Nga Mero Baze
Rinisja e bisedimeve për të hartuar një marrëveshje të re me Greqinë, lidhur me kufirin detar, po zbulon dhe një anë tjetër të hipokrizisë në debatin politik në Shqipëri. Partia Demokratike, dhe personalisht Sali Berisha me Lulzim Bashën, si autorë të asaj marrëveshje, kanë gjithë të drejtën e tyre të heshtin, derisa të përfundojë ky proces bisedimesh.
Marrëveshja e 2009-s u hartua në ilegalitet të plotë, dhe u bë publike vetëm kur u firmos nga Berisha dhe Karamalis në Tiranë në prill të vitit 2009, dhe u kundërshtua pastaj nga shtypi, shoqëria civile dhe ligjërisht nga Partia Socialiste. Kriteret mbi të cilat ishte hartuar marrëveshja dhe shmangia e Presidentit të Republikës nga procesi, u gjetën antikushtetuese, dhe ajo u hodh poshtë, pasi Partia Socialiste e çoi në Gjykatë marrëveshjen.
Pala greke për një kohë të gjatë refuzoi të bisedonte për këtë çështje, pasi e konsideronte problem tonin të brendshëm.
Fillimi i bisedimeve, është tërheqja e palës greke nga marrëveshja me Berishën, dhe kjo është një gjë pozitive, pasi tejkalon ngërçin e krijuar mes dy vendeve, pas hedhjes poshtë të një marrëveshjeje të keqe, dhe është një fitore reale e diplomacisë shqiptare.
Ky proces nuk është një proces gjeometrik, dhe as topografik, por një koncept i ri mbi të cilin po fillojnë bisedimet.
Por kryesorja, është se ndryshe nga opozita e dikurshme, opozita e sotme i ka të gjitha mundësitë të mbikqyrë këtë proces, por atë e pengon objektivi i saj. Objektivi i kësaj opozite, është të mos arrihet një marrëveshje më e mirë se e 2009-s, pasi turpërohet historikisht Sali Berisha me Lulzim Bashën. Dhe për këtë, nuk i ndihmon dot njeri.
Opozita në të vërtetë është e shqetësuar nga rinisja e bisedimeve. Ajo kërkon të mos ketë një histori të re në këtë mes, një histori që ka për ta bërë të ndjehen të turpëruar.
Se ndryshe opozita nuk ka përse të shqetësohet, pasi ajo i ka të gjitha mekanizmat për të bllokuar një marrëveshje të mundshme të keqe. Garancia që procesi nuk është në dorë të qeverisë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që Berisha e ka quajtur të blerë me lekë nga Edi Rama (na e bëri dhe Edi Ramën si Hasan Prishtinën, që blinte kufijtë me para).
Detyra e qeverisë shqiptare është të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, udhëzimet e saj për rolin e Presidentit dhe qeverisë në këtë proces, si dhe konventat ndërkombëtare. Në fund, do të ketë një rezultat konkret, për të cilin, të gjithëve Zoti duhet të na mbajë gojën para se ta shikojmë kush është. Por e sigurt është se do të jetë shumë herë më i mirë se pazari politik i Sali Berishës me Greqinë.
Dhe institucioni që vë në pozitë të vështirë sot opozitën, nuk është vetëm historia e saj me këtë marrëveshje, por Presidenti i Republikës.
Për fatin e mirë të opozitës, tashmë ai është aleat i tyre, dhe i vetmi personalitet politik i lartë shqiptar, i dekoruar me “Kryqin e Artë” të Parlamentit të Greqisë.
Pra, Ilir Meta është një person i besueshëm si për palën greke, dhe për opozitën shqiptare. Ai do të çertifikojë ekspertët që do të marrin pjesë në këto bisedime dhe si i tillë, do të përfaqësojë aty së paku dhe shqetësimet e “patriotëve gojëkyçur” të 2009-s.
Në këtë pike, opozita duhet të ndjehet e lumtur që ka në dorë marrëveshjen e re për kufirin detar. Por ajo nuk ka hallin e marrëveshjes së re, por historisë së re që mund të bëjë kjo marrëveshje, në raport me turpin që ajo ka bërë. Këtu as Ilir Meta nuk i ndihmon dot.
