Berisha, i shqetësuar se drejtësia “vrau frikën”!

25 Janar 2018, 19:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prokuroria do të thërrasë Shkëlzen Berishën, në përpjekje për të hetuar shitjen e paramenduar të OSSH tek CEZ, nën ndikimin e një sekseri të familjes Berisha, i cili ka provuar se qysh në vitin 2006, ka punuar për këtë vendim të qeverisë Berisha, duke qenë i afërt me djalin e tij. Nue Kalaj, i cili 15 ditë para zgjedhjeve të vitit 2009 ka tërhequr 7 milionë euro cash nga bankat e Shqipërisë, pas një kontrate formale si konsulent i palës çeke në blerjen e OSSH, ka qenë një mik i pandarë i Shkëlzen Berishës. Ky i fundit ka lobuar dhe një takim të babait të tij Kryeministër, me drejtuesit e mëdhenj të CEZ në vitin 2010, kur qeveria i favorizoi ata me çmimin e energjisë elektrike, takim që provohet nga vetë emailet e tyre të marra si prova nga Prokuroria.

Në rast se në këtë dosje do të përdoret kriteri që është përdorur në çështjen “Tahiri”, ku dy trafikantë e përflasin atë si të përfshirë në pazaret e tyre, Shkëlzen Berisha duhet të prangoset, pasi provohet qartë nga dokumentet tashmë zyrtare, që ai ka lobuar takimin e babait me drejtuesit e CEZ, për të përfituar financiarisht në kurriz të buxhetit të shtetit shqiptar. Dokumentat provojnë jo vetëm axhendën paraprake që dëshmon në email-in e tij drejtori i CEZ, por dhe në axhendën e Sali Berishës për ditën që është bërë takimi.

Pra, nuk jemi para një fakti të përfolur, por të kryer dhe të provuar, nga i cili më pas taksapaguesit shqiptarë paguajtën në favor të CEZ.

Historia u tentua të mbyllej nga një prokurore e komanduar enkas nga një qytet verior në Tiranë për këtë dosje, por Gjykata e Tiranës riktheu çështjen për hetim, dhe tani ka nisur shfletimi real i dosjes. Është kjo arsyeja që sot Sali Berisha ishte i shformuar në Kuvend. Jo se herët e tjera ka qenë normal, por ka qenë disi teatral. Sot ishte i vërtetë. Ulërimat e tij, shkulmat që i dilnin nga gjoksi, kërcënimet që lëshonte, gjuha e hapërdarë e një njeriu të dalë nga binarët, nuk kanë të bëjnë aq shumë me atë çfarë mund t’i ndodhë djalit të tij, pasi kjo është një nga çështjet më të vogla për të cilat ai mund të hetohet e të dënohet. Mes të tjerash, ai është personazh në një krim që i ka marrë jetën 26 qytetarëve.

Por Sali Berisha e ka me faktin që Prokuroria më në fund guxoi dhe thirri një “Berishë” në zyrat e saj. Prej vitit 2008, kur vajza e tij ishte në dyert e burgut me aktet e saj për pastrim parash me Fazlliçin, dhe i biri po ashtu në qendër të skandalit të Gërdecit, Sali Berisha ngriti një sistem të tërë sulmi për t’u mbrojtur ndaj drejtësisë shqiptare, që kulmoi më pas tek 21 Janari. Ai agresoi gjyqësorin dhe Prokurorinë, dhe pak nga pak i zëvendësoi prokurorët dhe gjyqtarët e dyshimtë, me kamikazë të tij, me qëllim që asnjë “Berishë” të mos prekej.

Dhe ja arriti qëllimit. I biri nuk u thirr kurrë në Prokurori dhe gjykatë, edhe pse kishte plot raste të pastra. E bija po ashtu, edhe pse dy herë ishte subjekt i pastër i krimit, në rastin Fazlliç dhe në  rastin kur i kërkonte me shkrim 3 milionë euro një biznesmeni të huaj si “fee success”, nëse babai i saj Kryeministër, firmoste koncesionin. Sali Berisha nuk u thirr kurrë për vrasjet barbare të 21 Janarit, të cilat i mori përsipër vetë, dhe Liri Berisha nuk dha llogari kurrë për sponsorizimet e Rezart Taçit dhe njerëzve të inkriminuar, që pastronin biografinë duke bërë sikur ndihmonin fondacionin e saj.

