Nga Mero Baze
Zhvillimi i tregut të energjisë në Shqipëri, po nxjerr zbuluar strategjinë e dështuar të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël të cilët janë kthyer në një kancer për të ardhmen e turizmit në Shqipëri dhe në një barrë për liberalizimin e tregut të energjisë në vend.
Sekretariati për Energjinë me qendër në Vjenë, ka shprehur disa ditë më parë shqetësimin për mungesën e liberalizimit të tregut të energjisë në Shqipëri, i cili, sipas një ligji të miratuar në vitin 2015, harruar në sirtare, duhet të niste në janar të këtij viti, por Shqipëria jo që nuk është gati për këtë treg, por me politikat e zhvillimit të saj, e ka futur në një kolaps të ardhmen e tregut të lirë të energjisë.
Një nga këto probleme mbeten dhe hidrocentralet e vegjël, që kanë nisur si një strategji zhvillimi e shpikur nga Berisha dhe që po vazhdojnë për inerci ende nga qeveria socialiste, si shifra që prodhojnë statistikë për rritjen ekonomike.
Problemi parimor që ka liberalizimi i tregut të energjisë në vend, është që gjithkush që është konsumator i madh, duhet të ketë mundësinë ta blejë vetë energjinë jashtë OSHEE. Kjo nënkupton që në Shqipëri, ndërkohë, të kishte operatorë që të mundësonin furnizimin me energji elektrike të biznesit të madh që harxhon shumë energji, të cilët përdorin linjat mbi 35 kv. E vërteta është se në treg ekzistojnë një ose dy operatorë të tillë, që ta shesin atë dyfish më shtrenjtë se OSHEE, dhe askush nuk ka leverdi ta blejë prej tyre.
Nga ana tjetër, OSHEE ka detyrimin që prej këtij viti, t’i mbulojë vetë humbjet e veta, dhe jo t’ia mbulojë KESH, si furnitor shtetëror i saj. Kjo nënkupton që OSHEE të jetë një operator i lirë konkurrent me çmimet e tregut, ndërkohë që ajo ka detyrimin t’ua blejë me një çmim të kripur, të fiksuar, energjinë, gjithë hidrocentraleve të vegjël të vendit, që janë ndërtuar prej vitit 2008.
Rrëmujë më të madhe se kjo në tregun energjetik nuk mund të ketë.
Pra, nga një anë kemi kërkesën që tregu të jetë i lirë dhe operatorët të konkurrojnë, nga ana tjetër kemi një OSHEE, e cila nga një anë duhet të blejë me detyrim dhe çmim të fiksuar energjinë nga disa HEC-e private, dhe nga ana tjetër duhet të zbatojë rregullat e tregut për të tjerët.
Atëhere pyetja bazike është, përderisa ne duhet të kemi një treg liberal të energjisë, dhe duhet të blejmë e shesim me çmimin e tregut, përse duhet të shkatërrojmë lagunën e Valbonës, kanionet e Skraparit, kanionet e Nivicës, luginën e Zagories, përroin e Mezhgoranit, lumin e Langaricës dhe gjithë gjithë lumenjtë e mrekullueshëm malorë të Shqipërisë, për një energji që në finale, dhe duhet ta subvencionojmë? Nëse energjinë e blejmë me çmimin e bursës, përse duhet të investojmë kundër industrisë së turizmit në vend, duke shkatërruar dhe ata pak lumenj malorë që kanë mbetur dhe që janë shpresa për turizmin malor në Shqipëri?
Lumenjtë malorë të Shqipërisë prodhojënë energji kryesisht vetëm në dimër dhe kur ka rreshje të mëdha, atëhere kur Shqipëria nuk ka më nevoja energjetike, se ka Drinin që duhet të hapësh portat e liqeneve. Investimet janë bërë sipas një llogjike që mbrojnë tregun e mbyllur të energjisë, dhe bien në kundërshtim flagrant me liberalizimin e tregut.
Liberalizimi i tregut të energjisë, që është një nga kushtet e negociatave me BE, ka dhe shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me mungesën e alternativave të tjera në treg për importin dhe eksportin dhe problemet e raporteve mes KESH dhe OSHEE, por e gjithë problematika nxjerr zbuluar strategjinë shkatërruese të lumenjve shqiptarë me hidrocentralet e vegjël, të cilët përveçse sigurojnë fitime për disa biznesmenë që kanë investuar aty në një treg të mbrojtur energjie, janë tashmë një gur në qafë, jo vetëm për industrinë e turizmit, por dhe për vetë tregun e lirë energjetik të Shqipërisë.
