Nga Mero Baze
Shqipëria ka 82 vjet që ka Ismail Kadarenë dhe kjo është e vetmja vlerë e pandryshuar, që e ka shoqëruar kombin shqiptar në këtë shekull. Ai është nga të paktat identitete kulturore të Shqipërisë, dhe nga të paktat arsye që na vijnë në mendje, për të dalë nga situata, kur gjendemi bosh, përballë një bote që shpesh tenton të na turpërojë për mungesë vlerash.
Të gjithë ata që e duan, ose nuk e duan, të gjithë ata që nuk kanë lexuar asnjë rresht prej tij, por kanë dëgjuar se është grindur me shitësen e lagjes, apo ja ka bërë me hile komunizmit, ashtu si të gjithë ata që e adhurojnë dhe dinë përmendësh çdo gërmë të shkruar prej tij, e kanë atë, një arsye për t’u ndjerë të rëndësishëm kur e lëvdojnë apo shajnë në Shqipëri, dhe që i shpëton sa herë janë përballë dikujt tjetër, që do të dijë me se mund të lëvdohemi si komb.
E megjithatë siç do gjeni i sharë në “katundin” e vet, ai është sot një “lakmus” për të parë ku qëndron problemi i Shqipërisë me vlerat e veta dhe rrezikun që kemi me fanatikët ideologjikë dhe fetarë në Shqipëri.
Edhe pse jemi të paaftë të qepim një kostum, që i rri masës së tij si shqiptar dhe shkrimtar, ne mund ta përdorim baltën që hidhet ndaj tij, shpeshëherë si një mostër, nga e cila mund të kuptojmë betejën me fanatikët në Shqipëri.
Ismail Kadareja ka sot tre kategori fanatikësh që e sulmojnë deri në urrejtje nga bota shqiptare. Një pakicë e vogël janë fanatikët e mbetur të diktaturës, që janë thellësisht të zhgënjyer prej tij, që ja paska pasur me hile komunizmit dhe që ka shpëtuar paq prej tij. Biles këtë dytën nuk e durojnë dot fare.
Duke qenë se vepra e tij në shumicë është shkruar në komunizëm, shumica e këtyre fanatikëve e ndjejnë si tradhëti faktin që ajo është njëkohësisht vlerë botërore dhe nuk i përket dikaturës dhe dikatorit, edhe pse ai ka qenë shpesh personazh i tij. Është një reagim tipik i një pjese të shoqërisë që ndjehet e tradhëtuar jo vetëm nga dështimi i diktaturës, por dhe atij sistemi vlerash që ata mendonin se i prodhoi diktatura. Për fat janë pak, por shumë agresivë dhe helmues në sulmet ndaj tij, që nuk i ndahen. Janë të shqetësuar kur mësojnë, se ai ishte, edhe i preferuar i Diktatorit dhe njëkohësisht përfitues me gjuhën e dyfishtë ndaj tij si frymëzues i kundërshtarëve të diktatorit. Nuk e pranojnë dot, që të gjithë ata që nuk e donin diktatorin gjatë komunizmit, por bashkëjetonin me të, e lexonin Kadarenë, si dikë që mund t’u jepte një shenjë për lirinë dhe t’ua mbante shpresën ndezur kundër saj. Bota e vogël, e pafuqishme dhe shpesh e pakualifikuar e disidencës shqiptare, nuk ka pasur asnjë zë tjetër estetik, që i bënte të besonin se kishim letërsi veç atij. Kjo u duket një tradhëti e madhe që nuk ja falin dot. Mbi të gjitha për faktin që nuk e kanë kuptuar qysh atëhere, që i duhej këputur koka.