Sot Sali Berisha nuk është i trembur për cilësinë e veprës penale me të cilin mund të përballet i biri, por me faktin se drejtësia shqiptare vrau frikën dhe thirri një “Berishë”, për të dëshmuar. Kjo në psikologjinë e bajraktarit të drejtësisë shqiptare është shumë e rëndë, pasi ai e mendon drejtësinë si veten e tij, dhe mendon se këta tani mund ta bëjnë rrugë këtë punë dhe të thërrasin “Berishët” sa herë t’u dalin dosjet e tyre përpara.

Ndaj sot ai nuk bënte thirrje thjesht për miting, por lëshonte kushtrimin për t’i dalë zot atij dhe familjes së tij, nga frika e drejtësisë. Ideja e tij se mund të përdorë popullin si mburojë nga drejtësia është një makth i vjetër i tij. I është bërë edhe më shumë makth më 28 nëntor të vitit 2000, kur e arrestoi Ilir Meta dhe e çoi në Drejtori të Policisë, dhe kur doli prej andej, e priste vetëm Liria me pizhama në dorë. E ndjen se një ditë njerëzit mund të mos shqetësohen për arrestimin e tij, apo fëmijëve të tij, dhe askush nuk mund të mbushë sheshet për të. Ndaj do me çdo kusht të përdorë çdo ngjarje politike për të trazuar sa më shumë ujëra, me qëllim që të jetë palë për të negociuar krizën, siç mendoi se “negocioi” reformën në drejtësi.

Por ka vetëm një problem. Kriza është vetëm në kokën e tij dhe në planet e tij, por jo në rrugët apo sheshet e Shqipërisë. Dhe atë nuk ka për ta telefonuar askush për të negociuar apo bërë pazar. Thjesht mund ta thërrasin, ose jo, siç thirrën sot djalin e tij. Dhe kjo është ajo që sot dukej qartë që e kishte çmendur. Fakti që drejtësia “vrau frikën nga Berishët”.

42 komente në “Berisha, i shqetësuar se drejtësia “vrau frikën”!”

  1. Erl says:

    Dallimi mes ndikimit te paligjshem dhe trafikut te droges eshte njelloj si dallimi mes nje gazetari dhe nje zagari

    1. Titi says:

      Ore Mero po nga e nxorret mik te pandare Shkelzen Berishen me Noel Kalaj ?? Se te jesh mik duhet te kesh udhetuar me dike, duhet te kesh foto, duhet te keni qene ne vende bashke, duhet ti kesh shitur makinen e mos kesh ndryshuar emrin e plot te tjera si keto. Tani na thuaj nga dolen miq te pandare keta ?

      1. Vlora1912 says:

        Ehhh mor Mero trimi.!!!!
        Sa her qe ti qellon ne shenj, si ne rastin e sotem, ai te leshon Zagaret Virtual si kjo/ky Erli/a.

        Ne fakt keta lloj Zagaresh, qe kan shqyer bulchit ne kohen e Berr ishes, nuk ka nevoj ti ndersesh…..ata jan aq keq sa “te versulen” me iniciative po tregove per bemat kriminale te Djallit qe kan per Zot- Salun e Vuqidolit.
        …….
        Gjithsesi o Mero trimi, per te qen i ndershem dhe i drejt, sot ka aq shum gjera per te cilet Shqiptaret duhet te protestojne:
        1- Per vazdimin e politikes koncesionariste Berishvice nga sunduesit aktual
        2- Per arsimin si Biznes te Chilit te Salehut.
        3-Per shendetsine e milionave, analizat nga koncesionaret kan nxjerr edhe burra shtatzan.
        4- Per korrupsionin e pandalur, ku vazhdon vjedhja e hapur ne sistemin rrugor…..si rasti i rruges se Elbasanit, ku per cudi, mazhoranca aktuale e diktoi vetem pasi Lesh e Li- doli nga koalicioni……..sepse jam i bindur qe po te vazhdonte lsi ne koalicion vjedhja skandaloze ne rrugen e Elbasanit as qe do ishte permendur fare.