Zoti Mero , “nje gur “, shkruhet pa “ë” ne fund , ndersa ne shumes “shume gure” , shkruhet me “ë” ne fund .
Nuk është i vetmi gabim!
Zoti MERO! Besoj se emri im te kujton dicka, apo dike. Kur lexojme tema te tilla mundohemi te mos humbasim asnje rresht e asnje fjale, por kur shohim se qe nga titulli fillon me gabime ortografike, menjehere na iken deshira per ta cuar deri ne fund. Serioziteti i shtypit eshte ne radhe te pare respekti ndaj gjuhes me te cilen shprehet dhe pastaj permbajtja. Me respekt Vladimir Mama.
Ky eshte nje budallallek qe vetem shpellari i Vucidolit mund ta stimuloje. Nje HEC i vogel shkateron shume km2 te teritorit ku ai ndertohet dhe vec kesaj prodhon energji jo cilesore dhe te qendrueshme dhe kostoja e saj ne periudha te caktuara kalon ate te importit
Nfertimi i nje HEC me fuqi 1 mega kushton rreth 2.5deri 3 meleone dollare. Duke pare se numuri i HEC te ndertuara deri tani e kalon 100 atehere keto kapitale mund te investoheshin ne nje shoqeri aksionere qe do te ndertonte privatisht HEC te medha psh nje variant te Skavices. Keshtu e ben bota e qyteteruar
Eshte thellesisht e gabuar kjo qe shkruan. Nuk eshte e vertete qe nje HEC i vogel, me nje tub derivacioni prej mesatarisht 2/3 km gjatesi, shkaterron shume km2 te natyres perreth, pasi ai shtrihet pothuajse pergjate shtratit te perrenjve ku behet shfrytezimi i ujit.
Persa i perket pikes se dyte, bashkimit te disa dhjetra investitoreve per te ndertuar nje hidrocentral te madh, eshte pothuajse i pamundur pasi ne cdo vend te botes eshte e pamundur te besh bashke 100 investitore, ne nje projekt te vetem. Perjashtim bejne kompanite e kuotuara ne burse, pasi afrojne kapitale te lira edhe prej mijera personash te mdryshem. Por ne Shqiperi, duke qene se nuk kemi nje burse, kjo sdo te mund te behej kurre.
prandaj neve themi qe Qeverite e PS jane te pa afta the shume te korruptuar dhe duhen shqelmuar me force jashte pushtetit shqiptar.
pa diskutim qe jane te paafta. por ne kushtet e shqiperise ka dale te jete me e afta. nje qeveri e paafte eshte 1000 here me mire se anarki.
Ju falënderoj për korrigjimin e titullit, por redaktori duhet ta rishikojë me vëmendje gjithë artikullin. Kontrollova gjithë bregdetin shqiptar dhe nuk gjeta një lagunë me emrin Valbona!!!!?? Më pas më ra në “patt”: mos bëhet fjalë për luginën Valbona, andej nga uji niset I kristaltë por derisa arrin në Patok apo Velipojë, turbullohet rrugës. Faleminderit. Nuk është e nevojshme ta publikoni.
Mero, me duket tejet tendencioz ky shkrim i yti, i pabazuar ne fakte dhe me se shumti lufte ndaj nje sektori te caktuar te ekonomise sic jane HEC.
Se pari, prezenca e HEC-eve te vegjel vecse e fuqizon liberalizimin e tregut te energjise pasi shton mundesine qe konsumatoret e medhenj ta sigurojne energjine prej ketyre prodhuesve dhe jo vetem prej OSHEE. Kujtoj qe cmimi qe konsumatoret e medhenj pagyaje sot i energjise elektrike, eshte me i madh se cmimi qe HEC-et e vegjel marrin per energjine e prodhuar.
Se dyti, ne lidhje me faktin qe keto HeC-e prodhojne vetem ne dimer, kur Shqiperise nuk i duhet energjia e prodhur prej tyre, perseri eshte e gabuar. Pasi prezenca e tyre, i jep mundesi KESH te menaxhoje me mire kaskaden e Drinit ne dimer, duke akumuluar ujin ne diga, dhe ne vere te shmange problemet e furnizimit me energji ne thatesira. Nese KESH e ruan kuoten e kaskades dhe e shfrytezon ne vere, cmimet me te cilat mund te shese jane me te favorshem per te.