Nuk ka me mire e paq se sa ke shkruar
Te lumte I Love You
E dini shum mir mero koktasi qe marrveshja e detit ne 2009 qe nji kusht i vene nga greqia qe nqs nukfirmoste qeveria shqiptare nuk antarsohej ne Nato.Mos harroni maqedonasit qe nuk u antarsuan akoma po sorollaten. Shikoje ne yutube MERO BAZE fjalimin e kryetarit te LAOS zotin JOrgo Karaxhaferri qe thote ne parlamentin grek se na e futi rende Berisha me marrveshjen e detit..prandaj mero llapaqeni jepi hakun tjetrit ..mos bej si i bukri katunit tani qe je me edvinin.
problemi i detit shqiptar ka marre fund ,di kufiri i kosoves me malin e zi.pra salihu e hanger gabimin e madhe,dhe klika e rames dhe ilire metes e vulosen me tampo per jete.ilir meta ishte ne dijeni para shune kohesh,per marveshjet se..te te bushatit me greqin.
OPOZITA E KA DHJERË, DHE RILINDJA U A LA NË DERË! ??????
AI TJETRI?, DO TI MBAJË ERË !???
PARLAM VOLAM SCRIPTUM MANENT !
E ke qare ore Mero Djali !
Po kujt ia shkrua … kujt ia thua !?
Sali Micotaqisit apo Lulezim Bajojanisit !?
Ne vend te benin Kryeministrin e Ministrin e Jashtem te Shqiperise ben mezin e Vicidol Tropojes ne sherbim te Kalit te Trojes !
Si atehere kur miratuan dhe nenshkruan Marreveshjen e atdheshitjes se Atdheut edhe sot kur na bejne patriotin e flakte dhe mbrojtesin e flakte te tij.
Kesaj i thone patriote me fjale e tradhetare, atdheshites me vepra, me shkrim, me nenshkrimin e vet me villnetin dhe vetedijen e plote ne nje akt tradhetie e atdheshitje kombetare.
E sic thonin latinet:
Parlam Volam Scriptum Manent !
Fjalet i merr era e shkruara mbetet !
Ku e shikon te “qaren” o Alban Debili.
Te kerkosh te lash mutin me shurre nuk eshte e qare por e qire si kurva.
Por ju kurvave nuk ju ben pershtypje.
njera mut tjetra kake. Ku eshte e mira ketu zoti merush?
Mero nuk ka ku shkon me mire se kaq je shume I sakte Presidenti le te binde me radhe te pare ate qe ka me shtepi qe nuk e mbyll gojen
Mos u perpiq te devijosh rendin e dites se kush me shume e kush me pak i dha grekun detin se kwto qenie kalimtare nuk jane ceshtja .ceshtja eshte cfare do mbetet nder shekuj.Nuk perrmbyset bota ne 2025 dhe na doli marreveshja e PS me e mire se e PD .Ose je superintrigant naiv ose je palaco i vockel Mero .Po ty si te del bilanci i marrveshjeve te tua Mero ? Ke marre ndonje kontabilist me mire me Salen apo me Edin?
Marreveshja gjometrike eshte o mero. Nje hapsire ujore qe ndahet ne mes sipas parimeve nderkombetare. E kemi bere me Italine ndarjen e tille dhe me sukses. Puna eshte ta bejne ndarjen mbi parime reciprociteti dhe te drejte. E po su moren vesh ta cojne ne gjykate ndekombetare.
Njerezit kan te drejte te dyshojne se as Saliu se beri drejt ndarjen e ka dyshime se dhe keta mund te mos e bejne drejte. Se skan bere ndonje gje te drejte qe te mbahen mend si rilindje.
Lexo librin e Prof. dr Myslimit Qirje Kosta, qe doli pas turpit te Salihut e te Lulit per shitjen e detit. Atehere nuk besoj se do flasish me budallalleqe.
Sela
Ka shume injorante qe shkruajne komente, por kryeinjoranti eshte ai qe shkruan me emrin OPINION plot gabime ortografike e logjike.Ketyre analfabeteve nuk u duhen publikuar komentet.Ose te mesojne te shkruajne,qe te mos i hane kohen te tjereve,ose ta mbyllin sqepin duke u a ndaluar publikimin.
Greqia kerkon kufi detar ateher te jet korrekte si shba me meksikën kufi i dukshem