        Pooòoor……ne krah te kujt do rreshtohesh per te prltestuar????!!
        Ne krah te atyre qe e kan sjell kete vend ne kete gjendje te mjere!
        Ne krah te atyre, qe kan hall tjeter dhe interesa te kunderta me ne, me te gjith shqiptaret?

        Ne krah te atyre, qe pasi u pasuruan duke vjedhur, varferuar e vrar Shqiptaret, duan te legalizojne placken e vjedhur dhe te pengojne reformen???

        Jooo…kjo smund te ndodh.

    2. lavdosh says:

      Me nje ndryshim: trafiku i droges nuk i ben deme shteti, puneson njerez dhe mban ekonomine dhe sherben per te ndertuar dicka. Vjedhja e pasurise publike shkaterron cdo gje. Jam kunder droges, por po te zgjedh midis tyre, trafiku i droges eshte zero para vjedhjes dhe shkaterrimit te prones publike

      1. Lavdia says:

        Rrrofte droga me shokun edi rama ne krie

        1. adi says:

          UJKU UKJU, E NDERKOHE CAKALLI KA BERE KERDINE.
          MERO
          SHUME MIRE QE TE DHIMBSEN PARATE E SHQIPTAREVE.
          PO ATO TE ARMOS 700 MILIONE € QE JANE ME SHUME SE PARATE E PIRAMIDAVE TE 97?????
          APO SKA GJE KUR VJEDH RILINDJA , VJEDH PER TE MIREN E POPULLIT.
          TANI QE DREJTESIA SHQIPTARE RA NE USTA NE DOREN E NJE POLICI PORTI QE KA QENE DHE SPIUN TANI PERFUNDIMISHT SHQIPTARET DO MARIN ATE QE MERITOJNE.

          1. Gring says:

            @adi
            O Adi o trushplare. Po Armon e degjeneroi Rezear Taci ne kohen e qoftelargut Saleh qe e bleu me leter garanci nga Banka e Santos(jo me leke cash sic parashikonte Ligji). Lexo ca me shume more i paudhe. Armo eshte nje tjeter akt kriminal i familjes kryekeput te korruptuar Berisha. Dhe ti kerkon tja varesh ne qafe Rilindjes. Po nese truri yt ka ik per dhjame qeni nuk ju ka ikur shqiptareve qe i dine te gjitha poshtersite e klanit kriminal vucidolist.

        2. Timi says:

          Rrofte Edi Rama qe po ben Shqiperine shtet dhe po i dergon sali kriminelin dhe gjithe banden e tij atje ku e meritojne. Rrofte edhe populli shqiptar qe nuk i duroi dot me keto cuba por i dhporri me vote!

          1. mirel says:

            Edi Ramuti po e ben Shqiperine aeroport. .me paret e shtetit po vjedh sa po kenaqet.
            Njehere ja jep Lulit, heren tjeter i merr vete.
            Kete rradhe ka vene Gjiknurin si qehaja.

    3. L.F. says:

      Zagari si puna jote????? Me zagaret merru ti se jane raca jote dhe natyrisht nuk ta ka enda ti denosh, me ata qe i kane perlare buxhetit te shtetit miliona duke vjedhur mallin qe u dukej pa zot, pra pasurine kombetare qe eshte ndertuar ne kohen e komunizmit.
      Tani vazhdo turnin per ate mut rroge qe te paguajne … e di vet ti.