Se treti, thoni se cmimi eshte pak me i favorshem se ai i importit. Kjo eshte e vertete, eshte rreth 10% me i shtrrenjte, por mos harro se shoqerite qe e prodhojne kete energji paguajne TVSH, taksa, tarifa koncesionare ne Shqiperi. Paguajne punonjes, sigurime shoqerore e shendetsore, tarifa mjedisore dhe ujore po ne Shqiperi. Pra ketij vendi i leverdis shume me teper ta bleje prej tyre sesa thjesht ta importoje duke i cuar nje sasi te caktuar te parave te veta, ne vendet fqinje. Pra ne terma ekonomike, energjia eshte si cdo produkt tjeter qofte bujqesor apo industrial, ku sigurisht eshte me mire te jete ‘mall vendi’ sesa mall importi. I sherben edhe stabilitetit te monedhes ne kursin e kembimit valutor duke mos nxjerre valute jashte shtetit.
Se katerti, HEC-et e vegjel jane ndertuar kryesisht ne zona te thella malore, ku rrjetet energjitike ose kane qene qe demtuara ose mugonin fare. Ndertimi i ketyre veprave, ka riperterire keto rrjete, duke permiresuar cilesine e furnizimit me energji per baniret e ketyre zonave. Gjithashtu ato perbejne pika fundore ne rrjetin e shperndarjes dhe transmetimit dhe sherbejne si balancues shume te mire te rrjetit. Pikerisht prej prezences ne zona te thella malore ato kane ndihmuar edhe ne riperteritjen e rrjetit rrugor dhe infrastrukturor ne keto zona.
Se pesti, ndertimi i me shume se 100 HEC-eve ka gjeneruar investime rreth 500 milione euro, dhe keto investime kane prodhuar punesim dhe taksa qendrore dhe lokale.
Sa i perket turizmit, duke qene koshient se keto investime kane nje impakt te caktuar ambiental, eshte e jo e llogjikshme te mendohet se ato shkaterrojne turizmin. Sigurisht disa prej investimeve te kryera ne zona te mbrojtura, ne parqe kombetare apo bukuri natyrore jane terrsisht te gabuar, por prej 5/6 rasteve te tilla, disa prej te cilave ti i permend, nuk mund te gjeneralizosh nje numer prej mese 100 HEC-esh.
Perpara se te marresh penen e te shkruash, ndoshta ca i shtyre nga padija e ca nga dashakeqesia, perpiqu te besh nje hulumtim te thelluar dhe te argumentuar per impaktin e tyre socio ekonomik, bazuar ne shifra, dhe pastaj te shprehesh ne jane te dobishem a jo.
O shqiptare,,shqupare dhe shqipkare !
Kaq shpejt harruat Sali Perbindeshin qe jep sot leksione “ndershmerie” ne mediat shqiptare te tredhura:
A ju kujtohet I rrjedhuri Sali pordha te centrali berthamor ne Shkoder
.
Mullinjte me ere ne Karaburun
.
Bllokimi I intersektionit energjise me Kosoven
.
Hekurudha Tirane –Pekin
.
Miljona drure arrore dhe geshtenja
.
Superfuqi energjitike ne ballkan
.
Keto Mikro h/centralet qe duken si xhuxhe para kolloseve te Drinit qe ndertoi Enveri qe per 5 vjet shlyen veten..
Po kush eshte krimi me I madh I Sali QENIT NE ENERGJITIKE ?
A ju kujtohet premtimi i me nder me thane Berishës gjatë fushatës elektorale të 2005-ës(kur ishte ne opozite), se nuk do te lejonte ndërtimin e TEC-it të Vlorës? Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës mblodhi atëhere 14 mijë firma, duke kërkuar referendum në qytetin bregdetar në lidhje me ndërtimin e TEC-it. Më herët, ndërtimi i TEC-it u kundërshtua nga ish-drejtues të ERE-s, të cilët e cilësuan investimin të padobishëm, pasi kostoja e prodhimit prej tij del më e lartë sesa mund të blihet në tregun ndërkombëtar.
.Dhe pavarësisht nga të gjitha këto, Berisha, pasi erdhi në pushtet, e dha viston për ndërtimin e TEC-it.ne menyre kriminale
.
. Edhe pse TEC-i është periudhë konservimi, firmosin në bordero plot 58 punonjës, që marrin mbi 4 milionë lekë paga në muaj. Për shkak të kostos së lartë të prodhimit, TEC-i do të prodhojë energji vetëm ne periudha krizash ekstreme..
.
Salimonstra beri qe paratë publike te shpenzohen shpesh në formën më të keqe të mundshme, e që shumë koncesione kanë dëmtuar në vend që t’i japin vlerë të shtuar pasurisë sonë, kjo tashmë dihet. Por, dëmi i papërgjegjshmërisë publike vendase e private të huaj arrin kulmin në ndërtimin e Termocentralit të Vlorës.