Një pjesë e mekanizmave të diktaturës, ajo më fanatikja, që atëhere ka qenë e qartë për këtë rrezik dhe ja ka ngritur disa here pritën për ta asgjesuar, por nuk ja ka dalë dot, për shkak të peshës që ai ka pasur si shkrimtar, si personalitet dhe si emblemë e letërsisë së gjysmës së dytë të shekullit të 20. Por për fat kjo është një pakicë agresive, e palexuar, nga ata fanatikë, që besojnë ende tek një dogmë që është rrëzuar dhe që janë nervozë më shumë për fatin e tyre, se sa për fatin e Kadaresë. Në thelb ata janë pakica anti-Perëndimore e pafajshme e Shqipërisë, që e urrejnë Kadarenë, pse ka prodhuar vlera Perëndimore nën një regjim anti-Perëndimor, që ata e kishin idhull.
Një pakicë tjetër fanatikësh e betuar kundër tij, janë fanatikët fetarë anti-Perëndimorë të Shqipërisë. Këta i përkasin kryesisht islamit ideologjik që po ngjizet në Shqipëri, një tufë trushpëlarësh anadollakë, që e shikojnë atë si një të shitur tek “kaurët” e Perëndimit, që promovon vlerat Perëndimore të kombit shqiptar dhe që nuk e përmban dot injorimin ndaj tyre, si njerëz që nuk kanë punë me shoqërinë shqiptare.
Këta janë agresivë ndaj tij, duke përdorur çdo mjet, biles janë gati të bëhen aleatë edhe me ateistët fanatikë të diktaturës kundër tij, duke i kujtuar detaje banale të jetës së tij njerëzore. I bashkon po ashtu fryma anti-Perëndimore dhe pranimi i Kadaresë si krye-emblema e vlerave Perëndimore të kombit shqiptar. Duke mos qenë të lexuar dhe të ditur, ata thjeshtë janë shpërndarës balte.
Një pakicë e tretë, shumë e vogël se këto dy pakica fanatike, por më inatçorë, janë të dështuarit. Mëria e tyre ndaj Kadaresë nuk është as ideologjike, as fetare, por njerëzore. Janë ata që kanë tentuar të bëhen shkrimtarë, por kanë përfunduar gazetarë, ata që kanë tentuar të bëhen disidentë, por kanë përfunduar si bashkëpuntorë, ata që kanë tentuar të na imponohen si mendjehapur pro-Perëndimorë, por kanë përfunduar mendjembyllur provincialë dhe mohues të çdo vlere të kombit shqiptar. Ata nuk e kanë vetëm me Kadarenë, por me çdo figurë simbol të shoqërisë sonë që identifikohet me Perëndimin. E kanë dhe me Mitin e Skënderbeut, me vlerat e Rilindjes Kombëtare dhe përpjekjen e sotme të Shqipërisë, për të qenë pjesë e Evropës. Ata ndryshe nga të parët, ja dinë vlerën Evropës, ja dinë vlerat Perëndimit dhe kanë tentuar ta përdorin atë, në favor të tyre, për të na u imponuar, por nuk kanë mundur. Ata thjeshtë janë dështakë, të patalentuar dhe njerëz të vegjël, që nuk kanë arritur të ngjisin në shoqërinë tonë si vlera. Dhe për dështimin e tyre fajësojnë ata që janë pranuar si vlera Perëndimore të Shqipërisë. Kadareja është më i sulmuari prej tyre nga të gjallët dhe natyrisht Gjergj Kastrioti nga të vdekurit. Përpiqen të duken mendjehapur duke sulmuar “mitet” e Skënderebut, apo Kadaresë, përpiqen të na çudisin duke na treguar fjala vjen se Skënderebu, se ka ditur që është shqiptar, apo që Kadareja ka bërë një herë sherr në lagje dhe nuk është shqiptar i madh. Mediokrit, në të vërtetë, shpesh janë njerëz të lexuar dhe shumë punëtorë, por thjesht nuk shkëlqejnë se nuk janë të talentuar. Dhe duke qenë të tillë, ata janë të zemëruar me të talentuarit dhe të suksesshmit. Për këtë arsye dhe bien në sy, si ziliqarë ndaj tij. Por në fakt, edhe ata, më shumë vajtojnë fatin e tyre. Ndaj nuk duhet shqetësuar shumë.