    4. Kujtimi says:

      Familia BERISHA DUHET TE JAP LLOGARI NJHERE E MIR
      TE LAJ GJYNAHET QE I KA BERE KETIJ POPULLI
      MALLKUAR QOFSHIN
      CDO GJE E LIDHIN ME RAMEN
      RAMA JU THA KETYRE TE VITHNIN
      TURP

    5. Kujtimi says:

      At qe NUK KA bere GJE NUK KA frik nga drejtesia

  2. Life is game says:

    Me duket se lemshi filloi te ……

    1. mirel says:

      Aty mbahu. Ka vite qe behet me lemsh akoma.
      Ka ngele ndonje pa u privatizuar?
      Ka ngelur ndonje triumf tjeter mbi varferine pa u realizuat.
      Ka mundesi te me ngrini nje aeroport deri ne shtepi?

  3. Perralla me Lu, Lul & Xen says:

    te lumte goja Mero..por keto fishekzjarre qe ke 10 vjet qe i hedh dhe nuk ja pame hajrin….e ka lene me goje Arvizu..burre shteti dhe nuk foli kot qe do te thote ne e vume dhe ne e mbrojme qe vazhdon dhe ky donaldi i vogel i tiranes qe duket para berishes si nje toger para kolonelit

    Me shume se krimi Bash Berishes.
    .me shume se hipokrizia e Don Luse .
    .me shume se tradhetia biblike e Edi Rames
    me shume se ndyresia e Ilir Metes
    eshte miopia e Mero Bazes qe e shikon te keqen vetem brenda vendit dhe jo nga faktoret e jashtem qe jane kryesore ne vende te vegjel si Shqiperia
    me fjale te tjera Mero po behet me amerikan se amerikanet….ose me ndryshe..si ka mundesi dy cunake cifuto-amerikane marrin kontrate 300 miljon dollare ne Pentagon ?!
    ose me ndryshe kush eshte ai bolemadh + e bolevogjel ne amerike qe fshihet sot dhe mbron berishen & mediun me cdo cmim dhe Mero e di…por ka turp ta thote..
    Lexo i nderuar Mero” The Iran–Contra affair 1985-1987 ” ku kishte situata te ngjashme ku jo vetem DIPLLOMACIA DHE CIA ishin implikuar rende por dhe presidenti Reagan kishte pjesen e tij te fajit…
    ________________
    Per hire te se vertetes Gerdeci hodhi ne ere besimin qe kishin shqiptaret te dipllomacia dhe te kjo admistrate amerikane..kjo ka shume rendesi zoti se ti si Enverhoxhofag nuk shikon qe populli rrugeve psheretin,,dhe thone qe ne kohen e xhaxhit ishim mire kur ishim keq..
    Kurse fatale per kombin shqiptar ishte se pas 2 prillit 1991 nuk kishim nje parti demokratike por nje parti antikomuniste qe arriti deri ne genocid karshi kundershtareve pothuaj te vdekur..pra u shendruan ne vampiroide dhe berishen kanibalin e tyre..
    Nuk shikoj kaq tragjik gerdecin ne aspektin shqiptar ne krahesim me ate amerikan…pra shkalla e fajit eshte 90 perqind e amerikaneve dhe 10 perqind e shqiptareve..
    Por ajo qe ben me faj admistraten amerikane,mediat shqiptare +Meron si dhe pordhacin e batutave Edi Rama eshte ky dokumenti i meposhtem..qe ne nje fare menyre eshte dhe shenjterimi Enver Hoxhes:

    Dhe ajo qe eshte me kryesorja:
    Pse nuk egzekutohet kryekrimineli berishe per kete KRIM KUNDER NJERZIMIT

    Urdhrat sekretë të marsit ’97!
    DOKUMENTET
    1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
    Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
    “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
    Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
    Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
    Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
    -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
    -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
    -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
    -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
    Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
    Komandanti i Operacionit/
    Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
    2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
    ‘Sekret’
    URDHËR
    Nr. 82, datë 09.03.1997
    TEPËR URGJENT
    RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
    Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
    Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
    09.03.1997
    KOMANDANTI I OPERACIONIT
    Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
    SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
    Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
    3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
    Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
    IDEJA E ORGANIZIMIT
    Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
    OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
    Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
    -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
    -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
    -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
    -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
    -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
    -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
    -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
    -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
    -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
    -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
    -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
    -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
    -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
    FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
    -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
    -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
    -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
    -Nje Br Xheniere
    -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
    -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
    -Një Repart Komando (Përmet)
    -Një Repart Logjistike
    -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
    Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
    FAZAT E OPERACIONIT
    FAZA E PARË 1-10.3.1997
    -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
    -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
    -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
    FAZA E DYTË 10-30.3.1997
    -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
    -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
    (Komanda e Operacionit. Firmat)

    .Pra nuk shtrohet problemi se eshte kriminel berisha apo jo..

