Nga Mero Baze
Eduard Halimi ka dorëzuar papritur mandatin e tij si deputet i PD, nën një arsyetim formal të një projekti privat për drejtësinë në rajon, të cilin mund të na e kishte kursyer. Karriera e Eduard Halimit është radiografia tipike e një juristi që i ngjitet politikës për përfitime personale dhe është gati të bëhet qesharakë për t’i shërbyer asaj. Ai nuk i përket racës politike të Partisë Demokratike, por atyre që i janë bashkuar asaj pas vitit 2005, për të marrë diçka më shumë nga profesioni me të cilin ishte bërë ndërkohë milioner.
Fillimisht ai është shfaqur në oborrin e PD-së në vitin 2003, kur PD e çoi si avokat në Apel dhe KQZ, për zgjedhjet lokalet. Ai ishte ndërkohë një avokat që ishte i përfshirë në biznese me toka, zyra private në vende të shtrenjta në Tiranë tek “Dy Kullat”, dhe lidhje me binzenese që nuk ishin afër PD-së.
Në vitin 2005, PD i ofroi një vend si zëvendësministër Drejtësie, dhe atij ju desh të ristrukturonte bizneset e tij, duke shitur formalisht aksionet, dhe duke u përpjekur të rregullojë sa të mundte një deklaratë pasurie që nuk i rakordoi kurrë.
Ndërkohë që ishte zyrtar legal i shtetit, ai vazhdonte të mbante studion e tij të avokatisë në distancë, dhe u angazhua fort në një proces të gjatë dhe plotë hije, mes ish- biznesmenit Vehbi Veliaj dhe një huadhënësi të tij nga Kosova, Behxhet Pacolli, për cështjen e TV Alsat. Duke përdorur pushtetin e tij, ai arriti të shpëtojë çfarë mundi nga borxhi i pakthyer i Veliaj, por dhe të përjashtonte më pas nga trashëgimia juridike, një vajzë të tij që jetonte në Suedi.
Vajza e Vehbi Velisë arriti të marrë të drejtën vetëm disa javë më parë, pasi u ankua me emër pranë Komisionit të Vetingut, për gjyqtarët që kishin masakruar trashëgiminë e saj, përfshi dhe Eduard Halimin.
Halimi po ashtu kishte qenë më parë pronar i një toke pranë Liqenit të Tiranës, të cilën në vitin 2008 e ktheu Berisha në çështje politike, pasi pronësia ishte transferuar tek një biznesmen, ortak i Halimit, të cilit i kërkuan pjesë njerëz të Berishës. Kundërshtimi i tij për t’i dhënë pjesë formalisht njerëzve të Berishës, i kushtoi një arrestim për korrupsion dhe fakti që 20 për qind e tokës figuronte në emër të biznesmenit tjetër, Dritan Avllai, u përdor nga Berisha si akuzë kundër Edi Ramës.
Eduard Halimi u zhduk nga debati, pasi kishte dorëzuar gjithçka për “Familjen”. Kjo ju arshivua si shërbim për karrierën e mëpasme.
Pas vitit 2009 ai u bë deputet dhe ministër Drejtësie, falë lidhjeve që krijoi direkt me “Familjen” dhe autoritetit që vendosi mbi Hipotekën qëndrore, ku kishin plot “qoka” njerëzit e “Familjes”.
Ndërkohë, lidhjet e tij me biznesin e studios së avokatisë, të kthyer tashmë në seksere, nuk u shkëputën kurrë, dhe deklaratat e pasurisë së tij ishin gjithnjë një dhimbje koke, që nuk rakordonin.
Ai ishte njeriu që veproi pas skene për të mbyllur gjithë gjyqet e mundshme ndaj pushtetit, sidomos atij të “Rrugës së Kombit”, Fazlliçit, ku dilte e bija e kryeministrit, më pas 21 janarin etj. Ai u bë një kamikaz i betejës kundër prokurores së Përgjithshme Ina Rama, dhe një personazh qesharak që i vuri vulën Komisionit hetimor parlamentar për 21 janarin, kur pranonte dëshmitë banale të Berishës, për thika me helm nga gjarpërinjtë e Mashkullorës, çadra pistoletë dhe skenarë për grusht shteti.