Përgjatë një shekulli të egzistencës së shtetit shqiptar, ne kemi prodhuar demokraci parlamentare, monarki, dikaturë dhe një tranzicion të gjatë të riorientimit Perëndimor, duke vënë shpesh në rrezik dhe fatin e Shqipërisë. Por në të njëtën kohë, kemi po ashtu 82 vjet, që mbajmë si hajmali brenda vetes një ikonë Perëndimore që dhe nëse dështojmë si komb, të gjithë do të dinë të kuptojnë përmes veprës së Kadaresë, se kemi qenë një komb evropian dhe kemi pasur kokën gjithnjë nga Perëndimi. Vetëm për kaq do t’ia vlente të luteshim të gjithë sot për Ismail Kadarenë.
Mero
Bravo
Eshte shume kollaj per te shkruar per nje gjigant te tille.
Te rrjedh pena vete
100% dakort me ty.
Vetem dy te cmendur, impotente mendore, Plasari dhe Lubonja, si deshtake e medioker, psikopatogjene kalibri, duan te maten apo te komentojne SKENDERBEUN apo KADARENE.
Kujtoni letren qe i dergoi Bashes qe te mos prekte votat e Tiranes, pasi ER kishte fituar me 10 vota!
Mjafton kjo pdr te kuptuar sa larte qendron Mero dhe sa i vogel e meskin LB. Le te shpresojme qe kete tip dhe “babin” Sali ti shohim nen penden e Shkrimtarit Gjigant.
??? bravo Mero!!
Analize fantastike.Faleminderit Mero
ALPINI.
Mero bravo per shkrimin .Por une deshta me shtu se i madhi Ismail Kadare me shkrimet e tij nuk i takonte me SHqiperise.Ai i takonte gjithe Europes. Si i tille nuk muneshin ti benin keq apo ta persekutonin.
undefined
Nje perle Mero, per gjigandin Kadare.
Me mire te kishe thene ne fytyre nga Europa!
Bukur
Mero ,….perendite…kane vdekur .Kadare eshte nje gjigand i letrave.Kjo mjafton .Ajo cka ai ka prodhuar eshte nje vlere e jashtzakoneshme .Per brezin qe u lind pas luftes se dyte b.Kadare eshte nje ikone .Shumica derrmuese ,edhe pse shumica nuk e ka kuptuar plotesisht ,Kadarene e ka adhuruar .Per shume gjera ,por mbi te gjitha per artin e madh ,sa modern aq edhe kombetar.Ata qe nuk e kane dashur Kadarene ,nuk jane te sotem Ata jane te atehereshem,jane te sotshem ,do te jene edhe ne te ardhmen ,te te gjithe kraheve,por nuk jane kategori fikse ,nuk ka rendesi numurat.
Por z.Mero… perendimi.. eshte nje koncept shume here me i madh,me i komplikuar …..Perendimi …ka ndricuar ,por edhe ka erresuar ,ka dhene liri por ka mbjelle edhe diktatura ,luftra vdekjeprurese per miliona njerez.Shumica e ideve dhe realiteteve ,perparimtare ,por edhe regresive ,kane lindur ne perendim .Per te mos u zgjatur ne argumente qe nuk mbarojne kurre ,eshte nje pretendim teper fantazist ta lidhesh fatin e shqiptareve me perendimin vetem me vepren e nje shkrimtari .Sepse ne ..perendim …shqiptaret kane qene ,jane e do te mbeten perhere ,qe ne kohet kur filloi te pershkruhej historia e deri ne ditet e sotme .Sepse.. perendimi ..nuk eshte nje realitet individual ,por nje egzistence gjigande gjeografike ,ekonomike ,kulturore , shpirterore,historike ,bashkohore me ndikim te ndervarur te te gjithe popujve qe e perbejne .Ne te mire dhe ne te keqe .Sinqerisht Mero do te thoshja qe te qenit nje gazetar i talentuar ,nuk do te thote te shkruash per cdo teme .Prandaj eshte ne te miren e karieres tende te evitosh ato ceshtje per te cilat nuk mund te argumentosh,per aresye objektive .Kadare,si te gjithe qeniet njerezore ,pervec madheshtise se artit ,ka edhe drithijet e tij ,te cilat gjithesesi nuk ja ulin vlerat .Sidomos disa gjykime te tij post 90..es ne fushen filozofike ,sociale ,politike jane te diskutueshme ,ndoshta edhe teper diletanteske.Nje fakt ,gjykimi i tij per Marksin eshte absolutisht jashte cdo logjike shkencore moderne,kur ne boten serioze te shkencave ekonomike dhe politike teorite marksiste dhe neomarksiste jane me te studjuarat.Kjo nuk eshte nje polemike,shpresoj ta publikoni .Kryesorja eshte te kuptohet mire se cdo te thote …perendim …
Patjater, nocionet alternative “Perendim-Lindje” si gjoja analoge me “E mira-E keqja” , jane anakronike dhe aspak shkencore ne kuptimin e progesit global.