    Problemi eshte qe pse po e mbrojne dhe perkedhelin keto donaldlute e rradhes..
    .
    ve bast me jeten time qe keto jane pislleqe si ne arrestimin e xhelal mziut qe u be hero pas arrestimin dhe u lirua si ‘MANDELA

  4. zi says:

    Friken ndaj frymes me te qelbur qe kundermoi boten, frymes berishiane,
    njerezia e mbyti qe ne 97 ten,
    ishin interesat nderkombetare,nano, vertet nanako,mediat, elita e pa babezitur, funderinat, qe mbajtet kete dordolec
    per te trembur veten e tij dhe shqiptaret e pergjumur.
    Do te besoj vetem atehere kur kur te fergellijne zinxhirat e ftohte te burgut,
    nuk do te kenaqem, por do te ndjej nje besim nder vete se e ardhmja ekziston.

    1. mirel says:

      Opa, qenkan zgjuar me dell poetik ne tru dynjaja.

  5. Eri says:

    Fillove me histerizmin ndaj Berisheve ,O Mero! E ke drejtesine me dy standarte.Behesh ” luan ” me Berishen dhe pule me Ramen. Per ke do i gjen provat kollaj.
    Kur nuk te leverdis ty,edhe djallit ja gjen justifikimin ,manipulon dhe e nxjerr shenjtor. Je i pabesueshem,i pavertete!
    Te udheheqin mllefi i inati personal ,interesat ,jo qartesia e pakompromis e nje gazetari te pavarur e me dinjitet,ndryshe do i vije para te gjithe Berishe,e Mete e Rame e Nano,Monike e Lul ,te gjithe shqiptaret dhe jo shqiptaret qe i kane hyre dhe po i hyn ne hak ketij vendi. Je paragjykues,manipulues dhe nuk ke reference interesat e ketij kombi. Je thjesht nje lloj kazani ,sic thote Rama.Me vjen keq se nuk je as i pazgjuar,por mungesa e karakterit ,nuk te le te jesh gazetari qe ka nevoje Shqiperia.
    Do ishte ne nderin tend njerezor dhe profesional te ndryshoje,por eshte vone.E ke humbur nderin me kohe e vakt,edhe pse shume here flet ne emer te tij,edhe pse na tregon cfare duhet te respektojme e cfare jo.

    1. floriri Likes says:

      E moir ZAGARI i berishuqeve, nuk e ke mbaruar akoma turnin? Shko e fli, se padroni jot do perfundoje me keq se çaushesku.

      1. Eri says:

        Padronet e zagarllekun ta kam lene ty.
        Une i kam renditur me radhe,Berish,Met,Ram… por si duket mungesa e perqendrimit dhe vrullit nuk te le as te besh shurren tamam ,jo me te lexosh vertikalisht e horizontalisht c’kam shkruar.
        Me mendjen tende te pjerdhur e politizuar pas njerit e tjetrit ,nuk ke si ta kuptosh se kjo klase politike do flakur e tera.

        1. floriri i Likes says:

          Klasa politike me te gjithe kelyshat e tyre si puna e Shkerdhenit! Qe ty te duket me pak i fajshem se Tahiri i droges.

          1. Eri says:

            Qenke i trashe ,perfundimisht dhe degjon mendjen tende.Ik ok pirdhu me gjithe Shekelzenin dhe Tahirin.

        2. mirel says:

          Sakte Eri, leri dammllate militante te tregojne se jane plera te shtetit plere.