Një projekt gati 1 miliard euro, frytet e të cilit nuk u panë kurrë, e për më tepër, ka shumë dyshime të vlejë ndonjë gjë edhe në të ardhmen. Si një burim alternativ energjie, ai dyshohet në fakt si një gojë e madhe e konsumit të energjisë, që nuk patëm fatin ta verifikonim, pasi një tjetër problem bëri që termocentrali të mos punonte.
.
Vetem h/c I Vlores te hetohet si krim duhet ti vihen prangat Sali Pordhes jo me per vrasjen e 21 janarit 2011 qe e mbrojti faqeziu Arvizu qe ne fakt donte plumbin qe te mos na cante menderen sot.
TEC-i Vlores nje gur ne qafe akoma me i rende nga Salimonstra…
Me ment e tua o Mentar, une nuk shkoje as ne hale te dhje..
Problemi qe ngre shkrimi eshte shume i mprehte e kerkon gjithe vemendjen e institucioneve. Me duket se, te perfshire nga sherri politikes, kemi harruar te merremi me strategjite e zhvillimit te vendit. Mero ngre problemin ne teresi, por ata qe duhet te ofrojne studime te detajuara, nuk duken. Oshee, tani ndjehet e shpetuar dhe i ben llogarite ne kembe, duke harruar qe nuk kane asnje merite per shendoshjen financiare te saj. Borxhin dhjetra vjeçar te Oshee e sistemoi Edi Rama.
Oshee euforike, mban organika te fryra me njeres koti qe ngrohen neper zyra, menaxhohet mos me keq dhe me e keqja per te mbyllur deficitet nga keqmenaxhimi, mbingarkon me debite klientet e rregullt sipas parimit: Kali qe zihet, shin. (Mbas 22 vjetesh pa lene nje detyrim te pa shlyer nje dite te bukur, vijne pa lajmeruar, nderpresin punen ne mes te dites, nderrojne matesin, lene nje verbal per shtese fuqie, ne fund rezultojne dite pune te humbura per vajtje ardhje ne zyrat e tyre dhe nje fature 70 mije leke te reja.)
Sot, qe Oshee ecen me kembet e veta, ja vlen te behet nje konference kombetare per strategjite e zhvillimit te ketij sektori, duke hapur njeherazi edhe nje faqe online per te dhene mendimet tyre te gjithe personat e interesuar.
Mero behu me kerkus ne kete teme se asnje ne shqiperi nuk po e kuptone se ca demi po i behet natyres nga ndertimi i ketyre gjoja hece. Ike shiko ndo nje raste ne evrope, une te them ne spanje qe thone na zuri cmenduria e heceve ne vitet 70 dhe tani kan vite te tera qe po mundohen ti kthejne si me pare po kostoja eshte 100 fishe me e larte se ndertimi. Dhe ne shqiperi ata hecet e vegjel nuk hyjn ne pun per azgje se prodhojne vetem ne dimer. Me mire te sunvecjonohen panelet djellore qe prodhojne ne kohe thatesire qe tregu ka uri per energji se sa keto hece qe pervece shkayerrojn natyren nuk bejne asnje gje tjeter.
Po ju e paskeni harruar atë djalin me çantë të zezë që përveçse demontimit të municionit të Gërdecit kishte në çantë me dhjetëra MiniHidroçentrale, që ja shiste investitorëve të cilëve ju garantonte dhe çmimin e blerjes mbi çmimin e tregut sepse e kishte babin kryeministër?
Shteti te heqë tvsh nga panelet fotovoltaike per perdorim familjar – pastaj ndryshon gjendja krejt në 10 vjet.
Bota te financon blerjen me grante…
Mero, po HECet mbi Vjose pse nuk i permend?
Apo meqe po i nderton Ramut haleja qe premtoi se nuk do ta bente kurre, ashtu sic akuzoi Berishen si krimine per HECet dhe mareveshjen me greket.
Mirepo si duket kjo zone tani i perket Vorio-Epirit dhe nuk eshte me kompetence e Meros te shkruaje per “ceshtjet”greke.
Ke zbuluar ndonje pole eshtra te tjera keto dite?
Mirel Qenefi ! Mut eshte yt ate , jot eme , jot moter , ti dhe tere fare e fisi yt . Nuk mund te jete mut , kryeministri i nje çfardo vendi , i zgjedhur nga shumica e shtetasve , ndersa nje familje , si kjo e jotja , qe te ka edukuar ty , eshte jo vetem mut , por nje hale e madhe . Zagar i felliqur !