shpesh robt shajne e sulmojne ate qe s’mund ta arrijne. E keshtu eshte me pakicat e paedukuara te cilet edhe pse kane lindur shqiptare pretendojne se jane fetare te thekur duke mohuar kombesine. Ne te s’emes shkofshin.
Z.Mero!
Nje shkrim i perkryer per te pa aritshmin Kadare.
Sa e lehte aq e veshrire eshte te flasesh e te analizosh vepren e tij.
Mendoni qe vepra e Kadarese u krijua nen nje nga diktaturat me te egra komuniste te globit.Sic mbijetoi vepra,mbijetoji vete Kadareja.Nuk do kish veper Kadareiane,pa Kadarene fizikisht te gjalle dhe te lire,midis shoqerise shqipetare.
Nen nje ballance perfecte te trysnise diktatoriale nga njera ane dhe te peshes se talentit dhe vlerave artistike nga ana tjeter , ai si askush tjeter eshte perseri gjalle midis nesh.
Me pelqeu shume shkrimi i Meros. Te lumte Mero.
Kadare eshte perpjekur te rrije i barazlarguar nga te gjitha forcat politike dhe ka qene nje veprim i mencur i Tij.
Per nje nuk arrita ta kuptoj per 27 vite tranzicion: cila eshte aresyeja e nje urrejtja kaq te thelle dhe patologjike qe kane patur e kane te gjith lideret e PD-se pa perjashtim, deri edhe ky pordhaci Basha, si dhe PD-ja ne teresi , ndaj ketij gjeniu, Kadare, i cili e ka nderuar dhe e nderon kombin tone.
Ndersa nga ana tjeter, te gjith lideret socialiste, gjate 27 viteve, kane reflektuar respekt ndaj ketij gjeniu.
Nuk dua as une te fus ne labirinthet politike figuren e Kadarese, por ama askush nuk di te spjegoje kete alergji qe cfaqin PD-istet ndaj Kadarese.
Te lumte mendja! Shkrim shume i bukur!
Po Rexhep Qosen tek cila nga keto 3 kategori e fut Mero?
rexhep qosja
eshte i vetmi nga gjithe njerzit qe flasin shqip qe futet te te 3 kategorite.
PS: xhep qosja eshte nje studiues turk qe e njeh mire letersine shqipe sepse i ka rene rasti te jete turk i lindur jashte turqise ne ballkan.
Te lumte. Eshte e vertete.
Kadare nuk eshte sikurse Edi Rama e cili syte i drejton nga Europa e bythen nga Erdogani.
Kadare eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te gjalle.Kadarene mund ta lexoj akoma cdo dite ne vend te mediokriteteve te reja nga anembane bota.
Kadareja eshte pa diskutim nje nga shkrimtaret me te medhenj te letersise boterore bashkekohore.
Krenari, Respekt, Mirenjohje, per gjithcka qe na ka dhene me vepren e tij.
Edhe 100 Mjeshter!
Kadareja eshte pa diskutim nje nga shkrimtaret me te medhenj te letersise boterore bashkekohore.
Krenari, Respekt, Mirenjohje, per gjithcka qe na ka dhene me vepren e tij.