    2. nandi says:

      Eh more Eri kaq m… sa ka ngrene mero deri tani, nuk eshte me faji i tij qe shkruan por i yti qe e lexon

    3. XheJ eN Bi says:

      Eri…
      Po ta marim të mirqënë se Merua sheh vetëm “bëmat” e Berishës dhe jo të tjerëve dhe bëhet luan me Berishën e pulë.me Ramën,bëje ti gjysmën tjetër .Bëju ti luan me Ramën ,Nanon e Metën dhe pulë me Berishën dhe kështu populli që edhe ti të ha meraku për të,do e marrë një të plotë.

    4. Eri ziu, sic duket te kane pushuar nga puna, ska gje Basha ne 2030 vjen ne pushtet me Liken bashke, deri atehere
      prit e gogesit, por mos u merzit, Birishet kane dale edhe nga burgu.Saliu afer 90 ve dhe ti eri i punesuar.

      1. Eri says:

        Ha,ha…..Sa idiot!As kam punuar ,as punoj kurre ne shtet ne kete shtet.ju dhjesfsha mu ne miting e neserm ,Lul e Like e Mon.
        Shyqyr zotit nuk shkoj pas askujt sikur ta di te ha plehra ne kazane.Vec pres diten kur do dali ca njerez te hajrit e ti japin fund ketij llumi 17 vjecar.

      1. Eri says:

        Ha ti megjithe militantet e semure te cfaredo lloj partie,blu,kuq e mavi.Legen.

  6. Tr says:

    GEZOHEM SHUME QE ESHTE BERE NJE HAP PERPARA , POR JAM SKEPTISH SE SI DO TE PERFUNDOJNE .

  7. Iliri nga Gjermania says:

    Ju Zagaret e Klanit Berisha beni gam gam tani,se gje tjeter nuk ju ka mbetur.
    Jeni nga ata qe keni Grabitur dhe vjedhur Shtetin dhe Pronat private.
    Po pse na e shpjegoni se si ka mundsi qe Berisha paguan 3000 euro qera vetem per zyren e vet?
    Te mos flasim per shpenzimet e tjera.
    Ju plerat e Berishes.

    1. mirel says:

      Problemi edhte qe zagare jane ata qe lehin per kriminelet. Kriminel eshte Berisha, por i perket te shkuares. Denimin duhet ta kishte marre qe ne 97en. Me tej ne 2013en.
      Kriminele jane dhe PiSat e Ramuti qe bejne tregeti dhe me ajrin e shqiptareve.
      At qe mbrojne nje pale kriminale per te sulmuar nje pale tjeter kriminale jane bajga.
      Jete llogjike asgjesimi e kane vetem bandat mafioze.
      Nese duam shtet nuk mund te gjykojme Berishen dhe per nha 10 vjet te tjera. Duhet te ndalojme dhe denojme cdo lloj krimi shteteror post Berishian. Berisha nuk eshte fundi i drejtesise. Drejtesia duhet te bjere per te gjithe.
      Nuk ka denim te Berishes pa denim te Metes. Nuk ka denim te Berishes pa deni. Te Lulit.
      Po cfare ndodh? Meten e ke President, ndersa Luli merr miliona.
      Me kete duhet te mesosh qe nuk ka drejtesi pa denimin e Ramutit.
      Po nuk uu pelqeu, atehere jeni bajga.

      1. Eri says:

        Kujt ja thua ,o Mirel.Keta e duan drejtesine me dy standarte.Te shohin Berishen ne burg ,aq mjafton.Le te enden nga nje proteste ne tjetren per interesat e tyre te momentit apo bindjet e tyre idiote.Me poshte ky,rrofte ky ne djalle do veje ky vend.
        Nuk e kuptojne qe gjithkush qe ka abuzuar me pushtetin ne keto 27 vjet duhet te mbaj pergjegjesi.Imagjino ARMON.Jane zhgerryer te gjithe.

  8. astrit says:

    Bravo Mero. Le te lehin zagaret e Berishes se po u vjen fundi.