Në parimin “qesh mire kush qesh i fundit”, ai nuk mërzitej për profilin e tij banal në publik, as me fotot duke ngrënë supë në një tas me Dashamir Xhikën në krah, tashmë në burg, me shpresë së shërbimet do shpërbleheshin.
Pas vitit 2013, kur doli në opozitë, ai tentoi të ishte sërish shërbëtori i Bashës në betejat për drejtësi. Por në disa momente pati lëkundje. Në kulmin e refuzimit të opozitës për reformën në drejtësi, pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ai papritur dha dorëheqje nga komisioni, me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë”. Në fakt, e vetmja gjë e rëndë që i kishte ndodhur, dukej se ishte mosbesmi i Bashës ndaj tij.
Edhe pse arriti ta tejkalonte këtë situatë dhe të merte një mandat më 2017 prej Bashës, duket se ai nuk po ngjiste më si njeri i besuar i tij. Rangu i shërbëtorëve ishte ulur dhe më shumë. Duheshin edhe më banalë.
Në debatin publik, ai u zëvendësua nga shërbëtorë të tjerë dhe perspektiva brenda PD, nuk ishte në favor të tij.
Në këtë kohë shpërtheu dhe skandali i vajzës së Vehbi Velisë, që e denoncoi atë pranë Komisionit të Vetingut. Sipas kallëzimit të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.
Ndërkohë, një sërë dosjesh që kanë të bëjnë me ekstradime të dyshimta dhe favorizime grupesh kriminale, sidomos në Durrës, ku ai ishte deputet deri më 2017, i kanë krijuar atij një dosje të errët tek faktori ndërkombëtar që merret me hetimin e së shkuarës së drejtësisë shqiptare.
Largimi i tij nuk ka lidhje me projektet e tij personale për të ardhmen. Aq më pak me rajonin. I vetmi problem i tij është historia e shërbimeve në drejtësi për qëllime politike dhe shpesh në favor të krimit të organizuar.
Ai nuk gëzon besimin e Bashës, pasi Bashës i duhen pranë vetes njerëz më të sigurtë, më të kapur dhe me më shumë para.
Si një njeri që e di më mirë se ne, se çfarë ka bërë, ai u largua sot duke dorëzuar mandatin. Nuk ka bërë keq, pasi më e keqja për të dhe ata që kanë deformuar drejtësinë shqiptare, nuk ka ardhur. Për Luzlim Bashën, Astrit Veliaj, që mund ta zëvendësojë, është më i dobishëm se ai, pasi është më mirë financiarisht. Do ketë pak problem sa të paguajë dhe dy gratë që janë në radhë për të dhënë dorëheqje, por çështje parash është.
Kështu mund të kënaqen të gjithë. Eduard Halimi shpëton nga e shkuara dhe Veliaj garanton të ardhmen. Lulzim Basha po ashtu hedh një hap para në kapjen e PD nga oligarkë që blejnë mandate e shesin vende deputetësh. Larg qoftë mos jep dorëheqje dhe ajo gruaja që është e dyta në Durrës, se dhe Agron Duka po e humbet qetësinë. Luli nuk mund t’i gënjejë të gjithë në çdo kohë.
Jeni mëse i saktë,duke shtuar që;mendon se në zullumet e pista që ka dorë,duke u larguar nuk do ta thërrasin për të dhënë llogari. Këta plera duhet të marin mësim nëpërmjet drejtësisë e jo tepsisë,që i mufati me pasuri sa nuk dinë ku i kanë.
RADHEN E KA LULZIM BASHA .
Mero, ke shkruar shumë mirë, por harron një detaj të rëndësishëm. Avokatët fillojnë karrierën me eksitim profesional. Ky është një lajm i mirë. Lajme të këqija është se ata hyjnë në politikë për të përdorur paratë që fitojnë më shumë se normale. Politika është si një pyll ku mund të marrësh mbrojtje dhe të fshehësh shumë gjëra në të.
Minjte e kuptojne te paret qe anija po fut uje, edhe jane te paret qe largohen. Ne democracy, ligji eshte I njejte per te gjithe, si ai qe pastron rruget a banjot e si per ate qe eshte minister a gjykates.
Po pse Halimi mendon se I ka shpetuar reformes ne drejtesi? Vertete?
C’e genjen mendja diteziun.