Edhe 100 Mjeshter!
Margarita,
Toronto
Shkrim i bukur!
Kadare e thote vet:
Shqiptaret nuk i kane qef Njerzit e zgjuar!
Gjenerali i Prozes shqipe, sic e quan me te drejte R.Qose, eshte nga ata personalitete qe e nderojne Kombin tone!
Homeri shqiptar e quajne kritika letrare franceze!…
Kadare eshte pjese e Trinise se Shenjte te races shqiptare. Gjergj Kastrioti, Mbret i Shqiperise dhe Zot i Epirit, Hyjnesha Nene Tereza, personifikimi i bukurise shpirterore te races sone dhe Kadare.
Baze, e ke fundosur vogelsiren inatcore lubonj.
BRAVO MERO JE SUPER OBJEKTIV. GAZETARIS SHQIPTARE SI JU E NDERONE ATE BRAVO
Mero, me kete shkrim, te vjen ne mendje fabula “dhelpra dhe rrusht”.
Kadare eshte shume lart per disa njerez dhe nuk arrihet dot, dhe pastaj thone se rrushi eshte I pa pjek!
Ai I perket te gjithve, jo vetem shqiptareve (ashtu si Nene Tereza dhe Skenderbeu). Nje angleze qe punoj me te, me dha librin Prilli I thyer ta lexoj. Eshte nje histoi e erret dhe nje shkrimtar i jashtezakonshem me tha. E lexova librin ne anglisht dhe historia ishte kaq e lehte ta lexoje sa mu dukte se po e lexoja ne shqip (ndoshta edhe per faktin se vij vete nga veriu I shqiperise).
Kurse nje greke qe u martua dhe tani jeton ne Egjypt, me dergoi nje mesazh ne FB duke me pyetur, a jane te verteta disa thenje te vjetra qe Kadare kishte shkruar ne nje nga librat e tij? – eshte shkrimtari im me I preferuar me tha.
Nqs eshte e vertete se Franca e shpetoi Kadarene nga kthetrat e komunizmit qe donin ta hiqnin qafe, atehere ai e paska fituar cmimim me te madh qe mund ti jepet nje shkrimtari.
” Tanti nemici tanti onore ” – thonè latinèt ! Megjithse Mero i ndan nè tre kadegori, asnjè prej tyre nuk ka indinjuar tè shkruaj qoftè dhe rrjesht pèr Kadarenè ! Dhe mirè kanè bèrè. Nè ditèlindjen e personaaliteteve duhet tè ketè vetèm urime. Gèzuar pra Ditèlindjen Kadare ! Nè kohèn e vegjèlisè kur nè Shqipèri lexohej aq shumè ishte Ai qè na mbante tè ‘gozhduar’ pas librave tè tijè. Ndèrkohè qè prisja tè ngrohej qymèshti i pakèt duke lexuar ” Prillin e thyer” aq shumè i mbèrthyre pas, saqè qumèshti ishte kthyer nè karbon…….Ikèn tè gjithè tè gjallèt e personazheve tè Kadaresè, morri rrugèn dhe vet Ai e pas tijè, ikèm tè gjithè ! Ai la atje veprat e tija tè mèdha, Ne rininè tonè ! Mbeti e ç’farè mbeti ? Janè 1/3 e shqipètarève nè perèndim dhe shumica e tyre janè me fytyrè nga Shqipèria. Pèrse tè ndodhi kjo ?
Kadereja eshte pjese e jetes tone e per fatin tone te mire e te formimit estetik e shoqeror ..Jo vetem na ka orjentuar drejt perendimit por na mban te lidhur me te ne menyre dinjitoze…
Ose me sakte pak servil
Sakte
Te lumte Z.Mero per shkrimin.Jo se ka nevoje Kadareja i madh per elozhe.Shkrimtaret e medhenj e ndjejne madheshtine e tyre .Shembull Horaci dhe Pushkini qe i ngriten Monument Krijimtarise se tyre(Exegi Monumentum).Po ne kemi nevoje per Kadarene sikurse dhe per vlerat e tjera te medha kombetare..Me kujtohet ne kohen e Punizmit i lexonim me afsh shkrimet e Kadarese se atje shikonim nje fije shprese per NDRYSHIM..
Persa u takon ca legeneve antishqiptare ,qe duan te bejne SHOW duke perfolur Kadarene apo Mitin e Skenderbeut Varu Qillon as nuk ia vlen me i permende se u vjen qejf , legenve.
TE LUMTEEEEEE MERO noten 10 meriton me kete shkrim Na ke bere nder te gjitheve TE LUMTEEEE
Kadare eshte o vetem krenaria jone letrare por dhe ambasadori me I mire qe kemi ne bote. Para disa vitesh Isha shtruar ne nje spital te Athines. Kerkova e mesi gjeta librin e Kadarese “Eskili ky humbes I madh”, ne greqisht dhe ja dhurova mjekut qe me trajtonte. Pas dy ditesh ai vjen e me thote: “Me kenaqe, ai me spjegoi Sokratin”.
TRE YJE… NË NJË YLL POLAR…
Vetëm Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Nënë, Shën Tereza dhe Ismail Kadare janë një konstlacion që kanë forcë e energji dhe rrezatim që ta zhvendosin këtë territor, me të gjallë e me të vdekur drejt Perëndimit, drejt Europës, megjithë anadollakët, dallkaukët e fanatikët kokëgdhenj brenda.
Këtë e dinë të gjithë, ky është destini, fati, rruga dhe vizioni që çdo ditë e më shumë bëhet i pa tundshëm dhe pa kthim.
Duke qenë se Kadareja është i fundit dhe duke qenë se rrezaton fuqishëm e furishëm, gjithë kundërshtarët e tij kridhen në baltë, mbushin duart e grushtet dhe e hedhin kundër tij… Të qëllosh me baltë a baltëra një yll… Dhe balta që i hedhin iu kthehet mbi krye duke i mbuluar dhe sa më shumë baltë të hedhin, aq më shumë balta i ndih duke i mbuluar..
Ne proteste ishin 980000000000000000000000004310 shqipetar te vertete !!
Rrofte Sali Berisha
Nje shkrim brilant dhe nje skaner i atyre qe flasin kunder Kadarese. Pervec te tjerave, Z. Baze meriton nje cmim vetem per kete shkrim.
T’u befshi DITET NJEMIJE/
-PENA Yte VETETIME/
-Bere NJESH me-Gj.Kastrioti – Skenderbe./.
Ai me shpate Ti – me PENE!
Bota mbare bere NDERE!
Shqiperise me KADARENE.
Toronto 06-02-2018 “Pasues Veterani” Guri Naimit D.
***
Nje shkrim brilant i penes se Mero Bazes,qe tregon kush eshte i Madhi Ismail kadare,sa keto komente si asnjehere mbeshtetes te personalitetit tij, sa te vepres te pashoqe.(Pavaresisht cdo “kale i kuq e ka nje huq”, per ca”lapsuse”, te atij gjeniu, qe dhe i falen).Pervec te tjerave,Mero Baze, meriton vlersim te vecante per shkrimin e sotem,mbi Kadarsne, ne kete pervjetor te rendesiseshem, sic eshte 82 vjetori i lindies se tij. Dy urime i jap une ,5 muaj pas tij,(e me fale se seshte vendi), nena sjelle ne jete, me nje ndryshim; Ai lindur mes qytetit te Gjirokastres se Bajo Topujve me shoke,(une ne Zavalanin e Dangellise Naimjane e te “Velezerve FRASHERI e;”Vellezerve Zavalani”), lindur ne ARE nena mua thene:
-Bir me vjen keshtu shendet thare,se te ka lindur ne are..”!
Si te mos mjaftonte kjo;lufta (kolaboratoriste me pushuesin), me lane pa babane…jetim rritur dhe Ai,..Babai me 1913te(Kapedan Jano Xhoga) ,rene ne mbrojtie te Pavaresise sapo shpallur .” Faleminderit Qarkut Gjirokastres ne “100 vjetorin e Pavaresise” sa 102 vjetorin e renies se Ti.(Kapedan Jano P.Xhoga Zavalani)nderuarme titullin “MIRENJOHIE”.me motivacionin: “Kapedan, luftetar trim e atdhetar,Rene krye cetes qe komandonte ne mbrojtie te Pavaresise, sa shpallur sulmuar nga ushtrite pushtuese, me 10 dhjetor 1913 te ne krye te cetes Dangellise.” …Perjetesuar ne vergjet:
-Kapedan,t’u kendua vec nje kenge,ish ajo “Per Memedhene/
Si herro Kapedan Jono Re/ne themel te Pavaresise/
Na nderove Dangelline /po me shume Shqiperine.”…
VO. Me fal i nderuar POETI YNE i Madh,qe na ben krenar vepra yte, nderuar deri BOTA mbare,po si basjkemoshatar une me 10 Qershor 2018.
Toronto 06-02-2018 “Pasuesi Veteren”82 vjecari Dhimiter M. Xhoga.(Guri Naimit D.)
Felemindopullit dhe opinioni botes per 45 vite te pas luftes ne shqiperi. kluzion te nje jete te krijimtarise se tij. Le te mbeshtetet vetem tek folklori i p
T’u befshi DITET NJEMIJE/
-PENA Yte VETETIME/
-Bere NJESH me-Gj.Kastrioti – Skenderbe./.
Ai me shpate Ti – me PENE!
Bota mbare bere NDERE!
Shqiperise me KADARENE.
Toronto 06-02-2018 “Pasues Veterani” Guri Naimit D.
***
Nje shkrim brilant i penes se Mero Bazes,qe tregon kush eshte i Madhi Ismail kadare,sa keto komente si asnjehere mbeshtetes te personalitetit tij, sa te vepres te pashoqe.(Pavaresisht cdo “kale i kuq e ka nje huq”, per ca”lapsuse”, te atij gjeniu, qe dhe i falen).Pervec te tjerave,Mero Baze, meriton vlersim te vecante per shkrimin e sotem,mbi Kadarsne, ne kete pervjetor te rendesiseshem, sic eshte 82 vjetori i lindies se tij. Dy urime i jap une ,5 muaj pas tij,(e me fale se seshte vendi), nena sjelle ne jete, me nje ndryshim; Ai lindur mes qytetit te Gjirokastres se Bajo Topujve me shoke,(une ne Zavalanin e Dangellise Naimjane e te “Velezerve FRASHERI e;”Vellezerve Zavalani”), lindur ne ARE nena mua thene:
-Bir me vjen keshtu shendet thare,se te ka lindur ne are..”!
Si te mos mjaftonte kjo;lufta (kolaboratoriste me pushuesin), me lane pa babane…jetim rritur dhe Ai,..Babai me 1913te(Kapedan Jano Xhoga) ,rene ne mbrojtie te Pavaresise sapo shpallur .” Faleminderit Qarkut Gjirokastres ne “100 vjetorin e Pavaresise” sa 102 vjetorin e renies se Ti.(Kapedan Jano P.Xhoga Zavalani)nderuarme titullin “MIRENJOHIE”.me motivacionin: “Kapedan, luftetar trim e atdhetar,Rene krye cetes qe komandonte ne mbrojtie te Pavaresise, sa shpallur sulmuar nga ushtrite pushtuese, me 10 dhjetor 1913 te ne krye te cetes Dangellise.” …Perjetesuar ne vergjet:
-Kapedan,t’u kendua vec nje kenge,ish ajo “Per Memedhene/
Si herro Kapedan Jono Re/ne themel te Pavaresise/
Na nderove Dangelline /po me shume Shqiperine.”…
VO. Me fal i nderuar POETI YNE i Madh,qe na ben krenar vepra yte, nderuar deri BOTA mbare,po si basjkemoshatar une me 10 Qershor 2018.
Toronto 06-02-2018 “Pasuesi Veteren”82 vjecari Dhimiter M. Xhoga.(Guri Naimit D.)