  9. Visari says:

    Te arrestohet je Berishe,te dale ne gjyq dhe do te shikoni se sa deshmitare do te deshmojne per krimet e tij. Atehere do te filloje te keputet nje hallke e zinxhirit te trashur te korrupsionit, do te kapen nje nga nje peshqit e medhenj e keshtu nje popull i sfilitur nga te korruptuarit e kriminelet prej 25 vjetwsh do te marre fryme lirisht.

    1. mirel says:

      Si urdheron. Ja sa te pi kafen e mbasdites, dhe do merrem me kete pune menjehere.

  10. zi says:

    O miush shikoj se te pret brisk ajo goja,
    me nder te tjereve,apo na i run nihere?

  11. Alban Dega says:

    BERISHA I SHQETESUAR !?

    Gabohesh Mero djali !
    Berisha eshte ne panik !

    Mendime mbi fakte me ze e ne figure

    CFARE NUK MUND TE PRESISH NGA
    KUCEDRAT E KRIMIT !?

    – Ja nxite jeten popullit tuaj me kusari e
    padrejtesi pa fund…

    – Ja nxite faqen Shqiperise….

    – Po per femijet tuaj a mendoni valle !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ndoqa drejtepersedrejti protesten e e deshtuar me sukses te plote te opozites shqiptare.
    Nuk ishte nje proteste dosido.
    Dy skajet ekstreme te politikes shqiptare PDSH e Sali Berishes dhe LSI e Ilir Metes ishin grusht bashkuar si kurre me pare per te mbrojtur koken e tyre nga Vetingu dhe Reforma ne drejtesi.
    Shpatat e te dy paleve ishin bashkuar ne mbrojtje te Gjysmagjelit te tyre me kontrate 50/50, kryeprokurorit te Shqiperise Adriatik Palla qe nga dita e pare e deri ne castet e fundit ne ate karrike beri krejtesisht kryeavokatin e e emeruesve dhe protektoreve te tij, Garden Pretoriane te tyre e aspak kryeavokatin e Ligjit dhe shtetit shqiptar, sic e percakton shume qarte Kushtetuta e Shqiperise.
    Deshtimi i kesaj proteste u paralajmerua qysh ne masken e sebepin e perdorur nga protektoret e Balles qe ishte “ mbrojtja e Kushtetutes” !
    Si mund te mbrohet Kushtetuta e nje shteti qe u shkel hapur dhe ne menyre FLAGRANTE qysh diten kur Adriatik Palla grushtoi ne syte e gjithe prokuroreve te Shqiperise kolegun e tij Shkelqim Hajdari, kryetar i Shoqates Kombetare te Prokuroreve per shkak te detyres .
    Ne vend qe Adriatik Palla te arrestohej ne flagrance e te perballej me ligjin dhe Kushtetuten e dhunuar, ai u mbrojt si nga bosat e tij politik Sali Berisha dhe Ilir Meta ashtu edhe nga kapterri i Sales dhe SHQUP-it ne krye te shtetit shqiptar dhe te KLD-se.
    Pra shkelesit e Kushtetutes per mbi 25 vjet impuniteti e nje vit e gjysem plot pas incidentit Penal te Palles, tani na behen gardianet e saj te vonuar per te zgjatur e vonuar edhe me zbatimin e Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi me hir a me pahir.
    Si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine !
    Sjellja banditeske, krejt rrugecarerore e Sali Berishes e Monika Kryemadhit jo vetem ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e saj, por edhe ne rruget rreth tij kur nderseu bandat e murrme te Sales per te sulmuar e zaptuar ate flasin me shume se cdo e se te gjitha komentet e shqiptareve dhe nderkombetareve !!!
    Jo vetem kaq por si njeri edhe tjetri ia nxine edhe me fytyren e Shqiperise por edhe te vetvetes se pari me sulmet tipike ala Kim Jong Un e ala Sali Berisha ndaj miqve dhe aleateve tane strategjike SHBA-se dhe Bashkimit Evropian ku duhet e duam te integrohemi!
    Ne shqiptaret kemi nje urim tragjik, gati makaber :“ Shyqyr qe ra ku mort e u pame !”
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet:
    Jo vetem ne shqiptaret por edhe nderkombetaret, edhe miqte edhe armiqte pame me syte tane fytyren e vertete te kesaj “Bande gangsteresh “ dhe te “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ deri ne terbim, deri ne cmenduri, histeri deri ne lemeri nga paniku dhe tmerri i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi !
    Ne keni dyshim per keto konkluzione rishihni edhe nje here pamjet e histerise, terbimit, cmendurise me ze e me figure te Sali Rame Berishes dhe Monika Kryemadhit !
    Jo vetem si politikane por se pari si njerez, si prinder !
    Se nje shqiptar nuk mund t’ia beje atdheut te vet nje permjerje te tille.
    Cfare nuk mund te prese Shqiperia dhe shqiptaret nga atdherrenues dhe atdheshites si Sali Berisha dhe banda e tij e gangstereve!?
    Cfare nuk mund te presim nga Kucedrat e Krimit ne panik dhe lemeri, ne historine dhe cmenduri perballe Vetingut dhe Reformes ne drejtesi !?