O Halim te erdhi koha te xhveshes edhe breket. Parade e vjedhura duhet te shkojne tek I zoti,qe eshte populli.
Nder sa per ty dhe shoket e tu u eshte rezervuar v vendi pa pagese ne hotelin me numur 313. Duro edhe pak.
Mero si gjithmone fantastik. F.l.m.
Basha ka kohe qe ka zgjedhur Ailibeun per ceshtjet e drejtesise,Halimi nuk mundi ta bind Bashen !
Ambicjet e Halimit perfunduan,ka perceptuar pasojat e vetingut,largohet si shume te tjere,duke dhene “dorheqjen” !
Drejtesia tek ne fatkeqsisht ka patur dhe do kete sherbetor si puna e Halimit,jane me te preferuar se kokfortet e pabindur.
Dikush i jepte merita te pamerituara,e paraqitete si arqitektin e kapjes se sitemit te drejtesise.
Ne cilin moment,drejtesia jone,ka qene e pavarur,asnjehere !
Berisha me gjyqtaret e plepave, filloj te nxjerr ushtaret besnik, qe i bene gjemen shqiptarve !
Konceptet e tij otomano-komuniste,do kerkojne dhe rreth 30 vjet te tjera per tu crenjosur .
plehra, te shkoje ne burg, se nuk ka lene njeri pa sulmuar padrejtesisht
Znj. DREJTESI E RE ! Z. LU! Z. VLAHUTIN! Znj. Arta ( gold i Shqiperise! Kujdes me kete tipin Eduard! INSTITUCIONI I KAFEVE THOTE SE NJA 400 NOTERVE DHE AVOKATERVE PER LICENCAT KUR ISHTE MINISTER JU KA MARRE SE PAKU 100000 EURO SEJCILIT! Ky eshte nje peshke i madh! Ngushtoni rrjeten! S,ka terma te tilla idiote sic thote ky tipi ” projekt nderkombetar privat” !!! Thjeshte kerkon ti shpetoj drejtisise! Me sa duket znj. E.GJONI E KA KAPUR! MOS E LINI TE LARGOHET NGA SHQIPERIA! Ky njeri i vogel , miserabel duhet se paku konfiskuar! Help Arta! Help US! HELP EUROPA!
HALIMI, KOKA E QELBUR E DREJTËSISË !??
Pershendetje!
Kete e morem veshe por nje gje sna the se ku ndryshon ti nga ky. Ta theme une aspak njesoj si ai je dhe ti sahanlepires dhe gjobvenes. Nese ai eshte mare me toka njehere ti je mar dy here. Duke filluar nga pishporo, e mban mend besoj se ne ate kohe ishe ne krahun ku Halimi sapo le dhe te tjerat ne vazhdim qe dhe ato i mban mend. Te gjithe ne nje kazan jeni ne ate te flliqesires. Jeni jashqitja e ketij kombi. Mjere ne qe jemi ne doren tuaj. Hajde tung!
Halimi! Do lësh dhe BREKËT, jo vetëm LEKËT ??
Lulezim Basha pergjerohet per popullin.Por eshte shume budalla nese mendon se 13 milione euro qe mori me gjyq nga takaspaguesit shqiptare do ti mbaje per vete dhe do te fitoje zgjedhjet .Koso e ish hotelit te pa ligjshem ne Vlore nuk eshte me shume se 2 milione euro.
Nese nuk ju kthen taksapaguesve shqiptare 11 milione euro kurre nuk ka per te fituar dhe e dyta nuk ka per tjua pare hajrin parave
Jam dakort pltesisht me Mero Bazen.Ky krimbi i Berishes,cibuku i tij i florinjte,pasi i ka bere te gjitha nderet dhe sherbimet kryekriminelit Berishovic vicidolasit dhe pasi e perdori sistemin e drejtesise per interesat e tyre,per tu “rregulluar e pastruar” dhe mbyllur te gjitha dosjet e krimeve te tyre dhe duke e shnderruar sistemin e drejtesise ne me te korruptuarin dhe me te pabesueshmin,tani kerkon te largohet nga radhet e para te politikes,perkohesisht,per te punuar ne prapaskene,me shpresen se do dali i palagur nga reforma dhe vetingu i saj.Sic shkruan me siper dhe komentuesi “Life is game” se ai u ka marre nga 100000 euro cdo noteri dhe avokati,kjo eshte per te vene duart ne koke dhe patjeter duhet te hetohet,se nuk eshte nje avokat apo noter,por jane kushedi se sa,qe kane paguar tarifen tek ky krimb i degjeneruar dhe ka ardhur koha qe te hetohet se si i ka dhene licensat e tyre ky derdimen.Demi qe ky karagjoz i ka bere sistemit te drtejtesise dhe ketij vendi eshte i jashtezakonshem,sepse shkaterroi sistetmin e drejtesise dhe beri qe vendimet e gjyqtareve te jepen vetem sipas madhesise se xhepit dhe perkatesise politike.Eshte ne te njejten kategori me Berishem e kompani ky majmun me patente avokati.Ne burg e ka vendin!
Bravo Mero. Shume mire qe e vure ne dukje, ku ka foto me te bukur, Halimi tu provu supen e burgut me Dash Xhiken ngjitur. Keto historite e prokurimeve ne burgje duhet te jene me te thella se c’duan te na rrefejne ish-drejtoret e burgjeve qe i ndanin leket me Ilir+Monika kryetulin
Halimi do marre pjese ne projektin nderkombetar te licensimit te noterve dhe avoketerve te Ballkanit! Ka shume eksperieence nga Shqiperia.
Z. Mero, J’u pershendes, dua thjesht te shtoj disa gjera per rrenjet e ketij ” mender politikani” qe “dha doreheqjen. Ne te gjithe jemi me prejardhje nga fshati, dhe ketu nuk ka asgje te keqe, por prejardhja e ketij halimit eshte nga nje fshat qe shume pak e dine qe egsiston dhe rrenjet e familjes jane cobene dhish dhe delesh. Kur i vdiq nena e tij, njerzit e pd-se donin t’i vinin per qoke ne Orman Pojan, fshatin e tij, por ai e transportoi te jemen te vdekur ne Elbasan, vetem per mos e kuptuar “demokratet” nga cili vend vinte “halim vandami”……….te tjerat, Ju i dini me mire se une se c’fare MUTI ishte dhe eshte ky “politikan” i quajtur, “halim vandam”……
Je i neveritshem o Fiqo!
Shiko veten tende dhe “fiqte e tu”!
Analize e sakte per “gjysmen” e politikes. Do te ishte e perkryer nese plotesohet me gjysmen tjeter. Vetem forma mund te ndryshoje sepse permbajtja eshte njelloj ne te dy krahet.Te gjithe derrat nje turi kane..
Vazhdo lepij bythen e rames dhe veliajt ti mero per ca lemoshe qe te japin.
Mos shiko aai e vodhen detin, stadiumin kombetar, teatrin kombetar, cirkun.
Legen
Te lumte Mero Baze. Gjithcka eshte e sakte. Eduard Halimi eshte nje profil banal ne gjithcka. Nje mi gjirizi me shume te keqija. Une jam i sigurt se nuk do te vonoje qe profili i tij te shfaqet lakuriq. Mero, per keto shkrime ka nevoje lexuesi, ndryshe sojzeset dhe hairzeset do lulezojne gjirizeve.
Perle,shpjegon me se miri se cfare haleje eshte politika shqiptare,por me te ndyret e kesaj politike jane kryetaret dhe ish kryetaret e partive.
Zoti eshte i madh o Mero dhe ju Fiqot, Çibuket e te tjeret……
Prisni nga lart per balten qe hidhni dhe vrerin qe villni!
O Mero i mjere…….
Po gazeta jote dje e ngriti ne qiell dhe t’i sot po vjell vrer! Si ta kuptojme kete ‘çudì’?
Mjaft me hedhje balte pa fakte, por vetem me mllefe personale!
Shume turp! Ku eshte etika e gazetarit dhe e gazetes tende qe boton komente kaq ofenduese e te cilat cenojne integritetin e personave te ndryshem!
Kete duhet ta zgjidhe vetem gjykata!!!
Eshte nje nga juristet me kompetente dhe tekniecien shume i zoti.
Shume keq qe Mero dhe kompania Tema shpif dhe hedh balte!
Shikoni o njerez brenda vetes se sa te paster jeni!