qeverri e kane cilesuar te tille ).Duhet tju vije turp nga vetja me komentet lepirse per Duken dhe shlifjet per Finon. Te turperoheni vemje te leshtira
Bravo TEMA. Analize perfekte..Ne cdo koment lepires te Dukes dallohet gjuha e ndyre e Shkullakut dhe KLANIT
O ju bythlepires te Dukes merreni shtruar se u lodhet.Ngadale more se keni dhe 2 jave akoma.Do ju lodhet gjuha.haaaaaaaaa
Ju ka hyre lepuri ne bark edhe clirimtarit te Pekajve edhe shkullakve te klanit te padamit haaaaaa
Ky Dritan Hila eshte bere si zyrat e gjendjes civile ky percakton rracen e gjithkujt i bardhe apo me ngjyre Po ky percakton kush eshte femij i ligjshem apo ilegal Ky ta lercakton nese e ke shtepine ne qender te Gjirokastres apo ne breg te lumit.E si nuk te vjen turp nga vetja e te turperohesh o njeri qe nukke bere nje pune ne jeten tende o xheloz dhe inatci i njerezve qe e kane care jeten me punen e tyre.Njeri i lig.Madje nuk quhesh as njeri.O i peshtire
Ky eshte i njejti Dritan Hila qe punonte ne Ambasaden tone ne Izrael dhe shkruante artikuj me leke per gazeta te ndryshme.Bravo i qofte Ministrit teJashtem e solli pulke poste ne Tirane legenin .Tani na shet teori konspirative burri legen. SHTRO bythenbej ndonje pune jo vetem thashetheme mor i pamoralshem
Zotrinj duka duhet të zhduket edhe presidenti i sh b a shkon deri 8 vjet ky duka jonë do 5 mandate lërini nje tjetëri sepse nuk është i pazëvendësueshëm ka te rinj me ide më të mira.