  12. Alban says:

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet askush
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  13. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: June 8, 2016 at 8:23:35 AM EDT

    MARESHALLI I BEOGRADIT
    NE TIRANE NE PANIK

    – Sali Berisha mbron Mulin e UDB-es
    – Kryeboksieri Adriatik Palla ne
    letargjine e krimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E kam thene, e kam shkruar me dhjetra here, me emer e mbiemer jo vetem une, por edhe Spartak Braho…. tash e plot 20 vjet…qe Sali Berisha eshte nje sherbetor i Beogradit!
    Jo vetem i UDB-es por edhe i KGB-se dhe sherbimeve sekrete franceze…
    Kush shitet nje here shitet gjithehere, thone autoret e Kalit te Trojes, greket.
    Kush i shitet dikujt i shitet gjthkujt, ka thene themeluesja dhe nena e Izraelit Golda Mejer.
    Zbulimi i dokumenteve vetdenoncuese te bythelepiresit te neveritshem dhe zagarit te tij dhe UDB-es Serbe Flamur Noka ra si nje bombe mbi koken e bosit te tij politik dhe agjenturor, Sali Berisha.
    Prandaj eshte terbuar edhe me keq , eshte cakardisur deri ne cmenduri … Po i zbulohen petet e lakrorit te Rankovicit e Milloshevicit ne Tirane!
    A ka prove e deshmi me te qarte se kristali se rrenimi, shtetzhberja e kalbezimi i pesefishte i shtetit shqiptar ne 25 vjetet e tij ne politiken shqiptare!?
    As Sllobodan Miloshevici nuk do tua kishte bere shqiptareve e Shqiperise cka ua beri banda e Bujar Hoxhes, Bashkim Gazidedes, Agim Shehut, Ali Spahise, Flamur Nokes, Azem Hajdarit.. me ne krye Mareshallin Sali Berisha!?
    Nuk eshte ky as pseudonimi as epiteti im per Sali Berishen… Jo eshte nickname qe ia vuri Azem Hajdari!
    A nuk ishte kryekasapi i Ballkanit Milloshevic qe deklaroi ne vitin 1991 ne Kuvendin e Serbise se ” Une futem ne Tirane per dy ore vetem me Shoqaten e gjuetareve te Beogradit…”
    Nuk pati nevoje!
    E mori Tiranen e mbare Shqiperine pa asnje bam me Sali Serbin e ceten UDB-es!
    Jo Milloshevici e UDB-ja gjakatare serbe, por as hordhite e Chin Chiz Khanit nuk do ia kishin bere Shqiperise e shqiptareve kete qe ua beri kjo bande cetnikesh shqipfoles!
    Nderkohe, Kryeavokati i shtetit shqiptar , kryeboksieri Adriatik Llalla gerhin ne letargjine e tij ndaj krimit!

    Sent from my iPhone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje